Gjyqi historik ndaj Kadri Hazbiut

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    Mėngjes 22 gushtit 1983

    Dosja gjyqėsore Datė 22 gusht 1983

    Arianit Ēela (Kryetar i trupit gjykues):


    ARIANIT ĒELA: I pandehur Hazbiu akuzoheni se ju keni ēuar dokumente sekrete Zbulimit sovjetik...
    KADRI HAZBIU:image Llambi Peēini ka thėnė nė ballafaqim se ajo shkresa e firmosur me emrin tim ėshtė bėrė me urdhrin tim. Unė nuk dua tė zgjatem, nuk ėshtė bėrė me urdhrin tim. Unė nuk e kuptoj qartė, mund tė kem miratuar dėrgimin e materialeve nė shkollė siē veprohej shpesh herė. Por edhe kur u janė dėrguar materiale studentėve qė shkonin nė shkollė nuk kanė kaluar nga unė domethėnė, tė firmoseshin tek unė, por pėrgatiteshin nga drejtorėt, nga sektorėt pėrkatės dhe i dėrgoheshin pėrgjegjėsit tė grupit tė studentėve tanė nė shkollė. Kjo ka qenė praktika. Nė kėtė rast jo vetėm qė nuk janė dėrguar kėto materiale vetėm instruktive dhe nga pikėpamja thjesht me karakter mėsimor, por aty janė dėrguar direktiva, janė dėrguar norma, etj.
    ARIANIT ĒELA: Kėto dokumente ēfarė janė, i ke parė nė dosje ti, ato nuk kanė tė bėjnė me mėsime…
    KADRI HAZBIU: I kam parė, ato kanė tė bėjnė me mėsime…
    ARIANIT ĒELA: Ka tė bėjė ndonjė gjė, po nuk ka tė bėjė me Platformėn.
    KADRI HAZBIU: Ne kemi pėrdorur kėtė metodė dhe qė duhet tė faktohet, qė para se tė niseshin pėr nė shkollė grupi i studentėve pėr aktet normative tė reja qė kishte, mbaheshin e instruktoheshin dhe nuk u dėrgohej atyre atje. Tani, pse i dėrgoi Llambi Peēini kėto, ai le tė mbajė pėrgjegjėsi…
    ARIANIT ĒELA: Mirėpo Llambi thotė qė i kam dėrguar me urdhėr tė Kadri Hazbiut, se mua vetė, thotė kush ma jepte Platformėn (e Sigurimit). Nuk ma jepte njeri…
    KADRI HAZBIU: E kam shpjeguar nė proces i nderuar kryetar, qė Llambi Peēini nė urdhrin pėr shpėrndarjen e Platformės, figuron nė njė nga ato funksione qė jo vetėm kishte tė drejtė tė njihej, po kishte tė drejtė qė edhe ta posedonte, ta mbante nė pėrdorim. Pra, rrjedhimisht, nuk kishte arsye, ashtu siē thuhet, qė pa miratimin tim nuk u merrte Platforma. Nė urdhėr thuhet qė siē ėshtė kryetari i Degės sė Punėve tė Brendshme, kėshtu ėshtė edhe shefi i Sekretariatit qė ka tė drejtė ta marrė e ta mbajė nė ruajtje e nė pėrdorim tė pėrhershėm, ėshtė urdhri dhe ju lutem shikojeni…
    ARIANIT ĒELA: Po mund tė korrespondonte me njė shtet tė huaj, shefi i Sekretariatit tė komunikonte direkt me njė shtet tė huaj.
    KADRI HAZBIU: Pikėrisht pėr kėtė edhe e theksoj, sepse hetuesve jua kam kėrkuar, ka raste tė tjera tė kėsaj natyre? Nuk ka. Atėherė si e bėri ky se logjikisht nė qoftė se Llambi Peēini, kėshtu tha tė paktėn nė ballafaqim me mua, qė kjo u bė pėr arsye protokollare, pėr mos tė vajtur me firmėn e ministrit. Nė qoftė se nuk duhej tė vinte me firmėn e ministrit, kishte zėvendėsministra plot qė mund ta firmosnin dhe logjikisht duhej ta firmoste njė zėvendėsministėr me autorizimin tim. Veē kėsaj, unė po tė kisha pasur hile nė kėtė ēėshtje i thosha Llambi Peēinit mos e vi me autorizimin tim, po vėre si shef i Sekretariatit. Tani, pse e ka bėrė Llambi Peēini kėtė?! E ka bėrė me urdhėr tė dikujt tjetėr, e ka bėrė me mendjelehtėsinė e tij…
    ARIANIT ĒELA: Mendjelehtėsi nuk ka kėtu, se mendjelehtėsia nuk shkon kėtu, kėsaj i duhet vėnė emėr, se kėtu nuk ėshtė punė mendjelehtėsie t’u dėrgosh Platformėn e Sigurimit tė Shtetit, dokument qė nuk ėshtė i juaji, dokument qė ėshtė i Byrosė Politike. Vetėm me autorizim tė Byrosė Politike mund tė jepej njė gjė e tillė…
    KADRI HAZBIU: Mund tė themi si tė duam, po pėr shpėrndarjen e kam pasur unė kompetencėn.
    ARIANIT ĒELA: Qė t’ia japėsh njė shteti tė huaj, ti…
    KADRI HAZBIU: Jo shtetit tė huaj, po pėr shpėrndarjen se kush do ta marrė.
    ARIANIT ĒELA: A po, janė caktuar kritere aty dhe ato janė caktuar pėr tė gjithė, nuk janė caktuar vetėm pėr ty…
    KADRI HAZBIU: Pikėrisht pėr kėtė them se nė qoftė se do tė ishte bėrė nga unė kjo, ose do tė kisha autorizuar ta firmoste njė nga zėvendėsministrat me emrin e ministrit, jo shefi i Sekretariatit ose do ta kisha dėrguar vetė. Po nuk di, prandaj thashė qė nuk di. Unė e kam akuzuar Llambi Peēinin se e ka bėrė me urdhėr tė tjetėrkujt dhe me qėllim kundėrrevolucionar ndaj meje.
    ARIANIT ĒELA: Po tashti…
    KADRI HAZBIU: Nė qoftė se doni mendimin tim…
    FERDI HAXHIA: Se ti the qė ėshtė bėrė pėr kundėr meje nga i pandehuri Llambi...
    KADRI HAZBIU: A, kundėr meje pėr kėtė arsye, sepse duke dėmtuar interesat e shtetit, ashtu siē thoni ju, pėrgjegjėsia do tė mbetej mbi mua, siē po mbetet, duke vėnė njė tagėr tė tillė. Edhe shumė atyre qė u ka interesuar ta bėjnė kėtė kanė menduar qė ta pėrdorin kundėr meje nė njė moment tė caktuar, siē po e pėrdorin tani...
    ARIANIT ĒELA: Ajo ėshtė tjetėr, vetėm njė gjė ka Kadri Hazbiu prandaj insistojmė neve nė kėtė, pėr arsye se ky dokument pavarėsisht se kush e ka bėrė dhe si e ka bėrė, nxjerrja nė vitin 1959, ti e di ėshtė i dymbėdhjeti ‘59 kėtu. Dhjetori i ’59-ės kur me sovjetikėt, jemi nė ato ujėra. T’ia japėsh njė shteti tė huaj njė dokument tė tillė ėshtė ipstojure, i thonė tradhti e lartė. Kėshtu quhet nė gjithė praktikėn botėrore, nuk ėshtė ēėshtja pėr kėtė, jashtė procesit po e them kėtė. Eshtė tradhti e lartė t’i dėrgosh shtetit tė huaj vetėm kaq, domethėnė, vetėm pėr kėtė ėshtė tradhtia mė e lartė qė mund tė bėjė njė ushtarak nė gjithė ushtritė e botės, nė tė gjitha vendet e botės. Tashti ky dokument jepet, ti anėtar i Byrosė Politike e di, ėshtė fjala pėr nė 24.12.’59, u jepet sovjetikėve njė gjė qė nuk ėshtė bėrė tė paktėn legalisht themi nuk ėshtė bėrė, ju thoni nuk ėshtė bėrė, nuk thoni gjė pėr kėtė, por nuk ėshtė bėrė kaq vjet bėhet vetėm mė 24.12.’59, i dėrgohet dokumenti kryesor...
    KADRI HAZBIU: Pikėrisht pėr kėtė po them, nė qoftė se kjo do tė ishte nė praktikėn time, unė ministėr qė nga viti 1954, ka ndodhur kjo vetėm nė vitin ‘59. Pse ndodhi unė nuk e di...
    ARIANIT ĒELA: Nė dhjetor, mė 24 dhjetor tė ‘59 kur me sovjetikėt...
    KADRI HAZBIU: Jo, me sovjetikėt ne vazhdonim tė kishim marrėdhėnie tė mira.
    ARIANIT ĒELA: Ato marrėdhėnie janė marrėdhėnie me yēkla.
    KADRI HAZBIU: Vazhdonim tė kishim edhe kėshilltarėt e tyre.
    GJYQTAR: Dje juve pohuat qė mė ‘59-ėn, kam marrė porosi nga udhėheqėsi qė tė mbyllen burgjitė…
    KADRI HAZBIU: Jo mė ‘59, jo, e keni dėgjuar gabim e keni marrė gabim. Kur u arrestua Teme Sejkua, nė gusht apo nė shtator tė ‘60-ės
    RRAPI MINO: Diheshin marrėdhėniet e partisė tonė me BS mė ‘59.
    KADRI HAZBIU: Diheshin i nderuar prokuror, por dihej qė edhe kėshilltarėt sovjetikė qėndruan deri nė tremujorin e parė tė ‘61.
    RRAPI MINO: Ata mund tė qėndronin, po ai dokument nuk shkonte atje.
    KADRI HAZBIU: Eshtė tjetėr punė, unė jam plotėsisht dakord qė nuk mund tė shkonte dhe pikėrisht nė kėtė konsiston faji i Llambi Peēinit.
    ARIANIT ĒELA: Po ėshtė vetėm njė faj ky, se kėtu ēėshtja ėshtė pse ėshtė bėrė, pėr kėtė pyesim ne, si ėshtė bėrė ky akt, na bėhet mė 24.12.59, u dorėzohen sovjetikėve dokumentet kryesore, se dokumente mė kryesore se ato nuk ka.
    KADRI HAZBIU: Njė herė unė desha tė them dhe theksoj dhe njė herė qė unė nuk jam, kjo ėshtė pa dijeninė time. E dyta, kėto dokumente njiheshin nga sovjetikėt. Po ėshtė tjetėr punė, pavarėsisht, njiheshin nuk njiheshin, akti i dėrgimit tė tyre ėshtė i dėmshėm.
    ARIANIT ĒELA: Puna ėshtė kėtu qė ky ėshtė dokument i Byrosė Politike dhe nuk ėshtė dokumenti yt, urdhri yt.
    KADRI HAZBIU: Njė minutė pėr ta kuptuar, domethėnė, nuk u jepet sovjetikėve t’u dėrgohej se pėr ta njohur kėtė...
    ARIANIT ĒELA: Kini norma juve, si u janė dhėnė kėto, janė biseduar andej nga KQ si bėheshin edhe nė atė kohė. Ajo qė u ėshtė dhėnė duhej t’u jepej, nuk flas pėr ato unė.
    KADRI HAZBIU: Jo, ato qė do tė jepeshin pėr kėshilltarėt sipas sektorėve tė tyre nė ēdo dokument normativ njiheshin.
    ARIANIT ĒELA: Po me dokumentet tuaja, ky nuk ėshtė dokumenti juaj, kjo ishte Platforma e Byrosė Politike.
    KADRI HAZBIU: Po si nuk qenka dokumenti ynė, ky ėshtė dokument i aprovuar nė Byronė Politike qė jep normat kryesore, pa i njohur kėto kėshilltari i Sigurimit p.sh., si mund tė orientojė. Pra, rrjedhimisht, Platformėn e kanė njohur ata.
    ARIANIT ĒELA: Kėtu dokumenti ėshtė integral, dokumenti ėshtė dėrguar, mund tė dėrgohet njė dokument qė nuk ėshtė i yti, ky ėshtė dokument i Byrosė Politike, dokument partie, Platforma.
    KADRI HAZBIU: Po mirė, ēfarė kėrkoni nė kėtė rast ju.
    ARIANIT ĒELA: Neve duam tė dimė tashti si vajti ky dokument mė 24.12.’59 me gjithė urdhrin kryesor dhe me njė sėrė dokumentesh nė BS.
    KADRI HAZBIU: Po pėr kėtė po them unė, qė me dijeninė time kjo nuk ėshtė bėrė.
    ARIANIT ĒELA: Llambi Peēini thotė qė ėshtė dėrguar me dijeninė tėnde.
    KADRI HAZBIU: Ai le tė thotė, po logjikisht unė po them nė qoftė se do ta autorizoja kėtė do ta firmoste njė zėvendėsministėr, po mos ta firmosja unė, normalisht jo shefi i Sekretariatit. Nga ana tjetėr nuk kishte pse tė dėrgoheshin kėto pėr arsye se ne kemi njė praktikė 10- vjeēare minimumi tė dėrgimit tė materialeve studentėve, nuk u kemi dėrguar as Platformėn, as akte normative ose ndonjė akt normativ tė rėndėsishėm qė ka dalė dhe duheshin vėnė nė korrent, dėrgohej njeriu atje dhe kthehej. Pra, kjo ėshtė njė praktikė e re, kjo u fut. Po tė ishte se ishte me autorizimin tim, atėherė do tė ishte gjurma edhe mė pėrpara jo vetėm tashti qė ėshtė Llambi Peēini, shef i Sekretariatit, e bėri me urdhėr tė kujt? Llambi Peēinit i kam thėnė edhe nė ballafaqim, i them edhe tani se duhet tė japė shpjegimet e nevojshme.
    ARIANIT ĒELA: Mirė, vetėm njė gjė qė ky dokument tashti dy rrugė ka kėtu, ose ėshtė bėrė me dijeninė tuaj, kjo duhet sqaruar, do tė japė pastaj shpjegime Llambi kur tė vijė radha kėtu se kaluam neve po do vijė radha, po kjo do njė farė rrugėdalje kėtu se ky dokument, o Mehmet Shehu me Llambi Peēinin e kanė lidhur kėtė siē thua ti pa dijeninė tėnde, ose kini qenė tė gjithė se ky dokument kėshtu...
    KADRI HAZBIU: Mua mund tė mė jetė marrė mendimi si zakonisht qė duhet t’u dėrgojmė materiale si herėt e tjera studentėve nė shkollė. Dėrgojini. Po qė tė kem parė integralisht kėtė listė edhe Platformėn edhe direktivėn, edhe kėtė, edhe atė direktivė tė ministrit e urdhra normative tė tjerė, kėto unė nuk i kam parė. Po ti kisha parė nuk do t’i lejoja.
    ARIANIT ĒELA: Domethėnė kėsaj, sipas teje Llambi Peēini t’i gjejė rrugėzgjidhje...
    KADRI HAZBIU: Llambi Peēini duhet t’i japė rrugėzgjidhje.
     
    .
69 replies since 28/1/2010, 22:35   12497 views
  Share  
.