Gjyqi i Fiqirete Shehu

Llambi Ziēishti-Nesti Nasho-Skėnder Shehu

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Ėshtė shumė e qartė se pohimet e Fiqerete Shehut janė marrė nė kushte tė dhunės dhe presionit ekstrem, se ajo mund tė ketė pranuar tė pohojė e firmosė me qėllimin e vetėm pėr tė shpėtuar fėmijėt dhe se dukshėm gjithēka ėshtė hartuar nga Sigurimi i Shtetit. Po pėrse lipsej njė shfaqje e tillė? Ka tė ngjarė qė gjithēka tė ketė pasur lidhje me vetėvrasjen apo vrasjen e Mehmet Shehut dhe leximin e vėshtirė tė kėtij momenti nga njė pjesė e konsiderueshme e popullit, qė mendoi se bėhej fjalė pėr njė tradhti tė madhe. Kjo sepse Shehu ishte njė nga figurat me besimin, apo kultin e individit tepėr tė betonuar nė njė pjesė tė popullit. Kėshtu qė pėr tė shpėrbėrė kėtė mendim tė rrezikshėm, Hoxha dhe tė tijėt duhet tė kenė organizuar nxirjen e figurės sė Shehut nė maksimum. Njė maksimum qė nė ēdo rast ishte mė i besueshėm nėse do tė artikulohej nga goja e njerėzve mė tė afėrt tė tij. Pėr kėtė bėn fjalė edhe pėrmbajtja e shkrimit tė mėposhtėm.

    “Tė eliminohet me ēdo kusht Enver Hoxha. Mehmeti tė marrė nė dorė frenat e pushtetit!”. Kėtė rekomandim sė tė huajve, Fiqirete Shehu, e veja e kryeministrit tė vetėvrarė, duke dėshmuar nė gjyqin e gushtit ‘83, e vlerėson edhe si njė apel tė miqve sė tė shoqit por edhe si urdhėr i prerė tė tyre pėr tė bėrė tjetėrsimin e pushtetit nė Shqipėri.

    Sipas saj, Mehmet Shehu kėtė plan e ka pasur shumė herėt, qysh nė vitet e luftės. Sakaq e veja e ish-kryeministrit sjell para trupit gjykues njė retrospektivė tė pėrpjekjeve tė fshehta, qė ka bėrė i shoqi i saj pėr shmangien e Enverit nga kreu i lėvizjes Nacionalēlirimtare dhe drejtimi i Partisė Komuniste. Pėr herė tė parė Fiqirete Shehu zbulon faktin e panjohur lidhur me dėshtimin e inkursionit tė Brigadės sė Parė Sulmuese, e cila u thirr me urgjencė pėr t’i ardhur nė ndihmė Shtabit tė Pėrgjithshėm, qė kishte mbetur i rrethuar nga gjermanėt gjatė operacionit tė dimrit tė vitit ‘44. Ndėrkaq, gruaja e kryeministrit komunist bėn tė ditur misterin e veprimeve nė prapaskenėn e Beratit, ku shmangia e Enver Hoxhės gati u realizua, por nuk gjeti mbėshtetjen e duhur pėr ta zėvendėsuar. “Mehmet Shehu, u shpreh nė gjyq Fiqiretja, ka bėrė disa herė pėrpjekje pėr ta eliminuar sekretarin e parė, por nė asnjė rast nuk ka mundur”. Nė kujtesėn e saj kanė mbetur pėrpjekjet e bėra nė fillimin e viteve ’70, pėr tė ndėrlikuar shėndetin e tij me anėn e mjekėve personal dhe operacioni sekret me agjentėt jugosllavė pėr tė siguruar helmin me veprim tė vonuar, i cili nuk u realizua asnjėherė….
     
    .
13 replies since 28/1/2010, 20:53   5880 views
  Share  
.