~Historia e Letėrsisė Shqiptare!

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. el_a
     
    .

    User deleted



    4.3 Veprat e Pjetėr Budit (1618-1621)

    Dy breza pas Gjon Buzukut vjen figura e dytė mė e madhe e letėrsisė sė hershme brenda Shqipėrisė. Pjetėr Budi (1566-1622), autor i katėr veprave fetare nė gjuhėn shqipe, lindi nė fshatin Gur i Bardhė nė krahinėn e Matit. Po tė rrinte nė vendlindje nuk do tė kishte marrė shkollimin e nevojshėm tė rregullt, prandaj vajti e mėsoi pėr prift nė tė ashtuquajturin Kolegj Ilirian tė Loretos (Collegium Illyricum i Zonjės Sonė tė Lurias), nė jug tė Ankonės nė Itali, ku do tė studionin shumė shqiptarė e dalmatė me emėr. Nė moshėn njėzetenjėvjeēare u dorėzua prift katolik dhe u dėrgua menjėherė nė Maqedoni e Kosovė, nė atė kohė pjesė tė krahinės kishtare tė Serbisė nėn juridiksionin e Argjipeshkėvit tė Tivarit (Antivari), ku dhe shėrbeu nė famulli tė ndryshme nė dymbėdhjetė vitet e para. Mė 1610 pėrmendet si 'kapelan i kristianizmit nė Shkup', kurse mė 1617 si kapelan nė Prokuple nė Serbinė jugore.

    Njė vit mė parė, mu nė Prokuple, ishte mbajtur njė mbledhje e lėvizjeve tė ndryshme kombėtare kryengritėse pėr tė organizuar njė mėsymje tė madhe kundėr turqve. Nė Kosovė, Budi erdhi nė kontakt me katolikė franēeskanė nga Bosnja, kontakte qė nė vitet e mėvonshme dhanė frytet e veta, sepse ndihmuan qė tė rritej mbėshtetja pėr qėndresėn shqiptare kundėr Portės.
    Mė 1599 Budi u emėrua famullitar i pėrgjithshėm (vicario generale) i Serbisė, post qė e mbajti pėr shtatėmbėdhjetė vjet. Si pėrfaqėsues i kishės katolike nė Ballkanin e pushtuar nga turqit, ai jetoi dhe punoi nė njė atmosferė politike pa dyshim tė nderė. Pozita e tij kishtare ishte nga shumė anė vetėm njė mbulesė pėr aspiratat e tij politike.

    Pjetėr Budi digjej nga dėshira e zjarrtė pėr ta parė popullin e vet tė lirė nga zgjedha turke dhe punoi pa pushim pėr arritjen e kėtij qėllimi. Dihet se nė kėtė periudhė ai ka pasur kontakte me figura qė u dėgjohej fjala si Franēesko Antonio Bertuēi (Francesco Antonio Bertucci) dhe me kryengritės shqiptarė qė luftonin pėr tė pėrmbysur sundimin osman. Por Budi nuk ishte kurrsesi nacionalist mendjengushtė. Me sa mund tė gjykohet, veprimtaria e tij, atėherė e mė vonė, synonte njė kryengritje tė pėrgjithshme tė tė gjithė popujve tė Ballkanit, pėrfshirė edhe bashkatdhetarėt myslimanė. Mė 1616 Pjetėr Budi vajti nė Romė ku qėndroi deri 1618 pėr tė mbikqyrur botimin e veprave tė veta. Nga marsi 1618 e deri aty nga shtatori 1619 ai vajti pėr njė pelegrinazh

    Tetėmbėdhjetėmujor nė Santiago de Kompostela nė Spanjė. I kthyer nė Romė nė vjeshtėn e vitit 1619, ai u pėrpoq tė tėrhiqte vėmendjen e kurisė romake kundrejt gjendjes sė mjerueshme tė tė krishterėve shqiptarė dhe tė siguronte mbėshtetje pėr qėndresė tė armatosur. Mė 20 korrik 1621 u bė peshkop i Sapės dhe Sardės (Episcopus Sapatensis et Sardensis), d.m.th. i krahinės sė Zadrimės, dhe u kthye nė Shqipėri njė vit mė pas. Puna e tij atje qe mė fort e natyrės politike se fetare. Njė nga synimet e tij ishte qė klerikėt e huaj tė zėvendėsoheshin me shqiptarė vendės, veprimtari kjo qė nuk duhet tė ketė qenė pritur mirė nga disa eprorė tė tij nė Itali. Nė dhjetor 1622, pak ditė para Krishtlindjeve, Pjetėr Budi u mbyt duke kaluar Lumin Drin. Ėshtė hamendėsuar tė ketė qenė viktimė e ndonjė komploti pėr ta zhdukur, ndonėse dėshmitė pėr kėtė nuk janė tė sigurta.
    Mjaft nga tė dhėnat biografike qė kemi pėr kėtė autor vijnė nga njė letėr e datuar 15 shtator 1621, tė cilėn Budi ia drejtonte kardinal Goxadinit (Gozzadini) nė Romė, e nė tė cilėn ai parashtron planet dhe strategjinė pėr njė kryengritje nė Ballkan. Nė kėtė letėr ai theksonte edhe:

    "... gjatė shtatėmbėdhjetė vjetėve, me aq sa munda, nuk i kam rreshtur kurrė pėrpjekjet pėr tė ndihmuar e lehtėsuar ata popuj, pėrfshirė edhe priftėrinjtė, me modele fetare, duke shkruar vazhdimisht libra fetarė nė gjuhėn e tyre, si nė atė tė Serbisė edhe nė atė tė Shqipėrisė, ashtu siē janė parė nė mbarė ato vende nė ditėt tona."

    Kjo do tė na jepte tė kuptonim se gjatė viteve tė shėrbimit nė Kosovė e Maqedoni, Budi i ka kushtuar energjitė e veta hartimit dhe pėrkthimit tė veprave fetare tashmė tė humbura. Pėrndryshe, si mund tė shpjegohej botimi i katėr veprave nė gjuhėn shqipe me gjithsej njė mijė faqe brenda pesė vjetėsh?
    Vepra e parė e Budit ėshtė Dottrina Christiana ose Doktrina e Kėrshtenė, njė pėrkthim i katekizmit tė Shėn Robert Belarminit (Roberto Bellarmino, 1542-1621). U botua nė Romė mė 1618 dhe ruhet njė kopje origjinale nė Bibliotekėn e Vatikanit (R.I. VI. 449). Kryefaqja e titullit pėrmban kėto tė dhėna:

    "Dottrina Christiana. Composta per ordine della fel.me. Di Papa Clemente VIII. Dal. R. P. Roberto Bellarmino Sacerdote della Compagnia di Giesv. Adesso Cardinale di Santa Chiesa del Titolo di S. Maria in Via. Tradotta in lingua albanese. Dal Rever. Don Pietro Bvdi da Pietra Biancha. In Roma, Per Bartolomeo Zannetti. 1618. Con Licenza de' Superiori."

    (Doktrina e Krishterė, e hartuar pėr nder tė kujtimit dritėplotė tė Papa Klementit VIII nga Robert Belarmini, prift i Shoqėrisė sė Jezusit, tani kardinal i kishės sė shenjtė Santa Maria in Via. Pėrkthyer nė gjuhėn shqipe nga Reverend Don Pjetėr Budi nga Guri i Bardhė. Nė Romė, nga Bartolomeu Zaneti 1618. Me lejen e eprorėve.)

    E shėnuar me dorė nė fund tė faqes ėshtė "Autor dono dedit Bibliothecae Vaticanae. 29 Januari 1622" (Autori ia dha [kėtė kopje] si dhuratė Bibliotekės sė Vatikanit. 29 Janar 1622). Shėn Robert Belarmini nga Montepulēano ishte kardinal dhe jezuit, i kanonizuar dhe deklaruar doktor i kishės mė 1930, Doktrina Kristiane mjaft e pėrhapur e tė cilit, ashtu si veprat e tij tė tjera, e kishte dėshmuar si teolog tė zotin nė konflikt me protestantizmin. E ashtuquajtura Doktrina Kristiane 'e vogėl' e tij, njė vepėr qė Kundėrreforma e rekomandonte posaēėrisht pėr pėrdorim misionar, kishte qenė botuar sė pari mė 1597 dhe mė pas qe pėrkthyer nė njė numėr

    gjuhėsh, pėrfshirė gjuhėn angleze, uellse, arabe (1613) dhe greke (1616). Pėrkthimi shqip i Doktrinės Kristiane prej Pjetėr Budit.
    Doktrina Kristiane nė gjuhėn shqipe u rishtyp nga Kongregacioni i Propaganda Fides nė Romė. Pėr kėtė duhet tė ketė pasur njė numėr relativisht tė madh kopjesh nga botimet e viteve 1636, 1664 dhe 1868. Dihet se mė 1759 nė depot e Propaganda Fides kishte ende gjithsej 960 kopje tė librit.
    Me interes mė tė madh letrar se katekizmi vetė janė pesėdhjetė e tri faqe me vjersha fetare shqip, rreth 3000 vargje, shtojcė pėr Doktrinėn e Kėrshtenė. Kėto vargje pėrbėjnė poezinė mė tė hershme nė dialektin gegė. Mjaft nga kėto vargje qenė pėrkthyer nga latinishtja ose italishtja, por njė pjesė janė origjinale.

    Botimi i dytė i Budit pėrmban tri veprat e tij tė tjera. Ballina mban titullin:

    "Ritvale Romanvm et Specvlvm Confessionis. In Epyroticam linguam a Petro Bvdi Episcopo Sapatense & Sardanense translata. Sanctissimi Domini Nostri Gregorii XV liberalitate typis data. Romae, apud Haeredem Bartholomaei Zannetti. 1621. Svperiorvm permissv."

    (Ritual romak dhe Pasqyrė rrėfimi. Pėrkthyer nė gjuhėn epirote (shqipe) nga Pjetėr Budi, peshkop i Sapės dhe Sardės. Dhėnė pėr shtyp me bujarinė e zotit tonė mė tė pėrndershėm Grigor XV. Romė. Bartolomeu Zaneti 1621. Me lejen e eprorėve.)

    Po nė dorėshkrim nė fund tė faqes ėshtė "Autor dono dedit Bibliothecae Vaticanae. 29 Januari 1622" (Autori ia dha [kėtė kopje] si dhuratė Bibliotekės sė Vatikanit. 29 Janar 1622). Kjo vepėr ende ruhet nė Vatikan (Barberini VI. 56).
    Ky botim pėrmban: 1) Rituale Romanum ose Rituali Roman, njė pėrmbledhje prej 319 faqe lutjesh dhe kungatash me komente nė gjuhėn shqipe; 2) njė vepėr e shkurtėr me titull Kush thotė Meshė keto kafshė i duhetė me shėrbyem, 16 faqe shpjegime meshash, dhe; 3) Speculum Confessionis ose Pasėqyra e t'rrėfyemit, njė pėrkthim 401 faqesh ose, mė saktė, njė pėrshtatje e Specchio di Confessione tė Emerio de Bonis, i cilėsuar nga Budi si "njė lloj bashkėbisedimi shpirtėror fetar shumė i dobishėm pėr ata qė nuk kuptojnė gjuhė tjetėr pėrveē gjuhės amtare shqipe."

    Si Rituali Roman ashtu edhe Pasqyra e tė Rrėfyemit kanė shtojcė nė vargje nė gjuhėn shqipe. Gjuha e pėrdorur nga Budi nė veprat e tij ėshtė njė formė arkaike e gegėrishtes qė ruan disa tipare fonetike interesante(20). Eqrem Ēabej (1908-1980) ka vėrejtur se Budi ėshtė munduar mė fort tė ndjekė njė farė norme letrare se tė shkruajė thjesht nė dialektin vendės tė tij, gjė qė pėrsėri mund tė merret si tregues i ekzistencės sė njė farė tradite letrare nė Shqipėrinė veriore. Alfabeti i pėrdorur prej tij ėshtė i ngjashėm me atė tė paraardhėsit, Gjon Buzukut, ndonėse Budi nė asnjė vend nuk e zė nė gojė Buzukun.
    Nė shikim tė parė Pjetėr Budi mund tė merret si pėrkthyes dhe botues tekstesh fetare nga latinishtja dhe italishtja. Nė tė vėrtetė rėndėsia e tij si shkrimtar i prozės e kapėrcen kėtė cak. Parathėniet e ndryshme, letrat baritore, shtojcat dhe passhėnimet e vėna prej tij e qė arrijnė nė mbi njėqind faqe prozė origjinale nė shqip, zbulojnė njė stil dhe talent tė konsiderueshėm. Krahasuar me Gjon Buzukun para tij e me Pjetėr Bogdanin njė shekull mė pas, gjuha e tij ėshtė

    mė e mirėfilltė, mė e gjallė e idiomatike. Pėr shembull, pėr shumė terma tė huaj qė pėrdor, ai pėrpiqet tė japė sinonimet me origjinė nga shqipja. Edhe pse jo aq i hollė e i thellė sa Bogdani me leksikun e tij mė tė madh, Budi mbetet shkrimtari mė i vetvetishėm e mė prodhimtar i periudhės. Pjetėr Budi ėshtė gjithashtu shkrimtari i parė nė Shqipėri qė iu pėrkushtua poezisė. Veprat e tij pėrfshijnė rreth 3300 vargje fetare, thuajse tė gjitha nė strofa katėr vargje me rimė
    tė kėmbyer. Kjo poezi, nėntėmbėdhjetė poema gjithsej, pėrfshin si pėrkthime poetike ashtu edhe poezi origjinale nga Budi vetė, si edhe tė paktėn njė e ndoshta edhe dy vjersha(21) nga njė Pal Hasi ose Pali prej Hasit. Pjesa mė e madhe e kėsaj poezie ėshtė tetėrrokėshe, qė ėshtė dhe normė nė poezinė popullore shqiptare. Edhe pse poezisė fetare tė Budit nuk i mungon stili, meqenėse pėrmbajtjen e ka imitim tė poezisė moraliste italiane e latine tė kohės, ajo nuk ėshtė mjaft origjinale. Atij i pėlqejnė mė shumė temat biblike, panegjirikėt dhe motivet universale si, fjala vjen, ai i pashmangshmėrisė sė vdekjes. As rimat e tij nuk janė gjithmonė elegante, gjė qė vjen pa dyshim pjesėrisht edhe nga leksiku i tij i kufizuar, qė ėshtė llogaritur deri nė 2453 fjalė(22)
    .
    Nė parathėnien e tij pėr Doktrinėn e Kėrshtenė, Budi thotė: "Mė parė hodha (d.m.th. kopjova) nė gjuhėn tonė dy kapituj tė Ditės sė Gjyqit tė fundit, tė shkruar nga shumė i pėrndershmi e i devotshmi prifti Pal i Hasit." Kjo Ditė e Gjyqit ishte njė pėrshtatje mjeshtėrore nė gjuhėn shqipe, sipas ritmit tė saj tetėrrokėsh, himnit tė njohur latinisht tė mesjetės Dies irae, dies illa tė murgut franēeskan Thoma nga Ēelano (Thomas a Celano, rreth 1200-1255):

    "Dies irae, dies illa
    Solvet saeclum in favilla,
    Teste David cum sibylla.

    Quantus tremor est futurus
    Quando judex est venturus,
    Cuncta stricte discussurus.

    Tuba mirum spargens sonum
    Per sepulcra regionum
    Coget omnes ante thronum..."

    "Ajo ditė me mėnii
    Qi tė vinjė ndė e vonė
    Kėtė shekullė tė zii
    Ta diegė e ta pėrvėlonjė,

    Si Profeta ban dėshmii
    Me sibilėnė, po thonė,
    I madh gjyyq e mėnii

    Tė vinjė pėr mkate tonė.
    Saa dridhmė e cokėllimė
    Tė jeenė pėrgjithanė,


    E n qiellshit shkepėtimė
    Nd'ajėrit e madhe gjamė..."

    Tėrheqėse nė poezinė e Pjetėr Budit e tė Pal Hasit janė ndjenja e sinqertė dhe shqetėsimi i ēiltėr njerėzor pėr vuajtjet e njė bote tė mbrapshtė. Njė vjershė tjetėr qė pėrcjell bukur kėtė dhembshuri ėshtė ajo mbi vdekjen dhe madhėshtinė e njeriut. Ajo nis kėshtu:

    "O i paafati njerii,
    Gjithė ndė tė keq harruom,
    I dhani ndė madhėshtii,
    Ndė mkat pshtiellė e ngatėruom;

    Ndo plak jee, ndo j rii,
    Pėrse s'shtie tė kuituom,
    I vobeg ndo zotėnii,
    N ceije iee kriiiuom?

    Balte e dheu cė zii,
    E io ari cė kulluom,
    As engjiishi cė tii,
    Ndo guri cė paaēmuom;

    Kaha tė vien n dore tyy,
    Mbė tė madh me u levduom,
    Ndė sqime e ndė madhėshtii,
    Tinėzot me kundrėshtuom?

    Lavdinė tand tė levduom,
    Ti pa vene ree vetė,
    Ame cote idhėnuom,
    Kuur leve mbė kėtė jetė,

    Aty s'prune begatii,
    As vistaar tė levduom,
    As urtė a diekėqii,
    As gurė tė paaēmuom;

    Aty s'prune madhėshtii,
    As dinje me ligjėruom,
    As vertyt as trimėnii,
    As vetiu me ndimuom;

    Aty s'prune zotėnii,
    Kual tė bukur as tė ēpeitė,
    As dinje gjak e gjeni,
    As tė mirėtė as tė keqtė;

    Po leve gjithė mėndryem,
    Ame n cote idhėnuom,
    Tue qaam mallėnjyem,
    Me njė zaa tė helmuom..."
     
    .
9 replies since 13/1/2010, 17:26   1685 views
  Share  
.