Gjyqi i Fiqirete Shehu

Llambi Ziēishti-Nesti Nasho-Skėnder Shehu

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Fiqirete Shehu: “Takimi i parė agjenturor ėshtė bėrė duke shkuar nė drejtim tė parkut tė madh tė Stokholmit mė 16 ose 17 maj ‘81, s’mė kujtohet me saktėsi. Kemi qenė tė ndarė nė dy grupe, grupi shoqėrues pėrpara, ndėrsa Gani Kodra, unė dhe djali im, Skėnderi mė pas.

    Midis dy grupeve u krijua njė distancė. Aty pranė ndodhej personi i agjenturės amerikane. Unė shpejtova hapat dhe bėra takimin agjenturor. Mora porosinė pėr tė vepruar mė aktivisht Mehmeti. Pėr kėtė ēėshtje Gani Kodra ishte nė dijeni, se e kish vėnė nė dijeni Skėnderi, sikurse dhe e dėgjoi Skėnderin kur mė tha ky ėshtė personi qė duhet tė takosh.

    Edhe nė rastin e dytė, kur u bė takimi i dytė agjenturor me tė njėjtin person tė agjenturės amerikane nė Goteborg nė hotel “Europa”, Gani Kodra ka qenė i vėnė nė dijeni nga Skėnderi dhe ka bėrė roje te ashensori, ndėrsa djali im bėnte roje nė korridor.
    Gjithēka pėr tė mos rėnė nė sy. Takimi im agjenturor qe fare i shkurtėr, disa minutash. Mesazhi i tij kishte tė bėnte me pėrshpejtimin e aktivitetit pėr eliminimin fizik tė Enver Hoxhės. Jo rastėsisht Mehmet Shehu kishte zgjedhur pikėrisht Gani Kodrėn, njėrin ndėr mė besnikėt e tij, tė cilin e dėrgoi me djalin nė Suedi, si shoqėrues nė njė kohė kur Skėnderin e pati tėrhequr nė punėt e fėlliqura tė tij si ndėrlidhės me agjenturat e huaja”.

    Skėnder Shehu: “Goditjen pėr fejesėn me Silva Turdiun, im at Mehmeti, e parandiente se do tė ishte e rėndė dhe dėrrmuese. Njė ditė mė thirri dhe mė tha se qė tė dalim nga kjo situatė ku jemi futur(ėshtė fjala pėr fejesėn time) mua mė duhet tė rakordoj me Kadri Hazbiun mendimet dhe veprimet qė duhet tė bėjmė mė tej.

    Unė do t’u kėrkoj amerikanėve qė tė krijojnė njė situatė kėrcėnuese nėpėrmjet incidenteve nė ujėrat tona me nėndetėset luftarake, tė cilat duhet tė futen nė territorin shqiptar. Me propozimin e Kadriut qė ėshtė ministėr i Mbrojtjes, unė duhet tė marr nė dorė drejtimin e veprimeve ushtarake dhe kėshtu puna e fejesės del nė plan tė dytė.

    Do tė jetė njė gjendje e nderė qė do tė tėrheq vėmendjen dhe pėr pak kohė do harrohet fejesa. Prandaj, tha babai, ti Skėnder duhet tė nisesh patjetėr nė Suedi tė takohesh me agjenturėn amerikane e t’u japėsh kėto kėrkesat e mija, tė cilat mendoj se do na nxjerrin nga situata ku ndodhemi”.

    Edited by tiranaforum - 30/1/2010, 00:16
     
    .
13 replies since 28/1/2010, 20:53   5880 views
  Share  
.