Doreshkrime te vjetra te gjuhes shqipe

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. _i_martuari
     
    .

    User deleted


    Pjetėr Bogdanit,argjupeshkėpit Skupsė, kushėrinit tim dashunit (1685)


    Duel Gurit bukuria,(1)
    zana si nji sut' e naltė,(2)
    qi s'kish mbrenda Veneqia,
    tė Peshtrikut muer maltė.(3)

    Djelz' e vashaz' ende graa
    i shėrbejnė ndė robij,
    tue kėnduem aqan' saa
    gjithė zemėrat' i ēkrij.

    Alesandr' i madh Darinė,
    Skanderbeg' shitoj mbėretnė,
    e ndoq Sauli fort Davidnė,
    mbyti Giudit Holofernė.

    Kėndoj zana maje malet.
    ani zunė me lodruem
    tek i thonė Vrap i Kualet,
    ndė zemėrė fort gėzuen.

    Tufė-tufė tu' mbėledhė
    me zymyla nji kunorė,
    drandafille bashkė dredhė
    ndė kėshet me gjithė dorė.

    Lulesh ani me ja falė
    blegėtorijesė zanė,
    qi ndė valle kur tė dalė
    tė na ndritnjė dhenė tanė.

    Priserenė ēelepij,(4)
    gjithė nd'armė mbukuruem;
    prej Gore dimisqij,(5)
    trim i foortė me lėftuem.

    Kur del ani e soditėn
    treg tė ri ende tė vjetėr,
    trimėnia ke shetitėn,
    thue s'ka dheu tjetėr.

    Skodra ngulė ndė konfij,(6)
    fush' e malet i pushton,
    me tė forta zotėnij
    Lesh, Zadrimėn' e zapton.

    Ndė lėqen' me gjithė duer
    peshku, trofta ende blij,
    pėrditė kush vote muer
    gjindsė vetė ndė shtėpij.

    Skupja gjytet perėndeshė,
    ndė ranxė tė Lubotenit,
    qi regjina Rodopeshė(7)
    trajtoj motėr Priserenit.

    Argjupeshkėpi e ree,
    endunė pėr breg Vardari,
    i shkon delli ndėpėr dhee(8)
    rėmbje,shtambje,rgjandje e ari.

    Grigja tė njehunė s'kaa,
    lesh e saftian e dyllė,(9)
    pėrse kush e mbelė s'kaa,(10)
    bleta shkret i kėrkon pyllė.

    Kėte det nd' Urumelij,(11)
    Skodrė Priserenė kanė,
    shoqe nd' Arbėn e Shėrbij
    tri gjytete tė mėdhaa.(12)

    Nalt' mbė mal siellė kunorė,
    doret sonė s'arbėneshė,
    Turkut votunė ndė dorė,
    me tė madhe sod' shpėneshė.

    Tyy lus,e Shėnė Marii,
    qi ri n'kishė Priserend,
    ban tė dalė pėrsėrij
    kryq e flamburė me rend !

    Zot shėlbuesi barii,(13)
    ruzullimnė ta pushtonjė,
    gjithėkush donji selij
    mbi qiellt' ani ta gėzonjė !

    Kėnduar nga Luka Bogdani.

    Shėnim:

    Vjershėn e ka botuar Bogdani nė krye tė librit tė tij, si ē'ish zakoni atėherė tė botonte autori nė krye tė veprės sė tij,lėvdata qė i kushtonin miqt e vet,me rastin qė nxirrte librin.Autori i vjershės ėshtė Luka Bogdani, pėr tė cilin nuk dimė gjė, po qė ėshtė kushėri i Pjetėr Bogdanit. Kjo kėngė le tė shėrbej si shembull i njė vjershe tė vjetėr shqipe. Bashkė me Budin e njė Luka Suma prej Shkodre (edhe ky i ka bėrė njė vjershė tė vogėl pėr nder Bogdanit nė veprėn e kėtij), Luka Bogdani ėshtė i treti vjershėtor shqiptar qė njohim (deri mė tani) nėshekullin XVII. Ka tė ngjarė qė vjershėrija atėherė tė lėrohej sado pak prej klerikėve shqiptarė.

    (Shėnim shtesė): (Marrė nga njė raport i QIK-ut-23.10.1997)

    U shėnua 310- vjetori i vdekjes sė poetit Lukė Bogdani

    Prishtinė, 23 tetor (QIK)
    Nė kuadėr tė manifestimit tė sotėm letrar "Hivzi Sylejmani" nė
    lokalet e Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės nė Prishtinė, u
    shėnua edhe 310- vjetori i vdekjes sė poetit Lukė Bogdani, i cili
    ishte poeti i parė i shkolluar nė shkollėn shqiptare tė Janjevės-
    Trepēės. Kjo shkollė ishte e njohur edhe nga Vatikani. Poetin Lukė Bogdani e vranė turqit nė Grykėn e Kaēanikut nė vitin 1687.
    Lukė Bogdani nė letėrsinė shqipe njihet me vjershėn kushtuar
    unxhit tė tij, Pjetėr Bogdani e cila ėshtė pėrfshirė nė veprėn
    madhėshtore tė Pjetėr Bogdanit "Ēeta e profetėve". Kjo iniciativė nė SHSHK rrodhi nė mėnyrė qė tė inaugurohet njė aktivitet i veēantė letrar me emrin e kėtij poeti.

    Sqarime:

    ( 1) Gurit, prej Gurit nė Has, vendlindje e Bogdanit.
    ( 2) Sutė, femra e drenit, drenushė.
    ( 3) Peshtriku, mal pranė Hasit.
    ( 4) Ēelepi, it. vend metalesh.
    ( 5) Gora, mal i Prizrenit. Dimisqij, damaskine, shpatė Damasku.
    ( 6) Konfij, kufi.
    ( 7) Rodopeshė, emėr mitologjik i tė shoqes sė njė mbreti tė Trakės, qė u kthye e u bė mal. Ajo e paska bėrė Shkupin motėr tė Prizrenit, e paske themeluar.
    ( 8) I shkon delli ndėpėr dhee, ka nėn vehte mina, metale, bakėr (rembje), kallaj(shtambje).
    ( 9) Saftian, lloj lėkure e punuar, marokin.
    (10) E mbelė, mund tė jetė gabim shtypi : e mbledh.
    (11) Kėte det, kėtej detin.
    (12) Tri gjytete, Shkodra, Shkupi e Prizreni.
    (13) Shėlbuesi, shpėtimtari.
     
    .
7 replies since 11/2/2010, 09:20   421 views
  Share  
.