Dashuritė dhe martesat e Bllokut

Misteret dhe tė (pa)vėrtetat e dashurive tė Bllokut

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    Ladi, djali i madh i Mehmetit, kundėrshtoi lidhjen me vajzėn e tij, Pranverėn. Pastaj, Skėnderi, djali tjetėr nuk pranoi ofertėn pėr mbesėn e Nexhmijes”Zoti Duro! Ėshtė folur gjatė pėr fejesėn e djalit tė Mehmetit me Silva Turdiun.

    A mendoni se pikėrisht kjo ka qenė arsyeja e kryqėzimit tė vėllait tuaj?

    Duro Shehu (vėllai i ish-kryeministrit)

    Fejesa e Skėnderit me kėtė vajzė qė thuhej se ishte me biografi tė keqe, ndėrkohė qė tė atin e kishte pedagog nė Universitetin e Tiranės, ka qenė vetėm njė pretekst nė alibinė e ngritur pėr tė eliminuar Mehmetin. Motivet e vėrteta besoj tashmė pas kaq vitesh janė qartėsuar pėr tė gjithė. Ajo “Tabloja Sinoptike” e famshme qė bėri Enveri nė atė periudhė, ka mbetur sot si njė karikaturė e shpifur. Pėr ironi tė fatit, Enver Hoxha qė nuk la gjė pa thėnė pėr kėtė krushqi, vetėm pak ditė mė parė e kishte pagėzuar me vizitėn qė bėri me Nexhmijen te shtėpia e Mehmetit.
    Nė kujtimet qė keni hedhur nė librin “Mehmeti, im vėlla” pėr herė tė parė e vlerėsoni eliminimin e tij edhe si njė shpagim tė krushqive tė prishura nė bllokun e Enverit...
    Megjithėse i rezervuar pėr vetė ndjeshmėrinė e kėtij problemi, nė librin tim vetėm sa e kam cekur kėtė prapsi qė ju me tė drejtė e quani shpagim apo hakmarrje. Nuk kam dashur tė zgjatem shumė nė kėtė ēėshtje, pasi prapa kėtyre krushqive tė prishura, pėrkundėr dėshirės sė Enverit dhe njerėzve tė tij mė tė afėrt, janė njerėz konkretė, janė familjarė, kanė familje, fėmijė, madje edhe nipėr e mbesa. Rikthimi nė historitė e dikurshme doemos qė do tė lėndonte pa tė drejtė shumėkėnd prej tyre...

    Megjithatė, duke folur nė pėrgjithėsi, opinioni mund ta quaj shpifje...

    Jo miku im, jo. Po bėhem gati 80 vjeē dhe ndėrkohė qė kam provuar me dhjetėra akuza monstruoze, atė tė shpifjes nuk ma ka vėnė njeri nė dukje. Kur shprehem rreth hakmarrjes sė Enverit pėr krushqitė e prishura, kėtė e kam provuar nė kurrizin tim pėr herė tė parė. Refuzimi qė unė i bėra ofertės pėr t’u fejuar me njė nga vajzat e familjes sė Enverit, ishte qejfmbetja e parė nė adresėn e familjes tonė. Qė do tė thoshte qejfmbetje e Enverit ndaj Mehmetit...
    Jemi nė komunikim tė drejtpėrdrejt me lexuesin dhe aktualisht deri tani nuk ėshtė pėrfolur asnjėherė njė fejesė e prishur midis vėllait tė Mehmetit dhe njė vajze nga familja e Enverit. Ėshtė momenti pra pėr tė folur mė konkretisht...
    E di qė gazetarėt duan gjėra konkrete, sidomos kur bėhet fjalė pėr gjėra tė tilla. Ka qenė kjo njė nga arsyet e forta qė deri tani nuk kam pranuar tė flas publikisht. Nė libėr, pėr herė tė parė them diēka. Kuptohet aq sa mė lejon etika pėr vetė specifikėn e kėtyre marrėdhėnieve.

    Nė libėr thoni se keni refuzuar tė fejoheni me mbesėn e Enverit. Nė cilat rrethana ka ndodhur kjo?

    Ka ndodhur kjo diku aty nga viti 1956. Njerėzit fatmirėsisht janė gjallė dhe me siguri e mbajnė mend. Tė paktėn ata qė kanė qenė tė pranishėm nė kėtė histori. Ishte periudha kur sa isha kthyer nga studimet nė Bashkimin Sovjetik, ku pėrfundova akademinė ushtarake. Nuk mė kujtohet nė cilat rrethana, por njė ditė tė bukur dy motrat e Enverit mė ftojnė tė shkoj nė teatėr. E prita me kėnaqėsi ftesėn e tyre dhe shkuam bashkė e pamė shfaqjen qė jepej ato ditė me shumė publicitet nė Tiranė. Pasi dolėm nga teatri u ulėm pėr tė pirė njė kafe te bar “Vollga”. Kėshtu i thoshin nė atė kohė kafe “Drinit”. Pikėrisht aty ato ma shprehėn hapur duke thėnė se ishte nė dėshirėn e tyre po edhe tė familjarėve tė tjerė, qė nėnkuptonte edhe tė Enverit, qė tė fejohesha me mbesėn e tij. Pėr njė moment shtanga dhe ndenja pa folur. Sakaq ato vazhduan duke mė folur pėr tė mirat e kėsaj lidhjeje. Pasi ndenjėm njė ēast nė heshtje, unė u thashė se hezitoja pėr kėtė fejesė, pa u shpjeguar arsyet...

    Nė fakt, cila ishte arsyeja qė ju nuk pranuat fejesėn me mbesėn e Enverit?

    Kishte disa arsye qė mė bėnin tė hezitoja pėr kėtė lidhje. Njėra ndėr to ishte njė porosi e hershme e Mehmetit pėr t’ju shmangur me ēdo kusht krushqive me njerėzit e Byrosė Politike dhe tė Enver Hoxhės. Rrallė qėllonte qė Mehmeti tė jepte porosi tė tilla kategorike dhe e vėrteta ėshtė qė ne e dėgjonim. Ai deri nė ditėt e fundit tė tij e kishte kėtė bindje dhe u mundua t’i rri besnik asaj.

    Pra, shkaku ishte porosia e Mehmetit pėr t’u qėndruar larg krushqive tė Bllokut...

    E thashė qė ajo ishte vetėm njėra nga arsyet. Nė rastin konkret kishte dhe shumė arsye tė tjera. Pėrveē porosisė sė Mehmetit, unė kisha edhe njė shkak tjetėr qė kishte tė bėnte me vetė vajzėn qė mė ofruan pėr t’u fejuar me tė. Nuk dua t’ia them emrin, se do tė isha njė njeri i vogėl, ca mė tepėr qė ajo mė vonė krijoi njė familje tė shėndoshė, duke u bėrė bashkėshorte e njė mikut tim ish-pilot, po desha tė pėrmend rezervat qė unė kisha atėherė pėr tė.

    Cilat ishin rezervat qė kishit pėr mbesėn e Enverit dhe familjen e saj?
    Rezerva e parė kishte tė bėnte me imazhin e keq qė kishte krijuar nė opinion babai i saj, si ēifligar i njohur nė Berat pėr sjellje ēnjerėzore ndaj shtresave tė varfra dhe sidomos bujqve. Fundi i tij nė atė periudhė ku kishte mbetur viktimė e rebelimit tė fshatarėve tė Uznovės, tė cilėt i kishin shqyer kokėn me kazma e lopata, artikulohej si njė parodi popullore. Tė kthehesha unė te vajza e kėtij njeriu shpirtkazmė, ishte e pamundur. Le tė ishte kjo qoftė edhe vajza e Enverit. Dhe jam i bindur qė kam bėrė shumė mirė...

    Po oferta tė tjera pėr krushqi tė kėsaj natyre ka patur brenda bllokut...

    Kam dėgjuar pėr disa tė tilla, po asnjėherė nuk kam dashur tė bėhem interpretues i tyre. Unė di mirė vetėm ofertat pėr miqėsi brenda familjes sė Mehmetit, pėr tė cilat kam qenė dėshmitarė e vetėm pėr ato mund tė flas.
    Mė konkretisht, cilat kanė qenė ofertat pėr miqėsi me djemtė e Mehmetit?
    Oferta e parė ka qenė ajo pėr fejesėn e djalit tė madh tė Mehmetit, Vladimirit me vajzėn e Enverit, Pranverėn. Nuk e di si ngjizi kjo kėrkesė e papritur, por mbaj mend qė Ladi e refuzoi dhe mė vonė u fejua me vajzėn e gjeneralit tė lavdishėm Tanush Shyti. Oferta tjetėr ishte ajo qė Nexhmija i bėri drejtpėrdrejt Skėnderit, djalit tjetėr tė Mehmetit pėr t’u fejuar me vajzėn e vėllait tė saj. Por dhe ai nuk dėgjoi dhe e kundėrshtoi pėr tė vazhduar nė dashurinė me atė sportisten qė u bė legjendė e tronditi vendin...

    Po tė tjera miqėsi keni dėgjuar nė atė periudhė?

    Kam dėgjuar pėrpjekjet e bėra pėr njė miqėsi me mbesėn e Ramiz Alisė, qė mbeti thjesht njė tentativė. Ka patur e ka llafe pėr kėtė. Ka folur rreth kėsaj krushqie edhe nusja e djalit tė Enverit, por mendoj se porsa nuk ka fakte konkrete nuk ia vlen pėr t’u marrė me kėto gjėra. Pėrndryshe do tė kemi tė bėjmė me thashetheme...

    Zoti Duro! Mė nė fund diēka rreth njė akuze qė i ėshtė bėrė Mehmet Shehut vitet e fundit, se ka patur njė vajzė jashtė martese...

    E kam dėgjuar kėtė marrėzi dhe tė them tė drejtėn mė ka ardhur turp t’i kthehem asaj. Loja me Natasha Shehun, se na qenka vajza e Mehmetit, ėshtė njė shpikje monstruoze. E kam lexuar me shumė durim lojėn qė hapėt ju gazetarėt me kėtė sensacion tė radhės. Nga ballafaqimi nė shtyp doli se kishim tė bėnim vetėm me njė trillim. Njė trillim qė, sipas meje, e ka inskenuar “Pantera e Zezė”, Nexhmije Hoxha, e cila nuk ka reshtur asnjėherė tė punojė pas shpine pėr tė njollosur figurėn e Mehmetit...

    Pse mendoni se gjithēka nė prapaskenat ndaj vėllait tuaj, Mehmetit kanė autorėsinė e Nexhmijes, tė vesė sė Enver Hoxhės...

    Unė nuk aludoj, por faktoj e dėshmoj konkretisht pėr prapėsitė e kėsaj “Pantere sė Zezė”. Mė shumė se e keqja e zezė e familjes sė Mehmet Shehut, ajo ka qenė e keqja e fatit tė shqiptarėve. Kėtė nuk besoj se tashmė e vė nė diskutim njeri normal nė Shqipėri. Me ato qė zbulohen herė pas here vetėm sa plotėsohet dosja e zezė e saj. Kėshtu edhe nė rastin e kėsaj Natasha Shehut, e cila nė moshėn 50-vjeēare na mėsoka se qenka vajza e Mehmtit. E hedh nė treg kėtė amoralitet tė paskrupullt Nexhimje Hoxha pėr tė njollosur sadopak figurėn e Mehmet Shehut, pikėrisht tani kur shumėkush ėshtė bindur pėr akuzat e paqena qė atij iu bėnė pėr tradhti e veprimtari armiqėsore. Nexhmija kėrkon t’i atribuojė vėllait tim ato qė ka bėrė vetė, kėrkon t’i atribuojė orgjitė bastarde tė tė shoqit, Enverit, pėr tė cilat ende njerėzit rezervohen tė flasin...
    A keni fakte pėr orgjitė qė akuzoni Enver Hoxhėn, apo thjesht keni dėgjuar tė flitet pėr to...
    Enver Hoxha ka qenė shumė i kamufluar dhe e ka mbuluar me shumė mjeshtėri kėtė anė tė errėt tė moralit tė tij. Megjithatė, nuk ka mundur t’i fshehė tė gjitha aventurat lidhur me orgjitė qė bėnte. Ja pėr shembull, ky Enveri, “i pastėr si kristali” nga ana morale, njė ditė me diell na e bėri infermieren bukuroshe tė vilajetit tė tij “Heroinė tė Punės Socialiste”. Vėrtet qė pak njerėz e mbajnė mend kėtė histori. Ka ndėr ta qė kanė folur nėn zė qysh nė atė kohė pėr ndjeshmėrinė e lartė tė Komandantit ndaj infermieres personale. “Heroina...” e tij pas “shėrbimeve tė shquara” nė oborrin e perandorit, do tė shpėrblehej me njė titull nderi. Tė tilla “ndere” mund tė bėnte vetėm i “i ndershmi” Enver Hoxha(!). Ndėrkaq njerėzit qė kanė punuar pranė Enverit kujtojnė tė tjera raste orgjish tė fshehta tė tij. Kujtojnė rastin e shpėrblimit tė burrit alifmatrak tė njė bukurosheje me postin e ministrit tė Arsimit e tė Kulturės(!), tėrheqjen nė aparatin e KQ tė njė zonjėze qė i kishte tėrhequr vėmendjen gjatė vizitės nė njė rreth tė skajshėm etj. Pėr orgji ėshtė shquar edhe “Pantera e Zezė”. Mjaft nga tė njohurit e saj tė shkollės sė mesme nė Tiranė kujtojnė shoqėrinė e saj me gardianėt e Zogut, tė cilėt e ēonin pėr argėtim nė ballot qė bėheshin nė pallatin e Brigadave. Tė mistershme janė gjithashtu lidhjet e saj me Qemal Stafėn, i cili tėrė kohėn e thirri delegatja...
     
    .
4 replies since 29/1/2010, 15:25   4537 views
  Share  
.