~Historia e Letėrsisė Shqiptare!

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. el_a
     
    .

    User deleted



    4. FILLIMET E LETĖRSISĖ NĖ SHQIPĖRI.

    SHEKUJT XVI E XVII


    Nga shekulli i pesėmbėdhjetė e kėndej, Shqipėria u nda nė tri sfera kulturore e gjuhėsore tė dallueshme nga njėra-tjetra: sfera e turqve myslimanė, ajo e grekėve ortodoksė dhe ajo e 'latinėve' katolikė. Ndonėse fiset malėsore vendėse kishin kulturėn e vet popullore dhe njė letėrsi gojore tė pasur, ato nuk kishin alfabet dhe, si pasojė, as kurrfarė traditash tė shkruara nė gjuhėn shqipe. Kėshtu, ato nuk patėn mundėsi pėr arsimim tė rregullt e kulturė intelektuale, qė do t'i kishte dhėnė shtytje krijimit tė njė letėrsie tė shkruar.

    Kėto elemente do tė silleshin nga tri kulturat fqinje qė e kishin ndarė vendin.
    Kur Perandoria Osmane ishte nė kulmin e fuqisė, forcat turke qė pushtuan Shqipėrinė, sollėn me vete njė kulturė tė re myslimane qė do tė mbijetonte kėtu deri nė shekullin e njėzetė. Gjuhėt e kulturės dhe tė dijes nė Shqipėrinė myslimane gjatė kėsaj periudhe qenė turqishtja, persishtja dhe arabishtja. Arsimimi nė gjuhėn turke jepte mundėsi jo vetėm pėr karierė fetare, por edhe pėr karierė politike apo ushtarake nė shėrbim tė Portės sė Lartė. Gjuha shqipe qe e pamjaftueshme pėr realizimin e plotė intelektual nė kėtė perandori pėrherė nė zgjerim me tradita tė pasura kulturore turke e persiane; ajo nuk u zbulua si mjet i krijimtarisė letrare islame veēse nė mesin e shekullit tė tetėmbėdhjetė.

    Pjesa mė e madhe e viseve tė Shqipėrisė qė, me gjithė pushtimet turke, kishin mundur t'i bėjnė ballė kulturės sė re e pėrherė kėrcėnuese islame, i mbetėn besnike kishės ortodokse dhe traditave tė ngurtėsuara tė Bizantit. Por edhe shqiptarėt ortodoksė nuk qenė nė gjendje tė pėrdornin gjuhėn e vet pėr qėllime arsimore e kulturore, pėrderisa gjuhėt tradicionale tė kishės ortodokse, pra edhe tė vetmet gjuhė tė mundshme pėr t'u shkruar, ishin greqishtja nė jug tė vendit dhe sllavishtja kishtare nė veri.

    Fuqia e tretė kulturore nė kėtė vend, ajo e kishės katolike tė Romės, nuk i kishte mė tė pakta synimet pėr t'i asimiluar shqiptarėt e pėr t'i pėrfshirė nė grigjėn e latinishtes e tė italishtes. Megjithatė, nė disa raste tė rralla nė shekullin e shtatėmbėdhjetė, ajo lejoi gjuhėn vendėse tė kalonte, ka tė ngjarė si reagim ndaj reformizmit protestant nė Evropėn veriore. Nė ato vende, njėfarė pėrdorimi mė liberal i gjuhėve kombėtare e lokale shpuri nė njė lidhje mė tė ngushtė me kishėn, meqė njerėzit e thjeshtė kishin mundėsi kėsisoj tė kuptonin se ē'bėhej e, gjithashtu, nė krijimin e shumė letėrsive nė gjuhėn vendėse. Edhe brenda kishės katolike, gjithashtu po ndiehej ndikimi i frymės sė humanizmit dhe i respektit pėr pasionin intelektual, tė cilėt ishin arritje tė Rilindjes italiane.
    Letėrsia e hershme shqiptare, ajo e shekujve tė gjashtėmbėdhjetė e tė shtatėmbėdhjetė, ishte nė thelb letėrsi fetare.

    Nė fillim ajo pėrbėhej nga pėrkthime tekstesh kishtare nga latinishtja e italishtja nė shėrbim tė Kundėrreformės, kurse mė vonė nga vepra origjinale tė hartuara me njė gjuhė vendėse tė re, ende e papėrshtatur pėr abstraksione filozofike e teologjike.
    Karakterin fetar tė kėsaj letėrsie e pėrcaktuan dy faktorė. Sė pari, publikun lexues tė asaj kohe nė Shqipėrinė 'latine' e pėrbėnte tėrėsisht kleri i shkolluar nė pjesėn mė tė madhe nė Itali.
    Sė dyti, kisha kishte nė tė vėrtetė monopolin e botimeve nė Shqipėri si edhe gjetiu, gjė qė u linte pak hapėsirė krijimeve tė tjera qė nuk ishin tekste fetare. Autorėt e hershėm shqiptarė mund tė kenė shkruar apo pėrkthyer edhe tekste laike, por vepra tė tilla nuk e kanė parė dritėn e botimit. Nė Shqipėri botimi i shkrimeve kurrė nuk ka qenė punė e lehtė. Tė vetmet shtypshkronja tė asaj periudhe mund tė gjendeshin nė Itali dhe nė bregun dalmat tė Republikės sė Shėn Markut. Pėrveē kėsaj, ēdo vepėr, qoftė fetare apo laike, duhet tė kalonte nėpėr njė censurė tė rreptė para se tė merrte 'vulėn' e kishės. Nė atė kohė tė paqėndrueshme tė Kundėrreformės pikėpamjet dhe mendimet se ē'ishte e parrezikshme pėr t'u botuar ndryshonin me shpejtėsi, ēka bėnte qė shumė vepra tė botuara tė hiqeshin mė pas nga qarkullimi.

    Letėrsia fetare, pėr njė numėr arsyesh, ishte njė shteg i pėrkryer pėr pėrmbushjen e aspiratave tė kėsaj klase intelektualėsh shqiptarė. Nga njėra anė, njė literaturė e tillė ndihmonte pėr pėrhapjen e doktrinės se kishės katolike, kurse, mė anė tjetėr, ēante rrugėn pėr zhvillimin e njė kulture dhe letėrsie me tipare dalluese kombėtare shqiptare. Botimet e para fetare nė gjuhėn shqipe pėrbėnin gjithashtu njė akt kundėrshtimi ndaj pranisė depėrtuese tė njė kulture myslimane turke nė kėtė vend.
    Sikundėr ka ndodhur shpesh nė historinė e letėrsisė shqiptare, tė shkruarit nė gjuhėn shqipe pėrfaqėsonte njė simbol tė qendresės ndaj fuqive tė huaja qė sundonin nė Shqipėri ose mbizotėronin nė kulturėn e saj.

    Pėrveē mungesės sė mjeteve botuese, shkrimtarėt e parė qė guxuan tė shpreheshin nė gjuhėn shqipe, u ndodhėn edhe para pengesash tė tjera. Vetė krijimi i njė alfabeti tė pėrshtatshėm pėr sistemin tingullor tė shqipes, problem ky qė nuk u zgjidh plotėsisht para fillimit tė shekullit tė njėzetė, kėrkonte nė fillim frymė tė fortė iniciative e energji tė mėdha. Sė dyti, pėrshtatja e njė gjuhe fisnore pėr njė sistem mė tė pėrpunuar e mė intelektual komunikimi nxirrte probleme tė atilla, qė mund tė zgjidheshin, nė analizė tė fundit, vetėm nga dijetarė me formim arsimor tė qėndrueshėm. Jo vetėm sistemi i shkrimit, por edhe idetė u sollėn nga jashtė e u gatuan pėr t'iu pėrshtatur nevojave, aspiratave dhe ėndrrave tė popullit shqiptar.
     
    .
9 replies since 13/1/2010, 17:26   1685 views
  Share  
.