Gjyqi i Fiqirete Shehu

Llambi Ziēishti-Nesti Nasho-Skėnder Shehu

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Skėnder Shehu: Babi mė tha tė dėrgojmė nė Suedi tė vendosėsh lidhje direkte me amerikanėt. Ai mė vuri detyrė qė tė takoja nė Suedi tė dėrguarin amerikan, i cili do mė thoshte: "Pėrshėndetje nga xhaxhi Harri" dhe ti do tė kuptosh, mė tha babai se, ai person ėshtė i dėrguar nga amerikanėt dhe do t’i pėrgjigjesh "Mirėsevjen, nipi e ka ndjerė mungesėn e tij dhe e ka marrė malli pėr tė". Nga fundi i muajit tetor 1980 ose fillimi i muajit nėntor tė po atij viti, njė ditė duke qenė nė dhomėn ku studioja, mė erdhi njė person i panjohur, tė cilin e kisha parė atė ditė nėpėr korridoret e godinės. Pasi hyri nė dhomėn time, mė pyeti: “Ti je Arjan Bogova?” (emri qė unė mbaja vazhdimisht nė Suedi). “Unė jam iu pėrgjigja”. Ai mė tha "ke pėrshėndetje nga xhaxha Harri". Unė iu pėrgjigja: "Mirsevjen, nipi e ka ndjerė mungesėn e tij dhe e ka marrė shumė malli. Kur kam kėmbyer kėto parrulla, agjenti ėshtė prezantuar me emrin Robert Rajs.

    Nesti Nase: Unė kam mbajtur lidhjet e Mehmetit me agjenturėn amerikane. Kur shkova nė OKB, Mehmet Shehu mė ka dhėnė mesazhe pėr miqtė e tij amerikanė, tė cilėt ua kam dorėzuar pėrfaqėsuesve tė agjenturės amerikane Jakobson e Aderson dhe kam marrė prej tyre mesazhe tė tjera. Mehmeti nėpėrmjet kėtyre mesazheve kėrkonte udhėzime e pėrkrahje. Mbaj mend qė kur Adersonit i dhashė letrėn e Mehmetit, ai pa e lexuar atė, mė dha njė pliko pėr Mehmetin. Aty unė e kuptova se ata merreshin vesh edhe nė mėnyra tė tjera.

    Skėnder Shehu: Edhe fejesėn para se tė nisesha me studime pasuniversitare nė Suedi nė korrik tė vitit ‘79, babai mė tha se atė ia kėrkonte agjentura amerikane. Amerikanėt kėrkojnė nga unė qė tė kryej veprime edhe nė drejtim tė zbutjes sė luftės sė klasave pėr tė fejuar ty me njė vajzė me pėrbėrje tė keqe. Amerikanėt mė thonė se duhet ta bėsh ti njė gjė tė tillė, qė populli tė kuptojė, se duhet ndjekur kjo vijė dhe kėshtu duhet tė vazhdojnė edhe tė tjerėt nė tė ardhmen. Ai mė tha se pėr kėtė gjė kishte caktuar Feēor Shehun qė tė gjente njė vajzė me pėrbėrje tė keqe biografike, ndėrsa nga anėt e tjera tė ishte shumė e mirė. Ai mė rekomandoi Silvėn, qė atėherė ishte nxėnėse nė gjimnazin "Sami Frashėri" dhe luante volejboll te skuadra “Dinamo”.

    Fiqirete Shehu: Mehmeti kishte njė radio qė merrej vesh me zbulimin perėndimor. E vėrteta ėshtė se nė vitin 1972, kur ai shkoi pėr vizitė mjekėsore nė Paris u takua me njė person tė agjenturės amerikane nė klinikėn, ku operohej dhe mori prej tij njė radio marrėse-dhėnėse me foni, me anėn e sė cilės Mehmeti komunikonte herė pas here me agjenturat e huaja.


    Nesti Nase: “Sovjetikėt e dinin qė Mehmet Shehu ishte agjent i hershėm. Kur kam qenė nė Moskė nė bisedat me Popiellovin, Kozllovin, Poljanskin, Andropovin e tė tjerė kam mėsuar se ata dinin dhe kishin tė dhėna qė tregonin se Mehmet Shehu ishte vėnė nė shėrbim tė zbulimeve tė huaja, se dinin hollėsira pėr tė kaluarėn e tij nė kohėn e luftės nė Spanjė, pėr kohėn qė kishte kaluar nė kampet e pėrqendrimit nė Francė dhe kohėn qė kishte qenė pėr studime ushtarake nė Itali. Ata (rusėt) kishin studiuar edhe karakterin e tij ambicioz dhe egoist, dinin dhe synimet dhe qėllimet e Mehmet Shehut kundėr Sekretarit tė Parė tė Komitetit Qendror tė Partisė. Shkurt, ata dinin ēdo gjė rreth aktivitetit tė Mehmetit, bile e dinin dhe mėnyrėn e fshehtė qė kishte ndjekur nė shpinė tė partisė. Ata i dinin tė gjitha kėto dhe pa hezituar mė shprehėn faktin, qė Mehmeti ishte dhe agjent i tyre dhe mbante lidhje tė rregullta dhe tė fshehta me ta. U ēudita me pohimet e tyre, por ndėrkohė duhet tė heshtja.
     
    .
13 replies since 28/1/2010, 20:53   5880 views
  Share  
.