Gjyqi historik ndaj Kadri Hazbiut

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    FIQIRETE SHEHU: Periudhėn pas Ēlirimit, periudhėn e aktivitetit tė Kadri Hazbiut unė e shtrij duke filluar nga koha kur Koci Xoxe e ka tėrhequr nė organet e punėve tė brendshme dhe deri nė Konferencėn e Partisė tė qytetit tė Tiranės tė vitit 1956 dhe e ndaj nė dy faza. Faza e parė, nga tėrheqja nė organet e punėve tė brendshme kur ishte Koci Xoxe ministėr deri nė Plenumin e 11-tė tė Komitetit Qendror tė shtatorit 1948, ku Koci Xoxe u dėnua dhe periudha tjetėr nga Plenumi 11-tė, mė mirė nga Kongresi i Parė i Partisė dhe deri nė Konferencėn e Partisė sė Tiranės qė u zhvillua mė 1956 nė prag tė Kongresit tė Tretė tė PPSH…
    ARANIT ĒELA: Tashti tė fillojmė me fazėn e parė…
    FIQIRETE SHEHU: Nė fazėn e parė nė kohėn qė nė krye tė Ministrisė sė Brendshme ishte Koci Xoxe, Kadri Hazbiu ka kryer disa detyra armiqėsore tė rėnda. Nė radhė tė parė Kadri Hazbiu nė kėtė periudhė ishte ngarkuar si dhe kuadro tė tjerė, ndėr tė cilėt edhe Mihallaq Ziēishti qė tė grumbullonte tė dhėna tė trilluara pėr kundėr sekretarit tė Parė tė KQ sė partisė, sekretarit tė Pėrgjithshėm qė quhej atėherė me qėllim qė Koci Xoxe t’i pėrdorte ato pėr ta goditur atė e pėr tė marrė drejtimin e partisė ai vetė. Drejtim tjetėr ishte qė nė bashkėpunim me Savo Bozhidaroviēin, qė ishte kuadėr i kualifikuar i zbulimit jugosllav nė Shqipėri tė organizohej Sigurimi i Shtetit e tė bashkėpunohej pėr organizimin sipas eksperiencės jugosllave, nė thonjėza eksperiencės, tė kėtyre organeve. Me sa kam dėgjuar mė vonė, kur u bė ministėr i Punėve tė Brendshme Mehmet Shehu, kėto lidhje tė Kadri Hazbiut, sidomos me Savo Bozhidaroviēin kanė qenė shumė tė shpeshta tė gjithanshme.
    ARANIT ĒELA: Tjetėr…
    FIQIRETE SHEHU: Drejtim tjetėr ishte puna pėr tė ngritur autoritetin dhe rolin e Koci Xoxes nė parti e nė vend, duke arritur gjer aty qė nė mbledhje te ndryshme tė porositeshin njerėzit qė tė hidhnin dhe parulla pro Koci Xoxes, tė shkruanin edhe parulla tė tilla me qėllim qė tė pėrgatitej opinioni, qė kur tė vinte momenti, i pari nė drejtim tė partisė, mbasi tė eliminohej sekretari i Pėrgjithshėm, udhėheqėsi i partisė tė ishte Koci Xoxe…
    Moment tjetėr i veprimtarisė armiqėsore tė Kadri Hazbiut ėshtė ai pas dėnimit tė Koci Xoxes deri nė Konferencėn e Partisė sė Tiranės. Nė kėtė periudhė ministėr i Punėve tė Brendshme u emėrua Mehmet Shehu. Mehmet Shehu nė kėtė kohė, synonte qė tė mbronte Kadri Hazbinė. Pra karakteristikė kryesore e fillimit tė kėsaj periudhe ėshtė marrja nėn mbrojtje e Kadri Hazbiut nga Mehmet Shehu dhe pėrpjekjet e vetė Kadri Hazbiut pėr ta kapėrcyer situatėn e rėndė nė tė cilėn u ndodh pas goditjeve qė ju dhanė gjithė elementeve armiq qė ndodheshin nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme. Mehmet Shehu nė kėtė rast e thirri Kadri Hazbiun nė zyrė dhe i tha qė dinte gjithė aktivitetin e tij tė zhvilluar nė favor tė zbulimit jugosllav simbas porosive tė Koci Xoxes, siē ishin lidhjet me Savo Bozhidaroviēin dhe gjithė ēėshtjet e tjera qė pėrmenda. Por, i tha Mehmet Shehu Kadriut, siē mė ka treguar ai vetė, unė do tė tė marr nė mbrojtje se kur erdhe nga Kosova t’i mė solle tė fala, unė nuk e pėrmenda kėtė fakt, nga Sala, d.m.th nga Dushan Mugosha e ato tė fala kishin tė bėnin edhe me kujdesin qė duhej tė tregoja unė pėr ty, sepse kur u largua nga Brigada e Parė Dushan Mugosha mė kish porositur qė tė tė mbėshtesja nė ēdo rast. Edhe rasti tani ėshtė qė ėshtė situatė e rėndė pėr ty. Unė do tė mbėshtes te sekretari i Pėrgjithshėm por ti vetė, e kish pyetur Mehmet Shehu Kadri Hazbiun, ēfarė mendon, si ta kapėrcesh kėtė situatė. Dhe Kadri Hazbiu i kish thėnė Mehmet Shehut qė dhe unė kam menduar pėr kėtė ēėshtje. Nė radhė tė parė mendoj qė hapi i parė ėshtė qė duhen tė zhduken gjithė provat materiale. Materialet e grumbulluara kundėr sekretarit tė Pėrgjithshėm tė partisė dhe ēdo gjė tjetėr qė mund tė rėndojė mbi mua. Ndėrsa unė vetė do tė bėj autokritikė pėr ato gjėra qė mund tė bėj dhe qė mund tė pranohen nė organizatėn bazė e do tė shpreh besnikėri ndaj partisė. Mehmet Shehu e kish aprovuar kėtė dhe i kish thėnė qė se mendonte bile qė ta marrte nė Ministrinė e Brendshme. Nė fakt Mehmet Shehu e paraqiti te sekretari i Pėrgjithshėm pėr t’u bėrė zėvendės, me sa mbaj mend unė zėvendės i parė i ministrit tė Punėve tė Brendshme Kadri Hazbiun dhe kėshtu u bė nė fakt. Kadri Hazbiu jo vetėm nuk u dėnua, por u ngrit nė pėrgjegjėsi dhe u bė personi i dytė nė Ministrinė e Brendshme menjėherė pas Mehmet Shehut. Kjo taktikė e ruajtjes sė forcave u ndoq dhe pėr kuadro tė tjera qė kishin punuar nėn vartėsinė direkte tė Koci Xoxes e nė shėrbim tė zbulimit jugosllav…
    ARANIT ĒELA: Po me kuadrot e tjerė ēfarė u bė…
    FIQIRETE SHEHU: Mehmet Shehu kish lėnė porosinė si Kadri Hazbiut gjithashtu dhe Mihallaq Ziēishtit qė tė kishin kujdes qė tė ruanin kuadrot e vjetra, edhe ata qė ishin larguar nga Ministria e Brendshme, t’i mbajnė afėr pėr t’i pėrdorur nė rastin e volitshėm.
    ARANIT ĒELA: Kush ishte ky rast i volitshėm…
    FIQIRETE SHEHU: Rast i volitshėm u quajt Konferenca e Partisė e Tiranės e vitit 1956 qė do tė zhvillohej nė prag tė Kongresit tė Tretė tė partisė. Situata, pa u zgjatur, politike, sfondi politik, nė tė cilėn u zhvillua ajo qe i tillė qė, pas vajtjes se Hrushovit nė Beograd pėr t’ju nėnshtruar Titos pėr tė rehabilituar revizionizmin jugosllav, pas Kongresit tė 20-tė tė Partisė Komuniste revizioniste tė BS, tė gjitha vendet ish-socialiste, duke filluar nga BS dhe vendet e tjera me pėrjashtim tė Shqipėrisė, hynė si tė thuash nė garė kush e kush tė afrohej mė shpejt Jugosllavisė, tė rehabilitonte agjenturat e saj qė kishin dėnuar si Trajēe Kostovin nė Bullgari, Rajkun nė Hungari, etj. Veē nė Shqipėri nuk kishte ndėrruar aspak kursi. Prandaj armiqtė ruajtėn momentin e organizimit tė Konferencės sė Tiranės dhe qysh mė parė ndėrmorėn njė punė tė gjerė armiqėsore pėr tė vėnė nė lėvizje tė gjithė grupet e personat nė shėrbim tė tyre. Nė kėtė kuadėr u vunė nė lėvizjen tonė komplotistė e puēistė qė drejtoheshin nga Mehmet Shehu, sikurse dhe grupe tė tjerė qė lidheshin me agjentura tė ndryshme. Para Konferencės sė Tiranės, unė mora kontaktin e parė pas ēlirimit me njė person nė shėrbim tė agjenturės jugosllave dhe qė ėshtė i pandehur kėtu, Feēor Shehun, i cili mė vuri nė dijeni pėr kėtė ēėshtje nė linjėn jugosllave, pavarėsisht qė nė linjė tjetėr Mehmet Shehu, nga ana e sovjetikėve ishte vėnė gjithashtu nė lėvizje pėr tė organizuar punėn armiqėsore nė konferencė. Qėllimi i veprimtarisė armiqėsore qė do zhvillohej aty ishte i atillė qė, tė goditej vija e partisė, udhėheqja e saj, tė kthehej vija marksiste-leniniste nė njė vijė revizioniste, tė pėrgatitej terreni nė konferencė me qellim qė nė Kongresin e Tretė tė Partisė qė do tė zhvillohej pas ca kohe, se Konferenca e Partisė u zhvillua nė prag tė Kongresit tė Tretė tė partisė, tė goditej vija e pėrgjithshme e partisė dhe tė ndodhte nė kongres ajo qė ndodhi nė Kongresin e 20-tė. Tė ishte si tė thuash njė Kongres i 20-tė nė miniaturė. Pikėrisht mbi bazėn e Platformės sė Kongresit tė 20-tė do tė zhvillohej edhe Konferenca e Tiranės sipas punės armiqėsore tė organizuar nga grupi ynė armiqėsor qė kryesohej nga Mehmet Shehu. Nė pėrgatitje tė Konferencės njė rol tė veēantė ka luajtur Kadri Hazbiu, i cili ishte ministėr i Brendshėm dhe qė kishte fijet nė dorė si nė rrugė legale, d.m.th tė tė gjithė aktiviteteve qė zhvilloheshin, ashtu edhe nėpėrmjet lidhjeve agjenturore qė ai mbante nga njė anė me Svetozar Koēiēin, me zbuluesin jugosllav, me legatėn jugosllave qė ishte qendra e organizimit tė punės nėpėrmjet nesh, po ashtu edhe me Mihallaq Ziēishtin dhe me Feēor Shehun. Pėr kėtė rol tė veēantė tė Kadri Hazbiut nė organizimin e punės nė Konferencėn e Tiranės nė tė tre fazat, si para Konferencės pėr pėrgatitjen e punės armiqėsore, gjithashtu edhe gjatė e pastaj pas Konferencės, mua mė ka folur Mehmet Shehu. Nė prag tė Konferencės sė Tiranės, megjithėse do tė flas mė vonė pėr ēėshtjen e Feēor Shehut. Feēor Shehu erdhi i dėrguar nga Svetozar Koēiēi tek unė dhe kėtu unė mora takimin e parė me njė person tė agjenturės nė shėrbim, d.m.th tė agjenturės jugosllave pas ēlirimit. Kur mė vuri nė dijeni, siē do tė shpjegoj mė poshtė Feēor Shehu pėr punėn qė pėrgatitej pėr tė zhvilluar nė Konferencėn e Tiranės, unė u tremba u frikėsova meqė isha sekretare e parė e KP tė Tiranės. Prandaj kur shkova nė shtėpi, i thashė Mehmet Shehut qė kėshtu ka ardhur Feēori dhe kjo mua mė shqetėson se unė jam sekretare e parė. Mehmet Shehu u mundua tė mė qetėsojė dhe mė tha mos ki aspak frikė pėr kėtė ēėshtje sepse i deleguar i KQ do tė jetė Beqir Balluku, qė ėshtė nė pozitat tona dhe ėshtė i hershem nė lidhje me zbulimin jugosllav. Ndėrsa fijet e gjithė punės qė do zhvillohet nė konferencė, i ka Kadri Hazbiu, i cili ėshtė nė lidhje, duke qėndruar vetė nė prapaskenė me zbulimin jugosllav, me Svetozar Koēiēin sikurse dhe mban lidhje me Mihallaq Ziēishtin dhe me Feēor Shehun, tė cilėt do tė jenė brenda nė konferencė, aq mė shumė qė ty tė ėshtė ngarkuar njė detyrė, si rol pasiv, meqė je sekretare e parė e Tiranės dhe gruaja ime, mė tha Mehmet Shehu. Me kėtė rast unė more vesh pėr veprimtarinė qė do zhvillonte Kadri Hazbiu nė konferencė.
    ARANIT ĒELA: Filloi konferenca e partisė…
    FIQIRETE SHEHU: Pas raportit qė mbajta unė si sekretare e parė filluan nga tė gjitha anėt pyetje tė gjithanshme kundėr vijės sė partisė, kundėr udhėheqjes sė partisė, duke u bėrė pyetje edhe nė drejtimin tim edhe te Mehmet Shehut, gjė qė mua mė tronditi nė fakt dhe nė njė nga pushimet, duke qenė e mėrzitur dhe pak e mėnjanuar nė kohėn qė Beqir Balluku bisedonte me delegatė tė tjerė, m’u afrua Feēor Shehu e mė tha, pse qėndron kėshtu e mėrzitur dhe e mėnjanuar. I thashė, nuk e dėgjove seē u tha nė konferencė pėr mua. Ē’pyetje u bėnė dhe pėr Mehmet Shehun? Feēor Shehu tha, qė tė tilla pyetje dhe do bėhen se dhe kjo bėhet me qėllim qė tė mos bjeri dyshimi mbi ty e mbi Mehmet Shehun. Megjithatė, filluan diskutimet, tė cilat i kapėrcyen edhe caqet qė ishin caktuar, d.m.th nuk u kufizuan veten te goditja nė mėnyrė tė kamufluar e vijės sė partisė, por u bėnė dhe diskutime mė tė hapura, duke u kėrkuar lidhje miqėsie me Jugosllavinė nė bazė tė Platformės sė Kongresit 20-tė tė BS, etj. Kėto kur shkova nė shtėpi ja thashė Mehmet Shehut, megjithėse i thashė dhe mė parė Beqir Ballukut qė ta informonte ai, po ai tha thuaja ti mė mirė. Ja thashė, ja parashtrova gjendjen Mehmet Shehut, i cili e gjykoi ashtu tė rėndė si dhe unė dhe thirri nė prezencėn time Beqir Ballukun dhe Kadri Hazbiun, duke i porositur qė tė kenė kujdes, t’i mbajnė mirė nė duar frenat, siē u shpreh ai. Ndėrsa Kadri Hazbiu tha, ki kujdes mos u merakos i kam vetė punėt nė dorė dhe aty brenda ėshtė Mihallaqi dhe Feēori, asgjė nuk do tė ndodhė. Dua tė them se Kadri Hazbiu ishte nė dijeni tė veprimtarisė armiqėsore sikurse dhe Mihallaq Ziēishti tė Panajot Plakut. Bile kishin bėrė edhe veprime tė pėrbashkėta tė tre, ēfarė konkretisht nuk jam nė gjendje ta shpjegoj, nuk e di, po Mehmet Shehu me ka thėnė qė kishin ndėrmend edhe veprime tė pėrbashkėta. Ndėrsa pika kulminante e veprimtarisė nė kėtė moment ėshtė organizimi i arratisjes sė Panajot Plakut duke bashkėpunuar nė kėtė rast natyrisht me zbulimin jugosllav…
     
    .
69 replies since 28/1/2010, 22:35   12497 views
  Share  
.