Ramiz Alia - Histori

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    Ramiz Alia lindi mė 18 tetor 1925 nė Shkodėr. Ai u diplomua nė shkollėn e Partisė nė Moskė (1954). Alia ėshtė njė nga figurat mė tė rėndėsishme tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, i cili udhėhoqi Shqipėrinė mes viteve 1984 – 1990. Gjatė kėsaj periudhe Ramiz Alia ka kryer detyra tė larta nė drejtim tė PPSH-sė, rrjedhimisht edhe tė shtetit shqiptar.

    Detyrat mė tė rėndėsishme kanė qenė: Sekretar i Parė i KQBRPSH (1949-1955), Minister i Arsimit dhe Kulturės (1955-1958), anėtar i Byrosė Politike dhe Sekretar i KQ PPSH-sė pėr ideologjinė (1961-1985), deputet, Kryetar i Presidiumit tė Kuvendit Popullor (1982-1990), Sekretar i Parė i KQ tė PPSH-sė (1985-1991) dhe kryetar i Kėshillit Presidencial (1991).

    Pas zgjedhjeve tė para shumėpartiake nė Shqipėri tė zhvilluara mė 31 mars 1991, parlamenti i ri pluralist i dominuar nga deputetėt e PPSH-sė, mė 30 prill 1991 me propozim tė PPSH-sė e zgjodhi Ramiz Alinė, President tė Republikės. Pas zgjedhjeve tė parakohshme parlamentare tė 22 marsit 1992 ku fitoi koalicioni i opozitės i udhėhequr nga Partia Demokratike, mė 3 prill 1992 Alia dha dorėheqje nga posti i Presidentit.

    image
     
    .
  2. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Intervista e ABC e ish-presidentit Ramiz Alia

    Nė njė rrėfim tė gjatė dhėnė revistės sė re “ABC”, ish-presidenti Ramiz Alia tregon jetėn e tij dhe raportet konfidenciale nė kupolėn e shtetit komunist. Flet pėr herė tė parė pėr pėrplasjet nė Komitetin Qendror dhe se ēfarė ndodhi pak minuta pas vdekjes sė ish-kryeministrit tė hekurt

    Cilat kanė qenė etapat e formimit tuaj intelektual, duke nisur qė prej periudhės sė gjimnazit, kohė pėr tė cilėn keni kujtime tė mira. Cilėt kanė qenė idhujt shpirtėrorė, filozofikė e letrarė tė asaj kohe, raportet me shokėt e gjimnazit. A ka ndėr ta personazhe qė u bėnė figura tė njohura dhe veēanėrisht raportet me Todi Lubonjėn, i cili edhe sot mbetet njė prej miqve tuaj?

    R. Alia: Kam lindur nė Shkodėr, ku kam bėrė dy klasė tė shkollės fillore. Mė pas, familja u vendos nė Tiranė, ku vazhdova edhe shkollėn. Pasi mbarova filloren nė “Shkollėn e Kuqe”, u regjistrova nė gjimnazin e Tiranės. Nė atė kohė, gjimnazi i kryeqytetit ishte njė prej shkollave mė tė mira tė vendit dhe mos harroni se ishin vetėm gjimnazi i Shkodrės, Liceu i Korēės, Normalja e Elbasanit dhe gjimnazi i Tiranės. Kėto ishin shkollat e mesme tė plota, pėrveē Teknikes nė Tiranė. Dua tė them qė gjimnazi i Tiranės ishte njė institucion, ku jepnin mėsim, mėsues e pedagogė mjaft tė ditur. Unė kam pasur mėsues shumė tė mirė si Vangjel Gjikondi, Minella Karajani, Sotir Angjeli, Vasil Andoni, Mihal Zallari, Vedat Kokona, Nonda Bulka, etj. Drejtor i shkollės ishte Safet Butka. Kur u krijua Universiteti i Tiranės, shumica prej tyre u bėnė pedagogė themelues tė atij universiteti. Jeta nė gjimnaz ishte e veēantė: nė atė kohė lexonim shumė, si tė rinj qė ishim, dhe nė atė ambjent u formuam nė tė gjitha kuptimet. Nė vitin 1939, nė kohėn e pushtimit, unė ndiqja gjimnazin dhe ishte pikėrisht ky moment qė shėnoi pėr tė rinjtė e shkollave formimin e ndjenjės antifashiste. Pas vitit 1941, vit i krijimit tė Partisė Komuniste, kur lėvizja antifashiste pėrfshiu tė gjithė rininė shkollore, unė kam hyrė nė Organizatėn e Rinisė Komuniste. E thashė kėtė, pasi kjo shėnon edhe pėrfshirjen nė jetėn politike. Kjo kohė pėrcakton edhe shokėt e ngushtė, me tė cilėt diskutonim pėr ēėshtje tė ndryshme tė fushave tė ndryshme. Kam pasur shumė shokė, njė pjesė e tė cilėve janė vrarė, si shoku im i ngushtė Manush Alimani, Siri Kodra, Zeqi Agolli, etj. Diskutonim pėr politikė, por edhe pėr kulturėn nė pėrgjithėsi. Lexonin letėrsi, kryesisht italiane, por edhe amerikane si Shtajnbekun, Mark Tueinin, Danten, etj.

    A kishte ndonjė afeksion tė rinisė shqiptare pėr Danten, pėr poetėt e tjerė popullorė, pėr Italinė? Po i referohemi njė periudhe tė depėrtimit kulturor italian….

    R. Alia: Sigurisht, ka patur. Por lexoheshin edhe shumė tė tjerė. Lexonim nė atė kohė edhe filozofi si Shopenhauerin, Niēen, etj., sepse ishte kuriozitet i madh. Marksin nuk e njihnim mirė. Njihnim vetėm disa teza themelore tė tij. Pėrmendėt Todi Lubonjėn. Ėshtė personazh qė kam qenė gjithė jetėn i lidhur, prej rinisė deri mė sot. Todi ka qenė mė lart nė vite shkolle se unė. Kemi qenė shokė fėmijėrie e shtėpitė i kemi pasur afėr nė Tiranė. Edhe pas ēlirimit, kemi punuar nė sektorė qė na lidhte puna, si nė sektorin e rinisė, tė kulturės, etj. Nuk ėshtė e nevojshme tė futemi nė historinė e Todit.

    A keni ndjerė keqardhje pėr fatin e Todit dhe ēfarė keni bėrė ju pėr ta ndryshuar atė fat?

    R. Alia: Ajo qė ndodhi me Todin, e kam thėnė gjithnjė, duke u nisur nga vija e partisė nė atė kohė, u konsiderua gabim. Edhe unė vetė kam qenė i mendimit se atje (nė Festivalin e 11) kishte ekzagjerime, gjithnjė sipas vijės politike tė kohės. Pėr kėtė e kam kritikuar personalisht Todin, qė nė mbrėmjen e festivalit. Por, ashtu si rrodhėn ngjarjet, sidomos burgosjen e Todit, e kam vuajtur personalisht, si pėr njė shok tė ngushtė timin. Por, ėshtė e kuptueshme, nė atė kohė, mė shumė se tė shprehja dhimbjen, nuk mund tė bėja asgjė.

    Por, kur u bėtė Sekretar i Parė dhe President i Shqipėrisė, ju i kishit tė gjitha mundėsitė ama?

    R. Alia: Po. Mund tė thonė se pėrse nuk bėra gjė pėr Todin. Por nuk ishte problemi i vetėm Todi. Problemi ishte se nė atė kohė duhej rishikuar ēėshtja e dhjetėra e dhjetėra kuadrove tė partisė, tė cilėt ishin dėnuar. Pra, t’i hyje njė rishikimi tė tillė, do tė ishte tepėr e vėshtirė pėr mua. Do tė konsiderohej si njė shkėputje nga rruga e Enver Hoxhės, si njė shkėputje nga e gjithė veprimtaria e partisė deri nė atė kohė, njė rishikim, njė revizionim i plotė i vijės sė partisė, gjė qė nuk bėhej dot.

    <i>Ēėshtja e Mehmet Shehut vazhdon edhe sot tė zėrė faqet e shtypit. Keni ndonjė refleksion tė tanishėm tė nxitur nga ky shtyp? Ē’mund tė thoni rreth tij si figurė politike e intelektuale? Cili ka qenė raporti juaj me tė?


    R. Alia: Pėrsa i pėrket Mehmet Shehut, ēėshtja themelore pėr tė cilėn shkruajnė autorė tė ndryshėm sot, ėshtė: Vrau veten apo e vranė? Unė do tė them nė mėnyrė kategorike se Mehmet Shehu e vrau veten dhe prova pėr kėtė ėshtė, jo ku u gjet e jo ku nuk u gjet koburja, por letra e shkruar prej tij. Nė atė letėr, e shkruar nga dora e tij, thuhet qė ai po vret veten, jep rekomandimet, etj., etj.


    Nė ato rekomandime, ai ju pėrmend edhe juve….


    R. Alia: Nė atė letėr mė pėrmend edhe mua, nė kuptimin qė i thotė Enver Hoxhės “ruaju nga njerėzit qė ke pėrreth”, e pėrmend Kadri Hazbiun qė e quan “Jago”, pėrmend emrin tim dhe tė Foto Ēamit. Por kryesisht, emrin tim, qė mė cilėson si “Hrushov”, etj. Kėto ishin mendime qė kishte Mehmeti.

    Pse e kishte kėtė mendim Mehmeti pėr ju?


    R. Alia: Para se tė them se pėrse e kishte kėtė mendim, doja tė tregoja raportet e mia me Mehmet Shehun, ose mė mirė, mendimin tim pėr Mehmetin. Ai ka qenė njė kuadėr e udhėheqės i talentuar i vendit tonė. Ai ka qenė i ditur, njeri qė lexonte, i mprehtė nga pikėpamja politike, ishte shumė punėtor e aktiv. Nuk kishte lėnė zonė tė Shqipėrisė qė Mehmeti nuk e kishte shkelur me kėmbė, si i thonė fjalės. Nga kjo pikėpamje, ai ishte padiskutim njė prej kuadrove kryesorė tė partisė.


    Kishte divergjenca me ju, qė e bėnin atė tė arrinte nė konkluzione tė tilla?


    R. Alia: Jo divergjenca. Ai nuk pajtohej, ose e shihte me sy sektar qėndrimin tim, qė ishte relativisht i butė. Nuk kam qenė i egėr me njerėzit qė punoja, me sektorėt qė kontrolloja, etj. Pėr shembull, ndodhi ajo qė ndodhi me grupin ku ishte edhe Todi Lubonja, qė ishte sektori qė drejtoja unė. Mehmeti u ngrit nė Pleniumin e Komitetit Qėndror e tha qė pėrgjegjės ėshtė Ramizi, domethėnė donte, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, qė tė mė implikonte edhe mua nė atė problem.


    Pra, atėherė, raportet tuaja ishin tė ftohta?

    R. Alia: Tė ftohta nuk kanė qenė asnjėherė, por unė do tė thoja korrekte. Marrėdhėniet e mia me Hysni Kapon, kanė qenė shumė mė tė afėrta se sa me Mehmetin.


    Qėndrimi i Mehmetit nė letrėn e fundit para vdekjes, ka pasur si pikėnisje qėndrimin tuaj kritik ndaj tij nė mbledhjen e Byrosė?


    R. Alia: Jo, nuk e besoj. Qėndrimi im ka qenė i matur. Unė nuk jam futur nė kritikė ndaj Mehmetit me fjalė kot. Por atė mendim pėr mua, Mehmeti duhet ta ketė krijuar pėrpara, duke parė tolerancėn time nė drejtimin e sektorėve pėr tė cilėt kisha pėrgjegjėsi. Unė isha mė i kuptueshėm me njerėzit. Nuk isha i egėr nė drejtimin e kėtyre sektorėve, ku ai mendonte se influencat e huaja po shfaqeshin, po dukeshin.


    Mos vallė ka qenė pjesė e luftės pėr pushtet? Mos ndoshta ju konsideronte si rival kryesor pėr tė qenė pasardhės i Enver Hoxhės?

    R. Alia: Nuk besoj tė jetė nisur nga ky koncept pasi, pėr drejtuesit e partisė, Mehmeti konsiderohej si njeriu qė do tė vinte pas Enver Hoxhės. Sa ishte gjallė Hysni Kapo, kishte njė lloj dyshimi se cili do tė ishte pasuesi i Enverit, por absolutisht pėr mua qė isha nė radhėn e tretė apo tė katėrt. Pasi vdiq Hysniu, ishte Mehmeti ai qė konsiderohej si pasardhės. Madje edhe ne, sekretarėt e Komitetit Qendror, kur nuk ishte Enveri, shkonim te Mehmeti pėr t’u kėshilluar. Prandaj, nuk ka qenė ky motiv.


    Nė momentin kur kanė nisur fėrkimet e Mehmetit me Enverin, pėr ēėshtjen e fejesės sė djalit, ai mund tė ketė menduar pėr ndonjė konspiracion ku ju ka pėrfshirė edhe juve….

    R. Alia: Ai mund tė ketė menduar shumė gjėra, por nuk jam nė gjendje tė flas pėr ato qė ka menduar ai.

    Pas vdekjes sė tij, u mbajt njė qėndrim i ftohtė, me njė komunikatė zyrtare. Mė pas, nisi njė fushatė kriminalizuese ndaj tij si poliagjent, etj. I qėndroni ju sot, pas 25 viteve, akuzave qė ai ka qenė agjent i Jugosllavėve, amerikanėve, rusėve, etj.?

    R. Alia: Vetėvrasja e Mehmetit e komplikoi problemin, pasi lindi pyetja se pėrse e bėri kėtė? Pse vrau veten? Ishte pikėrisht kjo pse. Mua, kur mė njoftuan pėr vrasjen e Mehmetit, kam shkuar te Enveri pėr ta lajmėruar. Gjėja e parė qė tha Enveri: “Po pse vrau veten?”. I bėri pyetje vetes. Nuk deshi pėrgjigje nga unė. Pra, lindi kjo pyetje. E mė vonė, pas njė apo dy ditėsh, nė zyrėn e Enverit, ai mė bėri njė pyetje: “I ke parė ti ato dokumenta qė na kanė ardhur nė vitin 1964 pėr Mehmetin”? Unė nuk kisha parė gjė dhe i thashė: “Jo, nuk di gjė”. U ngrit, ishin nė kasafortėn e Hysnin Kapos qė kishte vdekur nė atė kohė. Kasafortėn e Hysniut e mbante Enveri nė kasafortėn e tij. E hapi atė kasafortė dhe mė dha njė zarf me kartela, tė cilat ishin kartela tė zbulimit tė huaj. Autentike apo jo, unė nuk them dot gjė. Fakt ėshtė qė ato i kishin parė nė vitin 1964 Enveri dhe Hysniu, vetėm kėta tė dy, e kishin arritur nė pėrfundimin se ky ėshtė njė provokacion qė na bėjnė rusėt pėr tė na ndarė me Mehmetin. E, pėr kėtė arsye e kishin mbyllur pėr rreth 17 vjet (1964-1981). Meqėnėse Mehmeti vrau veten, Enveri nisi tė besojė se kėto janė tė vėrteta. Unė nuk them dot gjė pėr kėto dokumente. Me thėnė tė drejtėn, kur i lexova, tė dukej se kishe tė bėje me njė agjent tė tyre tė Intelligence Service. Nė ishin apo jo tė vėrteta, nuk them dot gjė. Nė vitin 1987, nė ambasadėn tonė nė Argjentinė, njė amerikan dorėzon njė letėr, ku thuhej se: “Ato dokumente qė ju janė dhėnė nė vitin 1964, janė tė vėrteta”. Pra, kur kishte vdekur edhe Mehmeti, edhe Enveri. Unė e kam parė atė dokument, ia kam lexuar Komitetin Qėndror tė Partisė dhe u kam thėnė: “Nuk dua asnjė koment, por tė futet nė arkivė”. Ajo duhet tė jetė nė arkiv.

    Ju duket disi qesharake…?

    R. Alia: Mund tė jetė qesharake, mund tė jetė hiē. Unė sot nuk mund tė prononcohem fare, pasi nuk kam asnjė tė dhėnė. Unė po flas atė qė ishte reale.

    Po me zemėr?

    R. Alia: Me zemėr them kėtė: Po tė kishte qenė Mehmeti i tillė qė nga viti 1942-’43, kohė kur ishte nė kampin e pėrqendrimit, deri nė vitin 1981 kur vrau veten, i thonė 40 vjet. Ēfarė ka pritur? Ishte nė krye tė vendit. Po tė ishte agjent i amerikanėve apo i anglezėve, ēfarė donin mė tepėr ata pėr ta shtruar Shqipėrinė?! Mehmeti do tė kishte vepruar. Por deri atėherė s’ka vepruar. Domethėnė, kur them vepruar, njė agjent i atij niveli bėn pėrmbysje. Nuk thotė ai: …Ky ėshtė kėshtu, e ky ėshtė ashtu… Muhabet kot. Pra, ai njė veprim tė tillė nuk e bėri. E ka pasur raste tė shumta, si pėr shembull nė kohėn e prishjes me sovjetikėt. Nga kjo pikėpamje, janė tė dyshimta konkluzionet mbi atė ēėshtje.
     
    .
  3. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    Shmanga gjakderdhjen ne Shqiperi


    www.top-channel.tv/video.php?id=9097
     
    .
2 replies since 25/1/2010, 17:27   134 views
  Share  
.