Arrestimi i Babait - Vera Bekteshi

Si na trajtonin nė internim ne, ish-bllokmenėt

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Vera Bekteshi, e bija e njė komunisti tė viteve tė para, oficer i lartė i goditur brenda grupit puēist nė ushtri, Sadik Bekteshi, rrėfen nė njė roman autobiografik ngjarjet nėn diktaturė qė ndryshuan jetėn e saj.

    Njė portret i rrallė i ēiftit Hoxha tek "Vila me dy porta", sipas dėshmive tė drejtpėrdrejta dhe pa komente tė Vera Bekteshit. Dhe njė pjesė incipit nga romani: "Arrestimi i babait"

    "Vila me dy porta" i Vera Bekteshit, qė hidhet nė qarkullim kėtė javė, pavarėsisht se ka formėn e njė romani, ėshtė bazuar nė historinė familjare tė Bekteshėve.

    Sadik Bekteshi ishte jo vetėm komunist i viteve tė para, po dhe i nomenklaturės, familja e tė cilit jetonte nė vilėn me dy porta tė Bllokut, deri nė vitin 1974, kur ai, oficer i lartė, u godit si "anėtar" i grupit puēist me nė krye Beqir Ballukun, ministėr i Mbrojtjes.

    Pesė vjet internim dhe 25 vjet burg. E bija, Vera Bekteshi, rrėfen ngjarjet pa komente, romanin e karakterizon njė frymė sinqeriteti, shtrihet tek rrėnjėt epike tė familjes, tek stėrgjyshėrit dhe gjyshėrit qė kanė dhėnė pėr kėtė vend, pėr tė ardhur tek ditėt kur fati i familjes rrokulliset.

    Duke u kthyer dhe rikthyer me kuajt e kujtesės sa nė Bllok, sa nė vendet e internimit, autorja, ndėrsa pėrshkruan vendin e udhėheqjes dhe ēiftin e udhėheqėsve, i zhduk njė hendek lexuesit, i cili do tė ekzistonte nėse tregimi do tė ishte shkruar si nga njė status politik.

    Vera ėshtė gruaja e lėnė papritur nga i burri, ėshtė nėna qė rrit vetėm fėmijėn, ėshtė bija dhe mbesa, motra dhe mikja e tė afėrmve qė ndodhen nė njė hall si ajo. Halli ishte qė jeta e saj do tė ndryshonte pėrgjithmonė, dhe kjo ndodhi me dhunė.


    Kur ėshtė shkruar ky libėr qė lexuesi do ta ketė nė duar javės qė vjen?

    Kam menduar nė vite qė unė dikur do ta shkruaj kėtė histori. Gjithė ajo dhimbje ėshtė dhe njė lloj revanshi duke u shkruar. I kam hedhur me shpejtėsi ngjarjet qė mė vinin me njė qartėsi dhe pėrpikėri tė jashtėzakonshme. Bile edhe emrat qė mendoja se i kisha tė harruar, emrat e fshatarėve qė janė bėrė 30 vjet qė nuk i takoj mė qė nga Kutallia.


    Jeta ia kalon artit. Nuk doja tė ndryshoja asgjė. Njeriu mund tė shkruajė nėse ka impresione shumė tė forta nga jeta dhe nėse ka talent. Unė kisha diēka pėr tė thėnė, veē kėsaj, m'u duk se kisha njė detyrė pėr ta bėrė.

    Detyrė ndaj vetes, familjes, po dhe ndaj shoqėrisė. Sepse nė vitet e para kur u shemb sistemi diktatorial, njerėz si puna ime, ose njerėz qė nuk ishin falsė pėr demokracinė, filluan tė shkruajnė nėpėr gazeta. Por unė nuk jam tipi i gazetės.

    "Familjet e mėdha" tė nomenklaturės dhe tė Byrosė Politike ju i shihni paralel me ngjarje, situata dhe personazhe nė nivele tė tjera tė shoqėrisė, duke e bėrė lehtėsisht tė kapėrcyeshėm hendekun politik dhe duke mos i parė gjėrat prej statusit politik.
    Nuk mė pėlqen t'i quaj "familje tė mėdha". Kėto familje janė nė sfond tė ngjarjeve. Ja, Jakova, pėr shembull. Koha e tregoi se e meritoi emrin "familje e madhe". Tuk Jakova ka qenė shok i babait dhe nė libėr ka njė episod.

    Qėndresa e familjes, e dėnuar qė nė '54-ėn, tregoi se jo rastėsisht meritonte fjalėn "e madhe". Vetė ai ka qenė njė njeri i jashtėzakonshėm, po dhe e shoqja, Mita. Tuk Jakovėn e vranė, vdiq nė WC e spitalit ku ishte operuar nga apendesiti, njė operacion banal. E bija u sėmur rėndė dhe njė djalė pas viteve '90-tė iu vra nė aksident.

    <b>Kur filluan tė rrokullisen ngjarjet pėr familjen Bekteshi, u tronditėn vlerat e jetės, thoni ju. U imunizuat?

    Njė vlerė e jetės ishte familja. Lehtėsia me tė cilėn dhėndurėt e nomenklaturės lanė si me njė komandė tė vetme vajzat e tė dėnuarve. Kjo do tė thotė se familja s'kishte qenė familje. Ėshtė shumė fyese lehtėsia me tė cilėn u bėnė kėto ndarje.

    Pastaj humbja e profesionit...

    Kisha investuar shumė nė studime. Isha pedagoge nė universitet dhe sa do filloja doktoraturėn pėr Trupin e Ngurtė, bile po merrnim mostra pėr pėrmbajtjen e siliciumit nė qymyrėt e Shqipėrisė, nė minierėn e Valiasit, kur ndodhi kjo gjė: tė japin njė kazmė dhe tė thonė shko hap "tokė tė re."

    Ēfarė raportesh u krijuan mes tė internuarve dhe atyre qė i pritėn?

    Thėnia e tim ati "populli ėshtė gjithnjė i mirė" dhe pavarėsisht kushteve ku ishim, tė survejuar, vlen.

    Shpesh mė ėshtė dukur se kėnaqėsia qė kam marrė nga humori i grave tė fshatit, me gjithė frikėn qė ato mund tė raportonin dhe me siguri raportonin po t'i shtrėngonin, se ishin tė detyruara, ka qenė shumė mė e madhe se njė mjedis pseudointelektual.

    Shakatė e vėrteta qė dilnin nga shpirti nė ato momente lodhjeje, nuk e di...Gratė e fshatit ishin tė jashtėzakonshme dhe atje kam njohur gruan shqiptare, pėr tė cilėn kam njė konsideratė veēanėrisht tė lartė.

    Ju shkruani: Punėn nė kooperativė s'e bėnin as traktorėt dhe as burrat, po qetė dhe gratė.

    Kjo ėshtė e vėrtetė. 16 vjet nė kooperativė, e kam kuptuar qė bujqėsia mbahej nga gratė dhe fshatarėt e thoshin vetė kėtė shprehje, nuk ėshtė se e nxora unė. Por, po tė shikosh dhe tani nė arat private, pėrsėri gratė - i vetmi ndryshim ėshtė qė vėnė kapele nė kokė, mbase dhe gjyslyke - janė ato qė punojnė. Burrat shihi, tė gjithė janė me bark tė madh.

    Cilat mendoni se ishin pasojat tek njerėzit e internuar, tė dėnuar...

    Kohėt e fundit, nė Amerikė ėshtė bėrė njė studim i brezit tė tretė tė Holokaustit nė popullatėn ēifute tė Amerikės, dhe ka rezultuar qė nė brezin e tretė, tashmė janė tė shkruara nė gjen traumat e gjyshėrve tė tyre dhe kjo popullatė ėshtė e prekur nga sėmundjet mendore.

    Ka tė bėjė me egėrsinė e represionit. Sa i egėr qe Holokausti e dimė tė gjithė. Por edhe represioni i diktaturės shqiptare ka qenė jashtėzakonisht i madh, i hidhur.

    Ju ēfarė vini re tek kėta njerėz?

    Njerėzit qė kanė vuajtur kalvarin e dėnimeve nuk janė pak. Ėshtė e vėrtetė qė tė gjithė tė dėnuarit qė njoh, tani qė kanė gjetur njė lloj qetėsie, shoh shenja nė pėrgjithėsi, ndaj tė cilave nuk jemi imun asnjėri. Libri, mua personalisht mė ka ndihmuar shumė, sepse nė njėfarė mėnyre e ka ekzorcizuar dhimbjen e internimit.

    Sa herė i jam rikthyer nė pjesėt qė janė tė rėnda, aq herė kam derdhur lot. Mendoj se mė ka bėrė mirė dhe mė ka ēliruar. Edhe djalit, qė i ka bėrė njė pėrkthim nė anglisht versionit tė parė.

    Titulli i romanit "Vila me dy porta", sugjeron njė periudhė tė qetė dhe deri diku tė lumtur tė jetės nė Bllok?

    Po, por ky titull ėshtė mė tepėr metaforik. Vilat e Bllokut qė ishin marrė me dhunė nga pronarėt e vėrtetė, tė gjithė njerėzit qė banonin nė to, dėboheshin me dhunė. Ti hyn nė portėn e parė i gėzuar dhe nga porta e dytė shkon nė burg ose nė internim.

    Duket si goditje e fatit...
    Po..., nganjėherė duket sikur ato vila qenė tė mallkuara ngaqė iu morėn pronarėve tė vėrtetė. Thonė tiranasit: "malli ėshtė baras me shpirtin". Ato ishin pronė e dikujt qė i kishte bėrė me djersėn e vet.

    I more kėta njerėz qė kishin kėto vila dhe jo vetėm i hoqe, po shumė prej tyre dhe i dėnove. Ka dhe nga ata qė jetuan dhe mbijetuan nė Tiranė, po gjithnjė me frikėn dhe me pronėn e marrė.

    Nė mėnyrė vetjake keni dhėnė portretin e Nexhmijes dhe tė Enver Hoxhės. Sot nė distancė, si do ta pėrkufizoje dyshen nė raport me shqiptarėt?

    Mendoja se ishte mė mirė tė jepja takimet qė kam pasur me ēiftin e udhėheqjes sė lartė. Unė jam ruajtur qė tė mos bėj komente, por tė jap vetėm ngjarje. Sot mund tė them se kombinimin e tyre mua mė dukej qė e kishte bėrė vetė djalli. Ata plotėsonin njėri-tjetrin pėr tė arritur nė njė nivel aq tė lartė tė tė keqes.

    Ajo e admironte, ai e dėgjonte dhe praktikisht, mbasi ai lajthiti, ka drejtuar ajo. Sigurisht qė ai ka drejtuar gjithmonė. Por kam menduar gjithnjė qė ata kanė qenė njė binom i pėrkryer pėr tė keqen, pėr tė pėrfaqėsuar mė tė keqen.

    Si e keni pėrjetuar ditėn kur Shqipėria nuk ishte mė njė regjim komunist.

    Kėtė gjė mbase nuk e kuptojnė njerėzit e zakonshėm: postinternimi ėshtė pothuaj aq i vėshtirė sa dhe vetė internimi. Jetuam pesė vjet nė Shkollėn e Partisė, nė kushte mė tė kėqija se ato tė internimit. Bile, redaktori Ardian Klosi, ka prerė disa pjesė, sepse iu pėrzie kur pėrshkruaja sa lloj krimbash bashkėjetonin me ne, sa lloj minjsh. Nuk ėshtė vetėm kjo anė.

    Padyshim qė unė kisha lirinė dhe ajo mė jepte forcė. Por nuk mund ta imagjinoni nė shkencė ēfarė vėshtirėsie ėshtė pėr t'u integruar. Megjithatė, bėra doktoratėn pėr rrezatimin diellor nė '97-ėn, nė moshėn 50 vjeēe.

    Kishit ndonjėherė bindjet tuaja politike?

    E them pa mburrje qė asnjėherė nuk e kam dashur komunizmin. Kjo duket e pabesueshme, por edhe Spartak Ngjela, edhe i biri i Kryeministrit, edhe Agim Myftiu, flisnim hapur. Pavarėsisht se jetoja shumė mirė, gjė qė atėherė quhej luks, kur tė tjerėt jetonin nė varfėri dhe ti shkon me pushime jashtė shtetit. Kisha shkuar 2-3 herė qysh kur kisha qenė fėmijė.

    Pėr tė kuptuar se ē'ishte ajo kohė, nevojitej jo vetėm njohja, po edhe njė ndjeshmėri e brendshme...Rexhep Qosja thotė se njeriu shtron pyetje nga dashuria ose nga dhimbja.

    Edhe unė nga dhimbja e kam shtruar pyetjen, por kisha edhe njė sensibilitet dhe prandaj mė goditėn me fletėrrufe. Konsiderohesha nė Bllok si delja e zezė. Vishesha ndryshe, liria qė kisha, nuk u nėnshtrohesha rregullave tė Bllokut.

    Keni ndonjė koment pėr qėndrimin e shqiptarėve ndaj sė kaluarės?

    Shqiptarėt kanė nevojė pėr libra tė tillė, sepse janė gjėra qė brezi i ri nuk i njeh fare. Nuk duhet tė kalohen pa u dėnuar krimet, tė ēfarėdolloj kohe.
    Kėtu njerėzit janė tė ndarė dhe ėshtė e qartė qė nuk ka pėr tė qenė e lehtė pėr t'u bėrė kjo edhe nė dhjetėvjeēarėt e ardhshėm.

    Po, po, akoma ka parti komuniste, akoma ka parti naziste, ka tė rinj naziskinė. Bota ėshtė e larmishme dhe ka vend pėr tė gjitha llojet e idolatrive. Por idolatri ka vetėm pėr Zotin. Personalisht nuk mund tė adhuroj udhėheqės, unė adhuroj shkencėtarėt dhe artistėt e mėdhenj.

    Pse ky proces ėshtė i vėshtirė?

    Indoktrinimi. Ndoshta faktori themelor ėshtė tranzicioni. Po kalojmė njė periudhė tė vėshtirė, edhe mė tė vėshtirė se nė vendet e tjera, sepse shtypja ka qenė shumė mė e madhe nė Shqipėri. Edhe mėnyra se si e riciklon media tė kaluarėn ėshtė negative.

    Zakonisht, cila ėshtė gjendja juaj shpirtėrore?

    Jam njeri optimist, po pėr njė gjė mė vjen keq: duke u moshuar i mbaj mė me zor lotėt.

    I keni vizituar vendet e internimit?

    Po, po, dhe nė Kutalli dhe nė Sheqėz, fondacioni ku punoj ka ndėrtuar rrugė shumė tė mira. Po sidomos nė Vodėz, atje ku kam ndenjur mė gjatė, 11 vjet, ėshtė bėrė njė rrugė e mrekullueshme, unazė, dhe tėrė ullinjtė qė janė prerė janė zėvendėsuar me pesėfishin, me ullinj tė rinj tė shėndetshėm. Pėrveē kėsaj, nė Kutalli po ndėrtojnė dy tre-rrugė.
     
    .
2 replies since 28/1/2010, 15:25   3232 views
  Share  
.