Te dhena mbi qytetin e Tiranes

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. FRI_DA
     
    .

    User deleted


    TIRANA Kryeqyteti i Shqiperise shtrihet 110 m mbi nivelin e detit, ne nje rrafsh i cili pershkohet nga lumi i Tiranes. Ne perendim midis rruges Tirane-Durres shtrihet Kodra e Gjate me 491 m lartesi. Ky masiv i vogel mund te kalohet ne veri nga Vora ose ne Jug nga Qafa e Erzenit. Ne lindje rrafshnalta kufizohet nga Masivi i Dajtit (1612 m) dhe nga Mali i Priskes (1365 m). Ndermjet tyre shtrihet Qafa e Priskes (850 m). Ne Jug shtrihet Qafa e Krrabes me 933 m mbi nivelin e detit. Tirana ka nje siperfaqe rreth 40 Km2.

    Nga faktet e gjetura ne rrenojat e nje keshtjelle ka mundesi te behet fjale mbi nje keshtjelle te cilen Prokopi von Caesarea ne shekullin e gjashte e ka quajtur "Tirkan". Sidoqofte qyteti i sotem u themelua ne vitin 1614 kur Sulejman Pasha Mulleti ndertoi nje xhami pikerisht ne vendin ku sot ndodhet statuja e Ushtarit te Panjohur. Xhamia u shkaterrua nga Lufta e dyte Boterore. Trazirat e pas vdekjes se Kapllan Pashes (1816) e shkaterruan nje pjese te qytetit si dhe pronat e Familjes Toptani. Ne vitin 1920 Kongresi i Lushnjes shpalli Tiranen kryeqytet te Shqiperise, ne vend te Durresit. Ne ate kohe Tirana numeronte vetem 10000 banore nderkohe qe Shkodra dhe Korēa numeronin dyfishin e Tiranes. Vetem pas 1938 Tirana mund te renditej ne nje radhe me keto dy qytete. Tirana u clirua nga pushtimi fashist ne 17 Nentor 1944. Ne ate kohe ajo numeronte rreth 60 000 banore.


    Pellgu i Tiranės
    Burimi i materialeve nder te tjera nga :http://www.tirana.gov.al/
    Shqipėria e mesme, me zonat malore, kodrinore e fushore tė saj ofron njė pasuri tė ndjeshme nė fushėn e historisė, administrimit, etnografisė e trashėgimisė kulturore. Tipologjia e pėrgjithshme e zhvillimit tė tyre ėshtė reale edhe pėr pellgun e Tiranės.


    Tirana u themelua si qytet mė 1614, por toka mbi tė cilėn u ndėrtua ka gjurmė mė tė hershme banimi.



    Gjurmė tė lashta banimi nė pellgun e Tiranės.
    Stacion paliolitik nė verilindje rrėzė malit tė Dajtit. Shpella e Zezė ose ndryshe Shpella e Pėllumbasit vendbanim i hershėm qė dėshmon mbi gjurmėt e hershme tė banimit nė kėtė pellg.
    Kjo dėshmi i takon zonės perėndimore tė qendrės tė qytetit. Ajo paraqitet si njė ndėrtim me aks gjatėsor, me drejtim perėndim-lindje dhe pėrbėhet nga naosi (salla) nė perėndim. Ndėrsa narteksi (parasalla) dhe mjediset e tjera janė tė vendosur nė anėn veriore.
    Me interes pėr tė gjykuar mbi zhvillimin e kėsaj treve, nė veēanti pėr kėtė qendėr banimi fshatare nė rrugėt qė lidh Dyrrahin me Skampėn, janė dy mozaikėt, ai i naosit dhe norteksit.
    Mendohet se godina ėshtė rrėnuar nė periudhėn e antikitetit tė vonė. Kemi tė bėjmė me njė ndėrtesė banimi tė shek. II-III tė erės sonė tė kthyer nė kishė gjatė shekullit tė IV-V, nė ndėrtesė kulti.

    Kalaja e Petrelės.
    Kalaja e Petrelės nga zbulimet e bėra, ėshtė kala mesjetare e ndėrtuar nė kohėn e sundimit tė Perandorit Bizantin Justianit tė I, nė shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe njė prej kalave tė ngritura prej tij nė sistemin mbrojtės sė Perandorisė. Ėshtė kala e ngritur mbi njė terren me shpate mjaft tė pjerrėta, madje nga ana jugore dhe juglindore tė thepisura, tė cilat e kanė bėrė kalanė shumė tė mbrojtur. Ajo u ngrit nė momentin kur Kalaja e Vilės, kala antike, e cila ndodhet pėrballė Kalasė sė Petrelės, e humbi rėndėsinė e saj. Ajo u ngrit kryesisht pėr qėllime ushtarake. Kalaja e Petrelės kontrollonte rrugėn Egnatia, dega Durrės-Tiranė-Elbasan, e cila pėr kohėn kishte rėndėsi tė veēantė.

    Nė fillim tė shek. XIV-tė ishte nėn sundimin e Topiajve, nė atė kohė zotėrues midis Matit e Shkumbinit, nė njė faqe tė murit ruhet dhe emblema e parė e Topiajve.

    Kalaja e Prezės.
    Barleti pėrmend Prezėn si qyteza e Parthinėve. Fakti qė e pėrmend Barleti tregon se ajo duhet tė jetė ndėrtuar para rrethimeve tė Krujės dhe ndėrtimi i saj duhet tė jetė nė fillim tė shek. XV nga Topiasit tė cilėt ishin zotėruesit e kėsaj zone.

    Me sa kuptohet, braktiset nė kohėn e Gjon Kastriotit dhe vetė i biri i tij. Pas pushtimit turk asaj iu bėnė disa riparime, ndėrmjet tė tjerave u ndėrtua edhe njė xhami.

    Tė dhėna arkeologjike.
    Mozaiku i Tiranės ėshtė i vetmi monument arkeologjik brenda territorit tė qytetit tė Tiranės. Nė vitin 1972, gjatė punės pėr ndėrtimin e pallateve tė bllokut “Partizani” nė lagjen nr. 9 tė qytetit tė Tiranės, u zbuluan rrėnojat e njė ndėrtese antike, njėri nga ambientet e tė cilit ishte i shtruar me mozaik. Sipas autorėve, kemi tė bėjmė me njė qendėr fshatare tė shekujve tė parė pas Krishtit qė nė fillim tė shek. III u zėvendėsua me njė vilė fshatare (rustica). Salla me mozaik e pajisur dhe me njė absidė ishte ambjenti kryesor i saj. Autorėt mendojnė edhe qė nė shek. V-VI vendin e vilės e zuri njė bazilikė paleokristiane. Pjesa e gėrmuar e monumentit u rrethua dhe u vu nė mbrojtje nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės (IMK). Gjatė viteve 2003-2004 punimet e sistemimit tė rrugėve dhe instalimeve tė ndryshme tė bllokut “Partizani” zbuluan pranė rrethimit tė monumentit pjesė tė tjera tė kompleksit. Mė kryesoret kėtu ishin vaskat e fermentimit tė mushtit tė rrushit, por edhe pjesė tė tjera muresh nė dy pika tė ndryshme. Brenda kėtij kompleksi u zbuluan tre stela varresh tė periudhės romake. Gėrmimet e fundit pėrforcuan mendimin se kemi tė bėjmė me njė vilė fshatare, ndėrkohė qė nuk ėshtė gjetur asnjė e dhėnė pėr transformimin nė bazilikė paleokristiane tė mbėshtetur nga autorėt e gėrmimit tė parė tė viteve ’70. Nė mėnyrė konvencionale, siti arkeologjik ėshtė emėrtuar dhe njihet me emrin “Mozaiku i Tiranės”.

    Tre hipotezat pėr prejardhjen e emrit tė Tiranės.


    1- “Tiranė” mendohet se vjen nga fjala “Theranda”, e pėrmendur nė burimet e lashta greke dhe latine, qė vendasit e quanin Te Ranat, meqė fusha ishte formuar si rezultat i materialeve tė ngurta qė sillnin ujrat nga malet pėrreth.


    2- “Tirana” vjen nga “Tirkan”. Tirkan ka qenė njė kėshtjellė nė shpat tė Malit tė Dajtit. Edhe sot e kėsaj dite ekzistojnė rrėnojat e kėsaj kėshtjelle tė lashtė qė daton nė fillimin e shekullit I para Krishtit. Kjo mendohet tė ketė qenė kėshtjella qė historiani bizantin Prokop, (shek.VI), e quan Kėshtjella e Tirkanit.


    3- “Tirana” vjen nga greqishtja e vjetėr, “Tyros” qė do tė thotė bulmet. Mendohet se ky variant ka mbetur ngaqė nė fushėn e Tiranės bėhej tregtimi i bulmetrave nga barinjtė e zonave pėrreth.



    Pėr herė tė parė emri i Tiranės nė formėn e sotme pėrmendet nė vitin 1418 nė njė dokument tė Venedikut.

    Pėr herė tė parė regjistrimi i tokave u bė nėn pushtimin otoman nė vitet 1431-1432. Tirana kishte 60 qendra tė banuara me rreth 1000 shtėpi dhe 7300 banorė.

    Nė shekullin XV njihen, siē pėrmendet nga Marin Barleti, Tirana e Madhe dhe Tirana e Vogėl.

    Nė regjistrimet e vitit 1583 treva e Tiranės rezulton me 110 qendra tė banuara, 2900 shtėpi dhe 20, 000 banorė.

    Tirana u themelua nė 1614 nga Sulejman Pasha, i cili ishte me origjinė nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndėrtoi njė xhami, njė furre dhe njė hamam.

    Dy shekuj me vonė drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja. Dy lagjet mė tė vjetra tė Tiranės kanė qenė ajo e Mujos dhe e Pazarit, tė ndodhura sot nė zonėn mes qėndrės aktuale dhe Rrugės sė Elbasanit, nė tė dy anėt e Lanės.

    Nė vitin 1703, Tirana kishte 4000 banorė.

    Nė vitin 1769 treva e Tiranės eksportonte nė tregjet e Venedikut 2600 fuēi me vaj ulliri dhe 14.000 dengje duhani.

    Nė vitin 1820, Tirana kishte 12.000 banorė.

    Nė vitin 1901, Tirana kishte 15.000 banorė.

    Nė fillim tė shekullit XX, Tirana kishte 140.000 rrėnjė ulliri, 400 mullinj vaji, ndėsa pazari i saj numėronte 700 dyqane.

    Nė vitin 1838, Tirana kishte 38.000 banorė.

    Nė vitin 1945 kishte 60.000 banorė. Xhamia nė qendėr tė Tiranės, e quajtur Xhamia e Et'hem Beut, filloi tė ndėrtohej mė 1789 nga Molla Beu, i ardhur nga Petrela. Xhamia u pėrfundua mė 1821 nga i biri i Molla Beut, Haxhi Et'hem Beu, stėrnipi i Sulejman Pashės. Pėr tė punuan mjeshtrit mė tė mirė tė Shqipėrisė. Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi Et'hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe u pėrfundua me ndihmat e familjeve tė pasura tė Tiranės. Montimi i sahatit u bė nga familja Tufina. Mė 1928 u ble nė Gjermani nga shteti shqiptar njė sahat modern dhe kulla u ngrit nė lartėsine 35 metra. Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, Sahati u dėmtua, por u rivu nė punė nė korrik tė vitit 1946.

    Kisha Ortodokse e Shėn Prokopit u ndėrtua nė vitin 1780.

    Kisha Katolike e Shėn Mėrisė u ndėrtua nė vitin 1865 me shpenzimet e Perandorit austro-hungarez Franz Jozef. Ura e Tabakėve dhe Ura e Terzive, (aktualisht ura e Rrugės sė Elbasanit), datojnė nė fillim tė shekullit XIX. Tyrbja e Kapllan Pashės, (pranė monumentit “Ushtari i Panjohur”), ėshtė ndėrtuar nė vitin 1816.

    Bibloteka u themelua nė vitin 1922 dhe kishte 5000 vėllime.

    Kalaja e Petrelės ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton nė shekullin IV, para Krishtit. Formėn e saj aktuale e mori nė shekullin e XIII nėn sundimin e Topiajve dhe mė vonė kaloi pronė e familjes sė Kastriotėve.

    Tirana u shpall kryeqytet i pėrkohshėm mė 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjes dhe pėrfundimisht e mori kėtė status mė 31 dhjetor 1925.

    Tirana ėshtė kryeqendra botėrore e bektashinjve nga viti 1925, vit kur bektashinjtė u ndaluan dhe pėrzunė nga Turqia.

    Plani i parė rregullues i qytetit u hartua nė vitin 1923 nga Estref Frashėri. Rruga e Durrėsit ėshtė hapur mė 1922 dhe quhej rruga “Nana Mbretneshė”. Pėr ndėrtimin e saj u prishėn shumė shtėpi e kopshte. Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit mė 1924 dhe fillimisht ka shėrbyer si Klubi i Oficerėve. Atje, mė 1 shtator 1928, Ahmet Zogu shpalli monarkinė.

    Qendra e Tiranės ėshtė projektuar nga arkitektėt e njohur italianė tė periudhės musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini.

    Pallati i Brigadave (ish-Pallati Mbretėror), godinat e Ministrive, Banka Kombėtare dhe Bashkia janė vepra tė tyre.

    Bulevardi “Dėshmorėt e Kombit” ėshtė ndėrtuar nė vitin 1930 me emrin Bulevardi Zogu I. Nė periudhėn e komunizmit pjesa nga Sheshi “Skėnderbej” deri te Stacioni i Trenit u quajt Bulevardi “Stalin”.

    Pallati i Kulturės, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Bibloteka Kombėtare, u pėrfundua mė 1963. Ai u ndėrtua mbi ish-Pazarin e Vjetėr tė Tiranės dhe tulla e parė u vendos nga ish-presidenti sovjetik Nikita Hrushov mė 1959.

    Monumenti i Skėnderbeut, i ngritur mė 1968, ėshtė vepėr e Odhise Paskalit, nė bashkėpunim me Andrea Manon dhe Janaq Paēon. Ai u vendos me rastin e 500-vjetorit tė vdekjes sė heroit tonė kombėtar.

    Monumenti “Nėnė Shqipėri”, 12 metra i lartė, u pėrurua nė varrezat e “Dėshmorėve tė Kombit” mė 1971.

    Akademia e Shkencave u pėrfundua mė prill 1972.

    Galeria e Arteve Figurative u krijua mė 1976 dhe nė tė pėrfshihen rreth 3200 vepra tė autorėve shqiptarė dhe tė huaj.

    Muzeu Historik Kombėtar u ndėrtua mė 1981 dhe afresku nė pjesėn ballore tė tij titullohet “Shqipėria”.

    Qendra Ndėrkombėtare e Kulturės, ish-muzeu “Enver Hoxha”, u pėrurua mė 1988. “Piramida” u projektua nga njė grup arkitektėsh nėn drejtimin e Pranvera Hoxhės dhe Klement Kolanecit.

    Nė vitin 1990 Tirana kishte 250.000 banorė. Aktualisht, dyndja masive e banorėve nga gjithė pjesėt e tjera tė vendit drejt kryeqytetit, e ka ēuar popullsinė e Tiranės nė mbi 700.000 banorė.

    Nė vitin 2000 qendra e Tiranės, nga Korpusi Qendror i Universitetit dhe deri te Sheshi “Skėnderbej”, u shpall Ansambėl Kulturor me vlera tė veēanta dhe mbrohet nga shteti. Po atė vit, nė kėtė zonė filloi njė proces restaurimi i quajtur “Kthim nė Identitet”

    Kjo ishte vetem nje pjese e shkurter e historise se Tiranes. Ne te mungon "revolucioni" 1990-1999, kohe ne te cilen komunizmi u shperbe dhe Shqiperia filloi me ne fund te ece ne rrugen e Evropes. Megjithate 1990-1999 ka nje qene nje dhjetevjecar teper i veshtire per popullin shqiptar i cili ende vuan nga mungesa e ujit, energjise elektrike, infrastruktures (rrugeve etj). Historia ende nuk eshte shkruar nga historiane te paanshem.
    Per sa kohe historia shkruhet nga nje parti politike, ajo nuk mund te pasqyroje te verteten lakuriqe.

    Disa nga ish-fabrikat kryesore ne Tirane:
    Misto Mame (Fabrika e perpunimit te drurit, 1947)

    Kombinati Textil "Stalin" 1951

    Kombinati Ushqimor Ali Kelmendi 1960. Ky kombinat prodhonte rreth 170 produkte te ndryshme ushqimore duke filluar nga vera, birra, lengje frutash, vaj embelsira, komposto frutash e perimesh

    Fabrika e tjegullave, 1973 prodhonte tjegulla qe mbulonin 35% te nevojave te vendit

    Kombinati i Mishit dhe Qumeshtit 1973

    Kombinati Autotraktorave "Enver Hoxha", 1978

    Punishtja artistike "Migjeni", 1966

    Fabrika e Llullave,

    Fabrika e Porcelanit.
     
    .
0 replies since 11/1/2010, 09:03   8285 views
  Share  
.