Gjyqi i Fiqirete Shehu

Llambi Ziēishti-Nesti Nasho-Skėnder Shehu

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Ish-zyrtari i Sigurimit: Si u tjetėrsua Fiqirete Shehu gjatė hetimeve

    Pranon tė flasė me tė vetmin kusht pėr mos u identifikuar me emėr. Ėshtė njė nga zyrtarėt e policisė sekrete, qė ka ndjekur nga afėr procesin e gruas sė kryeministrit tė vetėvrarė dhe dėshiron pas kaq vitesh tė zbardhė metamorfozėn, qė ka pėsuar e veja e kryeministrit.

    Rrėfimi i tij ėshtė i thjeshtė, po gjithsesi tronditės. E prangosur vetėm 20 ditė pas vetėvrasjes sė Mehmet Shehut, Fiqirete Shehu dhe i biri, Skėnderi, sipas ish-zyrtarit tė policisė sekrete, nuk pranuan nė mėnyrė kategorike tė bashkėpunonin me hetuesinė pėr tė zbardhur rrethanat e aktit fatal tė 17 dhjetorit.

    Tė ardhur nė burgun e Tiranės nga Belshi i Elbasanit ku ishin internuar, menduan ta sfidonin drejtėsinė e kohės me heshtje totale. Po kjo nuk do tė zgjaste shumė. Pas arrestimit tė djalit tjetėr tė Mehmetit, Bashkimit dhe vdekjes nė kushte tė dyshimta tė vėllait tė madh, Vladimirit i transferuar nė Gramsh familjarisht, vijon njeriu i ish-sigurimit, ata do t’i pėrgjigjeshin organit tė akuzės duke pranuar tė nėnshkruajnė pa hezitim gjithēka nga aktakuza e hartuar nė zyrat e Sigurimit tė Shtetit.

    Kjo gjendje tronditėse do ta bėnte tė venė e kryeministrit tė vetėvrarė, tė ligjėronte jashtė vullnetit tė saj se Mehmet Shehu prej vitesh kishte qenė agjent i UDB-sė, CIA-s, zbulimit jugosllav, atij britanik etj. Ndėrkaq, Skėnderi, i biri, qė kishte kryer studimet pasuniversitare nė Suedi, do tė pohonte se ishte gjendur aty jo thjesht pėr njė diplomė, por pėr tė kryer ndėrlidhėsin e tė atit me agjenturat perėndimore.

    Kėto dhe mjaft dėshmi tė tjera tė rreshtuara kronologjikisht, do tė shokonin fillimisht njerėzit e drejtėsisė, mandej edhe pjesėn tjetėr, qė do t’i dėgjonte nga kaseta e nxjerrė nga burgu i Tiranės. Fiqirete Shehu rrėfente komplote pas komplotesh fantastikė tė llogaritur nga bashkėshorti i saj dhe tė tjerė, vetėm qė tė hiqnin qafe Enver Hoxhėn. Fliste lirshėm dhe akuzonte tėrė lidershipin e Sigurimit tė Shtetit, si armiq tė betuar sipas njė skeme tė pėrsėritur rėndom seancė pas seance, sa shpejt lindėn dyshime se thjesht po lexonte ato qė i kishin mėsuar. Mė tej, pati njė hipotezė se ajo bėnte gjithēka vetėm me qėllim qė tė shpėtonte pjesėn tjetėr tė familjes, fėmijėt. Por kjo nuk ndodhi, pėrmbyll ish-oficeri i sigurimit...

    “Tani qė Mehmeti iku, duhet tė bėsh ēmos pėr tė ruajtur pjesėn tjetėr tė familjes dhe djemtė”.

    Fiqirete Shehu e veja e kryeministrit mė jetėgjatė tė vendit mori pėrsipėr t’i pėrgjigjej paktit tė Sigurimit tė Shtetit dhe Hetuesisė vetėm nė shkėmbim tė lėshimeve ndaj tė afėrmve tė saj. Pavarėsisht dyshimeve pėr korrektėsinė e kėsaj marrėveshjeje tė fshehtė, ajo nuk u rezervua pėr tė interpretuar ēfarė i diktuan, ndėrkohė qė ishte e bindur se, ishte shkėrmoqur gjithēka nga lavdia dhe meritat e tė shoqit dhe familjes sė saj. Jo rastėsisht, e veja e kryeministrit ishte pėrzgjedhur si faktori kyē pėr tė kryqėzuar Kadri Hazbiun, liderin komunist, ndėr mė karizmatikėt e figurėn mė besnike tė shfaqur deri nė atė periudhė. Nė rrėfimin e gjatė para trupit gjykues, Fiqirete Shehu shtjellon pėr orė tė tėra profilin e veprimtarisė agjenturore tė ish-ministrit tė Brendshėm duke e argumentuar me fakte e dėshmi konkrete. Nė vazhdim tė denoncimit ndaj Kadri Hazbiut dhe veprimtarisė sė tij ajo shpalos njė sėrė ngjarjesh rreth pėrpjekjeve tė ish-ministrit tė Brendshėm pėr tė rivendosur marrėdhėniet diplomatike me BS pas vdekjes sė Hrushovit, mė saktė, ato qė ka dėgjuar nga tregimet e bashkėshortit. Madje, siē shprehet gruaja e ish-kryeministrit, Kadri Hazbiu, bashkė me Mehmet Shehun, kanė bėrė ē’ėshtė e mundur qė vendimi politik i Tiranės nė vitin ‘60 mos tė shkonte te divorci. Njėherazi me angazhimin e ish- kreut tė Sigurimit pėr tė shkrirė akujt mes Tiranės e Moskės, Fiqirete Shehu qartėson rolin e veēantė tė Nesti Nases, ish-ministėr i Jashtėm, i cili nė atė periudhė bėri tė pamundurėn me diplomatėt sovjetikė pėr rivendosjen e marrėdhėnieve midis dy vendeve. Fokusi i kėsaj historie zė pasazhe tė tėra nė dėshminė e tė vesė sė ish-kryeministrit. Nė kėtė linjė adreson ajo pėr Kadri Hazbiun akuzėn tjetėr, qė ka tė bėjė me pėrpjekjet e fshehta tė tij pėr afrimin me Jugosllavinė dhe Titon pas prishjes me BS-nė. Kėtė radhė ka qenė njė tjetėr misionar, Feēor Shehu qė bėhet protagonist i kryqėzimit tė mesazheve agjenturore Beograd-Tiranė. E kur mbaron rrėfimin e veprimtarisė agjenturore nė planin politik, e veja e kryeministrit qė ka vėnė nė shenjė Kadri Hazbiun, zbulon njė episod tė panjohur mė parė, i cili ka tė bėjė me bashkėpunimin e tij me Mehmet Shehun pėr nxjerrjen nga burgu tė agjentėve amerikanė me amnistinė e vitit ‘53. Si gjithnjė rrėfimi i zonjės sė ish-kryeministrit, i referohet kujtimeve nga bisedat me bashkėshortin. Madje edhe komentet qė bėn nė proces pėr faktet qė penalizojnė ish-ministrin e Brendshėm, janė pjesė e argumenteve qė ka mėsuar gjatė debateve me Mehmet Shehun. Pėr tė, Kadri Hazbiu, nė mėnyrė tinėzare e tė pabesė ka pėrcjellė tek Enver Hoxha nė shtator ‘81 mesazhin e UDB-sė pėr fejesėn e djalit tė tyre me Silva Turdiun, me qėllim kryqėzimin e tij me biografinė e keqe tė saj...

     
    .
13 replies since 28/1/2010, 20:53   5880 views
  Share  
.