Gjyqi historik ndaj Kadri Hazbiut

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Goditja e Kadri Hazbiut, ministrit mė jetėgjatė tė Sigurimit tė Shtetit, ka qenė nga mė spektakolaret nė odisenė e spastrimeve qė partia dhe kreu i saj, Enver Hoxha bėri nė radhėt e lidershipit komunist. Njeriu qė tėrė jetėn do t’ia kushtonte vigjilencės pėr tė shpėtuar partinė dhe vendin nga tradhtitė dhe prapaskenat, do tė bėhej mė nė fund edhe vetė viktimė e kėtij mekanizmi shfarosės, madje do tė goditej fatalisht si tė gjithė “armiqtė e partisė dhe tė pushtetit popullor”.

    Gjithēka do tė vinte menjėherė pas aktit tragjik tė ish-kryeministrit, Mehmet Shehu. Kjo ngjarje do ta vinte emrin e Kadri Hazbiut nė listėn e tė dyshuarve dhe gjithēka pastaj do t’i nėnshtrohej rrjedhės sė spastrimeve qė partia u bėnte “tradhtarėve” dhe “agjentėve potencial”, tė dalė nga radhėt e liderėve tė rėndėsishėm.
    Mė tej autoritetet politike do tė kujdeseshin pėr sqarimin zyrtar, sipas tė cilit, ish-ministri historik i Ministrisė sė Brendshme, kishte qenė agjent i KGB dhe kishte tentuar pėr tė vrarė Enver Hoxhėn. Dhe vetėm kaq. Pėrtej kėtij njoftimi, askush nuk mund tė vinte nė dyshim nė atė periudhė “zbulimin” e udhėheqjes sė partisė, ca mė tepėr tė guxonte pėr ta pėrshkruar ngjarjen me profil tjetėr.

    Nga gjithė kjo histori ėshtė mėsuar interpretimi qė i bėri partia dhe udhėheqja e saj eliminimit tė Kadri Hazbiut, si tradhtar e agjent i tė huajve, janė njohur aspekte tė veēanta nga hetimet dhe gjykimi i tij nėpėrmjet rrėfimeve tė njerėzve qė kanė qenė afėr ngjarjes, janė zbardhur momente tė panjohura nga pozicioni i vėshtirė i tė akuzuarit “Vip”, etj.

    Nuk dihet ende si nisi zanafilla e dosjes sė veprimtarisė armiqėsore tė njeriut qė kishte operuar pėr dekada me kėto dosje, nuk dihen rrethanat nė tė cilat Enver Hoxhės ju mbush mendja qė njeriu mė besnik i tij, paskej qenė dora e fshehur qė do ta eliminonte pas shpine. Akoma nuk ėshtė e njohur situata nė tė cilėn u penalizma Kadri Hazbiu, emrat e njerėzve qė sollėn provat e para pėr tradhtinė e tij, nuk dihet procedura qė ndoqi udhėheqja e lartė pėr ta ēuar atė nė bankėn e tė akuzuarit dhe para skuadrės sė pushkatimit. Procesverbali i mbledhjes sė panjohur tė sekretariatit tė KQ, ku hedhet dritė mbi kėto enigma dhe ėshtė e dokumentuar ngjarja e bujshme e shtatorit tė vitit ‘82.
    Gjithēka rreth momentit kulminant, ku u kryqėzua pėr herė tė parė Kadri Hazbiu, tė papriturat e mbledhjes sė zhvilluar enkas pėr dėnimin e tij, akuzat dhe provat e para nga kolegėt dhe eprorėt e hierarkisė partiake pėr tradhti dhe prapaskena antikomuniste, befasia nga tjetėrsimi i Enver Hoxhės qė i kishte shpėtuar njė akti terrorist tė tij (!), etj.


    Vetėm dy ditė pas kėsaj, nė mbledhjen e Byrosė Politike Kadri Hazbiu do tė shpallej pėrfundimisht armik e tradhtar i partisė dhe pushtetit popullor.

    Dosja e Kadri Hazbiut, nga mbledhja e sekretariatit tė KQ.

    Momentet kryesore te akuzes


    Enver Hoxha: Pėr 40 vjet Sigurimi i Shtetit nuk ka zbuluar asnjė grup armiqėsor. Tė gjithė komplotistėt qė nga Koxi Xoxja, Tuk Jakova, Bedri Spahiu, Beqir Balluku, Petrit Dumja, Abdyl Kllezi e deri te poliagjenti Mehmet Shehu janė zbuluar nga partia.
    Ishte partia qė zbuloi edhe grupin e Fadil Paēramit, Todi Lubonjės dhe disa njerėz tė lidhur pas tyre, si Ismail Kadareja me shokė.

    Ramiz Alia: Deri nė vitin 1975 Ministria jonė e Brendshme i ka vėnė nė dispozicion tė KGB-sė dhe tė GRY-sė agjentė tė saj nga radhėt e ushtarakėve. Kadri Hazbiu ka fshehur marrėveshjen e fshehtė me agjenturėn ruse, polake e ēeke, e cila ka funksionuar edhe pas viteve ‘60.

    Hekuran Isai: Oficerėt e lartė tė rekrutuar nga zbulimi sovjetik dhe tė emėrtuar me kodet “Lumi”, “Lisi”, “Deti”, “Laboratori”, kanė punuar pėr sigurimin e BS-sė deri nė vitin ‘75.
    Pas vetėvrasjes sė Mehmet Shehut Kadri Hazbiu ka djegur dosjet e agjenturės sovjetike.

    Enver Hoxha: Ka prova tė pakontestueshme qė platforma e Sigurimit tė Shtetit e miratuar nga Byroja Politike i ėshtė dhėnė KGB-sė nga Ministria e Punėve tė Brendshme. Kėtė e ka bėrė Kadriu kur ishte ministėr i Sigurimit.

    Ramiz Alia: Moskės i janė dhėnė sekretet ushtarake, madje edhe pas viteve ‘60. Kadriu ka pasur dijeni dhe nuk ka informuar KQ dhe Byronė Politike. Kadri Hazbiu nuk informoi asnjėherė pėr faktin qė agjentura ēeke bėri pėr vete vėllain e Nako Spiros.

    Enver Hoxha: Njerėzit e Kadri Hazbiut informuan nė rrugė agjenturore Hurshovin, qė Liri Gega ishte shtatzėnė para pushkatimit tė bėrė, pas gjykimit si tradhtare.
    Sigurimi i Shtetit qė ndoqi dėnimin e Teme Sejkos, nuk e pushkatoi atė sipas vendimit tė gjykatės, por e mbyti. Kadri Hazbiu nė rrugė tė mistershme i futi Llambi Peēinit nė krevat Jorgji Premten.

    Pas gjyqit politik nė Byro qė nisi mė 5 tetor 1982, prangat pėr ministrin e Mbrojtjes, "armikun" Kadri Hazbiu, ishin njė formalitet. Disa muaj nė hetuesi, ku provoi dhe torturat, Hazbiu dėnohet me vdekje nga Kolegji Ushtarak i Gjykatės sė Lartė tė Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė mė 1 shtator 1983.

    Salla e vogėl e dramės sė madhe

    E pėrshtatur nėpėrmjet bashkimit tė dy qelive tė burgut 313, me njė sipėrfaqe 65 metra katror, salla ku u bė gjyqi ndaj Kadri Hazbiut dhe pandehurve tė tjerė, do tė bėhej nė gushtin e vitit ‘83 objekti mė i rėndėsishėm i shtetit shqiptar. 25 karrige, dy podiume portative pėr tė pandehurit dhe dėshmitarėt, njė tavolinė pėr trupin gjykues me pesė anėtarė dhe njė tjetėr mė e ngushtė pėr prokurorin, bashkė me tre ventilatorė pėr tė thyer vapėn e jashtėzakonshme, do tė pėrbėnin inventarin e plotė tė sallės sė vogėl ku u luajt drama e madhe. Gjithsesi, kėsaj “varfėrie” tė mjediseve tė brendshme tė saj, do t’i bėnte karshillėk bollėku i jashtėzakonshėm i arsenaleve tė gjithfarėllojta qė do ta rrethonin atė nga jashtė. Autoblinda, tanke, mitraloza, kallashnikovė, e deri kundėrajror tė rėndė mbi tarracėn e qelisė-sallė gjyqi, do ta fusnin Burgun 313 nė njė shtetrrethim tė padėgjuar.



    Nė kėtė dhomė tė vogėl, e destinuar deri atėherė si qeli e sigurisė sė lartė nė burgun 313 nė Tiranė filloi njė ditė prilli tė vitit ‘83 gjyqi ndaj Kadri Hazbiut dhe grupit tė tij, qė ishte akuzuar nga KQ dhe forumet e larta tė Partisė Komuniste si njė bandė kundėrrevolucionare qė do tė pėrmbysnin pushtetin popullor dhe do tė eliminonte Enver Hoxhėn.

    Pra trupės speciale tė gjykatės tė kryesuar nga Aranit Ēela dhe nga prokurori Rrapi Mino, duhej tė jepnin llogari njė dyzinė me ish-personalitete tė njohura tė shtetit komunist si Kadri Hazbiu, Feēorr Shehu, Mihallaq Ziēishti, Llambi Peēini, Gani Kodra etj.

    Tė gjithė duhej tė dėnoheshin si pjesėmarrės nė organizatėn mė tė rrezikshme tradhtare qė ishte drejtuar nga “poliagjenti” Mehmet Shehu. Finalja qė pritej tė vulosej nė kėtė dhomė tė errėt nga prokurorėt, hetuesit dhe gjykatėsit e zjarrtė kishte tė bėnte me kryqėzimin e Kadri Hazbiut, si agjent tė disa agjenturave antishqiptare. Nėpėrmjet tij ishte direkt i akuzuar Mehmet Shehu. Kėsisoj do tė vėrtetoheshin deklaratat publike tė Enver Hoxhės dhe udhėheqėsve tė tjerė pėr tradhtinė e Mehmet Shehut dhe bashkėpunėtorėve tė tij Kadri Hazbiu etj.

    Edited by tiranaforum - 29/1/2010, 11:13
     
    .
69 replies since 28/1/2010, 22:35   12497 views
  Share  
.