TiranaForum

Reply

Gjuha Jonė!

« Older   Newer »
Mirroor
view post Posted on 4/2/2010, 13:27 Quote







Gjuha jonė, sa e mirė


sa e ėmbėl, sa e dlirė



Naimi
 
Top
ommonimo
view post Posted on 4/2/2010, 13:32 Quote




Pėr fjalėn e bukur shqipe

Lufta pėr pastėrtinė e gjuhės shqipe ėshtė po kaq e gjatė dhe kėmbėngulėse sa dhe rruga e pėrpjekjeve tė pareshtura pėr shkrimin e lėvrimin e saj. Qysh tek autorėt tanė tė vjetėr shohim tė shprehet shqetėsimi pėr fjalėt e huaja qė po hynin nė shqipen, por shohim edhe pėrpjekjet e tyre pėr tė gjallėruar e formuar vetė fjalė tė brumit popullor. Buzuku thotė se e shkroi veprėn e tij "En se dashuni te botes sane". Bardhi, nė parathėnien e Fjalorit tė tij, flet pėr dėshirėn qė kishte "... me ndihmuem mbe nje ane gjuhene tane". Disa vite mė vonė Pjetėr Bogdani na rrėfen se "...me anshtė dashune me djersė tė mėdha shumė fjalė me ndėrequnė". Dhe thėniet e tyre ata i shoqėruan me mjaft pėrpjekje dhe shembuj tė gjallė, duke krijuar edhe vetė fjalė nga brumi i shqipes. Si tė tilla mund tė shėnojmė: dėftues, kopshtar, kangėtar, mbarim, pushim, letrar etj,
Nė hullin qė ēelėn kėta dijetarė ecėn me dėshirė dhe kėmbėngulje edhe atdhetarė e tė dijshėm tė tjerė, si: Naum Veqilharxhi, Konstandin Kristoforidhi, Naim e Sami' Frashėri, lani Vreto etj.
Ėshtė pikėrisht kjo dashuri pėr gjuhėn dhe kjo pėrgatitje e gjerė gjuhėsore qė i shtyri ata tė krijojnė e tė gjallėrojnė fjalė vendėse, si: fletore, mėsim, shumicė, thelloj, etj. (nga Veqilharxhi); fushatė, ndėrgjegje, pikė, presė, theks (nga Kristoforidhi); dėgjim, dritare, hapsirė etj, (nga Naimi); lindje, perėndim, qeveritar etj, (nga Samiu). Nga ky dijetar, veē tė tjerash, i janė vėnė themelet edhe terminologjisė gjuhėsore gramatikore. Nga ai janė krijuar fjalėt: abetare, nyje, rrokje etj.
Puna e kėtyre dijetarėve u plotėsua mė vonė edhe nga dijetarė tė tjerė, punonjės tė palodhur tė shqipes, ku kryet e vendit e zuri A. Xhuvani, i cili shkroi edhe veprėn "Pėr pastėrtinė e gjuhės shqipe ".
Nė mėnyrė tė veēantė, kjo punė e vyer pėr pasurimin dhe pastėrtinė e gjuhės, mori pėrmasa tė mėdha nė kėtė gjysmė shekulli tė fundit, e zhvilluar kjo me kritere tė drejta shkencore, Kėshtu, nė sajė tė punės sė kujdesshme tė mjaft dijetarėve, u krijuan dhe po krijohen mijėra e mijėra fjalė, kuptime tė reja fjalėsh, pjesa mė e madhe e tyre 'me brumė vendės e sipas gjedheve (modeleve) tė shqipes. Si tė tilla mund tė shėnojmė: an'itje, bashkautor, miratim,ujėmbledhės, mbishtresė, vendburim, shpim-kėrkim etj.
Por, me gjithė punėn e bėrė, pėrsėri nė gjuhėn tonė kanė hyrė dhe po pėrdoren pa vend fjalė tė huaja tė cilat mund tė shmangen lehtė. Kėtu nuk e kemi fjalėn pėr ato huazime tė rrėnjosura (siē janė huazimet nga greqisht ja e re: dhomė, pronė, qefull, qėndis etj), nga gjuhėt sllave (ēekiē, ēudit, grusht, kosė etj.), si dhe njė numėr fjalėsh nga italisht ja qė kanė gjetur njė pėrdorim tė gjerė, si: barkė, fitoj, paguaj, timon etj. Sė bashku me to nuk duhen nxjerrė jashtė gjuhe dhe fjalė ndėrkombėtare, si analizė, atmosferė, element, financė, miliard, kilogram, olimpiadė etj, si dhe ato huazime, kryesisht turke, qė mbartin nė vetvete ngjyrime dhe ngarkesa emocionale, si: vatan (pranė shqipes "atdhe"), milet (pranė shqipes "popull"), xhan (pranė "shpirt") etj.
Atėherė ndaj cilave elemente leksikore duhet mbajtur qėndrim dhe duhet shmangur nga pėrdorimi? Sė pari, tė mos pėrdoren ato huazime qė kanė hyrė gjatė kėtij shekulli, kryesisht nga gjuhėt neolatine e qė kanė pėrgjegjėset e tyre nė shqipe. Kėshtu, pse tė pėrdorėn fjalėt e huaja "abnegacion" kur kemi "vetėmohim", "aboim", "abonohem" kur kemi "pajtim", "pajtohem"; "inspiroj", "inspirim" kur kemi "frymėzoj", "frymėzim"; "komplikim e komplikoj" kur kemi "ndėrlikim e ndėrlikoj"; "prioritet", "turn", "konditė" e "kondicionoj" kur kemi "pėrparėsi", "ndėrresė", "kusht e kushtėzoj"; "distancoj, distancohem", "distancim", "i distancuar" kur kemi "largoj", "largohem", "largim", "i larguar" (veēoj, veēohem, veēim, i veēuar); "identifikoj", "identifikohet", "identifikim", "i identifikuar", kur kemi "njėjtėsoj", "njėjtėsohet", "njėjtėsim", "i njėjtėsuar"; "paralelisht, (si ndajfolje) paralel me (si parafjalė) kur nė shqipen kemi: krahas (si ndajfolje) krahas me (si parafjalė) e sa tė tjera tė kėsaj natyre.
Njė punė e madhe duhet bėrė edhe pėr tė nxjerrė jashtė dhe disa fjalė tė huaja dialektore e krahinore qė pėrdoren, p.sh. nė zona tė ndryshme, si: vadit, versnik (nga sllavishtja); insan, isharet (nga turqishtja); buonogracie, kopertė, shendilet (nga italishtja), kur pranė tyre kemi fjalėt e bukura shqipe, pėrkatėsisht ujit, moshatar, njeri, shenjė, mbajtėse perdesh, mbulesė, rrugicė etj. Nė kėtė mes duhet patur kujdes qė fjalėt e huaja tė mos pėrdoren pa vend edhe nė tabela ose emėrtime tė ndryshme. Psh. pse duhet tė shkruajmė pasticeri (pėr ėmbėltore), berber (pėr floktore), saraē (pėr lėkurėpunues), sahatēi (pėr orėndreqės), teneqexhi (pėr teneqepunues), atrecaturė (pėr pjesė ndėrrimi) etj.
Puna pėr pastėrtinė e gjuhės duhet kuptuar si njė detyrė e tė gjithėve. Kjo bėhet duke pasur njė bindje tė thellė pėr vlerat e rėndėsinė politike e kombėtare tė kėsaj veprimtarie. Brezave tanė u del si detyrė e rėndėsishme qė kėtė gjuhė kaq tė bukur ta pasurojnė pareshtur pėr ta ngritur nė njė shkallė edhe mė tė lartė.

Simon Pepa
 
Top
newentry
view post Posted on 24/2/2010, 17:56 Quote




Dialekti (nga greqishtja dialegomai: bisedė me njėri-tjetrin) ėshtė njė variant i njė gjuhe, i cili pėrdoret nga njė pjesė e popullsisė sė njė vendi, por qė kuptohet edhe nga folėsit e tjerė tė kėsaj gjuhe. Dialektet e njė gjuhe dallojnė nga njėri-tjetri nga disa veēori leksikore, sintaksore ose fonetike.

Nė pėrgjithėsi dallojmė dy lloje dialektesh:

dialektet krahinorė (ose gjeografikė), qė studiohen nga dialektologjia.
dialektet shoqėrorė (ose sociolektet), qė studiohen nga sociolinguistika.
Gjuha Shqipe ka dy dialekte, gegė dhe toskė.

Dialekti Gegė ose gegėrishtja (Geg. gegnisht) ėshtė njėri nga dy dialektet e gjuhės shqipe, qė flitet nga shqiptarėt gegė nė veri tė Shqipėrisė, nė Kosovė, nė Maqedoni si dhe nė Serbi dhe Mal tė Zi. Kufiri nė mes tė gegėrishtes dhe toskėrishtes ėshtė Lumi Shkumbin nė Shqipėri, qė pėrshkon Shqipėrinė e mesme nga lindja nė perėndim.

Gegė ėshtė po ashtu klasifikim nėnetnik i shqiptarėve dhe pėrfshin banorėt e viseve mbi Shkumbin, cekur mė lart, ose folėsit e gegėrishtes. Trojet e banuara nga gegėt janė njohur historikisht si Gegėri, sidomos gjatė shek. XIX dhe kohės sė Lidhjes sė Prizrenit.

Prejardhja e fjalės

Pashko Vasa pėr kuptimin e fjalėve gegėri dhe gegė, mendon se duhet kėrkuar tek Homeri, saktėsisht nė rreshtat ku thotė se : Pėrtej maleve tė Akrokeronit banojnė gjigantėt. Sipas Pashko Vasės, fjala gjigas, nė greqisht do tė thotė gjigant, vigan. Pėr argumenti jep njė shkresė nė tė cilėn ndėr tė tjera thotė se fjala Gjigaj dhe Gegaj, - janė i njėjti emėr dhe kanė tė njėjtin kuptim si nė shqip po ashtu edhe nė greqisht.

Veēanti tė gegėrishtes

Paskajorja

Paskajorja – me + pjesorja e foljes (p.sh. me punue, me kallėzue). Kjo veēanti e gegėrishtes pėrdoren nė shumicėn e gjuhės dhe zė vendin e mėnyrės lidhore tė gjuhės standarde nė shumicėn e rasteve. Mėnyra lidhore qė pėrdoret nė standard lidhet me vetėn dhe kohėn (e tashme: p.sh. tė punoj d.m.th. unė tė punoj, tė punosh d.m.th. ti tė punosh etj., dhe e pakryer: tė punoja, tė punoje, etj.) ndėrsa paskajorja e gegėrishtes ėshtė gjithėpėrfshirėse.

Shumė gjuhėtarė sot janė ithtarė tė futjes sė kėtij lloji tė paskajores nė gjuhėn standarde meqė njė pjesė e madhe e shqiptarėve e pėrdorin nė tė folurėn e pėrditshme. Kėta gjuhėtare mendojnė se shqipja standarde do tė ishte mė e lehtė dhe me mė shumė mundėsi shprehėese e stilistike. Ky lloj i paskajores do tė ofronte pėrkthime mė adekuate nė kėtė rast: "To Be or Not To Be" (Shekspir: Hamleti, III-I). Shekspiri nuk thotė Ti, tė jesh apo tė mos jesh, por thotė, pa iu drejtuar asnjė vete, as tė dytės, as tė tretės: “Me qenė a mos me qenė” (ose nė variante mė tė skajshme: "me kānė a mos ke kānė"). Ndėrkaq, njė pėrkthim i tipit "pėr tė qenė apo pėr tė mos qenė" nuk tingėllon shqip.

Foljet kalimtare dhe jokalimtare

Megjithėse veprore, nė gegėrishte, shumė folje, si “me ardhė/vij”, nė tė kaluarėn dhe kohė tė tjera tė sė shkuarės paraprihen nga folja “me qenė/jam”. P.sh. “Jam ardhė dje, po nuk t’gjeta aty”. Sidoqoftė, kėto folje mund tė zgjedhohen edhe si nė standard me “kam” pėrpara, por modeli i mėsipėrm ėshtė shumė i pėrhapur nė Kosovė.

Fjalori i pasur

Gegėrishtja ka shumė fjalė qė nuk pėrfshihen nė fjalorin e gjuhės standarde. Disa shembuj: me nirthtė, me (i) mejt (p.sh. Mė ka mejt krahu), kacurret (plot, me spicė) etj.

Zanoret hundore

Zanoret hundore (ā, ź) e bėjnė gegėrishten mė tė vėshtirė pėr t'u mėsuar si dialekt (pėr shqiptarėt) ose gjuhė e dytė (pėr tė huajt qė mėsojnė shqipen gege). Njėherėsh, theksimi i tyre ėshtė dallimi kryesor nė theks prej toskėrishtes, duke e bėrė atė mė tė butė pėr veshin. Zanoret hundore zėvendėsojnė thuajse plotėsisht tingullin e theksuar "ė" qė nė gegėrishte figuron si shkronjė pėr zgjatjen e zanores paraprijėse dhe shpesh quhet "e pa zā" (e pa zė). Kur "ė"-ja shkon e patheksuar nė toskėrisht, nė gegėrisht ajo zgjat zanoret paraprake.

Rotacizmi

Kjo ėshtė njė teori shumė e mbėshtetur nga studimet. Shihet, pėr shembull se rotacizmi “n” nė “r” ka ndodhur e jo “r” nė “n”, ēka dėshmon se gegėrishtja ka ruajtur mė shumė elemente tė shqipes sė vjetėr. Kėtė e zbulojmė prej fjalėve latine si psh. “virgin-” qė nė gegėrishte sot ėshtė “virgjin” dhe nė toskėrisht/standard “i/e virgjėr”, “inimicus” e gjetur nė gegėrishte si “anmik” dhe e transformuar nė toskėrisht/standard si “armik”.

Pėrdorimi letrar

Dokumentet mė tė vjetra tė shqipes janė shkruar nė gegėrishte. Kėto pėrfshijnė "Formulėn e pagėzimit" tė Pal Engjėllit, "Mesharin" e Gjon Buzukut, "Ēetėn e profetėve" nga Pjetėr Bogdani, veprat e Pjetėr Budit, Frang Bardhit etj. Nė gegėrishte u shkruan edhe kryevepra tė letėrsisė shqiptare si "Lahuta e Malcķs" e Gjergj Fishtės, si dhe u kodifikua Kanuni i Lekė Dukagjinit nga Shtjefėn Gjeēovi.

Pėrveē se flitet nga shqiptarėt gegė, gegėrishtja ka qenė dialekt zyrtar nė Shqipėri para Luftės sė Dytė Botėrore dhe nė Kosovė deri mė 1968. Shumė mėrgimtarė shqiptarė gjatė diktaturės komuniste nė Shqipėri kanė vazhduar ta pėrdorin gegėrishten nė letrat e tyre. Sot gegėrishtja pėrkrahet si dialekt dhe pėrdoret aty-kėtu nga gazeta "Java" nė Kosovė. Botuesi i saj, Migjen Kelmendi, ėshtė njė nga ideatorėt pėr zyrtarizimin e gegėrishtes sė paku nė Kosovė, mirėpo figura e tij ėshtė kritikuar pėr nxitje tė pėrēarjes kombėtare. Tė tjerė pėrkrahės tė gegėrishtes janė kryesisht letrarė nga Shkodra, njė nga qendrat e pėrdorimit dhe zhvillimit tė gegėrishtes gjatė historisė.

Migjen Kelmendi dhe Gjuha e zyrtare
Ideja pėr zyrtarizimin e gegėrishtes, kudoqoftė, si nė Shqipėri ashtu edhe nė Kosovė, jo qė duhet kritikuar, natyrisht pa fyer as Migjenin as Nexhmedinin, as tė tjeret qė mendojnė ndryshe, por kurrsesi nuk duhet te pajtohemi me nje ide tė tille, kjo vėrtet do ishte nje pėrēarjes kombėtare. Mendoj, se nese asgje nuk ka arritur shqipatria ne teresi, gjate udheheqjes se komunisteve, me unifikimin e gjuhes shqipe, tregon se ajo udheheqje nuk ka qene antishqiptare, siē po e emėrojnė-etiketojne njė pjesė e madhe intelektualesh.Me unifikim e gjuhes shqipe, jane vure themelet e bashkimit te kombit-idesė sė shenjtė te Rilindasėve-Profetėve shqiptarė. Andi Ballshi

Shembuj dhe krahasime

(1) Shtjefėn Gjeēovi, Kanuni i Lekė Dukagjinit, Shkodėr: 1933, fq. 11:

Burri ā' nė detyrė:
a) me u pėrkujdesė per veshė e mathė e per gjithshka tė lypet per me mbajtė jeten;
b) me ruejtė nderen e grues e mos me e lānė me u ankue per kurrnji nevojė.


Nė standard:
Burri ėshtė i detyruar:
a) tė pėrkujdeset pėr veshmbathje e pėr gjithēka qė lipset pėr ta mbajtur jetėn;
b) ta ruajė nderin e gruas e mos ta lė tė ankohet pėr asnjė nevojė.


(2) Kėshilli Populluer i Komunės sė Prishtinės, Prishtina (monografi), 1959, fq. 19:

Gjatė pesėmbėdhetė vjetve tė fundit janė investue mjete bukur tė mėdha pėr objekte tė ndryshme komunale. Qysh nė vjetin 1946 rinija ndėrtoi rezervoarin e madh pėr ujsellėsin e qytetit dhe Prishtinės iu sigurue kėshtu pėr herė tė parė uji i shėndoshė pėr pije. Kapaciteti i ujsjellėsit ishte 15 litra nė sekndė. Prej asaj kohe ujsellsi u zgjanue dhe modernizue vazhdimisht dhe tash pėr ēdo sekondė jep nga 30 litra ujė.

Nė standard:
Gjatė pesėmbėdhjetė vjetėve tė fundit janė investuar mjete bukur tė mėdha pėr objekte tė ndryshme komunale. Qysh nė vitin 1946, rinia ndėrtoi rezervarin e madh pėr ujėsjellėsin e qytetit dhe Prishtinės iu sigurua kėshtu pėr herė tė parė uji i shėndoshė pėr pije. Kapaciteti i ujėsjellėsit ishte 15 litra nė sekondė. Prej asaj kohe ujėsjellėsi u zgjerua dhe modernizua vazhdimisht dhe tani pėr ēdo sekondė jep nga 30 litra ujė.

Dialekti Toskė ose toskėrisht ėshtė njėri nga dy dialektet e gjuhės shqipe, qė flitet nė jug tė Shqipėrisė, nė njė pjesė tė vogėl tė Maqedonisė, nė Greqi dhe nė Italinė jugore nga arbėreshėt. Kufiri nė mes tė gegėrishtes dhe toskėrishtes ėshtė Lumi Shkumbin qė pėrshkon Shqipėrinė e Mesme nga lindja nė perėndim.

 
Top
2 replies since 4/2/2010, 13:27
 
Reply