Gjyqi i Fiqirete Shehu

Llambi Ziēishti-Nesti Nasho-Skėnder Shehu

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Vendimi i gjyqit pėr Fiqirete Shehun

    Nga zhvillimi i gjykimit rezultoi plotėsisht e provuar se tė pandehurit Fiqiret Shehu, Llambi Ziēishti, Nesti Nase e Skėnder Shehu nė bashkėpunim me agjenturat e huaja kanė kryer veprime terroriste pėr eliminimin fizik tė sekretarit tė parė tė Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė.
    Tė gjitha fitoret qė ka arritur populli e Partia jonė, prestigji dhe autoriteti i madh qė gėzojnė ato sot nė botė, janė tė lidhura pazgjidhshmėrisht me shokun Enver Hoxha, themeluesin e Partisė sonė, luftėtarin e orėve tė para kundėr fashizmit e tradhtisė, kundėr imperializmit e revizionimit, marksist-leninistin e shquar, njeriun mė tė dashur e tė shtrenjtė tė Partisė e popullit shqiptar. Prandaj ėshtė e natyrshme qė tėrė planet e armiqve tanė tė jashtėm e tė brendshėm kanė synuar edhe eliminimin fizik tė udhėheqėsit tė partisė e tė popullit.

    Pėr arritjen e kėtij pikėsynimi, poliagjenti Mehmet Shehu ka menduar e vepruar nė bashkėpunim me padronėt e tij qysh gjatė Luftės Nacionalēlirimtare. Ai me porosi tė anglezėve, gjatė operacionit tė dimrit 1943-1944 nuk shkoi nė Brigadėn e Parė nė ndihmė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, qė qe rrethuar nga gjermanėt me qėllim qė tė asgjėsohej. Por siē dihet, jashtė vullnetit tė armiqve kjo u evitua, shtabi e ēau vetė rrethimin. Pėr kėtė ēėshtje, djali i tradhtarit Mehmet Shehu, i dėnuar Bashkim Shehu ka deponuar: “Siē mė ka treguar Mehmeti gjenerali anglez nėpėrmjet oficerit anglez, qė ndodhej pranė Brigadės sė Parė kishte urdhėruar qė brigada tė mos shkonte nė ndihmė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm, ta linte shtabin tė asgjėsohej. Unė, mė ka thėnė Mehmet Shehu, e bisedova kėtė gjė me Fiqirete Shehun dhe Tuk Jakovėn dhe qė tė tre ramė dakord me urdhrin e anglezėve. E vonuam disa ditė me radhė nisjen e brigadės nė ndihmė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm ...”
    Tė njėjtat mendime ka pasur edhe shoku i ngushtė i tradhtarit Mehmet Shehu, Nako Spiro, njeriu i jugosllavėve dhe i prapaskenės sė Beratit, i cili duke e pasur fjalėn pėr shokun Enver Hoxha, i ka thėnė Naxhie Dumes nė Berat “Nėse Komandanti nuk bindet e bind koburja”. Siē rezultoi nė hetuesi dhe nė gjykim padronėt i kanė dhėnė Mehmet Shehut variante tė ndryshme pėr tė asgjėsuar fizikisht Sekretarin e parė tė Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė.

    Zbatimin e kėsaj vepre tė poshtėr terroristi Mehmet Shehu ka dashur ta realizonte nė vitin 1973 me anėn e mjekėve qė po kuronin shokun Enver Hoxha, tė cilėt duhet t’i shkaktonin ndėrlikime shėndetit tė tij.
    Pikėrisht pėr kėtė u shpejtua nisja pėr nė Paris...
    “Nė fund tė prillit tė vitit 1981, tha kjo e pandehur, nė Paris jam takuar me njė person tė zbulimit jugosllav, i cili mė dha njė pako me pilula helmi pėr t’ia dorėzuar Mehmet Shehut sa mė shpejt”.
    Kėtė fakt e konfirmon edhe i pandehuri Skėnder Shehu, i cili ka mėsuar nga e pandehura Fiqirete Shehu se nė takimin me agjentin jugosllav nė Paris, jugosllavėt kėrkonin marrjen nė dorė nga Mehmet Shehu sa mė parė tė udhėheqjes sė Partisė, duke likuiduar fizikisht udhėheqėsin e saj me anė tė helmit, tė cilin ia dhanė kėsaj agjenteje nė Paris.
    “Ishte kjo arsyeja sqaron nė hetuesi qė nė gjyq i pandehuri Skėnder Shehu, qė e bėnte tė domosdoshėm takimin edhe me personelin e agjenturės amerikane nė Suedi, ku do tė vendosej pėrfundimisht”.

    Pasi siguruan helmin me efekt tė vonuar, pjesėtarėt e organizatės kundėrrevolucionare tė kryesuar nga poliagjenti Mehmet Shehu, pėrgatitėn planin e detajuar tė veprės terroriste dhe pastaj tė marrjes sė pushtetit, duke ndarė rolet dhe detyrat nė vartėsi tė funksionit qė kryente secili. Tė pandehurės Fiqirete Shehu iu ngarkua detyra qė gjatė pushimeve nė Vlorė, kur Sekretari i parė i Komitetit Qendror tė partisė tė shkėmbente vizita me Mehmet Shehun tė gjente momentin mė tė pėrshtatshėm pėr t’i hedhur nė kafe helmin me efekt tė vonuar, i pandehuri Llambi Ziēishti do tė manipulonte rezultatin e analizave toksikologjike dhe tė autopsisė mjeko-ligjore, kurse i pandehuri Nesti Nase do tė gjente literaturė pėr format dhe metodat e atentateve kundėr personaliteteve politike, do tė shmangte daljen e sekreteve tė kėsaj veprimtarie kriminale jashtė shtetit dhe do tė ndėrpriste ēdo informacion qė mund t’i vinte Shqipėrisė pėr veprimtarinė e zbulimeve tė huaja kundėr vendit tonė. Detyra tė rėndėsishme kanė pasur edhe anėtarėt e tjerė tė kėsaj organizate.

    E pandehura Fiqirete Shehu pėr kėtė problem shpjegoi:
    “ .... Mehmeti bisedoi menjėherė me Kadri Hazbiun, Feēor Shehun, Llambi Peēinin dhe Mihallaq Ziēishtin e me mua .... Mehmet Shehu bisedoi edhe .... me Llambi Ziēishtin .... dhe i dha porositė. ... Kadri Habiu tha qė vrasjen me helm tė sheqerosur ta bėjmė nė Vlorė, kur sekretari i Parė i Komitetit Qendror tė vinte pėr pushime .... T’i hidhnim nė kafe pilulėn me helm qė prura unė nga Parisi”.

    Edhe i pandehuri Llambi Ziēishti shpjegoi: “ ... nė gusht tė ‘81-it Mehmeti mė thirri dhe mė tha: .... Likuidimin e udhėheqėsit kryesor tė partisė ... do ta bėj unė. Pėr kėtė qėllim kam siguruar edhe mjetin, helmin me veprim tė ngadalshėm, tė cilin e solli Fiqiretja nga jashtė .... Mehmeti mė tha se rrugė tjetėr nuk ka .... Kur tė dukeshin shenjat e para tė helmimit unė do tė manipuloja analizat dhe mė pas do tė manipuloja autopsinė..... Unė duhet tė ruaja edhe analizat e manipuluara edhe kopjet e vėrteta, qė ai (Mehmet Shehu) ... do t’i pėrdorte pėr tė akuzuar kundėrshtarėt si vrasės”.

    Ndėrsa i pandehuri Nesti Nase pėr kėtė problem shpjegoi: “Mehmet Shehu mė tha .... ka ardhur koha qė ndryshimet tė bėhen me pahir, me anė tė forcės dhe pėr kėtė problem kam biseduar edhe me Feēorin edhe me Kadriun, tė cilėt janė ngarkuar se si do tė veprojnė... Ti Nesti duhet tė mendosh pėr tė vepruar menjėherė pėr tė justifikuar ndryshimet qė do tė bėhen nė udhėheqje dhe qėndrimet qė do tė mbajmė”.

    Siē u vu nė dukje pėr tė dalė nga gjendja e rėndė qė po kalonte Jugosllavia mė 16 e 17 dhjetor 1981, UDB-ja nėpėrmjet agjentėve tė saj i transmetoi Mehmet Shehut qė “Enver Hoxha tė vritej me ēdo kusht me armė zjarri, edhe nė mbledhje qoftė duke u vrarė edhe ai vetė”. Terroristi Mehmet Shehu u ndodh nė rrugėkryq: nga njėra anė Byroja Politike e Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės tė Shqipėrisė i kėrkonte llogari pėr fejesėn e djalit dhe pėr veprimet e tjera tė tij antiparti, nga ana tjetėr UDB-ja e urdhėronte pėr veprim. Pas konsultės me bashkėpunėtorėt e tij mė tė ngushtė ashtu si dikur shoku i tij Nako Spiro vendosi dhe vrau veten, qė tė shpėtonte tė kaluarėn e tij tė lavdishme”, gruan dhe fėmijėt dhe qė tė mos jepte llogari para Partisė e popullit pėr punėt e poshtra armiqėsore qė kishte bėrė tinėzisht pėr 40 vjet rresht. Por nė sajė tė vigjilencės sė saj Partia i zbuloi fijet e kėtij komploti dhe e shpartalloi atė.

    Nga gjithė zhvillimi i hetimit dhe gjykimit u vėrtetua plotėsisht se njė nga drejtimet kryesore tė kėsaj organizate kundėrrevolucionare tė drejtuar nga tradhtari Mehmet Shehu, ka qenė sabotimi i orientimeve dhe i direktivave tė Partisė dhe i gjithė veprimtarisė nė fushat e ndryshme tė zhvillimit tė jetės nė vendin tonė.

    Kėta armiq kanė pėrmbushur detyra tė posaēme pėr tė penguar e shtrembėruar zbatimin e vijės sė Partisė dhe pėr tė sabotuar ekonominė socialiste nė sektorėt qė mbulonin. Kjo veprimtari sabotuese ėshtė nė lidhje tė ndėrsjellė e koordinuar edhe nė vazhdim tė sabotimeve, qė kanė bėrė tė frymėzuar nėn drejtimin e mercenarit Mehmet Shehu, grupet e tjera antiparti, tradhtare komplotuese puēiste e sabotuese nė fusha tė ndryshme tė ndėrtimit socialist nė vendin tonė.
     
    .
13 replies since 28/1/2010, 20:53   5880 views
  Share  
.