Pjetėr Arbnori

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    Pjetėr Arbnori image

    Lindi mė 18 janar 1935 nė Durrės, dhe vdiq mė 8 korrik 2006 Napoli, Itali, ishte njė shkrimtar dhe politikan shqiptar.

    Nė vitin 1958 filloi Pjetėr Arbnori tė punojė si mėsues, por nė vitin 1954 u lirua nga puna pėr shkaqe politike. Mė pas punoi pėr disa vjetė si punonjės nė fusha. Mė vonė iu lejua tė studioi me korenspondecė Fakultein Filologjik nė Universitetin e Tiranės, tė cilin e kreu nė vitin 1960. Po nė vitin 1960 Pjetėr Abnori i ra nė sy Sigurimit. Nė vitin 1961 u dėnua me vdekje, pėr pėrpjekjen e themilimit tė njė grupi Socialdemokarat. Dėnimi u shėndrrua mė vonė nė burgim tė gjatė. Arbnori i kaloi 28 vjetė nė burgun e Burrelit. Aty nė kushtet mė tė vėshtira shkroi njė pjesė tė madhe tė veprės letrare tė tij.

    Nė gusht tė vitit 1989 u lirua nga burgu. Nė janar tė 1990 mori pjesė nė Shkodėr nė demostrata kundėr pushtetit komunist. Po nė tė njėjtin vit ishte bashkthemelues i Partisė Demokratike. Prej vitit 1991 deri mė 2001 i takonte parlamentit shqiptar, tė cilin edhe udhėhoqi prej vitit 1992 deri mė vitin 1997.

    Pjetėr Arbnori vdiq nga vuajtjet e zemrės, pėr shkat tė tė cilave kishte shkuar nė kurė nė Itali. Ai ishte i martuar dhe kishte 2 fėmijė.
     
    .
  2. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Kur trashėgohet burgu i pėrkthimit

    Pjetėr Arbnori

    Nė mbrėmje, kur ktheheshim nė dhomė pėr tė fjetur, shokėt na mblidheshin rrotull pėr tė pyetur pėr materialet e reja qė na kishin sjellė. Megjithėse na kishin urdhėruar prerė qė tė mos flisnim asgjė, unė nuk rrija dot pa u shpjeguar shokėve tė ngushtė, faktet e panjohura. Po "fjala ka kėmbė", gojė mė gojė, vesh mė vesh, rrethi zgjerohej.

    Qeveritarėt e kishin bėrė llogarinė qartė: "qytetarėt e lirė" e kishin pagesėn mė tė lartė se tė burgosurit. Ne na paguanin dhjetė lekė tė vjetra nė ditė, pra, rreth dy kg sheqer nė muaj; na jepnin 2.70 ditė pune zbritje dėnimi nė muaj, pra njė muaj zbritje dėnimi nė vit. Shto pastaj qė, ēdo material qė pėrkthehej nė burg, mbetej i fshehtė nga tė lirėt, tė cilėt nuk duhet tė merrnin vesh asgjė. Ne na llogarisnin tė vdekur dhe nė fakt, shumica prej nesh, ose nuk dolėn tė gjallė, ose edhe kur dilnin, ishin gojėmbyllur. Urdhri ishte qė t'i daktilografonim nė dy kopje, mbasi materialet tona i lexonin vetėm disa anėtarė tė Byrosė Politike, ose disa kapo tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme.

    Nuk vonoi gjatė dhe shokėt mė lajmėruan se, nė komandė, kishin thirrur Jorgo Zengon, spiun i njohur dhe imoral ne nam, i cili, mė vonė dėshmoi pėr mua dhe u bė njė nga shkaktarėt qė mė dėnoi pėr tė dytėn herė, duke mė shtuar edhe dhjetė vjet tė tjera burg. Sado qė nuk i kisha treguar gjė drejtpėrdrejt atij qė mė paditi, se u isha shpjeguar shokėve tė vėrtetat e Luftės sė Dytė Botėrore, sakrifikimin e Shqipėrisė nė konferencėn e Teheranit e Jaltės, sakrifikimin e Shqipėrisė nga Stalini, nė favor tė Titos e Jugosllavisė, gjėra qė na i kishin fshehur nė shkollė. Tė nesėrmen mė thirrėn kryetari i degės dhe operativi, mė kėrcėnuan, mohova, mė detyruan tė qėndroja nė birucė dhe nuk mė nxorėn pėr tė marrė kontakt me shokėt, derisa pėrfundova sė pėrkthyeri librin e fundit. Pastaj mė hoqėn pėrfundimisht nga pėrkthimet.

    Pas tre-katėr vjetėsh, si tė mos kishte ndodhur gjė, mė thirri zv/ministri i Punėve tė Brendshme, Ilir Mustafaraj, i cili mė solli pėrsėri njė grumbull librash, edhe mė interesante. Shquhej nė to: Uilliam Shiret. "Ngritja dhe Rėnia e Rajhut tė Tretė", i ndarė nė pesė libra, ose nė dy vėllime tė mėdha. Ishte njė libėr historik, diplomatik, dokumentar ushtarak, sociologjik. E kam lexuar e pėrkthyer me dashuri tė madhe dhe prej tij, kam kuptuar idenė e Nehruit qė thotė "nazizmi dhe komunizmi janė vėllezėr". Libri tjetėr voluminoz ishte shkruar nga njė grup profesorėsh tė Universitetit tė Ēikagos. "Ekonomia Politike", "Ekonomia Amerikane" dhe "Ekonomia Botėrore". Mė sollėn pastaj "Pėrmbledhjen e legjislacionit tė Burgjeve", "Konventėn ndėrkombėtare pėr ekstradimin", "Skuadrat e Shpėtimit" dhe "Problemet e Terrorizmit".

    Meqė numri i tė burgosurve nė Burrel ra disi, pėr shkak se pleqtė u transferuan nė kampin e Sarandės (Shėn Vasi), mua mė transferuan nė njė dhomė boshe, tanimė me dėrrasa, me tavolinė karrike, makinė shkrimi, me gjysmė fuēie-sovė dhe shpesh herė pa kyē(kur qėllonte roja zemėrmirė ose dembel, kėshtu qė mund tė dilja nė banjė sa herė tė dėshiroja, pa pasur nevojė t'i bie derės. Me kėtė rast, mund tė shkoja me shumė kujdes edhe me shumė guxim te sportelet e birucave tė izolimit dhe t'i fusja ca rriska bukė tė thata Uran Kostrecit qė, tė shumtėn e muajve tė ftohtė, e gjeje tė dėnuar nė birucė. Qėllonte ndonjėherė qė i ēoja Demir Pojanit nė mes tė dimrit, njė bukėfike qė ma sillte nėna nė takim dhe e porosisja qė ta hante menjėherė, qė tė mos zbulohej prova materiale. Jo rrallė, ndonjė shoku tė zhveshur i kam futur nė sportel njė palė ēorape tė leshta ose ndonjė zhele qė do tė thoshte ta shpėtoje nga tė ftohtėt e tmerrshėm tė Burrelit. Sa herė e takoj Kostrecin nė Nju York dhe Pojanin nė Elbasan bisedojmė pėr bukėt e thata qė duheshin kapėrdirė me ngut dhe pėr bukėfiken e madhe qė duhej zhdukur pėr pesė minuta, sepse po tė vinte kapterr Mustafė Lika e t'i gjente, do tė kishin telashe edhe ata qė i hanin fshehtas, edhe ai qė i furnizonte fshehtas. I pėrmend kėto episode, por nuk duhet harruar shkėmbimi i fshehtė i shkrimeve me Bedri Spahiun nė izolim, me Idriz Zeqirin, shqiptar nga Kosova, me Jovica Crvenkon, komunist dhe partizan i 1941, nė Mal tė Zi, qė mbeti burgjeve gjithė jetėn, qoftė nė fashizėm, qoftė nė komunizėm. Megjithėse kemi temė pėrkthimesh, duhet ta kujtoj me mirėnjohje edhe Nikollė Frrokun, qė mė hidhte njė qese me 100 gramė sheqer nga oborri, nė dritaren e birucės sime dhe, kur kishte sukses, thėrriste "Lezha" zero-"Shkodra" njė. Kur nuk kishte sukses e qėlluara, thėrriste "Lezha" autogol-"Shkodra" zero. Duhej rrezikuar edhe mė tepėr kur qesja e qepur, mbushur me sheqer, duhej kapur pėrsėri nga zona e ndaluar ku kishte mbetur.

    Mund tė them se periudha e pėrkthimeve, e cila ka zgjatur pak vite, ka qenė sa e mundimshme, aq edhe e dobishme, sepse na e vinte mendjen gjithmonė nė lėvizje, na zgjeronte sferėn e dijes, na pasuronte fjalorin dhe na jepte mundėsinė tė kishim zakonisht, njė shoqėri tė zgjedhur.
     
    .
1 replies since 30/1/2010, 18:43   87 views
  Share  
.