Letersia Antike Greke

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. FRI_DA
     
    .

    User deleted



    H o m e r i

    Letėrsia klasike greke fillon me dy poemat e mėdha epike, me "Iliadėn" dhe "Odisenė" qė bota antike mendonte se i ka krijuar Homeri, edhe pse pėr tė nuk dinte pothuaj asgjė. Pėr shumė qytete greke ėshtė thėnė se janė vendlindja e poetit. Duke u nisur nga veēoritė gjuhėsore tė poemave, shkenca ka pranuar si mė tė mundshėm Smirnėn, qytet kolonial grek nė Azinė e Vogėl (Izmiri i sotėm nė Turqi).
    Pėr Homerin mendohet tė ketė jetuar aty nga shekuli IX para erės sė re. Babai i histografisė greke, Herodoti (shek. V p.e.r.) thotė se Hesiodi ka njė mendim tjetėr qė sjell Homerin nė shekullin VIII para erės sė re.
    Homeri i ngjan njė mali tė lartė, maja e tė cilit vazhdon tė jetė e mbushur me mjerull. Vendi ku janė krijuar poemat homerike ėshtė Joma; gjuha e tyre ėshtė dialekti jonian i pėrzier me elemente tė dialektit eolian dhe mė pak tė dialekteve tė tjerė.


    E s k i l i

    Eskili lindi nė njė fshat afėr Athinės, nė Eleuinė, rreth vitit 525 para erės sė re. Nė kohėn kur jetoi Eskili, mbarė Greqia po kalonte ēaste tė rėndėsishme nė historinė e saj
    Eskili mori pjesė nė luftėn greko-perse. Luftoi nė Salaminė e nė Plate, dhe sipas njė dėshmie tjetėr edhe nė Maratone.
    Ishte njė nga ata maratonomake(2) qė Aristofani(3) do t'i cilėsojė "tė fortė si lisi". Lavdisė sė tij si poet, Eskili i shtoi edhe lavdinė e qytearit tė ndershėm e patriot. Kur vdiq nė qytetin e Siqelisė Gela, mė 456, nė varrin e tij u shkrua ky epitaf: "Ky varr mban nė gjirin e tij Eskilin athinas, birin e Euforionit, vdekur nė Gelėn e pasur nė tė korra. Pylli i Maratonės dhe midjani(4) flokėgjatė qė e njohėn mund tė dėshmojė pėr heroizimin e tij tė lavdishėm". Njė epitaf si ky, ku nuk thuhet asgjė pėr veprėn letrare tė poetit, tregon frymėn e epokės, kur lavdia nė luftė i mbulonte tė gjitha meritat e tjera tė njeriut.
    Eskili ka pasur njė veprimtari shumė tė gjerė letrare. Ka shkruar rreth 90 tragjedi, nga tė cilat janė ruajtur tė plota: Lutėset, Persėt, Tė shtatė kundėr Tebės dhe Agamemnoni, Koeforet, Eumenidet, qė janė pjesė pėrbėrėse tė trilogjisė Orestia(5)
    Pėrveē tragjedisė Persėt, tė gjitha tė tjerat i kanė marrė subjektet nga ciklet e miteve dhe legjendave tė lashta, pėrmes tė cilave Eskili shprehu shpirtin e kohės, pėrplaset politike e shoqėrore, virtytet dhe krimet, sasionet njerėzore nė tėrė dritė-hijet e tyre, luftėn nė rrafshin fizolofik midis obskurantizmin dhe iluminizmit


    S o f o k l i u

    Lindi mė 497 para erės sė rč, nė njė fshat piktoresk afėr Athinės, nė Kolonė, bukuritė e tė cilit i kėndoi me frymėzim nė vargjet e tragjedisė sė tij tė fundit "Edipi nė Kolonė": "Kolona dritėplotė/ ku zėėmbėl bilbil/ kėndon nė pyllin gjetheblertė,/ ku fryn me gaz flladi i freskėt,/ edhe hardhia, dhunti e Bakut/ fruta tė bollshme na sjell". Qė i ri, Sofokliu mori njė edukatė shumė tė mirė nė pregatitjen fizike dhe mendore, ashtu siē e kėrkonte tradita e epokės.
    Sofokliu ka qenė poet shumė pjellor. Siē dėshmojnė autorėt antikė, ai shkroi rreth 123 tragjedi, nga tė cilat kanė mbetur shtatė tė plota, si dhe drama satirike "Ihneutet" (Kėrkuesit e gjurmėve). Edhe nga kjo dramė kanė humbur shumė vargje.
    Tė shtatė tragjeditė e humbura sipas redit kohor kur janė shkruar janė: "Ajaksi", "Antigona", "Edipi nė Kolonė". Nga tė 115 veprat, nga tė cilat njihen vetėm titujt, kanė mbetur diēka mė shumė se njė mijė fragmente. Tė gjithė subjektet e tragjedive dhe tė dramave satirike, Sofokliu i ka marrė nga mitologjia dhe legjendat e ndryshme.


    A r i s t o f a n i

    Aristofani ka Lindur nė Athinė aty nga viti 445, p.e.r. Si pėr shumė autorė tė antikitetit, edhe pėr kėtė komediograf tė madh shumė pak gjėra dihen rreth jetės sė tij. Shkroi 44 komedi nga tė cilat kanė arritur vetėm 11. Kėto sipas rendit kohor janė: "Aharnianet", "Kalorėsit", "Retė", "Grerėzat", "Paqja", "Zogjtė", "Lisistrata", "Thsmoforiet", "Bretkostat", "Gratė nė parlament" dhe "Pluti".

    Aristofani jetoi dhe krijoi nė periudhėn kur filloi tė ndihej kriza ekononike dhe ideologjike nė strukturėn e shtetit demokratik skllavopronar.


    A r i s t o t e l i

    Aristoteli, njė nga filozofėt mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėve,lindi nė Stragirė, qytet nė bregdetin thrak nė Greqi, nė vitin 384 para erės sė re.
    Jetoi shumė kohė nė Athinė, ku u edukua dhe mori mėsimet e para tė filozofisė nė shkollėn e filozofit tė madh grek Platonit. Nė vitin 342 shkoi nė oborrin mbretėror tė Maqedonisė, i ftuar nga mbreti Filip si mėsues pėr djalin e tij Aleksandrin. Aty filozofi qėndoi shtatė vjet. Mėsimet themelore qė mori Aleskandri, mėshteteshin nė arrritjet e deriatėhershme tė letėrsisė, tė filozofisė dhe tė kulturės greke, por nė mėnyrė tė veēantė nė leximin e poemave tė Homerit.
    Pėr kėtė qėllim Aristoteli pėrgatiti pėr nxėnėsit e tij njė botim tė veēantė tė poemave homerike. ė vitin 335 u kthye nė Athinė, ku krijoi shkollėn e njohur qė u quajt shkolla peripatetike, mbase mėsimet bėheshin jashtė nė natyrė, nė sheshin pranė tempullit tė Apollonit.
    Me vdekjen e Aleksandrit nė vitin 323 para erės sė re, Athina, e cila ndodhej nėn hegjemoninė maqedonase, ngriti krye me shpresė se do tė fitonte lirinė. Nisi tani njė fushatė kundėr Aristotelit nga armiqtė e tij, qė e paditnin pėr lidhjet qė ai vazhdonte tė mbante me Maqedoninė. Kėshtu filozofi u detyua tė largohej nga Athina dhe tė shkonte nė Kalkidė, qytet dhe port i Greqisė nė ishullin Eube, ku vdiq mė 322 para erės sė re,nė moshėn 62 vjeēare.

    Aristoteli, njė nga mendjet mė tė ndritura dhe mė tė thella tė tė gjitha kohėve, shkroi mbi shumė probleme dhe nga mė tė ndryshmet. Me pėrjashtim tė matematikės, lėroi tė gjitha fushat e dijes, duke lėnė politikėn, shkencat e natyrės, artin etj.
    Rreth 120 veprat e tij formojnė njė lloj enciklopedie, ku pėrfshihen njohuri ga tė gjitha fushat e diturisė. Nė tė gjitha veprat e Aristotelit tė bie nė sy dashuria pėr tė mirėn dhe tė vėrtetėn. Megjithėse e adhuronte dhe e nderonte shumė mėsuesin e tij, filozofin Platon, nė mjaft pikėpamje filozofike dhe estetike nuk ishte nė njė mendje me tė.. Nė njė nga veprat e tij thotė s'ėshtė e arsyeshme tė kesh respekt pėr miqtė e tė vėrtetėn. Por midis miqve dhe sė vėrtetės ėshte gjė e shenjė tė duash mė shumė tė vėrtetėn.
    Nga jo ide lindi mė vonė dhe shprehja e njohur latine: Mik ėshtė Platoni, por mike mė tė madhe ėshtė e verteta.
    Nė mjaft nga veprat e tij Aristoteli e shikon letėrsinė dhe artet si mjet me fuqi tė madhe edukuese. Nė veprėn Poetika thotė se qytetarėt duhet tė merren me punė, tė ruajnė paqen dhe tė kryejnė vepra tė doishme e tė bukura. Nė kėtė vėshtrim rėndėsi tė veēantė i kushton filozofi edukimit tė njeriut me muzikė dhe me arte tė tjera, tė cilat ushqejnė shpirtėrisht dhe intelektualisht.
     
    .
  2. tinna
     
    .

    User deleted


    dd :wacko:
     
    .
  3.  
    .

    User deleted


    beautifool

    :huh: ^_^ ;) :P :D <_< :sick: :cry: :alienff:
     
    .
2 replies since 20/1/2010, 12:14   14373 views
  Share  
.