Shqipja & Sanskritishjta

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. ommonimo
     
    .

    User deleted



    U takon gjuhėtarėve dhe njerėzve qė kanė nė fokus tė punės sė tyre fjalėn, t’i bėjnė njė analizė kėsaj vepre tė pėrkthyesit tė shquar nė tė cilėn ai del nė pėrfundimin se shqipja ėshtė mė e lashtė se sanskritishtja

    Pėr tė gjithė ata qė nė vitet ‘70-‘80 e kanė mbajtur pėrkthyesin dhe euriditin Petro Zhejin si lider shpirtėror ėshtė rasti pėr t’i njoftuar se ka dalė nė qarkullim pjesa e dytė e veprės “Shqipja dhe sanskritishtja”. Edhe pėr lexuesin e gjerė tė cilin Zheji nuk e pėrjashton nga auditori i leksioneve pėr kėtė monolog debat, me pak fjalė mund ta njoftojmė se pėrsėri autori merret me tė vėrtetėn qė nuk ka mė dyshim se shqipja ėshtė mė e lashtė se sanskritishtja. Pėr kėtė ai e ka zgjeruar glosarin e krahasimeve dhe sjell njė numėr shembullash motivimi me anė tė shqipes sė glosave sanskritisht. Pėr shembull:
    preksya – i dukshėm. Kjo fjalė qė me ndėrmjetėsinė e shqipes zbėrthehet: i bėrė ka sy.
    Sanskritishtja njihet si njė nga gjuhėt mė tė vjetra tė botės, gjuhė ideoevropiane, e degės indiane qė u zhvillua duke nisur nga shekulli V para Krishtit, dhe ishte njė nga gurėt themeltarė tė qytetėrimit brahamanik dhe e kulturės sė Vedave. Shumė tekste indiane pėr shkencat dhe matematikėn janė shkruar nė kėtė gjuhė. E pikėrisht me kėtė gjuhė Zheji vėrteton afinitetin e shqipes dhe nė metodėn qė ai pėrdor pėr tė analizuar, bashkėveprojnė etimologjia, filozofia dhe logjika. Sepse janė pikėrisht kėto tė treja prej tė cilave gjuhės mund t’i vilet njė informacion mbi dije dhe realitete gjuha i konservon nė shekuj. “Problemi i njė lashtėsie tė tillė prek edhe shumė probleme si ai i vendit qė zinin paraardhėsit e shqiptarėve nė Evropė si dhe njė varg ēėshtjesh qė lidhen me kulturėn e lashtė, me mitet, ndikimet reciproke tė popujve mes tyre etj.”,- pohon Petro Zheji nė pjesėn e parė tė “Shqipja dhe sanskritishtja” ku qysh nė krye ai e quan tė gabuar konkludimin e albanologėve si Gustav Mejer mbi prejardhjen e shqipes nga gjuhė relativisht tė reja si latinishtja, greqishtja, turqishtja, sllavishtja. Ai i referohet po ashtu Jeronim De Radės i cili na jep “njė vizion pak a shumė tė qartė mbi botėn shpirtėrore tė tė parėve tanė. Nga emrat e perėndive ai kalon nė emra vendesh, objektesh tė ndryshme etj., duke u mbėshtetur nė vepra tė lashta si ato tė Homerit, Herodotit, Plinit etj. Pamja qė na jep ai mbi botėn pellazge ėshtė pak a shumė e plotė dhe e vlefshme, nė vija tė pėrgjithshme, edhe sot e kėsaj dite”.
    Pėrfundimi nė tė cilin Zheji arrin me kėtė tė studim ėshtė ky: sistemi leksikor i gjuhės shqipe ėshtė mė i gjerė nga ai i gjuhės sanskritishte, e pra ai e pėrfshin atė dhe sistemi i gjuhės sanskritishte ėshtė njė nėnbashkėsi e bashkėsisė sė sistemit tė gjuhės shqipe. Pėrfundim ky qė e shtyn Zhejin tė deklarojė se ėshtė konform frymės sė Rilindasve tanė mbi gjuhėn shqipe, sepse saktėson vizionin e tyre profetik mbi njė lashtėsi zanafillore tė gjuhės dhe popullit tonė.
    Dy pjesėt e kėsaj vepre janė kuruar dhe shoqėruar me parathėnie tė tė afėrmėve tė Zhejit, Gjergj Zhejit dhe Lluka Qafokut. I pari e mbron kėtė vepėr kėshtu: “Analizat filozofike-logjike-etimologjike nė kėtė studim janė plotėsisht tė justifikuara nga pikėpamja e Dijes sė kohės sonė, ndonėse jo nga ajo e gjuhėsisė klasike, ku kanė ngecur ende tė gozhduar mjaft gjuhėtarė”. Ndėrsa i dyti e sheh si zbulimin e njė teknologjie sui generis, pėr t’i bėrė operative nė fushėn e etimologjisė, zbulimet gjeniale tė teorisė sė shenjės dhe tė kuptimit tė linguistikės moderne. Zbulim ky sipas Qafokut qė nuk del jashtė kuadrit tė pėrpjekjeve qė kanė nisur prej fillimit tė shekullit XX e qė i shohin problemet e origjinės sė fjalės, edhe nga pikėpamja logjike dhe psikologjike.
    Kėshtu pra qė u takon gjuhėtarėve dhe njerėzve qė kanė nė foklus tė punės sė tyre fjalėn, t’i bėjnė njė analizė kėsaj vepre tė pėrkthyesit tė shquar dhe ndoshta pėr tė mėsuar mė shumė nėse legjenda e gjallė e pėrkthimit nė gjuhėn shqipe, Petro Zheji, nuk ka hyrė nė njė territor tė minuar. Mbase ėshtė po ai territor pjellor ku gėlojnė hipotezat pėr genin e lashtė tė origjinės sė shqiptarėve dhe gjuhės sė tyre, dhe po ai territor tė cilit pretenduesit shtojnė se i pėrket bardi Homer, pra truallit tė pellazgėve.
    Fjala u takon specialistėve tė fushės tė pėrcaktojnė se ēfarė parandjen mė shumė a mė pak pėr gjuhėn shqipe Petro Zheji, gjuhė nė tė cilėn ai bėri tė flisnin aq bukur nė ditėt e vėshtira tė diktaturės “Don Kishoti” apo bibla e tė rriturve tė ndrydhur “Princi i vogėl”.
    Kėto studime, siē pretendon autori, duhej tė ishin botuar kėtu e tre dekada mė parė. Kohė e gjatė ka kaluar qė ta bindė Zhejin se idetė e tij janė tė kėsaj kohe dhe i duhej asaj.

    Gjergj Zheji pėr veprėn “Shqipja dhe sanskritishtja”
    Nėpėrmjet kėtij studimi zbulohet natyrshėm dhe shkencėrisht, veē tė tjerash, edhe lashtėsia e gjuhės shqipe si lingua primeva siē e quan poeti dhe linguisti i madh Jeronim De Rada. “Gjuha shqipe, thotė autori, do tė ishte pra kėshtu nė analizė tė fundit ajo Gjuhė e Parė (lingua primeva), ose Gjuhė Mėmė ose sė paku e afėrmja e saj mė e ngushtė e mė pėrfaqėsuese nga copėzimi i tė cilės, si ai nė Sakrificėn e Madhe Kozmogonike, tė nje Qenie Hyjnore, tė gjitha gjuhėt e tjera erdhėn dhe u ndėrtuan mėnjanė”.
     
    .
0 replies since 13/1/2010, 15:02   129 views
  Share  
.