Gjyqi i Fiqirete Shehu

Llambi Ziēishti-Nesti Nasho-Skėnder Shehu

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    Fiqirete Shehu image

    Lindur nė 17 nėntor tė vitit 1919, gruaja e ish-Kryeministrit komunist shqiptar Mehmet Shehu.
    Anėtare e Komitetit Qendror tė Partisė qė nga prilli i vitit 1952, ish-drejtoreshė e Shkollės sė Lartė tė Partisė “V.I. Lenin” nė Tiranė.

    Tė pathėnat pėr dėnimin e gruas sė kryeministrit

    Njė video misterioze, qė u shpėrnda pak ditė para se tė bėhej gjyqi i Fiqirete Shehut. E pėrgatitur me dėshmitė e saj nga njerėzit e policisė sekrete, bėri xhiron e tėrė qyteteve dhe qendrave tė rėndėsishme urbane tė vendit.
    E veja e kryeministrit tė vetėvrarė nė rrethana tė dyshimta, pohonte me gojėn e saj tėrė misterin e ngjarjes sė bujshme. Tė gjithė ata qė e njihnin habiteshin me dėshminė e Fiqirete Shehut, bashkėshortes sė Mehmet Shehut.
    Nė videon fantazmė ajo rrėfente me bindje, komplote pas komplotesh tė llogaritura nga bashkėshorti i saj dhe tė tjerė, vetėm qė tė hiqnin qafe Enver Hoxhėn. Pas dėshmive tė saj kupola mendonte se do tė mbylleshin tė gjitha dyshimet pėr vetėvrasjen e kryeministrit.
    Po shpejt njerėzit do fillonin tė vinin nė diskutim deklaratat e saj, duke menduar se ajo po pėrsėrite ēfarė i diktonin. Ndėrkohė, lindėn hipotezat e para sipas tė cilave Fiqiretja bėnte gjithēka vetėm me qėllim qė tė shpėtonte pjesėn tjetėr tė familjes, fėmijėt.

    Gjithēka do tė startonte nė zhegun e vapės sė 15 gushtit ‘83 dhe do tė mbyllej pas njė jave.

    I vlerėsuar zyrtarisht i hapur, gjyqi i Fiqirete Shehut, gruas sė ish-kryeministrit komunist, do tė zhvillohej tėrėsisht nė masa tė rrepta sigurie nė praninė e njė auditori tė pėrzgjedhur, ku pėrveē krerėve tė sigurimit dhe liderėve partiakė, askush tjetėr nuk do tė lejohej pėr tė kapėrcyer pragun e sallės sė Gjykatės sė Lartė, ku e pandehura “VIP” pėrballej me krerėt e drejtėsisė komuniste. Kryqėzimi i Fiqirete Shehut dhe disa ish-liderėve politikė tė kohės nė gushtin e vitit ’83, ka qenė njė nga proceset mė tė bujshme tė periudhės komuniste nė Shqipėri.

    Me procesverbalin voluminoz tė procesit gjyqėsor nė ngarkim tė Fiqirete Shehut, Llambi Ziēishtit, Nesti Nases e Skėnder Shehut, tė akuzuar “pėr tradhti tė lartė ndaj Atdheut dhe puē ushtarak pėr pėrmbysjen e diktaturės sė proletariatit nė Shqipėri”.

    I ndėrtuar tėrėsisht nė procedura tė fshehta me 20 muaj izolim, mijėra orė hetime, 20 seanca gjyqėsore, dhjetėra ballafaqime monstruoze, procesi ėshtė mbyllur triumfalisht me dėnime nga mė tė rėndat. E vlerėsuar si e penduar, e veja e kryeministrit qė bashkėpunoi fund e krye me “drejtėsinė” pėr tė pėrligjur alibinė e radhės tė policisė sė fshehtė, do tė dėnohej me 25 vite burg.

    Po kaq do tė ishte verdikti i trupit gjykues edhe pėr Nesti Nasen, ish-ministrin e Jashtėm. Ndėrkohė qė miku i tyre, Llambi Ziēishti, ish-kreu i Shėndetėsisė, do tė dėnohej me vdekje.

    Vlerėsojnė nga afėr metamorfozėn e Fiqirete Shehut, e cila nė emėr tė bashkėpunimit me drejtėsinė u bė protagonistja kryesore e akuzės, duke penalizuar, sė pari, tė shoqin e saj Mehmet Shehun, si njė nga poliagjentėt mė tė rrezikshėm, i rekrutuar, sipas saj, qysh nė vitet ‘30...

    Dialogėt e procesit gjyqėsor sipas procesverbalit pėrkatės dhe incizimeve tė mbajtura nė sallėn e gjyqit, gjatė dėnimit tė gruas sė ish-kryeministrit.

    Edited by tiranaforum - 29/1/2010, 23:57
     
    .
13 replies since 28/1/2010, 20:53   5880 views
  Share  
.