Gjyqi historik ndaj Kadri Hazbiut

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    FIQIRETE SHEHU: Nė vitin 1960, pasi u bė Konferenca e 81 partive nė Moskė dhe filloi polemika midis PPSH-sė dhe partisė revizioniste tė BS-nė, pasi u prenė marrėdhėniet me BS-nė, Kadri Hazbiu kishte shprehur mendime tė tilla, sikurse dhe Mehmet Shehu, qė nuk ishte pėr prerjen e marrėdhėnieve me BS-nė. Nė tė kundėrt, edhe kur u prenė marrėdhėniet ishte pėr ndėrmarrje veprimesh pėr tė lidhur marrėdhėnie siē edhe u veprua, siē do tė shpjegoj mė poshtė, nėpėrmjet Nesti Nases. Me vonė nė 1964 pas rrėzimit tė Hrushovit, Kadri Hazbiu i ishte shprehur Mehmet Shehut, pasi i qe shprehur qysh nė ’60-ėn qė s’e shihte tė arsyeshme njė qėndrim tė atillė tė partisė sonė, nė kėtė rast nė ’64-ėn kur revizionistėt sovjetikė, udhėheqėsit e rinj revizionistė sovjetikė, qė zbatonin hrushovizmin pa Hrushovin bėnin dhe ndonjė deklaratė qė ishin tė gatshėm tė lidhnin marrėdhėnie me vendin tonė mbi ato pozita dhe mbi ato baza qė qenė edhe mė parė, para se tė merrte pushtetin Hrushovi.
    ARANIT ĒELA: Konkretisht, cilat ishin pėrpjekjet e Kadriut...
    FIQIRETE SHEHU: Kadri Hazbiu i pati thėnė Mehmet Shehut qė mė duket se tani erdhi momenti qė edhe ne ta themi fjalėn tonė, tė lidhim marrėdhėnie me BS-nė, tė ndėrpresim polemikėn. Mehmet Shehu i tregoi nė kėtė rast Kadri Hazbiut, siē mė ka shpjeguar ai gjithnjė, qė ai e kishte porositur, Nesti Nasen qė tė gjente forma e mėnyra pėr tė shkėmbyer mendime pėr tratativa me udhėheqėsit sovjetike, d.m.th nėpėrmjet njerėzve tė diplomacisė sovjetike pėr tė arritur nė marrėdhėnie tė mira. Kadri Hazbiu ishte treguar entuziast nė kėtė drejtim dhe kishte thėnė qė po, Nesti Nase duhet tė gjejė forma e mėnyra, tė hedhė hapa tė atilla qė tė mund tė konkretizohen marrėdhėniet e mira tė vendit tonė me BS-nė. Pėr kėto ēėshtje mua mė ka folur si Mehmet Shehu ashtu dhe Nesti Nase. Ndėrsa mė 1960 mė ka folur pėr pikėpamje dhe veprime tė Kadri Hazbiut nė kundėrshtim me vijėn e partisė edhe Feēor Shehu, Feēor Shehu nė kėtė kohė punonte nė Shkodėr por nuk e kishte zor tė vinte nė Tiranė, kishte ardhur pėr punė kėtu, erdhi dhe nė zyrėn time pėr tė mė sjellė njė detyrė tjetėr agjenturore, detyrė tė re nė kėtė situatė tė re, dhe mbasi mė dha detyrėn mua, mė shpjegoi se njė detyrė agjenturorė tė ngjashme ka marrė edhe Kadri Hazbiu nga zbulimi jugosllav. Konkretisht mė tha Feēor Shehu, Kadri Hazbiu ka marrė detyrėn qė tė flasė me njerėzit, kuadrot e Sigurimit qė tė kemi kujdes nė kėto momente qė tė afrohemi me Jugosllavinė dhe tė ruhen elementėt agjentė nė shėrbim tė zbulimit sovjetik dhe elementė tė tjerė antiparti. Mė tregoi se Kadri Hazbiu kishte bėrė njė mbledhje me kuadrot e ministrisė sikurse edhe me kryetarėt e degėve tė punėve tė brendshme, ku kishte shtruar ēėshtjen qė gjoja nė zbėrthim tė orientimeve tė Komitetit Qendror tė partisė qė nė kėto situata, ku rrezik kryesor pėr vendin tonė doli Bashkimi Sovjetik, duhet tė kemi kujdes qė mos t’i acarojmė marrėdhėniet me Jugosllavinė, nė tė kundėrtėn, na intereson qė tė krijohen marrėdhėnie fqinjėsie tė mira, prandaj tė kenė kujdes kuadrot e Sigurimit dhe ata tė Kufirit, natyrisht nė mėnyrė tė kamufluar e kishte shtruar kėtė, tė mos bėhen shkak pėr acarimin e kėtyre marrėdhėnieve. Gjithashtu kishte shtruar ēėshtjen qė ka persona qė nė kėtė situatė tė prerjes sė marrėdhėnieve me Bashkimin Sovjetik mund tė kenė paqartėsira, mund tė bėjnė pyetje. Ka kuadro qė kanė mbaruar studimet nė BS dhe kuadro tė tjerė qė janė martuar me gra sovjetike qė mund tė takohen midis njeri—tjetrit, ne jo ēdo gjė dhe ēdo fjalė e ēdo takim ta marrim si veprim armiqėsor, tė tregohemi tė kujdesshėm, kishte shpjeguar Kadri Hazbiu, gjithnjė nė mėnyrė tė kamufluar. Ndėrsa mbasi kishte shtruar kėto ēėshtje qė synonin uljen e vigjilencės revolucionare nė kėtė moment kur partia porosiste qė tė mprehej sa mė shumė kjo vigjilencė. Mbasi kish mbaruar kėtė mbledhje Kadri Hazbiu, siē mė shpjegoi Feēor Shehu, kish mbajtur Mihallaq Ziēishtin dhe Feēor Shehun dhe se kishte thėnė qė besoj se e kini tė qartė pse i shtrova ēėshtjet ashtu. Nė fakt ne na duhet tė punojmė nė mėnyrė tė atillė qė nė kėtė situatė, kur doli revizionizmi sovjetik tė krijojmė marrėdhėnie, ta shfrytėzojmė kėtė situatė pėr tė krijuar marrėdhėnie mė tė mira me Jugosllavinė dhe njėkohėsisht qė tė mos goditen kuadrot qė punojnė nė favor tė BS nga kėta qė kanė mbaruar nė BS dhe qė janė nė shėrbim tė tyre ose nga ata qė janė martuar me gra sovjetike...
    ARANIT ĒELA: Tjetėr Fiqirete Shehu...
    FIQIRETE SHEHU: Gjatė vitit 1953 kur ishte akoma ministėr i Brendshėm Mehmet Shehu janė dy episode me tė cilat lidhet armiku Kadri Hazbiu. E para, nė 1953 shteti ynė kishte marrė njė vendim qė tė bėhej njė amnisti nga e cila do tė pėrfitonin tė burgosur nga ish-grupi i intelektualėve. Mehmet Shehu kishte marrė nė kėtė kohė njė detyrė nga agjentura amerikane qė me kėtė rast tė liroheshin edhe disa agjentė amerikanė dhe mė tregoi se pėr bėrjen e listave, pėr futjen edhe tė agjentėve amerikanė nė kėto lista qė do pėrfitonin nga amnistia pėr kėtė punė, kishte ngarkuar tė punonte Kadri Hazbiu, si dhe Mihallaq Ziēishti dhe pastaj do t’i shikonin tė tre sė bashku. Po nė vitin 1953, ėshtė njė episod tjetėr i rėndė e i rėndėsishėm. Byroja Politike nė fund tė gushtit 1953 ose ditėt e para tė vitit 1953 analizoi punėn nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme. Aty u bėnė kritika shumė tė rėnda pėr punėn nė Ministrinė e Brendshme dhe pėr lidhjet qė mbaheshin nga Mehmet Shehu e udhėheqės tė tjerė, pra edhe Kadri Hazbiu, me kėshilltarėt sovjetikė, tė cilėve u thuhej ēdo gjė sikurse dhe me ambasadorin sovjetik, qė nė atė kohė ishte Leviēkini, tė cilit i thuhej ēdo gjė qoftė nga ēėshtjet qė kishin tė bėnin me problemet e sigurimit, ashtu edhe ēėshtje tė partisė. Nga kjo kritikė Mehmet Shehu u trondit shumė dhe i tha Kadri Hazbiut, se nuk linte gjė pa i thėnė, qė situata nė Byronė Politike ishte shumė e rėndė. (Nuk e di, a ka qenė vetė Kadri Hazbiu nė atė mbledhje, meqė ishte zėvendėsministėr i Brendshėm apo jo) Kadri Hazbiut i kishte thėnė Mehmet Shehu qė nė kėtė situatė unė mendoj qė t’i drejtohem Leviēkinit pėr ndihmė, pėr tė ndėrhyrė te sekretari i Parė i KQ qė tė mė pėrkrahė Leviēkini. Edhe Kadri Hazbiu siē mė tregoi Mehmet Shehu ishte i tronditur nga zhvillimi i mbledhjes sė Byrosė Politike, nga kritikat qė ishin bėrė, se i takonin dhe atij dhe ishte treguar dakord me Mehmet Shehun qė tė shkonte tė kėrkonte ndihmėn e Leviēkinit...
    ARANIT ĒELA: Kėtė ta ka thėnė Mehmeti...
    FIQIRETE SHEHU: Po, ai ma ka treguar. Desha tė them se kur u bė ministėr i Punėve tė Brendshme Kadri Hazbiu, filloi vetė nga ana e tij tė punonte pėr forcimin e mėtejshėm tė lidhjeve me sovjetikėt, qoftė me ish-kėshilltarėt e Ministrisė sė Brendshme, ish-kėshilltarėt sovjetikė, qoftė dhe direkt me Leviēkinin, me tė cilin kishte miqėsi shkonte dhe pėr gjah, qoftė sė bashku me Mehmet Shehun qoftė edhe veēantė, duke i shfrytėzuar kėto raste edhe pėr biseda gjithfarėshe qė kishin tė bėnin me punėn e Sigurimit ose edhe me punėt e partisė. Kėshtu qė kur erdhi rasti mė 1960-1964 dhe mė vonė qė u prenė marrėdhėniet me BS-nė dhe filloi polemika, Kadri Hazbiu natyrisht ishte pėr ato qėndrime qė thashė dhe mė vonė kur u ndėrprenė marrėdhėniet edhe me Kinėn, mė mirė tė them kur doli hapur nė skenėn botėrore revizionizmi kinez. BS-ja bėnte tratativa nė kėtė kohė qė tė afrohej me ne dhe Mehmet Shehu i kishte dhėnė porosi Nesti Nases qė nė OKB tė takohej me personalitete tė diplomacisė sovjetike pėr tė hedhur hapa tė mėtejshme dhe mė tė forta tani pėr lidhjen e marrėdhėnieve tė vendit tonė me BS-nė. Pėr kėtė ēėshtje qė nė fakt u konkretizua nė formė bisede midis Nesti Nases dhe zėvendėsministrit tė Punėve tė Jashtme tė BS, Iliēovit nė OKB. Aty Iliēovi i tha ē’bėhet me miqėsinė. Nesti Nase ju pėrgjigj, qė hidhni juve hapa tė mėtejshme, thoni edhe hapur qė Hrushovi ėshtė shkaktar e qė merreni pėrsipėr tė shlyeni edhe dėmet qė na janė shkaktuar neve me kėtė rast, atėherė edhe ne miqtė e BS me nė krye Mehmet Shehun, do tė dimė tė marrim masa e tė hedhim hapa tė mėtejshme. Edhe pėr kėtė ēėshtje, si pėr ēdo ēėshtje tjetėr, Mehmet Shehu e njoftoi Kadri Hazbiun, i cili gjithashtu si dhe nė rastin e mėparshėm mė ‘64-ėn, e aprovoi plotėsisht dhe tha qė kjo ide tani duhet tė konkretizohet nė lidhjen e marrėdhėnieve tė vendit tonė me BS-nė.

    Edited by tiranaforum - 30/1/2010, 18:17
     
    .
69 replies since 28/1/2010, 22:35   12497 views
  Share  
.