Gjyqi i Fiqirete Shehu

Llambi Ziēishti-Nesti Nasho-Skėnder Shehu

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Shoqja e qelisė: Ē’mė tha Fiqiretja pas pėrfundimit tė gjyqit

    Ka vite qė vuan nga njė sėmundje e rėndė dhe rri tėrė kohės nė krevat. Ka kapėrcyer tė 80-at dhe thotė se do tė rrojė gjatė. I ka tjetėrsuar jetėn dėnimi disavjeēar, ndėrkohė qė ēdo gjė e ka nisur nga e para nė fillimin e viteve ‘90. Ka qenė bashkėvuajtėse me gruan e ish-kryeministrit dhe ka ndarė me tė, tė njėjtėn qeli. Kanė folur pėr orė tė tėra bashkė si dy gra tė pėrvuajtura e pa shpresa. Ruan kujtime tė shumta nga brengat e Fiqirete Shehut dhe mendon qė shumė prej tyre nuk ka pėr t’i zbardhur asnjėherė.

    Pranoi tė rrėfejė “Anonimja”, me kushtin pėr mos t’u identifikuar pėr arsye tė forta, siē kumtoi me njė akset verior, vetėm pėr disa pėrjetime njerėzore.

    Gjatė bisedės, i duhet tė ndalojė disa herė si pėr tė verifikuar ēfarė tregon. Ndjehet e tunduar se mos spontaniteti e shtyn pėr tė rrėfyer ato qė mendon se janė tė panevojshme e delikate pėr t’u bėrė publike. Gjithsesi, ėshtė e pėrmbajtur dhe e saktė pėr aq sa risjell nga shoqėria me gruan e kryeministrit gjatė ditėnetėve tė qelisė sė errėt...

    Ėndėrr e ēmendur
    “Mirė puna ime, deficiti, sabotimi, po me ty ēfarė ka ndodhur”? Me kėtė pyetje, siē thotė, ėshtė pėrshėndetur pėr herė tė parė me Fiqirete Shehun teksa i ėshtė shfaqur nė qeli bashkėvuajtėsja nga veriu.
    “Ku ta di unė e gjora”, kujton pėrgjigjen e saj ish e dėnuara qė ka ndarė qelinė me tė venė e Mehmet Shehut.

    Ajo thotė se Fiqireti rrinte e tronditur dhe hera-herės bėnte veprime tė pakontrolluara. Fillimisht, shprehet bashkėvuajtėsja e saj, nuk kishte dėshirė tė fliste e tė rrėfehej dhe dyshonte pėr ēdo gjė qė e pyesja.
    Vonė-vonė kur u miqėsuam pranoi tė mė hapej, po pėrsėri shumė e rezervuar, atė e dėrmonte dilema e kryqėzimit tė papritur tė tė gjithė familjarėve tė Mehmetit. “Kjo paskej qenė njė ėndėrr e ēmendur”, kujton shoqja e saj pesherėtimat e Fiqiretes, ndėrkohė qė i ka mbetur nė kujtesė habia pėr akuzėn e tmerrshme, sipas sė cilės, ata do tė vrisnin Enver Hoxhėn...

    Enveri u vuri emrat djemve tė Mehmetit
    Drama e familjes sė Mehmet Shehut, pėr Fiqireten ishte pasojė e njė tėrbimi tė papritur tė Enverit. Gruaja qė ka bashkėjetuar me tė nė qelinė e ftohtė, kujton se e veja e ish-kryeministrit, e quante alibi tė pakuptimtė qėndrimin pėr fejesėn e tė birit me Silva Turdiun. Madje, ajo i ka treguar se Enveri bashkė me Nexhmien kanė qenė nga miqtė e parė qė i kanė uruar pėr kėtė fejesė.

    Sidoqoftė, pak kohė pas kėsaj, Enver Hoxha, miku mė i afėr i Mehmetit, do tė derdhte tėrė bateritė mbi tė, madje do ta kryqėzonte si njė armik tė betuar tė Partisė. Siē kujton ish e burgosura qė ka ndarė qelinė me Fiqireten, asnjėherė ajo dhe familjarėt e tjerė nuk e morėn vesh shkakun e vėrtetė tė armiqėsimit tė papritur tė Enverit. “Ata ishin mė shumė se dy vėllezėr, por...”, kujton bashkėvuajtėsja e Fiqiretes rrėfimin e saj. Ajo ka mėsuar nė bisedat e atyre ditėve se Enver Hoxha nė emėr tė miqėsisė me Mehmetin, ka bėrė edhe pagėzimin e djemve tė tij. Emrat Vladimir, Skėnder e Bashkim, djemve tė tyre, i ka thėnė Fiqiretja, ua ka vėnė Enveri...

    Tundimi pėr jetėn e fėmijėve
    “Tė gjithė janė armiq. Tė gjithė tė venė nė pushkatim.” I ka qėlluar gruas qė ka qenė banore e tė njėjtės qeli me Fiqirete Shehun, ta dėgjojė shfrimin e saj njė mbrėmje vonė teksa kthehej nga procesi gjyqėsor i Kadri Hazbiut.

    Ajo kujton tjetėrsimin qė e kishte bėrė tė venė e Mehmetit tė shpėrfytyruar dhe mban mend reagimet e saj kur e ka pyetur se ēfarė kishte ndodhur. “Thashė qė janė tė gjithė armiq, qė nga burri im e deri tek roja i thjeshtė qė mė paraqitėn nė proces. Ashtu duhet tė ishin. Ashtu i kėrkonin tė ishin. Ashtu i denoncova edhe unė. Ēfarė tė bėja tjetėr. Mbase mbajnė fjalėn e nuk u bėjnė gjė fėmijėve...”.

    Gjithsesi, pėrmbyll gruaja nga veriu qė ka kaluar ditė tė tėra me Fiqirete Shehun, ata edhe fėmijėt ia shkatėrruan, njėrin ia vranė nė Gramsh, dy tė tjerėt i syrgjynosėn nė burgun e Burrelit.
     
    .
13 replies since 28/1/2010, 20:53   5880 views
  Share  
.