Gjyqi historik ndaj Kadri Hazbiut

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    ARANIT ĒELA: Kalojmė nė administrimin e provave...
    LLAMBI PEĒINI: Kam njė ēėshtje nė qofte se ka mundėsi. Nė seancėn kur ju dha fjala tė pandehurit Feēor Shehu, Mihallaq Ziēishti kėrkoi fjalėn dhe juve ja dhatė. Ai tha qė unė dhe Llambi Ziēishti i paskemi thėnė atij qė Mehmet Shehu paska bėrė takime nė “Kuin Elisabet” me Titon dhe me Harri Fulcin. Unė kėrkova fjalėn pėr t’iu pėrgjigjur dhe pėr tė pyetur. Nuk ma dhatė fjalėn...
    ARANIT ĒELA: Tė thashė do tė ta jap kur tė duash, e kėrkove tashti, ta dhashė...
    LLAMBI PEĒINI: Ka mundėsi tė bej pyetje…
    ARANIT ĒELA: Pėrse, ti e ke shpjeguar, ti nuk je dakord......
    LLAMBI PEĒINI: Ti bėj pyetje, unė jo vetėm kam shpjeguar qė s’jam dakord por s’kam biseduar fare unė me Mihallaq Ziēishtin. Unė do tė bej njė pyetje. Kur kam biseduar dhe ēfarė shprehimisht i kam thėnė...
    MIHALLAQ ZIĒISHTI: Ma kanė shpjeguar, ma kanė biseduar konkretisht me ē’vapor kanė udhėtuar, qė ishte Titua, pėr takimin me Fulcin dhe pėr tė gjitha midis tyre ma ka shpjeguar edhe Llambi Peēini…
    LLAMBI PEĒINI: Kjo ėshtė njė gėnjeshtėr pėr arsye se Fu1ci nuk ka qenė fare nė “Kuin Elisabet”, asnjė nga shoqėruesit nga grupi i shoqėrimit as nga anėtarėt e delegacionit...
    ARANIT ĒELA: Kush ka qenė…
    LLAMBI PEĒINI: Atje ka qenė Titua dhe i biri i Ēurēillit, Randolf Ēurēilli...
    ARANIT ĒELA: Kėta tė dy kanė qenė...
    LLAMBI PEĒINI: Kėta tė dy. Fulci s’ka qenė fare, nga e nxjerr Fulcin...
    ARANIT ĒELA: Nga e di ti qe s’ka qenė Fulci...
    LLAMBI PEĒINI: Po se dinim ne, prandaj njė gjė qė nuk e dinim si do t’ia thoshim Mihallaqit. Asnjė nga ne nuk e dinte. Unė nuk them qė s’ka qenė Fulci, unė nuk them qė s’ka takuar Mehmet Shehun me Titon dhe me Randolf Ēurēillin, unė s’di gjė. Nė praninė time dhe me dijeninė time s’ėshtė bėrė asnjė gjė. Asnjė nga grupi nuk dinte qė Harri Fulci ishte nė “Kuin Elisabet”. Nga e nxori Harri Fulcin Mihallaq Ziēishti...
    MIHALLAQ ZIĒISHTI: Nga juve...
    LLAMBI PEĒINI: Gėnjen. Pastaj pse nuk jam ballafaquar unė me kėtė nė hetuesi po ta kish thėnė…
    RRAPI MINO: Nė hetuesi e ka thėnė ai...
    LLAMBI PEĒINI: Pse nuk jam ballafaquar unė ...
    ARANIT ĒELA: Nuk janė bėrė dhe ballafaqime tė tjera atje...
    LLAMBI PEĒINI: Ky ishte njė moment i rėndėsishėm...
    ARIANIT ĒELA: Ja, ballafaqim ėshtė dhe ky...
    LLAMBI PEĒINI: Kam dhe njė pyetje tjetėr. Ka biseduar gjė Mihallaq Ziēishti me Llambi Ziēishtin se me urdhėr tė Mehmet Shehut Llambi Peēini ka organizuar vrasjen e Sadik Premtes nė Francė apo jo...
    MIHALLAQ ZIĒISHTI: Jo...
    LLAMBI PEĒINI: Atėherė tė mbahet shėnim, ju lutem, sepse Llambi Ziēishti e pretendon tek unė gėnjen Llambi Ziēishti atėherė...
    MIHALLAQ ZIĒISHTI: Edhe mundet tė mos mė bjeri ndėrmend...
    LLAMBI PEĒINI: A, e ktheve tashi...

    ARANIT ĒELA: Fillojmė me administrimin e provave, tė thirren dėshmitarėt, tė shqyrtohen dokumentet edhe atribuimet e tė pandehurve qė nuk bėjnė pjesė nė kėtė ēėshtje kėtu. Tė thirret Fiqirete Shehu.image (foto e bere ne gjyq)

    FIQIRETE SHEHU: urdhėroni...

    ARANIT ĒELA: Ty tė kemi thirrur tashi pėr tė atribuar lidhur me ēėshtjen qė gjykohet dhe qė i pėrket kėtu tė pandehurve, Mihallaq Ziēishti, Gani Kodra, Ali Ēeno, Xhavit Ismailaga, Feēor Shehu, Llambi Peēini dhe Kadri Hazbiu, rreth akuzės tė tradhtisė ndaj atdheut nė formėn e spiunazhit. Prandaj ēka dini, d.m.th na i kallėzoni kėtu, pėr gjėra qė kanė tė bėjnė lidhur me tė pandehurit kėtu, d.m.th me kėta tė pandehur. Juve kėta tė pandehur i njihni?...

    FIQIRETE SHEHU: Lidhur me pyetjen qė mė bėhet unė mendoj tė filloj me shpjegimet pėr tė pandehurin Kadri Hazbiu lidhur me veprimtarinė armiqėsore tė tij ...
    ARANIT ĒELA: Po...

    FIQIRETE SHEHU: Kadri Hazbiu ka qenė ndihmėsi mė i vjetėr, mė i afėrt, mė i aftė dhe mė i vendosur i Mehmet Shehut, i cili kryesonte organizatėn tonė kundėrrevolucionare, komplotiste e puēiste.
    Ka qenė Dushan Mugosha, i cili ka qenė dėrguar nė qarkun e Vlorės nga Komiteti Qendror i PPSH pėr tė punuar, duke u konsideruar njė komunist internacionalist nga qė partia nė tė cilėn bėnte pjesė ai ishte anėtar i Komitetit. Ndėrsa nė fakt si nė Vlorė ashtu dhe nė brigadėn e parė, siē kam shpjeguar para trupit gjykues, nė seanca gjyqėsore kur u shqyrtua ēėshtja ime, ai ka bėrė njė punė armiqėsore tė theksuar, duke tėrhequr nė shėrbim tė zbulimit jugosllav kuadro tė ndryshme si nė brigadė, siē shpjegova herėn e kaluar nė seancat e ndryshme hetimore e gjyqėsore, ashtu edhe nė Vlore. Njė nga kėta ka qenė Kadri Hazbiu.

    Duke qenė i tillė, d.m.th qysh herėt nė veprimtarinė armiqėsore Kadri Hazbiu ka punuar vendosmėrisht nė favor tė organizatės sonė kundėrrevolucionare dhe ka qenė ndihmės i afėrt i Mehmet Shehut nė gjithė pėrpjekjet pėr pėrmbysjen e rendit ekzistues socialist nė Shqipėri... Pėr rrethanat nė tė cilat ėshtė tėrhequr Kadri Hazbiu nė veprimtarinė armiqėsore nė shėrbim tė zbulimit jugosllav nė kėtė rast, sikurse dhe pėr veprimtarinė armiqėsore qė ka kryer gjatė periudhės sė luftės, unė kam dėgjuar nga persona tė ndryshėm nė kohė tė ndryshme. Pėr herė tė parė kam dėgjuar nga Liri Gega.

    Me sa mė kujtohet unė as e kisha dėgjuar emrin e Kadri Hazbiut mė parė. Pėr herė tė parė e kam dėgjuar nga Liri Gega, kur ndodheshim nė Sllatinė tė Peshkopisė ku zhvillohej njė kurs politik me kuadrot politike tė divizionit tė parė sulmues. Aty Liri Gega mė ka folur shpesh e shumė pėr Kadri Hazbiun, duke e paraqitur si njė njeri pėr tė cilin Dushani kishte simpati dhe njė konsideratė tė larte, duke e konsideruar si trim, tė zgjuar, si mik tė Jugosllavisė dhe si person me perspektivė pėr miqėsinė dhe nė favor tė Jugosllavisė. Liri Gega mė ka treguar gjithashtu se Dushan Mugosha i ka thėnė qė duke qenė i tillė, ti duhet ta mbash afėr Kadri Hazbiun, tė kesh besim pėr ēdo gjė tek ai dhe ta mbėshtesėsh.

    Ajo nuk mė doli hapur nė pozicion armiqėsor, as vetė, as edhe nuk mė foli hapur pėr faktin qė Kadri Hazbiu ishte tėrhequr nga Dushan Mugosha nė shėrbim tė zbulimit jugosllav. Por unė e kuptova fare qartė, duke ditur ēėshtjen se si ai Dushan Mugosha kish vepruar me kuadro tė ndryshme tė brigadės sė parė ku unė isha zėvendėskomisare, edhe me mua vetė qė nė kėtė rast, Kadri Haziun e kishte tėrhequr nė shėrbim tė zbulimit jugosllav. Mė vonė, kur u ktheva nė brigadėn e parė, unė gjeta aty qė kish ardhur nga shtabi i divizionit Mehmet Shehu dhe e pyeta, a e njihte Kadri Hazbiun, meqė unė se kisha dėgjuar mė pėrpara, edhe i thashė ē’mė kish treguar Liri Gega. Mehmet Shehu mė tha, se e njihte edhe ashtu qėndrojnė ēėshtjet siē tė ka shpjeguar Liria, mė tha Mehmet Shehu. Edhe mua Dushani mė ka folur kur ka qenė nė brigadė nė kėtė drejtim e me kėto terma pėr Kadri Hazbiun. Bile para se tė largohej nga brigada mė ka thėnė qė ki kujdes, d.m.th Kadriun. Ai ėshtė njeri i vendosur nė kėtė drejtim tė miqėsisė me Jugosllavinė, prandaj unė nė ēdo rast, edhe tė kesh besim edhe ta mbėshtetesh edhe tė mbėshtetesh tek ai Mehmet Shehu nė njė kohė tė mėvonshme, konkretisht nuk mė kujtohet, mė ka folur edhe pėr atė ēfarė i kishte treguar Kadri Hazbiu pėr periudhėn nė tė cilėn kishte qenė nė Kosovė me brigadėn e pestė sulmuese, tė cilin partia e pati dėrguar pėr tė ndihmuar popullin kosovar nė luftėn ēlirimtare.

    Mehmet Shehu mė tregoi nė atė rast qė Kadri Hazbiu vetė i kishte shpjeguar se si e kishte parė gjendjen nė Kosovė, se si kosovarėt kishin besim ndaj kuadrove dhe pėrgjithėsisht partizanėve tė brigadės sė pestė qė kish vajtur atje nga Shqipėria, ndėrsa kishin mosbesim tė theksuar te serbėt, sikurse edhe te kuadrot shqiptarė tė lidhur me serbėt. M’u desh, i kishte treguar Kadri Hazbiu Mehmet Shehut qė tė bėja agjitacion dhe prapagandė nė kėtė drejtim, t’u shpjegoja kosovarėve qė duhet tė bashkėpunohet me kėta serbėt dhe me tė tjerėt nga kombėsitė e tjera jugosllave, po sidomos me serbėt dhe pas ēlirimit, sidomos meqė Serbia ėshtė njė shtet i zhvilluar, i pėrparuar, interesi i Kosovės ėshtė qė tė kėrkojė tė lidhet dhe tė ketė vartėsi me Serbinė pėr faktin se nė kėtė mėnyrė mund tė ndihmohet nga ana e Serbisė pėr t’u zhvilluar e pėr tė prurė kulturė tė pėrparuar mė shpejt Kosova e populli kosovar. Gjithashtu mė kujtohet se Mehmet Shehu mė ka thėnė se Kadri Hazbiu i kishte treguar qė, meqė kish njė mosbesim tė tillė dhe raste veprimesh tė kosovarėve kundėr serbėve, kuadrot serbė dhe kuadrot kosovarė tė lidhur ngushtė me serbėt pėrdornin edhe masakra, vrisnin kosovarė me qėllim qė tė trembnin popullin e Kosovės, ta nėnshtronin nėpėrmjet frikės. Edhe nė njė rast tė tillė, siē mė ka treguar Mehmet Shehu kishte ndodhur, sipas shpjegimeve qė i kish bėrė Kadri Hazbiu, ishte ndodhur edhe vetė Kadri Hazbiu.

    Pėr kėto ēėshtje pak a shumė me tė njėjtat fjalė, mbaj mend se mė ka folur njė herė qė bisedonim pėr ngjarjet e Luftės Nacionalēlirimtare edhe i pandehuri Mihallaq Ziēishti, i cili mė tha se Kadri Hazbiu i kishte treguar veē tė tjerave edhe, njė fakt tė tillė qė duke qenė gjendja e tillė nė popullin e Kosovės me njė mosbesim tė theksuar ndaj serbėve pėrgjithėsisht, nuk do ta ketė tė lehtė Dushan Mugosha e tė tjerėt qė t’i nėnshtrojnė me tė butė, por do tė pėrdorin forcėn, dhunėn kundėr tyre. Ndėrsa nė njė rast tjetėr, menjėherė pas ēlirimit, kur unė punoja si pėrgjegjėse e sektorit teorik nė drejtorinė e agjitacionit e tė propagandės tė Komitetit Qendror qė varej nga Nako Spiru, Nako Spiru njė ditė i nervozuar me duar prapa ecte nėpėr zyrė e shfrynte kundėr Koci Xoxes, megjithėse ishin tė tė njėjtit shėrbim, nė shėrbim tė zbulimit jugosllav, se ai Koci Xoxe thoshte Nakua, i ka zgjidhur mirė punėt e tij, ka marrė kuadro tė zgjedhur dhe besnikė tė tij si kėtu nė sektorėt e Komitetit Qendror qė drejton ashtu edhe nė Ministrinė e Brendshme, nė organet e brendshme pėrgjithėsisht, ndėrsa mua mė ka lėnė bosh me kuadro.

    E njė kuadėr i tillė thoshte Nako Spiru, ėshtė Kadri Hazbiu, tė cilin Koci Xoxe se ka pas njohur sepse Kadri Hazbiu ka punuar nė Vlorė dhe pastaj nė brigadėn e pestė, kurse Koci Xoxe nė Korēė porse ja rekomandoi Velimir Stojniēi dhe Dizdari, tė cilėve ua kish rekomanduar Dushan Mugosha qė e njihte. Dua tė them qė kur Liri Gega, duke u kthyer pak mė pas nė kohė, mė foli pėr Kadri Hazbiun dhe pėr lidhjet midis Dushan Mugoshės e Kadri Hazbiut mė tha, se kur Dushani ishte nė Vlorė, kur ishte dhe ajo, vinim shpesh nė Hysoverdhė nė shtėpinė e Kadri Hazbiut dhe atje i kish bėrė kėto biseda sikurse dhe gjatė rrugės qė e shoqėronte Kadri Hazbiu Dushanin nė lėvizjet e tija nga fshati nė fshat e tė tjera, megjithėse ai bėnte lėvizje mė tė pakta se sa unė, thoshte Liri Gega. Nė kėto rrethana kam dėgjuar unė pėr lidhjet e Kadri Hazbiut me Dushan Mugoshėn dhe pėr veprimtarinė e tij nė kėtė periudhė...

    ARANIT ĒELA: Po pas ēlirimit, cili ka qenė qėndrimi i tij?
    FIQIRETE SHEHU: Periudhėn pas ēlirimit, periudhėn e aktivitetit tė Kadriut unė e ndaj nė dy faza. Faza e parė, nga tėrheqja nė organet e Punėve tė Brendshme kur ishte Koēi Xoxe ministėr deri nė Plenumin e 11-tė tė Komitetit Qendror tė shtatorit 1948, ku Koēi Xoxe u dėnua dhe periudha tjetėr nga Plenumi 11-tė, mė mirė nga Kongresi i Parė i Partisė dhe deri nė Konferencėn e Partisė sė Tiranės, qė u zhvillua mė 1956 nė prag tė Kongresit tė tretė tė PPSH.......
    ARANIT ĒELA: Tashti tė fillojmė me fazėn e parė...
    FIQIRETE SHEHU: Nė fazėn e parė nė kohėn qė nė krye tė Ministrisė sė Brendshme ishte Koēi Xoxe, Kadri Hazbiu ka kryer disa detyra armiqėsore tė rėnda. Nė radhė tė parė Kadri Hazbiu nė kėtė periudhė ishte ngarkuar si dhe kuadro tė tjerė, ndėr tė cilėt edhe Mihallaq Ziēishti, qė tė grumbullonte tė dhėna tė trilluara pėr kundėr sekretarit tė Parė tė KQ sė partisė, sekretarit tė Pėrgjithshėm qė quhej atėherė, me qėllim qė Koēi Xoxe t’i pėrdorte ato pėr ta goditur atė e pėr tė marrė drejtimin e partisė ai vetė.
    ARANIT ĒELA: Tjetėr...
    FIQIRETE SHEHU: Drejtim tjetėr ishte puna pėr tė ngritur autoritetin dhe rolin e Koēi Xoxes nė parti e nė vend, duke arritur gjer aty, qė nė mbledhje tė ndryshme tė porositeshin njerėzit qė tė hidhnin dhe parulla pro Koēi Xoxes, tė shkruanin edhe parulla tė tilla me qėllim qė tė pėrgatitej opinioni, qė kur tė vinte momenti, i pari nė drejtim tė partisė, mbasi tė eliminohej sekretari i Pėrgjithshėm, udhėheqėsi i partisė tė ishte Koēi Xoxe... Moment tjetėr i veprimtarisė armiqėsore tė Kadri Hazbiut ėshtė ai pas dėnimit tė Koēi Xoxes deri nė Konferencėn e Partisė sė Tiranės. Mehmet Shehu e ruajti Kadriun dhe i kishte thėnė qė mendonte bile, qė ta marrte nė Ministrinė e Brendshme. Nė fakt, Mehmet Shehu e paraqiti te sekretari i Pėrgjithshėm pėr t’u bėrė zėvendės, me sa mbaj mend unė zėvendės i parė i ministrit tė Punėve tė Brendshme Kadri Hazbiun dhe kėshtu u bė nė fakt. Kadri Hazbiu jo vetėm nuk u dėnua, por u ngrit nė pėrgjegjėsi dhe u bė personi i dytė nė Ministrinė e Brendshme menjėherė pas Mehmet Shehut. Kjo taktikė e ruajtjes sė forcave u ndoq dhe pėr kuadro tė tjera qė kishin punuar nėn vartėsinė direkte tė Koēi Xoxes e nė shėrbim tė zbulimit jugosllav...
    ARANIT ĒELA: Po me kuadrot e tjerė ēfarė u bė...
    FIQIRETE SHEHU: Mehmet Shehu kish lėnė porosinė si Kadri Hazbiut gjithashtu dhe Mihallaq Ziēishtit qė tė kishin kujdes qė tė ruanin kuadrot e vjetra, edhe ata qė ishin larguar nga Ministria e Brendshme, t’i mbajnė afėr pėr t’i pėrdorur nė rastin e volitshėm.
    ARANIT ĒELA: Kush ishte ky rast i volitshėm...
    FIQIRETE SHEHU: Rast i volitshėm u quajt Konferenca e Partisė e Tiranės e vitit 1956, qė do tė zhvillohej nė prag tė Kongresit tė Tretė tė partisė. Situata politike, pa u zgjatur, sfondi politik nė tė cilėn u zhvillua ajo qe i tillė qė, pas vajtjes se Hrushovit nė Beograd pėr t’iu nėnshtruar Titos pėr tė rehabilituar revizionizmin jugosllav, pas Kongresit tė 20-tė tė Partisė Komuniste revizioniste tė BS, tė gjitha vendet ish-socialiste, duke filluar nga BS dhe vendet e tjera me pėrjashtim tė Shqipėrisė, hynė si tė thuash nė garė kush e kush tė afrohej mė shpejt Jugosllavisė, tė rehabilitonte agjenturat e saj qė kishin dėnuar si Trajēe Kostovin nė Bullgari, Rajkun nė Hungari, etj. Veē nė Shqipėri nuk kishte ndėrruar aspak kursi.

    Prandaj armiqtė ruajtėn momentin e organizimit tė Konferencės sė Tiranės dhe qysh mė parė ndėrmorėn njė punė tė gjerė armiqėsore pėr tė vėnė nė lėvizje tė gjithė grupet e personat nė shėrbim tė tyre. Nė kėtė kuadėr u vunė nė lėvizjen tonė komplotistė e puēistė qė drejtoheshin nga Mehmet Shehu, sikurse dhe grupe tė tjerė qė lidheshin me agjentura tė ndryshme. Para Konferencės sė Tiranės, unė mora kontaktin e parė pas ēlirimit me njė person nė shėrbim tė agjenturės jugosllave dhe qė ėshtė i pandehur kėtu, Feēor Shehun, i cili mė vuri nė dijeni pėr kėtė ēėshtje nė linjėn jugosllave, pavarėsisht qė nė linjė tjetėr Mehmet Shehu, nga ana e sovjetikėve ishte vėnė gjithashtu nė lėvizje pėr tė organizuar punėn armiqėsore nė konferencė. Qėllimi i veprimtarisė armiqėsore qė do zhvillohej aty ishte i atillė qė, tė goditej vija e partisė, udhėheqja e saj, tė kthehej vija marksiste-leniniste nė njė vijė revizioniste, tė pėrgatitej terreni nė konferencė me qėllim qė nė Kongresin e Tretė tė Partisė, qė do tė zhvillohej pas ca kohe, se Konferenca e Partisė u zhvillua nė prag tė Kongresit tė Tretė tė partisė, tė goditej vija e pėrgjithshme e partisė dhe tė ndodhte nė kongres ajo qė ndodhi nė Kongresin e 20-tė. Tė ishte si tė thuash njė Kongres i 20-tė nė miniaturė. Pikėrisht mbi bazėn e Platformės sė Kongresit tė 20-tė do tė zhvillohej edhe Konferenca e Tiranės, sipas punės armiqėsore tė organizuar nga grupi ynė armiqėsor qė kryesohej nga Mehmet Shehu.

    Nė pėrgatitje tė Konferencės njė rol tė veēantė ka luajtur Kadri Hazbiu, i cili ishte ministėr i Brendshėm dhe qė kishte fijet nė dorė si nė rrugė legale, d.m.th., tė tė gjithė aktiviteteve qė zhvilloheshin, ashtu edhe nėpėrmjet lidhjeve agjenturore qė ai mbante nga njė anė me Svetozar Koēiēin, me zbuluesin jugosllav, me legatėn jugosllave qė ishte qendra e organizimit tė punės nėpėrmjet nesh, po ashtu edhe me Mihallaq Ziēishtin dhe me Feēor Shehun. Pėr kėtė rol tė veēantė tė Kadri Hazbiut nė organizimin e punės nė Konferencėn e Tiranės nė tė tre fazat, si para Konferencės pėr pėrgatitjen e punės armiqėsore, gjithashtu edhe gjatė e pastaj pas Konferencės, mua mė ka folur Mehmet Shehu. Nė prag tė Konferencės sė Tiranės, Feēor Shehu erdhi i dėrguar nga Svetozar Koēiēi tek unė dhe kėtu unė mora takimin e parė me njė person tė agjenturės nė shėrbim, d.m.th., tė agjenturės jugosllave pas ēlirimit. Kur mė vuri nė dijeni, siē do tė shpjegoj mė poshtė Feēor Shehu pėr punėn qė pėrgatitej pėr tė zhvilluar nė Konferencėn e Tiranės, unė u tremba u frikėsova meqė isha sekretare e parė e KP tė Tiranės.

    Prandaj kur shkova nė shtėpi, i thashė Mehmet Shehut qė kėshtu ka ardhur Feēori dhe kjo mua mė shqetėson se unė jam sekretare e parė. Mehmet Shehu u mundua tė mė qetėsojė dhe mė tha mos ki aspak frikė pėr kėtė ēėshtje sepse i deleguar i KQ do tė jetė Beqir Balluku, qė ėshtė nė pozitat tona dhe ėshtė i hershem nė lidhje me zbulimin jugosllav. Ndėrsa fijet e gjithė punės qė do zhvillohet nė konferencė, i ka Kadri Hazbiu, i cili ėshtė nė lidhje, duke qėndruar vetė nė prapaskenė me zbulimin jugosllav, me Svetozar Koēiēin sikurse dhe mban lidhje me Mihallaq Ziēishtin dhe me Feēor Shehun, tė cilėt do tė jenė brenda nė konferencė, aq mė shumė qė ty tė ėshtė ngarkuar njė detyrė, si rol pasiv, meqė je sekretare e parė e Tiranės dhe gruaja ime, mė tha Mehmet Shehu. Me kėtė rast unė more vesh pėr veprimtarinė qė do zhvillonte Kadri Hazbiu nė konferencė.

    ARANIT ĒELA: Filloi konferenca e partisė...
    FIQIRETE SHEHU: Pas raportit qė mbajta unė si sekretare e parė filluan nga tė gjitha anėt pyetje tė gjithanshme kundėr vijės sė partisė, kundėr udhėheqjes sė partisė, duke u bėrė pyetje edhe nė drejtimin tim edhe te Mehmet Shehut, gjė qė mua mė tronditi nė fakt dhe nė njė nga pushimet, duke qenė e mėrzitur dhe pak e mėnjanuar nė kohėn qė Beqir Balluku bisedonte me delegatė tė tjerė, m’u afrua Feēor Shehu e mė tha, pse qėndron kėshtu e mėrzitur dhe e mėnjanuar. I thashė, nuk e dėgjove seē u tha nė konferencė pėr mua. Ē’pyetje u bėnė dhe pėr Mehmet Shehun? Feēor Shehu tha, qė tė tilla pyetje dhe do bėhen se dhe kjo bėhet me qėllim qė tė mos bjeri dyshimi mbi ty e mbi Mehmet Shehun. Megjithatė, filluan diskutimet, tė cilat i kapėrcyen edhe caqet qė ishin caktuar, d.m.th nuk u kufizuan veten te goditja nė mėnyrė tė kamufluar e vijės sė partisė, por u bėnė dhe diskutime mė tė hapura, duke u kėrkuar lidhje miqėsie me Jugosllavinė nė bazė tė Platformės sė Kongresit 20-tė tė BS, etj.
    ARANIT ĒELA: Po pėr revizionizmin kinez...
    FIQIRETE SHEHU: Nė kohėn qė doli revizionizmi kinez Kadri Hazbiu shprehu pikėpamjen qė, tani ne mbetėm krejt vetėm si vend, megjithatė ndoshta edhe mė mirė do tė jetė pėr vendin tonė se Kina ėshtė shumė larg, duhen tre muaj duheshin qė tė vinte e tė kthehej vapori pėr tė sjellė ndonjė ndihmė, kurse tani ne na intereson tė lidhemi mė ngushtė dhe ato marrėdhėnie qė kishim nė fushėn e tregtisė e tė tjera t’i shtojmė me Jugosllavinė, sidomos dhe me Ēekosllovakinė, me vende qė janė edhe mė fqinjė edhe qė kanė teknike e teknologji mė tė pėrparuar. Kjo ėshtė periudha ‘77-‘78 nuk e mbaj mend ekzakt se kur. Lidhur me Kadri Hazbinė kam dhe njė moment tjetėr pėr tė cilin mund tė flas. Tjetėr qėndrim armiqėsor i Kadri Hazbiut nė shėrbim tė agjenturave tė huaja ka qenė qėndrimi i tij lidhur me fejesėn e djalit tonė Skėnderit. Vajtja te sekretari i Parė i Komitetit Qendror pėr tė informuar pėr pėrbėrjen e familjes sė Qazim Turdiut, qė ishte me pėrbėrje tė keqe armiqėsore dhe pastaj gjithė qėndrimi i Kadri Hazbiut qė nga shtatori 1981 deri mė 17 dhjetor 1981 kur Mehmet Shehu vrau veten. Kėto veprime si vajtjen te sekretari i Parė i Komitetit Qendror ashtu dhe gjithė veprimet e mėvonshme qė shtrihen deri mė 17 dhjetor Kadri Hazbiu i ka bėrė jo me kokė tė tij. Pėrsa i pėrket vajtjes te sekretari i Parė nė shtator, kur ai kish marrė vesh gjoja pėr herė tė parė pėr kėtė ēėshtje, Kadri Hazbiu meqė ishte Mehmet Shehu nė Tiranė ishte konsultuar me ambasadėn jugosllave dhe ajo e porositi, zbuluesi jugosllav, qė tė vinte ai vetė ta thoshte qė tė paktėn tė shpėtohej Kadri Hazbiu nė kėtė rast dhe tė forconte ai pozitat e tij. Ndėrsa gjithė veprimi tjetėr qė u bė qė nga shtatori dhe deri mė 17 dhjetor u bė duke u koordinuar, duke pėrpunuar njė vijė sjellje Kadri Hazbiut ndaj Mehmet Shehut, duke u mbajtur njė qėndrim i dyfishtė dhe pėr kėtė vijėsjellje e pėr kėtė qėndrim tė Kadri Hazbiut qenė informuar edhe tė dy agjenturat, sovjetike dhe jugosllave, tė cilat e kishin aprovuar, sidomos jugosllavja qė i kishte thėnė se duhet nė kėtė situatė Kadri Hazbiu ta godiste rėndė Mehmet Shehun. Po tė jetė e nevojshme e shpjegoj mė gjatė kėtė...

    Edited by tiranaforum - 30/1/2010, 17:08
     
    .
69 replies since 28/1/2010, 22:35   12497 views
  Share  
.