Xhaxhi me fytyrė gjithmonė tė qeshur

Faslli Haliti

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. FRI_DA
     
    .

    User deleted


    image

    Nisje.

    Kjo nuk ėshtė njė pėrrallė, e megjithėkėtė, unė do e filloj me “na ishte njė herė njė djalė…” Nuk e kam fare idenė se ēfarė mund tė mendoni, por mund tė them qė po, vėrtet, njė herė na ishte njė djalė. Ishte shumė i vogėl, ky djalė. Ndodhitė e tij, aso kohe, ende nuk shkruheshin me detaje tė hollėsishme nė atė fletoren e pafundmė tė kujtimeve dhe ato pak fotografi qė shoqėronin ato shkrime ishin akoma bardhe e zi, e megjithatė, edhe tani, pas kaq shumė kohe, pėrsėri ato fotografi janė mė se tė mjaftueshme pėr tė krijuar filma me metrazh tė shkurtėr. Herė pas here, djali-tashmė-jo-i-vogėl, lė ecjen, merr ēelėsin e dhomės sė projektimit tė filmave dhe merr e shikon ndonjė prej atyre filmave me metrazh tė shkurtėr. Ja:


    Nga njė film me metrazh tė shkurtėr:

    Ditė e bukur. E diel. Mėngjes. Banorėt e pallatit bėhen gati pėr tė dalė dhe pastruar lagjen. Djali i vogėl del nga apartamenti i katit tė katėrt. Nė njėrėn dorė ka njė copė buke tė lyer me pak gjalpė dhe nė tjetrėn njė gjysmė cope shalqiri. Zbret nė katin e tretė. Ngadalė. Pastaj, po ngadalė i afrohet katit tė dytė. Kėtu i ndal hapat. Pret. Buka me gjalpė dhe shalqi konsumohet dalėngadalė. Sapo e ka pėrfunduar kur dera e apartamentit pranė shkallėve tė katit tė dytė hapet. Atėherė djali fillon tė zbresė edhe shkallėt qė i kanė mbetur pėr tė zbritur nė katin e dytė. Kur zbret atje, njė xhaxhi e pret. Si gjithmonė, fytyra e xhaxhit ėshtė e qeshur. Si gjithmonė, fytyra e djalit tė vogėl buzėqesh vesh mė vesh. Ende pa zbritur tė gjitha shkallėt e katit, xhaxhi fillon tė kėndojė me njė zė fėmije: o kam tli olė ēė po ples tė dala… Djali i vogėl qesh. Me buzėt e pėrlyer me shalqi, bėn sikur ka turp. Llastohet. I pėlqen tė llastohet me xhaxhin. Xhaxhi e do fort. Hajde, i thotė xhaxhi, do e kėndosh atė kėngėn qė mė pėlqen aq shumė? Djali i vogėl fshin buzėt me shalqi dhe fillon tė kėndojė (o kam tli olė ēė po ples tė dala…). Nuk e di se ku e ka mėsuar atė varg kėnge, nė fakt as qė e di nėse ai varg ėshtė pjesė e ndonjė kėnge. Ajo qė di, djali i vogėl, ėshtė qė ai ėshtė vargu i tij… jo, nė fakt, ai ėshtė vargu i tyre; ajo qė di djali i vogėl ėshtė qė edhe ai e do fort xhaxhin me fytyrė gjithmonė tė qeshur. Sepse, ai ėshtė edhe ai xhaxhi qė e ka shtėpinė plot me ato gjėrat qė e mahnitin aq shumė kur ai shkon tek shtėpia e tij…

    Ecje.

    Nė segmentin e kohės, vitet i lėnė radhėn njėri – tjetrit. Djali i vogėl ecėn. Vetė. Shumė mė vetė se sa Beni. Tani shkallėt kalohen gjithnjė e mė kollaj. Ai bėhet njė djalė-jo-mė-aq-i-vogėl, kurse xhaxhi me fytyrėn gjithmonė tė qeshur bėhet njė xhaxhi-mė-i-madh me fytyrėn gjithmonė tė qeshur. Por, gjithmonė njė xhaxhi. O kam tli olė ēė po ples tė dala… ėshtė refreni me tė cilin pėrshėndeten. Edhe atėherė kur distancat bėjnė tė tyren. Dhe atėherė, djali-jo-mė-aq-i-vogėl shikon qė xhaxha tė tjerė fillojnė tė flasin. Ja, njė xhaxhi me emrin Isamil Kadare thotė: “Ai mundohet t’i pėrshkruajė ato (ngjarjet) nė mėnyrė tė freskėt, origjinale, pa shabllone poetike, tė cilat krijojnė gjithmonė njė perde tymi rreth poezisė. Natyrisht kjo ėshtė njė gjė shumė e vėshtirė…” Njė tjetėr xhaxhi, me emėr Dritėro Agolli thotė: “Poezia e Tij nuk ka firo. Ka gjėra qė jetojnė gjatė. Poeti ėshtė sa i afėrt dhe i largėt, sa i thjeshtė dhe i vėshtirė…” Kurse xhaxhi Vath Korreshi (i paharruar emri i tij!) thotė se: “Poezia e Tij ka edhe njė cilėsi tjetėr: ajo ėshtė shumė njerėzore. Ai filozofon mbi tė thjeshtėn duke arritur nė pėrgjithėsime emocionale dhe i afrohet kėshtu ligjėrimit etiko-filozofik”. Djali-jo-mė-aq-i-vogėl ndal pėr ēast ecjen dhe merr ēelėsin e dhomės sė filmave me metrazh tė shkurtėr.

    Nga njė tjetėr film me metrazh tė shkurtėr:

    …kur ai shkon tek shtėpia e tij, nė korridor sheh njė mobilje tė madhe. Ėshtė e bardhė, ngjyra e mobiljes, (por mund edhe t’i duket si e bardhė tani, pėr shkak tė ngjyrės bardh e zi tė fotografisė). Gjithsesi, jo: mobilja nuk ėshtė si ajo qė ka nė shtėpinė e gjyshes sė tij, nė tė cilėn varen rroba. Nė tė nuk varen rroba. Nė tė qėndrojnė gjėra. Janė libra. Kėtė ia thotė xhaxhi. Djali i vogėl e ka gojėn tė hapur prej habisė (dhe shyqyr qė tani nuk ėshtė duke ngrėnė bukė me gjalpė dhe shalqi). Nuk e di se sa kohė qėndron kėshtu. Por di qė lė korridorin dhe hyn nė njė prej dhomave. Edhe aty ėshtė njė mobilje e madhe. Ngjyra e mobiljes ėshtė njė element i parėndėsishėm. Ngjyra e gjėrave qė janė ulur nė hapėsirat e pafundme tė saj janė nga mė tė larmishmet. Djali i vogėl mbyll gojėn e hapur prej habisė. Nuk ėshtė e nevojshme qė xhaxhi t’ia thotė: ai e di qė edhe ato janė libra. Habia tani ėshtė kthyer nė mahnitje. Nė heshtje, djali i vogėl i premton vetes: njė ditė, edhe ne do kemi njė tė tillė. Vetja e tij mban shėnim.

    Vrapim.

    Pas viteve ‘90 xhaxhi-pak-mė-i-madh me fytyrėn gjithmonė tė qeshur pėrjeton njė shpėrthim tė vėrtetė krijues: nxjerr nė dritė mbi njėzet vėllime, nga tė cilėt katėrmbėdhjetė vėllime me poezi dhe dy me poezi pėr fėmijė; dhjetė vėllime me pėrkthime dhe dy vėllime si bashkautor. Dhe, ndėrkohė, xhaxha tė tjerė vazhdojnė tė flasin. Xhaxhi Dritėro Agolli e merr sėrish fjalėn pėr tė thėnė se: “Poezia e tij nuk ėshtė njė gur qė duket dhe ti e vėshtron dhe kėnaqesh ose trishtohesh prej tij se diēka tė kujton; poezia e Tij ėshtė njė gur qė del papritur nga dheu dhe ti habitesh: Ē’ėshtė ky gur?!” Kurse xhaxhi Moikom Zeqo thotė: “Ai ka njė poezi qė afron drejt konkretes, me thekse tė thella filozofike, por ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme duket tek optika poetike, e cila ėshtė nga mė origjinalet nė letrat shqipe. Kėshtu mund tė themi se ky poet ėshtė i papėrsėritshėm. Ėshtė poet i njė sinqeriteti tė madh dhe i njė teknike tė veēantė. Ėshtė njė nga njerėzit mė tė mrekullueshėm qė kam njohur nė jetėn time dhe, padyshim, qė i bėn nder jo vetėm Lushnjės, por gjithė Shqipėrisė”.

    Nderin Lushnjės dhe gjithė Shqipėrisė, xhaxhi me fytyrė gjithmonė tė qeshur ia ka bėrė sa e sa vite mė parė. Nė atė kohė, djali-jo-mė-aq-i-vogėl nuk ishte as djalė i vogėl: nuk ishte akoma njė djalė. Nė atė kohė, shtėpia e tij e prodhimit tė filmave me metrazh tė shkurtėr akoma nuk ishte ngritur nė kėmbė. Por, kur kjo ndodhi, ai mund tė projektonte sa e sa filma tė tjerė. Sa pėr tė cituar

    Disa filma me metrazh tė shkurtėr – prodhime tė huaja:

    i.

    Titulli: “Dielli dhe rrėkerat”.

    Regjia: Xhaxhi me fytyrė gjithmonė tė qeshur.

    Koha: 16 Dhjetor 1972.

    Vendi: Gazeta “Zėri i Rinisė”

    Trailer: Kundėr padrejtėsive tė shoqėrisė shqiptare.

    ii.

    Titulli: “Kritikė” a.k.a. “Kritika e 10-tė gjimnazistėve tė Lushnjės”.

    Regjia: Njė grup gjimnazistėsh.

    Koha: 25 janar 1973.

    Vendi: Gazeta “Shkėndija”, organ i KP tė rrethit.

    Trailer: “Dielli dhe rrėkerat” ishte fryt i “njė ēoroditje politike e ideologjike dhe na jep njė pasqyrė nė themel tė shtrembėr tė realitetit tonė, tė natyrės sė pushtetit popullor dhe tė marrėdhėnieve tė partisė me popullin…”.

    iii.

    Titulli: Riedukim.

    Regjia: Diktatura.

    Kohėzgjatja: 1973-1983.

    Roli kryesor: punė e detyruar (katėr vjet nė kooperativė bujqėsore dhe gjashtė vjet nė Komunale)

    Roli dytėsor: Heqje e tė drejtės sė botimit.

    iv.

    Titulli: Reagime.

    Regjisor Nr.x: Fatbardh Rustemi: Shqipėri, letėr Enver Hoxhės se dėnimi i poetit nga Komiteti i Partisė, Lushnjė, posaēėrisht nga Sekretari i Parė, Rrapi Gjermeni, jo vetėm ishte krejtėsisht i padrejtė, por dhe kriminal.

    Regjisor Nr.y: Ujk Mali: Paris, Revista “Koha e jonė”: “Rruga e njė poeti dhe rruga e kritikės letrare nė Shqipėrinė e sotme.” “Dielli dhe rrrėkerat” botohet e plotė.

    Regjisor Nr.∞: Ernest Koliqi : Itali, Revista “Shejzat”: Zėri i kėtij poeti ėshtė mbytur nga partia.”


    Mbėrritje.

    Pėr asnjė ēast vitet nuk lodhen sė kaluari. Djali-jo-mė-aq-i-vogėl vrapon bashkė me ta. Bėhet i madh. Bėn mobiljen e tij. Blen librat me kopertina shumėngjyrėshe. Me to, mbush mobiljen e tij. Tė thashė? i thotė vetes njė ditė. Tė thashė qė edhe ne do kishim mobiljen tonė njė ditė? Po, ia kishte thėnė. Ajo qė nuk i kishte thėnė atė ditė vetes sė vet, ishte se, nė atė mobilje, njė ditė, do tė vendoste edhe librat e xhaxhit me fytyrė gjithmonė tė qeshur. Ajo qė nuk i kishte thėnė atė ditė vetes sė vet, ishte se, herė pas here, do tė ulej e do tė lexonte:

    Nga librat e xhaxhit me fytyrė gjithmonė tė qeshur:

    Mėkati i pranverės

    Pranverė sykaltėr,

    Pranverė me faqe tė blerta

    Qė zgjon nga gjumi letargjik

    Barin

    Sythet

    Gjethet

    Lulet

    Blerimin.

    Pranverė, ti s’harron asnjė vit

    Te zgjosh nga gjumi letargjik

    Edhe nepėrkat, gjarpėrinjtė…


    Mosmirėnjohje

    Gjithė

    Peshat e rėnda,

    Peshat vigane,

    Peshat sa njė mal Tomori

    Sa njė mal Korabi,

    Me levėn time i ke ngritur,

    Me levėn time vazhdoni t’i ngrini.

    Edhe nesėr

    Me levėn time

    Tė gjitha llojet e peshave

    Do tė vazhdosh t’i ēoni pėrpjetė.

    Po si s’mė thate njė herė tė vetme,

    Tė faleminderit!

    Arkimed…!

    Pėrmbytja

    Zoti

    Pėrgatiti

    Pėrmbytjen apokaliptike,

    Noe ndėrtoi arkėn

    Strehoi nė arkė ēiftet “elite”.

    Bota

    Ishte prishur,

    Duhej pastruar,

    Duhej shfarosur fara e korruptuar.

    U mbytėn njerėzit,

    Kafshėt.

    U pėrmbyt bota dyzet dite.

    Por lulėzuan peshkaqenėt…

    Festuan

    Gjarpėrinjtė.

    Dhe bota mbeti siē ish…

    Ligji

    Ligji

    Ėshtė si qeni.

    S’e ha tė zotin.

    Qentė po hanė popullin.

    Nė fėmijėri

    Kur shihja laureshėn nė kthetrat e skifterit,

    e lemerishme,

    tmerr.

    Nė end tė kėngės sė saj pranverore

    Dėgjoja tė qarat e saj tragjikė nė pranverė.

    Dėshira ime ishte:

    tė thyeja krahė skifterėsh egėrsisht.

    Nė fėmijėri,

    pa e ditur kėshillėn e gjysh Hygoit:

    “Kush shėron krahun e skifterit

    pėrgjigjet pėr kthetrat e tij…”

    Ē’lemeri,

    Ē’tmerr,

    Tė dėgjoje tė qarat tragjike tė zogjve,

    dhe mos tė t’i thyeja krahėt ty, skifter!


    Rinisje.

    Kjo pra ėshtė ajo qė nuk ėshtė njė pėrrallė edhe pse ėshtė po aq e bukur. Edhe ju e njihni xhaxhin me fytyrė gjithmonė tė qeshur, vetėm se ju e njihni si Faslli Haliti, a ndoshta si zoti Faslli, a thjesht Faslli. Pak rėndėsi ka, pėr mua ai do mbetet thjesht xhaxhi me fytyrė gjithmonė tė qeshur.
     
    .
0 replies since 9/2/2010, 18:13   123 views
  Share  
.