Arrestimi i Babait - Vera Bekteshi

Si na trajtonin nė internim ne, ish-bllokmenėt

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Sadik Bekteshi ishte njė nga tė rrėzuarit e radhės nga froni. Ish- gjeneral leitnadi, dhe ish- drejtori i Institutit tė Studimeve Ushtarake, mes pozicioneve tė tilla paraardhėse, u internua nė vitin 1974, nė kuadrin e tė ashtuquajturės “fshesa e hekurt... Sigurisht me tė do tė internohej edhe familja, pėrfshirė kėtu edhe vajzėn e madhe, Vera Bekteshin, e cila pėsoi menjėherė pas internimit tė tė atit, divorcin nga i shoqi dhe babai i djalit tė saj. Kėsisoj asaj s’i mbeti tjetėr veē tė ngarkonte nė dy kamionė “zis”, mobiliet e shtėpisė dhe veshjet, tė merrte djalin dy- vjeēar nė krahė dhe tė nisej drejt njė destini tė paparashikuar. Internimi do tė zgjaste 16 vjet. Ēdo 5 vjet, Bekteshėt ridėnoheshin. Por kalvari do tė vazhdonte edhe pas vitit 1990. Tashmė pėr Vera Bekteshin, qoftė jeta nė bllok, vuajtjet e internimit apo tė fillimviteve ’90, janė kujtime.

    Arrestimi i babait

    Me ngjarjen qė ndodhi nė dhjetor 1981, vrasjen apo vetėvrasjen e kryeministrit, u ēorientuan tė gjitha palėt, shėrbėtorėt e pushtetit, gjė qė dukej nga paradat e tyre pėr demonstrim force, populli punėtor qė po humbte pikat mė tė rėndėsishme tė referimit, por edhe ne qė na demonstrohej forca, pasi pas ēdo tėrmeti nė pushtet tė parėt qė do pėsonin raprezalje ishin tė dėnuarit.


    Kėshtu ne e prisnim arrestimin e babait, qė kishte mbetur jashtė burgut bashkė me disa gjeneralė tė tjerė, dhe me veshėt katėrsh prisnim lajm pėr ndonjė arrestim nė radhėt e llojit tonė. Nuk arritėm tė merrnim asnjė lajm, pasi aksioni pėr arrestimin e gjithė tė mbeturve 'jashtė' qė mund tė rrezikonin pėrmbysjen e pushtetit, u bė nė fshehtėsi tė plotė brenda sė njėjtės natė.

    Ishte ora 9 e njė darke tė ngrohtė shtatori, nata nė tė cilėn nė apartamentin tonė nė Vodėz hynė njė taborr njerėzish pėr tė arrestuar tim atė.

    U krijua njė situatė e rėndė, siē mund tė ndodhė nė ēdo arrest nė orėt e vona tė darkės, por edhe nėse ky arrest ndodh herėt nė mėngjes duhet tė jetė e njėjta gjė. Vetė arresti ka tmerrin brenda sado i pėrgatitur tė jesh.

    Neli, vėllai i vogėl, nuk mundi tė pėrmbahej, filloi tė bėjė fjalė me pjestarėt e taborrit qė hynė dhunshėm. Guxi, vėllai i madh me mamanė e mbanin prej krahėsh dhe e qetėsonin me fjalė tė pėshpėritura nė vesh. Hetuesi Bumēi duke e pritur kėtė reagim, bėnte sikur nuk shihte deri nė njė moment qė iu duk se duhej tė ndėrhynte dhe pa mėdyshje iu drejtua:


    Nė rast se na pengoni mbarėvajtjen e punės, do t'ju arrestojmė edhe ju!


    Termin 'mbarėvajtje e punės' e pėrdori me shumė xhentilesė.
    Zana, motra, qė mori vesh lajmin, zbriti sakaq dhe po sakaq humbi ndjenjat. Pas nja dy vitesh qetėsie, po i pėrsėritej neuroza nė zemėr. Hetuesi thirri Filen doktorin e fshatit qė ishte qė mė parė nė gatishmėri. Ai i bėri Zanės njė analginė, nė s'gaboj nė bark, por ajo nuk u pėrmend aspak.

    Nė situatėn e krijuar kisha frikėn se fėmijėve mund t'u ndodhte gjė. Nuk kisha studiuar asnjė rresht psikologjije tė mirėfilltė, por sytė e tim biri qė mė shihnin tė tmerruar flisnin shumė mė tepėr se ēdo libėr.

    Nėn ndikimin e filmave televizivė pėr mesjetėn Arturi kishte bėrė nja dhjetė copė tė formave dhe madhėsive tė ndryshme me teneqenė qė e merrte nga punishtja e Sutes dhe qė i mataronte nė punishten e tij.

    Kushedi si iu dukėn atė mbrėmje shtatori taborri i burrave qė ia behu brenda me tėrsėllėmė pėr tė marrė gjyshin. Edhe ata ishin tė armatosur, sadoqė jo me shpata druri si tė tijat por me revolverė dhe automatikė tė vėrtetė.

    Pėrveē burave qė vinin nga Tirana dhe Dega e Beratit, turmės iu bashkua edhe paria e fshatit, me fytyra veēanėrisht tė vrerosura, pėrveē kryetarit tė kooperativės, qė me sa dukej nuk futej nė postet e rėndėsisė sė veēantė.

    Meqė cilėsia mė e ēmuar e sekretarit tė Partisė sė kooperativės, si e ēdo sekretari tė kėtij lloji, duhej tė ishte vigjilenca, ose e thėnė shqip, syēeltėsia, sekretari ynė pati rastin dhe fatin e madh ta demonstronte.

    Sapo vuri kėmbėn nė apartamentin tonė, nė korridor, dalloi mbi lavatriēen, qė prej vitesh shėrbente nė fshat si objekt zbukurimi, serinė e shpatave tė punuara prej Arturit.


    - Shoku hetues, vini re sa shumė kryqe ndodhen nė kėtė familje, ndėrkohė qė Partia ka ndaluar pėrdorimin e simboleve fetare (ai duhej tė thoshte, ndėrkohė qė simbolet fetare janė tė jashtėligjshme, por pėr hir tė sė vėrtetės, kėtu ai u tregua krejt i saktė).


    - Pėr ē'kryqe e keni fjalėn shoku sekretar, - ndėrhyri po aq syēelėt ime mė, - ne nuk jemi as ish tė krishterė, ē'punė kemi me kryqet. Kėto qė shihni janė shpatat qė Arturi i ka punuar, ngaqė sheh filmat pėr mesjetėn nė televizor.


    - Mos prekni asnjė objekt, - urdhėroi hetues Bumēi, qė gjatė gjithė asaj nate kontrolli demonstroi sė paku profesionalizėm, por sekretari syēelėt nuk mund tė rrinte duarkryq, kėshtu qė vazhdoi rikonjicionin.


    Ai hyri nė banjė, ku ne mbanim pėrveē tė tjerash edhe qypin me ullinj (jo pėr tė realizuar ndonjė ekosistem tė mbyllur, por sepse s'kishim vend tjetėr), mirėpo hetuesi ndėrhyri pėrsėri qė paria tė mos bėnte kontroll pa praninė e tij, pasi mund tė kompromentoheshin provat.

    Mund tė ndodhte qė nga dėshira e madhe pėr tė ndihmuar organet e drejtėsisė, ata tė tregoheshin aq tė zellshėm sa tė hidhnin drejt e nė qypin e ullinjve ndonjė objekt qė s'kishte qenė aty mė parė (si revoler p.sh. ose radiotransmetues), gjė qė mund tė kompromentonte keqas provat e drejtėsisė.

    U kujtova se me ardhjen e Zanės poshtė, Besi e bija kishte mbetur vetėm nė kat tė dytė. Kėrkova leje nga hetuesi pėr tė dalė nga apartamenti i rrethuar. Ai bėri njė pėrjashtim pėr kushtet e krijuara, dhe me vrap, pasi tėrhoqa tim bir prej dore, nuk harrova tė lija pėr babanė kanotjeren qė duhej tė vishte, para se ta merrnin me vete.

    Qe vapė dhe ai ishte nė fill tė njė kėmishe tė hollė. E dija po aq mirė se ai do qėndronte gjatė nė qeli, para se tė dilte nė gjyq, ku do tė tė dėnohej dhe do tė shkonte nė burg, ku mund ta takonim dhe t'i jepnim rrobat e dimrit.

    Babait ia ndaluan takimin me familjen nė burgun e Burrelit, ku e ēuan tė vuante dėnimin, pėr arsye tė qėndrimit tė tij 'tė keq' gjatė gjykimit. Ai nuk e pranoi akuzėn dhe kjo nė socializėm shpesh pėrbėnte njė faj mė tė rėndė se ai pėr tė cilin ishe akuzuar.

    Ai na shkruante nga burgu se ishte i qetė qė mė nė fund kishte mundur tė shprehte nė gjyq atė qė s'kishte bėrė gjatė plenumit tė 16 tė Partisė, tė aksh kongresi tė saj, nė dhjetor tė vitit 1974.

    Nuk pati frikė nga censura e letrave, se ne fėmijėt mund tė kishim pasoja nga aprovimi i kėtij qėndrimi, nuk pati frikė, sepse duke jetuar me ne nė internim, ai u bė dėshmitar i kalitjes sonė. Mė nė fund ai e kishte zhbėrė atė plenum, tė paktėn brenda vetes dhe familjes sė tij.

    E dija se kjo do tė ndodhte njė ditė, pasi ai e kishte peng atė plenum, dhe nė daē besoni, ai mezi priste qė ta arrestonin. Kėtė e dija prej tij me kohė, por e kuptova qė ishte fare e vėrtetė gjatė arrestit, e sidomos, nė mėnyrėn se si ngriti kokėn kur na pa pėr herė tė fundit, mua dhe Arturin, kur britėm.

    Kjo ndodhi nė momentin kur u rrėzua, ngaqė nuk hipte dot nė makinė sepse i kishte duart tė lidhura nga pas. Ne ishim tė vetmit nga familja qė e pamė kėtė skenė, pasi ishim lart nė kat tė dytė, nė ballkonin e Zanės dhe po e prisnim aty pėr ta parė pėr herė tė fundit, kur ta futnin nė Gazin 69sh, qė priste nė krye tė rrugicės.

    Pastaj do ta ndieja nga ēdo letėr qė na shkruante nga burgu i Burrelit ku u dėnua me 25 vjet heqje lirie, plus 5 vjet tė tjera internim pas burgut, a thua se njerėzit bėheshin jetėgjatė pas dėnimit nė kėtė burg famėkeq.

    Tri ditė pas arrestit tė babait ne u mbyllėm brenda, pa dalė as pėr tė blerė bukė. Jo vetėm qė nuk na hahej (asnjėherė nuk do hanim pėr tri ditė vetėm njė bukė rrumbullake 40-lekshe), por nuk mund tė duronim fjalėt qė filluan tė qarkullojnė nė fshat se nė kopshtin qė kishim para shtėpisė u gjet njė radio transmetuese me tė cilėn babai lidhej me kryeministrin shqiptar me ndihmėn e Guxit.


    E si mund ta justifikonin ndryshe njė arrest pėr njė vepėr "tė kryer" gjatė viteve tė internimit dhe nė izolim total?

    Sė paku nė fshat, duhej tė sajohej njė shpifje e madhe qė tė mund tė besohej mė lehtė. Por ne e pėrjetuam shumė rėndė ngjarjen, megjithėse ishim tė pėrgatitur qė mė parė.
    Jemi ēuditėrisht tė prirur pėr tė mos e besuar tė keqen qė po na troket nė derė, deri sa ajo futet e na rrėmben gjithė gjėrat tona mė tė shtrenjta.

    Ky arrest na e pėrforcoi dyshimin se ata mund tė vinin kur tė donin dhe tė merrnin kė tė donin, pėr ēfarėdo lloj arsye apo mungese tė saj.
    Ditėn e katėrt dolėm nė punė dhe qe hera e parė qė na lanė tė rrinim kaq gjatė pa na kėrkuar. Kur brigadieri mė pyeti nėse ishte e vėrtetė ajo puna e radios transmetuese, unė iu pėrgjigja:


    - Po tė ishte atėherė pse nuk e arrestuan edhe Guxin?


    - Po mund ta arrestojnė mė vonė!


    - Po, po ama pėr ndonjė gjė tjetėr, jo pėr radion, sepse ligji ekzistues nuk njeh krimin si prapaveprim, dhe tek ne ligjet zbatohen me korrektėsinė mė tė madhe se kudo, apo jo?


    Nga burgu babai na shkruante aq sa i lejohej dmth. dy letra nė muaj. Shpesh ai i pėrfundonte ato me vargjet e Luigj Gurakuqit qė i kishte shumė pėr zemėr:
    Nė koh t'vshtira nuk vjen me u ligshtue
    Lum kush asht burrė e s'din me u frigue!

    Ēdo letre tė tij zakonisht i pėrgjigjej vetėm ime mė, ne tė katėrt vetėm me raste. Nuk e kuptova kurrė pse e kisha aq vėshtirė t'i shkruaja shpesh, ndoshta se s'kisha ēfarė tė shkruaja pėr gjėra qė mund ta kėnaqnin.

    Tė shumtėn e kohės i tregoja pėr Arturin, se si mėsonte, sepse pėr gjė tjetėr nuk mund tė mburresha, po ashtu i pėrmendja librat qė kishim lexuar, po rrallė, sepse censura apo autocensura e korrespondencės mė bėnte tė ndihesha keq dhe mė frenonte.

    Tani ishim ne grupi qė e kujton tė ikurin, pra babanė, shumė mė pak se i ikuri grupin. Pa dashur tė gjithė ne biem nė kėtė rreth vicioz tė sjelljeve nė shoqėrinė tonė, duke iu bėrė tė tjerėve atė qė kurrė s'do donim tė na e bėnin ata.

    Njė letėr e tij do tė ishte veēanėrisht e hidhur, aq e hidhur sa qė e ndjeva sapo qė postierja e fshatit ma la nė dorė. Nuk e hapa rrugės pėr nė shtėpi, por nė momentin qė po i afrohesha mamasė nė kuzhinė, fillova tė dridhem me letrėn nė dorė dhe mamasė qė s'po m'i ndante sytė, i thashė se kjo letėr sillte njė lajm tė keq. Qe e vėrtetė, letra fillonte me rreshtin, "me hidhėrim tė thellė ju njoftoj vdekjen e Lalit tonė tė dashur nė burgun e Qafė Barit".

    Pastaj nė mėnyrė tė hapur, babai aludonte se ai nuk kishte vdekur nga njė atak nė zemėr, i fortė dhe krejtėsisht i shėndetshėm si pilot qė kishte qenė, por e kishin vrarė nė revoltėn e burgut tė Qafė Barit, ku ai vuante dėnimin pėr dy akuza.

    Akuza e parė ishte armėmbajtje pa leje (ai ishte oficer i lartė dhe qe normale qė tė kishte armė), dhe e dyta pėr agjitacion e propagandė (meqė kishte shprehur mendimin qė nė vend tė bunkerėve tė ndėrtoheshin apartamente).

    Ne kishim vite qė merrnim vetėm lajme tė kėqija, shumė tė kėqija, qė i mblidheshin njėri-tjetrit duke na e rėnduar gjendjen, por ky i fundit nuk ishte i keq, ishte pak tė thuhej i keq, ai ishte i hidhur e i zi.

    Shumė shpejt morėm vesh, nė rrugėt e tėrthorta nga kalojnė lajmet e hidhura, se kushėriri ynė i parė, djali i hallės, Sandėr Sokoli, iu kishte mbetur nė dorė atyre qė shkuan pėr tė shuar revoltėn nė burgun e Qafė Barit dhe qė e godisnin atė nė kolonėn vertebrale me shqelma, tė mbathur me ēizme me thumba hekuri, pėr arsyen e vetme sepse ai kėrkonte tė drejtat e mohuara qė ia siguronte vetė ligji i kohės.

    Kjo ndodhi nė mars tė vitit 1985 njė muaj para se Udhėheqėsit qė frymėzonte mizorira tė tilla t'i dilte fryma nga njė lėngatė e gjatė dhe e ngadalshme, e cila sė fundmi i hoqi edhe trurin, duke e kthyer nė njė dordolec qė luante kukamfshehti me ushtarėt qė bėnin rojen e turnit nė hyrje tė sė shumėruajturės vilės Belotti, ku Ai banonte.

    Vera Bekteshi image
     
    .
2 replies since 28/1/2010, 15:25   3232 views
  Share  
.