Gjyqi historik ndaj Kadri Hazbiut

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    ARANIT ĒELA: Tė vijė dėshmitarja Dhora Leka

    ARANIT ĒELA: Dhora Leka, Dhora, mbiemri...
    DHORA LEKA: Leka...
    ARANIT ĒELA: Ke qenė anėtare e Partisė sė Punės...
    DHORA LEKA: Kam qenė dhe jam pėrjashtuar mė 5 Maj 1956.
    ARANIT ĒELA: Pėrjashtuar mė 1956. Je dėnuar ndonjėherė?
    DHORA LEKA: Po, jam dėnuar nė vitin 1957 pėr veprimtari agjenturore nė bashkėpunim me Svetozar Koēiēin, sekretar i parė nė Ambasadėn Jugosllave nė Tiranė...
    ARANIT ĒELA: Tė kemi thirrur kėtu si dėshmitare lidhur me ēėshtjen qė po gjykojmė tė pandehurit Mihallaq Ziēishti, Ali Ēeno, Xhavit Ismailaga, Llambi Peēini, Gani Kodra, Feēor Shehu dhe Kadri Hazbiu. I njeh kėta ti...
    DHORA LEKA: Po njė pjesė i njoh, njė pjesė nuk i njoh....
    ARANIT ĒELA: Kadri Hazbiun e njeh, Feēor Shehun...
    DHORA LEKA: Po e kam parė njė herė...
    ARANIT ĒELA: Llambi Peēinin...
    DHORA LEKA: E kam dėgjuar, por personalisht nuk e njoh
    ARANIT ĒELA: Mihallaq Ziēishtin e njeh..
    DHORA LEKA: E njoh...
    ARANIT ĒELA: Me kėta qė njeh ke lidhje farefisnie gjė, po ndonjė mosmarrėveshje, ndonjė konflikt ke pasur me ta.
    DHORA LEKA: Jo,jo...
    ARANIT ĒELA: Gjykata tė ka thirrur kėtu si dėshmitare pėr tė dėshmuar pėr fakte qė ti i di, lidhur me ēėshtjen qė po gjykohet. Tashti, kėrkojmė qė tė thuash tė vėrtetėn. Ēdo e rreme dėnohet nė bazė tė nenit 202 tė kodit Penal. E ke tė qartė ti kėtė...
    DHORA LEKA: E kam...
    ARANIT ĒELA: Pra, tė kemi thirrur konkretisht pėr dy probleme
    E para, tė kemi thirrur lidhur me njė bisedė qė ke zhvilluar me Kadri Hazbiun e Mihallaq Ziēishtin, siē thua ti rreth njė bisede qė ke bėrė pastaj me Zvetozar Koēiēin.
    E dyta, nėse ke zhvilluar ndonjė bisedė dhe nėse tė ėshtė thėnė siē pretendon ti domethėnė, tė ėshtė dhėnė ndonjė porosi mbasi kanė ikur kėta qė janė ndarė nga hetuesia. E ke tė qartė...
    DHORA LEKA: E kam. Pėr atė bisedėn qė kam pasur me Zvetozar Koēiēin, unė hollėsisht e kam thėnė gjatė procesit hetimor. Kam pasur shumė probleme. Por atė problem pėr tė cilin bisedova unė dhe qė Zvetozari mė pyeti ishte si i shihte, Tuk Jakova, masat qė kishte marrė Partia ndaj tij. Unė i thashė se Tuku ishte plotėsisht i bindur qė masat qė ishin marrė karshi tij ishin rezultat i njė lufte tė gjerė qė kishte bėrė Mehmet Shehu pėr pushtet, kurse Zvetoja ma preu shkurt qė nuk ėshtė Mehmet Shehu ai qė ka spostuar dhe marrė masa kundrejt Tuk Jakovės, por Sekretari i Parė i Partisė, Enver Hoxha. Unė ua kam thėnė kėtyre 27 vjet pėrpara.
    ARANIT ĒELA: Tjetėr tė tha gjė Zvetozari ty. Tė ka thėnė gjė pėr Kadri Hazbiun. E ke thėnė nė hetuesi. Unė atje e kam lexuar. Ėshtė e vėrtetė kjo a si e ke thėnė...
    DHORA LEKA: Po, po. Ishte pikėrisht kėshtu. Ka qenė njė pritje nė Ambasadėn Jugosllave, mė mori pėr tė kėrcyer...
    ARANIT ĒELA: Nė ē’kohė ka qenė kjo...
    DHORA LEKA: Mund tė ketė qenė mars-prill 1956 dhe deri nė maj 1956 kur i kam kėputur lidhjet. Mė ka thėnė ai duke kėrcyer se ēfarė opinioni kisha unė pėr Kadri Hazbiun. Unė i thashė se si e njihja unė ishte i rreptė. Ai mė tha qė Kadri Hazbiu ėshtė njeri i mirė, inteligjent. Unė kur mė tha kėshtu u pengova pak se mendova qė mė kishte thėnė njė herė qė ai kishte qenė qė pėrpara 1948 kėshilltar nė Ministrinė e Brendshme tonėn nė Tiranė dhe pėrnjėherėsh mė shkoi mėndja se kushedi Zvetoja bėnte punė edhe me kėtė dhe mos mė bėnte ndonjė denoncim. Ai e pa qėndrimin tim dhe mė tha se bėnte shaka. Unė gjatė hetuesisė se kur kam pasur se nė fillim Kadriu me Mihallaqin mė kanė marrė nė pyetje, i kam thėnė pėr njė bisedė qė bėri ai dhe ai mė tha qė le ta provonte njė herė. Kėshtu ka qenė kjo bisedė...
    ARANIT ĒELA: Po tė la ty ndonjė porosi pasi u larguan kėta nga ty lidhur me kėto qė u ke thėnė....
    DHORA LEKA: Unė kam thėnė shumė gjėra atje, por mė ėshtė dhėnė porosi e veēantė kur kam mbaruar procesin hetimor qė unė me asnjeri dhe nė asnjė rrethanė tė mos thosha ēfarė kam biseduar dhe personalisht ata dhe nė veēanti mė kanė dėrguar me Nevzat Haznedarin...
    ARANIT ĒELA: Po kėta tė kanė bėrė vetė porosi personalisht ty pa nuk di unė kush tė ka bėrė Nevzati.
    DHORA LEKA: Nevzati mė ka bėrė nė emėr tė kėtyre...
    ARANIT ĒELA: Po kėta vetė kur kanė qenė ta kanė bėrė kėtė porosi...
    DHORA LEKA: Po, ma kanė bėrė.
    ARANIT ĒELA: Mirė, keni ndonjė pyetje, nuk keni. Ke ndonjė gjė Mihallaq Ziēishti lidhur me kėtė. Nuk ke gjė. Ti, Xhavit Ismailaga ke gjė. Nuk ke gjė. Ali Ēeno, Llambi Peēini, Feēor Shehu ke gjė. Nuk ke gjė. Gani Kodra, Kadri Hazbiu keni gjė lidhur me kėto...
    KADRI HAZBIU: Ato qė kam pasur i kam thėnė...image
    DHORA LEKA: Jo, unė kam njė gjė tjetėr pėr tė thėnė.
    Dua tė pyetet Kadri Hazbiu me urdhėr tė kujt e ke helmuar Tuk Jakovėn. Nesėr mbushen 24 vjet plot. Mė 26 gusht tė vitit 1959, Tuk Jakova ėshtė helmuar...
    ARANIT ĒELA: Di gjė pėr kėtė Kadri Hazbiu, Tuk Jakova ėshtė helmuar thotė...
    KADRI HAZBIU: Jo unė nuk di gjė, por ajo nė qoftė se ka prova le t’i vejė nė dispozicion tė gjykatės....
    ARANIT ĒELA: Nga e more vesh ti kėtė...
    DHORA LEKA: Unė kėtė lajm e di, se Tuku nė spitalin e burgut atje nė pavijonin e burgut dhe kur qe gjallė dhe kur vdiq. Qė sot 24 vjet Tukut i ishin bėrė dokumentet pėr tė dalė nga spitali. Pavarėsisht pėr fajet qė ka bėrė, Tuku i ka dhėnė llogaritė aty dhe ka marrė dėnimin e merituar, por kokėn s’mund t’ia merrte ai, ia merrte partia. Si sot 25 gusht ka qenė nė gjendje tė mirė dhe ju bėnė dokumentet pėr tė dalė nga spitali. Mė 26 nė mėngjes, Tukut i ėshtė bėrė njė gjilpėrė dhe ėshtė gjetur pa ndjenja nė tualet, ėshtė pėrmendur vetėm nė darkė. Personi qė ka qenė brenda nė fund kur ėshtė pėrmendur dhe e ka pyetur mos kish ndonjė porosi, ai vetėm tha qė tė mė rriten fėmijėt si dua unė dhe ka vdekur dhe e kanė varrosur...
    ARANIT ĒELA: Kush ta tha kėtė....
    DHORA LEKA: Kėtė ma ka thėnė personi qė ka qenė nė dhomė. Gjovalin Luka, e para. Burimi tjetėr ėshtė Filip Jakova. Filipi ka vajtur nė zyrė, i ka hapur portėn njė oficer dhe i ka vėnė shpatullat portės dhe i ka thėnė juve jeni Filip Jakova. Po i tha Filipi nė besėn tėnde atė qė po marr mė kushton jetėn, por unė mund tė hesht dhe i tha qė i ėshtė bėrė njė gjilpėrė nė mėngjes dhe ju duhet tė dini s’mund tė hesht qė Tukun e kanė helmuar. Pėr kėtė unė e kam tė qartė sepse shokut Enver i ėshtė dhėnė lajmi nė shtėpinė e Partisė pėr vdekjen e Tukut. Tani do tė thoni juve ku e mora vesh unė kėtė. I ėshtė thėnė nė Shtėpinė e Partisė dhe ka qenė ndėr tė tjerėve edhe Maqo Ēomo. Maqo Ēomoja qe internuar nė Zvėrnec dhe ka qenė bashkė me Filipin dhe i ka thėnė shokut Enver pėr mbarimin e Tukut, i ka thėnė tekstualisht, “Mė vjen keq, shumė keq qė mbaroi kėshtu, qė do tė na akuzojnė qė e kemi helmuar”.
    ARANIT ĒELA: Kush ta tha kėtė.
    DHORA LEKA: Mua ma ka thėnė Maqua, ia ka thėnė Filipit dhe Filipi m’i ka thėnė kėto njė javė pėrpara se tė vdiste. Mė tha, Dhora unė kam njė amanet dhe ja ku po ta them.
    ARANIT ĒELA: Mund tė largohesh.
     
    .
69 replies since 28/1/2010, 22:35   12497 views
  Share  
.