~Historia e Letėrsisė Shqiptare!

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. el_a
     
    .

    User deleted



    Histori e Letėrsisė Shqiptare - Robert Elsie
    Pėrkthyer nga origjinali anglisht “History of Albanian Literature (1995)” nga Abdurrahim Myftiu, Tiranė


    1. SHQIPTARĖT DHE GJUHA E TYRE



    Gjuha shqipe flitet nga tė paktėn gjashtė milion njerėz, kryesisht nė Shqipėri e nė ish- Jugosllavi. Nė Shqipėri vetė, kjo gjuhė flitet nga e gjithė popullsia prej 3,255,891 banorėsh, pėrfshirė edhe disa pakica etnike dygjuhėshe. Statistika tė besueshme pėr numrin e shqipfolėsve nė ish-Jugosllavi nuk ka, por ata janė ēmuar midis dy dhe tre milionėve.


    Gjuha shqipe ndahet nė dy grupe dialektore kryesore: ai gegė nė veri tė vendit dhe ai toskė nė jug. Lumi Shkumbin nė Shqipėrinė e Mesme, duke rrjedhur pranė Elbasanit e duke u derdhur nė Adriatik, formon kufirin e pėrafėrt midis dy zonave. Kėtu, nė njė zonė dhjetė deri njėzet kilometra tė gjerė, gjejmė edhe dialekte tė ndėrmjetme. Grupi i dialektit gegė, i karakterizuar nga prania e zanoreve hundore, duke ruajtur n mė tė vjetėr pėr r toskėrishte (p.sh. geg.: venė, Shqypni; tosk.: verė, Shqipėri) si dhe pėr njė radhė tiparesh tė veēanta morfologjike, mund tė klasifikohet mė tej nė njė dialekt gegė veriperėndimor (Shkodėr dhe zona pėrreth), nė njė verilindor (Shqipėria verilindore dhe Kosova), nė njė qendror (midis lumenjve Ishėm e Mat dhe drejt lindjes, pėrfshirė Dibrėn dhe Tetovėn) dhe nė njė jugor (Durrės, Tiranė). Grupi i dialektit toskė ėshtė pėrgjithėsisht mė homogjen, ndonėse atė mund ta ndajmė nė nėngrupe dialektore veriore (nga Shkumbini nė Vlorė nė bregdet e nė gjithė brendėsinė e Shqipėrisė jugore nė veri tė lumit Vjosė), labe (nė jug tė Vjosės deri nė Sarandė), dhe ēame (cepi jugor i Shqipėrisė dhe brenda nė Greqi). Gjuha e sotme letrare, e miratuar nė Kongresin e Drejtshkrimit mė 20-25 nėntor 1972, ėshtė njė bashkėrendim i dy grupeve dialektore ndonėse bazohet nė masėn 80% mbi atė toskė. Tani kjo ėshtė bėrė normė e pranuar gjerėsisht si nė Shqipėri ashtu edhe nė ish-Jugosllavi.

    Nė ish-Jugosllavinė, shqipja flitet nga njė numėr midis dy e tre milion vetėsh dhe vjen e dyta pas serbo-kroatishtes nė ish-federatė. Qendra e popullsisė shqiptare ėshtė Krahina Autonome e Kosovės me kryeqytet Prishtinėn, tani Republika e Kosovės e vetėshpallur nėn pushtimin e dhunshėm ushtarak tė Serbisė. Nė Kosovė, shqiptarėt pėrbėjnė rreth 90% tė popullsisė, tė tjerėt rreth 10%, kryesisht serbishtfolės. Qė nga vendosja e kontrollit ushtarak serb mė 1989-1990, gjendja e tė drejtave njerėzore e gjuhėsore tė shumicės shqiptare ėshtė tejkeqėsuar nė mėnyrė dramatike. Deri nė atė kohė, tė dyja gjuhėt njiheshin zyrtarisht dhe ishin nė pėrdorim tė plotė nė tė gjitha fushat e jetės nė kėtė rajon politikisht tė turbullt. Gjuha amtare e shumicės sė shqiptarėve tė Kosovės ėshtė gegėrishtja verilindore, tė cilėn e zumė nė gojė mė sipėr, ndonėse nė tė vėrtetė tė gjitha botimet kėtu, ashtu si nė Shqipėri, janė nė shqipen letrare. Edhe nė radio, televizion dhe nė shkollė, qė nga kopshtet e fėmijėve e deri nė universitet, pėrdoret gjuha letrare shqipe. Shqiptarėt kanė njė ritėm jashtėzakonisht tė lartė lindjesh, prandaj edhe pėrpjesėtimi i tyre nė popullsinė e Kosovės dhe gjetkė nė ish-Jugosllavi rritet nga viti nė vit.


    1 Shifra e popullsisė pėr v. 1990, kr. Vjetari Statistikor 1991, f. 37.

    2 Pėr dialektet e shqipes kr. Desnickaja 1968, 1972, dhe Gjinari 1963, 1966.

    3 kr. Kostallari 1973, Byron 1976, 1979b, Pipa 1989, dhe Samara 1989.

    4 kr. Reuter 1982, Pipa & Repishti 1984 dhe Kohl & Libal 1992.

    5 Radioja dhe televizioni nė gjuhėn shqipe u pezulluan pas vendosjes sė kontrollit ushtarak serb, kurse mundėsia e arsimimit ėshtė pakėsuar shumė nga pushtetarėt e Beogradit.

    Republika jugore e Maqedonisė vlerėsohet tė ketė tė paktėn njė gjysmė milioni shqipfolės, ēka ėshtė e barabartė me deri 40% tė mbarė popullsisė sė republikės, ndonėse edhe kėtu nuk ka statistika tė besueshme. Popullsia shqiptare gjendet nė Shkup dhe pėrreth tij, ku ajo pėrbėn njė pakicė me peshė, e sidomos nga Tetova, Gostivari, Dibra dhe deri poshtė nė Strugė,
    ku edhe pėrbėn shumicėn. Shqiptarėt nė Maqedoninė perėndimore gėzojnė njėfarė statusi ligjor, por prapėseprapė nuk kanė tė drejta gjuhėsore e kulturore tė plota. Shumica e shqiptarėve tė Maqedonisė flasin nė dialektin gegė, ndonėse folės tė toskėrishtes mund tė gjenden nė jug tė Ohrit.
    Gjithashtu, njė pakicė prej rreth 50,000 shqipfolėsish gjenden nė Mal tė Zi, kryesisht pėrgjatė kufirit me Shqipėrinė, d.m.th. nė rajonet e malėsisė sė Gucisė dhe Plavės, nė Tuz nė jug tė Podgoricės, dhe nė Ulqin nė bregdetin jugor malazez. Pėrveē kėtyre, janė edhe tė paktėn 100,000 shqipfolės tė shpėrndarė nėpėr Serbinė jugore. Ėshtė fakt se shqiptarėt sot mund t'i gjesh nė tė gjitha rajonet e ish-Jugosllavisė, shumė prej tyre tė emigruar nga rajoni i varfėr dhe i turbullt i Kosovės nė republikat mė tė begata e tė qėndrueshme veriore (Kroaci dhe Slloveni) nė kėrkim tė lirisė, punės dhe njė niveli mė tė mirė jetese.

    Njė numėr i madh shqiptarėsh nga Kosova gjenden si punėtorė emigrantė dhe si refugjatė nė Evropėn Perėndimore, sidomos nė Gjermani dhe nė Zvicėr.
    Njė befasi pėr shumė njerėz ėshtė qenia e njė pakice tė madhe shqiptare nė Italinė jugore, tė ashtuquajturit arbėreshė. Ata janė pasardhėsit e refugjatėve qė lanė Shqipėrinė pas vdekjes se Skėnderbeut mė 1468. Falė njė mjedisi politik e social mė tė favorshėm se ai nė Ballkan, arbėreshėt qenė nė gjendje tė japin njė ndihmesė vendimtare nė zhvillimin e letėrsisė shqiptare dhe nė lėvizjen kombėtare nė shekullin e nėntėmbėdhjetė. Letėrsia e hershme shqiptare, siē do ta shohim, ėshtė deri nė njė shkallė tė madhe letėrsi arbėreshe. Si pakicė gjuhėsore, arbėreshėt tani pėrbėjnė rreth 90,000 folės, shumė prej tė cilėve jetojnė nė fshatrat malore tė Kozencės nė Kalabri dhe nė afėrsi tė Palermos nė Sicili. Gjuha e tyre, e cila ende nuk pėrfiton nga statusi zyrtar qė u ėshtė dhėnė pakicave tė tjera kombėtare nė Itali (gjermane, franceze, sllovene, etj.), po vjen duke u shuar pėr shkak tė ndikimit tė fortė kulturor tė italishtes si dhe pėr shkak tė emigrimit ekonomik. Ajo ėshtė tepėr arkaike dhe dallohet shumė nga shqipja qė flitet sot nė Ballkan, deri aty sa folėsit arbėreshė e kanė tė vėshtirė tė komunikojnė nė shqip nėse nuk njohin gjuhėn letrare shqipe. Emigrimi masiv i shqiptarėve nė Itali mė 1990-1991 ndoshta do tė ndihmojė pėr ta stabilizuar gjuhėn.


    Nė Greqi, numri i madh i shqiptarėve qė populluan njė pjesė tė mirė tė zonės qendrore e jugore nė mesjetėn e vonė ėshtė asimiluar gjerėsisht. Gjuha shqipe e atjeshme, e njohur nė shqip si arbėrishte e Greqisė dhe nė greqishte si Arvanitika, prapėseprapė mund tė dėgjohet ende nė rreth 320 fshatra, kryesisht pėrreth Levadhias, nė Eubenė (Evinė) e jugut, Atikė, Korint dhe nė Androsin verior. Pėrderisa kjo gjuhė nuk gėzon ndonjė status zyrtar, statistika zyrtare pėr numrin e folėsve nuk ka. Arbėrishtja e Greqisė, e cila po shuhet me shpejtėsi, mendohet si forma mė arkaike e shqipes qė flitet sot.
    Gjetiu nė Ballkan, folės shqiptarė ndeshen fare rrallė. Asgjė nuk ka mbetur nga ato bashkėsi tė mėdha emigrantėsh shqiptarė tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė, qė lulėzuan dikur nė Bukuresht e nė Sofje me institucionet e tyre kulturore (shoqata, klube, gazeta, shtypshkronja, shkolla). Megjithatė, kjo gjuhė mund tė dėgjohet nė rajonin kufitar bullgaro-greko-turk,

    6 kr. Logoreci 1948, Cirrincione 1959, Nasse 1964, S. Petrotta 1966, Rother 1968,
    Tajani 1969, Kellner 1970, Zllatku 1976, Shkurtaj 1984, dhe Ēabej 1987.

    7 kr. Hamp 1961, Haebler 1965, dhe Sasse 1992.

    sidomos nė fshatin bullgar tė Mandricės.

    Gjithashtu, njė numėr i paktė shqipfolėsish gjenden nė Ukrainė, sidomos nė katėr fshatra (Zhovtnevoje, Gamovkė, Georgievkė dhe Denvenskoje) nė krahinat e Melitopolit dhe Odesės. Numri i shqiptarėve tė Ukrainės, pasardhės tė kolonėve tė shekullit tė nėntėmbėdhjetė tė ardhur nga krahina e Varnės e Bullgarisė, vlerėsohet mė 1959 nė rreth 5000.

    Pak kanė mbetur nga ato koloni shqiptarėsh qė lulėzonin dikur anembanė Perandorisė Osmane. Pakica shqiptare nė Egjipt tani ėshtė shkrirė, ndonėse bashkėsi shqiptare ende gjenden nė numėr tė madh nė Turqi (Stamboll etj.) dhe deri diku nė Siri, sidomos nė Damask. Sė fundi, grupe shqipfolėsish nė madhėsi tė ndryshme mund tė ndeshen nė vende emigrimi si nė Shtetet e Bashkuara (Boston, Nju Jork, Kėnetikėt, Nju Xhersi, Detroit), e deri nė njė farė mase nė Kanada, Australi dhe Argjentinė. Gjithashtu, shumė shqiptarė kanė emigruar nė Evropėn Perėndimore (Itali, Greqi, Gjermani) dhe nė Amerikė me rėnien e diktaturės nė Shqipėri gjatė viteve 1990-1991.

    8 kr. Shuteriqi 1965, dhe Sokolova 1983.

    9 kr. Derzhavin 1948.

    10 Pėr shqiptarėt nė vendet arabe, kr. Mufaku 1981a, 1983, 1990, dhe Azemi & Halimi 1993.

    11 kr. Albanian struggle... 1939, Demo 1960, Noli 1960, Pipa & Prifti 1980 dhe Nagi 1989.

    Edited by el_a - 21/1/2010, 19:46
     
    .
9 replies since 13/1/2010, 17:26   1685 views
  Share  
.