~Historia e Letėrsisė Shqiptare!

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. el_a
     
    .

    User deleted



    4.1 Gjon Buzuku dhe libri i parė shqip (1555)

    Vepra e njohur pėrgjithėsisht me emrin Meshari nga Gjon Buzuku ėshtė libri i parė nė gjuhėn shqipe e njėherazi njė nga frytet mė interesante nė historinė e letėrsisė shqiptare, tė paktėn nga pikėpamja gjuhėsore e kulturore.
    Pėr shkak se ballina dhe gjashtėmbėdhjetė faqet e para tė kopjes sė vetme tė njohur tė kėsaj vepre historike mungojnė, pėr titullin origjinal dhe vendin e botimit vetėm mund tė hamendėsohet. Ėshtė vėrtetė njė mrekulli qė ky monument i madh i letrave shqiptare ka ardhur deri nė ditėt tona. Pėr autorin e Mesharit shqiptar dihet pak. Nga tiparet dialektore tė gegėrishtes veriperėndimore tė tekstit, mund tė gjykohet se familja e Gjon Buzukut duhet tė jetė diku nga fshatrat e bregut perėndimor tė liqenit tė Shkodrės, ndoshta afėr Shestanit, tani nė territorin e Malit tė Zi. Ato tė dhėna tė pakta qė kemi pėr Buzukun, vijnė nga pasthėnia e Mesharit, tė cilėn Buzuku e shkroi me dorėn e vet nė gjuhėn shqipe, pa e ditur ē'pėrmasa historike do tė merrte kjo punė e tij:

    "U doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumė herrė se gluha jonė nukė kish gj~ tė ėndigluom ėn sė shkruomit shenjėtė, ėn sė dashunit sė botėsė s'anė, desha me u fėdigunė, pėr s~ mujta me ditunė, me zhdritunė pak mendetė e atyne qi tė ėndiglonjinė, pėr-se ata tė mundė mernė s~ i naltė e i mujtunė e i pėr-mishėriershim anshtė Zot'ynė atyne qi t'a duonė ėm gjithė zemėrė. U lus ėnbas sodi m~ shpesh tė uni ėm klishė, pėr-se ju kini me gjegjunė ordhėninė e t'inė Zot; e ate nė ėnbarofshi, Zot'ynė tė ketė mishėrier ėnb§ jć, e ata qi u monduonė dierje tash, m~ mos u mondonjėnė. E ju t'ini tė zgjiedhunitė e t'inė Zot, e pėr-herrė Zot'ynė k~ me klenė me jć, ju tue ėndiekunė tė dėrejtėnė e tue lanė tė shtrenbėnėnė. E kėta ju tue b~m, Zot'ynė ka(a) me shtuom ėndėr jć, se tė korėtė t'aj tė ėnglatetė dierje ėn sė vielash e tė vielėtė dierje ėn sė ėnbiellash. E u m~ duo tė ėnbaronj vepėrėnė t'eme, t'inė Zot tue pėlqyem. Ėndė vietėt M.D.L.IV. njė-zet dit ėndė mars zuna ėnfill, e ėnbarova ėndė vietėt njė M.D.L.V., ėndė kallėnduor V. dit. E se pėr fat nė keshe kun ėnbė ėndonjė vend fėjyem, u duo tuk tė jetė fajtė, ai qi tė jetė m~ i ditėshim se u, ata faj e lus t'a trajtonjė ėnde e mirė; pėr-se nukė ēuditem se nė paēa fėjyem, kėjo tue klenė m~ e para vepėrė e fort e fėshtirė pėr tė vepėruom ėnbė gluhėt t'anė. Pėr-se ata qi shtanponjinė kishnė tė madhe fėdigė, e aqė nukė mundė qėllonjinė se faj tė mos banjinė, pėr-se pėr-herrė ėndaj 'ta nukė mundė jeshe, u tue ėnbajtunė njė klishė, ėnbė tė dķ anėt mė duhee me sherbyem. E tash u jam ėnfalė gjithėve, e lutėni t'enė Zonė ende pėr muo."

    Ėshtė thėnė nė mėnyrė bindėse se Buzuku nuk ka jetuar brenda Shqipėrisė, por diku nė Adriatikun verior nė Republikėn e Shėn Markut, ka tė ngjarė nė rajonin e Venedikut, ku familje refugjatėsh shqiptarė kishin ardhur pas pushtimit turk tė Shkodrės mė 1479. Nė Venedik Buzuku duhet tė ketė pasur mė shumė mundėsi se nė Shqipėri pėr shkollimin e nevojshėm letrar e pėr specializimin si prift. Mendimi i pėrgjithshėm ėshtė se Meshari i Buzukut ka qenė botuar nė Venedik, ndonėse po njėlloj mund tė mendohet edhe pėr qendra botuese tė bregdetit dalmat. Me sa duket, vepra nuk ka pasur ndonjė pėrhapje tė gjerė, prandaj dhe ka mbetur vetėm me njė kopje tė ardhur deri nė ditėt tona.

    Rallėsia e saj pa dyshim ėshtė rrjedhojė e politikės sė lėkundur kishtare gjatė Koncilit tė Trentit (1545-1563) e mė pas. Ka shumė tė ngjarė qė, nė atmosferėn e Reformės, kisha tė ketė dhėnė nė fillim autorizimin pėr kėtė pėrkthim, por mė vonė, nė shenjė ripohimi tė doktrinės katolike tradicionale tė Kundėrreformės dhe nė atmosferėn e pėrgjithshme tė frikėsimit qė mbretėronte gjatė Inkuizicionit, tė jetė orvatur tė mos lejojė vepra nė gjuhėn vendėse. Dihet se shumė vepra fetare e liturgjike kanė qenė ndaluar apo hequr nga qarkullimi
    pėr njė periudhė prej tridhjetė vjetėsh nga 1568 deri 1598, dhe ėshtė plotėsisht e mundshme qė Meshari i Buzukut tė ketė qenė ndėr to. Kjo do tė shpjegonte si numrin e vogėl tė kopjeve tė veprės ashtu dhe mungesėn e qarkullimit tė saj.
    Autorėt e mėvonėshėm tė letėrsisė sė hershme shqiptare, si Lekė Matrėnga (1567-1619), Pjetėr Budi (1566-1622) dhe Frang Bardhi (1606-1643) duket se nuk e kanė njohur Mesharin, ndonėse eruditi Pjetėr Bogdani (rreth 1630-1689), nė njė raport pėr Propaganda Fiden mė 1665, duke cekur ēėshtjen e mungesės sė librave nė gjuhėn shqipe dhe, duke renditur botimet pėr tė cilat kishte dėgjuar, pėrmend njė 'Euangelii in Albanese' (Ungjill nė shqip). Ėshtė krejtėsisht e mundshme qė ta ketė pasur fjalėn pėr Mesharin e Buzukut dhe se ka shėnuar titullin origjinal tė veprės.

    Kopja e vetme e ardhur deri nė ditėt tona e Mesharit tė Buzukut u zbulua rastėsisht mė 1740 nė bibliotekėn e Kolegjit tė Propaganda Fides prej Gjon Nikollė Kazazit (1702-1752) nga Gjakova kur, si Argjipeshkėv i Shkupit, ishte pėr vizitė nė Romė. Ai e cilėsoi kėtė zbulim si "njė meshar tė lashtė shqiptar tė rrėgjuar nga koha". Kazazi bėri njė kopje fragmentesh tė tekstit e ia dėrgoi Gjergj Guxetės (Giorgio Guzzetta, 1682-1756), themelues i Seminarit shqiptar nė Palermo. Dihet se nė fund tė shekullit tė tetėmbėdhjetė libri ka bėrė pjesė nė koleksionin e pasur
    tė kardinalit Stefan Borxhia, qė mė vonė pėrfundoi nė Bibliotekėn e Vatikanit. Pas shumė vitesh harrimi, Meshari u nxor nė dritė nga Monsinjor Pal Skiroi (Paolo Schirņ, 1866-1941),
    _________________

    1 Transkriptim fonetik nga Ressuli 1958, f. 379.

    2 kr. Zamputi 1988.

    3 kr. Shuteriqi 1977, f. 58.

    4 Ai tani ėshtė kataloguar nėn Ed. Prop. IV. 244.
    _________________

    peshkop e dijetar arbėresh nga Sicilia, i cili e fotokopjoi tekstin mė 1909-1910 dhe pėrgatiti njė transliterim e transkriptim tė tij. Pėr fat tė keq, studimi i gjerė i Skiroit pėr Mesharin ėshtė botuar vetėm pjesėrisht. Mė 1929 u bėnė tri kopje tė tjera pėr studiuesin franēeskan Justin Rrota (1889-1964), i cili botoi fragmente tė Mesharit njė vit mė pas nė shtypshkronjėn franēeskane nė Shkodėr. Pėr herė tė parė botimi i plotė u mor pėrsipėr mė 1958 nga Namik Ressuli (1908-1985), pėrfshirė njė fotokopje e njė transkriptim.

    Dhjetė vjet mė vonė, gjuhėtari Eqrem Ēabej (1908-1980) bėri botimin e tij kritik nė dy vėllime nė Tiranė. Vėllimi i parė i Mesharit tė Ēabejt pėrmban njė studim hyrės me njė transliterim tė tė gjithė tekstit; vėllimi i dytė pėrmban njė faksimile tė origjinalit dhe njė transkriptim fonetik, i cili pėrbėn njė ndihmė tė madhe pėr tė kuptuar drejtshkrimin e Buzukut, qė ėshtė shpesh me gabime.

    Meshari nė fillim pėrbėhej prej 110 fletėsh ose 220 faqesh, nga tė cilat kanė mbetur 94 fletė ose 188 faqe. Libri pėrmban jo vetėm njė meshar (lutje e rite pėr gjithė vitin), por edhe shumė fragmente tė pėrkthyera nga librat e lutjeve, psallmet dhe litanitė katolike. Pėr kėtė arsye, pjesa mė e madhe e veprės pėrbėhet nga pėrkthime prej Dhjatės sė Vjetėr e tė Re, fakt ky qė lehtėson mjaft interpretimin e tekstit, i cili nuk u ėshtė shmangur gabimeve tė shtypit apo kapėrcimeve. Tė 188 faqet e tekstit pėrfshijnė 154,000 fjalė me njė fjalor tė pėrgjithshėm prej rreth 1500 leksemash.

    Meshari u botua nė stilin gjysėmgotik tė Italisė sė veriut me shkronja latine, pėrfshirė edhe pesė shkronja me prejardhje cirilike pėr tingujt qė nuk gjenden nė latinishte apo italishte. Pėr kėtė arsye shtypshkronja e Buzukut duhet tė ketė pasur kontakt me serbo-kroatishten, nė veēanti me karakteret e shkrimit bukvica tė pėrdorur nė Bosnjė. Stili i shkronjave i ngjan atij tė pėrdorur nė Venedik mė 1523 dhe 1537, ku kishin qenė botuar edhe mesharėt nė cirilikė pėr katolikėt e Bosnjės. Mario Roku (Mario Roques, 1875-1961) vėren nė studimin e tij pėr tekstet e lashta nė gjuhėn shqipe se Buzuku u ishte borxhli sllavėve katolikė tė Bosnjės, Dalmacisė dhe Serbisė jo vetėm pėr shkronjat cirilike e pėr tipografinė venedikase, por ndoshta edhe pėr vetė idenė qė t'u jepte bashkėvendėsve njė meshar nė gjuhėn e tyre. Roku, gjithashtu, bėn krahasime tė pėrmbajtjes me njė meshar boshnjak tė botuar mė 1512, dhe nė veēanti disa elemente franēeskane qė na japin ēelesa tė tjerė tė tėrthortė pėr tė njohur autorin dhe veprėn e tij.

    Gjuha e Buzukut, sikundėr u tha mė sipėr, paraqet tipare tė gegėrishtes veriperėndimore nga viset e bregut perėndimor tė liqenit tė Shkodrės, ndonėse nė tė takohen edhe elemente tė dialekteve tė tjera. Kjo na shpie nė pėrfundim qė Buzuku ėshtė pėrpjekur tė pėrdorė njė gjuhė mė gjerėsisht tė kuptueshme se dialekti i tij vendės ose, qė mund tė jetė edhe mė e vėrtetė, se ai ka lindur dhe ėshtė rritur jashtė Shqipėrisė. Jo vetėm qė gjuhės sė Buzukut i mungon krejtėsisht ai ndikim i fortė nga turqishtja i shqipes sė mėvonėshme, por ajo edhe pėrmban shumė tipare ēuditėrisht arkaike tė padokumentuara ndryshe, tė cilat deri tani, falė kompleksitetit tė sistemit shkrimor tė pėrdorur prej tij, janė hetuar veēse pjesėrisht. Pėr historianėt e gjuhės Buzuku ėshtė
    _________________

    5 kr. Schirņ & Petrotta 1932.

    6 kr. Rrota 1930.

    7 kr. Ressuli 1958.

    8 kr. Ēabej (red.) 1968.

    9 Pėr leksikun e Buzukut, kr. K. Ashta, 1964 -1966.

    10 kr. Roques 1932b.
    _________________

    minierė tė dhėnash. Gjon Buzuku nuk ishte njė krijues i mirėfilltė i letėrsisė. Meshari i tij, me pėrjashtim tė pas-shėnimit, ėshtė thjesht njė konglomerat pėrkthimesh nga tekste fetare nė gjuhėn latine. Por si autor i librit tė parė nė shqip, mund tė thuhet se ėshtė ai qė e lindi shqipen letrare. Stili i rrjedhshėm i tij ka bėrė qė disa studiues tė hamendėsojnė pėr ekzistencėn e njėfarė tradite letrare nė Shqipėrinė veriore tė asaj kohe, por deri mė sot nuk ėshtė zbuluar ndonjė vepėr mė e hershme.
     
    .
9 replies since 13/1/2010, 17:26   1685 views
  Share  
.