Arrestimi i Babait - Vera Bekteshi

Si na trajtonin nė internim ne, ish-bllokmenėt

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Si na trajtonin nė internim ne, ish-bllokmenėt


    Tashmė pėr Vera Bekteshin, qoftė jeta nė bllok, vuajtjet e internimit apo tė fillimviteve ’90, janė kujtime. Kujtime me tė cilat ėshtė shkruar libri “Vila me dy porta”.

    Si filloi libri “Vila me dy porta?

    Filloi njė natė pa drita nė vitin 2000. Kisha 10 vjet qė isha kthyer nga internimi, dhe pėr herė tė parė fillova tė hedh jetėn time nė njė bllok, nėn dritėn e njė qiriu. Shkrova derisa erdhėn dritat. Pastaj “magjia” u prish… Libri i vėrtetė filloi nė vitin 2006.

    Filloi si njė “kapriēo” momenti?

    Jo, ka qenė gjithnjė nė mendjen time. Gjithnjė kam dashur tė tregoj tė vėrtetėn time. Mė lart fola vetėm pėr momentin e fillimit tė aktit tė tė shkruarit.

    Pse kishit menduar gjithnjė pėr ta rrėfyer jetėn?

    Ishte si njė detyrė qė i pata vėnė vetes. Pėr t’i dhėnė njė dėshmi njerėzimit.

    Pse nė libėr nė mė tė shumtėn e rasteve, nė vend tė emrave tė plotė tė personazheve pėrmendni shkurtime tė emrave tė tyre?

    Sepse individi pėr mua nuk ka rėndėsi. Nuk ka rėndėsi kush, por ēfarė… Deri edhe kur ka qenė fjala pėr ata qė ishin spiunė, madje pėr ata brenda komunitetit tonė tė tė dėnuarve apo internuarve, qė na kanė spiunuar, jam kujdesur qė tė mos i ridėnoj, nėpėrmjet rrėfimit tė sė vėrtetės sime. Tek e fundit edhe vetė spiunėt kanė vuajtur. E sakaq jo tė gjithė njerėzit me dosje kanė bėrė gjėra tė dėnueshme. Mund t’ju rrėfej se kishte mes nesh spiunė qė kishin pranuar “detyrėn” e spiunit, por qė kujdeseshin tė tregonin gjėra pa vlerė, nga ato qė nuk prishnin punė.

    Pėrfytyroj qė libri juaj nuk ėshtė bazuar nė ditarė apo nė shėnime tė hedhura nė kohėn qė ka ndodhur. I keni besuar nė fakt kujtesės suaj?

    E kam shkruar edhe nė librin tim, frazėn e Saramagos: “Vetėm sytė e kujtesės mund tė jenė aq zhbirues sa ata tė fajkoit”. Dhe e kam vėrtetuar kėtė gjė. Sigurisht, pasi kam nxjerrė gjithēka nga kujtesa, (ditarė s’mund tė mbaja) kam pėrzgjedhur.
    Pėrqendroheni shumė nė jetėn brenda shtėpisė suaj. Dhe mė rezulton njė marrėdhėnie e pazakontė mes jush dhe mamasė…
    E vėrteta ėshtė se ajo ėshtė pėrpjekur gjithnjė tė na frenojė ne, fėmijėve tė saj. Edhe para edhe pas dėnimit. Pasi ne qemė natyra tė lira dhe ajo trembej. Mė kėmbėnguljen e saj pėr tė na frenuar, tek e fundit ajo na shpėtoi ne nga burgu.
    Mė dukej, tek lexoja, se shtylla e shtėpisė ishit ju, ndėrsa mė e natyrshme do tė ishte tė qe mamaja…
    Shpesh roli im bėhej i rėndėsishėm. Edhe nėse kam qenė shtylla e shtėpisė, s’kam qenė e vetme. Nė familjen time, gjithsecili kishte rolin e vet. Dhe ia dolėm tė mbijetojmė nga fakti qė gjithsecili e luante mirė rolin e vet.

    Ama, mamaja juaj mė ngjan, nga libri, gruaja delikate…

    Nė fillim po. Por, pas internimit, ajo u bė aq e fortė sa ia kėrkonin rrethanat.

    A ju ka shėrbyer mamaja juaj si model pėr rritjen e djalit tuaj?

    Pėr tė tilla gjėra s’kishim kohė tė mendonim nė internim. Nuk na linin punėt e bujqėsisė qė zgjasnin nga agimi nė perėndim. Im bir ėshtė rritur pa fėmijėri, dhe kjo ka ndikuar tek ai. Gjithsesi, udhėheqėset e mia shpirtėrore kanė qenė gjyshet e mia, nuk ka qenė ime mė.

    Dėnimi i babait ishte njė arsye qė burri juaj tė kėrkonte divorcin…

    Nuk ishte njė lidhje e vėrtetė. Jam e bindur se tė gjitha lidhjet qė u prishėn asokohe pėr shkaqe politike nuk ishin lidhje tė vėrteta. Asnjė faktor i jashtėm nuk mund ti prishė lidhjet e vėrteta.

    Viteve tė internimit, nė tė vėrtetė a iu ka munguar njė burrė? Pėrkundėr jush motra juaj zgjodhi tė martohej…

    Sė pari unė e kisha njė fėmijė qė i mungonte motrės sime dhe qė ia bėri tė domosdoshme martesėn. Nga ana tjetėr, unė nuk mund ta konceptoja qė, me njė lidhje timen, tė rrezikoja edhe mė familjen time, me tė cilėn isha aq fort e lidhur.


    …Kam kuptuar se gjėja mė e rėndėsishme nė njė martesė ėshtė tė duash familjen mė shumė se veten. Gjatė viteve tė internimit u binda mė shumė pėr kėtė. Unė nuk do tė isha ndarė me tim shoq, nėse ai do tė ishte ndodhur nė vėshtirėsitė e mia. E pėrderisa mendoj kėshtu, si mund ta kuptoj?
    <b>Por ju pranoni mungesėn e dashurisė...

    Ajo qė thashė mė lart, nuk ka tė bėjė me dashurinė, por me integritetin.

    Pse nuk u martuat pas mbarimit tė internimit?!

    Sepse kėndvėshtrimi qė kisha pėr burrat, pasojė e martesės sime me njė burrė tė padenjė, nuk ishte edhe aq i favorshėm. Mė pengonte.

    Nė libėr rrėfeni njė “sekret” tė djalit tė ish- kryeministrit Mehmet Shehu, Vladimirit, i cili kish rrėfyer: nėse mua me ndodh njė gjė e tillė, si inxhinier qė jam, e di se ēfarė do tė bėj… Dhe ajo qė ia deklaroi vite mė pas ndodhi vėrtet… Vrau veten. Sipas jush, shenjė dobėsie? Apo forcė?

    Nganjėherė, ėshtė e pamundur t’i pėrballosh disa vėshtirėsi, sidomos nėse vijnė kur je i ēmobilizuar. Unė vetė e kam provuar ndjesinė e vetėvrasjes… Isha e lodhur nga beteja e vjetėr dhe po pėrballesha me njė tė re, pas rikthimit nga internimi.

    Cilėt ishin miqtė tuaj tė kohės sė bllokut, dhe cilėt prej tyre rigjetėt kur u kthyet?

    Mendoj se nuk kam humbur asnjė mik tė vėrtetė. Ata qė i kisha, i rigjeta, mes tė cilėve, Spartak Ngjela apo Fatos Klosi…

    Ky libėr ishte njė deponim dhe aq?

    Sido qoftė ky libėr, them se do tė ketė tė tjerė. Kam ende subjekte tė pakonsumuara. Mendoj se do tė shkruaj tregime bazuar nė to...

    ...Njė organizatė rinie shumė luftarake e Fakultetit tė Inxhinierisė, papritur e pa kujtuar pėr mua, por jo pėr udhėheqjen e rinisė sė fakultetit, dhe pėr disa mė lart, vari njė fletėrrufe nė hollin e madh tė katit tė dytė, pikėrisht nė vendin tonė tė zbavitjes. Kritikohej paraqitja ime e jashtme qė ishte nė kundėrshtim tė plotė me situatėn revolucionare qė po pėrjetonte rinia shqiptare e pėrfshirė nė aksione tė fuqishme ndėrtuese dhe qytetėruese kudo nėpėr atdhe.
    Shokėt e mi tė kursit u pėrgjigjėn menjėherė duke mohuar akuzėn dhe duke quajtur tendencioze pėrmbajtjen e saj… Kjo mua ma pėrkėdheli kaq shumė sedrėn sa vendosa tė mos pėrgjigjem vetė. Tė dyja qėndrimet, i imi dhe i shokėve treguan se si peshkopė tė vėrtetė ishim shumė larg realitetit tė kohės... As nuk e merrnim me mend sa do tė zgjaste kjo fushatė dhe sa e egėr do tė ishte.

    …Udhėheqėsit e rinisė sė dy fakulteteve nxisnin organizatat e rinisė respektive tė vazhdonin kritikat nė adresė tė paraqitjes sime shumė perėndimore. Filluan tė merrnin pjesė edhe organizata nga klasa punėtore e kryeqytetit. Akoma mė kujtohen disa prej tyre: “Vera nuk i mban pėr thjeshtėsi flokėt e lidhur bisht nga mbrapa. Ajo ėshtė frymėzuar nga modeli i kardinalėve katolikė tė Romės, pasi koka me bishtin e flokėve formojnė formėn e kryqit me fjongon e zezė qė ajo pėrdor”, shkruante njė mendje mprehtė.

    Njė tjetėr, madje ish petroninse, e pėrfundonte kėshtu kritikėn: “Lenini i madh ka thėnė: thjeshtėsia nė veshje ėshtė njė anė e mėnyrės proletare tė jetės”.
    Tė dyja i referoheshin thjeshtėsisė. Njėra kritikonte pėr simbolizėm pėrmes thjeshtėsisė sė sofistikuar, tjetra kritikonte pėr mungesė thjeshtėsie... Pas 5 muajsh u var lajmėrimi pėr njė takim shumė tė rėndėsishėm me Ramiz Alinė. Takimi u mbajt nė sallėn 401, qė ishte mė e mbushur se kurrė. Nuk guxoja tė mos shkoja...

    Ramiz Alia foli me elokuencėn e zakonshme pėr ēėshtjet e revolucionarizimit dhe pėrfundoi takimin me njė frazė qė dukej stereotip, por qė pėr mua ishte lehtėsim i madh:

    ... Mendoj se tashmė diskutimet e kanė arritur qėllimin e tyre edukues...
    Nė atė valė histerie u dogjėn shumė minifunde vajzash dhe u qethėn shumė baseta djemsh. U dhanė urdhra tė prera qė nga bllokimi i librave dekadentė nėpėr biblioteka, deri te vendosja e berberit nė Rinas...

    .....Njė ditė tė ftohtė dimri, pas njė krize nė veshka, brigadieri i brigadės sė fushės, mė dėrgoi tė ktheja misėr... sė bashku me Rufaninė, qė kishte nja dy ditė nė atė punė dhe qė e quante si monopolin e saj.
    U ula mbi njė libėr kapaktrashė, qė tė mos ftohesha nga toka e lagur. Kėtė libėr e merrja me vete gjithnjė, kur kishim punė ulur, nė farishten e duhanit...

    Papritur dėgjoj zėrin e saj tė ējerrė tė dilte nga njė fytyrė e irnosur, mbėshtjellė me shaminė e saj edhe mė tė irnosur nga ku dilnin shtėllunga flokėsh gri si tela, mishėrim i gjallė i personazhit frikėsues tė pėrrallave, tė cilit s’i mungonte dhėmbi i vetėm por fshesa fluturuese.

    -Pale, merr edhe plaēkė me vete pėr tė mos u ftohur zonja (Rufania quante plaēkė librin) dhe vjen e mė merr mua bukėn e kalamaqėve. Kėta janė armiqtė e popullitėėėė, ballistatėėėė, tė arratsisuritėėėė, kurvatėėėė, qė iu marrin mendjen brigadierėvetėėėėė- dhe ulėrinte sa kishte nė kokė duke treguar me gisht.

    Tashmė isha mėsuar tė mos reagoja, aq mė tepėr nė rastet e kėtij lloji, sepse e dija qė kjo qe rruga mė e lehtė.

    Punoja me Nailen nė skuadrėn e farishtes, qė quhej punė e privilegjuar pėr gratė me barrė, pėr tė moshuarat ose tė sėmurat. Nailja, ashtu si Vika, kishte privilegjin tė quhej e bukur, bile do tė quhej tamam e bukur, sikur tė mos ishte sykaltėr, gjė kjo jo aq e pėlqyer nė fshat. Pra Nailja ishte ēuditėrisht e shėndetshme, megjithė 6 fėmijėt qė kishte lindur e rritur, bile kishte edhe nipėr, por kur ishte fjala pėr shėndetin e saj, nuk bėnte asnjė lėshim.

    -Dėgjo Hava, i tha mamasė. Verės i kanė mbetur vetėm dhėmbėt. Do ta shpėtosh vajzėn nga dobėsia, sa pula ke- vazhdoi ajo- zgjidh me tė majmen, piqe nė saē dhe vėrja vajzės pėrpara tė tėrėn!
    -Si tė tėrėn, pa i ndarė as Arturit e as djemve qė lodhen aq shumė, njė krah?!
    -Tė gjithė tė them. Unė pėr vete kėshtu e kam kėtė shėndet. Kur sėmurem, s’dua njeri tė mė vardiset. I ēoj tė gjithė nė punė dhe pasi ikin, kap pulėn matkė tė qymezit, i pres kokėn, e qėroj pa e pėrvėluar, se s’pret puna, dhe pasi e pjek nė saē, e vė pėrpara dhe tėk e tėk, pasi e mbaroj tė tėrėn dhe i bėj kockat kapule, lėshoj njė gromėsime tė madhe, dhe atėherė them se sėmundja ma mori tė keqen.

    Tė nesėrmen e rrėmbimit tė Zanės me Ferdiun, njė i dėrguar nga Ministria e Brendshme me emrin Nazmi, na mblodhi nė dhomėn e sekretarit tė partisė sė fshatit, Veiz Patrikut, nė praninė e tė gjithė autoriteteve tė vendit dhe tė dy familjeve tė tė “rrėmbyerve”, duke pėrfshirė edhe ata vetė.
    Kėsaj radhe nuk ishte vetėm mamaja qė duhej mbėshtetur, por edhe babai, po ta prisje s’nxirrte pikė gjaku. Djemtė ishin tėrbuar, kurse Arturin e lamė nė shtėpi qė tė mos tronditej.

    -Ti Sadik Bekteshi e quan pėr ofezė tė madhe qė jot bijė tė rrėmbehet me njė fshatar?- shoku Nazmi theksoi fjalėn rrėmbim.
    -Ne tė gjithė kemi ardhur dikur nga fshati. Ajo qė na rėndon ne si familje ėshtė se na erdhi krejt papritur dhe kjo pėr tė dy palėt.
    -Ti armik i popullit, shiko familjen tėnde se ne kurrė nuk do tė pranojmė qė djali ynė tė marrė grua vajzėn tėnde, - u hodh pėrpjetė i ati i Fedriut, meqė ia pėrmendi tė dy palėt.
    -Dinit gjė mė parė ju tė familjes sė djalit? - pyeti i dėrguari i ministrisė.
    -Dinjim, por kujtonim se e kishte vetėm pėr qejf, - tha plaku inatēor...
    -Ne nuk mendonim kurrė se do e merrte pėr grua, ia mori mendjen e bija e armikut, janė me shkollė ata, kurse ky i imi vetėm ka vetėm 7 klasė me shkelma,- vazhdoi edhe mė thellė ai...

    Sytė tanė lėshuan shkėndija zemėrimi, por babai u bėri me shenjė djemve qė tė pėrmbanin veten gjė qė, shoku Nazmi e kapi dhe ndėrhyri:

    -Mbaje gjuhėn se je burrė plak dhe s’tė kanė lezet kėto llafe vagabondėsh!
    -Nuk ma mori mendjen, por e desha vetė dhe e bėra unė rrėmbimin! – u pėrgjigj Ferdiu.
    -Dhe po deshėt, pas triskave tė frontit merrmani dhe pasaportėn!-iu drejtua ai nė delir tė dėrguarit tė ministrisė.
    -Kujt i bėn shantazh ti, a e di me kė po flet, e di se tė bėj tė kafshosh gjuhėn pėr kėto fjalė?
    Ferdiu u step, por akoma nuk e merrte me mend se s’e kish tė lehtė tė pėrballej me ata, nė strofkėn e tė cilėve kish shkuar vetė pėr t’u dorėzuar.

    Nė vitet qė do tė vinin, si i ri dhe fare i papėrgatitur, ai do tė thyhej shpesh, duke lėnduar pėr vite, jo vetėm Zanėn, por tė gjithė ne, pėrfshirė edhe tim bir qė po rritej...
    .....

    Ėshtė edhe njė personazh tjetėr, gjithaq i veēantė dhe i pazakontė pėr kohėn, Burka, tė cilit ia kuptuam identitetin menjėherė qė nė natėn e parė, kur prisnim nė rresht para zyrės sė Kėshillit pėr tė vėnė firmėn pėr mbėrritjen tonė, nė vendin e ri tė izolimit, firmė qė vihej ēdo ditė dy herė dhe nė raste tė jashtėzakonshme, e tri herė nė ditė.... Ai kaloi aty pari si kot, duke lėshuar njė mėrmėrimė qė pak a shumė donte tė thoshte:
    Sa djem tė pashėm na paskan ardhur nė Vodėz!
    Ky Burka kishte 4 fėmijė dhe njė grua qė nuk kishte si bėhej mė e shkathėt, por ja qė e kishte zakon tu blinte sefte djemve tė rinj tė fshatit nga njė paketė duhani partizan, derisa mė pas ata vetė e tregonin si mesele gallate historinė e kėsaj pakete.
    Por tė gjithė kėto ishin llafe nė krahasim me historinė e gjatė qė pati me karrocierin bandill tė fshatit qė shpėtoi nga kthetrat e Burkės, nė momentin qė ndėrroi destinacionin e karrocės, dmth, nė vend qė tė ngarkonte bukė nė furrėn e fshatit ku punonte, Burka filloi tė ēojė jonxhė nė stallėn e lopėve. Atje nė stallė, pasi shkarkoi dengun e parė me jonxhė, pėrfundoi nė krahėt e fortė tė sylarushes mė tė zjarrtė qė mė kanė zėnė sytė... Kjo grua, mė tė cilėn punoja herė pas here ishte pakrahasueshme me asnjė tjetėr pėr pastėrtinė dhe zhdėrvjelltėsinė e lėvizjeve, si dhe mėnyrėn e tė folurit pėrherė me buzė tė hapura, gjithnjė gati pėr tė lėshuar britmat e saj tė gėzuara.

    Kishte njė lloj posti nė organizatėn e partisė dhe pėr kėtė arsye sytė i ktheheshin nga tė arta, nė tė gjelbėr tė fortė, kur dikush merrte guximin nė ankohej pėr mungesat apo vėshtirėsitė e pafundme qė hasnim nė ēdo hap... Partia jo vetėm i kishte besuar sekretet e organizatės (qė nė fakt i dinim tė gjithė qė tė nesėrmen, duke pėrfshirė edhe ne armiqtė) por i kishte siguruar edhe lirinė e daljes netėve pėr mbledhje, duke i dhėnė mundėsinė qė tė takonte bandillin e saj.

    lufta e klasave

    Njė ditė erdhėn pėr kontroll nga Tirana, nga Ministria e Arsimit.
    Ajo shoqja e ministrisė qė erdhi pėr kontroll, pa mbarėvajtjen nė klasat e kopshtit tė fshatit dhe papritmas dalloi Arturin qė rrinte si i trembur dhe i fshehur pas dikujt. Ajo dalloi kėpucėt blu italiane dhe veshjen qė s’para gjendej nė tregjet tona tė asaj kohe, por qė im bir i kish tė blera nga i ati, diplomat, dhe pyeti pėr pėrkatėsinė e tij.

    -Ėshtė nipi i armikut tė popullit, Sadik Bekteshi,- iu pėrgjigj me shumė vigjilencė Llazi, pėrgjegjėsi i Vatrės sė Kulturės sė kooperativės.

    Pastaj e dėrguara e ministrisė i kėrkoi Llazit t’i bėnte njė foto me fėmijėt e kopshtit tė Kutallisė dhe Llazi, pėrsėri shumė vigjilent, e mori pėrkrahu Arturin pėr ta veēuar nga grupi.
    Unė fare rastėsisht po kaloja andej pėr nė stallėn e duhanit, kur dėgjoj tė qarėn e dhimbshme me zė tė ulėt tė tim biri, qė rrinte nė qoshe tė gardhit i veēuar.
    Kur mora vesh se pėrse behej fjalė, harrova atė porosinė e profesor Pilikės pėr t’u sjellė si 60- vjeēare dhe pa mė tė voglin hezitim iu vėrsula Llazit:

    -Po ti mor pėrgjegjės i vatrės, tek njė 3-vjeēar e gjen tė bėsh luftėn e klasave?

    Llazi u befasua aq shumė, sa fytyra tejet e kuqe edhe nė situata normale, iu mavijos deri nė rrėzė tė veshėve.

    Qė nė atė moment ia shpalla hapur armiqėsinė atij surratkuqi, por edhe ai nuk do tė linte rast pa ma kthyer.
     
    .
2 replies since 28/1/2010, 15:25   3232 views
  Share  
.