~Historia e Letėrsisė Shqiptare!

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. el_a
     
    .

    User deleted



    4.2 Lekė Matrėnga dhe Doktrina e Krishterė (1592)

    Lekė Matrėnga (Luca Matranga, 1567-1619) ka qenė njė klerik ortodoks i bashkėsisė arbėreshe tė Sicilisė. Ai ka lindur ose nė Horėn e Arbėreshėvet (ital. Piana degli Albanesi, qė nė atė kohė quhej Piana dei Greci) nė jug tė Palermos ose nė Monreale, pinjoll i njė familjeje arbėreshe qė kishte emigruar nė Sicili, ndoshta nga Peloponezi, rreth viteve 1532-1533. Data e saktė e lindjes nuk dihet. Pėr pesė vjet, ka tė ngjarė nga 1582 deri mė 1587, ai studioi nė Kolegjin Grek tė Shėn Athanasit nė Romė, qė kishte qenė themeluar mė 1577, dhe pastaj u kthye nė Sicilinė e tij tė lindjes. Ėshtė pėrmendur nė 'Kronikėn e tė gjithė studentėve tė Kolegjit Grek qė nga themelimi e deri mė 1640', ku shkurt thuhet: "Lekė Matrėnga nga Monreale e Sicilisė, me kombėsi shqiptare, student i rėndomtė, studioi kulturėn e lashtė greke e latine, pastaj u largua pėr arsye sėmundjeje, pasi kishte kaluar pesė vjet nė kėtė kolegj".

    Nga njė dėshmi pagėzimi mėsojmė se Matrėnga u mor me detyra pastorale midis arbėreshėve tė Horės sė Arbėreshėvet nė dhjetor 1601. Dėshmia thotė: "Unė, Don Lekė Matrėnga, famullitar nė kėtė kishė tė Shėn Gjergjit, pagėzova njė foshnjė mashkull mė tridhjetė tė nėntorit tė kaluar, birin e Antoni dhe Venera Zalapit, dhe emri iu vu Andrea. Kumbar ishte Franēesko i tė nderuarve Josep dhe Beatriēe Guzeta, kurse kumbare ishte Domenika, e bija e tė nderuarve Josep e Beatriēe Guzeta, e shoqja e Joan Muzakės nga kjo krahinė e Pianės(12)." Pėr jetėn e Matrėngės nuk dihet gjė tjetėr. Vdiq si kryeprift mė 6 maj 1619.

    Lekė Matrėnga ka mbetur si autor i njė vepre tė titulluar E mbsuame e krėshterė, Romė 1592 (Doktrina e Krishterė), njė katekizėm prej njėzetetetė faqesh i pėrkthyer nga njė vepėr latinisht e priftit jezuit spanjoll Jakob Ledesma (1516-1575). Kopja nė dorėshkrim e pėrkthimit, qė ka ardhur deri nė ditėt tona nė tri variante tė ndryshme, i pari nga tė cilat ėshtė me sa duket me shkrimin e vetė Matrėngės, ėshtė kataloguar nėn Codex Barberini Latini 3454 nė Bibliotekėn e Vatikanit. Nga data e shėnuar nė variantin e parė, mėsojmė se Matrėnga e ka pėrfunduar pėrkthimin e tij mė 20 mars 1592 nė Piana dei Greci. Varianti i botuar, nga i cili ka shpėtuar vetėm njė kopje, u shtyp nė Romė nga Gulielm Faēoti (Guglielmo Facciotto) 'me lejen
    _________________

    11 La Piana 1912, f. 4, jep vitin 1560, por sot kjo datė merret si tepėr e hershme. Shuteriqi 1987, f. 97, ditėlindjen e vendos nė vitet 1571-1572.

    12 Arkivi i Katedrales nė Horėn e Arbėreshėve. Regjistri i pagėzimeve, vėll. 3, nr. 835, fletė 85.

    13 kr. La Piana 1912, Rrota 1939, Sciambra 1964, dhe F. Sulejmani 1979.

    14 kr. Riza 1962, 1965b. Njė variant tjetėr i dorėshkrimit, i zbuluar nga Skiroi mė 1909 dhe i pėrdorur nga La Piana mė 1912, me sa duket ėshtė zhdukur.
    _________________

    e eprorėve' dhe u zbulua nga Mario Roku (Mario Roques). Ai ėshtė mbėshtetur nė njėrin prej varianteve tė dorėshkrimit tė redaktuar keq dhe pėrmban shumė gabime. Titulli i plotė i botimit ėshtė:

    "Embsuame e chraesterae. Baeaera per tae Vrtaenae Atae Ladesmae sciochiaeriet Iesusit. E prierrae laetireiet mbae gluchae tae arbaeresciae paer Lecae Matraengnae. Imbsuam i Cullegit Graec tae Romaesae. Dottrina Christiana. Composta dal Reuerendo P. Dottor Ledesma della Compagnia di Giesł. Tradotta di lingua Italiana nell'Albanese per Luca Matranga alumno del Collegio Greco in Roma"

    (Doktrina e krishterė. Bėrė nga i urti At Ledesma i Shoqatės sė Jesuit. Pėrkthyer nga italishtja nė gjuhėn arbėreshe nga Lekė Matrėnga, student i Kolegjit Grek tė Romės.)

    Vepra e Matrėngės pėrmban njė hyrje nė italishte, njė vjershė me tetė vargje qė pėrbėn llojin e parė tė vargut tė shkruar nė shqip, si dhe vetė katekizmėn, e cila ėshtė njė udhėzim fetar pėr doktrinat kishtare nė formėn e pyetje-pėrgjigjeve. Nė hyrje, duke ia kushtuar veprėn kardinalit Ludovico II de Torres, argjipeshkėv i Monreales, Matrėnga shpjegon se pėrkthimi ishte bėrė pėr t'u pėrdorur nga arbėreshėt qė nuk e kuptonin variantin italisht tė katekizmės nė qarkullim, duke theksuar se ai do t'u vlente "qindra familjeve nė Kalabri e nė Pulje" me prejardhje shqiptare.

    Ndonėse e shkurtėr nė krahasim me vepra tė tjera tė letėrsisė sė hershme shqiptare, vetėm me 28 faqe, Doktrina e Krishterė e Matrėngės ėshtė me rėndėsi historike e letrare jo vetėm si botimi i dytė mė i vjetėr i letėrsisė shqiptare, por edhe si vepra e parė nga njė arbėresh dhe e para vepėr e shkruar nė toskėrishte. Tė gjithė autorėt e tjerė tė hershėm shqiptarė, Gjon Buzuku, Pjetėr Budi, Frang Bardhi dhe Pjetėr Bogdani, kanė shkruar nė dialektin e tyre tė gegėrishtes. Me sa duket, Matrėnga nė Sicilinė e vendlindjes nuk do ta ketė njohur Mesharin e Buzukut tė botuar tridhjeteshtatė vjet mė parė. Ai nuk u ndikua fare nga drejtshkrimi i kėtij tė fundit. U mjaftua me shkronjat e alfabetit latin, ndėrkohė qė shkrimtarėt shqiptarė veriorė nė Ballkan pėrdornin veē tyre edhe disa shkronja cirilike. Matrėnga pėrdori ae pėr zanoren e pazėshme qė tani shkruhet ė, italishten sc(i) pėr sh dhe ishte i pari qė pėrdori th pėr frikativen dentale. Shqipja e tij ka njė ngjyrim tė fortė me leksik tė greqishtes, jo vetėm sepse greqishtja ishte gjuha e kishės ortodokse, por edhe sepse pikėrisht nga Greqia kishin ikur arbėreshėt e Sicilisė gjashtėdhjetė vjet mė parė. Nė atė eksod duhet tė kenė marrė pjesė gjyshėrit e tij, nė mos edhe prindėrit. Ky shtresim nga leksiku i greqishtes nė dialektet arbėreshe ka ardhur duke u dobėsuar ashtu si ka ndodhur me leksikun turqisht nė shqipen e Ballkanit, i cili pak nga pak ka dalė jashtė pėrdorimit.

    Vepra e Matrėngės pėrmban njė leksik tė pėrgjithshėm prej 450
    fjalėsh. Vjersha e parė qė i takoi tė botohet nė gjuhėn shqipe, pėrbėhet nga tetė vargje nė njėmbėdhjetėrrokėsh me rimė tė kėmbyer. Ajo pėrmban njė ide prekėse dhe titullohet thjesht 'Canzona spirituale' (Kėngė e pėrshpirtshme):

    "Cghķthaeue u thaerés cśx dó ndaegliésae,
    Tae mķrae tae chraextée bśra e grįa,
    Mbae fiįlaet tae tinaezót tae xķchi méxae,
    Sé sķxtae gnerķj néx cciae mcįtae scįa,
    _________________

    15 kr. Roques 1932b, f. 19.

    16 kr. Ashta 1957, 1965.
    _________________

    Elśm cśx e cuitón sé cįa tae vdésae,
    E mentae bįxcae mbae taenaezónae i cįa,
    Sé chrķxti ndae parrįisit i baen piésae,
    E baen paer bijr tae tij e paer vaelįa."

    (Gjithėve u thėrres, kush do ndėljesė,
    Tė mirė tė krėshtee burra e graa,
    Mbė fjalėt tė tinėzot tė shihi meshė,
    Se s'ishtė njeri nesh qė mkatė s'kaa;
    E lum kush e kujton se kaa tė vdesė,
    E mentė bashkė mbė tėnėzonė i kaa;
    Se Krishti ndė parrajsit i bėn pjesė,
    E bėn pėr bir tė ti e pėr vėllaa.)
     
    .
9 replies since 13/1/2010, 17:26   1685 views
  Share  
.