Gjyqi i Fiqirete Shehu

Llambi Ziēishti-Nesti Nasho-Skėnder Shehu

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Pretenca e mbajtur nė gjyqin e Fiqirete Shehut, Llambi Ziēishtit, Nesti Nases e Skėnder Shehut nė gushtin e vitit ‘83 nga prokurori i Pėrgjithshėm Rrapi Mino, ėshtė pėrgatitur nga Hekuran Isai! Plot 75 faqe tė akuzės tė ruajtura nė dosjen e Fiqirete Shehut, mbajnė nėnshkrimin e ministrit tė Brendshėm. Mė shumė se kaq, e gjithė lėnda qė konsumohet nė tė, i referohet procesit hetimor qė pėrsėri ėshtė drejtuar nga Hekuran Isai, njeriu qė u vu nė krye tė policisė sekrete, si i besuari i Enver Hoxhės pas vetėvrasjes sė Mehmet Shehut. Ish-kreu i Sigurimit tė Shtetit qė mesa duket ka poseduar pushtet tė jashtėzakonshėm, pasi ka hetuar nė mėnyrėn e tij me grupin e ekspertėve tė besuar, i ka ēuar gjykatės jo vetėm “provat” e veprimtarisė tradhtare e agjenturore tė bashkėpunėtorėve tė Mehmet Shehut, por edhe verdiktin pėrfundimtar pėr dėnimin e tyre. Nė rastin konkret trupi gjykues, e ca mė tepėr kreu i akuzės Rrapi Mino, ka bėrė gjėnė mė tė lehtė duke ligjėruar nė sallėn e gjyqit atė ēfarė i ka servirur kreu i policisė sekrete, duke ruajtur madje edhe dialektin e tij.

    Aktakuzė Kundėr tė pandehurve:

    Fiqirete Shehu, Llambi Ziēishti, Nesti Nase e Skėnder Shehu


    Akuzohen se janė vėnė nė shėrbim tė agjenturave tė huaja tė spiunazhit dhe kanė vepruar nė njė grup armiqėsor, tė kryesuar nga poliagjenti, puēisti e terroristi Mehmet Shehu pėr tė komplotuar kundėr Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė, pėr tė pėrmbysur pushtetin popullor dhe pėr tė vendosur nė vend tė tij njė regjim kapitalisto-revizionist, shtypės e shfrytėzues pėr popullin.

    Pėr arritjen e qėllimeve tė tyre komplotiste kėta armiq kanė vepruar si pjesėtarė aktivė tė njė organizate kundėrrevolucionare, tė krijuar nga Mehmet Shehu, kanė kryer veprime pėrgatitore pėr eliminimin fizik tė Sekretarit tė Parė tė KQ, kanė sabotuar vijėn politike tė partisė dhe ekonominė socialiste, kanė zhvilluar agjitacion e propagandė pėr dobėsimin dhe minimin e shtetit tė diktaturės sė proletariatit nė Shqipėri...

    Veprimtaria e tyre nė shėrbim tė agjenturave tė huaja ėshtė e hershme dhe e organizuar. Njė nga agjencitė mė aktive tė spiunazhit, qė ka vepruar qysh herėt kundėr popullit tonė ėshtė agjentura amerikane. Misionarė tė ndryshėm tė saj, tė maskuar me petkun e diplomatit, tregtarit, mėsuesit, mbledhėsit tė folklorit e tė tjerė, nisėn tė thurin rrjetin e tyre tė spiunazhit qysh nė vitet ‘30.

    Pikėrisht nė vitet ‘30 kuadri i njohur i zbulimit amerikan, ish-drejtori i shkollės teknike nė Tiranė Harry Fulc, rekrutoi ndėr tė tjerė, Mehmet Shehun, tė cilin e pėrgatitėn me synim qė t’u shėrbente interesave tė imperializmit amerikan nė Shqipėri. Pėr ta bėrė tė aftė pėr kėtė qėllim dhe pėr t’i rritur kredinė politike e pėr t’i krijuar mundėsitė, qė tė depėrtonte nė lėvizjen revolucionare, Mehmet Shehun e dėrguan pėr studime ushtarake nė Itali dhe mė pas nė luftėn e Spanjės si “luftėtar antifashist”.

    Mė pas nė vitin 1942 e dėrguan nė Shqipėri, ku kishte marrė hov lufta nacionalēlirimtare. Pikėrisht nė kėtė periudhė armiqtė imperialistė e borgjezia reaksionare thurte plane tė errėta kundėr Shqipėrisė, synonte tė sabotonte luftėn pėr ēlirim dhe sidomos tė mos lejonte qė populli tė vinte nė fuqi. Nė krye tė kėtyre pėrpjekjeve reaksionare ishin anglo-amerikanėt, por bashkė me ta ishin dhe vepronin edhe zbuluesit jugosllavė qė ishin kamufluar nė “shok” e “miq”.

    Zbuluesit jugosllavė nėn pretekstin gjoja tė forcimit tė bashkėpunimit nė luftė kundėr fashizmit, punuan sistematikisht pėr tė minuar dhe sabotuar luftėn nacionalēlirimtare nė Shqipėri. Pėr kėtė, pėrveē mjeteve tė tjera, pėrdorėn gjerėsisht punėn agjenturore.
    Emisari titist Dushan Mugosha me pseudonimin “ēalamani”, nisi studimin e elementėve mė tė pėrshtatshėm pėr t’i vėnė nė shėrbim tė zbulimit jugosllav. Gjatė kohės sė qėndrimit tė tij nė Shqipėri “ēalamani” rekrutoi edhe Mehmet Shehun e tė tjerė tė shitur, ndėr tė cilėt edhe tė pandehurėn Fiqirete Sanxhaktarin (Shehu), tė cilės i dha pseudonimin “Fisari”. Me rekomandimin e tij, e pandehura u lidh nė martesė me Mehmet Shehun.

    Nėpėrmjet kėtyre agjentėve dhe tė tjerė si kėta, revizionistėt jugosllavė janė pėrpjekur tė devijojnė luftėn tonė nacionalēlirimtare dhe tė krijojnė kushtet qė Shqipėria tė ishte gjithnjė njė vend i varur nga Jugosllavia, vasal i saj. Pėr kėtė qėllim ata organizuan dhe nxitėn prapaskenėn e njohur tė Beratit, nė nėntor tė vitit ‘44, ku goditėn Partinė Komuniste Shqiptare, vijėn e saj Marksiste-leniniste dhe veēanėrisht Sekretarin e Pėrgjithshėm tė saj shokun Enver Hoxha.

    Jugosllavėt donin ta nėnshtronin PKSH-nė dhe tė lidhnin pas vetes Shqipėrinė e re qė do tė dilte fitimtare. Por ata dėshtuan nė planet e tyre djallėzore nė saj tė vigjilencės sė partisė e tė luftės sė vendosur e tė guximshme tė udhėheqėsit tė saj shokut Enver Hoxha.
    Nė radhėn e agjentėve titistė, qė vepronin nė konspiracion e prapa shpinės sė Partisė, rol nga mė tė urryerit kanė luajtur spiunėt e vėnė nė shėrbim tė zbulimit jugosllav Mehmet Shehu, Fiqirete Shehu, Kadri Hazbiu, Liri Gega e tjerė.

    Ata kanė pėrdorur terrorin dhe kanė mbajtur qėndrime sektare, me qėllim qė tė diskreditonin forcat partizane dhe PKSH, qė ta shkėpusnin kėtė nga populli, tė minonin kėshtu Luftėn Nacionalēlirimtare dhe t’u jepnin armė emisarėve tė Titos pėr tė akuzuar e goditur partinė dhe sekretarin e saj tė pėrgjithshėm. Duke vepruar si agjent i shumė zbulimeve, Mehmet Shehu vuri nė rrezik Shtabin e Pėrgjithshėm gjatė operacionit gjerman tė dimrit tė viti ‘43-‘44, ai sipas detyrės sė vėnė nga anglo-amerikanėt u pėrpoq tė pengonte zbatimin e urdhrit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm pėr kalimin e Divizionit tė Parė nė Veri dhe pasi u detyrua tė vepronte bėri pėrpjekje tė shumta pėr tė penguar asgjėsimin e plotė tė ushtrisė gjermane nė Tiranė, si dhe tė bandave tradhtare tė Abaz Kupit me shokė.

    Mehmet Shehu si mercenar i anglo-amerikanėve ka vepruar me synim qė nė Shqipėri pas luftės tė vendosej regjimi borgjez, ku pėrsėri nė krye tė vendit tė ishin bejlerėt e ēifligarėt, por tė maskuar si liberalė e demokratė. Pėr kėtė dėshmon programi i shkruar me dorė nga Mehmet Shehu nė vjeshtė tė vitit ‘42 dhe qė iu gjet nė kasafortėn e tij pas vetėvrasjes. Ky program qė i ishte servirur nga padronėt e vet anglo-amerikanė, ėshtė pėrqafuar qysh gjatė luftės dhe nga armiqtė Kadri Hazbiu e Fiqirete Shehu e tė tjerė. Tė gjithė sė bashku, nė mėnyrė tė organizuar dhe nė konspiracion tė plotė, tė drejtuar nga zbulimet anglo-amerikane dhe ato jugosllave, punuan pėr vėnien e tij nė jetė nė Shqipėri...

    Zbuluesit jugosllavė qė vepruan nė Shqipėri menjėherė pas ēlirimit, punuan nė mėnyrė tė fshehtė pėr tė gllabėruar atdheun tonė. Duke ndjekur rrugėn e paraardhėsve tė tyre, tė dėrguarit e Titos nė kėto vite i vazhduan pėrpjekjet antimarksiste e antishqiptare, duke pėrdorur dhe duke ndėrsyer nė sulm agjentėt e miqtė e tyre tė vjetėr Koēi Xoxe, Pandi Kristo, Nako Spiro, Sejfulla Malishova e tė tjerė.

    E gjithė veprimtaria e tyre nė kėtė periudhė synonte likuidimin e Partisė dhe tė udhėheqjes sė saj tė shėndoshė, marrjen e pushtetit nga ana e tyre dhe aneksimin e Shqipėrisė Jugosllavisė titiste si republikė e saj e shtatė. Ata dėshtuan nė tė gjitha pėrpjekjet e tyre djallėzore. Pas demaskimit tė revizionistėve jugosllavė nė vitin ‘48, zbulimet e huaja e intensifikuan luftėn e tyre ndaj vendit tonė, duke pėrdorur forma nga mė tė ndryshmet dhe kryesisht organizimin e banditizmit etj. Nė luftėn me kėtė banditizėm tė agjenturave tė huaja ranė mėse 700 dėshmorė.
     
    .
13 replies since 28/1/2010, 20:53   5880 views
  Share  
.