Ata qė u futėn nė ambasadat e ‘90 kujtuam se do t’i pushkatonim

menduan se ishin pėr nė Malin me Gropa

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Ish-shefi i Shtatmadhorisė sė ’90 tregon historinė e rrallė

    “Ata qė u futėn nė ambasadat e ‘90 kujtuam se do t’i pushkatonim”
    Nė ēastin qė po i dėrgonim nė tragete menduan se ishin pėr nė Malin me Gropa



    Ajo qė po ndodhte nė Tiranė mė 2 korrik tė vitit 1990 ishte diēka e paimagjinueshme pėr tė gjithė shqiptarėt. Ata qė jetuan, por edhe ata qė ndoqėn nga ekrani i televizionit shpėrthimin me forcė tė ambasadave tė huaja, e kanė tė pamundur tė fshijnė nga kujtesa pamjet e rralla tė njė ngjarjeje tė pakonceptueshme pėr realitetin e atėhershėm.

    Grupe tė tėra njerėzish, tė pėrfshirė nga njė eufori e jashtėzakonshme, ishin drejtuar pėr nė ambasadat e vendeve perėndimore. I gjithė kryeqyteti ndodhej nėn njė kaos tė tmerrshėm dhe ajo qė po ndodhte ishte e pazakontė. Edhe pse nuk e dinin se ku do tė pėrfundonin, shqiptarėt po kapėrcenin muret e selive diplomatike nė Shqipėri me njė qėllim tė vetėm: ikjen pėr nė perėndim. Rroba qė vareshin dhe griseshin mbi kangjellat e ambasadave, njerėz qė ndihmonin njėri-tjetrin pėr tė kapėrcyer matanė, nėna qė me lot nė sy lusnin fėmijėt tė ktheheshin pas, gra qė pėrpiqeshin tė bashkoheshin me bashkėshortėt nė anėn tjetėr tė murit dhe fėmijė qė dukej sikur fluturonin mbi hekura.

    Ishin kėto pamjet e gjalla qė pėrjetoi kryeqyteti shqiptar mė 2 korrik tė vitit 1990 dhe qė televizioni i transmetoi atė ditė nė tė gjithė vendin. Njė panoramė rrėnqethėse dhe imazhe tė pazakonta pėr shoqėrinė tonė, qė pėr mė tepėr se 45 vjet kishte qenė e izoluar nė kėtė drejtim. Historia e atij qė mė pas mori emrin “eksodi i ambasadave”, nisi pikėrisht nė ambasadėn gjermane, kur njė grup njerėzish me njė makinė tė madhe goditėn murin rrethues tė ndėrtesės dhe pasi e rrėzuan depėrtuan nė territorin e brendshėm tė saj. Lajmi qė hyrja nė ambasadė ishte e lirė u pėrhap shumė shpejt nėpėr rrugėt e Tiranės dhe kjo mjaftoi qė njerėzit, sidomos tė rinjtė, tė drejtoheshin atje.

    Pas ambasadės gjermane, histori tė ngjashme pati edhe nė ambasadėn italiane, greke dhe franceze. Ishin rreth 2700 persona, burra, gra dhe fėmijė, qė pas hyrjes sė dhunshme nė ambasada, pėr mė tepėr se 2 javė jetuan nė oborret e tyre. Ndėrkohė selitė diplomatike nė Shqipėri ishin tė mbyllura dhe nuk kryenin asnjė funksion. E gjithė vėmendja e shoqėrisė dhe e shtetit shqiptar tė asaj kohe ishte pėrqendruar nė kėtė problem. Ajo qė ndodhi ishte e paimagjinueshme jo vetėm pėr qytetarėt shqiptarė, por nė radhė tė parė pėr krerėt e qeverisė, tė cilėt nuhatėn se situata po u rrėshkiste nga duart.

    Shpėrthimi i ambasadave bėri qė Evropa dhe gjithė organizatat ndėrkombėtare tė kthenin sytė nga Shqipėria, duke dėrguar nė vend pėrfaqėsues tė ndryshėm. Nė kėto kushte drejtuesit e vendit dhe Kėshilli i Mbrojtjes i drejtuar nga Komandanti i Pėrgjithshėm i Forcave tė Armatosura, Ramiz Alia, vendosėn qė pėr zgjidhjen e situatės dhe ruajtjen e rendit dhe qetėsisė nė vend tė pėrfshihej edhe ushtria.

    Halim Habazaj, ish-shef i Shtabit tė Pėrgjithshėm,(1990-1991) dhe protagonist i disa ēasteve vendimtare nė ato vite, tregon misionin qė i ngarkoi ministri i Brendshėm, Kiēo Mustaqi.

    Si vendosi qeveria pėr fatin e njerėzve qė hynė nė ambasada dhe cili ishte qėndrimi qė mbajtėn pėrfaqėsuesit e OKB-sė pėr emigrantėt? Pėrse qarkullonin fjalė qė kėta persona do tė vriteshin nė Malin me Gropa? Cila ishte arsyeja qė i trembi njerėzit nė momentin qė autokolona u ndal nė Shijak?

    Incidenti me tragetin e jugosllavėve qė kishte ardhur pėr tė marrė emigrantėt, tė cilėt do tė udhėtonin drejt Marsejės. Zoti Habazaj, nė korrikun e vitit 1990 kur nė Shqipėri ndodhi fenomeni i paimagjinueshėm, ku njerėzit shpėrthyen ambasadat dhe depėrtuan brenda tyre keni qenė nė piramidėn e ushtrisė sė atėhershme popullore si ndihmės i parė i shefit tė Shtamadhorisė dhe mė pas si shef i saj.


    Do tė ishte me interes tė dime nga ju se si kanė vijuar ato ngjarje tė befasishme dhe tė ēuditshme pėr kohėn dhe cila ka qenė veprimtaria juaj nė misionin qė iu ngarkua ushtrisė?

    Atėherė unė isha asistent i shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe komandant i Frontit Bregdetar. Ēėshtja e njerėzve qė kishin hyrė nė ambasada ishte kthyer nė problem serioz dhe nė zgjidhjen e tij u kėrkua ndihmė edhe nga ushtria. Nga ministri i Mbrojtjes sė asaj kohe, Kiēo Mustaqi, i cili kishte biseduar me Ramiz Alinė u ngarkova tė merresha me evakuimin e personave qė kishin hyrė nė ambasada. Kėtė detyrė ai ma ngarkoi gojarisht pa hartuar ndonjė, dokument zyrtar dhe urdhra tė tillė ne i merrnim shpesh.

    Si ishte klima nė Tiranė dhe si u zgjidh ēėshtja e kėtyre personave?

    Ishin bėrė mė tepėr se dy javė qė nga koha kur shumė qytetarė shqiptarė, tė cilėt kishin hyrė me forcė nė ambasadat perėndimore nė Tiranė, vazhdonin tė qėndronin nė oborret e tyre nė njė gjendje tepėr tė rėndė. Ushqimet i merrnin nga familjarėt jashtė kangjellave dhe nevojat fiziologjike i kryenin ku tė mundnin. Ishte krijuar njė situatė qė ē’tė tė them. E gjithė Tirana ishte e pėrfshirė nė njė kaos. Ambasadat ishin mbyllur dhe nuk funksiononin. Vėmendja e gjithė shtetit shqiptar ishte pėrqendruar nė atė ēka po ndodhte brenda dhe jashtė mureve tė ambasadave tė huaja. Ndėrkohė mes njerėzve qarkullonin fjalė nga mė tė ndryshmet nė lidhje me fatin e njerėzve qė kishin hyrė nė ambasada. Fjalėt mbėrrinin edhe nė veshėt tanė.

    Thuhej se tė gjithė do tė burgoseshin e madje qė do tė ēoheshin nė Malin me Gropa dhe do tė digjeshin. Por me sa duket qeveria e asaj kohe arriti tė sigurojė marrėveshjet pėr sistemin dhe dėrgimin e tė gjithė kėtyre njerėzve nė vendet e perėndimit. Rrugėt qė u gjetėn pėr zgjidhjen e kėtij problemi unė nuk i di, sepse kanė qenė nė kompetencėn e Ministrisė sė Punėve tė Jashtme. Ushtria u angazhua vetėm pėr evakuimin e tyre nga ambasadat nė Portin e Durrėsit. Siē ju thashė, unė u ngarkova pėr drejtimin e kėtij operacioni.

    Ēfarė masash morėt pėr zbatimin e detyrės qė ju ngarkuan?

    Pasi mora detyrėn, hartova njė plan pėr pėrmbushjen e saj. Situata nuk ishte aspak e qetė dhe duhej pasur kujdes nė ēdo veprim. Nė kėtė kohė, nė Shqipėri erdhėn dy pėrfaqėsues tė Kombeve tė Bashkuara pėr emigrantėt, tė cilėt do tė vėzhgonin situatėn dhe do tė ndihmonin nė zgjidhjen e problemit. Emrat nuk ua mbaj mend, por di qė njėri prej tyre ishte holandez dhe tjetri danez. Mė thanė se duhej tė takohesha me ta.
    Ministri i Jashtėm, Reis Malile, mė njoftoi me telefon se takimi me pėrfaqėsuesit e OKB-sė do tė bėhej nė Ministrinė e Jashtme. U takuam nė ministri, ata tė dy, unė dhe njė pėrkthyes.
    Pasi biseduam nė lidhje me problemin e krijuar, u thashė, se, sipas planit qė kisha hartuar, mendoja qė evakuimi tė niste rreth orės 21:00 tė mbrėmjes, pėr tė pėrfunduar nė orėt e para tė mėngjesit. “Eshtė e pamundur tė arrihet kjo”, mė tha danezi, duke pasur parasysh qė evakuimi nga Tirana dhe zbarkimi nė Portin e Durrėsit kėrkonte kohė.

    Sa ishte numri i personave qė kishin hyrė nė ambasada dhe si ishte menduar tė zgjidhej problemi i tyre?

    Nė tė gjitha ambasadat llogariteshin rreth 2700 qytetarė. Fluksi mė i madh ishte tek ambasada gjermane, ajo italiane dhe mė pak tek grekja dhe francezja. Nuk di tė them shumė pėr sistemimin e tyre nė shtetet e ndryshme, sepse kjo ishte diskutuar nga autoritet tona dhe ato tė vendeve pėrkatėse dhe se detyra ime ishte evakuimi nga ambasada nė porte.

    Pavarėsisht hezitimit tė pėrfaqėsuesit tė Kombeve tė Bashkuara, i cili gjithashtu na shoqėroi, operacioni nisi nė orėn 21:00. Nuk e mbaj mend datėn e saktė. Me 50 autobusė, qė u vunė nė autokolonė morėn emigrantėt nė tė gjitha ambasadat. Nė dorė kisha listat me emrat e tė gjithė personave dhe ngjitja nė autobusė u bė sipas emrave dhe destinacioneve pėr ku do tė niseshin.
    Ndėrkohė ishte biseduar me drejtorin e Portit tė Durrėsit dhe rruga do tė ishte e lirė nė pritje tė trageteve, qė do tė vinin posaēėrisht pėr tė marrė njerėzit. Unė isha pėrpara me makinė. Duke ditur oraret e trageteve qė ishin ca mė vonė, nė Shijak mendova tė bėnim njė ndalesė pėr t’u ēlodhur, por edhe pėr tė qenė nė port sa mė afėr orės sė trageteve, nė mėnyrė qė edhe njerėzit tė mos prisnin kot.

    Por, sapo ndaloi makina e parė dhe pas saj e gjithė autokolona, nga autobusėt nisėn fjalėt dhe tė thirrurat. Ishte ajo qė ju thashė mė lart. Njerėzit u trembėn dhe menduan se do t’i vrisnim. Kėto fjalė mė erdhėn edhe mua, ndaj menjėherė vendosa tė niseshim pėrsėri. Rruga kaloi e qetė. Shkuam nė port, qė ishte i gjithi i rrethuar me ushtarė. Aty njerėzit nisėn tė qetėsoheshin se kuptuan qė vėrtet po dėrgoheshin jashtė Shqipėrisė.

    Autobusėt e parė u futėn brenda, ndėrkohė qė vargu i autokolonės vazhdonte deri tek ura e Dajlanit. Pritėm pak sa mbėrriti trageti i parė, kur nisi tė bėhet edhe zbarkimi i njerėzve nga autobusi. Edhe sot kur i kujtoj ato ēaste ndjehem i emocionuar. Ishte vėrtet diēka e pazakontė. Ata qė iknin nxirrnin nga xhepat lekėt e gjithė ē’kishin dhe ua jepnin shoferėve. Tė tjerė uleshin dhe puthnin tokėn. Dukej se nuk po e besonin qė po largoheshin.

    Pas largimit tė tragetit tė parė, qė mori njė pjesė tė njerėzve, pritėm tė dytin e kėshtu me radhė, pėr t’i zbarkuar tė gjithė. Autobusėt ishin rreshtuar sipas destinacioneve. Pasi pėrfundoi zbarkimi i tyre qė ishin pėr Itali, filluan ata tė Gjermanisė, Greqisė dhe Francės. Kjo vendosje na e bėri edhe mė tė lehtė punėn. Nė orėn katėr tė mėngjesit kishte pėrfunduar gjithēka.

    I gjithė ky proces pėrfundoi pa incidente?

    Mund tė them qė patėm njė incident tė vogėl, por qė gjithsesi kaloi qetėsisht. Ishte trageti malazez, por me ekuipazh jugosllav qė krijoi problemin. Ky traget do tė merrte njerėzit qė ishin pėr Marsejė. Sapo u fut nė port, trageti ngriti flamurin dhe i gjithė ekuipazhi doli mbi kuvertė duke thirrur dhe bėrtitur. E kam para sysh fytyrėn e nervozuar tė pėrfaqėsuesit evropian, i cili reagoi nė moment dhe urdhėroi qė ekuipazhi tė futej menjėherė brenda. Pas kėsaj gjithēka kaloi qetėsisht. “Nesėr nuk do tė flitet pėr kėtė ēėshtje”, mė tha pėrfaqėsuesi i OKB-sė, kur u kthyem nė Tiranė nė mėngjes herėt.
    Duke parė mėnyrėn e organizmit tė punės, pasi mbaruam misionin, edhe pse nuk e dinte profesionin tim ai mė tha: “ti duhet tė jesh ushtarak”. Nuk i dhashė pėrgjigje. Ai madje mė ftoi qė tė shkoja tė punoja me tė, por unė iu pėrgjigja se atė punė e dinte qeveria ime. Atė ditė bisedova nė telefon me Ramiz Alinė, qė mė falėnderoi dhe kishte mbetur i kėnaqur nga puna qė bėmė. Mė vonė mora vesh qė pėrfaqėsuesi danez nė OKB kishte folur shumė pozitivisht pėr mua tek Ramiz Alia dhe ndoshta kjo ndikoi qė pak kohė mė pas mua tė mė emėronin shef tė Shtabit tė Pėrgjithshėm...
     
    .
0 replies since 29/1/2010, 14:29   246 views
  Share  
.