Iliret - Fiset

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. Etore
     
    .

    User deleted


    Ilirėt kanė qenė njė popull i lashtė dhe paraardhėsit tė popullit shqiptar. Tė dhėnat historike dhe arkeologjike pohojnė se ilirėt ishin trashgimtarėt e vetėm tė pellazgėve (populli i parė qė banoi Ballkanin.)

    Nė lashtėsi u krijuan marrdhėnie mes fiseve ilire dhe grekėve. Nė vitin 342 p.e.r. Demosteni u pėrpoq tė bėnte pėr vete ilirėt nė luftė kundėr Maqedonasve. Nė qindvjeēarin e II dhe III p.e.r. fisi ilir i ardianėve krijuan njė mbretėri me qendėr Shkodrėn. Pas pushtimeve romake nė fillim tė qv. III mbretėria ilire u kufizua me gjysmėn e saj veriore.

    Vendndodhja
    Sipas Herodotit trojet e ilirėve shtriheshin nė shek e 5 p.e.r nga Adriatiku nė Morava nė lindje dhe pėrkatėsisht deri Etsch nė perėndim.


    Nė shekujt e parė tė mijėvjeēarit tė fundit para erės sonė ishin formuar tanimė bashkėsitė fisnore ilire dhe nė pėrgjithėsi ata kishin zėnė vend nė trojet e tyre historike. Ndėr fiset mė tė hershme ilire qė luajtėn dhe njė rol ku mė shumė e ku mė pak tė rėndėsishėm nė ngjarjet historike tė mėvonshme, pėr t’u pėrmendur janė: thesprotėt, tė cilėt zinin ultėsirėn bregdetare qė nga gjiri i Ambrakisė e deri tek lumi i Thiamit (Kalama), nė veri tė tyre vinin kaonėt, vendbanimet e tė cilėve arrinin deri tek malet e Llogarasė dhe gryka e lumit Drinos. Molosėt banonin nė pllajėn pjellore tė Janinės. Gjatė luginės sė Vjosės nė tė majtė banonin amantėt, ndėrsa nė tė djathtė bylinėt, kurse nė rrjedhjen e sipėrme tė Vjosės banonin parauejtė. Nė lindje tė bylinėve shtrihej tenrritori i atintanėve. Taulantėt shtriheshin nė zonėn bregdetare nga Vjosa e deri tek lumi i Matit dhe nė veri tė tij, pėrgjatė brigjeve tė Adriatikut tė Mesėm, fisi i ardianėve. Nė viset e Ballkanit Qendror dy ishin fiset mė tė mėdha dhe mė tė rėndėsishme ilire: paionėt nė luginėn e mesme tė Vardarit, dhe dardanėt qė banonin nė rrafshin e Kosovės, tė cilėt shtriheshin nė veri nė tokat midis degėve jugore e perėndimore tė Moravės deri aty ku kėto bashkohen pėr tė formuar Moravėn e Madhe.

    Midis fiseve tė hershme tė Ballkanit Veriperėndimor ndėr mė tė fuqishmit ishin liburnėt, tė cilėt banonin nė bregdet dhe nė ishujt deri tek lumi Krka, nė jug tė tyre vinin dalmatėt, kurse nė viset e Bosnjės sė brendshme, autariatėt.

    Pėrveē kėtyre fiseve, nė territorin e gjerė tė Ilirisė do tė shfaqen mė vonė, nė rrethana krejt tė reja historike e politike, edhe njė numėr i madh bashkėsish tė tjera ilire, midis tė cilave edhe bashkėsi tė tilla qė do tė kenė njė peshė tė madhe nė zhvillimin e ngjarjeve politike tė shtetit ilir, si enkelejtė, dasaretėt etj. Pėrhapja e fiseve mė tė rėndėsishme e tė hershme ilire dėshmohet nė burimet e autorėve antikė, tė cilat nė mjaft raste janė, megjithatė, tė fragmentuara, madje dhe kontradiktore. Rrjedhimisht nė pėrcaktimin e topografisė sė fiseve ilire ka edhe raste tė diskutueshme. Ilirėt lanė tė shkruar nga gjuha e tyre vėtėm rreth 1000 fjalė tė cilat ishin emra njerėzish, lumenjsh, fisesh, kafshėsh, etj.

    Fiset me te permendura ilire jane taulantet, ardiante, dardanet, dalmatet, albanet, penestet, moloset, kaonet, tesprotet, etj. Taulantet shtriheshin ne bregdetin e Adriatikut, nga Vjosa deri ne territorin e Dyrrahyt. Ata kane luajtur rol historik ne Iliri, drejtuan shtetin e krijuar nga enkelejte. Ne zoterimet taulante u shfaqen albanet dhe parthinet. Enkelejte jetonin perreth Lyhnideve (Ohrit). Prej tyre rrjedh dinastia e pare e Mbreterise Ilire, ne fund te shek V p.k. ne keto treva, duke u zgjatur drejt perendimit, permenden dasaretet, te cilet jane nje fis i madh ne Iliri. Qytetet me te njohura ishin Pelioni (Selca e Poshtme, Pogradec) dhe Antipatrea (Berati).

    Albanet zoteronin pjesen e tokave ne verilindje te Dyrrahut, me kryqender Albanopolin (Zgerdhesh, Kruje). Ky fis u dha emrin shqiptareve gajte mesjetes se hershme ne trajten arber. Ardianet, me kryeqender Shkodren, shtriheshin nga gjiri i Rizonit dhe lumit Neretva ne veri, deri ne krahinat qe dikur mbaheshin prej taulanteve. Ata sundonin Mbreterine Ilire dhe luajten rol te madh ne lufterat kunder perandorise romake.

    Fiset Ilire
    Taulantėt
    Arbėt
    Adrianėt
    Enkelejtė
    Dasaretėt
    Dardanėt
    Dalmatėt
    Dorsejtė
    Penestėt
    Molosėt
    Kaonėt
    Thesprorėt
    Arbėreshėt
    Pirustėt
    Parathinėt
    Japodėt
    Paionėt
    Eordejtė
    Japigėt
    Labeatėt
    Mesapėt
    Atintanėt
    Albanėt
    Shqiptarėt


    image

    Edited by Etore - 13/2/2010, 22:58
     
    .
  2. Etore
     
    .

    User deleted


    Taulantėt, ishin fise Ilire, banorė tė ultėsirės bregdetare nga Auloni (Vlora) deri nė Dyrrah. Pėrmenden si fqinjė tė Dyrrahut qė nga shek. VI p.e.r. me qendrat e tyre Adria dhe Sesaret. Rreth vitit 430 p.e.r. shtrijnė pėrkohėsisht sundimin e tyre edhe mbi Dyrrahun. Nė shek IV u paraqitėn si njė bashkėsi mė vete nė pėrbėrjen e mbretėrisė ilire: nė vitin 335 p.e.r. morėn pjesė nė luftėn e Peilonit kundėr Aleksandrit tė Maqedonisė. Pas kėsaj mbreti i tyre Glaukia u vu nė krye tė mbretėrisė ilire, si themekues i njė dinastie tė re, duke pasur klitin, pėrfaqsuesin e fundit tė dinastisė sė Bardhylit. Gjatė luftėrave tė mbretėrisė ilire kundėr Romės emri i Taulantėve nuk pėrfillet nė burimet. Nė tokat e tyre pėrmendet njė fis tjetėr , ai i parathinėve. Pėr herė tė fundit taulantėt shfaqen nė kryengritjen kundėr perandorit bizantin Honorit, i cili i shtypi me anė tė mercenarėve Got. Njė tjetėr fis me emrin taulant ka banuar nė jug tė lumit Narenat (Neretva), si fqinjė me dalmatėt dhe pyrejt. U pushtuan nga Roma mė 168 dhe bėnė kryengritje mė 35. p.e.r.

    Arbėt, ishin fise Ilire nė Shqipėrinė e Mesme. Pėrmenden vetėm nė shek. VI para erės sonė, nga gjeografi Hekateu i Miletit ndėrmjet Taulantėve nė Jug dhe helidonėve nė Veri. Ka mundėsi qė emri i tyre tė lidhet e lumin Hebrus qė pėrmendet nė Veri tė Dyrrahut dhe me rrėnjėn e emrit alb- arb- qė del mė pas nė emėrtimin e banorėve tė kėsaj treve.

    Ardiejtė (Ardianėt) fis ilir, banorė tė krahinės Ardia nė veriperėndim tė tė Shkodrės rreth gjirit tė Rizonit e deri te lumi Narenta (Neretva). Pėrmenden nė shek. IV p.e.r. lidhur me shfrytėzimin e bujqėve (300 000 prospelatė) tė varur ekonomikisht nga pronarėt e tokave dhe mė pas si detarė tė aftė. Nė shek. III p.e.r. luftuan kundėr dyndjes kelte. U pėrfshinė nė mbretėrinė ilire deri mė 168 p.e.r., kur me shkatrrimine e saj nga Roma dolėn mė vete. U pushtuan nga romakėt mė 135 p.e.r. dhe ngritėn krye 44-43 e 35-33, prandaj Roma i shpėrnguli me forcė nga bregdeti nė brendėsi, nė vise tė ashpra. Pėrmenden nga Straboni nė shek. I e.r si pakica tė vogla.

    Enkelejtė, fis ilir, banorė tė trevės sė liqenit Lihnid (i Ohrit). Qyteti Enkelana, vendi i tė cilit ende nuk ėshtė pėrcaktuar, duhet tė lidhet me kėtė fis. Burimet historike i quajnė njėkohėsisht enkelejtėt edhe si banorė pran gjirit tė Rizonit (nė grykėn e Kotorit). Pėrmenden nė shek. VI-V p.e.r. lidhur me ngjarjet historike si strehimi i Kadmit e Harmonisė qė vijnė kėtu nga Teba, dhe grabitja e tempullit tė Delfit nė shek. VI p.e.r. Nuk pėrmenden mė nė shek. IV p.e.r., kur nė vendin e tyre nė ngjarjet e kohės e zėnė dasaretėt. Nė historiografi u ėshtė dhėnė njė rol mė i madh ngase dėshmohet prej tė dhėnave historike. Enkelejtėt shquheshin si peshkatarė e konzervues tė zotė tė peshkut.

    Dasaretėt, njė nga fiset e mėdha tė Ilirisė Jugore, banorė tė krahinės Dasaretia, qė pėrfshinte pjesėn perėndimore tė liqenit Ohrit, fushėn e Korēės, krahinėn e Kolonjės, Gorėn, Oparin, Mokrėn, Devollin dhe Beratin. Nė shek. IV p.e.r. emri dasaret del nė kėtė truall nė vend tė enkelejve. Bėjnė pjesė nė mbretėrinė Ilire. Vendi i tyre Dasaretia dhe qyteti mė i fortė i kėsaj krahine, Pelioni, pėrmenden nė kohėn e kryengritjes sė mbretit ilir, Klitit kundėr Aleksandrit tė Madh tė Maqedonisė. Nė kohėn e luftėrave iliro-romake dhe maqedono-romake dasaretėt kaluan herė nė varėsin maqedone e herė atė tė mbretėrisė ilire deri sa ranė pėrfundimisht, nė vitin 168 p.e.r. nėn sundimin romak. Nė vitin 148 p.e.r., Dasaretia u pėrfshi nė provincėn romake tė Maqedonisė, si njė bashkėsi (koinon) mė vete, me qendėr qytetin Lyhnid (Ohri). Nė kohėn e Dioklecianit, shek. III tė e.r. u pėrfshi nėn provincėn e Epirit tė ri. Qytetet tjera tė dasaretėve ishin edhe Antipatrea (Berati), Kodrioni (Irmaj), si dhe Krysondiona, Gertundi, Keraka, Sationa, Bojoja, Bantia, Orgesa, Knidi (ende tė palokalizuara).

    Dardanėt ishin fis Ilir qė shtriheshin nė mesin e Ballkanit, kryesishtė nė Kosovėn e sotme dhe rrethinėn e saj. Dardanėt ishin fisi themeues i Mbretisė sė Dardanisė rreth shekullit IV p.e sonė nė tė cilėn bėnin pjesė dhe fiset e njohura Thunatėt dhe Galabėt. Supozohet se nė pėrbėrjen kėsaj mbretėrie hynin edhe fise tė tjera mirėpo pėr to nuk dihet shumė pak.

    Qė nga shekulli XIX e gjer mė tani jan shfaqur tri teza lidhur me etnogjenezėn dardane: teza mbi pėrkatėsinė ilire, teza mbi pėrkatėsinė trakase dhe sė voni teza mbi prejardhjen dako-meze. Qė tė kėto tri teza, nga autorėt e tyre mbėshteten kryesisht mbi burimet e shkruara e tė vona antike dhe mbi monumentet epigrafike tė periudhės romake. Ndėrkaq tezėn e hershme mbi etnitetin ilir tė dardanėve e mbėshtesin njė numėr i konsiderueshėm studiuesish dushash tė ndryshme tė letėrsisė, qė nga shekulli XIX e gjer mė sot, duke u nisur nga linguistėt Tomashek, P. Kreēmer, H. Krahe, N. Jokl e N. Vuliq.
     
    .
  3. Etore
     
    .

    User deleted


    Dalmatėt njė ndėr fiset e mėdha e tė njohura ilire, banorė tė pjesės Verilindore tė Ilirisė. Qė nga periudha mė e lashtė e deri nė shek. II p.e.r. trevat e tyre shtrihesin nė brendėsi, prapa vargamalit Dinarik nė pllajat e Duvnos, Livnos e Gllamoēit, nė Bosnjėn e sotme Perėndimore. Pasi krijuan federatėn e tyre, u zgjeruan drejt brigjeve tė Adriatikut. Por nuk arritėn tė bėheshin fuqi detare dhe nuk i vunė nėn zotėrim ishujt e beregdetit tė Dalamcisė. Qytezat e tyre tė fortifikuara pėrkasin periudhės sė parė tė hekurit. Kryeqendra e tyre u bė Delmini. Dalamatėt ishin njėri ndėr fiset ilire qė i bėnin qėndresė pushtimit romak dhe kanė zhvilluar njė varg luftėrash tė pėrgjakshme e kryengritjesh kundėr romakėve nė vitet 156-155, 119-117, 51-46, 39-37 p.e.r. Lufta e tyre mė e madhe kundėr pushtuesve romak lidhet me Kryengritjen Ilire tė viteve 6-9 e.r Dalmatėt ishin tė pėrmendur pėr blegtorinė dhe kishin tė zhvilluar zejtarinė tė lidhur me tė.Emri i Dalmatėve lidhet me emrin e kryeqendrės sė tyre Delminium (tė vjetėr Delmion)nė fushė ne Duvanjit.Qė tė dy emrat lidhen me fjalėn shqipe delme, sepse Dalmatėt ishin blegtorė. Viset e tyre ishin tė pasura me pyje e xeherore dhe shquheshin pėr punimin e drurit. Mbeturinat e rendit fisnor u ruajtėn deri vonė te Dalmatėt, me kėtė shpjegohet pohimi i Strabonit se ata nuk pranonin monedha , u merrnin fiseve tė nėnshtruara drithė e bagėti si haraē dhe tokėn e ndanin njėherė nė 8 vjetė.

    Penestėt ishin fise ilir, banorė tė krahinės Penestia nė luginėn e sipėrme tė Drinit tė Zi e rreth saj. Pėrmenden pėr herė tė parė mė 170-169 p.e.r. dhe luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė luftėn III romako-maqedone. Treva e penestėve pėrfshihej nė mbretėrinė ilire. Mė 169 p.e.r. Perseu pėr t'u lidhur me mbretėrinė ilire, hyri nė tokat e Penestėve, pushtoi qytetet e tyre dhe dėboi kėndej garnizonet romake. Nė trojet e penestėve kishte 14 qytete e kėshtjella, prej tė cilave njihen me emrin Uskana, qė ishte edhe kryeqendra e krahinės, Oeneu dhe Draudaku. Pas vitit 168 p.e.r. emri i penestėve e i qyteteve tė tyre nuk pėrmenden mė.

    Molosėt ishin fis antik, qė sundonin nė qendren e Epirit antik. Ishin aktivė formimin e shtetit tė Epirit.

    Kaonėt ishin fis ilir qė sundonin nė nga lumi Kallama, deri nė luginen e Drinosit, nė Gjirokastėr. Qyteti mė i madhė i Kaonėve ishte Antigonea nė afėrsi tė Gjirokastrės sė sotshme.

    Thesprorėt fis ilir qė sundonte nga jugu i lumit Kallama, deri nė gjirin e Ambrakisė.

    Arbėreshėt janė shqiptarė tė cilėt jetojnė nė Italinė jugore qė nga shekulli XV dhe XVI. Kėta shqiptarė, tani tė quajtur arbėreshė, e lanė Shqipėrinė kur ajo u pushtua nga Perandoria Osmane. Qytetet ku banojnė arbėreshėt mbajnė nga dy emra, njė nė arbėrisht, dhe tjetrin italisht. Kryeministėr i Italisė, pati qenė dy herė i zgjedhur Francesco Crispi, dhe ishte arbėresh ka Palazzo Adriano.

    Arbėreshėt nė Itali, sot numėrohen mbi 100.000 persona qė flasin gjuhėn arbėrore.

    Njihen shtatė eksode tė mėdha qė nisin qė nga koha pėr njė herė pas vdekjes se Gjergj Kastriotit, deri nga fundi i shek. XVIII (1780-1790), janė ngulimet e fundit tė shqiptarėve nė Italinė Veriore, si provincėn e Pavias dhe tė Piacencės, po ashtu njė grup i madh i'u drejtua krahinės qendrorė nė Molise dhe njė tjetėr grup nė drejtim tė krahinės jugore Bazilikatės.

    Njė nga veēoritė qė karakterizon kėtė popull, ėshtė qė pėrveē gjuhės dhe traditave, ruajtėn me heroizėm edhe ritin dhe preardhjen fetare, ku edhe sot e kėsaj ditė gati 1/3 e arbėreshėve vazhdojnė nė ritin bizantin.

    Sot, deri 1999, janė shumė shqiptarė qė arritėn nė fshatrave arbėreshėve pikėrisht nė Piana degli Albanesi nė Sicili.
     
    .
  4. Etore
     
    .

    User deleted


    Pirustėt, ishin fise ilir, banorė tė krahinės sė sotme tė Matit e tė Mirėditės. Deri mė 168 p.e.r. bėnin pjesė nė Mbretėrinė Ilire dhe pėrmenden nga Livi ndėr fiset qė mbetėn tė pavaruara pas shkatėrrimit tė saj nga romakėt. Pavarėsinė e ruajtėn edhe nė vitin 54 p.e.r. kur Cezari i detyroi tė paguanin njė dėmshpėrblim. Nė vitet 6-9 morėn pjesė nė kryengritjen e madhe ilire kundėr pushtimit romak nėn udhėheqejen e Batos sė Desidistėve dhe ishin ndėr tė fundit qė u nėnshtruan.

    Pėr herė tė fundit pėrmenden nė shek. II tė e.r. nga Ptolemeu. Pirustėt pėrmenden si minatorė dhe pėr punimin e metaleve, e sidomos tė bakrit. Nė njė mbishkrim tė shek. III tė e.r. pėrmendet njė fsaht i pirustėve, tė shperngulur nga romakėt nė zonat minerare tė Dakisė.

    Se kush janė pirustėt, dyshimin e parė e jep vetė pėrkthimi i fjalės. Studiuesit kanė parė njė lidhje tė drejtpėrdrejtė midis pirustėve dhe dardanėve, pėrmes pėrkthimit tė drejtpėrdrejtė tė fjalės. Pirus dhe dardhė, nga mendohet se vijnė tė dy emėrtimet, janė forma latine dhe ilire tė sė njejtės fjalė. Ptolemeu, gjeografi i njohur i shekullit II i vendos pirustėt nė lindje tė Durrėsit, domethėnė pėrafėrsisht nė territoret qė ne jemi mėsuar t'i quajmė piruste, nė krahinat e Matit dhe Mirditės, ndėrsa historiani antik Straboni, duke folur pėr rebelimin pirust kundėr Cezarit, e vendos kėtė popullėsi, fqinjė me panonianėt, domethėnė tė shtyrė shumė nė veri. Dihet se pirustėt ishin tė lidhur shumė me artin e nxjerrjes sė mineraleve dhe pėrpunimin e metaleve. Njihen tashmė burimet e arit, argjendit dhe bakrit, qė ndodheshin nė territoret qė mė vonė u quajtėn Mirditė, por vendburimet mė tė mėdha metalifere gjendeshin nė Dardani, nė territoret e Kosovės dhe tė Serbisė sė sotme. Nėse kemi tė bėjmė me tė njejtin popull, atėherė pa drojė mund tė themi se jemi pasardhėsit e Dardanit antik, i cili pasi udhėhoqi pellazgėt (popullsi parailire) trojanė nė luftė pėr mbrojtjen e qytetit dhe pas rėnies sė Trojės iku dhe u vendos nė territoret qė u quajtėn tė tijat, siē ikėn tė tjerė dhe themeluan Trojėn e tyre nė brigjet e Venecias dhe tė Butrintit tonė.

    Nė gjendjen e sotme tė dijeve, nė literaturėn historike ndeshim fiset ilire tė pirustėve dhe tė dardanėve, fqinjė me njėri tjetrin, qė nuk pėrmenden se kanė bėrė luftė njėri me tjetrin, as nuk pėrmenden pėr ndonjė marrėdhėnie tė veēantė midis tyre. Dardanėt patėn mbretėrinė dhe mbretėrit e vet, disa prej tė cilėve njihen, si dhe udhėhoqėn pėr dhjetra vjet federatėn ilire, duke dhėnė dinastinė ilire tė Bardhylit.

    Ndėrsa njohuritė pėr pirustėt janė mė tepėr tė karakterit tė materialeve arkeologjike, nuk njihet ndonjė sundimtar pirust, as roli i tyre nė federatėn e ilirėve, madje mund tė thuhet se historia filloi tė shkruajė pėr ta vetėm nė vitin 54, kur u rebeluan kundėr romakėve. Ndonėse tė ndriēuar vonė prej historisė, pirustėt u njohėn si kampinonė tė luftės dhe tė xehtarisė dhe popullsi me nivel tė lartė zhvillimi shoqėror.

    Pirustėt pėrballė Ēezarit

    Pėr herė tė parė pirustėt pėrmenden nė burimet historike si njė tribu ilire qė u rebelua dhe sulmoi territoret romake, nė kohėn kur Cezari ishte nė fushatėn e Galisė. Zbulime tė tilla nuk janė tė vetme. Kėshtu ndodhi edhe me tribunė Belgea, qė i ka dhėnė emrin Belgjikės sė sotme. Falė kronikanėve, historianėve, apo dijetarėve tė tjerė shumė ngjarje lufte, emra tribushė, personazhe, tradita kulturore, e tjerė kanė mbijetuar nė shekuj. Pirustėt nuk pėrmenden nė dy luftėrat e mėparshme romake, madje edhe kur mbreti Gent me familjen udhėtonte i lidhur me zinxhirė tė artė drejt Romės nė qershor tė vitit 168, ata ndiheshin tė lirė ; nė territoret e tyre nuk zbatoheshin dekretet perandorake, flisnin gjuhėn e tyre, visheshin sipas mėnyrės sė tyre, u faleshin perėndive autoktone, vazhdonin tė kryenin si mė parė ritet e lindjes, martesės dhe tė vdekjes, me njė fjalė procesi i romanizimit ndėr ata ishte i papėrfillshėm. Kur Cezari ishte i angazhuar me fushatė ushtarake nė Gali, pirustėt u rebeluan, shfrytėzuan rastin dhe pushtuan territoret fqinjė ; kėrcėnuan drejtpėrdrejt edhe Romėn. Shkallėn e rrezikut pirust mund ta zbulojmė nė mėnyrė tė tėrthortė. Aq shumė u shqetėsua Cezari nga kjo, sa ndėrpreu fushatėn galike dhe u nis menjėherė pėr nė Romė. Atje ai urdhėroi ndėrtimin e njė numri tė madh anijesh luftė, sa mė shumė tė ishte e mundur, si dhe riparimin e tė gjithė anijeve tė vjetra, qė tė ishin tė mjaftueshme pėr ushtrinė e tij, pėrfshirė edhe kalorėsinė. Por nuk u ndal me kaq, duke urdhėruar mobilizimin edhe nė bregun tjetėr, ku rekrutėt duhet tė grumbulloheshin nė pika tė veēanta. Kėshtu me njė ushtri shumė tė madhe, Sunduesi i Romės u shfaq pėrpara pirustėve tė rebeluar. Nė kėtė situatė pirustėt u tėrhoqėn, dėrguan pėrfaqėsuesit e tyre tek Cezari dhe i deklaruan atij se “ēfarė ka ndodhur kanė qenė veprime tė veēuara dhe se ata merrnin pėrsipėr tė paguanin tė gjitha dėmshpėrblimet”. Me lirimin e robėrve tė kapur dhe riparimin e tė gjitha dėmeve, qė njerėzit e Cezarit i llogaritėn nė vend, mori fund pavarėsia piruste, tė paktėn formalisht edhe ky fis u quajt i nėnshtruar ndaj Romės. Nė harkun kohor tė dyzet vjetėve asgjė e re me rėndėsi nuk ndodhi. Ky interval qetėsie u shėrbeu ilirėve pėr tė bashkuar forcat, sepse ata e kuptuan se tė veēuar nuk mund tė pėrballeshin me ushtrinė e fuqishme romake.

    Lufta e tretė iliro-romake

    Kryengritja mė e madhe e ilirėve, por edhe njėra ndėr kryengritjet mė tė mėdha kundėr Romės ėshtė konsideruar ajo qė shpėrtheu nė vitet 6-9 tė erės sonė, ku fiset ilire u bashkuan, formuan njė ushtri tė madhe prej dyqindmijė trupash, pushtuan krejt territoret bregdetare deri nė Apolloni dhe u bėnė kėrcėnim pėr vetė Romėn. Historianėt pėrmendin veēanėrisht nė atė luftė panonianėt dhe breukėt, qė udhėhiqeshin nga dy Batot, bashkėkomandantė tė kryengritjes, por edhe pirustėt, qė rezistuan mė gjatė sė bashku me ardianėt, edhe tre vjet pas pėrfundimit zyrtar tė luftės. Qėndresa piruste pati pasojat e njohura: vrasjet, djegjet dhe shkatėrrimet qenė shumė tė mėdha. Popullsia u zvogėlua mjaft, nė atė masė sa pushtuesi vendosi popullsi tė tjera nė brendėsi tė territoreve tė mbetura shkret. Megjjithatė procesi i romanizimit nė territoret piruste, nė territoret e Matit dhe Mirditės sė sotme, u ndie shumė pak. Edhe mė tej, siē duket, ata vazhduan tė jetonin „tė lirė“, kundrejt detyrimit pėr tė zbatuar ligjet e shtetit romak. Pėr lirinė e tyre flasin gjetjet arkeologjikė, ndonėse mbeten ende shumė gėrmime arkeologjike pėr t'u bėrė nė tė ardhmen, nė tė ashtuquajturat qyteza, qė janė tė shpėrndara andej kėtej nėpėr Mirditė.

    "Mirdita" tjetėr.

    Pirustėt kanė lėnė si gjurmė tė vetėn qytetin Perash (Pirust) nė Malin e Zi. Por trashėgimia mė e madhe piruste ndodhet nė rrėzė tė maleve Apusene, nė Transilvani, ku ata u dėrguan pėr tė punuar nė minierat e arit, prej perandorit Trajan, pas pushtimit prej tij tė Dakisė nė vitet 101-106 . Gėrmimet arkeologjike, qė kanė filluar para katėr viteve, kanė zbuluar materiale shumė interesante, jo vetėm pėr jetėn e tyre atje, nė proēesin e detyruar dhe tė sforcuar tė romanizimit, por edhe pėr vendin e origjinės, pėr mėnyrėn e tyre tė jetesės, nivelin kulturor, mitet dhe zakonet piruste, e tjerė. Duke qenė vend i pirustėve par exellence dhe duke pretenduar se kemi monopolin e trashėgimisė prej tyre, megjithatė njė territor tjetėr, i largėt dhe i huaj mė shumė se ne, po shfaq thesaret e treshėgimisė piruste me tėrė vlerėn dhe origjinalitetin e vet. Nisur nga rrėnojat e ndėrtesave dhe nga minierat e arit, Alburnus Maior, qyteti ku u vendosėn ilirėt ėshtė quajtur El Dorado e kohės sė vjetėr. Qyteti nė fjalė ishtė njė unitet i integruar i disa vendbanimeve tė quajtura „Vicus“ dhe Castellum“. Me „vicus“ romakėt kuptonin njė paralagje qyteti qė ishte e urbanizuar, por qė ishte e dallueshme nga pjesa tjetėr e tij, ndėrsa „castellum“ ishin vendbanime mė tė vogla dhe me urbanizim mė tė paktė. (Quae est Alburnus Maior, Vicus Pirustarum),-Kėtu ėshtė Alburnus Major, Vicus Pirustarum, ėshtė njė mbishkrim nė latinisht i zbuluar atje, i cili mė shumė se kujdo nė kėtė botė duhet tė na tingėllojė ne nė vesh. Nė fakt Alburnusi i Madh, siē quhet nė shqip pėrbėhej nga popullsi tė ndryshme, shumica e tė cilit ishte ilire si Pirustae, Baridustae, Sardeates, Ansi, Maniates, qė janė lokalizuar edhe nė vendet e tyre tė origjinės. Ilirėt sollėn me vete organizimin e tyre shoqėror origjinal nė „Vicus“ dhe „Castellum“ me Vicus Pirustarum, Castellum Baridustarum, Castellum Avieretium. Zbulimet arkeologjike, veēanėrisht 25 „Ėax Tablets“, ku gjenden tė shkruara pjesė nga ligjet romake tė kohės, njėfarė rex metalica, me anė tė cilės rregulloheshin kontratat e punės nė minierė, statusi i punėtorėve dhe kushtet e punės nė miniera. Tabelat u gjetėn nė mes tė viteve 1786-1855 dhe u publikuan prej historianit gjerman Theodor Mommsen si burim shumė i rėndėsishėm pėr tė drejtėn romake. Kjo dėshmon se ilirėt ishin dėrguar atje mė shumė nė rolin e punėtorėve specialistė dhe se ata ishin qytetarė tė lirė, statusi i tė cilėve ishte i llogaritur me ligje. Sipėrfaqja e banimit ka njė shtrirje prej disa qindra hektarė dhe mban brenda saj thesare tė kulturės me ndėrtesa publike, banjo, varreza, tempuj, hyjni, rrugė tė shtruara, qė tė ēonin pėr nė galeri, tė cilat nė total kapin 65 kilometėr gjatėsi, e tjerė. Nė pėrqindjen e onomastikės ilire nė Daki, njė masė e konsiderueshme prej 62% i pėrket Alburnusit dhe kėtu masa mė e madhe ėshtė piruste, siē mendohet se janė edhe pjesa kryesore e tempujve, varrezave, e tjerė. Por kėrkimet janė ende nė fazėn fillestare.

    Thesaret e Alburnusit.

    Alburnus Major, (Rosa Montana) e sotme, ėshtė themeluar si vendbanim nė vitin 131 para erės sė re, si vendburim mineralesh tė ēmuara dhe pėr tė gjithė kohėn e ekzistencės sė tij nuk ka pushuar funksionin si minierė. Shfrytėzimin mė tė madh e pati nė shekullin e dytė, qė pėrkon me periudhėn e vajtjes atje tė ilirėve. Nė shekujt III-XIV shfrytėzimi i mineraleve pati ulje tė ndjeshme, pėr t'u rritur shumė pastaj nė kohėn e Perandoreshės sė Austro-Hungarisė, Maria-Tereza dhe sė fundi nė vitet shtatėdhjetė tė shekullit tė kaluar, nėn regjimin komunist. Alburnusi ka filluar tė tregojė thesaret e tij. Gjithēka nisi nė vitin 2001, kur nga arkeologėt rumunė dhe tė huaj nisi puna e gėrmimeve nė njė territor qė pėrfshin fillimisht 400 ha, pėr tė vazhduar me 700 ha tė tjera. Deri nė atė kohė qyteti i vjetėr ishte trazuar vetėm njėherė nga ekipi i arkeologut Ėalker Vollmann nė vitin 1983. Nė vitin 2002 u zbuluan tre ndėrtesa me sipėrfaqe tė pėrgjithėshme 0,8 ha dhe disa tempuj tė fisit ilir Sardeates, tė zbuluara nė pikėn Habad, ku janė gjetur dhjetra statuja hyjnishė. Ndėrsa nė kodrėn Carponi ėshtė gjetur njė ndėrtesė e madhe me lartėsi 2 metra dhe disa objekte, qė mendohet se i pėrkisnin fiseve ilire Ansium dhe Maniates. Mbishkrimet e gjetura janė material jashtėzakonisht i vlefshėm. Mjaftojmė tė kujtojmė se ende nuk ėshtė bėrė rindėrtimi i panteonit ilir, nuk njihen emrat e hyjnive ilire dhe megjithė punėn e ilirologėve, mitologjia ilire duket se do ende kohė qė tė dalė nė dritė tė diellit nė kuptimin e plotė tė fjalės. Materiali onomastik, mjaft i vlefshėm dhe qė pasurohet pas ēdo kėrkimi na ka dhėnė emėrtimet e hyjnive tė ilirėve tė Alburnusit. Apollo Pirunenus, Aptus Delm(ata), Die Artani, Maelanens, Na(u)o, ku e para ėshtė padyshim hyjnia e pirustėve Pirunenus me atributet e Apollonit tė romakėve bėjnė njė plotėsim nė studimet mitologjike ilire. Nė proēesin e pėrpjekjeve tė tyre pėr romanizimin e rajoneve tė pushtuara romakėt u treguan tolerantė, duke lejuar qė pėrveē hyjnive shtetėrore (romake), tė adhuroheshin edhe hyjnitė private (vendase). Rezultat i kėtij konceptimi ėshtė fryma e tolerancės, qė ekzistonte nė atė shtet gjigand, qė jetoi pėr dhjetra shekuj. Prandaj gėrmimet e mėtejshme arkeologjike nė Alburnus do tė na japin tė dhėna tė reja dhe do tė zbulojnė edhe mė thesare tė pirustėve, qė do tė jenė kontribut i paraardhėsve tanė nė qytetėrimin ilir. Nė lidhje me zbulimet e deritanishme arkeologjike janė botuar katėr libra: vėllimi i parė me 526 faqe u kushtohet gėrmimeve tė kryera nė vitet 200-2001; vėllimi i dytė njė varreze rrethore, vėllimi i tretė nekropolit dhe vėllimi i katėrt galerive. Qyteti antik Alburnus Major ėshtė konsideruar si vend me rėndėsi arkeologjike pėr mbarė Evropėn, njė vendburim mineral, qė vazhdon tė shfrytėzohet pas dymijė vjetėsh dhe qė fsheh nė vetvete shumė thesare tė kulturės sė Lashtėsisė. Qeveria rumune, vetėm pėr gėrmimet arkeologjike qė po kryhen ka dhėnė njė fond prej 4 milion dollarė, mė shumė se shuma e parave tė pėrdorura pėr kėtė qėllim pėr dyqind vjet rrjesht tė marrė sė bashku. Atje nė „Mirditėn dhe Matin tjetėr“ po kryhen gėrmimet arkeologjike ndėr mė tė mėdha tė Kontinentit tonė, ndėrkohė qė autoritetet rumune po mendojnė pėr ta propozuar kėtė qytet antik pėr tė hyrė nė fondin e trashėgimisė botėrore tė njerėzimit. Meqenėse deri tani gėrmimet arkeologjike, vetėm sa e kanė gėrvishur qytetin e vjetėr, nė tė ardhmen priten surpriza tė tjera pėr kulturėn rumune dhe evropiane, por veēanėrisht pėr kulturėn tonė kombėtare, sepse Alburnusi i Madh ėshtė pėrė sė gjithash qytet ilir.

    Qytetet e humbura piruste.

    Aty ku ka patur zejtari kanė qenė kushtet pėr ‚u bėrė edhe urbanizimi. Qė para pushtimit romak duhen kėrkuar qytetet ilire nė truallin e xehtarėve pirustė. Arkeologėt dhe historianėt kėtu vendosin qytetin Damastion, i cili pėrveēse nė Mirditė, ende nuk dihet me siguri se ku ndodhet, ndėrkohė qė dhjetra vendbanime tė lashta qė ne i emi emėrtuar me emrin kolektiv „qyteza“ presin tė hapin „arkivat e tyre“. Pas pushtimit, romakėt ndėrtuan shumė civitas (qytete) nė territoret e zaptuara. Kėto ishin qendra tė njėsive territoriale, ku qėndronte administrata shtetėrore. Nė provincėn e Dalmacisė, ku bėnin pjesė edhe territoret e pirustėve nga romakėt qenė ngritur 60 civitas. Ndėrkohė minierat e arit, argjendit administroheshin nga pėrfaqėsues tė shtetit nė nivel qėndror, apo dhe provincial. Iliriku e ka patur njė funksionar tė tillė qė quhej „Procurator“, -Kujdestar i minierave tė arit. Me kalimin e kohės mėnyra e organizimit ka ndryshuar dhe kėto miniera gjenden edhe nėn pėrkujdesjen e drejtpėrdrejtė tė guvernatorėve tė provincave tė Dalmacisė dhe Panonisė. Kjo do tė thotė qė ruajtja e metaleve tė ēmuara nga vjedhjet e mundshme ishte problem shtetėror, prandaj pranė minierave tė arit, argjendit, e tjerė ka patur edhe ruajtės shtetėror, nė rastin mė tė mirė ushtarė, nė numėr sipas nevojave dhe madhėsisė sė vendburimeve, por qė kanė ndikuar nė formimin e „civitas romanus“, qyteteve romake pranė vendburimeve metalore, si njė bashkėsi e mineralnxjerrėsve dhe mineralruajtėsve. Nga ana tjetėr nė kushtet e luftėrave tė vazhdueshme kundėr barbarėve u pa e domosdoshme tė ndėrtoheshin vendbanime tė fortifikuara, qė do tė shėrbenin pėr forcat ushtarake, por edhe popullsinė civile. Nė tė dy rastet qytetet, apo qytezat siē i quajmė ne sot, janė pikėtakimet tona tė ardhėshme me pirustėt, nė atė gjendje qė mund tė ishin nė shekullin II, IV, apo VI tė erės sonė. Njė takim me tė kaluarėn tonė qė na jep mė shumė horizont, ndoshta edhe mė shumė histori edhe krenari pėr vendlindjen.
     
    .
  5. Etore
     
    .

    User deleted


    Parthinėt ishin njė fis ilir, banorė tė trevės midis Bregut tė Matės dhe lumit Aps (Semanit). Nė perėndim kufizoheshin me toka e Dyrrahut, nė Lindje me dasaretėt tek malet Polis-Kamje. Pėrmenden qė mė 229 p.e.s. nė kėtė trevė, duke zėvendėsuar emrin e taulantėve, si njė bashkėsi, nė kuadrin e shtetit ilir. Mė 229-205 p.e.r. kalojnė nė varėsinė e Romės, tė shtetit ilir tė Skerdilaidit dhe Maqedonisė.

    Mė 205 p.e.s. ngritėn krye kundėr sundimit maqedon dhe u rikthyen nė shtetin ilir, deri mė 172 p.e.s., kur i pushtoi pėrfundimisht Roma. Mė 48 p.e.s. dhe 39 p.e.s. ngritėn krye kundėr sundimit romak, por u shtypėn egėrsisht. Njė parthin Asin Epikadi, organizoi njė komplot pėr rrėzimin e Oktavian Augustit nė Romė. Hyjnia kryesore ishte Zeusi Parthin (Jupiter Parthinus).

    Qytetet mė tė pėrmendura ishin Partha e Brysaka. Ndėr qendrat qytetare tė parthinėve duhet tė kenė qenė ato ku janė rrėnojat e sotme tė nė Zgėrdhesh, Dorėz, Pėrsqep, Belsh, Berat e Babunjė

    Japodėt, ishin fise ilire qė banontene nė krahinat veriore tė Ilirisė, nė shpinė tė liburnėve. Nė shek. IV p.e.r. u pėrzien me keltėt, Straboni i quan fis ilir kelt. Pėr njė kohė tė gjatė nė shek. II-I p.e.r. japodėt kundėrshtuan me armė nė dorė pushtuesit romak. Nė sulmin e romakėve kundėr japodėve dhe ilirėve tė tjerė tė Veriut mė 35 tė e.r. ka mbetur si shembull i madh lufta pėr mbrojtjen e Metulit, qytetit kryesorė tė tyre. Romakėt mundėn ta pushtonin qytetin vetėm kur u shkatėrrua i tėri dhe vranė nė luftė tė gjith mbrojtėsit e tij. Gratė metulase me fėmijėt e tyre, pėr tė mos rėnė nė duart e pushtuesve, u hodhėn nė zjarrin qė diqte qytetin.

    Paionėt ishin njė grup fisesh ilire qė banonin nė luginėn e sipėrme tė Aksiosit (Vardari) dhe degėve tė tij, duke u shtrirė nė Lindje deri te lugina e Srymonit (Struma) nė kufi me fise trake nė Perėndim nė kufi me dardanėt, penestėt dhe dasaretėt e Ilirisė. Pėrmenden pėr tė parėn herė nga Homeri si aleatė tė trojanėve kundėr akejve. Nė fillim tė shek. V p.e.r. u pushtuan nga persėt dhe dy fise tė tyre me urdhėr tė Darit u shėrngulėn nė Azi. Nė gjysmėn e parė tė shek. IV paionėt kishin krijuar mbretėrinė e tyre , njė ndėr sundimtarėt e tė cilit ishte Agisi. Qė nga kjo periudhė historia e paionėve ėshtė e lidhur me pėrpjekjet e vazhdueshme tė shtetit maqedon pėr t'i nėnshtruar. Kjo u arrit gjatė sundimit tė Filipit II dhe sidomos tė Aleksandrit tė Madh. Megjithatė duke njohur qeverisjen e Maqedonisė, paionėt vazhdonin tė sundoheshin formalisht nga mbretėria e tyre. Vetėm pas nėnshtrimit tė plotė nga ana e Lismakut nuk bėhet mė fjalė pėr mbretėr paionė. Paspushtimit romak Paionia u nda midis krahinave II dhe III, nga tė katėr provincat autonome tė Maqedonisė tė krijuar nga pushtuesit. Me riorganizimin administartiv tė perandorisė e nė kohėn e Dioklecianit, Paionia sė bashku me Pelagoninė formonin njė krahinė tė veēantė tė quajtur Maqedonia II ose Salutaris.

    Demosteni thoshte pėr ta se "nuk janė mėsuar tė binden".

    Eordejtė ishin fise ilire, banorė tė krahinės Eordea, nė rrjedhėn e sipėrme tė Devolloit dhe nė trevėn e liqenit tė Kosturit. Pėrmenden shpesh nė kohėn e luftėrave romako-maqedone. Mė 199 p.e.r. trojet e tyre u shkatruan nga ushtria e konsullit romak Sulpici dhe mė 171 p.e.r. u pėrshkuan nga ushtria maqedone e Perseut. Pas pushtimit romak, Eordea u pėrfshi nė krahinėn IV maqedone. Nėpėr tė kalon rruga Egnatia (Via Egnatia). Qytetet kryesore ishin: Eordea Kele.

    Japygėt janė fis ilir, i shpėrngulur rreth fillimit tė mijėvejeēarit tė fundit tė p.e.r. nė italinė e Jugut. U vendosėn nė fillim nė Gadishullin e Garganos, pastaj nė Pulia (Kalabria antike) dhe u ngulėn pėrfundimisht nė jug tė saj, nė hyrjen e ngushticės sė Otrantos. Autorėt antik emrin e japygėve e kanė pėrdorur si emėrtim pėrmbledhės pėr njė varg popullsish: mesapėt, salentinėt, kalabrėt, pericezėt dhe daunėt, qė banonin nė Pulia. Shpesh emri i japygėve ėshtė ngatėrruar me mesapėt qė u vendosėn nė kėtė krahinė mė vonė se japygėt, por shpejt morėn epėrsi mbi ta.

    Labeatėt ishin fise ilire qė banonte rreth liqenit tė Shkodrės. Pėrmenden pėr herė tė parė nga Livi gjatė luftės sė III iliro-romake. Bėnin pjesė nė mbretėrinė ilire tė Gentit. Qytetet tė tyre ishin Shkodra, qė ishte edhe kryeqendra e mbretėrisė Ilire, dhe Meteoni (Meduni i sotėm nė Mal tė Zi). Labeatėt prenė monedha nė emėr tė bashkėsisė fisnore, sipas tipit tė monedhave tė mbretit Gent dhe me sa duket me autorizimin e tij.
     
    .
  6. Etore
     
    .

    User deleted


    Mesapėt janė fis Ilir i shpėrngulur rreth fillimit tė mijėvjeēarit tė fundit p.e.r. nė Italin e jugut dhe i vendosur nė Apolia dhe Kalabrinė antike.

    Historia
    Njoftimet e para historike tė sigurta pėr ta lidhen me luftėrat e zhvilluara prej tyre kundėr tarentasve nga fillimi i shek. V deri mė 335 p.e.r., kur pas ndėrhyrjes sė Alaksadėr Molosit qė ishte thirrur pėr ndihmė nga tarentasit , i lanė mė njėanė grindjet me kėta tė fundit pėr tė pėrballuar gjendjen e krijuar nga rreziku samnit. Nė luftėn I e II samnite mesapėt u renditėn nė anėn e romakėve, ndėrsa gjat luftės sė III mė 299 p.e.r. tė shqetėsuar nga forca gjithnjė nė rritje e Romės, u ndanė nga romakėt e u hodhėn kundėr tyre. Nė luftė kundėr romės ata, sė bashku me lukanėt, samnitėt e tarentasit, iu drejtuan pėr ndihmė Pirros dhe qenė tė parėt qė pritėn dhe ndihmuan forcat e tij kur ata zbarkuan nė brigjet e Italisė nė vitin 280 p.e.r. Edhe pse tė mundur mė vonė nga Roma dhe tė detyruar tė merrnin pjesė nė konfederatėn e kryesuar prej saj, mesapėt shpeshherė ngrinin krye duke e kundėrshtuar me forcė procesin e romanizmit qė filloi tė thellohej sidomos nė fillim tė shek. I p.e.r. Gjuha e mesapėve ishte mesapishtja. Ata kanė lėnė njė numėr mbishkrimesh, studimi i tė cilave ka rėndėsi pėr njohjen e ilirishtes.

    Atintanėt, njė ndėr fiset e mėdha tė Ilirisė sė Jugut, banorė tė Atintanisė. Shtriheshin nė krahinat e sotme tė Mallakastrės e tė Skraparit. Nė Perėndim kishin Apoloninė dhe parthinėt, nė Veri desaretėt, nė Jug lumin Aous (Vjosa) i ndante nga amanėt e epirotėt. Pėrmenden pėr herė tė parė nė burimet historike nė shek. V p.e.r. si aleatė tė molosėve. Patėn lidhje tė ngushta me aleancėn Epirote; rreth vitit 312 p.e.r. njė personalitet atintan ėshtė nderuar nga shteti epirot me dekret tė posaēėm tė skalitur mbi gur. Disa autorė tė lashtė i quajtėn epirot, duke u nisur nga lidhjet me molosėt e mė pas me shtetin e Epirit. Mė 229 paria e Atintanėve mori anėn e Romės nė luftėn kundėr shtetit ilir tė Teutės. Sipas marrėveshjes romako-maqedone mė 205 nė Foinike Atentana iu lėshua Maqedonisė, pėrveē tokave tė bylynėve, qė mbetėn si bashkėsi (Koinon) mė vete nėn kontrollin romak. Me ndarjen administrative qė bėnė romakėt nė Maqedoni pas vitit 168 p.e.r. Atianta u pėrfshi nė krahinėn e IV maqedone. Pjesa Perėndimore e Atiantisė (Mallakastra e Skrapari) ishte mė e zhvilluar nga ana ekonomike-shoqėrore. Kishte njė varg qytetesh, ndėr tė cilat mė tė rėndėsishme ishin Bylisi e Nikaia.

    Albanėt, fisė Ilir nga i cili morėn emrin e hershėm shqiptarėt. Pėrmendet pėr tė parėn herė si Albanoi nė shek. II -tė erės sonė nga Ptolemeu i cili shtrihet nė shpinė tė Dyrrahut deri tek malet Kandave (malet e Polisit) nė Lindje brenda trevės sė banuar mė parė nga fisi i parathinėve. Mendohet tė jetė i njėjti fis me emrin e ri tė pėrkthyer parthinoi=bardhinoi=albanoi. Qyteti kryesor i tyre ishe Albanopoloi. Nė krahinėn qėndrore tė banuar prej albanėve ruhen ende toponime qė lidhen me emrin e kėtij fisi., si: Arbana, fashat nė rrethin e Tiranės, kroi Alban nė afėrsi tė fshatit Zgėrdhesh tė rrethit tė Krujės etj. Nė burimet historike tė shek. XI Albanėt pėrmenden nga Mihal Ataliati si dhe nga ana e Komnena si pjesmarrėse aktive e ngjarjeve. Nė mesjetė njihet dhe varianti si Arban. Ka qenė emri etnik i shqiptarėve nė mesjetė siē dėshmon fakti qė kėtė emėr e morėn me vete shqiptarėt e mėrguar nė Greqi (shek. XV-XVI) nė formėn arvanit, nė Itali (shek. XV-XVI) dhe nė Dalmaci (shek. XVIII) nė formėn arbėresh.

    Shqiptar ėshtė njė person me prejardhje nga trojet e Shqipėrise dhe Kosovės se sotme, por edhe atyre tė minoriteteve nė zonėn e Ballkanit, meqėnėse e ndjen veten se i takon kėtij kombi ose populli. Shoqėria shqiptare dallohet nga aftėsia e shprehjes nė gjuhėn Shqipe dhe lidhet nga vazhdimėsia e traditave tė larmėta dhe tė historisė tė personave tė saj, qė nga lashtėsia e deri nė periudhėn e sotme. Konkretisht, kjo shoqėri nuk bėn dallime fetare dhe politike, apo klasifikime tė tjera qė nuk vijnė vetvetiu nga gjaku (gjenet) dhe gjuha Shqipe.

    Nė kuptimin juridik
    Si Shqiptarė konsiderohen pjesa mė e madhe e popullsisė sė Shqipėrisė dhe Kosovės, si dhe njė pjesė e popullsisė sė Maqedonisė, Malit tė Zi, Serbisė dhe Greqisė.

    Shqiptarėt janė themelues tė shtetit tė quajtur Shqipėri dhe Kosovė. Nė Maqedoni ēėshtja ende nuk ėshtė e qartė, ndėrsa nė Serbi dhe nė Malin e Zi ata konsiderohen (minoritete) si pakica kombėtare.

    Si shtetas shqiptarė quhen banorėt e Shqipėrisė.
     
    .
  7. Etore
     
    .

    User deleted


    Ne mesin e shek. III p.e.s ne krye te mbreterise Ilire dolen Ardianet. Aristokracia skllavopronare ardiane, e cila kishte krijuar nje organizim te mire ushtarak, ne vitin 251 p.e.s mori ne dore pushtetin dhe perfaqesuesi i saj u be Pleurati. Keshtu, ne fuqi erdhi dinastia ardiane, qe sundoi pėr me tepėr se 80 vjet, me kryeqytet Shkodren. Ne lufte me keltet, ardianet arriten t'i debonin ata pertej lumit Narona, kurse ne jug arriten te rrezonin mbreterite e vjetra te enkelejve e te taulanteve, duke e shtrire pushtetin e tyre ne tere Ilirine e Jugut.

    image

    Pas vdekjes se Peluratit ne vitin 250 p.e.s erdhi ne fron Agroni, i biri i tij, i cili sundoi pėr 20 vjet. Gjate sundimit te Agronit shteti ilir beri hapa te medhenj perpara ne fushen ekonomike, politike dhe ushtarake. U krijua nje ushtri e forte dhe nje flote e fuqishme, u forcua pushteti qendror ne dem te autonomise lokale: U rivendosen kufinjte e meparshem qe nga Vjosa deri ne Narona, me perjashtim te tri kolonive bregdetare: Dyrrahu, Apolonise dhe Ises. Mbreteria Ilire u be nje shtet i forte dhe nje fuqi detare. Lundrimi ne Adriatik u fut nen kontrollin e flotes Ilire.

    Me vdekjen e Agronit ne krye te shteti erdhi gruaje e tij Teuta, e cila nuk ndryshoi politiken e jashtme te shteti ilir. Duke mbajtur aleancen me Maqedonine, Teuta ne vitin 230 para eres se re nisi kunder Epirit ushtrine dhe floten Ilire. Ekspedita perfundoi me sukses dhe Republika e Epirit hyri ne varesine e Mbreterise Ilire.

    Ne vitin 229 para eres se re Teuta iu drejtua qyteteve bregdetare. Meqenese Dyrrahu dhe Isa rezistuan, flota ilire nen komanden e Dhimiter Farit iu drejtua Korkyre dhe pasi shpartalloi floten greke, e pushtoi ate. Keto fitore e bene Mbreterine Ilire nje nga fuqite me te medha te pellgut te Mesdheut.

    Lufta e Pare Iliro-Romake (229-228 p.e.s)imageLufterat Iliro-Romake ne Art: pikture murale ne muzeun e Krujes

    Lufterat Iliro-Romake ne Art: pikture murale ne muzeun e KrujesRritja e fuqizimi i Mbreterise Ilire vuri ne shqetesim jo vetem shtetet e Greqise por dhe Republiken e Romes, e cila synonte te sundonte ne detin Adriatik. Ne vjėshtė te vitit 229 para eres se re Roma filloi luften kunder Mbreterise Ilire.

    Fati i luftes me Romen nuk u percaktua aq nga veprimet luftarake sesa nga dobesite e brendshme te shtetit Ilir. Qytetet e medha si Dyrrahu, Apolonia dhe Isa te cilat perbanin mbėshtėtjen kryesore te mbrojtjes u bashkuan me romaket. Njeri nga komandatet e Teutes Dhimiter Fari tradhetoi dhe ia dorezoi armikut floten Ilire dhe ishullin e Korkyres. Ne keto kushte Teuta u detyrua te nenshkruante paqen me Romen.

    Kushtet e paqes se vitit 228 para eres se re qene te renda pėr Mbreterine Ilire. Teuta detyrohej t'u paguante romakeve nje takse, te hiqte dore nga pjesa me e madhe e Ilirise dhe te mos lundronte ne jug te Lisit me me shume se dy anije. Keshtu Mbreteria Ilire u reduktua ne nje shtet te vogel ne veri te Lisit.

    Lufta e Dyte Iliro-Romake (219-219 p.e.s)imagePerkrenare Ilire, Shek VI P.E.S. Bronz i derdhur

    Pas nenshkrimit te paqes u duk sikur ne Iliri qe vendosur plotesisht sundimi Romak. Por ngjarjet tregojne se as iliret, as fqinjet e tyre maqedonet nuk u pajtuan me gjendjen e krijuar. Ne vitet qe pasuan, Dhimiter Fari u be mekembes i Mbreterise Ilire ne vend te Teutes e cila ishte larguar nga froni. Dhimiter Fari e shtriu pushtetin e tij mbi gjithe Mbreterine Ilire dhe ndermori nje politike te pavarur nga Roma; ai lidhi aleance me Maqedonine, mekembi ushtrine, ndertoi nje flote te fuqishme dhe u be nje kundershtar i ri pėr Romen.

    Roma nuk mund ta lejonte kete fuqizim te ri te Mbreterise Ilire dhe me 219 para eres se re i shpalli lufte. Edhe kete radhe iliret vuanin nga perēarjet e brendshme. Nje pjese e aristokracise skllavopronare me ne krye Skerdilaidin, kaloi ne anen e romakeve. Me 218 para eres se re pas dy betejave shume te ashpra, njera ne Dimal (midis Fierit e Beratit) dhe te tjera ne ishullin e Farit (Dalmacine Jugore), Dhimiter Fari u mund dhe u largua pėr ne Maqedoni. Ne keto kushte Roma e cila kishte shqetesimet e saj te brendshme lidhi me te shpejte nje marreveshje me Skerdilaidin i cili u be sundimtar i shtetit Ilir dhe detyrohej ti paguante Romes disa taksa.

    Lufta e Trete Iliro Romake (170-167 p.e.s)imageluftetare ilire sipas artit antik

    luftetare ilire sipas artit antikPas luftes qe perfundoi me fitoren e Romes, ndikimi i saj mbi shtetin Ilir erdhi duke u rritur. Kjo beri qe forcat antiromake ne Iliri te zgjeroheshin. Pleurati (i biri i Skerdilaidit), me gjithe perpjekjet qe beri, nuk qe ne gjendje te ēlirohej nga vartesia e Romes.

    Hipja ne fron e Gentit me 181 p.e.s shenon nje etape te re pėr shtetin Ilir. Ai u perpoq shume pėr forcimin ekonomik e politik te shtetit ilir. Ai synoi te vendoste nje sistem monetar te perbashket pėr gjithe mbreterine. Nder masat qe mori, perqendroi pushtetin ne duart e tij, forcoi ushtrine dhe floten, lidhi miqesi me shtetet fqinje dhe me Maqedonine, kundershtaren e re te Romes ne Ballkan. Me fillimin e luftes ndermjet Romes e Maqedonise ne vitin 171 para eres se re iliret u rreshtuan ne aleancen tripaleshe antiromake iliro-maqedono-epirote.

    Flota Ilire filloi veprimet luftarake ne det po nuk arriti dot te pengonte romaket te cilet ne vitin 168 para eres se re zbarkuan me ushtri te shumta ne brigjet e Ilirise. Romaket i perqendruan ushtrite e tyre ne Genus (Shkumbin) e prej andej pushtuan qendrat e rendesishme gjate rruges dhe u gjenden para mureve te Shkodres. Ne vend qe forcat ilire te qendronin brenda mureve te qytetit, Genti e nxorri ushtrine e vet nga keshtjella dhe i sulmoi romaket ne fushe te hapur, pikerisht aty ku kerkonte armiku. Ndeshja perfundoi me thyerjen e plote te ushtrise ilire. Genti u dorezua rob me gjithe familjen dhe u dergua si rob ne Rome. (Varri i tij ndodhet ne Umbio, Gubio).


    Mburoje dhe kallcike kembesh bronzi Ilire. Origjinali gjendet ne Muzeumin e Tiranes. Afersisht 50 cm ne diameter. Rreth vitit 400 P.E.S.Pas fitores mbi Shkodren, romaket iu drejtuan Maqedonise e cila gjithashtu pesoi disfate. Nje vit me vone me 167 para eres se re romaket pushtuan dhe Epirin.

    Pas mbarimit te Luftes se Trete Iliro-Romake, Iliria e Jugut u copetua dhe u shkaterrua ekonomikisht, qytetet dhe fshatrat u plackiten dhe u rrenuan. Pėr Iliret dhe Epirotet filloi nje periudhe e gjate e sundimit romak e cila vazhdoi dhe pėr me tepėr se pese shekuj e gjysem.

    Iliria nėn okupimin romakimageMburoje dhe kallcike kembesh bronzi Ilire. Origjinali gjendet ne Muzeumin e Tiranes

    Gjendja ekonomike-shoqėrore dhe administrimi i Ilirėve nė shek. I-III
    Shteti romak si gjatė luftėrave, ashtu edhe pas mbarimit tė tyre u mor me organizimin administrativ tė viseve tė pushtuara, tė cilin e kreu nė disa etapa dhe me ndryshime sipas koniunkturave qė krijoheshin herė pas here dhe nė pajtim me mundėsitė qė kishte vetė shteti romak. Qėllimi kryesor i organizimit administrativ tė Ilirisė, ka qenė pėrforcimi i pushtetit romak, me anė tė tė cilit do tė kalohej nė njė administrim e shfrytėzim mė racional e sistematik tė provincave ilire. Kjo ka ndodhur nė periudhėn e fundit tė Republikės sė Romės dhe nė mėnyrė tė veēantė me krijimin e perandorisė. Kėtij qėllimi i shėrbyen masa tė tilla si konfiskimi i tokave dhe ndryshimet nė pronėsinė tokėsore, shndėrrimi i disa qyteteve nė koloni romake dhe ngulimet e njė popullsie italike e orientale, zhvillimi i teknikės dhe i prodhimit, shfrytėzimi i minierave dhe ndėrtimi e rindėrtimi i rrugėve dhe nė pėrgjithėsi situata e rėndė qė iu imponua ilirėve, veēanėrisht duke filluar nga shek. I e.sonė.

    Bashkė me kėtė politikė Roma bėri pėrpjekje tė mėdha pėr asimilimin, “romanizimin” e popullsisė ilire, por pa arritur rezultate tė dukshme.

    Edited by Etore - 13/2/2010, 23:27
     
    .
  8. Etore
     
    .

    User deleted


    Gjendja ekonomike-shoqėrore dhe administrimi i Ilirėve nė shek. I-III

    Shteti romak si gjatė luftėrave, ashtu edhe pas mbarimit tė tyre u mor me organizimin administrativ tė viseve tė pushtuara, tė cilin e kreu nė disa etapa dhe me ndryshime sipas koniunkturave qė krijoheshin herė pas here dhe nė pajtim me mundėsitė qė kishte vetė shteti romak. Qėllimi kryesor i organizimit administrativ tė Ilirisė, ka qenė pėrforcimi i pushtetit romak, me anė tė tė cilit do tė kalohej nė njė administrim e shfrytėzim mė racional e sistematik tė provincave ilire. Kjo ka ndodhur nė periudhėn e fundit tė Republikės sė Romės dhe nė mėnyrė tė veēantė me krijimin e perandorisė. Kėtij qėllimi i shėrbyen masa tė tilla si konfiskimi i tokave dhe ndryshimet nė pronėsinė tokėsore, shndėrrimi i disa qyteteve nė koloni romake dhe ngulimet e njė popullsie italike e orientale, zhvillimi i teknikės dhe i prodhimit, shfrytėzimi i minierave dhe ndėrtimi e rindėrtimi i rrugėve dhe nė pėrgjithėsi situata e rėndė qė iu imponua ilirėve, veēanėrisht duke filluar nga shek. I e.sonė.

    Bashkė me kėtė politikė Roma bėri pėrpjekje tė mėdha pėr asimilimin, “romanizimin” e popullsisė ilire, por pa arritur rezultate tė dukshme.

    Gjendja ekonomiko-shoqėrore e Ilirėve
    Vendbanimet
    Ilirėt e kohės sė hekurit jetonin nė fshatra dhe nė vendbanime tė fortifikuara. Tė parėt nuk njihen dhe aq mirė pėr arsye se nuk janė gjurmuar nė mėnyrė tė mjaftueshme. Nė burimet e shkruara ato dokumentohen nga fundi i kėsaj periudhe, nė fiset mė jugore ilire, nėpėrmjet Pseudo-Skylaksit, i cili thotė se kaonėt, thesprotėt dhe molosėt banonin nė fshatra. Ky njoftim i shkurtėr, qė me sa duket i referohet njė burimi mė tė hershėm, nuk ndihmon shumė pėr tė krijuar njė ide tė qartė mbi karakterin e kėtyre vendbanimeve.


    Illyrian tribes (pre-Roman conquest).Me sa mund tė gjykohet nga tė dhėnat arkeologjike, vendbanimet fshatare ilire tė kėsaj kohe formoheshin nga grupe shtėpish tė grumbulluara sipas njėsive shoqėrore qė pėrfaqėsonin, d.m.th. mbi bazėn e njė familjeje tė madhe patriarkale ose tė njė grupi familjesh tė tilla, qė i pėrkisnin njė vėllazėrie. Njė mendim tė tillė e sugjerojnė, tė paktėn pėr vendbanimet respektive tė tyre, nekropolet tumulare tė Matit, tė cilat pėrbėhen nga grupe tė vogla tumash, tė vendosura nė tarraca, nė luadhe e nė toka buke gjatė luginės sė lumit. Po kjo gjė pėrsėritet nė tumat e Kukėsit, ato tė pellgut tė Korēės, tė luginės sė Drinos e gjetkė. Edhe vendbanimet fshatare tė gjurmuara nė luginėn e Vjosės japin tė njėjtėn tablo. Nė tė gjitha rastet ato paraqiten si vendbanime tė vogla e tė shpėrndara pranė tokave bujqėsore. Burimet e shek. V p.e.sonė dėshmojnė se vendbanimet e hapura fshatare tė kėtij lloji kanė qenė tipike jo vetėm pėr Ilirinė, por edhe pėr krahinat fqinje tė Maqedonisė nė lindje dhe tė Akarnanisė e Etolisė nė jug. Gjatė kohės sė hekurit vazhdojnė tė mbijetojnė edhe palafitet si vendbanime tė trashėguara nga epokat e mėparshme. Herodoti nė “Historitė” e tij pėrshkruan me shumė hollėsi njė vendbanim tė tillė buzė liqenit Prasaida tė Panonisė. Arkeologjikisht ato janė vėrtetuar gjithashtu nė fshatin Knetė tė Kukėsit dhe jashtė territorit shqiptar, nė Donja-Dolina e Ripaē tė Bosnjės dhe nė Otok afėr Sinjit nė Dalmaci. Krahas vendbanimeve fshatare tė pambrojtura nė kohėn e hekurit pėrhapen gjerėsisht vendbanimet e fortifikuara me mure. Tė njohura qė nga koha e bronzit tė vonė, ato evoluojnė dhe bėhen njė nga elementet mė karakteristike pėr epokėn e hekurit. Nė gjuhėn e popullit kėto vendbanime njihen me emrat qytezė, kala ose gradina. Pėr Ilirinė e Jugut janė karakteristike qytezat apo kalatė e fortifikuara me mure gurėsh. Ato janė tė ngritura mbi kodra tė mbrojtura dhe me pozitė mbizotėruese e horizont tė gjerė shikimi. Kufijtė e vendbanimit i pėrcaktonin muret rrethuese. Linja e murit ndjek relievin e terrenit duke shfrytėzuar aftėsitė mbrojtėse tė tij dhe ndėrpritet aty ku mbrojtja nuk ėshtė e nevojshme. Muret ndėrtoheshin me gurė tė mėdhenj e mesatarė tė palatuar, formuar nga dy kėmisha anėsore dhe bėrthama e mesit qė mbushej me gurė tė vegjėl. Trashėsia e tyre luhatet nga 3,10-3,50 m. Mungojnė nė kėtė sistem tė hershėm fortifikimi kullat, kurse portat janė nė pėrgjithėsi tė vogla. Nė ndonjė rast ato janė pajisur me njė korridor qė ndihmonte mbrojtjen. Lartėsia e kėtyre mureve, e ruajtur deri nė ditėt tona arrin 2,50-3 m, por trashėsia e tyre tregon se kanė pasur njė ngritje tė madhe. Megjithatė duhet menduar se mbi kėtė nivel, fortifikimi do tė ketė qenė plotėsuar me gardhe hunjsh. Madhėsitė e kėtyre vendbanimeve ndryshojnė nga njė rast nė tjetrin. Mė tė voglat kanė njė shtrirje prej 1-2 ha, kurse tė tjera si Gajtani arrinin deri 4-5 ha. Zgjerimet e mėvonshme kanė bėrė qė brenda mureve rrethuese tė pėrfshihen sipėrfaqe mė tė gjera, siē ėshtė rasti i kalasė sė Trajanit (Korēė), i kalasė sė Lleshanit (Elbasan), i kalasė sė Karosit (Himarė), qė zėnė 15-20 ha. Nė kėto raste vendbanimet paraqiten me 2-3 e mė shumė radhė muresh. Shumė tė pakta janė dijet pėr ndėrtimet e brendshme tė kėtyre vendbanimeve. Gjurmėt e ruajtura nė sipėrfaqe dėshmojnė se pėr ndėrtimin e banesave ėshtė pėrdorur gjerėsisht sistemi i tarracave, qė pėrcaktohej nga terreni i thyer i faqeve tė kodrave mbi tė cilat shtriheshin vendbanimet. Si lėndė pėr ndėrtimin e banesave ėshtė pėrdorur kryesisht druri e shumė mė pak guri. Ndryshe nga territori i Ilirisė Jugore, nė krahinat lindore ilire ishin vendbanimet e mbrojtura me ledhe, tė njohura me emrin “gradina”. Ato ndeshen me shumicė nė tokat e banuara nga dardanėt, si nė rrafshin e Glasinacit e gjetkė. I vetmi vendbanim i kėtij lloji nė Shqipėri ėshtė ai i zbuluar nė Shuec tė Bilishtit. Gradinat janė tė vendosura mbi kodra mbizotėruese. Ledhet mbrojtėse tė tyre formoheshin nga masa dheu apo gurėsh, qė arrinin 7-15 m gjerėsi. Sistemi i mbrojtjes plotėsohej me sa duket nga njė gardh hunjsh, qė ngrihej mbi ledhin dhe nė disa raste nga njė hendek qė rrethonte vendbanimin. Vendbanimet e fortifikuara i gjejmė tė vendosura nė njė mjedis tė pasur me toka buke e kullota, qė formonin bazėn e ekonomisė sė tyre. Nė disa raste, siē tregojnė tė dhėnat arkeologjike, nė to zhvillohej edhe njė veprimtari e kufizuar zejtare. Rreth tyre gjendeshin vendbanimet e hapura fshatare, me tė cilat formonin sė bashku njėsi tė caktuara ekonomiko-shoqėrore. Vendbanimet e mbrojtura me ledhe, tė krahinave tė brendshme e veriore ilire, janė zakonisht mė tė vogla se vendbanimet e fortifikuara tė Ilirisė Jugore. Nė shumicėn e rasteve ato gjenden nė njė mjedis kullotash alpine, si nė Glasinac apo nė tokat e brendshme dalmate dhe ishin qendra grupesh tė vogla fisnore tė njė popullsie baritore. Nė tė dyja rastet lindėn nė kėtė kohė edhe kryeqendra tė kėtyre vendbanimeve, qė dallohen nga tė tjerat prej madhėsisė dhe pozitės gjeografiko-ekonomike qendrore. Si tė tilla, me sa duket ato janė edhe qendra tė njė fisi tė madh ose tė njė bashkimi tė gjerė fisnor. Aty nga fundi i kohės sė hekurit (shek.VII-V p.e.sonė), disa prej tyre marrin pamjen e qendrave protourbane.
     
    .
  9. Etore
     
    .

    User deleted


    Zhvillimi i bujqėsisė, i blegtorisė, i zejtarisė dhe i kėmbimeve

    Burimet e shkruara dhe ato arkeologjike dėshmojnė se, gjatė kėsaj periudhe, ilirėt merreshin si dhe mė parė kryesisht me bujqėsi dhe me blegtori. Bujqėsia u zhvillua sidomos nė zonat fushore dhe nė pėrgjithėsi nė krahinat pjellore tė vendit. Ilirėt kultivonin nė kėtė kohė tė gjitha llojet e drithėrave. Jo rastėsisht, krahina tė veēanta ilire, si Paionia dhe Thesprotia, pėrmenden qė nė eposin homerik si vende frytdhėnėse dhe pjellore, d.m.th. tė pėrshtatshme pėr kulturat bujqėsore. Hesiodi, shkrimtar grek i shek. VIII-VII p.e.sonė, do ta cilėsojė gjithashtu si shumė pjellore fushėn e Helopisė, ndėrsa sipas historianit grek Hekateut (fundi i shek. VI-V p.e.sonė), nė Iliri kishte krahina qė prodhonin deri dy herė nė vit. Mė vonė Skymni, duke pėrsėritur nė vargjet e tij Hekateun, shton se popullsia ilire qė banonte nė viset e brendshme merrej me lėrimin e tokės. Krahas bujqėsisė, nė Iliri, veēanėrisht nė zonat bregdetare tė saj dhe nė krahinat e ulėta kodrinore me klimė tė butė, qenė kultivuar dhe rrushi e ulliri. “I ngrohtė dhe frytdhėnės ka qenė ky vend, shkruan historiani dhe gjeografi grek Straboni nė veprėn e tij “Gjeografia” (shek. I e.sonė); ai ėshtė plot me ullishta dhe vreshta”, vijon ky autor, pėrveē disa krahinave tė pakta ku toka ėshtė fare e ashpėr. Qė ilirėt merreshin me vreshtari, kėtė e dėshmojnė farėrat e rrushit tė zbuluara nė disa nga vendbanimet e kohės. Kushtet e pėrshtatshme tokėsore dhe klimatike ndihmuan jo mė pak edhe pėr kultivimin e perimeve, si tė bishtajės, tė bathės, tė bizeles, etj., si dhe tė kulturave frutore, si p.sh. tė mollės, tė dardhės, tė qershisė etj., tė gjitha kėto janė tė dėshmuara nga farėrat e gjetura gjatė gėrmimeve arkeologjike. Ilirėt shfrytėzonin nė kėtė periudhė edhe bletėt, prej tė cilave ata siguronin mjaltin dhe dyllin. Sipas Aristotelit, taulantėt e pėrdornin mjaltin edhe pėr tė bėrė njė lloj pijeje tė ngjashme me atė tė verės sė ėmbėl dhe tė fortė. Tek ilirėt ishte e zhvilluar edhe blegtoria, madje nė krahinat e brendshme malore ajo pėrbėnte bazėn kryesore tė ekonomisė sė tyre. Hesiodi duke e cilėsuar Helopinė si njė fushė shumė pjellore dhe me livadhe tė gjera, shton se ajo ėshtė e pasur me tufa delesh dhe me qé kėmbėharkuar, ndėrsa Pindari, do ta vlerėsonte, nė shek. V p.e.sonė, kėtė krahinė si ushqyese tė shkėlqyeshme tė gjedhit. Hekateu gjithashtu bėn fjalė pėr kullota tė pasura tė Adrias (krahinė bregdetare e Ilirisė), dhe pėr bagėtinė e saj me pjellshmėri tė lartė. Si te ky autor i hershėm, ashtu dhe tek tė tjerėt, qė pėrsėrisnin mė vonė kėto njoftime, ato shpesh paraqiten tė veshura me hollėsira fantastike. Por duke lėnė mėnjanė teprimet e tyre, kėto burime, sidoqoftė, flasin pėr njė blegtori tė zhvilluar tek ilirėt. Kujdesi qė tregonin ilirėt pėr mbarėshtimin e bagėtisė vihet re edhe nga tregimi i Aristotelit pėr kriporet e autariatėve dhe ardianėve. Konfliktet e shpeshta midis kėtyre dy fiseve pėr kėtė kripore, shprehin shqetėsimet e blegtorėve ilirė lidhur me kėtė produkt shumė tė vlefshėm pėr jetėn e gjėsė sė gjallė. “Kripa, - thotė Aristoteli, - u duhet atyre pėr kafshėt, tė cilave ua japin dy herė nė vit, pėrndryshe shumica u ngordh”. Midis kafshėve shtėpiake mė tė parapėlqyera ishin qetė, delet, derrat, qentė etj., pėr tė cilat flasin si burimet historike, ashtu edhe vetė materiali kockor i zbuluar dendur nė vendbanimet e ndryshme tė kėsaj periudhe. Ilirėt shquheshin edhe si rritės tė mirė tė kuajve. Kėta tė fundit ishin tė shpejtė nė vrapime dhe tė qėndrueshėm nė punė, siē na thonė burimet e mėvonshme. Krahas blegtorisė, ilirėt merreshin edhe me gjueti, megjithėse kjo veprimtari nuk luante ndonjė rol aq tė rėndėsishėm nė jetėn ekonomike tė tyre. Tė pėrmendur ishin nė atė kohė qentė e gjahut tė Mollosisė, por akoma mė tė shquar ata qė ruanin kopetė e bagėtive. Kėta tė fundit sipas burimeve tė shkruara, ua kalonin qenve tė tjerė pėr trupin e tyre tė lartė dhe guximin e madh nė kacafytje me bisha tė egra. Skenat e gjuetisė sė ilirėve na janė pasqyruar edhe nė artin figurativ ilir tė kėsaj kohe. Pėr t’u pėrmendur nė kėtė drejtim janė ato qė zbukurojnė vazot me fund tė ngushtė (situlat) prej bronzi tė zbuluara nė krahinat veriore tė Ilirisė. Nga kafshėt e egra mė tepėr ēmoheshin derri, dreri etj. Ky i fundit u jepte gjahtarėve ilirė jo vetėm mishin dhe lėkurėn, por edhe brirėt prej tė cilėve ata punonin vegla tė ndryshme dhe zbukurime. Tė tilla vegla ndeshen shpesh nėpėr vendbanimet ilire tė periudhės sė hekurit. Deti, liqenet si dhe lumenjtė, qė e pėrshkonin Ilirinė nė drejtime tė ndryshme, u dhanė mundėsi banorėve pranė tyre tė merreshin qė herėt edhe me peshkim. Kėto burime ujore pėrmbanin sasi tė shumta peshku. Kėshtu, p.sh. ilirėt qė jetonin pranė liqenit Prasiada tė Peonisė, zinin, sipas Herodotit, shumė peshk. Pėrparime tė dukshme vihen re edhe nė metalurgji. Kjo duket si nė intensifikimin e nxjerrjes sė mineraleve, ashtu dhe nė zgjerimin e madh tė prodhimit tė objekteve metalike. Nėpėr vendbanimet dhe nė varrezat ilire tė kėsaj kohe gjejmė sasira tė konsiderueshme armėsh dhe veglash prej hekuri dhe bronzi, orendi tė ndryshme shtėpiake dhe njė mori tė madhe shumė tė larmishme stolish, tė cilat tregojnė pa dyshim pėr njė konsum tė madh tė lėndės sė parė minerare, sidomos tė bakrit dhe tė hekurit, me tė cilėt ishte i pasur territori i Ilirisė. Nė shek. XI-IX p.e.sonė ilirėt nuk e zotėronin ende mirė mjeshtėrinė e pėrpunimit tė hekurit dhe nuk ėshtė aspak e rastit qė nė varret e kėsaj periudhe, objektet prej hekuri janė shfaqje tepėr tė rralla, ndėrsa ato prej bronzi, tė cilat nė shumė pikėpamje zhvillojnė mė tej traditėn e kohės sė bronzit, janė tė shumta. Vetėm nė shek. VIII-VII p.e.sonė prodhimi metalurgjik i hekurit arrin zhvillimin e tij tė plotė tek ilirėt. Ky metal e zėvendėson nė njė masė tė ndjeshme bronzin, nė prodhimin e armėve dhe tė veglave tė punės, tė cilat tani bėhen mė tė forta dhe mė me rendiment nė punimet e ndryshme bujqėsore dhe zejtare. Ky pėrmirėsim i veglave tė punės ēoi pėr pasojė edhe nė zgjerimin e mėtejshėm tė prodhimit tė shoqėrisė ilire tė kėsaj kohe. Sendet metalike tė kėsaj faze tė zhvilluar tė epokės sė hekurit, tregojnė se sa pėrpara kishte shkuar teknika e punimit tė tij. Pėr kėtė dėshmojnė format e bukura dhe nganjėherė shumė tė pėrsosura tė armėve dhe sidomos tė stolive, tė cilat nėnkuptojnė dhe procese pune mjaft tė ndėrlikuara, si edhe vetė zbukurimi i pasur gjeometrik i kėtyre objekteve tė punuara me mjeshtėri dhe me njė radhitje simetrike tė motiveve. Kjo pasqyrohet mė nė fund edhe nė vetė trajtimin plastik tė figurave prej bronzi nė trajta njerėzish, kafshėsh e zogjsh. Pėrpunimi i metaleve ishte pėrqendruar kryesisht nė qendrat metalurgjike tė Ilirisė. Tė tilla ishin nė vendin tonė, p.sh. zona e Mirditės dhe e Matit, ku janė pėrcaktuar edhe vendet e shkrirjes sė bakrit, si zona e Kukėsit, ajo e Korēės, e njohur pėr punimin e metaleve qė nė kohėn e bakrit dhe tė bronzit etj. Prania e qendrave tė ndryshme pėr punimin e metaleve nė Iliri duket edhe nė vetė karakterin e diferencuar tipologjik tė prodhimeve tė kėtyre qendrave. Nė to prodhohej jo vetėm pėr tė plotėsuar nevojat e brendshme tė fisit ose tė njė krahine mė tė madhe, por edhe pėr t’u pėrdorur si mall kėmbimi. Pėrparime tė dukshme vihen re nė kėtė kohė edhe nė poēeri, e cila qėndron nga pikėpamja e teknikės, e formave dhe e trajtimit tė dekorit tė saj, mė lart se poēeria e epokės pararendėse tė bronzit. Duke filluar nga shek.VI p.e.sonė, mbase edhe pak mė parė, nė krahinat jugore tė Ilirisė, kalohet gradualisht nga punimi me dorė tė lirė i enėve prej balte, nė prodhimin e tyre me ēark. Prodhimet e para i kemi nga vendbanimi i Trenit (shek.VII). Njė pjesė e madhe e poēerisė vendore tė kohės arkaike e zbuluar nė varrezat tumulare tė Kuēit tė Zi tė Korēės, del e punuar me ēark. Njė dukuri e tillė vihet re edhe nė zonėn e Matit e tė Kukėsit. Futja e teknikės sė re nė prodhimin e enėve, bėri qė poēeria tė shndėrrohet nė njė degė tė veēantė zejtarie, me tė cilėn merreshin mjeshtra tė specializuar nė kėtė fushė tė prodhimit. Zhvillimi i madh i degėve tė ndryshme tė prodhimit bujqėsor dhe zejtar, bėri qė tė zgjeroheshin nė kėtė kohė edhe mė tepėr marrėdhėniet ekonomike ndėrfisnore, si edhe midis popullsisė ilire dhe atyre tė vendeve fqinje ose mė tė largėta. Nė kėtė drejtim ndihmoi shumė dhe pozita e favorshme gjeografike e territorit tė Ilirisė, e ndodhur midis botės mesdhetare dhe Evropės Qendrore, si edhe rrugėt e tij tė hapura tė komunikimit natyror, tokėsor dhe detar. Kėto marrėdhėnie pasqyrohen qartė nė prodhimet e ndryshme tė zejtarisė greke apo nė imitacionet lokale tė modeleve tė tyre, nė stolitė e tipave italikė ose nė qelibarin me prejardhje nga Baltiku. Nga ana tjetėr, stolitė dhe armėt tipike ilire qė gjenden nė Traki, Maqedoni, Itali ose nė Greqi janė dėshmi tjetėr e gjallė e kėtyre lidhjeve reciproke tregtare qė ekzistonin midis ilirėve dhe vendeve tė tjera pėrreth. Njė zhvillim tė madh morėn veēanėrisht shkėmbimet tradicionale me Greqinė sidomos pas shek. VIII p.e.sonė, me themelimin e kolonive helene nė brigjet e Ilirisė. Shtrirja e territorit tė Ilirisė gjatė brigjeve tė Adriatikut dhe tė Jonit krijonte mundėsinė pėr njė hov tė madh tė lundrimit. Nė fillim tė epokės sė hekurit ilirėt pėrshkonin me anijet e tyre tė shpejta ujėrat e kėtyre deteve duke kaluar deri nė brigjet perėndimore tė Greqisė dhe nė ato jugore tė Italisė. Disa prej fiseve ilire, si mesapėt dhe japigėt, u vendosėn pėrgjithmonė nė brigjet e Italisė sė Jugut. Shumė aktivė nė kėtė veprimtari tė hershme lundruese u treguan sidomos liburnėt, tė cilėt themeluan edhe vendbanime tė veēanta nė ishullin e Korkyrės, si dhe nė brigjet e Gadishullit Apenin.


    Lindja e pronės private dhe diferencimi shoqėror
    Pėrparimet qė u bėnė nė degėt e ndryshme tė ekonomisė gjatė epokės sė hekurit sollėn ndryshime edhe nė vetė strukturėn e shoqėrisė ilire. Baza e kėtyre ndryshimeve u bė prona private, e cila filloi tė shfaqet tek fiset ekonomikisht mė tė zhvilluara, nė fillim nė blegtori e zejtari e mė pas edhe mbi tokėn. Hesiodi, duke folur pėr kopetė e mėdha nė Helopi, shėnon se ato ishin pronė e njerėzve tė veēantė. Karakteri dhe shkalla e zhvillimit tė zejtarisė dėshmon gjithashtu pėr praninė nė kėtė fushė tė pronėsisė private. Dukurinė e pronėsisė pėr tokėn e kemi tė dėshmuar mė vonė dhe duket se ajo ndjek njė rrugė mė tė ngadaltė. Zakoni i ndarjes sė tokės ēdo tetė vjet, qė na kumtohet nga Straboni pėr dalmatėt, ėshtė njė dėshmi qė tregon se zotėrimi periodik i saj ishte njė hallkė e ndėrmjetme nė procesin e formimit tė pronės private. Forcat kryesore tė prodhimit tė shoqėrisė ilire nė kėtė kohė ishin bujqit dhe blegtorėt e lirė, anėtarė tė thjeshtė tė fisit. Kėtyre u shtohet edhe njė shtresė e re, mė e kufizuar, ajo e zejtarėve. Nga ana tjetėr, nga masa e gjerė e popullsisė, fillon tė veēohet si njė shtresė mė vete aristokracia fisnore, e cila, duke u shkėputur nga prodhimi dhe nėpėrmjet pėrvetėsimit tė pasurisė sė pėrbashkėt, vihet nė njė pozitė tė privilegjuar derisa bėhet dalėngadalė zotėruese e pronave tė mėdha tokėsore dhe blegtorale. Ajo gradualisht mėnjanon organet demokratike tė fisit dhe uzurpon pushtetin. Nga burimet e shkruara mė tė hershme, siē ėshtė eposi homerik, shihet se nė disa nga fiset ilire ekzistonte, tanimė, diferencimi shoqėror, tė paktėn nė shekujt VIII-VII p.e.re kur u krijuan “Iliada” e “Odisea”. Duke folur pėr pjesėmarrjen e ilirėve paionė nė luftėn e Trojės kundėr ahejve, Homeri i barazon prijėsit e tyre ushtarakė, qė vinin nga “Paionia pjellore” me prijėsit e ahejve dhe tė trojanėve. Kjo pa dyshim flet pėr njė gjendje sociale pak a shumė tė ngjashme me atė tė fiseve fqinje tė Greqisė. Nė njė vend tė poemės “Odisea” flitet pėr Feidonin, prijėsin me origjinė fisnike tė thesprotėve, i cili pasi strehoi dhe mirėpriti nė pallatin e vet Odisenė, gjatė kthimit pėr nė atdhe, pėrgatiti njė nga anijet e tij tė shpejta pėr ta dėrguar atė nė Itakė. Sipas kėtij tregimi mitik, Feidoni pėrfaqėson kėtu njėrin nga krerėt qė jetonte nė njė nga pallatet mė tė pasura tė thesprotėve. Kėta kishin anijet e veta e njerėz qė u shėrbenin. Shumė kuptimplotė nė kėtė drejtim ėshtė dhe njė tregim i Herodotit, sipas tė cilit, Klistheni, kur ftoi nė Sikione (rreth vitit 570 p.e.sonė) tė gjithė burrat qė do ta ndienin veten tė denjė pėr tė pasur pėr grua tė bijėn e tij Agaristėn, midis atyre qė u paraqitėn tek tirani qe edhe njė farė Alkoni nga Molosia. Sipas kėtij tregimi, ky molosas duhet tė ketė qenė nga njė familje princore ose shumė e pasur, qė tė pretendonte pėr tė lidhur krushqi me njė skllavopronar tė madh tė Greqisė sė asaj kohe, siē ishte Klistheni. Tė dhėnat arkeologjike nga varrezat tumulare tė luginės sė Drinos, pellgut tė Korēės dhe Ohrit (Trebenisht), zonės qendrore ilire tė Glasinacit etj., dėshmojnė gjithashtu se nė shek. VIII-V p.e.sonė, diferencimi shoqėror nė gjirin e shoqėrisė ilire ishte bėrė mjaft i theksuar dhe kishte prekur edhe krahinat e thella tė Ilirisė Qendrore e Veriore. Nė kėto varreza ndeshen, krahas varreve me inventar tė varfėr, edhe varre ku tė vdekurin e shoqėronin armė tė kushtueshme, sende luksi prej ari e argjendi dhe objekte tė tjera tė importuara nga viset pėrreth, qė i takonin shtresės sė pasur tė aristokracisė fisnore.
     
    .
  10. Etore
     
    .

    User deleted


    Federatat fisnore
    Zhvillimi i pronės private, qė ēoi nė thellimin e diferencimit social, u bė burim konfliktesh nė shoqėrinė ilire tė shek. VIII-V p.e.sonė. Nė kėtė kohė morėn pėrpjesėtime tė mėdha luftėrat ndėrfisnore dhe inkursionet plaēkitėse pėr det e tokė, qė arrinin deri nė Greqi dhe nė brigjet e pėrtejme tė Adriatikut. Tė tillė kanė qenė inkursioni i enkelejve pėr plaēkitjen e thesarit tė Delfit ose ato tė detarėve liburnė, tė cilėt me anijet e tyre tė lehta dhe tė shpejta zotėruan pėr njė kohė brigjet e Adriatikut, qė nga Korfuzi deri nė brigjet italike. Gjendja e krijuar nga kėto luftėra dhe inkursione, qė i sillnin aristokracisė fisnore ilire tė ardhura tė mėdha, gjen shprehjen e vet nė veprimtarinė e gjerė tė ndėrtimit tė vendbanimeve tė fortifikuara dhe nė zhvillimin e armatimeve, sidomos tė armėve tė reja, siē ishin shpatat, hanxharėt dhe heshtat prej hekuri qė janė gjetje tė rėndomta nė varret e luftėtarėve ilirė dhe tė mburojave tė paionėve, tė pėrkrenareve e frerėve tė kuajve qė pėrbėnin pajisjet e veēanta tė aristokracisė luftarake. Nė procesin e kėtyre konflikteve, fiset e vogla ilire filluan tė lidhen dhe tė formojnė gjatė veprimeve tė tyre tė pėrbashkėta nė luftėrat agresive ose mbrojtėse, aty nga fundi i shek.VII p.e.sonė, federatat e para. Njė federatė e tillė ishte ajo e taulantėve, qė nėn mbretin Galaur dhe mė pas, gjatė shek. VII-VI p.e.sonė invadoi disa herė Maqedoninė duke i shkaktuar asaj dėme tė rėnda dhe sakrifica tė mėdha nė njerėz. Gjatė shek. VI-V p.e.sonė federata tė tilla formuan edhe disa fise tė tjera, si molosėt, thesprotėt, kaonėt, parauejtė, orestėt, lynkestėt, paionėt, dardanėt etj. Nė krye tė federatės qėndronte mbreti, i cili nė burimet quhet basileus. Nė disa raste si tek kaonėt e thesprotėt vendin e tij e zinte njė njeri i zgjedhur ēdo vit nga gjiri i fisit sundues tė federatės. Nė burimet e fundit tė shek.V vihet re se funksioni i basileut nuk i takonte mė prijėsit mė tė aftė ushtarak, por ishte bėrė i trashėgueshėm dhe pushteti e autoriteti i tij ishte rritur mjaft si brenda fisit e lidhjes fisnore, ashtu dhe jashtė tij. Nė bazė tė kėtij fuqizimi tė prijėsve ushtarakė dhe tė basilejve qėndronte gjithnjė pasuria qė vinte duke u shtuar pėrherė e mė shumė nė sajė tė luftėrave. Ata vinin nga shtresa e pasuruar e shoqėrisė fisnore ilire, e cila dallohej nga pjesa tjetėr e popullsisė sė thjeshtė. Ajo e konsideronte si njė gjė tė turpshme tė merrej me punimin e tokės, me mbarėshtimin e bagėtisė, me prodhimin zejtar etj. Nė kėto punė ishin tė angazhuar vetėm prodhuesit e vegjėl, masa e gjerė e fshatarėve tė lirė ose gjysmė tė lirė. Zanati mė i nderuar pėr ta ishin lufta, gjuetia, garat sportive etj., skenat e tė cilave na janė transmetuar pėrmes gjuhės sė gjallė artistike nė objektet e bronzta tė zbuluara nė krahinat veriore ilire apo nė kallcat e Glasinacit. Nė gjysmėn e dytė tė shek. V p.e.sonė disa nga federatat ilire kishin arritur njė stad mjaft tė pėrparuar nė zhvillimin e tyre politik. Taulantėt, fiset ilire, fqinje tė Maqedonisė dhe ato mė jugore: kaonėt, thesprotėt e molosėt merrnin pjesė nė ngjarje tė tilla politike tė historisė sė botės sė Mesdheut siē ishte lufta e Peloponezit. Taulantėt ndėrhyjnė me kėtė rast nė luftėn civile qė shpėrtheu nė Epidamn nė vitin 436 p.e.sonė. Nė kėtė luftė ata morėn nėn mbrojtje oligarkėt e dėbuar nga demosi i qytetit dhe qenė njė nga ato forca qė nė aleancė me Athinėn, kundėr lidhjes sė Peloponezit, ndihmuan aristokracinė epidamnase tė rikthehet nė pushtet. Kjo ngjarje shėnoi njė kthesė tė rėndėsishme nė historinė e kėsaj kolonie greke, sepse fatet e saj do tė lidhen paskėsaj gjithnjė e mė shumė me botėn ilire. Dy njoftime tė tjera kanė tė bėjnė me ngjarjet e vitit 423. I pari bėn fjalė pėr kaonėt, thesprotėt, molosėt dhe disa fise tė tjera mė tė vogla fqinje tė molosėve, qė marrin pjesė nga ana e lakedemonėve nė fushatėn pėr tė nėnshtruar Akarnaninė dhe pėr ta shkėputur atė nga aleanca me Athinėn, fushatė qė pėrfundoi pa sukses. Njoftimi i dytė lidhet me luftėn qė zhvilluan ilirėt e krahinave juglindore kundėr maqedonėve. Fisi ilir i lynkestėve ishte prej kohėsh nė konflikt me sundimtarėt maqedonė, tė cilėt synonin ta nėnshtronin. Gjatė luftės greko-persiane mbreti maqedon i ndihmuar nga persėt kishte mundur t’u impononte lynkestėve sovranitetin e tij. Nė kushtet e reja tė luftės sė Peloponezit, kur shteti maqedon ishte ende i pakonsoliduar dhe sundimtari i tij Perdika II pėrplasej sa nė njėrėn anė nė tjetrėn, duke u lidhur herė me Athinėn e herė me Spartėn, mbreti i lynkestėve, Arrabeu, shfrytėzoi kėtė situatė pėr t’u shkėputur nga varėsia maqedone. Nė pėrpjekjet e tij pėr tė rivendosur gjendjen e mėparshme, Perdika kėrkoi ndihmėn e aleatit tė vet, komandantit tė forcave lakedemone, Brasidės, tė cilit i kishte besuar luftėn kundėr Athinės nė teatrin halkidik tė veprimeve ushtarake. Njė ekspeditė e fuqishme e pėrbėrė nga forcat e Perdikės dhe tė Brasidės provoi tė thyente Arrabeun me anėn e bisedimeve dhe tė bėhej aleat i lakedemonėve. Por pėrpjekjet dėshtuan dhe bashkė me to dėshtoi edhe ekspedita kundėr lynkestėve. Nė kundėrshtim me vullnetin e Perdikės, Brasida nuk guxoi tė sulmonte dhe vendosi t’i tėrhiqte forcat. Pak kohė mė vonė Perdika e bindi pėrsėri Brasidėn pėr njė fushatė tė re kundėr lynkestėve; forcat maqedone e ato lakedemone tė pėrbėra prej 3 000 hoplitėsh, 1 000 kalorėsish dhe njė numėr barbarėsh sulmuan Arrabeun. Por kėtė radhė lynkestėt kishin siguruar ndihmėn e vėllezėrve tė tyre ilirė. Forcat e bashkuara tė ilirėve dhe lynkestėve e shpartalluan veēmas mbretin maqedon dhe e detyruan tė largohej nė pėshtjellim tė plotė, duke braktisur aleatin e tij. Kėshtu Brasida u gjend i rrethuar keq dhe vetėm me pėrpjekje tė mėdha mundi t’i shpėtojė forcat e veta nga asgjėsimi i plotė. Kjo luftė ndryshoi krejt drejtimin qė kishin marrė ngjarjet nė frontin halkidik. “I detyruar nga rrethanat e rėnda,- shkruan Tukididi, - Perdika u pėrpoq tė hynte sa mė parė nė marrėveshje me athinasit dhe t’i hiqte qafe peloponezasit”. Duke i pėrshkruar kėto ngjarje tė shek. V, Tukididi na ka lėnė edhe njė shėnim me mjaft interes pėr vlerėsimin e jetės social-politike tė ilirėve. Prej fjalimit, qė sipas tij Brasida u mbajti ushtarėve tė tij para tėrheqjes, ne mėsojmė se shoqėria ilire ruan ende nė fundin e shek.V mbeturina tė theksuara tė rendit fisnor. Por midis njoftimeve tė autorėve qė bėjnė fjalė vetėm pėr inkursionet e ilirėve dhe atyre tė Tukididit, qė i pėrmend ata si njė forcė aktive, pjesėmarrėse nė ngjarjet mė tė rėndėsishme tė kohės, ku luajti ndonjėherė njė rol jo pa rėndėsi, ka njė ndryshim tė dukshėm. E re nė njoftimet e Tukididit ėshtė se lufta e federatave ilire si nė rastin e ndėrhyrjes nė luftėn civile tė Epidamnit, ashtu dhe nė luftėn kundėr maqedonėve dhe aleatėve tė tyre peloponezas, nuk kishte mė karakterin e njė inkursioni grabitqar, por synime politike tė caktuara dhe kjo nėnkupton njė stad mjaft tė avancuar tė organizimit tė tyre politik qoftė edhe nė kuadrin e njė federate fisnore. I gjithė ky zhvillim social-politik, qė vihet re, veēanėrisht tek fiset ilire tė jugut nė fund tė shek.V p.e.sonė, pasqyron qartė njė shoqėri, qė jetonte etapėn e fundit tė organizimit fisnor, atė kalimtare pėr nė rendin skllavopronar. Mbi bazėn e kėsaj shoqėrie do tė lindin nė fundin e shek. V - fillimin e shek. IV p.e.sonė formacionet e para shtetėrore ilire.

    Kultura ilire
    Njėsia dhe veēantitė kulturore lokale
    Kultura ilire u formua me tiparet e saj karakteristike qė e dallojnė nga kulturat e popujve fqinjė nė periudhėn e zhvilluar tė epokės sė hekurit. Ajo ishte njė kulturė autoktone qė u krijua nė truallin historik tė ilirėve, nė procesin e formimit tė vetė etnosit ilir, mbi bazėn e zhvillimit tė brendshėm social-ekonomik tė shoqėrisė ilire dhe pa dyshim edhe tė marrėdhėnieve me popujt fqinjė. Tiparet themelore tė saj janė shprehur nė arritjet mė tė rėndėsishme tė ilirėve nė fushėn e zhvillimit tė tyre ekonomik e shoqėror, nė mėnyrėn e tė jetuarit dhe tė kuptuarit tė botės qė i rrethonte, nė mėnyrėn e tė pasqyruarit tė kėsaj bote nė artin e botėkuptimin e tyre. Krahas tipareve themelore tė pėrbashkėta tė kėsaj kulture, qė janė karakteristike pėr gjithė truallin ilir, vihen re edhe veēanti lokale. Nė kushtet e njė territori tė gjerė, me larmi tė theksuara fiziko-gjeografike, siē ishte pjesa perėndimore e Gadishullit tė Ballkanit, me lidhje fqinjėsie e marrėdhėnie me krahina qė i karakterizonte njė zhvillim i ndryshėm social-kulturor, sidomos i theksuar midis veriut tė prapambetur qendėrevropian dhe jugut mė tė pėrparuar egjeo-mesdhetar, kėto ndryshime lokale nė kulturė janė po aq tė kuptueshme sa edhe zhvillimi jo i njėjtė social-ekonomik qė njohėn ilirėt e kėsaj kohe. Tė dhėnat arkeologjike dėshmojnė pėr ndryshime lokale edhe nė aspekte tė veēanta tė jetės dhe tė krijimtarisė sė ilirėve, ndryshime tė cilat janė thjesht tė karakterit etnografik. Sipas tė dhėnave arkeologjike, nė truallin ilir dallohen nė epokėn e hekurit disa grupe kulturore: grupi jonik ose epirot, qė pėrfshin krahinėn e banuar nga kaonėt, thesprotėt, molosėt dhe fiset e tjera mė tė vogla tė viseve mė jugore; grupi adriatik-jugor ose taulanto-ardian, qė shtrihet nė gjithė ultėsirėn bregdetare nga Vjosa nė Naretva dhe qė banohej nga kėto dy fise tė mėdha si dhe fise tė tjera mė tė vogla rreth tyre; grupi devollit ose dasaret nė krahinėn juglindore tė Shqipėrisė me qendėr pellgun e Korēės; grupi pelagon nė Maqedoninė Perėndimore dhe ai paion nė atė lindore, grupi i Matit ose pirust, qė pėrfshin krahinat e brendshme tė Shqipėrisė Verilindore (Mat, Dibėr Kukės) dhe ai dardan nė Kosovė; grupi i Glasinacit me qendėr rrafshnaltėn me tė njėjtin emėr nė lindje tė Sarajevės dhe rreth saj, qė i pėrgjigjet krahinės sė banuar nga autariatėt; grupi dalmatin, qė pėrfshin krahinėn midis lumenjve Naretva e Krka; grupi japod nė territorin e sotėm tė Likės dhe grupi verior-adriatik ose liburn, qė shtrihej nė territorin midis lumenjve Krka e Zrmanje. Ēdo njeri nga kėto grupe kulturore i pėrgjigjet kryesisht territoreve tė banuara nga fiset ose bashkimet e mėdha fisnore ilire. Sa mė tė afėrta gjeografikisht ishin kėto grupe, aq mė tė mėdha ishin ngjashmėritė kulturore midis tyre. Kėshtu, p.sh., grupi japod paraqet mjaft paralele me atė fqinjė liburn. Nė Ilirinė Qendrore grupi i Matit lidhet aq ngushtė me atė tė Glasinacit dhe atė dardan saqė inkuadrohen me njė kompleks tė gjerė kulturor Mat-Glasinac; ndėrsa nė Ilirinė e Jugut grupi devollit afron nė shumė aspekte me atė pelagon dhe epirot. Kėto ndryshime dhe ngjashmėri lokale, qė burojnė nga baza e pėrbashkėt etnike, kushtet herė tė pėrafėrta e herė tė ndryshme tė zhvillimit social-ekonomik dhe marrėdhėniet ndėrkrahinore, shkrihen nė tėrėsinė e bashkėsisė kulturore ilire, tė cilėn e vėrejmė si nė gjuhė, ashtu dhe nė kulturėn materiale (vendbanimet, veglat e punės, armėt, qeramikėn, stolitė etj.) e atė shpirtėrore (artin e botėkuptimin) tė saj, pa kėrkuar njė unitet tė plotė pėr kėtė shkallė tė zhvillimit tė ilirėve. Veēoritė lokale etnografike nė kulturė, ashtu sikurse dhe ato dialektore nė gjuhė, nuk cenojnė unitetin e kulturės ilire dhe tė bartėsve tė saj, ato janė shprehje e larmisė dhe e ndryshimeve brenda sė njėjtės kulturė.

    Gjuha
    Ilirėt flisnin njė gjuhė qė dallohej nga gjuhėt e popujve tė tjerė tė kohės sė lashtė tė Ballkanit. Ajo ishte njė gjuhė e veēantė indoevropiane, qė kishte lidhje afėrie ku mė tė largėt e ku mė tė afėrt me gjuhė tė tjera tė gadishullit dhe jashtė tij. Janė konstatuar elemente tė pėrbashkėta sidomos me trakishten. Lidhur me vendin e ilirishtes nė mes tė gjuhėve indoevropiane ėshtė diskutuar mjaft dhe janė dhėnė mendime tė ndryshme. Njė varg dijetarėsh tė shquar historianė, arkeologė e gjuhėtarė, kanė sjellė njė sėrė argumentesh historike dhe gjuhėsore pėr origjinėn e shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre. Sintezėn mė tė plotė, tė shoqėruar me vėshtrimin kritik tė mendimeve pėr origjinėn e gjuhės shqipe, e ka dhėnė gjuhėtari i shquar prof. Eqrem Ēabej, i cili ka sjellė dhe argumentet e tij shkencore, nė mbėshtetje tė tezės ilire. Disa nga argumentet e parashtruara prej tij janė kėto: Shqiptarėt banojnė sot nė njė pjesė tė trojeve, ku nė periudhėn antike kanė banuar popullsi ilire; nga ana tjetėr, nė burimet historike nuk njihet ndonjė emigrim i shqiptarėve nga vise tė tjera nė trojet e sotme; njė pjesė e elementeve gjuhėsore: emra vendesh, fisesh, emra njerėzish, glosa, etj., qė janė njohur si ilire, gjejnė shpjegim me anė tė gjuhės shqipe. Format e toponimeve tė lashta tė trojeve ilire shqiptare, tė krahasuara me format pėrgjegjėse tė sotme, provojnė se ato janė zhvilluar sipas rregullave tė fonetikės historike tė shqipes, d.m.th. kanė kaluar pa ndėrprerje nėpėr gojėn e njė popullsie shqipfolėse; marrėdhėniet e shqipes me greqishten e vjetėr dhe me latinishten, tregojnė se shqipja ėshtė formuar dhe ėshtė zhvilluar nė fqinjėsi me kėto dy gjuhė kėtu nė brigjet e Adriatikut dhe tė Jonit; tė dhėnat arkeologjike dhe ato tė kulturės materiale e shpirtėrore, dėshmojnė se ka vijimėsi kulturore nga ilirėt antikė te shqiptarėt e sotėm. Nga tė gjitha kėto argumente, del si pėrfundim se teza e origjinės ilire tė gjuhės shqipe, ėshtė teza mė e mbėshtetur nga ana historike dhe gjuhėsore. Nga ilirishtja e Ballkanit gjer tani nuk ėshtė gjetur gjė e shkruar dhe ėshtė menduar se nuk ka qenė e shkruar. Dėshmohet e shkruar mesapishtja e Italisė Jugore, qė ėshtė mbajtur e mbahet pėrgjithėsisht si njė degė e ilirishtes, nė njėfarė mase si njė dialekt i saj i zhvilluar mė tej nė kushtet e njė veēimi prej disa shekujsh nga trungu i saj gjuhėsor kryesor. Prej saj kemi rreth 2 000 mbishkrime tė shkruara nė njė alfabet grek (dorik) me disa ndryshime pėr tė riprodhuar disa tinguj tė posaēėm tė gjuhės sė tyre. Njė mbishkrim i Kalasė sė Dalmaces afėr Pukės, qė pėr dekada tė tėra qe mbajtur si i vetmi mbishkrim ilir, u provua nga gjuhėsia e re shqiptare se nuk ishte tjetėr veēse njė mbishkrim greqisht i shek. VI-VII. Nėse do tė kurorėzohen me sukses pėrpjekjet qė po bėhen pėr leximin e njė mbishkrimi tė Muzeut tė Shkodrės me prejardhje nga Dobraēi, shkruar me njė alfabet tė panjohur dhe tė njė mbishkrimi tė gjetur nė Bugojė tė Bosnjės Perėndimore, mund tė sillen tė dhėna tė reja e tė hapen perspektiva. Zbulimet e mėtejshme arkeologjike mund tė japin ndonjė tekst ilir tė shkruar me alfabet tė veēantė ose me alfabet grek a latin. Gjuhėt greke dhe latine qė hynė mė parė nė Iliri si gjuhė kulture, tregtare ose si gjuhė zyrtare administrative, nuk u bėnė kurrė gjuhė tė tė gjithė popullit, i cili vazhdoi tė ruajė nė jetėn e tij tė pėrditshme tė folmen amtare. Njoftimi i historianit grek tė shek. II p.e.sonė, Polibit, pėr bisedimet e mbretit Gent me delegatėt maqedonas pėrmes pėrkthyesit qė njihte ilirishten, dėshmon se kjo gjuhė u praktikua edhe si gjuhė zyrtare deri nė fund tė jetės sė pavarur politike tė ilirėve. Nga gjuha e ilirėve kanė mbetur disa materiale, por qė nuk janė tė mjaftueshme: elemente leksikore shumė tė pakta tė sė folmes sė pėrditshme pėrbėrė nga disa glosa ilire, dhe sidomos njė numėr i madh (rreth 1 000) emrash tė pėrveēėm, emra personash, perėndish, fisesh, vendesh dhe disa emra lumenjsh e malesh. Fjalėt ilire i kemi nė formėn qė na janė dhėnė prej autorėve grekė e latinė, jo nė formėn autentike tė tyre. Ndėr ato fjalė mund tė pėrmenden rhinos = mjegull, sabaia = birrė meli etj. Emrat e pėrveēėm ilirė qė na janė transmetuar nė burimet e shkruara antike (autorė grekė e latinė, mbishkrime greke e latine, monedha tė territorit ilir) pėrbėjnė materialin kryesor qė kemi prej ilirishtes sė Ballkanit. Ato lejojnė qė tė nxirren disa elemente tė fjalėformimit emėror tė ilirishtes e ndonjė tipar fonetik i saj, ndonjė element i leksikut tė saj dhe material krahasimi me gjuhėt e tjera indoevropiane, po nuk japin mundėsi tė njihen gramatika dhe leksiku i saj. Studiues tė ndryshėm kanė pėrcaktuar si ilire edhe njė numėr fjalėsh tė ndeshura nė gjuhėt e tjera tė lashta ose nė gjuhėt e sotme tė Evropės, duke i marrė ato si huazime nga ilirishtja ose si tė trashėguara prej saj. Shumica e tyre janė tė diskutueshme, po disa kanė gjasa vėrtetėsie. Ndėr to pėrmendim: lat. mannus = kalė i vogėl, krhs. shqipen maz/mėz; gr. balios = i bardhė, me pulla tė bardha, krhs. shqipen balė; gr. kalibe = kasollė; disa fjalė pararomane etj. Material mė tė pasur jep mesapishtja e Italisė Jugore. Prej saj kanė ardhur njė numėr mbishkrimesh zakonisht tė shkurtra e shpesh fragmentare tė shek. VI-I p.e.sonė, qė japin edhe fjalė, trajta e ndonjė frazė, pėrveē emrave tė pėrveēėm qė pėrmenden nė to, por qė janė kuptuar dhe shpjeguar deri mė sot nė njė masė tė vogėl. Kemi disa glosa si brendon = bri, bilia = bilė, bijė etj., dhe shumė emra tė pėrveēėm njerėzish, fisesh e vendesh. Janė vėnė re gjithashtu edhe bashkėpėrkime tė rėndėsishme midis mesapishtes dhe shqipes nė sistemin fonetik dhe gramatikor, si p.sh. reflektimi i |o|-sė sė shkurtėr indoevropiane nė |a|, evolucioni ?|-m|>|-n| i mbaresės sė rasės kallėzore njėjės tė emrave nė tė dyja kėto gjuhė etj.

    Arti dhe botėkuptimi
    Arti ilir nė periudhėn e hershme tė hekurit karakterizohet me stilin e tij dekorativ tė theksuar tė epokės sė bronzit, por lulėzimin e arrin nė fillim tė epokės sė plotė tė hekurit, d.m.th. rreth shek. VIII-VII p.e.sonė nė kushtet e zhvillimit tė mėtejshėm ekonomiko-shoqėror tė ilirėve. Kjo vihet re qartė sidomos nė grupin e kulturės sė Devollit, nė atė tė Mat-Glasinacit etj. Ky stil zbukurimi, i aplikuar jo vetėm nė objektet e veēanta metalike, kryesisht prej bronzi dhe nė qeramikė, por edhe nė materialet qė nuk i rezistuan kohės si nė dru, kockė etj., pėrfaqėsohet nga njė gamė e pasur figurash gjeometrike, si rrathė tė veēantė e bashkėqendrorė, rombe e trekėndėsha me fusha tė zbrazura ose tė mbushura me vija paralele etj., tė kompozuara me njė fantazi tė zhvilluar dhe nė njė sistem rigorozisht simetrik. Ky stil do tė jetojė nė tė gjitha periudhat e veēanta tė zhvillimit dhe tė dobėsimit tė tij, deri nė fund tė periudhės sė hershme tė hekurit, duke pėrbėrė kėshtu bazėn kryesore dhe mė tė qėndrueshme tė koncepteve estetike tė ilirėve nė pėrgjithėsi. Arti figurativ nė Iliri u zhvillua mė vonė; atė e shohim tė pėrfaqėsuar nė figura njerėzish dhe kafshėsh tė trajtuara skematikisht ose nė mėnyrė tė stilizuar si dhe nė objekte tė tjera, si art dekorativ i ndėrthurur me motive gjeometrike. Nga shek.VI p.e.sonė tek fiset e Ilirisė sė Veriut nėn ndikimin e fuqishėm tė kulturave mesdhetare dhe nė kornizėn e lidhjeve tė shumėfishta tė popullsive pėrreth Adriatikut Verior, lindi njė art i pasur figurativ, shprehjen mė tė lartė tė tė cilit e gjejmė tek situlat liburne e tek urnat japode. Nė njė stil tė pjekur arkaik tė kohės janė paraqitur nė kėto monumente pamje nga jeta e pėrditshme e ilirėve, nė mėnyrė tė veēantė e shtresave tė pasura tė shoqėrisė sė tyre, midis tė cilave skena argėtimesh, siē ėshtė rasti i njė valleje grash lidhur dorė pėr dore, apo i njė procesioni funeral, ku pėrcjellja ėshtė dhėnė nėpėrmjet njė vargu tė gjatė kurorash luftarake dhe kalorėsish qė marrin pjesė nė ceremoninė solemne. Nė raste tė tjera paraqiten skena luftimesh, gjuetie, mundjeje etj. Kėto manifestime artistike, megjithėse tė ndikuara nga pikėpamja e stilit dhe e karakterit tregimtar tė ornamentit prej artit arkaik grek dhe ai etniko-italik pėrsa i pėrket paraqitjes sė figurave, motiveve reale dhe pėrmbajtjes sė tregimit, kanė mjaft elemente vendėse, qė tregojnė pėr natyrėn vendore tė prodhimit tė shumė prej tyre. Nė kėtė drejtim pėrveē vlerave artistike, kėto monumente pėrbėjnė edhe njė burim historik tė dorės sė parė pėr njohjen e jetės dhe tė koncepteve tė shoqėrisė ilire nė shek. VI-V p.e.sonė. Pėrsa u pėrket besimeve tė ilirėve tė epokės sė hekurit, ato nuk ndryshonin prej atyre tė epokės sė bronzit. Njė rol tė madh vazhdon tė luajė kulti i tokės mėmė i lidhur me pjellorinė e saj dhe me zhvillimin e bujqėsisė nė pėrgjithėsi. Shumė e pėrhapur tek ilirėt ishte heliolatria (adhurimi i diellit). Gjurmėt e shumta tė saj shprehen pėrmes motiveve tė ndryshme, qė zbukuronin objektet e veēanta dhe qė nė mėnyrė grafike simbolizonin diellin. Tė tilla ishin, p.sh.: rrathėt bashkėqendrorė, svastikat, spiralja etj. Ky kult diellor tek ilirėt shprehej dhe pėrmes varėseve tė ndryshme nė formė kali, kaprolli, zogu etj. Njė kult tjetėr shumė i zhvilluar tek ilirėt, sidomos tek ata tė krahinave jugore, ishte dhe gjarpri si simbol i pjellorisė si totem, si qenie mbrojtėse nga syri i keq (apotropeike) etj. Vendosja e varreve nė tuma pėrreth njė varri mė tė hershėm tė pasur dhe qendror, si dhe shoqėrimi i tė vdekurit nė varr me objekte tė ndryshme, tregon se tek ilirėt e periudhės sė hershme tė hekurit ishte i zhvilluar dhe kulti i tė parėve, si edhe besimi mbi jetėn e pėrtej varrit. Ilirėt besonin edhe nė ekzistencėn e fuqive mistike, qė rronin midis tyre dhe u shkaktonin njerėzve sėmundjet dhe fatkeqėsitė e tjera shoqėrore. Pėr t’i larguar kėto tė kėqija, ilirėt sajuan forma tė ndryshme varėsesh (amuleta), me karakter apotropeik etj.
     
    .
  11.  
    .

    User deleted


    image po per gje tj
     
    .
  12. Leonida4
     
    .

    User deleted


    Dua te di me shume per Mbreterine Ardiane :huh: :huh: :huh:
     
    .
11 replies since 12/2/2010, 08:28   8108 views
  Share  
.