Qejfe! Paraja drejton…

Petro Marko, Botuar mė 1937

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. el_a
     
    .

    User deleted


    Eja, tė shkojmė gjėkundi tė kalojmė disa orė tė dehur. Tė ēmendur, tė lumtur. – Tė bėjmė. . . qejf! –Po ku? – Vemi tė pimė? – Po ku? – Nė daē te Miti. Nė daē te Dhori ose tek Tahsimi. Nė daē vemi ia shtrojmė me birrė nė “Nacional”. Ose vemi tek Koliqi tė pimė verė. Apo nuk vemi tek Mahmuti qė ka njė raki rrushi qė tė merr nė qafė! Pastaj ka dhe njė lokal si nga ato ku dergjej dikur Omar Khajami. Eja tė vemi pimė… Vetėm kėshtu mund tė bėjė njeriu qejf kėtu nė kryeqytet. Duke pirė. Pi nė “London”, pi nė “Bristol”, nė pijetore “Vlora”. Ku tė duash pi. -Oh mė fal! Jo ku tė duash. Vendet janė ndarė vetvetiu. Kushdo e ka zėnė folenė e tij. Kushdo ėshtė bėrė dhe familjar nė ndonjė kafe. Bie fjala “Bella Venezia” ėshtė njė vatėr familjare pun’e madhe! Pa shko ti ndonjė ditė atje dhe ke pėr tė parė se do tė dallohesh si kau balash. Unė kur vete ndonjėherė, rrėmbej pastėn e ėmbėl dhe iki, se akoma atje s’ka marrė fund biseda mbi “doiēe kulturėn” e shkretė. . . Ose shko nė ta mban tė dielėn nė kafe “Berlini”. Aman o Zot! Atje atė ditė, pėrveē qė fronat janė zėnė krejt, po tė them tė drejtėn, atje bie erė luftė. Sheh njerėz tė skuqur, tė ruarė (nė kokė), tė veshur njėlloj, me kravata tė reja, qė kanė mbėrthyer tryezat dhe vėzhgojnė me egėrsi si tė tėrbuar ato femra tė pakta qė shkelin me butėsi pllakat e bulevardit! Pirja ėshtė “qejfi” i parė. Po pastaj? Pastaj ē’derė ėshtė e hapur? Doemos flas pėr ata qė rrojnė e bėjnė qejf… Ē’tė them? Ē’tė flas? Ē’tė mollois? Thomėni, nga t’ia mbaj? – Nga “Brraka”? Nga rruga e burgut! Nė “Ferrara”? Nė… Nė… Ku? Kudo qė tė shkel: njė lloj! Po atje bėhet “qejfi”. Atje derdhen tė hollat! Atje digjen zemrat. . . “Zemra mė pikon gjak!…” E shkreta zemėr! Nuk e di qė ka humbur formėn e saj. Ėshtė copėtuar. Dhe megjithatė goja e lirė tė bėrtet: “Ma dogje zemrėn!” Eh, ē’zemėr moj lumėmadhe! Apo dallga e jetės tė ka hedhur kėtu? Tė ka vėrvitur pa mėshirė! Dhe ti qesh. Qesh pa ditur pėrse. Ēdo njeri e “dashuron” . Ēdo xhep e zbraz. Po pėr vete ē’je? Si rron? Si u ndodhe ketu? – He, ha! Eja tė pimė! Ha, ha! Eja, eja… Dikur kam qenė vajzė. Mė gėnjeu “ai”. S’mbaj mend gjė. Vetėm lėndinėn ku u rrokullisėm midis barit tė njomė. . . dhe pastaj lotėt e mi. Dhe pastaj! Eh, eja tė pimė! Dhe pastaj unė e gjora pa njeri, pa pare, oh! Pa pare, pare, pare! Dhe pastaj eja, eja… ma dogje shpirtin! Pare! Dhe ti e zbraz xhepin. Bėn qejf. Qejf nė kryeqytet. Ku tė duash. Pėrveē, “shteteve tė lira”, tė njohura nga “Lidhja e Kombeve”, nga Bashkia dua tė them, ka shumė autonomira tė tjera, tė fshehura, tė panjohura, nga dalin tėrė sėmundjet e botės. Po tė doni pyesni Dr. Panon ose Dr. Kėrēikun dhe ata do t’ju thonė pėrqindjen e tė “plagosurve” nėpėr betejat e “shteteve tė paregjistruara” – Ē’tė bėsh mor zot. Varfėri! – Ē’varfėri mor lum? Varfėri mendore, varfėri morale! Hiē gjė mė tepėr. Pyet po tė duash ndonjė karrocier, ose ndonjė. . . Thuaji: “Jam jabanxhi. Kam nevojė pėr njė… do tė ta paguaj mirė. Dhe ti ke pėr tė marrė hakun tėnd!” A di se ē’ka pėr tė tė thėnė? -Po, po zotni! Peqe! Sa tė duash! Dhe tė cakton orėn. Dhe ti vete atje ku s’e di. Ēuditesh kur sheh. . .Lėre mos e nga! Po tė kesh ndėrgjegje, ikėn! Ikėn me zemrėn tė copėtuar. Po tė jesh i fortė pyet: – Po pse keshtu moj e gjorė? – Nevoja, nevoja zotni! Qejf! Duman!

    Qejf nė kryeqytet…- Ku tė vesh? Ku tė bėsh qejf? – Ja nė kinema, ja nė kafe, ja nė…! – Flas me ty qė je i lirė. Po familja ku do tė argėtohet? Ku do tė shkoje ndonjė orė me prehje? – Ja nė “Gloria”, ja nė “Nacional”, ja nė “Rozafat” . . . Hiē gjė mė tepėr. Ose ne “Kursal” pėr ndonjė birrė tė ftohtė, ose ndonje shėtitje. S’ka mė. S’ka teatėr! S’ka park! S’ka gjė. Po rinia ku e kalon kohen? – Ah, ah dhe ah! Shko mor ndonjė orė, kur tė duash, natėn ose ditėn, nė “Sallon bilardo amerikan”. Shko, pash Zotin! Ke pėr tėuluritur. Do tė shikosh atje se si djelmėria shkel mbi dhoga tė kalbura.Do tė shikosh atje njė lopatė tė madhe qė hap varrin e karakterit dhemoralit. Atje do tė shikosh me sytė e tu drejtimet e reja tė gjeneratės sėre. Gjithashtu dhe nė kafene “Sporti”. Atje me tė vėrtetė “sporti”pėrparon. Pėrparon pėr vdekje. Dhe sidomos studentėt, “sportin” endjekin me zemėr. .

    Qejf mor zot, qejf
     
    .
0 replies since 9/2/2010, 15:34   56 views
  Share  
.