Gjyqi historik ndaj Kadri Hazbiut

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    FIQIRETE SHEHU: Ka pasur lidhje ndėrmjet tyre. Kadri Hazbiu, sikurse dhe Mehmet Shehu kanė qenė nė lidhje me puēistėt. Mehmet Shehu ishte njoftuar qysh nė vitin ’70-’71 nga njė prej agjenturave, ose sovjetike ose jugosllave, nuk mė kujtohet se cila, qė nė ushtri vepronte njė grup armiqėsor i kryesuar nga Beqir Balluku, Petrit Dume e Hito Ēako. Pėr njė grup tė tillė i kishte folur, po nė kėtė kohė ‘71-‘72 edhe Feēor Shehu, Mehmet Shehut, tė cilit nuk i ra nė sy, nuk iu hap Mehmet Shehu, meqė dhe porosia e agjenturės ashtu ishte, qė as Beqir Ballukut, Petrit Dumes e Hito Ēakos, mos t’iu hapej, por vetėm tė vepronte.

    Ndėrsa Kadri Hazbiu ia ka thėnė Mehmet Shehut dhe Mehmet Shehu e Kadri Hazbiu kanė qenė, jo vetėm nė dijeni tė grupit tė puēistėve, por kanė qenė edhe organizatorė dhe drejtues tė kėtij grupi. Frymėzues pėr grupin e puēistėve qė tė godiste vijėn e Partisė dhe tezat e Kėshillit tė Mbrojtjes, meqė dhe kėta vetė kishin tė atilla pikėpamje dhe vepruan, nė fakt, kur u bėnė ministra njėri pas tjetrit, tė Mbrojtjes Popullore, Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu kanė pasur pikėpamje diametralisht tė kundėrta me vijėn e Partisė, me tezat e Kėshillit tė Mbrojtjes, me kėrkesat e Artit Ushtarak Popullor nė tė gjitha drejtimet, si pėrsa i pėrket karakterit tė ushtrisė sonė, pėrsa i pėrket luftės frontale pozicionale, shkollave tė lira, falsifikimeve, rolit udhėheqės tė Partisė nė ushtri. Thashė jo vetėm kanė zhvilluar biseda dhe kanė frymėzuar drejtuesit e grupit puēist, por edhe vetė kanė vepruar nė atė drejtim.
    RRAPI MINO: Lidhur me manipulimin pastaj, ēfarė do bėhej se u arrestuan ata, kishin frikė...
    FIQIRETE SHEHU: Atė do ta dėshmoj kur tė flasė pėr Feēor Shehun. Feēor Shehun unė e kam njohur nė pozicion armiqėsor pėr herė tė parė mė 1956.
    ARANIT ĒELA: Nė prag tė Konferencės sė Tiranės...
    FIQIRETE SHEHU: Feēor Shehu ka qenė ēėshtja e manipulimit pas Konferencės sė Tiranės, ēėshtja e informimit tė Mehmet Shehut nė ‘70-’71, kurse pas goditjes sė grupit tė puēistėve nė ‘74, pastaj dhe tė sabotatorėve nė ekonomi duhej tė manipulohej puna e tė mos dilte asnjė nga anėtarėt e organizatės tonė kundėrrevolucionare, tė kufizohej ēėshtja tek ata, qė qenė goditur dhe u morėn masa nga Kadri Hazbiu e nga Feēor Shehu nė kėtė periudhė, qė qysh nė zgjedhjen e hetuesve, siē tha njė herė Kadri Hazbiu, se unė prapė i shpreha njė herė Mehmet Shehut, frikėn se mos dalim ne dhe tha se pėr kėtė ėshtė marrė vetė.

    Kadri Hazbiu me Feēor Shehun dhe njė herė qė Kadri Hazbiu, qė nė shtėpi tha, se ėshtė i drejtė shqetėsimi dhe meraku i Fiqiretes, por ne kemi marrė masa pėr kėtė ēėshtje qysh nga zgjedhja e hetuesve edhe nuk i lėmė hetuesit tė bėjnė si duan vetė. Njė herė gjatė hetimit duhet tė pėrdorin edhe atė kėrcėnimin nė njė farė mėnyre qė tė flasin dhe tė kufizohen nė punėt ē’kanė bėrė vetė dhe ē’kanė bėrė me njėri-tjetrin, ose me njerėzit e kastės, por jo tė dalin jashtė kėsaj sikurse dhe nė fakte tė kufizohen nė ato fakte qė kanė dalė nė Plenumin e 5-tė e tė 6-tė tė Komitetit Qendror.

    Ndėrsa, Mehmet Shehu mė tha, duke qenė prezent dhe ai, qė para se tė bėhen procese, ato thėniet e Beqir Ballukut, tė Hito Ēakos, Petrit Dumes, sikurse dhe mė vonė tė sabotatorėve, shikohen me kujdes nga ana e kuadrit, nga ana e Feēorit. Pėrsa i pėrket manipulimit ėshtė edhe ēėshtja qė me elementet e arrestuar do tė mbahej ky qėndrim, kurse me familjet e tyre tė mbahej njė qėndrim i tillė, qė t’u jepej shpresė qė gjendja e tyre ishte e pėrkohshme, ēėshtja do tė rregullohej dhe tė merreshin masa qė tė lehtėsoheshin qoftė pėr gjetjen e punės, qoftė pėr gjetjen e strehimit dhe qė t’ju jepej tė kuptonin qė dikush mendonte pėr ta...

    Nė fakt njė qėndrim i tillė u mbajt dhe ndaj nesh, mua dhe fėmijėve tė mi, kur qemė nė Belsh, qė pa u bėrė as 10 ditė, u dėrgua menjėherė njė person, Kristofor Mėrtiri, pėr tė na thėnė ē’nevoja kishim, a u vendosėn menjėherė fėmijėt nė punė, do tė na jepej strehim mė i gjerė e mė i mirė etj., etj. Ndėrsa, pėr manipulimin, Mehmet Shehu, mė pat thėnė qė masa merren jo vetėm kėtu pėr tė mos dalė asnjė person tjetėr nga anėtarėt e organizatės sonė, por edhe me zbuluesit tanė jashtė shtetit. Pėr kėta interesohej direkt Kadri Hazbiu, por edhe Feēor Shehu, dhe zbuluesve u thuhej qė tė kenė kujdes, qė tė mos bėjnė ndonjė hap, mos hedhin ndonjė hap qė tė kapen edhe tė tjerė, se kjo nuk i intereson shtetit tonė dhe sidomos, tė ruhen tė mos hyjnė nė sferat e larta.

    Duke u justifikuar, se nė sferat e larta s’kemi ē’tė marrim, s’kemi ē’tė sigurojmė. Kurse qėllimi i vėrtetė ishte se pikėrisht, nga ato sfera mund tė dilte ndonjė gjė pėr drejtuesit e organizatės sonė kundėr revolucionare, komplotiste e puēiste, pėr Mehmet Shehun, pėr Kadri Hazbiun ose pėr ndonjė tjetėr.

    Pėr Feēor Shehun, veē kėtyre qė thashė, ėshtė dhe ēėshtja se Feēor Shehu, qysh nė vitin 1979, ka bashkėpunuar me Mehmet Shehun pėr ēėshtjen, pėr kurdisjen mė mirė tė them, tė fejesės sė djalit tonė me vajzėn e Qazim Turdiut. Nė 1979, nga gjashtėmujori i dytė, Mehmet Shehu, nėpėrmjet radios me foni, qė kishte sjellė nga Parisi, mė ‘72, kishte marrė njė porosi nga agjentura amerikane, qė tė bėhej fejesa e djalit tonė me njė vajzė me pėrbėrje tė keqe politike dhe Mehmet Shehu kish thirrur Feēor Shehun, e kish pyetur dhe kishin rėnė dakord pėr vajzėn e Qazim Turdiut, pėr tė cilėn Feēor Shehu kishte thėnė, qė ėshtė vajzė e mirė dhe e pėrshtatshme pėr njė fejesė tė tillė nga ēdo pikėpamje.

    Pėr kėtė di, qė qysh nė atė kohė kish pyetur edhe Kadri Hazbiun nėse e njihte kėtė vajzė dhe Kadri Hazbiu kishte thėnė, qė kjo ėshtė e pėrshtatshme pėr njė fejesė tė tillė midis Nelit, Skėnder Shehut d.m.th., dhe vajzės sė Qazim Turdiut. Pra, kjo ishte e kurdisur, njė pjesė e tillė sipas diktimit tė agjenturės amerikane midis Mehmet Shehut dhe Feēor Shehut. Ndėrsa thirrja e Feēor Shehut nė korrik tė 1981 u bė si mbulesė, edhe pėr ta paraqitur siē mė tha Mehmet Shehu natėn e 2 ose 3 dhjetorit, nuk mė kujtohet ekzakt, kur mė shpjegoi pėr ēėshtjen e kėsaj fejese, tė kėsaj kurdisjeje si qe bėrė dhe si ai qe i detyruar ta bėnte kėtė, duke bashkėpunuar me Feēor Shehun, siē thashė.

    Kėto tė dhėna, nė korrik i kėrkova tha, Mehmet Shehu pėr t’i thėnė ty, pėr t’u hequr qė ja do tė ta shpjegoja qė me kėtė gjendje mund tė bėhet njė fejesė e tillė, se ne ndajmė 4 pjesėtarė tė familjes nga rrethi tjetėr, vajza as kishte lindur nė atė kohė, as i njeh s’ka pse tė mbajė pėrgjegjėsi etj. Dhe gjithashtu e bėra tha Mehmet Shehu kėtė, sepse edhe po tė na kėrkojnė llogari Partia, kemi me se tė dalim, pse kurdisi alibinė lidhur me fejesėn e djalit tonė, siē e ka quajtur me tė drejtė Partia. Kurse moment tjetėr i rėndė nė veprimtarinė e Feēor Shehut ėshtė ajo e natės sė 16 dhjetorit, qė ka ardhur nė shtėpinė tonė. Unė vetė nuk e kam takuar Feēor Shehun, pėr herė tė parė dėgjova pėr kėtė mė datėn 17 dhjetor, kur Mehmet Shehu mė tha qė do zbres tė pres Kadri Hazbiun, se njė ditė mė parė kish vajtur dhe i kish thėnė Feēor Shehu si me shkrim edhe me gojė atė ultimatumin, kėrcėnimin jugosllav qė, o tė bėnte vrasjen e Sekretarit tė Parė tė Komitetit Qendror nė Byronė Politike, ose ata do tė nxirrnin tė dhėna komprometuese pėr veprimtarinė armiqėsore tė tij ndaj PPSH-sė. Ky ėshtė njė moment tjetėr i rėndė.

    Ēfarė ka bėrė pastaj pas arrestimit tim unė nuk di, qoftė pėr Kadri Hazbiun, qoftė pėr Feēor Shehun e pėr Mihallaq Ziēishtin. Mihallaq Ziēishti, unė pėr atė kam dėgjuar pėr herė tė parė nė ‘53, pėr pozicionin armiqėsor nga ana e Mehmet Shehut, i cili mė shpjegoi qė ishte nė pozicion shumė tė hershėm armiqėsor, qysh nė ’43, qė siē i kishte thėnė Panajot Plaku, ishte futur nė veprimtari armiqėsore nga Koēi Xoxe, direkt nė shėrbim tė zbulimit jugosllav, ose nė kohėn kur Koēi Xoxe, po pėrcillte Vukmanoviē Tempon, pėr nė Kuēakė, kur kthehej andej, pėr ta pėrcjellė nė Maqedoni, ose kur u kthye nga Maqedonia, po pėrgjithėsisht nė verė tė ’43, kurse pėr veprimtari armiqėsore direkt tė Mihallaq Ziēishtit unė mora vesh, siē thashė mė ’53, kur Mehmet Shehu e kish ngarkuar Mihallaqin, sė bashku me Kadri Hazbiun pėr pėrpilimin e listave pėr tė cilat fola, ku tė futeshin edhe disa agjentė amerikanė. Rolin e Mihallaq Ziēishtit, nė Konferencėn e Tiranės, mė duket se fola, ai ka qenė njė ndėr kryesorėt gjithashtu, nė tė tria fazat.

    Qoftė pėrpara, gjatė pėrgatitjes, qoftė gjatė zhvillimit tė Konferencės, qoftė edhe mė pas. Duke mbajtur lidhje nga njė anė me Svetozar Koēiēin, zbuluesin jugosllav, nga ana tjetėr me Kadri Hazbiun, me Mehmet Shehun, lidhje dyshe ishin kėto pėrgjithėsisht, siē e kam shpjeguar edhe me Feēor Shehun. Veprim tjetėr i rėndė nė veprimtarinė armiqėsore tė Mihallaq Ziēishtit, siē kam shpjeguar hollėsisht nė seancat hetimore, sikurse dhe fola para trupit gjykues kur u gjykua ēėshtja ime, ishte ēėshtja e arratisjes sė Panajot Plakut, pėr tė cilin ka luajtur rol tė posaēėm bashkė me Kadri Hazbiun edhe Mihallaq Ziēishtin.

    Mihallaq Ziēishti, siē mė ka treguar Mehmet Shehu, ka qenė nė dijeni edhe pėr puēin qė do tė organizohej, nuk di tė flas kėtu apo ėshtė mė vete? ...
    ARANIT ĒELA: Do flasim veē pėr atė…
     
    .
69 replies since 28/1/2010, 22:35   12497 views
  Share  
.