Gjyqi historik ndaj Kadri Hazbiut

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    ARANIT ĒELA: Tė vijė Myftar Memia...
    MYFTAR MEMIA: Po, kam ardhur...
    ARANIT ĒELA: Je dėnuar ndonjėherė ti...
    MYFTAR MEMIA: Jam dėnuar pėr pakujdesi nė janar 1953...
    ARANIT ĒELA: Ne tė kemi thirrur lidhur me njė ēėshtje, tė na i sqarosh kėtu. Lidhur me tė dhėnat qė ke pasur ti pėr Beqir Ballukun, Bedri Spahiun, e Tuk Jakovėn dhe bisedat qė ke zhvilluar, siē ke thėnė nė dėshminė tėnde qė ke bėrė nė hetuesi, me Kadri Hazbiun dhe Mihallaq Ziēishtin.
    MYFTAR MEMIA: E vėrteta ka qenė kėshtu: duke qenė unė nė artizanatin e Ministrisė sė Brendshme nė vitin 1955, mė afrohet njė person i dėnuar pėr punė armiqėsore i quajtur Ndoc Pal Guri dhe mė hap biseda duke mė shfaqur bindjet e tij se pushteti popullor i ka ditėt e numėruara, pėr arsye se imperializmi anglo-amerikan dhe titizmi jugosllav kanė futur agjenturėn e tyre nga brenda nė organet e Partisė e tė pushtetit, tė ushtrisė nė mos kanė dhe deri nė instancat mė tė larta. Ky kishte njė moshė tė kaluar, siē thoshte u kishte shėrbyer agjenturave tė huaja austro-hungarezėve dhe pushtuesve tė tjerė. Ishte njė person inteligjent, dinte disa gjuhė tė huaja. Mbasi e dėgjova deri nė fund, doja tė kuptoja se kush janė kėta kuadro, apo kėta njerėz tė inteligjencės nė shėrbim tė zbulimit amerikan, jugosllav e tė tjerė. Ai mbllaēitej me muaj tė tėrė dhe nuk po mė tregonte asnjė emėr, se unė doja diēka konkrete. Pėrfundimisht pa hyrė nė analizė tė hollėsishme, unė do ju shpjegoj tė gjitha se i kam tė shkruara nė kokė, megjithėse ka kaluar njė kohė e gjatė, rreth 28 vjet. Mė nė fund mė tregon vetėm njė emėr, pasi kaluan disa muaj dhe kėtė emėr ma tregon mua ai nė maj tė ‘55-ės. Edhe pse thotė ėshtė Tuk Jakova agjent i UDB-sė Jugosllave, Tuk Jakova nė kėtė kohė ishte ministėr i Financave dhe nė mos u gabofsha zėvendėsministėr i Kėshillit tė Ministrave, nė maj tė 1955. Mė tregon pas ca ditėsh se unė gjithnjė e gėrmoja, sepse ndėrgjegjja ime kombėtare e edukuar nga Partia donte qė unė tė luftoj e tė gjykoj si komunist, si qytetar pavarėsisht se pėrse isha i dėnuar. E dija qė partia nuk ka asnjė problem me mua edhe mua nuk mė kishte asnjė faj, asnjė gjė pavarėsisht se ē’kishin personat ose kush kishte ndikuar qė unė tė dėnohem. Se unė mė parė, njė parantezė tė shkurtėr, para dėnimit isha shef i agjitacionit e propagandės, kisha mbaruar edhe shkollėn e partisė. Tani nga ky problem mė tregon pas ca ditėsh edhe Bedri Spahiun, mė pėrmend edhe kėtė. Ky problem mė shqetėsoi jashtėzakonisht shumė. Edhe tė them tė drejtėn e ndjeva veten nė dilemė. Domethėnė, si tė bėj se isha nė kushte tė tilla qė ta njoftoja apo jo udhėheqjen. Zgjodha njė rrugė, edhe kėtė unė nuk e zgjodha rastėsisht ose nė mėnyrė tė nxituar, por tė paktėn kėtė le ta gjykojė sot trupi gjykues domethėnė partia, por mendova qė meqenėse ky mė shpreh bindjen dhe mė thotė se agjenturat e huaja kanė futur njerėzit e tyre nė ushtri, nė parti, nė pushtet, nė organet e Punėve tė Brendshme etj., unė duhet t’i drejtohem vetėm udhėheqėsit tė Partisė e tė Shtetit se kjo ēėshtje duhet tė bjerė medoemos. Po nga ta ēoj letrėn, si t’ia bėj?
    Mora dhe shkrova njė letėr me kėtė pėrmbajtje, “Pėr probleme jashtėzakonisht tė rėndėsishme tė partisė e tė shtetit, pėr karakterin e tyre tepėr sekret, ju lutem nė pamundėsi takimi me juve, caktoni njė nga sekretarėt e Komitetit tė Partisė pėr tė biseduar me mua”. Njė nga sekretarėt e cilėsoj, pėr arsye se nuk dija cilin tė kėrkoja se nuk dija se ku po bija, si tė thuash nė dorėn e agjenturės sė huaj. Edhe kėtė letėr e nis nė emėr tė sekretarit tė parė tė Komitetit Qendror tė Partisė, shokut Enver. Letrėn, prandaj kam marrė me vete dhe kėtė bllok nė qoftė se i duhet trupit gjykues, ėshtė i asaj kohe qė konspektoja ekonominė politike dhe ėshtė blloku autentik qė e kam ruajtur qė atėherė deri sot..
    ARANIT ĒELA: Lėre.
    MYFTAR MEMIA: Kėtu kam shėnuar datat kur kam bėrė takim me atė qė mė ka dėrguar udhėheqėsi, takimin me Mihallaqin, datėn e dėrgimit tė letrės, informacionet qė i kam dėrguar udhėheqjes sė partisė. E kam hapur kėtė mė gusht tė ‘75-ės. Letrėn e parė e kam dėrguar mė 26 maj drejtuar shokut Enver. Mė datėn 13 qershor 1955 mė ka ardhur Mihallaq Ziēishti dhe mė ka kėrkuar nė drejtorinė e burgut, ku drejtor ka qenė Sotir Vullkani. Mė ka thėnė tė kėrkojnė nė drejtori. Unė Mihallaq Ziēishtin si emėr e kisha dėgjuar, funksionet ia dija, por si fytyrė nuk e njihja. U ul aty, i tha drejtorit Sotir Vullkanit, dil pėrjashta dhe ai u ul nė anėn e tavolinės ku rri drejtori dhe unė nė anėn tjetėr. Si e ke emrin ti, kush je ti? Jam filani. Kujt i ke shkruar letėr? Familjes. Kujt tjetėr? Askujt. Posi tha, ke shkruar letėr. Mė fal, me parė mė tha, mė njeh mua. Jo. Unė jam zėvendėsministri i parė i Sigurimit tė Shtetit, gjeneral major Mihallaq Ziēishti, anėtar i KQ. Ka qenė i veshur me njė kostum bojė krem. Ke dėrguar letėr, s’kam dėrguar, nxori nga xhepi i brendshėm letrėn time, na zarfin tha, ia keni dėrguar shokut Enver kėtė letėr. Shoku Enver mė ka ngarkuar mua personalisht tė bisedoj me ju. Unė u binda sepse kisha bindje tė plotė qė njė njeri me kėto funksione qė i ka besuar partia e shteti e unė i thashė ēfarė mė kishte thėnė ai personi, duke i thėnė edhe kėto dy emrat. Emrin e Tuk Jakovės e tė Bedri Spahiut, domethėnė si agjentė tė UDB-sė jugosllave. Nė kėtė kohė Mihallaqi mė thotė kėshtu: Tė lumtė! Unė ju pėrgėzoj shumė. Pėr njė pėrgėzim tė tillė unė nuk kisha nevojė, kjo ishte detyra ime, mua nuk mė ka ngarkuar askush por ndėrgjegjja kombėtare, ndėrgjegjja qė ka kalitur Partia tek unė, se unė e di, unė e quaj veten sepse jam kėtu pėr njė faj, me tė drejtė apo me tė padrejtė ėshtė gjė tjetėr, unė e quaj pėr detyrė qė tė punoj si komunist e si qytetar. Mė thotė se pėr ēfarė ke nevojė se mua ushqimet qė mė dėrgonte familja i ndaja pėr muaj tė tėrė me Ndoc Pal Gurin se desha me e tėrheq atė qė ta mjel. Mė tha ēfarė ke nevojė ti, tė vė nė dispozicion fonde. Asgjė, nuk pranoj asnjė send dhe nuk pranova asnjė dhjetė qindarkė. Mirė a do t’i bisedosh dhe njėherė tha dhe njė herė tjetėr e njė herė tjetėr pėr ditė me radhė kėto biseda pale po tė ndryshon ndonjė gjė Ndoc Pal Guri apo po t’i thotė njėlloj. Pastaj tha do tė takohemi prapė bashkė. Mirė i them unė. Shkoj unė dhe ja pėrsėris Ndocit se luanim bashkė, nga ai mėsova dhe shahun. Mė datėn 27 qershor Mihallaqi dėrgon dy oficerė madhorė. Unė nuk e njihja asnjėrin. Njėri ishte Idriz Seiti dhe tjetri Kristaq Mushi. Vijnė tė dy nuk mė kujtohet ēfarė ishin nėnkolonelė apo kolonelė, takohen me mua pasi mė gjetėn dhe pa kėpucė, po vetėm me nallane. Mė hipėn nė njė gaz. Ku do tė shkoj, u thashė unė. Tė kėrkon Mihallaqi, tė kėrkon gjeneral Mihallaqi. Mė falni, u thashė unė, po kėshtu nuk shkohet. S’ka gjė thanė hajde futu kėtu. U futa nė gaz dhe mė kanė prurė nė Drejtorinė e Punėve tė Brendshme tek Selvia. Shkoj atje ngjitem nė katin e dytė, kėta tė dy ulur nė gaz nga tė dyja anėt, Idrizi nė krah tė djathtė e Kristaqi nė krah tė majtė, u ngjitėm lart, mė futėn nė njė zyrė. Kristua ndenji me mua ndėrsa Idrizi shkoi nė njė zyrė tjetėr mori nė telefon Mihallaqin. I tha qė e kemi sjelle filanin. Erdhi Idrizi pas disa minutash dhe tha qė gjeneral Mihallaqi nuk vjen se ėshtė nė njė mbledhje prandaj ta bėj me shkrim. Informacionin e parė pastaj qė kam dėrguar e kam dėrguar nė datėn 18 korrik, kam dėrguar informacionin e parė pėr Tuk Jakovėn e Bedri Spahiun si agjentė tė UDB-sė, si armiq tė pushtetit popullor. Tani kur nė qershor u demaskuan nga Plenumi i Komitetit Qendror kėta dy persona, unė kujtova se ēėshtja mori rrugėzgjidhje dhe gjeta njė qetėsi shpirtėrore, thashė qė ēėshtja mori rrugė. Tani kėrkoja ta vjel prapė atė se thoshte ka shumė, ka gjeneralė ka kėtė e atė deri gju pėr gju me Enver Hoxhėn, thoshte ai janė agjentėt e imperializmit amerikan dhe tė UDB-sė. Kurse bandat qė dėrgojnė domethėnė titistėt e tjerė domethėnė i dėrgojnė vetėm me bėrė tym me qėllim se ata e dinė qė pushtetit s’i bėjnė asgjė vetėm me krijuar njė situatė pasigurie, pėr kėtė e kanė marrė pėrsipėr pėr tė pėrmbysur pushtetin nga brenda. Mė vonė, duke ndjekur kėta tė dy po vinin vazhdimisht Idriz Seiti dhe Kristo Mushi, nė rastet mė tė shumta erdhi Idriz Seiti. Nė fillim erdhėn tė dy bashkė pastaj vinte vetėm Idriz Seiti. Unė kam dhėnė ekzaktėsisht informacionet i pari i ėshtė dhėnė nė 15 korrik, i dyti ėshtė dhėnė mė 26 korrik, i treti mė 5 gusht, i katėrti mė 8 gusht, i pesti mė 9 gusht dhe i fundit mė 29 gusht. Ēfarė kishte i fundit tani? Ne tė tjerėt po merrnim informacione ēfarė mė thoshte ai edhe me emra kuadrosh, filan gjeneral e filan ky e ai.
    Tashi po ndalem tek ky mė kryesori, njė nga komplotistėt mė tė rrezikshėm i cili ka marrė dėnimin nga drejtėsia popullore. Mė del mė se fundi mė tha emrin e Beqir Ballukut. Beqir Balluku thotė ka marrė pėrsipėr qė nė provokacionet e gushtit qė ishin bėrė mė parė tė pėrmbyste pushtetin popullor me puē. Kjo nuk u bė tha, por tashti kėta janė njė grup i tėrė, Beqir Balluku nė kėtė kohė ishte anėtar i Byrosė Politike. Kėtė informacion e ka marrė Idriz Seiti. Duke qenė se kėta u goditėn kėtė kohė Bedri Spahiu e Tuk Jakova unė besova se ēėshtja mori rrugėzgjidhje. Nė janar tė 1956 lirohem nga burgu. Kaluan vite e vjen ēėshtja e Konferencės sė Tiranės. Nė kėtė kohė unė po kėrkoja poshtė e lart me gjet punė. Mė bėri pėrshtypje tė madhe, si ėshtė kjo punė. I shkruaj njė letėr Mihallaq Ziēishtit, po asnjė pėrgjigje. Mendova edhe mora njė letėr dhe i shkrova njė anėtari tė udhėheqjes sė partisė, s’ėshtė nevoja ta pėrmend emrin meqė s’lidhet me ēėshtjen dhe i them qė unė jam filani kėshtu e kėshtu, jam liruar para se me krye gjysmėn e dėnimit ju lutem shumė, o mė gjeni njė punė e tė jetoj nė mėnyrė tė ndershme, o mė ēoni nė burg. Duke kėrkuar kėto ditė tė takoja ndonjė drejtor ndonjė shok me njėrin e tjetrin filloi Konferenca e Tiranės. Filluan njerėzit zjarr i madh domethėnė reaksioni, siē i dimė tė gjithė njerėzit, po kėrcet. Unė u shqetėsova shumė se mė kujtoheshin ato qė mė kishte thėnė Ndoc Pal Guri, qė zieka diēka, se mė kish thėnė shumė emra, Beqir Balluku ishte brenda ishte nė Byronė Politike, shkova drejt e nė Ministri tė Brendshme. Kėrkova Mihallaqin me u takuar me tė, por nuk mė pret. Kėrkova Idriz Seitin. Del Idrizi dhe i them, por mos po flasin, ka llafe, ka gjėra, situata ėshtė keq. S’merrem me kėtė punė tha Idrizi. Ai s’merret me kėtė punė, ē’ėshtė kjo. Kėrkoj Kristo Mushin. Kristo Mushi mė priti shumė mirė, mė tha shikoni se neve i kemi sektorėt e ndarė, mė qiti njė oficer tjetėr i cili tha merret me kėtė sektor dhe mė vuri nė dijeni. E mbyllim thashė dhe kėtė problem po gjithnjė isha i shqetėsuar. Vijnė ngjarjet nė Hungari. Unė prapė i shqetėsuar, ē’janė kėto them, bėhet atje po ēdo tė ndodhė kėtu tani, se janė njerėzit mirė, dolėn dy tė parėt, siē tha ai po mund tė jenė edhe kėta tė tjerėt. Shkoj, e kėrkoj me u taku kėtej e andej, nuk ēava dot. Do tė shkruaj letėr thashė po me letėr nuk bisedoja dot pėr anėtarėt e Byrosė Politike se ishte me shumė zarar, pėr ēėshtjen jo pėr mua. Pėrfundimisht iku dhe kjo punė. Unė mbeta 6 muaj pa punė deri sa i shkrova anėtarit tė udhėheqjes edhe mua mė sistemuam me punė. Kaluan vite unė gjithnjė veshin e kisha si tė thuash edhe shikoja tani pėrveē dy tė parėve qė mė kish thėnė ai dolėn edhe tė tjerė. Kur mė vonė nė vitin 1975 doli tradhtia e Beqir Ballukut, Beqir Balluku ishte pėrjashtuar nga KQ, por ishte pėrjashta i paarrestuar. Na punohet letra e KQ dhe midis tė tjerave thuhej qė Partia deri sot nuk ka pasur asnjė tė dhėnė pėr Beqir Ballukun. Kjo mua mė vrau veshin. Ē’ėshtė kjo, si s’ka pasur asnjė tė dhėnė, kam dhėnė unė tė dhėna. Atė natė tė them tė drejtėn nuk fjeta. Kėrkoj tė takoj Kadri Hazbiun. U them mė bėni njė fletė takimi, mė thonė nuk pret ministri. Duhet tė mė presė se kam njė problem shumė tė rėndėsishėm. Ma thuaj mua. Nuk tė takon ty. Ma shkruaj me letėr. Nuk ta shkruaj as me letėr, as hiē. Thuaji o do tė mė presė, ose unė do t’i drejtohem udhėheqėsit kryesor i thashė. Edhe ika, po tė lė ty adresėn jam nė shtėpinė botuese “Naim Frashėri”. I lashė adresėn dhe ika unė. Kur shkoj atė ditė Faredini mė thotė nuk ėshtė kėtu. Kur tė vijė i thuaj kėshtu ka kėrkuar filani i thashė. Nė orėn njė e gjysmė mė merr nė telefon edhe mė thotė: Shoku Myftar ti je. Po unė. Jam filani tha, ministri tė pret thotė, a tė dėrgoj veturėn me tė marrė. Jo thashė s’ka nevojė pėr veturė se vij vetė. Nuk desha tė bija nė sy, qė tė thoshin erdhėn e morėn me veturė.
     
    .
69 replies since 28/1/2010, 22:35   12497 views
  Share  
.