Gjyqi i Fiqirete Shehu

Llambi Ziēishti-Nesti Nasho-Skėnder Shehu

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    VENDIMI NĖ EMĖR TĖ POPULLIT

    Kolegji Penal i Gjykatės sė Lartė tė RPSSH, nė trup gjykues nėn kryesinė e: Arianit Ēelės – Kryetar i Gjykatės sė Lartė, me sekretarė Ylli Mahmuda e Sadik Memo dhe me pjesėmarrjen e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Rrapi Mino, prej datės 15 gjer mė 29 Gusht 1983 gjykoi nė shkallė tė parė nė seancė gjyqėsore me dyer tė hapura ēėshtjen penale nr. 7 akti, qė u pėrket tė pandehurve:
    1. FIQIRETE SHEHU, e bija e Abedinit dhe e Hedijes lindur nė vitin 1919 nė qytetin e Beratit dhe banuese nė Belsh tė Elbasanit, me shtetėsi e kombėsi shqiptare, me origjinė shoqėrore fshatare e pasur, me gjendje shoqėrore nėpunėse ish-drejtoreshė e Shkollės sė Lartė tė Partisė “V.I. Lenin” nė Tiranė), me arsim tė lartė, nuk mbanė tituj nderi ose dekorata, e padėnuar mė parė, e arrestuar mė 6 Janar 1982.

    2. LLAMBI ZIĒISHTI, i biri i Petro dhe i Juiles, lindur nė vitin 1923 nė Ziēisht tė Korēės dhe banues nė qytetin e Tiranės, me shtetėsi e kombėsi shqiptare, me origjinė shoqėrore zanatēi individual dhe me gjendje shoqėrore nėpunės, ish-ministėr i Shėndetėsisė) i martuar, ka dy fėmijė, i pėrjashtuar nga Partia, me arsim tė lartė, nuk mbanė tituj nderi ose dekorata, i padėnuar mė parė, i arrestuar nė datėn 15 maj 1982.

    3. NESTI NASTE, i biri i Vancit dhe Olimbisė, lindur nė vitin 1922 nė qytetin e Korēės dhe banues nė Tiranė, me shtetėsi dhe kombėsi shqiptare, me origjinė shoqėrore qytetar i varfėr, me gjendje shoqėrore nėpunės ish-ministėr i Punėve tė Jashtme, i ve pa fėmijė, i pėrjashtuar nga Partia, me arsim tė mesėm, nuk mban tituj nderi ose dekorata, i padėnuar mė parė, i arrestuar mė 8 janar 1982.

    4. SKĖNDER SHEHU, i biri Mehmetit dhe Fiqiretes, lindur mė 1949 nė qytetin e Tiranės dhe banues nė Belsh tė Elbasanit, me shtetėsi e kombėsi shqiptare, me origjinė e gjendje shoqėrore nėpunės, i pa martuar, me arsim tė lartė, nuk mbanė tituj nderi ose dekorata, e padėnuar mė parė, e arrestuar mė 8 Janar 1982.

    TĖ AKUZUAR SE:
    I) Janė vėnė nė shėrbim tė agjenturave tė huaja dhe kanė kryer detyrat e ngarkuara prej tyre;
    II) kanė marrė pjesė nė organizata kundėrrevolucionare tė kryesuara nga tradhtari dhe poliagjenti Mehmet Shehu, qė ka pasur pėr synim tė godasė PPSH, udhėheqjen Marksiste-Leniniste dhe tė pėrmbysė pushtetin popullor nė Shqipėri;
    III) kanė kryer veprime pėrgatitore terrori pėr eliminimin fizik tė Sekretarit tė Parė tė KQ;
    IV) kanė sabotuar vijėn politike dhe ekonomike tė Partisė, duke i shkaktuar shtetit 1.219.763 lekė dėm material.
    V) kanė zhvilluar agjitacion dhe propagandė kundėr shtetit, d.m.th., se kanė kryer krimet e parashikuara pėrkatėsisht nga nenet 47 germa “g’, 57, 50 paragrafi I-rė nė lidhje me nenin 11 paragrafi i parė 53 dhe 55 paragrafi i parė tė Kodit Penal tė RPSSH.

    Trupi gjykues, gjatė gjykimit tė ēėshtjes, dėgjoi shpjegimet e secilit tė pandehur, thėniet e shumė dėshmitarėve, administroi drejtpėrdrejtė aktekspertizėn, dokumente dhe prova tė ndryshme materialo-shkencore, si dhe dėgjoi bisedimet e fundit, gjatė tė cilave:

    Prokurori kėrkoi tė deklarohen fajtorė tė pandehurit pėr krimet qė akuzohen dhe, nė bazė tė dispozitave ligjore qė parashikojnė kėto krime, pėrfundimisht tė dėnohen:

    - E pandehura Fiqirete Shehu me 25 vjet heqje tė lirisė,

    - I pandehuri Llambi Ziēishti me vdekje,

    - I pandehur Nesti Naste me 22 vjet heqje tė lirisė,

    - I pandehuri Skėnder Shehu me 15 vjet heqje tė lirisė.


    Kurse nė fjalėn e mbrojtjes, tė katėrt pranuan fajėsinė e tyre pėr krimet e akuzuara, deklaruan se janė penduar thellė dhe kėrkuan dėnim mė tė butė.
    Trupi gjykues, duke u bazuar nė faktet dhe rrethanat e ēėshtjes:

    VĖREN:
    Nga gjykimi rezultoi plotėsisht e provuar akuza nė ngarkim tė pandehurve, anėtarė tė organizatės kundėrrevolucionare tė kryesuara nga armiku-poliagjenti Mehmet Shehu. Ata nė mėnyrė tė organizuar e tė vazhdueshme pėr njė kohė tė gjatė kanė zhvilluar veprimtari kundėr RPSSH dhe PPSH, duke synuar tė likuidonin me dhunė diktaturėn e proletariatit dhe socializmin, tė vendosnin diktaturėn fashiste borgjezo-revizioniste dhe tė restauronin njė rend kapitalist nė Shqipėri.

    Tė pandehurit Fiqirete Shehu, Llambi Ziēishti dhe Nesti Naste, nė bashkėpunim me armiqtė e tjerė dhe nėn drejtimin e tradhtarit, terroristit dhe sabotatorit Mehmet Shehu, duke shfrytėzuar edhe postet shtetėrore, kanė vepruar pėr tė minuar sigurimin e jashtėm, kanė zhvilluar veprimtari terrori, kanė sabotuar nė fusha tė ndryshme tė veprimtarisė shtetėrore, kanė propaganduar kundėr Partisė e shtetit shqiptar.

    Veprimtaria armiqėsore e tė gjithė kėtyre tradhtarėve tė drejtuar nga poliagjenti Mehmet Shehu, e lidhur ngushtė dhe pėrbėn njė tė tėrė me gjithė veprimtaritė armiqėsore duke filluar nga armiqtė Koci Xoxe, Nako Spiro, Sejfulla Malishova, Liri Belishova, etj., e deri tek grupet armiqėsore tė kryesuar nga Beqir Balluku, Abdyl Kėllezi, Fadi Paērami etj.

    Duke u mbėshtetur nė tė gjitha provat e administruara gjatė shqyrtimit tė ēėshtjes, gjykata arrin nė pėrfundim se e gjithė veprimtaria e tyre paraqet nė vetvete veprimtari plotėsisht tė organizuar, me karakter tė qėndrueshėm, e cila udhėhiqej nga pikėsynime tė caktuara, veprimtari e zhvilluar nė bazė tė njė plani tė pėrbashkėt.

    Nga dokumentet dhe deponimet vėrtetohet se qė nė vitet ’30 zbulimi amerikan rekrutoi si agjent, ndėr tė tjerė dhe Mehmet Shehun. Pėr tė rritur kredon politike dhe pėr tė krijuar kushtet qė tė depėrtonte nė lėvizjen revolucionare, agjentura amerikane dėrgoi atė pėr studime ushtarake nė Itali mė pas nė luftėn e Spanjės si gjoja luftėtar antifashist. Kjo agjenturė sė bashku me inteligjencėn angleze, e kthyen Mehmet Shehun nė Shqipėri nė kohėn kur shpėrthente e fuqishme flaka e luftės antifashiste Nacionalēlirimtare.

    Por, ndėrsa populli ynė derdhte gjak pėr lirinė e vendit, ata pėrpiqeshin ta sabotonin. Nė krye tė pėrpjekjeve ishin anglo-amerikanėt. Me kėto u bashkua dhe revizionizmi jugosllav, sepse ata kishin kaptuar nė krye tė partisė jugosllave, Titon.

    Emisarėt titistė nė Shqipėri nisėn tė rekrutojnė nė shėrbim tė zbulimit jugosllav (OZNA e atėhershme, UDB e sotme) disa nga kuadrot kryesorė si Mehmet Shehun dhe Fiqirete Shehun, e tė tjerė, tė cilėt u pėrpoqėn tė krijojnė kushte qė Shqipėria tė shndėrrohej nė njė vend i varur nga Jugosllavia.

    Agjentėt jugosllavė, sidomos Mehmet Shehu dhe Fiqirete Shehu, Liri Gega, luajtėn njė rol tė poshtėr prapa shpinės sė partisė, duke pėrdorur terrorin dhe duke mbajtur qėndrime sektare, me qėllim qė tė godisnin, diskreditonin e tė shkėpusnin popullin nga Partia Komuniste.
    Sipas detyrės sė caktuar tė Anglo-Amerikanėve, Mehmet Shehu vuri nė rrezik Shtabin e Pėrgjithshėm gjatė operacionit gjerman tė dimrit nė vitin 1943-1944, u pėrpoq tė pengonte kalimin e Divizionit tė Parė nė veri dhe asgjėsimin e plotė tė ushtrisė gjermane nė Tiranė e tė bandave tė Abaz Kupit me shokė.

    Poliagjenti Mehmet Shehu Ka vepruar me synim qė, pas luftės nė Shqipėri tė vendosej rendi borgjez, ku nė krye tė ishin kapitalistėt e shfrytėzuesit. Qartė pasqyrohej ky qėllim nė tė ashtuquajturin “program politik” tė pėrgatitur 40 vjet mė parė dhe u gjet nė kasafortė pas vetėvrasjes. Ky program ėshtė i pėrqafuar edhe nga Fiqirete Shehu e tė tjerė. Vetė kjo e fundit shpjegoi: “… Mehmet Shehu mė ka thėnė se Kadri Hazbiu nė vitin 1943 ka vajtur nė Korrush, tek shtėpia e Mehmet Shehut. Aty Mehmeti i ka lexuar programin Kadriut, dhe kėtij i pėlqeu shumė dhe tha qė ėshtė dokument me rėndėsi tė madhe”

    Sikurse rezultoi nga zhvillimi i gjyqit, titistėt dhe ambasada sovjetike nė Tiranė nė vitin 1956 organizuan komplotin antiparti nė Konferencėn e Tiranės. Nė krye tė komplotistėve dhe nxitės ishte Mehmet Shehu. Pėr kėtė aktivitet Fiqirete Shehu deponoi: “… me porosi tė UDB unė u vura nė lidhje me Feēorr Shehun … dhe me agjentė tė tjerė qė UDB kish vendosur t’i hidhte nė veprim tė hapur…”, kėtė moment ajo e konkretizoi edhe gjatė gjykimit tė ēėshtjes.

    Ndėrsa agjentė mė me peshė si Mehmet Shehu, Beqir Balluku ishin lėnė nė rezervė pėr tė sulmuar nė ēastin vendimtar.
     
    .
13 replies since 28/1/2010, 20:53   5880 views
  Share  
.