Doreshkrime te vjetra te gjuhes shqipe

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. _i_martuari
     
    .

    User deleted


    Pasthėnia e "Mesharit" tė Gjon Buzukut (1555)


    U Donih Gjoni,biri hi Bdek(1) Buzukut, tue u kujtuom(2) shumė herė se gluha jonėh nukė kish gjaa tė endigluom(3) ensėh shkruomit shenjtė(4), ensėh dashunit(5) sėh botėsė sanėh(6), desha me u fėdigunėh(7) pėr saa mujtah meh ditunėh, meh zdritunė pak mendetė e atyneh qi t'eh endiglonjinėh, pėr seh ata tėh mundėh mernėh(8) saa hi naltė e hi mujtunė(9) e hi pėrmishėriershim(10) anshtė Zotynė atyneh qi tah duonė em gjithėh zemėrė. U lus enbas sodi maa shpesh tė vinih em kishėh, pėrseh ju kini meh gjegjunė(11) ordhėninė e Tinėzot. E atėh nėh enbaroshi(12), Zotynėh tėh ketėh mishėrier enbii juu, e atah qi u munduonėh dierie tash maa mos u mondonjėnėh.E ju t'ini tėh zgjiedhunitė e Tinėh Zot, e pėrherė Zotynė kaa meh klenėh me juu: ju tueh endiekunė tėh dėrejtėnė e tueh lanė tėh shtrenbėnė; e kėta(13) ju tueh baam,Zotynė ka me shtuom endėr juu,se tėh korėtė tajh(14) tėh englatetėh(15) dierie ensėh vjelash, e tė vjelėtė dierie ensė enbiellash.

    E u' maa due tėh enbaronj vepėrėnė teme, Tinė Zot tueh pėrqyem. Endėh vjetėt MDLIV
    njėhzet dit endėh mars zuna enfiill e enbarova endėh vjetėt MDLV, endėh kallėnduor V dit.
    E seh pėr fat nėh keshė kun enbėh endonjė vend fėjyem(16), u duoh tuk tė jetėh fajtėh, aih
    qi tėh jetė maa hi ditėshim seh u', atah fajh e lus tah trajtonjėh(17) endė e mirė. Pėrseh nukė ēuditėm seh nė paēa fėjyem,kėjo tueh klenėh maa e para vepėrė e fort e fėshtirėh pėr tėh vepėruom enbėh gluhėt tanėh. Pėrseh mund mund e qėllonjinė(18), se fajh tė mos banjinė; pėrseh pėrherė ėndajh tah nukė mundėh jeshėh u' tueh enbajtunėh njėh klishėh enbėh tė dyy anėt mėh duhė meh shėrbyem. E tash u jam enfalėh gjithėveh, e lutėni Tinėh Zonėh endeh pėr muoh.

    Shėnim:

    "Pasthėnia ..." ėshtė nxjerrė nga fotokopja e origjinalit,qė ruhet nė Bibliotekėn Kombėtare, Tiranė.
    Origjinali gjindet nė bibliotekėn e Vatikanit,Romė,me kėtė shėnim katalogu : R.G. Liturgia III,194.
    Kjo pasthėnie ėshtė i vetmi dokument (deri me tani) qė na mėson se kush qe autori i librit dhe kur
    u pėrkthye e u botue ky libėr.

    Sqarime:

    ( 1) Bdek, Benedekt.
    ( 2) Tue u kujtuom, tue kujtue, tue sjellė nė mend.
    ( 3) Tė endigloum, qė kupton.
    ( 4) Ensėh shkruomit shenjtė, prej shkrimit tė shenjtė, prej librave fetarė,
    ( 5) Ensė dashunit, prej dashurisė.
    ( 6) Botėsė sanėh, gjindjes, popullit tonė.
    ( 7) Me u fėdigunėh, me u mundue, lodhė.
    ( 8) Tėh mundėh mernėh, tė mund tė marrin me mend,tė marrin vesh.
    ( 9) Hi mujtunė, i fuqishėm.
    (10) Hi pėrmishėriershim, fort i mėshirueshėm.
    (11) Meh gjegjunė, me gėgjue.
    (12) E atėh nėh enbaroshi, e taė punė nė e bėfshi,e nė veprofshi kėshtu.
    (13) Kėta, kėtė,kėtė gjė.
    (14) Tajh, tuaj.
    (15) Tėh englatetėh, tė zgjatet.
    (16) Fėjyem, gabuar.
    (17) Tah trajtonjėh, ta ndreqė.Tueh klenėh etj.:kuptohet qė kjo ėshtė e para vepėr qė pėrkthen Buzuku; mund tė nėnkuptohet edhe se ai nuk njeh tjetėr vepėr tė pėrkthyer para tij.
    (18) Nukė mund e qėllonjinė etj., nuk mund t'ia qėllonin aq mirė punės sa tė mos bėnin gabim.
     
    .
  2. _i_martuari
     
    .

    User deleted


    Lekė Matrėnga (1560 - 1619)

    Kėngė e pėrshpirtėshme (1592)
    Gjithėve thėres,kush do ndėlesė,
    tė mirė tė krėshtė,burra gra,
    mbė fjalėt e Tinėzot tė shihi meshė,
    se s'ishtė njerii nesh ēė mkatė s'kaa;
    e lum kush e kujton se ka tė vdesė,
    e mentė bashkė mbė Tėnėzonė i kaa,
    se Krishti ndė parrajsit i bėn pjesė,
    e bėn pėr bijr tė tij e pėr vėlla.
     
    .
  3. _i_martuari
     
    .

    User deleted


    Pjetėr Budi (1566 - 1623)

    I madhi Zot qofsh levduom
    Madheshti e njerezve


    I madhi zot,qofsh lėvduom (1618)

    I madhi Zot,qofsh lėvduom
    pėr gjithė kaqė tė mirė
    qė sė kam u' merituom
    me ndoonjė shėrbetyrė;

    qi mė dhee kaqė hijr
    kėtė kafshė me mbaruom,
    si q paēė zanė fijll,
    gjithėherė tue shkruom.

    Posi mendja mė pėrcijll
    nd'Arbėnė me ua dėrguom,
    pėr kishė e pėr munėshtjir
    pak ndė mend me i trazuom.

    Ata merrė mbė dėshijr
    mkatit me u peenduom,
    posi pemėtė ndė prijll
    ndė shpijrt me lulėzuom;

    e si zogzitė ndė pyyllt,
    Zoti im me tė lėvduom,
    ndjerė vetė nata mbyyllt,
    me njė zaa t'amblėtuom.

    Madhėshti e njerėzve(1618)

    Ku janė ata pleq bujarė,
    qė qenė pėrpara ne,
    e ata trima sqimatarė,
    tė shpejtėtė si rrufe?

    Ku janė ata djelm tė ri,
    tė bukur e tė lulzuom,
    qė pate pamė me sy,
    me ta folė e ligjėruom?

    Ku janė ata zotėninj,
    qė dojin me zotėnuom
    ndė sqimė e ndė madhėshti,
    kėte jatė tue shkuom?

    Ku janė ata perandorė
    gjithė shekulli nalcuom,
    nė krye me njė kunorė
    gurėshi cė paēėmuom?

    Ku janė ata letėrorė
    t'urtė e dijes tė ndėgjuom,
    tė bardhatė posi borė
    letėra tue kėnduom?

    Ku janė ato gra e vasha
    ndė sqimė e ndė madhėshti,
    me petėkat tė mėndafshta
    nalcuom mbė zotėni?

    Gjithė mortja i rrėzoi,
    sikur i pret me shpatė,
    pėr tė ri s'i shikoi,
    as tė vobegė,as tė begatė.
     
    .
  4. _i_martuari
     
    .

    User deleted


    Parathėnia e "Fjalorit" tė Frangut tė Bardhė (1606-1643)(Fragment)


    Tue pasunė ditė e pėrditė, tė dashunitė e mij, mbassi hina ndė Kolexhė, kujtuem(1) me qish(2) copė librė keshė me ndihmuem mbėnjaanė gjuhėnė tanė, qi po bdaretė e po bastardhohetė saa
    maa parė tė ve(3); e maa fort me ndimuem gjithė atyne qi janė nd'urdhėnitė Tinėzot e tė shintesė kishė katolike, e s'dijnė gjuhėnė latine, paa tė sijėt askush s'munė shėrbenjė si duhetė paa tė madh error(4) e faj hesaapetė(5), zakonetė ė ēeremoniatė e shintesė kishėsė Romėsė; mė ndy(6) jo pak mirė me marrė e me nkėthyesė n'gjuhėt cė lėtine mbė gjuhėt t'arbėneshė njė dicionar, qi tjetėr s'ashtė veēėse nja librė, qi kaa ndė vetėhe saa fjalė e saa emėna janė e gjindenė ndė kėte pjesė shekulli(7) posikuur me thanė tė nierėzet e tė shtazėvet e ujėnavet e tė malevet e tė fushavet e tė saa tjera kafshėve(8), qi gjindenė ndėnė qiellt, ende mbė qiellt, posikuur tė Tinėzot, tė engjiet e tė shintėnet...

    I silli librė mė pėlqei e m'u duk se kishte me u qenė pėr ndoonja ndimė, ndoonėse tė pakė e tė moritunė(9). Prashtu, mbassi u daashė Kolexhiet cė Zonjėsė ndė Lurijt e ershė mb'Romė pr'urdhėnit tė Kuvendit Shint(10) e tė ndriēmit nderueshimit zot upeshkėpit Sadrimėsė, tim ungjė, pr'emėnė Gjeēi i Bardhė(11), fisit sinė e ndoret sonė, shumė i urtė e i vėjyeshim, i cilli, prej sė dashunit tė Tinėzot e sė shintit Atė Papė Urbanit VIII, ashtė tash
    krijuem e baam argjupeshkėpi i Tivarit; e hina nė Kolexhė te janė shkollarėtė, oo ata qi xanė, me vonė mbasandaj ndėr tė paafeet me ētuem shintenė e tė vėrtetėnė feenė tanė,zunafijll tue kėthyem kėtė dicionaar mbė gjuhėt tanė, e kėtheva nsi(12) gjithė qish mujta; e mbassi e solla(13), m'u duk i pakė e i vogėlė, prashtu hina tue kujtuem(14) e shkrova mbe gjuhėt tanė maa parė do tė falunazė(15), qi kanė zakon e banjėnė
    t'Arbėneshėtė kuur, sė largu oo s'tė kėtje(16), mb'udhė mpiqenė, tue vumė pėrngjat(17) tyne ende mbė gjuhėt tė Latinjet; ashtu ende do proverbia oo tė thana, ncė sijashit disa kanė zakon e i thonė Latinjtė e disa Taliantė; do adverbia ende, e gjithė saa kafshė janė nė kėtė copėzė librė, i vuna fjalė pėr fjalė, e maa parė mbė disa vuna latinisht, ani(18) pėrngjat oo pėrfundit vuna arbėnisht, e mbė tė tjera vuuna maa parė fjalėnė e rieshtnė arbėnisht, ani pėrfundit latinisht, ashtu qi ata qi tė fėdigenė(19) e tė duenė mė xanė gjuhėnė latine maa mirė e maa
    udob(20) t'u vinjė ...

    ... Prej Rome, dit ndė maaj 30, ndė vietėtė Krishti 1635. Shėrbėtori i zotėnijsė saaj, unė D.Frangu i Bardhė,
    shkollaar ndė Kolexhė tė Shintesė Fee.

    Shėnim:

    "Parathėnia ..." ėshtė nxjerrė nga origjinali, qė ruhet nė Bibliotekėn Kombėtare. Nė kėtė parathėnie gjejmė disa
    te dhėna kryesore mbi jetėn e Bardhit.

    Sqarime:

    ( 1) Kujtuem, sjellur ndėr mend,menduar.
    ( 2) Qish, ēfarė.
    ( 3) Saa maa parė tė ve, sa mė shumė shkon koha.
    ( 4) Error, it. gabim,
    ( 5) Hesaapetė, tq. konceptet.
    ( 6) Mėndy, m'u duk.
    ( 7) Nė kėte pjesė shekulli, nė kėtė pjesė tė botės, nė kėtė vend.
    ( 8) Kafshėve, sendeve.
    ( 9) Tė moritunė, tė pakė,tė dobėt.Lurij,(Loreto),qytet nė Itali, ku ishte njė kolegj, me emėr "Kolegji Ilirian", qė
    pergadiste priftėrinj e misionarė edhe pėr Shqipėrinė. Punėn pėr fjalorin,B. e filloi duke qenė akoma nxėnės.
    (10) Kuvendit Shint, Kuvendi i Propagandės sė Shenjtė, njė si organizatė e Vatikanit pėr propagandėn fetare nė vendet e
    ndryshme. Mbasi kreu studimet nė Loreto, B. i vazhdoi ato nė njė seminar tė Propagandės sė Shenjtė ("Propaganda Fide").
    (11) Gjeēi i Bardhė, vdiq mė 1647. Familja e Bardhajve duket se ishte njė familje priftėrinjėsh, qė lojtėn rol me rėndėsi nė
    kishėn katolike tė vendit tonė, veēanėrisht qė nga pjesa e dytė e shekullit XVI e gjer nė pjesėn e parė tė shekullit XVII.
    Daja i Gjeēit, Nikolla, dhe Gjeēi vetė, patėn marrė pjesė nė lėvizjet kryengritėse tė vendit kundėr Turqisė.
    (12) Nsi, prej tij.
    (13) E solla, s pėrktheva.
    (14) Hina tue kujtuem, u vura tė mendoj.
    (15) Tė falunazė, pėrdhėndetje.
    (16) S'tė kėtje, sė afėrmi.
    (17) Pėrgjat, pranė,pėrkrah.
    (18) Ani, pastaj.
    (19) Fėdigenė, lodhen,pėrpiqen.
    (20) Udob, lehtė.
     
    .
  5. _i_martuari
     
    .

    User deleted


    Pjetėr Bogdani (1625 - 1689)



    Kendonj birrė madh (1685)

    Kendonj Birrė madh mbė Diellt' tė lumit Atė,
    Qi dergoj gjiut se vet pėr tė shelbuem;
    Veshunė ndė Mish,e gjak bam i begatė,
    Ndė dy natyrė ngjeshun e fort shterguem,
    Me pushtet tė madhė,sa pėr mot tė gjatė
    Rreth shekullit tė shelbon tui besuem,
    Se ky i verteti Krisht Hyj,e Nieri
    Ashtė,e si leu ndėr ne Virgjinet Mri,
    Xihariq me dhanė nji Pėllumb derguem,
    Qiellsit kur vo bashkė ndė Iordant' tė bardhė
    Me tė Shė Gjonė lum meu pagėzuem
    Ashtu Sibila thotė,se ka pėr t'ardhė
    Fajtėrorėt me grisem,e me shelbuem.
    Posi vjollėxa ndė dimėnė pa mardhė
    Ndėrshen: e si Njegullatė palė,palė,
    Reza n'Dielli pėrzė,tue dhanė Malė,
    Tė Dėrejtė jete,e udhė tė pamashtri
    Shekullit,qi shpie mbė Qiellt ka me mspuem
    Gjyq t'amėshuem pa me kallėzuem.
    Shelbues yt Rėshit kur plot memeni,
    Ka me dalė ende Kryqa ndrykė nalxuem,
    Lum,o Dru,e bukura,pa ndonji leqe,
    Ku mplaki u ērish,e s'mbet as nonji e keqe.

    Sibila delfika

    Vajtonj unė e mjera nji tė madhe gjamė,
    se Krishnė mbė Kryqt rrafun e keq shėmtuem,
    shuplaka,grushta,helm'e uthull dhanė:
    pėrgjegjun shtatnė plagėsh e irėnuem
    Izraeli mbė dhe keq nuk la pa i banė;
    patėrshanė ende mbė Kryqt depėruem:
    vdekun s"amėsė mbė prehėnė ia dhanė,
    zemėrėn tu' i shituem anė a pr'anė.

    Sibila persika

    Kumbon zani malesh e kėlthet ndė shkretėti,
    zihariq me dhanė e udhė tė drejtė
    shekullit me ēelė,e fajevet pėr mengji
    pagėzimnė predikon,mbė kėtė jetė
    kuj do me shelbuem pa rrenė e sherregji,
    ndė Parrisit vend tė gjanje si do vetė,
    tue trusun kryet e asaj bishė,
    mirė t'u bamė e shpesh tu votė n'Kishė.

    Sibila samia

    Sion se Peshtriku Mal Prisrend mai nalti
    Falemi s nteje Ligja ka me dalė,
    Kur Apostuitė Krisht' ambl'i pėrmjalti,
    Me tė dashunė Kungim,e Shenjtė fjalė.
    Ende Vajza ngiat ty derguem se nalti,
    Leu Djalinė Kėrthi,qi neve na mpsoj:
    Jevrejt' e marrė Hyjnė tand derguem,
    Kryetė ja deperton Ferrash rethuem.
     
    .
  6. _i_martuari
     
    .

    User deleted


    Pjetėr Bogdanit,argjupeshkėpit Skupsė, kushėrinit tim dashunit (1685)


    Duel Gurit bukuria,(1)
    zana si nji sut' e naltė,(2)
    qi s'kish mbrenda Veneqia,
    tė Peshtrikut muer maltė.(3)

    Djelz' e vashaz' ende graa
    i shėrbejnė ndė robij,
    tue kėnduem aqan' saa
    gjithė zemėrat' i ēkrij.

    Alesandr' i madh Darinė,
    Skanderbeg' shitoj mbėretnė,
    e ndoq Sauli fort Davidnė,
    mbyti Giudit Holofernė.

    Kėndoj zana maje malet.
    ani zunė me lodruem
    tek i thonė Vrap i Kualet,
    ndė zemėrė fort gėzuen.

    Tufė-tufė tu' mbėledhė
    me zymyla nji kunorė,
    drandafille bashkė dredhė
    ndė kėshet me gjithė dorė.

    Lulesh ani me ja falė
    blegėtorijesė zanė,
    qi ndė valle kur tė dalė
    tė na ndritnjė dhenė tanė.

    Priserenė ēelepij,(4)
    gjithė nd'armė mbukuruem;
    prej Gore dimisqij,(5)
    trim i foortė me lėftuem.

    Kur del ani e soditėn
    treg tė ri ende tė vjetėr,
    trimėnia ke shetitėn,
    thue s'ka dheu tjetėr.

    Skodra ngulė ndė konfij,(6)
    fush' e malet i pushton,
    me tė forta zotėnij
    Lesh, Zadrimėn' e zapton.

    Ndė lėqen' me gjithė duer
    peshku, trofta ende blij,
    pėrditė kush vote muer
    gjindsė vetė ndė shtėpij.

    Skupja gjytet perėndeshė,
    ndė ranxė tė Lubotenit,
    qi regjina Rodopeshė(7)
    trajtoj motėr Priserenit.

    Argjupeshkėpi e ree,
    endunė pėr breg Vardari,
    i shkon delli ndėpėr dhee(8)
    rėmbje,shtambje,rgjandje e ari.

    Grigja tė njehunė s'kaa,
    lesh e saftian e dyllė,(9)
    pėrse kush e mbelė s'kaa,(10)
    bleta shkret i kėrkon pyllė.

    Kėte det nd' Urumelij,(11)
    Skodrė Priserenė kanė,
    shoqe nd' Arbėn e Shėrbij
    tri gjytete tė mėdhaa.(12)

    Nalt' mbė mal siellė kunorė,
    doret sonė s'arbėneshė,
    Turkut votunė ndė dorė,
    me tė madhe sod' shpėneshė.

    Tyy lus,e Shėnė Marii,
    qi ri n'kishė Priserend,
    ban tė dalė pėrsėrij
    kryq e flamburė me rend !

    Zot shėlbuesi barii,(13)
    ruzullimnė ta pushtonjė,
    gjithėkush donji selij
    mbi qiellt' ani ta gėzonjė !

    Kėnduar nga Luka Bogdani.

    Shėnim:

    Vjershėn e ka botuar Bogdani nė krye tė librit tė tij, si ē'ish zakoni atėherė tė botonte autori nė krye tė veprės sė tij,lėvdata qė i kushtonin miqt e vet,me rastin qė nxirrte librin.Autori i vjershės ėshtė Luka Bogdani, pėr tė cilin nuk dimė gjė, po qė ėshtė kushėri i Pjetėr Bogdanit. Kjo kėngė le tė shėrbej si shembull i njė vjershe tė vjetėr shqipe. Bashkė me Budin e njė Luka Suma prej Shkodre (edhe ky i ka bėrė njė vjershė tė vogėl pėr nder Bogdanit nė veprėn e kėtij), Luka Bogdani ėshtė i treti vjershėtor shqiptar qė njohim (deri mė tani) nėshekullin XVII. Ka tė ngjarė qė vjershėrija atėherė tė lėrohej sado pak prej klerikėve shqiptarė.

    (Shėnim shtesė): (Marrė nga njė raport i QIK-ut-23.10.1997)

    U shėnua 310- vjetori i vdekjes sė poetit Lukė Bogdani

    Prishtinė, 23 tetor (QIK)
    Nė kuadėr tė manifestimit tė sotėm letrar "Hivzi Sylejmani" nė
    lokalet e Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės nė Prishtinė, u
    shėnua edhe 310- vjetori i vdekjes sė poetit Lukė Bogdani, i cili
    ishte poeti i parė i shkolluar nė shkollėn shqiptare tė Janjevės-
    Trepēės. Kjo shkollė ishte e njohur edhe nga Vatikani. Poetin Lukė Bogdani e vranė turqit nė Grykėn e Kaēanikut nė vitin 1687.
    Lukė Bogdani nė letėrsinė shqipe njihet me vjershėn kushtuar
    unxhit tė tij, Pjetėr Bogdani e cila ėshtė pėrfshirė nė veprėn
    madhėshtore tė Pjetėr Bogdanit "Ēeta e profetėve". Kjo iniciativė nė SHSHK rrodhi nė mėnyrė qė tė inaugurohet njė aktivitet i veēantė letrar me emrin e kėtij poeti.

    Sqarime:

    ( 1) Gurit, prej Gurit nė Has, vendlindje e Bogdanit.
    ( 2) Sutė, femra e drenit, drenushė.
    ( 3) Peshtriku, mal pranė Hasit.
    ( 4) Ēelepi, it. vend metalesh.
    ( 5) Gora, mal i Prizrenit. Dimisqij, damaskine, shpatė Damasku.
    ( 6) Konfij, kufi.
    ( 7) Rodopeshė, emėr mitologjik i tė shoqes sė njė mbreti tė Trakės, qė u kthye e u bė mal. Ajo e paska bėrė Shkupin motėr tė Prizrenit, e paske themeluar.
    ( 8) I shkon delli ndėpėr dhee, ka nėn vehte mina, metale, bakėr (rembje), kallaj(shtambje).
    ( 9) Saftian, lloj lėkure e punuar, marokin.
    (10) E mbelė, mund tė jetė gabim shtypi : e mbledh.
    (11) Kėte det, kėtej detin.
    (12) Tri gjytete, Shkodra, Shkupi e Prizreni.
    (13) Shėlbuesi, shpėtimtari.
     
    .
  7. _i_martuari
     
    .

    User deleted


    Nikollė Filja (1671 - 1769)

    Durtilja

    Mori e zgledhura ndėr zonjat,
    ktė vo t'artėnė kurorė,
    t'cilnė na t'dhuruam n'dorė,
    ti nė qiell ngrijna neve.

    Vash' e kuqe e rodhustane
    mė ruash,ill,o diell,hėnė,
    xhil i bardh' e trėndafile,
    s'Inzot nuse,ėm' e bile,
    prind si ti s'jan' tė lipismė.

    Ki kujdes pėr ne t'mavrismė!
    Zėmra jote lipsiare
    t'ligat tona s'vareft' fare;
    po t'ndėlemė,nj' dit' na thrret
    te Parrajsi ku na pret.
     
    .
  8. _i_martuari
     
    .

    User deleted


    Jul Variboba (1724 - 1768)


    Gjella e Shėn Mėrisė virgjėr (1762)

    Oj jet' e ėmbėl,o Shėn Mėri,
    vjershin e ri ea na mbiso;
    si do shurbier,si ti t'pėlkier,
    ti bashk' mene nga e kėndo.

    Na ning dimi ti tė vandonjim,
    ti tė nderonjim si meriton;
    se je fanmirė se na do mirė,
    kėta ti thomi,kėjo baston.

    Cili njeri sa i lart' je,
    sa gracje ke,mund nimėronjė?
    Vet' Zoti inė ti di vandinė,
    jatėr gjuhė s'di ti kėndonjė.

    Nd'atė dikret ēi fjet karta,
    vetėm sa lart ti qeve vėnė;
    neve tė tjerėt tė bjerrt',tė mjerėt,
    gjarpri mėkatat na pat ngrėnė.

    E bėr' aposta pėr Tėnzonė,
    shkele Dimonė,i re pir mort;
    ti vetėm qeve porsa u leve,
    ndi trut' ia ngjoke,ia ngjoke fort.

    Jot ėm' Shin Ana me Shin Xhakinė
    fimilė s'kinė e,pjot me lot,
    e shertėruan,e agjėruan,
    ashtu ti bjetin ka Inzot.

    Me vute e meshė e raciuna,
    me divuciuna e me hjidhi,
    tė kunēipirti,tė parturti
    Shin Ana e mirė ndi pjakėri.

    Kur ti u leve,e qiell e dhe
    bėri hare ndir gjith' kundat;
    haret' i solle kur ti dolle,
    dolle si dielli e pamėkat.

    Tri vjet u mbille ndi njė kuvend
    bėre kutiend ti Tėnėzon';
    i dhe nji lule,nji trėndafile,
    i dhe tė virgjrit ēi lulėzon.

    Andaj Zotinė tij t'u prejar,
    t'u namurar e mir' tė dish:
    e tė bekoi,tė shėjtėroi,
    e shpirti kurmin t'e bėri kish'.

    Nj'ėmgjėll aposta tė suall mbashatėn,
    tė suall uratėn ndi kit modh';
    - O e lumja grua,Ti si e thua?
    Ti Zoti in' pėr ėm' tė zgjodh.

    Ti rispėndove:- U'jam e virgjėr
    Si nji e virgjėr mund jetė ėmė?
    Kėjo mbashatė ning ėsht' uratė;
    pir nji tė virgjėr ėsht' mė se nėmė.

    Ėngjėlli foli:- Jo,se Zotin'
    tek vete hin,ning e danon
    virgjinitatet e puritatet;
    tek mė e nget,mė e ngjaron.

    Si pasikiri tek dielli hin,
    ai ning e nxin,e dritėson.
    Mos kij pahur,mos kij timur:
    vet' Shpirti shėjt' vjen e tė mbjon.

    Kanka e tė zgjuarit (1762)

    Zgjou,bir,jo mė gjumė,
    ngjou,se mi fjėjte shumė.
    Jeta ime,xha m'u zgjo,
    zgjou se bėre nino.
    Vjen njė legė pekurar'
    pruēesion ti vizitar.
    Gjegj si loznjin,si kėndonjin,
    dhenė e detin e gjėmonjin,
    Karramunxa e fishkarole,
    surdullina e rusinjole,
    mirė bukur e ngular, -
    o ēi vjersh! Ti rikriar.
    Gjegji,bir,e iu gėzo,
    me kto duars i beko.
    Ruaj rigale ēi ti sualltin,
    gjithė mandrėn e rėzuatin.
    Nga me dorė ti kit qengje,
    ēi ėsht' e bardh' si nji skamėngje.
    Ēi ėsht' e tener kėjo gjiz'!
    Ruaj e suall ki kaēiapriz.
    E kaciqin me kit dhi
    e suall ki buzėzi.
    E gastratin pjot lesh
    e suall ki kėmbėlesh.
    Ē'ėsht' i ėmbėl ki huall!
    Erdh Nikolla e t'e suall.
    Nji manure pratunere
    e njo zok si kaējulere
    e nji t'egėrith pėllumb
    e suall Ngjisku me nji tumb
    Via,bir,zgjou,pravoi,
    pekurarėt bekoi.
    Erdh edhe nji leg' divote
    tue kėnduar parambote.
    Ruaji,bir,e i gėzo,
    zgjou se bėre nino.
    Vjen Xhudita me nji gjel,
    zunė fill ajo kangjel.
    Suall Malita nji kapua,
    e e motra nji pagua.
    Pesė bracė xagarele
    suall e ve Rutiēele.
    Suall e bija ca kėstanja,
    kirgorina edhe milanja.
    Suall Rakelea nji brez
    se t'e ngjeshinj nd'atė mes.
    Me nji fash rikamatė
    erdh Suzana ēi me natė.
    Lia suall dica skutina,
    e ca ve Carafina,
    e Dilusha,ēi u martua,
    suall nji kez',m'e suall mua.
    Ruaji gjith' e i beko,
    zgjou se bėre nino.
     
    .
7 replies since 11/2/2010, 09:20   421 views
  Share  
.