Gjyqi i Fiqirete Shehu

Llambi Ziēishti-Nesti Nasho-Skėnder Shehu

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    “E dėnuara numėr tre”image (Fiqirete Hoxha ne Burgun e Zeimenit Lezhe)

    11 shtator tė vitit 1988, sapo kishte filluar tė ndihej era e liberalizimit, gardiani i burgut tė Zejmenit nė Lezhe do tė thėrriste pėr herė tė fundit gjatė apelit gruan qė prej shtatė vitesh e gjysmė endej nga njėri burg nė tjetrin: “E dėnuara numėr tre”.

    Pas kėsaj nė rrethana krejt tė dyshimta ajo ndėrroi jetė, pasi pak orė mė parė ishte nė formė, ndėrsa u transportua natėn prej ushtarėve tė burgut nė varrezėn e fshatit ku u varros nė prani tė mjekut tė burgut, firma e tė cilit konfirmoi vdekjen.

    Mėnyra e vdekjes sė Fiqirete Shehut ka mbetur enigmatike ashtu si vetėvrasja e bashkėshortit tė saj. Ndėrsa ajo e ish-kryeministrit vėrtitet midis vrasjes dhe vetėvrasjes, bashkėshortja e tij, nuk dihet nėse e helmuan apo pati njė vdekje natyrale, e stimuluar nga torturat e vazhdueshme dhe jeta e vėshtirė e qelisė.

    Skeda
    Dokumente arkivore pėr vdekjen e saj janė tė paktė dhe pėr mė tepėr tė paplotė. “Vdiq e dėnuara numėr tre”, “u varros e dėnuara numėr tre” apo “konfirmojmė vdekjen e tė dėnuarės numėr tre’'.

    Vetėm kėto fraza pėrmbajnė procesverbalet e mbajtura nga komanda apo administrata e burgut tė Zejmenit nė Lezhė. Ndėrkohė nė zyrat e gjendjes civile as qė bėhet fjalė qė ajo tė jetė ēregjistruar. Po kėshtu, nė dosjen e saj nuk ka asnjė skedė tė vdekjes, apo autopsi tė saj. Vetėm pasi janė bindur se ka ndėrruar jetė, tre ushtarė, qė bėnin rojė nė burg, e kanė transportuar trupin e saj nė periferi tė fshatit aty ku ndodhej njė varrezė e vjetėr.
    Nė prani tė mjekut tė burgut kanė hapur gropėn dhe pasi kanė nėnshkruar procesverbalin e rastit, natyrisht duke e quajtur “e burgosura numėr tre”, e kanė mbuluar nė varr. Varri mbeti pa asnjė shenjė dalluese, por pak nėn sipėrfaqe ishte vendosur njė shishe qelqi, siē duket pėr tė mbetur shenjė pėr mė vonė.

    Varri
    Mė vonė, pas vitit 1990, kur nisėn ndryshimet demokratike, nė kėtė varrezė u gjetėn edhe mjaft kufoma tė tjera, ish tė burgosurish qė kishin vdekur gjatė kohės qė vuanin dėnimin. Siē duket, diktatura komuniste i druhej faktit, qė njė ditė tė vėrtetat do tė bėheshin publike ndaj kujdesej tė zhdukte sa mė shumė prova.
    Thuajse tė gjithė varret qė janė gjetur nė varrezėn e vjetėr, nė periferi tė fshatit Zejmen, kanė tė njėjtėn formė dhe tė njėjtėn mėnyrė varrimi, natyrisht duke iu vendosur njė shishe qelqi pėr shenjė.
    Por ndryshe nga tė tjerėt, Duro Shehu, vėllai i ish-kryeministrit Mehmet Shehu, pohon se kunatėn e tij e kanė helmuar nė burg. Duke iu referuar njė prej bashkėvuajtėseve tė Fiqiretes, e cila kishte ndarė momentet e fundit me gruan e ish-kryeministrit Shehu, pohoi pak kohė mė parė se pak ēaste para se tė merrte fund Fiqiretja ishte thirrur nė komandėn e burgut.

    Helmimi
    Ndryshe nga momenti i largimit nga qelia ajo ishte kthyer e dėrmuar dhe me tjetėr ngjyrė nė fytyrė. Kjo sipas vėllait tė ish-kryeministrit tregon se kunatėn e tij para se ta helmonin e kishin droguar.

    Siē duket, gjithēka ėshtė bėrė pėr t’i vjelė asaj edhe njė “dorė tė fundit” informacionesh. E dėrmuar siē ishte nė momentin e kthimit nė qeli ajo i ka kėrkuar shoqes sė qelisė t’i jepte kostumin qė kishte nė gardėrobėn e sajuar tė qelisė. “Pse, ku do tė shkosh”, e kishte pyetur ajo kurioze, ndėrsa ia kishte afruar kostumin te shtrati. “Pėr rrugė tė gjatė, pėr botėn tjetėr”, i ishte pėrgjigjur Fiqiretja dhe kishte mbyllur sytė, e cila siē duket ishte informuar pėr helmimin, ose tė paktėn e ka kuptuar efektin e tij pasi e ka konsumuar.

    Duro Shehu rezervohet tė pėrmendė emrin e personit nga e ka marrė informacionin. Tė vetmet detaje qė pohon pėr tė, thotė se ishte me origjinė nga Vlora dhe vuajtjet nėpėr burgjet e komunizmit e bashkuan me kunatėn e tij. Duke vazhduar pėr momentet e fundit tė kunatės, Duro Shehu thotė se dėshmitarja e vetme e ēasteve fatale, i ka thėnė nė konfidencė se Fiqireten para se ta helmonin atė ditė e kanė droguar.
     
    .
13 replies since 28/1/2010, 20:53   5880 views
  Share  
.