Liri Belishova

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    Lirije Belishova - ish udheheqesja komunisteimage

    Nė njė intervistė tė posaēme pėr gazetėn, ish-anėtarja e Byrosė Politike tė PPSH-sė, mė pas e pėrndjekur prej kėsaj partie prej 30 vjetėsh, komenton deklaratat e fundit tė bashkėshortes dhe ortakes sė diktatorit komunist. Si njohėse e vjetėr e gruas sė diktatorit, Belishova thotė se botuesit francezė kanė plotėsisht tė drejtė kur librin “Zonja e Zezė Nexhmije Hoxha” e kanė titulluar “Gruaja e Djallit”, pasi ata janė plotėsisht tė informuar pėr rolin e rėndėsishėm qė ajo luajti nė ashpėrsimin e regjimit mė tė egėr komunist tė Evropės



    Ne jemi pėrballė njė ngjarjeje shumė tė rėndėsishme dhe historike, pranimin e Shqipėrisė nė NATO. Cili ėshtė komenti juaj?

    Mendoj ashtu si tė gjithė shqiptarėt, se ėshtė njė ngjarje e njė rėndėsie historike tė jashtėzakonshme. Shqipėria po hyn nė familjen e shteteve mė demokratike, mė tė qytetėruara tė botės. Dhe ky ėshtė njė shans i jashtėzakonshėm pėr kombin shqiptar. Shqipėria, duke u bėrė anėtare e NATO-s, pėr herė tė parė gjatė gjithė historisė sė tij, populli ynė garanton pavarėsinė e vet, prej aleancės politike ushtarake mė tė fortė tė botės. Po tė hedhim njė vėshtrim pas, gjatė gjithė historisė sonė, del se pikėrisht kjo gjė na ka munguar dhe ky ka qenė shkaku i shumė fatkeqėsive qė ka pėsuar populli shqiptar. Po tė marrin ngjarjet e shekullit tė XX, siē ishte p.sh. copėtimi i territoreve shqiptare. Po tė kishim pasur mbėshtetjen e njė aleati tė fuqishėm, kjo gjė nuk do tė kishte ndodhur kurrė. Po tė marrim pushtimin e Shqipėrisė mė 7 prill 1939, ku populli ynė i vogėl, u gjend krejtėsisht pa njė aleat, pa njė mbrojtje, pa njė mbėshtetje. E kėshtu me radhė, edhe nė shumė raste tė tjera. Sondazhet qė janė bėrė, pėr futjen e Shqipėrisė sė NATO, kanė treguar se 90 e ca % i ka thėnė "po". Nė vende tė tjera, kjo shifėr, me sa kam lexuar nė gazeta, ėshtė tek 50-60%, nė mos mė pak. Pra, ėshtė nevoja historike e madhe, qė shqiptarėt i thonė “po” NATO-s.

    Kėto ditė, nė shtyp, ėshtė botuar edhe njė replikė e Nexhmije Hoxhės, tė vesė sė diktatorit. Cili ėshtė mendimi juaj pėr kėtė replikė tė saj?

    Nė kėtė situatė gėzimi, pėrpara kėsaj ngjarjeje tė madhe, tė jashtėzakonshme, historike, ėshtė mėkat tė merresh me Nexhmije Hoxhėn. E kam thėnė dhe e pėrsėris se kjo grua ka degjeneruar, ka falimentuar plotėsisht. Gjatė kėtyre 20 vjetėve kanė ndodhur ndryshime shumė tė mėdha nė Evropėn Lindore e atė Juglindore, sikurse edhe nė Shqipėri. Diktaturat komuniste dėshtuan, falimentuan, u pėrmbysėn nga vetė popujt e tyre. Nexhmije Hoxha vazhdon tė flasė sikur jeton nė njė planet tjetėr, jo nė ish-pularinė e Tiranės. Ajo ka njė perceptim shumė tė deformuar tė realitetit, ose bėn sikur nuk e shikon kėtė realitet. Mė kujtohet se nė vjeshtėn e 45-s kam qenė nė Itali e kam parė njė komedi qė ishte shumė popullore atėherė. Flitej pėr njė hierark tė lartė fashist, i cili kishte rėnė nė gjumė letargjik nė kohėn kur fashizmi ishte nė kulmin e fitoreve tė tij, dhe pas shumė kohėve ai zgjohet, por fashizmi kishte rėnė dhe nė Itali kishin zbarkuar aleatėt, pra kishte ndryshuar krejtėsisht situata. Dhe ishte shumė komike, shumė pėr tė qeshur, sidomos mėnyra se si ai fliste e se si sillej, pa e ditur se ē’kishte ndodhur, derisa mė nė fund e kuptoi realitetin.
    Kėshtu edhe znj. Hoxha e vė veten nė njė pozitė shumė qesharake, sidomos nė atė tė ashtuquajturėn “replikė”. Ajo foli me njė ton shumė agresiv, si "mytebere” mund tė them. Mė kujtohet se nė prag tė ēlirimit tė Shqipėrisė, gjatė njė mbledhje tė KQ tė Rinisė, Nexhmija u largua e para. Atėherė Nako Spiro tha: “Kjo grua ka marrė fund. Pėr kėtė mbi gjithēka, e para dhe e fundit ėshtė karriera e tė shoqit”. Me inteligjencėn e tij, Nako Spiro e parashikoi tė ardhmen e saj. Qė atėherė kanė kaluar 65 vjet dhe gjatė kėtyre vjetėve kjo grua nuk ka bėrė gjė tjetėr veēse ėshtė preokupuar pėr karrierėn e tė shoqit. Dhe kėtė gjė po bėn edhe tani. Sa herė qė flet atė nuk e preokupon asnjė problem i popullit shqiptar, nuk e preokupon as historia e tij, as e sotmja dhe as e ardhmja e tij. I ka vėnė detyrė vetes tė mbrojė Enver Hoxhėn dhe diktaturėn e tij. Diēka e pamundur!

    Nė kėtė replikė qė Ju pėrmendėt, ajo flet se gjoja po bėhen shpifje ndaj Enverit dhe kohės sė tij, por thotė se pėr tė duhet tė flitet me objektivitet, me fakte. Si mendoni Ju?

    Ato qė janė thėnė deri mė tani pėr Enver Hoxhėn, pėr diktatorin mė tė egėr tė Lindjes, qė me tė drejtė ėshtė quajtur pėrbindėsh, nuk janė gjithė e vėrteta. Diktatura dhe diktatorėt bėjnė ēmos qė tė mos lėnė pas gjurmė tė krimeve tė tyre. Megjithatė sa dokumente ka sot qė flasin pėr kėto krime, nė Arkivin e Shtetit, nė Arkivin e Ministrisė sė Brendshme, nė dosjet hetimore, nė dosjet gjyqėsore, etj. Duhet tė kemi parasysh se edhe ato dokumente nuk janė tė plota se - siē ka dalė edhe nė shtyp - njė pjesė e tyre edhe janė zhdukur, nė kohėn kur u pėrmbys diktatura nga vetė njerėzit enveristė. Sidomos ato dosje tė Sigurimit, apo tė Ministrisė sė Brendshme. Nexhmija e quan Enver Hoxhėn “personalitet tė madh”, i cili si politikan, si diplomat, ishte njė nga figurat mė tė larta ndėrkombėtare, qė mbajti gjithė jetėn interesat e popullit tė Shqipėrisė, bile edhe tė shqiptarėve tė trevave qė mbetėn jashtė kufijve tė saj". Madje ajo thotė se gjatė 25 viteve, pas vdekjes sė tij, nuk ka njė personalitet qė mund tė krahasohet me tė. Ky ėshtė absurditet. Enver Hoxha krahasohet me kolegėt e tij, me diktatorėt e tjerė, dhe nė kėtė rast mund tė themi se Ēaushesku nuk ka qenė kaq gjakėsor sa Enver Hoxha, por ai ka qenė mė pak gjakėsor se Pol Poti.
    Mos tė preokupohet zonja Hoxha, se Enver Hoxha do tė mbetet nė histori, mos t’i prishet gjumi. Ka mbetur nė histori edhe Neroni. Edhe Enver Hoxha do mbetet, krahas Hitlerit, Stalinit, Pol Potit etj. Po se ēfarė ka bėrė Enver Hoxha pėr tė mbrojtur interesat e popullit shqiptar, kėtė e di vetė populli shqiptar, i cili e pėrmbysi diktaturėn e tij, e hoqi zvarrė monumentin e tij nėpėr rrugėt e Tiranės dhe do ta kishte hequr zvarrė edhe Enver Hoxhėn, po tė ishte gjallė. Studentėt qė ishin nė ballė tė kėsaj lėvizjeje, ishin njerėz tė zgjedhur, nuk pranoheshin nė universitet fėmijėt e familjeve me biografi tė keqe. Dhe megjithatė kėta studentė e hoqėn zvarrė Enver Hoxhėn. Ishin me qindra, me mijėra tė rinj qė mėsynė ambasadat e huaja, ishte gjithė populli shqiptar qė u ngrit nė kėmbė. Kurse zonja Hoxha thotė "i adhuruar prej popullit tė tij”!!!
    Mjafton tė pėrmendim kėtu edhe kėtė fakt, qė shteti modern, qė thotė zonja Hoxha, ishte ai aparat shtetėror i pėrgjakshėm, policor, qė shkaktoi vrasjen me gjyq e pa gjyq tė qindra e mijėrave shqiptarėve. Torturimin mizor, burgosjen, internimin, persekutimin nė format nga mė tė ndryshmet, tė mijėra e dhjetėra mijėra njerėzve. Nuk i mjaftojnė kėto fakte zonjės? Nuk i lexon gazetat qė shkruajnė pothuajse ēdo ditė pėr kujtimet e njerėzve qė kanė vuajtur?!!. Le tė pėrmendim sė fundi botimin e kujtimeve tė klerikut Zef Pllumi, ku dėshmonte me emra, me data se si janė torturuar priftėrinjtė katolikė, si janė pushkatuar krejt tė pafajshėm, apo se si janė mbytur, duke u mbajtur kokėn nė gropat e nevojtoreve?!!!
    E gjithė rinia shqiptare ka qenė nėn kontrollin policor, nėn kontrollin e Sigurimit Shqiptar, ku njeriu nuk kishte besim jo te shoku i i afėrm, duke menduar se ai mund tė ishte i lidhur me Sigurimin, por nuk kishte besim babai te fėmija, burri te gruaja, vėllai te vėllai. Mė kujtohet nė Shtėpinė e Partisė, qė kishim atėherė, duke ndenjur pranė zjarrit, Kadri Hazbiu tha: “Pėrsa i pėrket Tiranės, ne i kemi nė grusht. Ne dimė sa lugė e sa pirunj ka ēdo njeri nė shtėpi”. Dhe Enver Hoxha i kėnaqur, qeshi dhe i rrahu krahėt. Ky ishte shteti “modern” qė krijoi ai, ku frika paralizonte njė komb tė tėrė. Sa intelektualė shqiptarė u vranė, vetėm pėr faktin se nuk ishin komunistė, ose dyshoheshin se nuk e donin komunizmin, vetėm pėr faktin se kishin studiuar nė SHBA, nė Francė, nė Itali etj. Pastaj filloi drapri edhe mbi intelektualėt qė u pėrgatitėn nga vetė ky shtet, nėpėr vendet socialiste tė Evropės Lindore. Filloi kosa brenda Partisė. Nė Ushtri, nuk mbeti oficer i dalė nga lufta, oficerė qė u pėrgatitėn nė akademira e shkolla ushtarake. U vranė, u burgosėn, u degraduan ose u poshtėruan. Njerėzit e ekonomisė, tė naftės, tė kulturės e tė artit, u dėnuan pa mėshirė

    Pėrse Nexhmije Hoxha revoltohet kaq shumė nga thėnia e Dr. Berishės se “ajo ka drejtuar nė fakt Shqipėrinė 15 vitet e fundit, pasi Enver Hoxha nuk ka qenė nė gjendje pėr shkak tė sėmundjeve?

    Unė jam ndarė jo vetėm shpirtėrisht, por edhe zyrtarisht prej tyre 49 vjet mė parė, nė 1960. Nuk e kam ndjekur nga afėr sėmundjen e Enver Hoxhės, por e dija qė ishte diabetik dhe kam lexuar e dėgjuar pėr kėtė sėmundje dhe mund tė pėrmend rastin e Naserit tė Egjiptit, se diabeti shoqėrohet edhe me turbullime psikike. Kam lexuar gjithashtu, mė duket nga njė mjek qė ka kuruar E. Hoxhėn, se ai vitet e fundit vuante edhe nga parkinsoni dhe dihet se parkinsoni gjithashtu ėshtė shumė i influencuar nga kėto gjėra. Mbaj mend shumė mirė se mbasi na u hoq dėnimi dhe erdhėm nė Tiranė, korrespondentė tė huaj, gazetarė, dhe kanė qenė jo pak, ose kur kam qenė unė jashtė shtetit, nė Holandė, nė Belgjikė, nė Gjermani, nė Itali, etj, shumė vetė mė kanė bėrė pyetjen qė ato qė ka bėrė Enver Hoxha nė Shqipėri tregojnė se ai nuk ka qenė njė njeri normal dhe sidomos kur kėta udhėheqės tė vendeve tė tjera tė Lindjes, pas vdekjes sė Stalinit, dhe pas Kongresit tė XX, filluan tė bėjnė disa reforma, ndryshime, drejt njė zbutjeje, njė liberalizimi, drejt njė politike hapjeje mė paqėsore me Perėndimin, ky bėri tė kundėrtėn.
    Ai mori flamurin e stalinizmit dhe pėr 30 vjet nė Shqipėri shtypja dhe persekutimi arriti kulmin. Mendoj se jo ēdo njeri normal bėhet diktator. Pėr t'u bėrė diktator njeriu duhet tė ketė disa "cilėsi", duhet tė ketė diēka nga djalli pėr t'u bėrė diktator, por jo nga njeriu. Por aq mė tepėr gjatė jetės si diktator, duke qenė pėrgjegjės pėr gjithė kėto krime, gjithė kėto vrasje, a mundet psikika e njeriut tė jetė normale, truri i tij tė jetė normal?!!
    Zonja Hoxha e thotė vetė se ka qenė jo vetėm bashkėshortja e Enver Hoxhės, por bashkėpunėtorja e tij gjatė gjithė jetės. Kėtė gjė e ka thėnė edhe vetė ai nė pėrvjetorin e lindjes sė Nexhmijes, kur ajo mbushi 60 vjeē dhe e dekoruan me kėtė rast se "Nexhimja ka qenė jo vetėm bashkėshortja ime, por edhe bashkėpunėtorja ime e ngushtė qė nga viti 1941”. Dhe ėshtė e kuptueshme dhe e natyrshme se ajo ka bashkėqeverisur me Enver Hoxhėn dhe kur ai nuk ka qenė fizikisht nė mundėsi pėr tė drejtuar, ka drejtuar ajo. Ajo thotė se kishte njė shtet e njė parti shumė tė fuqishme dhe nuk mund tė drejtoja unė. Por ai ishte njė shtet dhe njė parti-diktaturė dhe diktaturė e egėr staliniste, ku njėshi kishte nė dorė tė gjithė pushtetin e piramidės. Pėrgjegjėsia e saj ėshtė e madhe dhe ajo ėshtė me gjithė mend nė pozita qesharake, absurde, kur flet pėr persekutimin e saj. Ėshtė nė mes tė Tiranės, fėmijėt e saj janė po ashtu nė mes tė Tiranės, pension merr nga shteti, bile merr pension edhe si veterane! Po i bėjmė njė pyetje zonjės Hoxha: “Sikur ky pushtet tė zbatonte ato parime, sikur prokuroria, hetuesia, gjykatat e kėtij shteti tė vepronin si ato tė shtetit “modern” tė Enver Hoxhės, atėherė ku do ishte zonja, ku do ishin fėmijėt e saj, nipėrit dhe mbesat? Mendoj se francezėt, tė cilėt shquhen pėr shprehjet e bukura, e kanė pėrcaktuar mė mirė se kushdo tjetėr se kush ėshtė Nexhmje Hoxha: Gruaja e Djallit!

    A e di zonja Hoxha se si ėshtė pritur ai libėr nė Francė, si e ka pritur publiku dhe shtypi francez?

    50 vjet kaluam nė rrugė tė gabuar dhe sot e kėsaj dite pengohet nga mbeturinat e sė kaluarės zhvillimi i popullit shqiptar. Dhe kjo zonjė vazhdon akoma tė pėrpiqet t’i bėjė dėm popullit shqiptar. Tė them tė drejtėn kur lexoj kujtimet e atyre njerėzve qė kanė vuajtur nuk mė zė gjumi natėn. Po ajo nuk ka njė brerje ndėrgjegjeje xhanėm? Por zaten, duhet tė kesh ndėrgjegje qė tė tė brejė!
     
    .
  2. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    Belishova, sovjetikėve: “Nė jetėn e Enverit nuk ka pasur asnjėherė re”
    “Kozllovi mė tha se shqiptarėt duhet tė qėndrojnė ose me 201 milionėshin tonė, ose me 601 milionėshin e Kinės”


    Ishin momentet e pėrplasjeve mes dy gjigantėve tė komunizmit; Kinės dhe Bashkimit Sovjetik, ndėrkohė qė Shqipėrisė sė vogėl i duhej tė pozicionohej nė kėtė klimė. Me sa dukej lideri komunist shqiptar kishte nisur tė arkitekturonte shkatėrrimin e marrėdhėnieve me sovjetikėt, pėr tė lidhur njė miqėsi tė re me kinezėt, duke justifikuar se Bashkimi Sovjetik nuk po mbėshteste luftėn kundėr revizionistėve jugosllavė.

    Nė mbledhjen e 7 korrikut tė vitit 1960, Byroja Politike, duke diskutuar rreth raportit tė delegacionit tė Kuvendit Popullor nė vendet e demokracive popullore tė Azisė, do tė dialogonte gjatė pėr “gabimet” dhe “shkeljet” e pjesėtarėve tė tij. Nė situatėn e krijuar, vizita e delegacionit shqiptar do tė rezultonte fatale jo vetėm pėr atė qė zhvillohej nė njė moment delikat pėr marrėdhėniet nė tė cilat kishin hyrė vendet komuniste, por mė tepėr pėr faktin se, shqiptarėt, qė teorikisht po pėrpiqeshin tė mos pėrfshiheshin nė kėto konflikte tė mėdha dhe tė qėndronin asnjanės, do tė informonin me detaje gjithēka ishte thėnė nga kinezėt nė lidhje me sovjetikėt, duke i “hedhur benzinė zjarrit”. Pėrgjegjėse pėr kėtė, siē e dėshmon edhe letra qė Enver Hoxha i dėrgon Liri Belishovės, do tė ishte pikėrisht kjo e fundit dhe Gogo Nushi. Por si do tė vijonte mė pas qėndrimi i anėtarėve tė Byrosė Politike ndaj pėrfaqėsuesve tė delegacionit shqiptar dhe nė mėnyrė tė veēantė ndaj Liri Belishovės, qė kishte treguar gjithēka tek zyrtarėt sovjetikė nė Pekin?

    Liri Belishova: Pėrpara se tė shkonim pėr darkė unė thirra Rrapon (Dervishi) dhe i thashė se atje mund tė na hapnin muhabete, prandaj tė mbante atė qėndrim qė do tė mbaja edhe unė, pasi nė mbledhjen e Bukureshtit Hysniu ka mbajtur kėtė qėndrim, prandaj tė mbajmė qėndrime tė matura. “Mirė”, tha Rrapo..unė u pėrpoqa tė mos futesha nė bisedime, prandaj kur erdhi muhabeti pėr Kinėn thashė se kanė vuajtur ata popuj nga imperializmi, se si brenda njė nate kanė vdekur dy milionė njerėz nga uria, qė prindėrit ndėrronin fėmijėt e njėri-tjetrit dhe i hanin. Kolonizatorėt u kishin ndaluar kinezėve tė hanin mish dhe oriz. Popullata ishe lakuriq, zhveshur...Pastaj u thashė se ēfarė kanė bėrė francezėt nė Vietnam, sa qė edhe nė 1945 ata shisnin nė Vietnam mish njeriu. Kjo ėshtė e tmerrshme u thashė...Prandaj popujt e Azisė Kanė njė urrejtje shumė tė madhe pėr imperializmin etj. Pastaj ata thoshin shakara, ata njė, unė 10. Mendova tė bėnim kėshtu sa tė kalonte koha.Unė ngrita njė dolli pėrpara se Kosllovi tė fliste hapur, fola pėr pėrshtypjet nga vendet e Azisė, pėr ndihmėn e madhe qė u jep atyre Bashkimi Sovjetik, qė ka luftuar edhe pėr ēlirimin e tyre dhe pėr ndihmėn e madhe qė po u jep tani kėtyre vendeve... Theksova pėrpjekjet e mėdha tė jugosllavėve pėr tė ndarė partinė dhe popullin tonė nga Bashkimi Sovjetik, se i gjithė qėllimi i tyre ishte tė godisnin shokun Enver, po autoriteti i tij ishte aq i madh, saqė ata nuk guxuan tė bėnin dot gjė kundėr tij, prandaj filluan me Nako Spiron.. U thashė se si edhe unė nė atė kohė u pėrjashtova nga partia. “Po pse tė pėrjashtuan”, mė pyeti Kusllovi. Se nuk isha dakord me rrugėn revizioniste iu pėrgjigja dhe ai nuk tha gjė. Kur erdhėn letrat e Stalinit e gjithė partia jonė u solidarizua me to dhe nuk shkoi nė rrugė tė gabuar...Kur unė thashė se jugosllavėt janė banditė, Kozllovi ndėrhyri dhe tha se nuk duhet folur me gjaknxehtėsi. Unė i thashė se banditė kanė qenė dhe janė,...prandaj revizionistėt i kemi luftuar dhe do t’i luftojmė dhe nė kėtė ēėshtje asnjė lėshim nuk bėjmė. Po edhe dogmatizmi duhet luftuar, tha ai dhe pastaj filloi tė fliste pėr mbledhjen e Bukureshtit dhe pėr Hysninė (Kapo).

    Enver Hoxha: D.m.th. ai tė tha se edhe ju shqiptarėt jeni dogmatikė. Ai tė thumboi edhe kur tė tha ose me 201 milionė, ose me 601 milionė.
    Rrapo Dervishi: Kėtu fjala ishte pėr kinezėt.
    Liri Belishova: Unė pa u ngritur thashė se ne nuk dimė si ėshtė zhvilluar mbledhja e Bukureshtit, po dimė njė gjė; Nė qoftė se nė jetėn e Gomulkės ka pasur re, nė jetėn e Enver Hoxhės nuk ka pasur asnjėherė re. Partia jonė ka qenė dhe ėshtė unike nė pozitat e marksizėm-leninizmit dhe tė miqėsisė me BS dhe e tillė do tė mbetet gjithnjė. Nė kėto muhabete ata filluan tė thonė “Pa zigzage”, “ta pimė pėr miqėsinė”. Unė bėra sikur nuk kuptova.
    Enver Hoxha: Ky ėshtė provokacion.
    Liri Belishova: Ne nuk u futėm nė bisedime dhe unė thashė se ne nuk dimė si u zhvilluan bisedimet atje. (Nė Bukuresht)
    Enver Hoxha: Pse nuk i the qė kėto gjėra duhet tė zgjidhen nė mbledhje
    Liri Belishova: U thashė se do tė bėhet mbledhja e nėntorit dhe atje do tė zgjidhen kėto gjėra...Pėrpara se Kozllovi tė fliste hapur pėr qėndrimin e Hysniut nė Bukuresht, tha se nė kėtė ēėshtje ka dy rrugė, rruga e kongresit tė 20 dhe 21 dhe rruga e Kinės. .. Unė i thashė se kėto gjėra do tė zgjidhen, po jo tha ai, kinezėt nuk tėrhiqen. Po duhet tė bisedohet me ta, i thashė unė. Udhėheqja juaj u mor tri herė me jugosllavėt, tri herė shkoi Hrushovi atje, gjithė kjo punė u bė atėherė dhe megjithatė, me ata asgjė nuk u bė, se ata janė tė poshtėr, shėrbėtorė tė imperializmit, kurse kinezėt janė shokėt tanė qė luftojnė pėr komunizmin...
    Mehmet Shehu: Si ndodhi ajo qė pamė nė gazetė, se nė fjalimin e Haxhiut nė aerodrom nė Pekin dhe nė fjalimin tjetėr nė mbrėmje nuk thatė asgjė pėr revizionizmin jugosllav, gjė qė shkaktoi tė bėhej telegrami i shokut Enver.
    Liri Belishova: Kur ikėm, i thashė shokut Enver qė nė aeroport dhe nė darkėn qė do tė bėhej mund tė mos flisnim pėr kėtė ēėshtje.
    Enver Hoxha: Pėr nė darkė nuk tė kam thėnė, vetėm pėr nė aeroport tė kam thėnė.
    Liri Belishova: Mė ke thėnė pėr tė dyja...
    Enver Hoxha: Po tė tė kisha thėnė, nuk ishte nevoja tė kundėrshtoja. Pėr nė aeroport po, tė kam thėnė.
    Liri Belishova: Ne e morėm me shumė vonesė fjalimin e kinezėve. Sidoqoftė pėr revizionistėt nė Kinė ne nuk kemi lėnė gjė pa thėnė. Po tė jetė pėr ndonjė gjė tjetėr po.
    Enver Hoxha: Nuk ėshtė ēėshtja ashtu. Ne menduam se kėto ishin bėrė protokollare.
    Liri Belishova: Pastaj unė nuk kisha as kohė pėr tė bėrė fjalimet.
    Enver Hoxha: Po ti vetė deshe tė shkoje nė kėtė delegacion.
    Liri Belishova: Vetė desha. Tė them tė drejtėn desha tė bėja... si tė thuash qejf.
    Mehmet Shehu: Si e konsideron ti Liri ēėshtjen, qė nė fjalimin e Kozllovit kur tha ose me 201 milionė, ose me 601 milionė, nuk the asnjė pėrgjigje
    Liri Belishova: Tė shikoj...
    Mehmet Shehu: Ti bashkė me Gogon vendosėt t’u thoshit shokėve sovjetikė tė gjitha ato qė u thanė shokėt kinezė dhe e zbatuat atė qė menduat. Do tė ishte e drejtė qė edhe shokėve kinezė t’u thoshim ato qė na thonė shokėt sovjetikė pėr ta? A nuk ėshtė ky veprim sikur t’i hedhėsh benzinė zjarrit?
    Rrapo Dervishi: Nė drekėn qė dhanė sovjetikėt kemi qenė nė pozita shumė tė vėshtira...Kur folėn pėr Hysninė nuk e kuptova mirė ēfarė thanė, dhe kur thanė se nuk jemi tė kėnaqur prej tij, mua mė dogji, po prapė nuk kuptoja mirė ēfarė thoshin. Mirėpo unė kėtu e dija se kėtu nuk ishte ēėshtja e Hysniut, pas tij ishte Byroja Politike e KQ tė partisė sonė.
    Memet Shehu: Kur shprehej kjo pakėnaqėsi kundėr Hysniut, u ngrit ndonjėri nga ju e tė thoshte atje se ne jemi plotėsisht dakord me qėndrimin qė ka mbajtur Hysniu, sepse ky ėshtė qėndrimi i Byrosė Politike. Kjo ka rėndėsi tė madhe pėr ne.
    Rrapo Dervishi: Qėndrimi ynė duhej tė ishte i tillė, si qėndrimi qė ata mbajtėn kundėr nesh...Shprehjen o me 201 milionė, ose me 601 milionė unė nuk e kuptova, sepse as qė isha nė dijeni tė kėtyre gjėrave. Vetėm Nesti tha atje 901 milionė. Nė aeroplan i thashė Lirisė se ajo drekė ishte pėr faqe tė zezė...Kozllovi ngriti njė shėndet pėr shokun Enver nė fund tė darkės. Kėtu ai tha se sikur u plak shoku Enver, sikur ai ishte i sėmurė, ashtu si e kuptova unė, pastaj tha se nga mosha ne jemi vėrsnikė.
    Enver Hoxha: Tė gjithė mund tė gabojmė nė ndonjė situatė. Ti nuk e dije, po ti je anėtar i Byrosė Politike dhe kur ai tjetri ju thotė ose me 601 milionė, ose me 201 milionė, ose kur ju foli kundėr Hysniut, ju duhej tė reagonit. Pastaj ju duhej tė realizonit ēėshtjen qė vija jonė ėshtė lufta e pamėshirshme kundėr revizionistėve jugosllavė, po sovjetikėt e bėjnė kėtė? Jo. Ne luftojmė pėr tė demaskuar deri nė fund imperialistėt, se ata janė armiku kryesor i yni dhe duhet tė jemi vigjilentė kundra tyre. Ne jemi dhe kemi luftuar pėr paqen, pėr bashkekzistencėn paqėsore, po nga akuzat qė i bėhen Kinės na thuhet edhe neve, kjo pavarėsisht se ēfarė u bė nė Bukuresht...
    Rrapo Dervishi: E kuptoj tani dhe kėtė e them jo pėr sentimentalizėm, ose se jam shqiptar.
    Enver Hoxha: Si anėtar i Byrosė Politike duhet tė kuptosh esencėn e kėtij qėndrimi qė kemi mbajtur ne. Se shiko ēfarė bėjnė sovjetikėt, kapin nga njė llaf, ose shprehje dhe menjėherė e nxjerrin teori, po ne nuk duhet tė kemi frikė. Ata mund tė na thonė pse na kritikoni, ju jeni kundra BS dhe nė fakt kėshtu ju thanė gjatė drekės, ose me ne, ose me kinezėt.
    Rrapo Dervishi: Unė e kuptoj rėndėsinė e kėtyre gjėrave...
    Liri Belishona: Tani si e konsideroj unė atė qė ua thashė shokėve sovjetikė atė qė dėgjuam nga shokėt kinezė? Unė u nisa nga ajo qė ne sovjetikėt i konsiderojmė gjithēka, po tani e kuptoj qė ėshtė gabim ajo qė bėra.. qė kur mora letrėn e shokut Enver i thashė se kjo ngjarje u bė mėsim pėr mua, d.m.th. qė asnjė gjė nuk duhet bėrė pa pyetur partinė. Pėr kėtė gabim unė nuk kam fjetur gjashtė ditė me radhė nė Pekin, po ne shokė u gjendėm nė njė situatė tė vėshtirė. Aty nuk ishte vetėm ēėshtja e jugosllavėve qė ne dinim tė mbanim qėndrim tė prerė, kėtu ngrihej tėrė politika e BS dhe kur mė thanė qė ambasadori sovjetik nuk do tė vijė as nė mbrėmje dhe as nė aeroport, unė u trondita shumė.
    Mehmet Shehu: E pse tė tė trondiste mosardhja e ambasadorit?
    Liri Belishova: Pranoj qė kam bėrė gabim, nuk ėshtė rrugė e drejtė ajo qė kam ndjekur dhe pėr sa i pėrket asaj qė them se u kėshillova edhe me Gogon (Nushin) pėr qėndrimin qė mbajta, nuk dua tė ndajė pėrgjegjėsinė me tė.
    Gogo Nushi: Unė ia kam thėnė Byrosė Politike.
    Liri Belishova: Po tė tėrė po flisnin pėr sovjetikėt, unė tė bėja ndryshe. Nuk isha e zonja tė mendoja ndryshe. Unė nuk u thashė atyre ditėn e parė, por minutėn e fundit, kur tė nesėrmen do tė iknim, sepse hezitoja shumė.
    Mehmet Shehu: Tė kishe bėrė telegram kur hezitoje dhe tė prisje pėrgjigje, ose tė ishe kthyer pėrsėri dhe tė mos niseshe pa e sqaruar me ne kėtė ēėshtje. Thuaje copė e bėra, se ėshtė gabim dhe copė.
    Liri Belishova: Ēdo njeri ka tė drejtė tė shpjegojė edhe rrethanat kur i kėrkohen sqarime dhe rrethanat kėto ishin...
    Enver Hoxha: E kupton mirė ēėshtjen pse nuk duhej thėnė sovjetikėve?
    Liri Belishova: Se kėshtu nuk ėshtė rruga si duhej vepruar.
    Enver Hoxha: Kėshtu si bėre ti ėshtė si t’i hedhės benzinė zjarrit. Ne shokėve sovjetikė ua kemi thėnė tė tėra gjėrat, po pėr ēėshtje qė janė tonat.
    Liri Belishova: Partinė e BS unė nuk e vė nė njė rang me partinė kineze. BS ėshtė koka jonė, prandaj edhe i thashė se ēėshtja kishte tė bėnte me BS.
    Enver Hoxha: Nuk shtrohet ēėshtja se me cilėn parti ne jemi mė afėr me atė tė BS, apo atė tė Kinės. Ne na ka rritur dhe edukuar nė kėtė rrugė Partia Komuniste e BS, por kur ka njerėz qė shkelin kėtė rrugė marksiste-leniniste, ne jemi kurdoherė me PK tė BS, po njerėz tė tillė qė e shkelin marksizėm-leninizmin ne nuk jemi dakord, kushdo qofshin ata. Prandaj kėtu ka shkelje, ka gabime nga tė dyja anėt. Prandaj bezinė zjarrit nuk duhej hedhur.
    Liri Belishova: E drejtė ėshtė, pėrse tė flisja unė pėr kėtė ēėshtje. Partia ka Byro Politike, ka sekretar tė parė...
    Enver Hoxha: Ne kėtu do tė gjykojmė ēėshtjen, edhe si gjykojnė kinezėt edhe si gjykojnė sovjetikėt dhe do tė mbanim qėndrimin tonė tė menduar mirė. Atij qė ka tė drejtė do t’i themi se jemi me tė.
    Liri Belishova: Megjithatė, pas takimit me tė ngarkuarin me punė tė BS nė Pekin ne takuam edhe shumė shokė tė tjerė sovjetikė dhe askujt nuk i thamė asnjė gjysmė fjale pėr kėto ēėshtje...

    image
     
    .
  3. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Enver Hoxha nė ‘60: Liri Belishova shiti kinezėt te Rusia

    Teksa lidershipi komunist projektonte nė Tiranė strategjinė e divorcit me Partinė Komuniste tė BS, qė do tė finalizohej nė nėntorin e vitit 1960, njė vizitė zyrtare e nivelit tė lartė e udhėheqjes shqiptare nė vendet ish-socialiste verėn e kėtij viti, do tė bėhej prologu i zhvillimeve tė bujshme, qė do ta rreshtonin Shqipėrinė pėrkrah vendeve qė do tė kundėrshtonin politikėn e Hrushovit dhe tė partisė mė tė madhe tė kampit socialist.
    Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Haxhi Lleshi, ish-presidenti i vendit dhe Liri Belishova, ish-sekretare e KQ tė PPSH-sė, gjatė rrugėtimit nga Moska, Pekini, Shangai, pėr tė vazhduar mė tej nė Kore, Vietnam, Mongoli dhe nė disa vende tė tjera tė demokracive popullore tė Azisė, do tė bėhej dėshmitar i kontradiktave qė kishin lindur rishtaz nė gjirin e partive komuniste. Nė fakt, njė pjesė e kėtyre mosmarrėveshjeve ishin konturuar nė mbledhjen e partive punėtore e komuniste, qė ishin mbajtur pak kohė mė parė nė Bukuresht, ku udhėheqja shqiptare, nėpėrmjet pėrfaqėsuesit tė saj, Hysni Kapo, kishte bėrė prezente qėndrimet pėr mjaft ēėshtje qė binin ndesh me politikėn e Hrushovit dhe tė Moskės. Nė kėtė mjedis ku ishin shfaqur krisjet e para, sidomos nė marrėdhėniet midis Kinės dhe BS, liderėt shqiptarė qė vizituan sė fundi vendet e demokracive popullore jo vetėm qė nuk mundėn tė orientohen drejt, por, siē del nga zbardhja e procesverbalit tė mbledhjes sė Byrosė Politike, ku u analizua veprimtaria e kėtij delegacioni, herė pas here do tė binin nė kurthin e situatave tė papritura tė ngritura nga homologėt vendas, duke thėnė deklarata tė papėrgjegjshme e herė-herė madje edhe qesharake. Inferioriteti politik dhe paaftėsia pėr tė argumentuar qėndrimet e udhėheqjes sė Tiranės do tė krijonte njė situatė kaosi nė qėndrimet e tyre gjatė takimeve zyrtare. Mė shumė se kaq, njėanshmėria nė trajtimin e mosmarrėveshjeve do t’i bėnte drejtuesit e delegacionit shqiptar tė hapeshin “pa doganė” pėrpara krerėve tė Partisė Komuniste tė BS, duke informuar tek ata pėr ēdo gjė qė kishin mėsuar gjatė takimeve me drejtuesit kinezė, tė cilėt kishin filluar tashmė t’i shprehnin haptaz mosmarrėveshjet dhe vėrejtjet e tyre pėr Partinė Komuniste mė tė madhe. Liri Belishova, qė pėrfaqėsonte nė delegacion udhėheqjen e Partisė, nė kėtė qėndrim nuk do tė merrte parasysh as kėshillat qė i kishte ēuar ato ditė nga Tirana Enver Hoxha. Njėherazi me kthimin e delegacionit zyrtar nga vizita nė vendet e demokracive popullore, Byroja Politike, qė e kishte ndjekur me shumė vėmendje veprimtarinė e tij, bėri njė mbledhje urgjente, ku dėgjoi njė raport tė zgjeruar tė pėrgatitur nga Liri Belishova pėr problemet qė dolėn gjatė takimeve me krerėt e partive komuniste tė vendeve tė demokracive popullore. Eshtė njė nga mbledhjet me dialogė tė ashpėr midis krerėve komunistė dhe pėrfaqėsuesve tė delegacionit, qė siē u konkludua nė fund, kishte deformuar vijėn e partisė, duke ēuar te drejtuesit sovjetikė problemet e ngritura nga udhėheqėsit kinezė dhe duke shkelur mjaft nga parimet e lėvizjes marksiste-leniniste.Gazeta “Panorama” ka mundur tė sigurojė procesverbalin e kėsaj mbledhjeje dhe pėr herė tė parė bėn tė njohur pėr opinionin publik debatet e zhvilluara nė tė, ku u kristalizua profili i njė grupi antiparti, siē do tė cilėsohej mė vonė, i kryesuar nga Liri Belishova, e cila “kishte shitur interesat e partisė dhe ēėshtjen e rėndėsishme tė marksizėm-leninizmit gjatė takimeve me kolegėt e vendeve socialiste”. Njohja e drejtuesve sovjetikė me qėndrimet dhe vėrejtjet e udhėheqėsve kinezė pėr ta u vlerėsua njė gabim i rėndė i Liri Belishovės, duke u thelluar madje mė tej nė “prapavijėn” e kėtij gabimi.Po si rrodhi mė tej debati nė Byronė Politike? Si u pėrpoqėn tė shfajėsohen anėtarėt e tjerė tė delegacionit, duke ia faturuar kėtė vetėm Belishovės? Cili ishte qėndrimi i Enverit ndaj justifikimeve tė Lirisė? Pse u shty diskutimi pėr nė plenumin qė do tė bėhej enkas pėr kėto probleme? Si procedoi pas kėsaj udhėheqja e lartė e partisė ndaj liderėve qė kishin shkelur “vijėn marksiste-leniniste” gjatė takimeve me krerėt komunistė tė vendeve tė demokracive popullore?
    PROCESVERBALI mbledhjes sė Byrosė Politike tė KQ tė PPSH tė datės 7.7.1960Rendi i ditės1.Raport i shokut Hysni Kapo mbi punėn e delegacionit tė PPSH qė mori pjesė nė mbledhjen e partive punėtore e komuniste tė Bukureshtit.2.Raport i shoqes Liri Belishova mbi udhėtimin e delegacionit tė Kuvendit Popullor tė RPSH nė vendet e demokracive popullore tė Azisė.3.Mbi qėndrimin e ambasadorit sovjetik, Zamēevski dhe ambasadorit bullgar, Atanasov, nė Semska Mitrovica e Serbisė, nė njė miting tė mbajtur nga revizionisti i regjur, Aleksandėr Rankoviē.4.Informacion i shokut Enver Hoxha, mbi incidentet e ndodhura nė ambasadėn e Republikės Popullore tė Shqipėrisė nė Varshavė.5.Mbi problemin e bukės.Nė kėtė mbledhje mungojnė shokėt: Rita Marko, qė ndodhet me pushime dhe shoku Manush Myftiu, qė ndodhet nė Ēekosllovaki.

    ZHVILLIMI I MBLEDHJES
    Mbledhjen e hapi dhe e drejtoi sekretari i parė i KQ tė PPSH, shoku Enver Hoxha Raport i shoqes, Liri Belishova, mbi udhėtimin e delegacionit tė Kuvendit Popullor tė RPSH nė vendet e demokracive popullore tė Azisė.Nė raportin qė mbajti Liri Belishova nė Byronė Politike nė datėn 7 korrik 1960, informoi me detaje pėr veprimtarinė e delegacionit tė Kuvendit Popullor tė kryesuar nga presidenti Haxhi Lleshi nė vendet e demokracive popullore tė Azisė. Pas konsideratave shumė tė mira nga pritjet nė Kinė, Vietnam, Kore dhe Mongoli, gjatė raportit tė Liri Belishovės pėrmenden edhe mbresat nga takimet nė kthim me udhėheqėsit sovjetikė...“Me siguri ėshtė pėr t’u theksuar se nė Kinė, Vietnam dhe Mongoli shokėt i drejtoheshin Haxhiut (Lleshit) dhe mua me fjalėt “I dashuri shoku Haxhi, e dashura shoqja Liri Belishova, vizita juaj ka rėndėsi tė madhe” dhe vazhdonin tė na vinin tė dyve nė krye tė tavolinave. Kurse nė Kore nuk vepruan kėshtu. Kudo edhe atje mua mė vunė nė krye, po nė fjalimet nuk ma pėrmendėn fare emrin...Haxhiu nė pėrgjithėsi ka punuar mirė, po nuk i jepet fare. Pėrveē kėsaj na bėri edhe ca gjėra jo tė mira. P.sh. kur bisedonim ne me Breshnjevin, tė gjithė mė drejtoheshin mua. I pari foli Breshnjevi, pastaj Haxhiu, foli mirė, pa letėr. Mirėpo pastaj tha se partia jonė ka luftuar kundėr revizionizmit, jo se ne jemi mė tė menēur se ju, por se e mbrojmė mė me konseguencė marksizėm-leninizmin...Natyrisht atyre u erdhi shumė rėndė nga njė gjė e tillė. Kjo mė detyroi tė ndėrhyja unė dhe t’u them se pėrkthyesi ynė pėrkthen mirė, por nganjėherė edhe gabon, fillova ta ndreq atė qė tha Haxhiu dhe tė them se ne revizionizmin e luftojmė se ata na kanė bėrė 500 poshtėrsira. Pastaj Haxhiu i tha Firjubinit qė ty tė kanė dekoruar jugosllavėt, prandaj edhe kjo m’u duk e pamatur nga ana e Haxhiut...
    Mehmet Shehu: Kėtė e ke bėrė mirė qė e ke thėnė.
    Liri Belishova: Nė Vietnam, Haxhiu u tha shokėve vietnamezė se ne as marrėdhėnie shtetėrore nuk kemi me jugosllavėt. Shokėt vietnamezė nuk e dinin mirė kėtė ēėshtje. Kjo mė bėri t’i them Haxhiut qė tė bėnte kujdes kur fliste se keqinterpretohen gjėrat...Haxhiu bėri edhe njė gjė tjetėr qė nuk mė pėlqeu. Nė njė darkė kur kinezėt na thanė se ju nuk u kanė ēliruar sovjetikėt, po kanė qenė faktorėt e brendshėm qė kanė ndihmuar pėr ēlirimin tuaj dhe kėta faktorė kanė shumė rėndėsi thanė ata. Unė ndėrhyra menjėherė dhe thashė se ėshtė e vėrtetė qė nuk ka qenė ushtria sovjetike nė vendin tonė, po ne ēmojmė se pa Bashkimin Sovjetik Shqipėria nuk mund tė ēlirohej, pa kėtė ndihmė as sot vendi ynė nuk mund tė ndėrtonte socializmin...Nė vajtje, duke kaluar nė Moskė, shokėt sovjetikė nuk mė thanė asnjė fjalė, folėn vetėm pėr miqėsinė midis dy vendeve tona.(ėshtė fjala pėr divergjencat midis kinės dhe Bashkimit Sovjetik qė sa kishin filluar tė shpalleshin)...Nė bisedime me shokėt kinezė u tregova shumė vigjilente. Megjithatė, Liu Shiao Ciu bėri aludime tė hapura pėr kėto ēėshtje, disa herė mė tha mua se tė dyja partitė tona janė unanime pėr tė gjitha ēėshtjet. Unė ju pėrgjigja se nė pėrgjithėsi janė dakord tė dyja partitė tona, se miqėsia jonė ėshtė e pathyeshme, me Bashkimin Sovjetik nė krye etj. Mirėpo Liu Shiao Ciu disa herė m’u drejtua direkt mua, duke mė thėnė se Shqipėrinė ju e keni ēliruar vetė, po unė ju pėrgjigja se pa Bashkimin Sovjetik ne nuk mund tė kemi jetė(!)...Njė herė Liu Shiao Ciu mė tha se ne e pėrkrahim politikėn e drejtė tė jashtme tė Bashkimit Sovjetik, po politikėn e padrejtė tė Bashkimit Sovjetik, ju e pėrkrahni, mė tha pastaj, do ta mbėshtesni? Unė i thashė se ne as e mendojmė qė Bashkimi Sovjetik tė ketė njė politikė jo tė drejtė, po ai vazhdoi tė thoshte ato qė kishte pėr tė thėnė.Tani tė shohim ēėshtjen pse ua thamė kėto zyrtarėve sovjetikė nė Pekin.Me siguri qė bėmė gabim qė ua thamė pa pyetur partinė tonė...Shkaku i parė i kėtij gabimi ėshtė se unė u trondita kur mora vesh gjithė kėto gjėra qė po diskutoheshin nė sindikata, kėtu ishte ēėshtja e Bashkimit Sovjetik prandaj u trondita shumė.Pastaj mua mė tronditi edhe taktika e shokėve kinezė, e cila mė duket se ėshtė e dėnueshme...Unė nuk dija ēfarė kishte thėnė nė dolli Hrushovi nė shkurt, po nuk ėshtė e drejtė qė pasi gaboi ai tė gaboj edhe unė.Mė bėri pėrshtypje qė kėto gjėra tė mėdha tė partive tona tė shtoheshin nė sy tė jugosllavėve...Kėtė taktikė unė e quajta tė dėnueshme. Pastaj pse tė mos mė thėrrisnin vetėm mua shokėt kinezė, po m’i thanė gjithė kėto gjėra nė sy tė 20 pėrkthyesve tė Haxhi Lleshit, tė Lefter Gogės dhe Vasil Nathanailit dhe tė tjerėve.Kur u takova me drejtorin e propagandės tė Partisė Komuniste kineze, ai mė foli kundra gjithė eksperiencės sovjetike. Ai fliste haptazi se sovjetikėt janė dogmatikė...Tani pse u thashė sovjetikėve unė?Kinezėt mosmarrėveshjet me rusėt i shtruan edhe nė mbrėmjen qė bėnė me shefat komunistė tė delegacioneve tė sindikatave. Veē kėsaj, kur delegacioni shqiptar hyri nė zyrat e Komitetit Qendror tė Partisė Komuniste Kineze, u pa nga tė gjithė, atje kishte edhe shumė pėrkthenjės. Prandaj mendova qė shokėt sovjetik qė ndodhen nė Kinė do ta kenė marrė vesh patjetėr vajtjen tonė nė K.Q. tė Partisė Komuniste kineze. Tė gjithė po i informojnė sovjetikėt, mendova unė, vetėm unė nuk i kam informuar, prandaj po tė mos ua them do t’u bėjė pėrshtypje dhe do tė kujtojnė se ne jemi dakord me kinezėt.Para se tė bėja kėtė hap, bisedova edhe me Gogon (Nushin), sado qė e mora vet pėrgjegjėsinė pėr kėtė ēėshtje dhe Gogo ishte dakord...Kėshilltari i ambasadės sovjetike na tha se nuk i dinin kėto gjėra se kinezėt nuk ua kishin shtruar...
    Gogo Nushi: Nė bisedime ti the se ishte parashikuar edhe komunikatė,po atė e lėmė.
    Liri Belishova: Mundet, po ne biseduam pėr komunikatėn. Pėr atė qė thuhet se Liria ka qėnė nė mbledhjen e Byrosė Politike kur ėshtė folur pėr bisedimet qė ka bėrė shoku Enver me Mikojanin, unė nuk di qė nė mbledhjen e Byrosė Politike tė jenė shtruar kėto probleme.
    Haki Toska: Nė byronė politike ėshtė thėnė qė nė Bashkim Sovjetik na kanė thėnė se ekzistojnė mosmarrėveshje midis Bashkimit Sovjetik dhe Kinės...
    Liri Belishova: Nė takimin me Mao Ce Dunin, ai nuk na foli pėr asgjė nga kėto mosmarrėveshje qė na vunė nė dukje shokėt e tjerė kinezė...Pastaj tha, ne nuk na pranojnė nė OKB, amerikanėt na i mbajnė Tajvanin etj., dhe na foli edhe pėr ndihmėn e Bashkimit Sovjetik...Gjatė takimit me sekretarin e parė tė Partisė sė Shangait ai mė tha qė tė gjithė jemi tė interesuar qė uniteti i kampit tonė tė mos dėmtohet nė luftėn kundėr imperializmit. I thoni partisė tuaj, mė tha ai, se ne nuk ndahemi kurrė nga Bashkimi Sovjetik. Nga 10 gishtat qė kemi 9 na bashkojnė me Bashkimin Sovjetik, vetėm njė kemi kundėr, po ky qė kemi pėrmban probleme shumė tė mėdha e serioze. Prandaj ėshtė e domosdoshme qė ato t’i diskutojmė..Harrova t’ju them, nė fund, kur shtruam darkėn nga ana jonė, unė i thashė Liu Shiao Ciut se situata ėshtė shumė e rėndė, po ju mos e interpretoni qėndrimin tim se unė nuk jam e autorizuar pėr bisedime...Tė mė besoni, i thashė, jam shumė e preokupuar pėr kėtė gjendje qė ėshtė duke u krijuar dhe qė ka tė bėjė me unitetin midis vendeve tona. Ke tė drejtė mė tha ai, po nuk jemi ne qė i kemi bėrė kėto gjėra. Nė mbledhjen e shkurtit qė u bė pėr problemin e bujqėsisė, ishte Hrushovi qė ngriti njė dolli, kur bėri aluzion kundėr partisė sonė.
    Enver Hoxha: Dhe Mikojani bisedonte vesh mė vesh.
    Liri Belishova: Kėtė unė nuk e di, po kjo rrugė them se nuk ėshtė e drejtė. Kėshtu i thashė unė...Sa erdhėm nė Moskė, na priti Posjellovi... Tani, si shkoi darka te Breshnjevi. Atje ishte edhe Rrapo. Unė mbaj mend ēfarė u tha, vetėm nė radhitje mund tė gaboj.
    Mehmet Shehu: Rėndėsi ka ēfarė u bisedua, jo radhitja.
    Liri Belishova: Nė fillim foli Breshnjevi. Pas tij foli Haxhiu. Disa herė u ngrit dhe foli Kozllovi. Ai tha se gjendja ndėrkombėtare ėshtė mjaft e ndėrlikuar. Pastaj foli pėr kinezėt, tha se pikėpamjet e tyre dhe rruga qė ndjekin ata ėshtė jashtėzakonisht e gabuar dhe i ra me grusht tavolinės. Tė shtrohen kėto gjėra prapa kurrizit tė partisė tonė, tė bisedohet me delegacione tė partive tė tjera nuk ėshtė aspak e mirė, po neve tė gjithė erdhėn dhe na thanė...Ēėshtja kryesore ėshtė ajo e luftės dhe e paqes, raporti i forcave nė botė ka ndryshuar shumė, tha ai, po kėtė shokėt kinezė nuk e ēmojnė. Megjithatė rreziku i luftės mbetet. Askush nuk thotė se imperialistėt nuk janė grabitqarė, po sot ekziston edhe mundėsia e evitimit tė luftėrave, megjithėse luftė mund tė ketė. Lenini ka thėnė, vijoi Kozllovi, se ekziston marksizmi krijonjės, po ekziston edhe dogmatizmi dhe Stalini ka qenė pėr marksizmin krijonjės. Forcat tona janė shumė tė mėdha dhe kjo i frenon imperialistėt, prandaj sot ekziston mundėsia e evitimit tė luftėrave, po jo se ka ndryshuar natyra e imperializmit. Shokėt kinezė janė pėr njė politikė tė ashpėr qė tė ēon nė luftėra... Njė luftė tani do tė bėnte tė shkatėrroheshin qendrat kryesore tė qytetėrimit, Parisi, Londra, Moska...
    Mehmet Shehu: Nuk ėshtė kėshtu. Mao ka thėnė se ne nuk jemi pėr luftė se ajo ka pasoja tė tmerrshme, po nė rast se e shpėrthejnė imperialistėt nuk do tė vriteshin tė tėrė, por gjysma e popullsisė...
    Liri Belishova: Lufta do tė bėnte tė shkatėrroheshin Parisi, Londra, Nju Jorku. Shqipėria vetėm njė bombė donte, tha ai... Kinezėt thanė pėr ne se nuk jemi vigjilentė. Kjo nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Ne jemi shumė tė fortė...Vetėm me njė raketė mund ta bėjmė hi Nju Jorkun dhe Uashingtonin...Janė kinezėt ata qė nuk janė vigjilentė, se furnizimin e ushtrisė e kanė vėnė nė vend tė 8 dhe tė 10. Janė ata qė thonė se imperializmi ėshtė njė “tigėr prej letre”...
    Enver Hoxha: Duke thėnė kėtė do tė thotė se ata nuk e nėnvleftėsojnė aspak forcėn e kampit socialist.
    Liri Belishova: Pastaj fjalėn e solli pėr mbledhjen e Bukureshtit se ajo u zhvillua nė njė nivel jashtėzakonisht tė mirė, se tė gjithė ishin solidarizuar me BS dhe dėnuan qėndrimin e mbajtur nga shokėt kinezė. Atje, tha ai, folėn shumė mirė Gomulka, Kadari, Ulbrihti etj. Po ne nuk na pėlqeu qėndrimi i pėrfaqėsuesit tė partisė tuaj, ai kishte thėnė se kėto janė ēėshtje qė kanė lindur nė mes dy partive, prandaj nė kėtė rrugė duhet tė zgjidhen. Kjo nuk ėshtė e drejtė, kėto janė ēėshtje tė marksizėm-leninizmit, tė deklaratės sė Moskės, tė vijės qė ndjekin tė gjitha partitė e tjera, prandaj kėto ēėshtje tė rėndėsishme nuk mund tė zgjidhen vetėm midis dy partive...Unė e mbaj mend shumė mirė fjalėn e shokut Enver nė Moskė kur ka thėnė se populli shqiptar ėshtė 201 milionė bashkė me Bashkimin Sovjetik. (kėtė gjė ai e tha pėrsėri nė njė rast tjetėr). Po sidoqoftė, kjo ėshtė puna juaj tė jeni 201, apo 601 milionė. Kėtė unė bėra sikur nuk e dėgjova.

    “Haxhi Lleshit, veē fjalimeve, duhej t’i pėrgatisja edhe dollitė”
    “Ajo ishte njė situatė kritike dhe nė ēdo rast duhej tė ballafaqoheshim me tė papritura qė vinin nė diskutim gjėra parimore”. Ndėrkohė qė Liri Belishova shpjegohet pėrpara kolegėve se duhej tė ishte edhe ndonjė shok tjetėr me nivel tė lartė politik nė pėrbėrje tė delegacionit, ajo vė nė dukje se prania e Haxhi Lleshit mjaft herė e ka vėnė nė vėshtirėsi. “Veē fjalimeve, shton ajo, atij duhej t’i pėrgatisja edhe dollitė gjatė darkave zyrtare”. Qėndrimi i Haxhi Lleshit gjatė takimit me Breshnjevin dhe shkėmbimi i mendimeve pėr luftėn kundėr revizionizmit, sipas Belishovės, krijoi njė situatė delikate. Njė ngjarje pa precedent ishte sidomos reagimi i papritur i Haxhi Lleshit ndaj Firjubinit, tė cilit i vuri nė dukje faktin qė atė e kishin dekoruar jugosllavėt(!) Gjithėsesi, sipas saj, nė delegacionin e Kuvendit Popullor nė vendet aziatike, nė asnjė rast nuk ndodhi tė cenohej vija e PPSH-sė. Ndėrkaq, duke iu rikthyer tani pas katėr dekadash kėsaj ngjarjeje, Liri Belishova dyshon edhe pėr vėrtetėsinė e procesverbalit tė mbledhjes sė Byrosė Politike, pasi siē thotė ajo, nė mbledhje mbante shėnime Haxhi Kroi dhe i zbardhte ato mė vonė, sipas shijes sė Enverit.
     
    .
  4. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    Kujtime e reflektime.

    Liri Belishova, ish-anėtarja e Byrosė Politike, rrėfen sot nė kėtė intervistė jetėn e saj personale; humbjet e njerėzve tė dashur, dėnimin e kthimin nė Tiranė.

    Nako Spiro, nė atė kohė ka qenė nė Tiranė, si e pėrjetoi ai kėtė ngjarje tragjike? Si e kujtoni ju?

    Pas pėrmbysjes sė diktaturės, kur unė u ktheva nė Tiranė pas 30 vjetėve dėnimi, e ndjeva detyrė ndaj kujtimit tė shoqes sime, si edhe njė lloj amaneti tė Nako Spiros qė tė kujdesesha pėr tė nderuar kujtimin e Ramizesė. Mora iniciativėn dhe nė bashkėpunim me familjarėt e saj (zotėrinjtė Apollon, Ali, Shpėtim Gjebrea, etj), organizuam nė mars 1994, pėrkujtimin e 50-vjetorit tė vrasjes sė Ramizisė nė sallėn e Akademisė sė Shkencave.
    Gjithashtu, disa vjet mė vonė i propozova gjeneral R.Parllahut, kryetar i Organizatės tė Bashkuar tė Veteranėve tė LNĒ, dhe kjo organizatė nė bashkėpunim me familjarėt e Ramizesė organizoi nė maj 2005 njė mbledhje pėrkujtimore nė Shtėpinė e Ushtarakėve, njė nderim i bukur dhe plotėsisht i merituar pėr Ramizenė.
    Presidenti Berisha, nė nėntor 1994 e ka dekoruar Ramizenė me Urdhrin e lartė tė Flamurit, dhe nė 5 maj tė vitit tė kaluar, pėr tė nderuar kujtimin e saj ka vizituar familjen. Familja Gjebrea, njė familje fisnike me tradita tė shquara patriotike (Baki Gjebrea i famshėm ishte xhaxhai i Ramizesė), e kuptoi drejt ēėshtjen e Ramizesė, e dėnoi vrasjen e saj, tė gjithė krenoheshin dhe krenohen me bijėn e tyre kreshnike. Kujtimi i Ramizesė dhe Nako Spiros mė ka lidhur shumė me familjarėt e saj. Jam e nderuar pėr marrėdhėniet miqėsore me ta. Ramizenė e kam pasur shoqe qė nė Institutin “Nana Mbretneshė” dhe ishim bashkė nė konvikt, por u afruam veēanėrisht gjatė Luftės – ajo vinte shpesh nė shtėpinė time pėr drekė e pėr tė fjetur, u bė si e shtėpisė.
    Nė fund dua tė them se Nako Spiron, ky krim e tronditi shumė dhe bashkė me ēėshtje tė tjera tė rėndėsishme tė luftės dhe pasluftės, e bėnė tė reflektonte mbi E. Hoxhėn dhe Miladinin, mbi Partinė Komuniste, mbi komunizmin si doktrinė dhe si sistem i realizuar nė formėn e diktaturės komuniste.

    Zonja Belishova, a e keni lexuar librin e V.Barutit mbi Ramizenė? Mendimi juaj, sidomos pėr ato qė shkruan pėr Nako Spiron?

    Po, ditėve tė fundit. Nuk kam lexuar as pjesėt e kėtij libri qė u botuan nė disa gazeta, duke menduar se do tė lexoj vetė librin, dhe qė janė ngjarje qė unė i di. Autori shkruan me mirėdashje pėr Ramizenė dhe dėnon vrasjen e saj. Por, fatkeqėsisht nė kėtė libėr ka tė meta serioze, pasaktėsi, interpretime tė gabuara dhe tė ēuditshme etj. Edhe kujtimet qė u referohet nuk ėshtė e qartė se a janė kujtime tė shkruara nga vetė personat, a i kanė folur dhe dikush tjetėr i ka shkruar, dhe a janė kėto tė firmosura. Por, unė po i pėrgjigjem vetėm pyetjes suaj lidhur me ēfarė ėshtė shkruar pėr Nako Spiron. Jam habitur shumė dhe jam revoltuar, janė kaq tė pabaza e kaq dashakeqe, sa me tė vėrtetė nuk ja vlen tė merresh me tė. Nė 400 e ca faqe tė librit nuk ka njė gjė tė saktė pėr N.Spiron, njė fjalė tė mirė, po ēdo gjė ėshtė shtrembėruar, ose me qėllim nuk ėshtė pėrmendur fare pėr ta denigruar dhe pėr ta nxirė figurėn e tij.
    Arrin deri atje sa Nako Spiron e vė nė njė grup me Enver e Nexhmije Hoxhėn, Meladinin e Dushanin, Xhakon e tė tjerė, qė i akuzon pėr vrasjen e Ramizesė! Kėshtu nė “Jetė Paralele”, ku ēdo gjė pėr Nakon ėshtė shtrembėruar. Kėshtu nė “Morrat dhe kolera e shpirtit”, ku ndėr tė tjera thotė: “korrespondenca” [e Nakos me Enverin e tė tjerė ] nxjerr nė shesh horrllėqe tė politikės e moralit tė fėlliqur, kutėrbon ligėsi, hakmarrje, lot tė krokodilta. Kėshtu edhe nė pjesė tė tjera. Gjykoni vetė: Si mund ta quash kėtė njeri? Ai ka pasur mundėsi t’i shohė gjėrat qartė e drejtė. Unė dhe tė tjerė kemi folur e kemi shkruar, letrat e Nakos janė nė Arkiv. S’ka njeri qė tė mos jetė prekur dhe tronditur nga dhimbja e thellė dhe qėndrimi fisnik i Nakos atėherė ose kur i lexon letrat sot, sidomos atė qė i shkruan Enver Hoxhės porsa mori mandatin. Kurse V.Baruti thotė se Nako mbajti kėtė qėndrim se nuk e donte Ramizenė!!! Po ē’qėndrim duhet tė mbante Nakua qė V.Baruti ta quante tė drejtė?!
    E akuzon Nakon se duke pasur dosjen nė dispozicion, nuk i shkruan Enverit se kush janė fajtorėt e vėrtetė pėr vrasjen e Ramizesė, por ngarkon me pėrgjegjėsi vetėm shtabin e Brig. V. E para, Nakua s’kishte asnjė dosje. Enveri i dėrgoi vetėm letrėn e Xhakos dhe asnjė tjetėr, se mos binte nė duar tė armikut (shiko letrėn e Enverit dhe tė Meladinit qė citova mė lart F14, D 76). Kjo letėr e Xhakos i drejtohej KQ tė RKSH, ku ai bėn autokritikė, kurse letrėn e Xhakos tė 19.2.’44, ku flitej pėr “gjynahet” e Ramizesė, Nexhmija nuk ja tregoi Nakos dhe e mori me vete kur u nis pėr nė Panarit (shiko letrat e 4.4.’44, F.14, D.72). Se ē’mendonte Nakua nė atė kohė tragjike, nuk fliste haptas as me ne shokėt e tij e jo mė t’i shkruante Qendrorit tė Partisė. “Fatkeqėsisht”, nė atė kohė nuk kishte lindur V.Baruti, qė tė shkruante kėtė libėr dhe Nakua t’ia dėrgonte E.Hoxhės.
    E akuzon Nakon se e “degdisi” Ramizenė nė Vlorė, e pėrsėrit disa herė si njė “gjynah” tė rėndėsishėm tė tij. Nė Vlorė Ramizeja ka mbėrritur mė 1 korrik ’43 dhe ėshtė dėrguar me ngritje, Sekretare Politike e KQ tė RK tė Vlorės pėr tė ndihmuar, sepse Vlora ka pasur gjithmonė shumė rėndėsi, aq mė tepėr pas “fraksionit” dhe problemeve qė dolėn. Kush propozoi e vendosi qė ajo tė shkonte nė Vlorė, as Vasfiu dhe as unė nuk e dimė, dokumente s’ka. Por, nga Tirana vazhdimisht janė dėrguar kuadro pėr tė ndihmuar rrethet e ndryshme dhe repartet partizane, madje edhe nė Kosovė e Maqedoni. Kėto kuadro nuk i dėrgonte Nakua, por vendoseshin nga organet pėrkatėse tė partisė. Ama kur Ramizeja erdhi nė Tiranė e sėmurė, nė tetor ’43, Nakua bėri ēmos pėr ta mbajtur nė Tiranė. 1) I shkroi Enver Hoxhės qė Ramizeja ėshtė me malarje dhe duhet tė paktėn 2-3 javė tė rrijė kėtu, por e mira ėshtė ta mbajmė, sepse na duhet pėr punėn me rininė dhe njėkohėsisht tė ndihmojė Nexhmijen pėr punėn me gruan. 2) I propozoi Enverit tė zgjerohej KQ e RKSH me D. Caushin, N. Oparin dhe Ramizenė. Por, tė dyja propozimet nuk u aprovuan nga Qendra e Partisė. 3) Nakua me tė drejtė nuk qe dakord qė Ramizeja tė shkonte nė Berat, sepse nė radhė tė parė atje e njihnin tė gjithė dhe rrezikonte tė arrestohej menjėherė. Por, ai me kėtė rast pėrsėri propozoi qė Ramizeja mė mirė tė vinte nė Tiranė, ‘se kemi shumė nevojė pėr punėn me rininė’ (F.14, D 76).
    Nuk ka asgjė pėr Nakon qė tė mos jetė shtrembėruar dhe keqinterpretuar. Edhe leksionin mbi moralin qė pėrmenda mė sipėr, nuk e trajton ashtu si e dėgjuam tė gjithė, por me absurditetin mė tė habitshėm: Nakua foli pėr imoralitetin qė tė dėnonte Ramizenė! Ėshtė e kotė tė zgjatem me tė tjera, nuk ja vlen.
    Po pse ky njeri e ka parė kaq zi Nako Spiron? Ai ėshtė njė figurė shumė e njohur dhe e dashur nga tė gjithė. Shumė dėshmitarė tė atyre kohėrave kanė vdekur, por edhe shumė jetojnė. Pse nuk ėshtė mbėshtetur nė kujtimet e gjeneralėve R.Parllaku dhe R. Ramuhito. Pse nuk i pėrmend fare ato qė kam thėnė dhe kam shkruar unė pėr Nakon, ato qė thashė mė sipėr, qė i dinė bashkėkohėsit, familjarėt e Nakos e tė Ramizesė? Nuk thotė njė fjalė ē’ka bėrė Nakua dhe unė pėr Ramizenė pas ēlirimit, dhe ndonjė gjė qė e pėrmend ua atribuon tė tjerėve, deri N. Hazmedarit.
    Pėr ēdo njeri, aq mė tepėr pėr tė vdekurin, shkruhet me pėrgjegjėsi, me respekt. Sidomos pėr njė figurė si Nako Spiro, njė nga udhėheqėsit mė tė shquar qė nxori Lufta Antifashiste, njeriu qė gjithė jetėn e shkriu pėr ēlirimin dhe pėrparimin e Shqipėrisė, patrioti i madh qė flijoi jetėn nė pėrpjekjet pėr tė mbrojtur pavarėsinė e atdheut dhe interesat e vendit nga shovinistėt jugosllavė. Gjithė populli e nderon, edhe shteti demokratik e nderoi me dekoratėn e lartė “Nderi i Kombit”. Dihet kush e urren dhe lufton Nako Spiron, edhe pas 63 vjetėve qė tretet nė dhe. Po V.Baruti, ē’pati?

    Zonja Belishova, Nexhmije Hoxha ka deklaruar se Nako Spirua i ka thėnė se ishte nė dilemė pėr tė zgjedhur mes Ramizesė dhe Lirisė (Belishova), tė cilat i vlerėsonte tė dyja pėr nga inteligjenca, vendosmėria, etj. Kurse V.Baruti, gjatė librit shpesh herė thotė se nė zemrėn e Nako Spiros ishte futur “Shpirtua” (pseudonimi juaj). Ai, madje e vė nė dyshim a ka qenė apo jo Ramizeja e fejuara e Nako Spiros. Cili ėshtė komenti juaj?

    Besoj se N.Hoxha nuk ėshtė e saktė - kanė kaluar shumė vite. Ndofta Nakua gjatė luftės ka biseduar me tė pėr t’i shprehur Ramizesė dashurinė dhe pėr t’u fejuar, kurse pas ēlirimit ka biseduar pėr mua. Mua deklarata e saj mė ka ēuditur, sepse nė atė periudhė dhe sa ishte Ramizeja gjallė, nuk kam ndjerė asnjė lloj afeksioni tė Nakos ndaj meje. Nė shkurt tė ’43, kur mė futėn nė KQ tė RKT, Ramizeja ishte 20 vjeē, kurse unė 16 vjeē dhe katėr muaj. Unė, shoqja ime e ngushtė, Fatbardha Toto etj, pėr shkak tė moshės sė vogėl e pėr shkak tė luftės, as qė mendonim pėr dashuri dhe fejesa. Dhe, e vėrteta ėshtė se asnjė njeri nuk na ka ngacmuar.
    Pėr sa i pėrket atyre qė ka shkruar V.Baruti, janė krejtėsisht pa baza dhe me qėllimin e keq se gjoja Nako nuk e ka dashur Ramizenė. Po pyetja mė e thjeshtė ėshtė: pėrse atėherė u fejua dhe u martua me tė nė 1943? Me mua Nakua ėshtė martuar pas ēlirimit, nė janar 1946.
    Nėpėr gjithė librin shpesh thuhet se Nakua nė zemėr kishte Shpirton, donte Shpirton, kujdesej pėr Shpirton, etj. Ku bazohet? Cilat qenkan “faktologjia” dhe “dokumentet”? 1) Citon njė letėr qė Nakua i shkruan Nexhmijes pėr delegacionin qė do shkonte nė Kongresin e Rinisė Jugosllave, dhe i thotė se s’do ta nis Shpirton, mbasi rruga ėshtė e gjatė e nuk e pėrballon dot. Unė atėherė isha shumė e dobėt, kisha shpesh kriza nė syrin e plagosur dhe s’ėshtė aspak e vėrtetė qė Nakua donte tė rrinte me mua nė Tiranė, mbasi ato ditė do nisej pėr nė Kongresin e Pėrmetit. 2) Citon letrėn (qė e shkruan Nexhmija dhe e siglon Nakua) pėr delegatėt e Tiranės, qė do venė nė Kongresin e I tė Rinisė Antifashiste. Ata kėshillojnė qė Shpirtua tė niset me automobil nė rrugėn e Korēės, nėse kjo ėshtė e sigurt (F56, D 49, 1944). Kėto janė “dokumentet e dashurisė”?

    Po me Misto Mamen, a ka qenė e fejuar Ramizeja?

    Nuk kam ditur qė Ramizeja ka qenė e fejuar me Misto Mamen dhe nuk kam dėgjuar asgjė gjatė luftės dhe pas saj. Kėtė autori e nxjerr, sepse N.Hoxha dhe Luan Omari kanė shkruar qė Ramizeja ka qarė shumė kur u vra Mistua. Por, ne shumė kemi qarė pėr Miston dhe pėr shokėt e tjerė, aq mė tepėr pėr ata qė organizimi dhe lufta na kishin lidhur mė shumė. Kėtu dua tė theksoj se njė nga gjėrat mė tė bukura tė Luftės sonė Antifashiste ka qenė miqėsia dhe dashuria vėllazėrore midis tė rinjve ilegalė dhe partizanė, lidhja jonė e jashtėzakonshme, e pastėr dhe fisnike si luftėtarė pėr ēlirimin e atdheut dhe pėr ėndrrat e jetės sė re. Sot ndofta ėshtė zor tė pėrfytyrohet kjo. E ndienim veten si bijė tė njė nėne, ishim gati tė jepnim jetėn pėr tė mbrojtur shokun. Pėr kėtė miqėsi vėllazėrore tė pastėr kanė shkruar disa, por mua mė kanė bėrė mė shumė pėrshtypje kujtimet e Profesor Stefanaq Pollos.

    Diēka pėr filmin “Furtuna” dhe regjisorin Ēuhrai. Ē’kujtoni ju?

    Mė 1959, me rastin e 15-vjetorit tė ēlirimit tė Shqipėrisė nga okupatorėt fashistė, u mendua qė tė bėhej njė film pėr Luftėn NĒ. Pėr kėtė ju kėrkua ndihmė Bashkimit Sovjetik dhe ata dėrguan regjisorin e shquar, Ēuhrai dhe shkrimtarin Arkadi Pervencev. Ata patėn shumė takime, i takoi edhe Enver Hoxha. Orientimi ishte tė bėhej njė film epope, madhėshtor. Disa autorė shqiptarė paraqitėn skenarėt e tyre; unė mbaj mend vetėm Dhimitėr Shuteriqin dhe Petro Markon. Por, mė nė fund u vendos qė skenarin ta shkruanin dy sovjetikėt dhe Llazar Siliqi e Fatmir Gjata. Ēuhrai nuk iku, siē thonė, ai ishte regjisori i filmit “Furtuna”. Nuk mbaj mend qė Ēuhhrai tė ketė dashur qė filmi tė ishte pėr Ramizenė. Por, mbaj mend qė skenari i Petro Markos ishte pėr tė. Filmi “Furtuna” nuk u pėlqye shumė nga udhėheqėsit shqiptarė, ndryshe nga ē’ndodhi me filmin “Skėnderbeu”, qė u prit me entuziazėm. Kurse nė Moskė, mesa kam dėgjuar, e kritikuan shumė, edhe pėr llastiqet.

    Tani le tė hidhemi nė disa pyetje tė njė tjetėr fushe. Zonja Belishova, si do ta pėrshkruanit jetėn tuaj? Si do ta pėrkufizonit atė?

    Njė jetė tragjike, jeta tragjike e njė gruaje shqiptare.
    Kam humbur pesė njerėzit e mi mė tė shtrenjtė; Nako Spiron dhe burrin e dytė, Maqo Ēomon, dy vėllezėr, Fatmir e Bardhyl Belishovėn, dhe mbi gjithēka Dritėn, vajzėn time. Njė dhembje e paduruar, qė mund ta kuptojė vetėm ai qė i ka rėnė njė fatkeqėsi e tillė. Tė gjithė viktima tė diktaturės komuniste, pėr tė cilėn unė luftova dhe punova me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm. Babai, gjyshja, nėna dhe dy vjehrrat e mia vdiqėn me hidhėrim tė thellė. Ishin 30 vjet, qė ma shkatėrruan jetėn. Kur ika nga Tirana isha vetėm 34 vjeē, nė lulėzim tė plotė, kur u ktheva, njė plakė e dėrrmuar. Dhe, mė e tmerrshmja ishte se vuajtėn nė burgje e internime, ose nga pėrndjekje tė tjera fėmijėt e mi, tė pestė vėllezėrit me familjet e tyre dhe tė afėrmit e burrit, deri kushėrinjtė dhe miqtė. Ka tė tjerė qė kanė vuajtur mė shumė, por do flas mė poshtė. Si durova? Kryesorja, se kisha tė drejtė. Po jeta ime u nxi. Nuk janė tė vrarė vetėm pesė mijė e ca vetė. Tė vrarė jemi dhe ne qė na i morėn shpirtin ēika-ēika.
    Po sa i rėndė dhe i vėshtirė ka qenė pėr mua procesi i zhgėnjimit... Komunizmi ishte gjithė kuptimi i jetės sime, njė iluzion, njė ėndėrr e jashtėzakonshme. Indoktrinimi i skajshėm na kishte kthyer nė fanatikė. Nuk kishim mundėsi tė lexonim letėrsi qė kritikonte komunistėt, por as radion nuk e dėgjonim duke e quajtur herezi, tradhti, si njė besimtar letėrsinė e djallit. Por realiteti i hidhur, sado qė unė pėrpiqesha ato gjėra qė konstatoja t’i justifikoja nė mėnyra tė ndryshme, m’i hapi sytė. Likuidimin tragjik i Nako Spiros mė tronditi shumė, por edhe kėtė e pashė mė shumė si faj tė jugosllavėve e Koēi Xoxes. Isha shumė e re. Por, ndofta nė subkoshiencė vepronte edhe instinkti i vetėmbrojtjes. Veē pas vdekjes sė Stalinit, sidomos pas Kongresit tė XX (megjithėse edhe ai zbuloi vetėm ajsbergun), nuk mund tė vazhdohej me iluzione, me justifikime. Rėndėsia historike e referatit mbi Stalinin ishte se tani kėto i thoshte vetė partia e tij, s’ishin mė “shpifjet e armiqve imperialistė”.

    Po pse Enver Hoxha doli kundra kėtij Kongresi dhe e quajti Hrushovin, PK tė BS dhe gjithė partitė e tjera se tradhtuan marksizėm-leninizmin?

    Tė gjitha ato qė thoshte ishin demagogji. Qėllimi ishte tė mbronte kolltukun e tij diktatorial, sepse mendonte qė kjo rrugė anti-staliniste, reformatore, disi liberale e demokratike, e bashkekzistencės paqėsore me Perėndimin dhe evitimit tė luftės atomike qė kėrcėnonte njerėzimin, rrezikonte diktaturėn e tij komuniste.

    Ē’e keqe i vinte botės, e aq mė tepėr popullit shqiptar?

    Atėherė filloi tragjedia ime. Mė dukeshin shumė tė drejta, por mendoja si ėshtė e mundur qė nuk e kuptojnė Enver Hoxha dhe shokėt e tjerė. Mos e kam gabim? Por, kryesorja ishte si tė ruhesha, si mos mė shpėtonte ndonjė fjalė, etj. Sepse, kėtu nuk ishte ēėshtja qė do ta pėsoja vetėm unė. Njerėzit e mi mė tė dashur, burri im i dytė, tė katėr fėmijėt, tė pestė vėllezėrit e mi e familjet e tyre, tė afėrmit e tim shoqi do t’i hidhja me duart e mia nė ferr. Unė pyes a ka grua, a ka nėnė qė mund ta bėjė kėtė? Unė nuk guxova. Unė mendoja se Enveri mė nė fund do ta pranonte kėtė vijė. Unė nuk isha kundėr socializmit, mendoja qė vetėm duhet tė bėheshin korrigjimet e drejta.
    Dėnimi im ishte absurd. Nė fakt, unė isha kundra, por nuk dhashė asnjė fakt qė tė mė akuzonin pėr kėtė gjė. Mė dėnuan pse i the atasheut sovjetik nė Pekin, kritikat qė udhėheqėsit e Partisė Komuniste Kineze u bėnin “revizionistėve tradhtarė hrushovianė”. E para, nė takim nuk isha vetėm unė, por edhe Gogo Nushi dhe anėtarėt e tjerė tė delegacionit. Qėllimi ishte qė t’u propozonim sovjetikėve qė tė bindnin kinezėt pėr tė vajtur nė mbledhjen e Partive Komuniste nė Bukuresht, ose tė shtyhej mbledhja (nuk kishim kohė tė pyesnim Qendrėn, sepse ambasada jonė nė Pekin lidhej me Tiranėn nėpėrmjet ambasadės nė Moskė). Ky ishte “gabimi im fatal”, qė u bė ortek i madh. Kurse pas 22 vjetėsh, nė Librin “Titistėt”, Enver Hoxha shkruan edhe njė faqe pėr mua, ku thotė se Liri Belishova u dėnua si agjente e Hrushovit. Ku bazohej? Harroi qė isha dėnuar pėr gabime politike? Pėr t’i dhėnė ngjyrė agjenturore, edhe takimin me atasheun sovjetik e paraqet sikur paskam qenė vetėm unė dhe e paskam bėrė jo nė Ambasadėn Shqiptare, por duke vajtur nė Ambasadėn Sovjetike. Po si nuk pati njė njeri nga ish-shokėt e mi qė t’i thoshte; more Enver po nė Plenum kemi thėnė ndryshe. Natyrisht, u inatosa pėr kėtė “moral” tė “udhėheqėsit tė lavdishėm”, por nuk u shqetėsova aspak. Sepse, po e them edhe kėtu me pėrgjegjėsinė mė tė plotė, qė jo vetėm as qė diskutohet kam qenė apo jo agjente e sovjetikėve, por nuk kam bėrė sikur njė bisedim pa urdhrin ose dijeninė e tij.
    Kur e mendoj jetėn time, shoh se gjithmonė kam qenė e dominuar nga dashuria pėr Shqipėrinė dhe pėr popullin e saj. Brezi im u rrit me traditat e rilindėsve, patriotike e demokratike, qė atėherė ishin shumė tė gjalla dhe tė freskėta. U edukova kėshtu nė familjen time; babai im ishte delegat i Mallakastrės nė Kongresin e Lushnjės dhe komandant ēete nė Luftėn e Vlorės, kurse nėna ime kishte mėsuar shqipen nga xhaxhai i saj patriot, fshehurazi, nė tavan, nė Stamboll dhe deri sa vdiq i dinte kėngėt patriotike tė Rilindjes dhe vjersha tė Naimit. Na kanė edukuar mėsuesit tanė patriotė dhe tė mrekullueshėm nė shkollėn fillore dhe nė Institutin “Nana Mbretneshė”.
    Kėto na lidhėn me komunizmin, duke menduar gabimisht se kjo ishte rruga mė e drejtė pėr lirinė e Shqipėrisė dhe pėrparimin e saj. Por, po kėto mė ndihmuan qė tė mbaj qėndrime tė drejta nė momente tė rėndėsishme. Dhe, qė mė vonė tė ndahem nga komunizmi. Nuk ėshtė e mundur, po ta duash me tė vėrtetė atdheun dhe popullin tėnd, tė kesh atė minimum ndjenjash humaniste dhe demokratike qė janė instiktive te ēdo njeri normal, dhe tė vazhdosh tė mbrosh diktaturėn komuniste dhe Enverin, ose t’i zbutėsh krimet dhe pėrgjegjėsitė etj.
    Ēfarė konsideroj se kam bėrė mirė pėr popullin tim:
    1) Kam luftuar me pėrkushtim dhe vetėmohim tė jashtėzakonshėm kundėr okupatorėve fashistė, pa kursyer as jetėn, pale tė dėshpėrohesha pėr humbjen e syrit. Fakti qė unė, nė njė moshė shumė tė re u bėra anėtare e Kq tė RKT, anėtare e Komitetit provizor qė u ngarkua tė drejtonte organizatat e partisė dhe gjithė organizatat e tjera gjatė terrorit tė dimrit ‘43-’44, qė pastaj mė bėnė sekretare politike tė Kq tė RK, tė Tiranės dhe anėtare e Kq tė Partisė, pastaj anėtare e Kq tė RKSH dhe e Sekretariatit tė Rinisė Antifashiste, anėtare e Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė Gruas Antifashiste, kandidate tė KQ tė Partisė, tregon sesa u vlerėsua lufta ime.
    2) Unė mbajta njė qėndrim shumė tė drejtė pėr mbrojtjen e pavarėsisė dhe interesave tė Shqipėrisė nga shovinistėt jugosllavė. Natyrisht, merita kryesore i takon Nako Spiros. Por, sa e rėndė ishte atėherė situata, mjafton tė pėrmendim se vetėm 15 ditė pas vrasjes sė Nakos, Byroja Politike vendosi tė bėnte de facto, “bashkimin” (gėlltitjen) e Shqipėrisė me Jugosllavinė, nė tė gjitha fushat, por shpallja tė bėhej kur tė ishin konjukturat ndėrkombėtare mė tė pėrshtatshme. Jo, kėto dhe plenumi i VIII nuk janė gabime. Janė tradhti kombėtare.
    3) Unė mbajta njė qėndrim shumė tė drejtė mė 1960 ndaj konfliktit nė lėvizjen komuniste ndėrkombėtare midis dy rrugėve: asaj staliniste dhe asaj anti-staliniste e reformatore. Enver Hoxha, atėherė me demagogji tė shfrenuar e paraqiti ēėshtjen sikur po mbronte pavarėsinė e Shqipėrisė. Shqipėria kishte qenė shumė mė e varur nga BS nė kohėn e Stalinit sesa nė kohėn e Hrushovit, qė bėri diēka edhe pėr tė pėrmirėsuar lidhjet e BS me vendet e tjera socialiste. Enver Hoxha, siē e thashė edhe mė lart, kishte frikė se rruga anti-staliniste e reformatore kėrkonte zbutjen e represioneve, kurse ai e donte sa mė tė egėr diktaturėn e tij, siē edhe u vėrtetua. Nė fakt, ai nuk e mbrojti aspak pavarėsinė e Shqipėrisė, por e rrezikoi shumė duke u armiqėsuar me tė gjithė botėn (nė fillim me imperializmin, me atė amerikan nė krye, pastaj me revizionizmin, me nė krye BS-nė, pastaj edhe me Kinėn tradhtare). Le tė kujtojmė kėtu propagandėn e shfrenuar, provokacionet nė OKB, etj. Dhe kėshtu, pėr t’u mbrojtur nga tė gjithė kėta armiq, kreditė e Kinės dhe akumulimi nga puna e madhe qė bėnte populli, pjesa mė e konsiderueshme nuk pėrdorej pėr tė pėrmirėsuar jetėn, por pėr tė hapur tunele nė kushedi sa male, bunkerė nė katėr anėt e Shqipėrisė, armė e fishekė qė do t’i mjaftonin mbase gjithė Evropės.
    Enveri tė gjithė kėtė “luftė tė madhe” e bėnte gjoja pėr tė mbrojtur marksizėm-leninizmin, se “tė gjithė e kishin tradhtuar”! Ēdo udhėheqės normal i njė vendi tė vogėl do tė mendohej pėr problemet qė po lindnin nga socializmi real dhe masat qė duheshin marrė, do tė mendonte qė gjithė kėta udhėheqės tė partive tė tjera, pse mendojnė dhe vendosin kėshtu. Kurse ai e shpalli Shqipėrinė qendrėn e revolucionit proletar botėror, pra edhe veten udhėheqėsin e kėtij revolucioni! Absurde, qesharake, sikur tė mos ishte tragjike. Sepse pėr 30 vjet, ndėrsa nė vendet e tjera socialiste u lehtėsua disi jeta, nė Shqipėri ndodhi e kundėrta. Enveri, nė ekstremizmat e tij ja kaloi edhe Stalinit.
    4) Kam mbajtur, bashkė dhe me miq tė tjerė tė OBVL, qėndrim tė drejtė ndaj proceseve demokratike. Kemi kontribuar me aq sa kemi pasur fuqi. I kemi dėnuar haptas krimet e diktaturės enveriste. Kemi kėrkuar dhe falje. Kėto tė katėrta i quaj merita tė mia.
    Pėrgjegjės para popullit shqiptar, pėr gjithēka pėsoi nga PKSH – PPSH, janė tė gjithė anėtarėt e saj, dhe aq mė tepėr ata qė kanė qenė nė udhėheqje, veēanėrisht ata qė kanė pėrgjegjėsi personale pėr krimet.
    Megjithėse unė personalisht nuk jam pėrgjegjėse pėr krime, megjithėse vetė dhe gjithė familjarėt e mi vuajtėn pėr 30 vjet, kam kėrkuar falje dhe pėrfitoj nga rasti tė kėrkoj pėrsėri ndjesė. Ju kėrkoj falje viktimave tė diktaturės dhe familjarėve tė tyre pėr gjithēka kanė vuajtur. I kėrkoj falje gjithė popullit qė nuk i realizuam ato qė premtuam gjatė luftės, qė e shmangėm pėr 50 vjet nga rruga e drejtė e zhvillimit, pėr varfėrinė dhe sakrificat e tij, pėr represionet e shkeljen e tė gjitha tė drejta. Dhe, ju kėrkoj ndjesė njerėzve tė mi tė dashur qė vuajtėn shumė pėr shkakun tim, megjithėse unė isha fajtore pa faj. I kėrkoj nė radhė tė parė ndjesė Dritės sime, qė e linda po qė nuk munda t’i siguroj sikur njė ditė jetė normale, pale lumturi.

    Sot pas kaq vjetėsh nė demokraci, a ndjeheni e shpėrblyer pėr vuajtjet tuaja?

    Shpėrblimi mė i madh ėshtė qė diktatura enveriste u pėrmbys dhe Shqipėria ėshtė vėnė nė rrugė tė mbarė, qė Kosova martire u ēlirua dhe qė shqiptarėt e tjerė nė Ballkan gėzojnė sot mė shumė liri sa asnjėherė tjetėr gjatė historisė.
    Materialisht, si e pėrndjekur, unė personalisht nuk kam marrė asgjė. Por, i ndjeri burri im dhe dy vėllezėrit, Bardhyl dhe Agron Belishova qė kanė qenė nė burg, janė dėmshpėrblyer edhe sipas Ligjit tė parė dhe sidomos po dėmshpėrblehen me Ligjin e fundit, qė ėshtė shumė i drejtė. Unė marr pension shumė tė mirė si invalide e Luftės NĒ, djalin e kam gjykatės, kemi pėrfituar edhe nga pronat qė na ka lėnė babai. Jetoj shumė mirė, mė mirė se kur isha anėtare e Byrosė Politike.
    Po kryesorja, fitova lirinė, unė dhe tė gjithė. Tani takohem me tė gjithė tė afėrmit dhe miqtė e mi. Po a mund tė pėrfytyroni ē’do tė thotė tė jetosh pėr 30 vjet e izoluar sikur tė kishe kolerėn? Tė duroje gjithė atė propagandė, armike e popullit, armike e partisė (i numėronin qė nga Anastas Lulua e deri tek Liri Belishova), tė dėgjoje tezėn e institutit tė Marksizėm-Leninizmit se Titistėt pėrdorėn Koēi Xoxen kundėr Shqipėrisė, kurse hrushovianėt Liri Belishovėn. Po ē’bėri Liri Belishova more zot, ē’fjalė ose veprim i saj ishte kundėr Shqipėrisė, more edhe kundėr PPSH-sė?
    Qėndrimi i tė burgosurve, tė internuarve dhe i familjarėve tė tyre ka qenė me tė vėrtetė fisnik. Jo vetėm asnjė vrasje pėr hakmarrje, por asnjė pėllėmbė, asnjė fyerje, pas gjithė atyre mizorive qė pėsuan. Mendoj se kjo ka shumė rėndėsi, sidomos po tė kujtojmė sesa mizorė u treguan pa tė drejtė komunistėt kur morėn pushtetin.
    E quaj shumė fisnik qėndrimin e tė persekutuarve qė s’kanė qenė komunistė ndaj neve tė persekutuarve qė kemi qenė komunistė. Ditėn tė bėjnė dallimin, tė vlerėsojnė qėndrimin tonė dhe mos na pėrziejnė me pėrgjegjėsit e vėrtetė, tė ēmojnė vuajtjet tona tė pėrbashkėta. Kam shumė miq, duke filluar nga i ndjeri Pjetėr Arbnori, etj.
    E ēmoj shumė tė rėndėsishėm qėndrimin e Partisė Demokratike ndaj nesh. Ata dėnuan Enver Hoxhėn dhe pėrgjegjėsit e vėrtetė, por vlerėsuan ata komunistė patriotė qė luftuan pėr ēlirimin e atdheut nga okupatorėt, qė punuan me nder pėr tė mirėn e popullit, qė megjithėse patėn iluzione komuniste nuk janė pėrgjegjės pėr krime, pėrkundrazi vuajtėn edhe vetė nga diktatura, i pėrkrahėn proceset demokratike dhe i dėnuan e i dėnojnė krimet dhe mbrapshtitė e diktaturės enveriste.
    Nuk besoj se do tė keqkuptohem. Ka mjaft socialistė, madje edhe udhėheqės tė kėsaj partie, qė mbajnė qėndrim tė drejtė ndaj nesh. Po pa hyrė nė hollėsira, e quaj tė nevojshme tė them se i pėrkiste kėsaj partie qė tė bėnte analizėn e thellė tė diktaturės dhe tė Enver Hoxhės, dhe jo tė mjaftohej me “distancohemi nga diktatura”. I takonte kėsaj partie qė tė dėnonte krimet dhe dėnimet e padrejta, duke filluar qė nga ato qė u bėnė gjatė Luftės: Anastas Lulos, Mustafa Gjinishit, Ymer Dėshnicės, Sejfulla Malshovės, Nako Spiros, etj, tė tė gjithėve ne, ish- komunistė dhe ish-udhėheqės tė asaj partie. Edhe njė gjė: tetė vjet sa qe Partia Socialiste nė pushtet nuk u bė asgjė pėr tė pėrndjekurit politikė, edhe vetė projektligji u bllokua.

    Zonja Belishova janė bėrė shumė diskutime: a duhet tė hapen dosjet e Sigurimit dhe pėrse janė vonuar?

    Jemi shumė tė vonuar. Dosjet nė vendet e tjera ish-socialiste janė hapur qė nė fillim tė viteve ’90, menjėherė posa u pėrmbysėn diktaturat komuniste.
    Unė mendoj nė radhė tė parė, qė tė gjithė tė burgosurit dhe tė internuarit, duhet me ligj tė kenė tė drejtė tė shikojnė dosjet qė ka pasur Sigurimi pėr ta. Kjo ėshtė e drejta e tyre e pamohueshme. Dhe, kėtė e kanė bėrė vendet e tjera.
    Hapja e dosjeve tė atyre qė kanė qenė agjentė tė Sigurimit do tė krijojė probleme serioze, sepse Sigurimi e kishte pėrhapur jashtėzakonisht rrjetin e tij. Por, ėshtė njė operacion i domosdoshėm dhe duhet bėrė. Pse ne duhet tė bėjmė ndryshe nga vendet e tjera? Mendoj se ka njerėz qė janė rekrutuar me presione dhe kėrcėnime tė jashtėzakonshme, dhe hapja e dosjeve ėshtė njė dėnim i rėndė pėr ta. Por, le tė krijohen me ligj mundėsitė qė tė shpjegohen dhe tė mbrohen.
    Ēėshtja qė ka ngjallur kundėrshtimin e Partisė Socialiste dhe tė disa tė tjerėve ėshtė pastrimi i aparatit shtetėror, sepse thonė qė preket Kushtetuta, etj. Tė them tė drejtėn, nuk e kuptoj kėtė gjė. Vendet e tjera, qė janė anėtare tė BE-sė, e kanė zgjidhur dhe mund tė merret shumė mirė eksperienca e tyre. Por, ėshtė e domosdoshme qė aparati shtetėror tė pastrohet nga ata qė janė pėrgjegjės pėr krime. Nuk mund tė durohet qė deri nė Gjykatėn Kushtetuese tė ketė njerėz qė kanė dhėnė vendime me vdekje pėr politikė, etj. Jemi shumė vonė.

    Le tė kthehemi prapė tek ju, keni qenė anėtare e Byrosė Politike dhe mė pas pėrfunduat nė internim. E kishit menduar ndonjėherė kėtė persekutim qė do t’ju bėhej?

    Tashmė dihet nga tė gjithė se njė komunist mund tė dėnohej, madje edhe tė pushkatohej pėr asgjė. Por, ju e kuptoni se ēfarė mund tė mendoja unė, sidomos pas vrasjes tragjike tė Nako Spiros. Sidoqoftė, siē thashė mė lart periudha mė e vėshtirė ishte ajo pas Kongresit tė XX, ku jam ruajtur me tė gjitha fuqitė pėr tė mos dhėnė rast ndėshkimi. Kur u ktheva nė Tiranė takova njė ditė nė rrugė Nefo Myftiun, e cila mė tha: “Ē’tė tė them unė moj Liri ty qė vuajte 30 vjet. Por ta dish, edhe neve nuk e kemi vėnė kokėn mbi jastėk, por si mbi tel me gjemba. M’u duk sikur mė pa me inat Enveri, m’u duk sikur Nexhmija tha kėtė fjalė me nėnkuptim, etj”.

    Zonjė Belishova, a mund tė na thoni mendimin tuaj, si po shkon Shqipėria jonė?

    Po tė thosha qė nuk mendoj pėr kėto probleme, nuk do tė thosha tė vėrtetėn, sepse siē e thashė mė lart, gjithė jeta ime ėshtė dominuar nga dashuria dhe prokupacioni pėr atdheun dhe popullin tim. Por, e kam shumė tė vėshtirė tė shprehem… Sepse, kam parasysh pėrgjegjėsinė time morale, e cila dhe mė ka bėrė qė kur u ktheva nė Tiranė tė vendos edhe me miq tė tjerė tė mos marr pjesė aktive nė jetėn politike.
    Sidoqoftė, unė jam dakord me Ismail Kadarenė: me gjithė problemet, gabimet, etj, e rėndėsishme ėshtė qė Shqipėria ėshtė futur nė rrugėn e drejtė tė zhvillimit demokratik, tė integrimit euroatlantik. Pėr herė tė parė Shqipėria, duke qenė anėtare e NATOS-s, ka garantuar lirinė e pavarėsinė e saj, kurse gjatė gjithė historisė ne kemi qenė pre e agresioneve tė ndryshme, kemi vuajtur nga okupacionet, sepse kemi qenė njė popull i vogėl. Gjithashtu, futja e Shqipėrisė nė BE krijon shumė favore pėr zhvillimin e saj demokratik, ekonomik, etj.
    Sot ka shumė probleme, shumė tė meta, vjedhje, korrupsion, etj. Por, kėto nė asnjė mėnyrė nuk duhet tė ngjallin dėshpėrim e pesimizėm qė paralizojnė forcat. Jo vetėm mėsojmė nga filozofėt, nga historia, por edhe nga eksperienca jonė nė botė; nuk ka asgjė perfekte dhe zhvillimi ėshtė lufta e tė kundėrtave. Problemet nuk mbarojnė kurrė; sa zgjidhet njė pjesė, lindin tė tjera. Rėndėsi ka si luftohet pėr t’i zgjidhur nė radhė tė parė nga truri i kombit, por edhe nga tė gjithė qytetarėt.
    Mendoj se me shumė rėndėsi pėr Shqipėrinė ėshtė dekomunistizimi dhe kultura demokratike. Shkollat dhe universitetet ku edukohen qytetarėt e ardhshėm, pėr mua kanė njė rėndėsi tė jashtėzakonshme. Gjithė kėto universitete janė dhe qendra shumė tė rėndėsishme ku mund tė studiohen problemet, tė bėhen propozime etj. Atyre u takon tė jenė kėshilltarėt kolektivė tė shtetit, tė shoqėrisė.
    Diktatura ėshtė njė qeverisje e kollajshme, si sahati me rėrė. Kurse demokracia ėshtė e komplikuar si sahati zviceran, gjithė rrotka dhe vegla, ku ēdo gjė duhet tė punojė mirė dhe nė harmoni.
     
    .
  5. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    Historia e pushkatimit tė Ramize Gjebreas, njė prej personazheve tė Luftės Antifashiste, sillet shpesh me shkrime, libra e intervista tė bashkėkohėsve apo edhe tė studiuesve. Por, ndoshta tė paktė janė ata njerėz qė e dinė dhe e pohojnė tėrėsisht tė vėrtetėn. Padyshim, Liri Belishova ėshtė njeriu mė autentik nė kėtė rast.

    Zonja Belishova, kėto ditė ishte pėrvjetori i vdekjes sė Ramize Gjebresė. Janė shprehur mendime e hipoteza tė ndryshme. Ju keni qenė shoqe e saj, i keni pėrjetuar kėto ngjarje. Si i kujtoni?

    Kanė kaluar 66 vjet, por edhe sot e kujtoj me shumė dėshpėrim, me hidhėrim tė thellė. Pėr asnjė shoqe ose shok tė vrarė gjatė Luftės Antifashiste nuk kam ndjerė njė hidhėrim tė tillė, sepse vrasja e saj ishte shumė tragjike - atė e vranė shokėt e saj. Vrasja e Ramizesė ishte njė KRIM, njė krim mizor, krejtėsisht i padrejtė, krejtėsisht i pajustifikuar. Tė gjitha pėrpjekjet pėr ta justifikuar, pėr ta zbutur, pėr ta quajtur gabim nga rrethanat e luftės, nga mentaliteti prapanik etj, janė tė pabaza dhe tė kota. Ishte njė krim.
    Ky krim bėhet akoma mė i pafalshėm kur mendon se ēfarė vajze vranė. Ramizeja ishte vėrtet njė vajzė e mrekullueshme nga ēdo anė. E kam thėnė dhe e pėrsėris: nga gjithė ne shoqet e saj tė Institutit Femėror “Nana Mbretneshė”, ajo ishte mė e shquara, mė e zonja, mė trimja (ishte e vetmja vajzė e njėsiteve guerile nė Shqipėri). E bukur, shumė inteligjente, me kulturė (lexonte jashtėzakonisht shumė), me mendime pėrparimtare dhe patriote e flaktė pėr Shqipėrinė etnike, fitonte shpejt simpati dhe impononte respekt e autoritet. Nė Luftėn Nacional-Ēlirimtare u angazhua me tė gjitha forcat dhe me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm. Me aftėsitė e saj tė rralla u shqua si organizatore dhe drejtuese e Rinisė Komuniste Shqiptare dhe e Rinisė Antifashiste. Ajo ishte fillimisht anėtare e komitetit qarkor tė RKSH tė Tiranės, pastaj sekretare politike e K.Q tė RK sė Vlorės, dhe me formimin e Brigadės sė V-tė, anėtare e Seksionit Politik si pėrgjegjėse e rinisė dhe pėrgjegjėse pėr agjitacionin dhe propagandėn. Tė gjithė e donin dhe e respektonin; fjalimi i saj nė inaugurimin e Brigadės sė V-tė janar ‘44, qė i mahniti tė gjithė partizanėt dhe qindra vlonjatė prezentė, u bė legjendė.
    Ja, njė vajzė tė tillė kreshnike e vranė. E vranė nė lulen e rinisė, 21 vjeēe. Kur kishin mbetur vetėm pak muaj nga ēlirimi i Shqipėrisė, qė ajo nuk e gėzoi. Ėndėrronte Shqipėrinė e pėrparuar, njė jetė tė re, ku gratė do tė ēliroheshin nga zgjedhat e zakoneve prapanike dhe do tė gėzonin tė gjitha tė drejtat, ku ajo do tė ndėrtonte lumturinė e saj… (Ditari, kujtimet).
    Ajo pėr kėtė luftė, pėr kėta shokė kishte lėnė shkollėn, kishte lėnė nėnėn e dashur dhe gjithė familjen, kishte lėnė gjithēka. Atje nė Ramicė, ajo kishte vetėm kėta shokė dhe perėndinė nė qiell. Ata duhet ta mbronin nga ēdo pėrfolje dhe intrigė, kurse e vranė pa mėshirė pa asnjė tė drejtė.
    Nuk e aprovuan vrasjen e Ramizesė as partizanėt e Brigadės sė V-tė, as fshatarėt e zonės dhe Vlora, as nė Berat dhe as nė Tiranė. Nuk kam dėgjuar gjatė gjithė kėtyre viteve sikur njė njeri tė thotė “mirė ia bėnė”.

    Zonja Belishova, ju si e kujtoni dhe si e mendoni, pse e vranė Ramize Gjebrenė dhe kush e ka pėrgjegjėsinė?

    Pėr gjykimin dhe dėnimin e Ramizesė dhe Zaho Kokės nė Arkivin QSH ėshtė njė raport dyfaqėsh, i daktilografuar, qė i bėhet KQ tė PKSH-sė nga trupi gjykues mė 7.3.1944 (F.14, D72). Nga ky dokument mėsojmė se trupi gjykues pėrbėhej nga: Komandanti i Brigadės sė V-tė, Shefqet Peēi, Komisari Hysni Kapo, z/Komisari Manush Myftiu, organizativi i Seksionit Politik, Hito Ēako, Kulturo-arsimori Bilbil Klosi, Sekretari Politik i K.Q tė partisė pėr Vlorėn, Pajo Islami, i deleguari i K.Q. tė RKSH, Ramadan Xhangolli (Xhako).
    Ramizeja dhe Zaho Koka janė akuzuar pėr marrėdhėnie dashurore. Pėr kėtė ka pasur 4 denoncime me shkrim, (qė i bashkėngjiten raportit). Gjithė gjyqi pėrqendrohet, a ėshtė apo jo e vėrtetė qė kanė pasur marrėdhėnie dashurore dhe deri ku kanė shkuar kėto? Kėto dalin nga disa copėra letrash, qė edhe kėto i janė bashkangjitur raportit. Ndjej neveri e njėkohėsisht revoltė duke i lexuar dhe nuk mė duket aspak e drejtė qė akoma dhe sot tė gėrvėliset nė kėtė drejtim. A e ka dashur apo jo Ramizeja Zaho Kokėn, nuk ka asnjė rėndėsi lidhur me vrasjen e saj.
    Gjyqi vendosi njėzėri qė Ramizeja tė pushkatohet, kurse pėr Zaho Kokėn, pas shumė diskutimesh (qė nuk pasqyrohen), tė shkarkohet nga tė gjitha pėrgjegjėsitė (ishte zv/komisar i Batalionit tė III), tė pėrjashtohet nga partia dhe tė dėrgohet nė njė qark tjetėr. Nė fakt edhe ai, trimi me fletė me shumė autoritet nė tė gjithė bregdetin e Himarės, i sfilitur nga dėshpėrimi dhe poshtėrimi, shumė shpejt (8 qershor ‘44) u vra duke luftuar nga plumbi gjerman, apo ndofta i ndonjė “shoku” tė porositur.

    Shumė pyetje dalin pėr kėtė dėnim kaq mizor dhe tė padrejtė.

    -Ėshtė e vėrtetė se okupatorėt dhe forcat qė bashkėpunonin me ta bėnin njė propagandė tė madhe shpifėse se nė repartet partizane kishte shthurje morale. Prandaj duhej njė disiplinė e vetėpėrmbajtje shumė e rreptė, por edhe ne vetė mendonim se tani duhet tė luftojmė, pas luftės tė tjerat. Dhe populli, megjithėse fanatik dhe me zakone tė prapambetura, i lejoi vajzat tė marrin pjesė nė luftėn ilegale dhe tė dilnin partizane pėr lirinė e atdheut. Dhe kėshtu, me vėshtirėsi dhe ngadalė filloi emancipimi i gruas, i ēlirimit dhe i tė drejtave tė saj. Po, pati gjatė luftės edhe fejesa, por kėto ishin shumė tė rralla, i deklaroheshin Partisė, por mbaheshin sekret.
    Edhe sikur tė jetė e vėrtetė dashuria mes Ramizesė dhe Zahos, kėtu nuk ka asnjė shkelje tė moralit proletar, asnjė shthurje morale.
    Nuk ėshtė e vėrtetė se i jepej material armikut, sepse koha kur Ramizeja ishte e dėrguar nga Shtabi pėr tė ndihmuar Batalionin e III nė operacionin e egėr tė dimrit, ishte fare e shkurtėr dhe vetė raporti thotė se kjo gjė “u kuptua nga disa partizanė”. Pra nuk ishte rasti i ndonjė buje, mund tė mbyllej shpejt.

    Po kėta anėtarė tė Shtabit kaq fanatikė dhe tė ngushtė ishin? Manush Myftiu e kishte kryer shkollėn e mesme nė Itali dhe kishte studiuar nė universitetin e Torinos; kurse Bilbil Klosi kishte mbaruar pėr drejtėsi nė Francė.

    Jo, s’mund tė justifikohet ky krim me argumentet e fanatizmit dhe tė rrethanave tė luftės. Natyrisht edhe kėto kanė lozur rolin e tyre, por nuk kanė determinuar vrasjen e Ramizesė.
    Pėrveē “shkeljes sė moralit proletar”, a kishte akuza tė tjera politike?
    Nė raportin (i vetmi dokument), Ramizeja akuzohet se ėshtė “tradhtare e partisė”, por nuk jepet asnjė shpjegim. Ėshtė absurde qė dashurinė Ramize-Zaho, edhe po tė ishte e vėrtetė, ta quash tradhti tė partisė. Nė raport thuhet edhe se kanė neglizhuar punėn, pa asnjė shpjegim. Edhe kjo ėshtė fare pa bazė, se nė punė dhe luftė ata shquheshin kudo.

    Si ishin marrėdhėniet e Ramizesė me udhėheqėsit e Vlorės e tė Brigadės sė V-tė?

    Ajo ishte shumė dinjitoze dhe krenare, nuk u rrinte udhėheqėsve kokulur, i mbronte mendimet dhe propozimet e saj, kritikat i thoshte haptas, me “sėpatėn e dardharit”. Tė tillėt s’para i donin, sado tė aftė e trima tė ishin, dhe rrezikoheshin tė cilėsoheshin “anti-parti”. A kishte ajo mosmarrėveshje dhe acarime me udhėheqėsit e Vlorės e tė Brigadės sė V-tė? Sidomos me Dushanin dhe L.Gegėn qė ishin tė Qendrės, por pėr njė kohė qėndruan nė Vlorė. Shto kėtu se midis denoncuesve dhe atyre qė e gjykuan ka pasur ziliqarė pėr aftėsitė e personalitetin e saj, njerėz qė i janė vardisur e i ka refuzuar etj.
    - Tė bėn pėrshtypje se tė 4 denoncimet janė shkruar brenda 10 ditėve para arrestimit, sikur t’i ketė udhėzuar njeri. Kurse shtabi i Brigadės, siē lexojmė nė raport, porsa i ka marrė denoncimet, menjėherė i ka arrestuar. Menjėherė u bė gjyqi qė mori atė vendim tė tmerrshėm. Pėrse kjo ngutje kaq e madhe? A nuk duhet tė mendoheshin mirė, a nuk duhet tė pyesnin Qendrėn? Duket sikur kanė marrė urdhėr dhe detyra e tyre ishte ta zbatonin sa mė shpejt.
    Si ishte e mundur qė komisari i Brigadės, vetėm ose me Xhakon e tė tjerė, nuk i thirri t’i kritikonte e kėshillonte, tė bėnte njė mbledhje etj. Kjo ishte zgjidhja e drejtė, e logjikshme, kėshtu veprohej. Pėrse nuk u veprua kėshtu, por shpejt pushkatimi?
    Pra vrasja e Ramizesė nuk ėshtė kaq e thjeshtė sa e paraqet raporti.
    -Pse Hysni Kapo kėtė kuadėr tė rėndėsishėm nuk e dėrgoi nė Shtabin e Pėrgjithshėm, dhe ata tė vendosnin pėr tė? Kjo ishte krejt e logjikshme. Ēėshtja e Himarės mbyllej, Ramizenė e kritikonin dhe e dėrgonin nė njė qark ose repart tjetėr. I kishin mundėsitė. Ramizenė e nisėn pėr Panarit bashkė me Thanas Nanon, pėr kursin e kuadrove, por me njė urdhėr tė dytė e kthyen nga rruga. Kush urdhėroi dhe pse e kthyen? Shefqet Peēi ka deklaruar (A.Duka “Udhėkryqet e historisė”), se i ka thėnė Hysniut t’i dėrgojmė nė Shtabin e Pėrgjithshėm, por ky i ėshtė pėrgjigjur “Shtabi jemi ne”. Edhe R.Xhangolli nė raportin pėr K.Q. tė RKSH (F 14,D 72) shkruan se propozova tė dėrgoheshin nė Shtabin e Pėrgjithshėm, por nuk ma pranuan propozimin. Duke marrė parasysh tė gjitha kėto, pėrse Hysniu nuk i dėrgoi nė Shtab?
    -Dhe tani vijmė tek pyetja kryesore. Pėrgjegjėsinė pėr kėtė krim e ka i gjithė trupi gjykues, por nė radhė tė parė Hysni Kapua, sepse ai ishte anėtar i K.Q. tė Partisė dhe autoriteti kryesor nė gjithė qarkun e Vlorės. Shtabi i Brigadės sė V-tė dhe Hysniu nuk mund tė guxonin tė dėnonin me vdekje njė kuadėr tė lartė si Ramizeja pa pyetur Qendrėn. E kam njohur Hysninė disa vjet dhe jam e bindur se ai s’bėnte asgjė pa pyetur E. Hoxhėn. Ėshtė e pamundur qė Hysni Kapo tė mos pyeste Qendrėn pėr kėtė ēėshtje me rėndėsi. Por, kush ishte atėherė nė Qendėr? Nuk e di a kishte mbėrritur nė Panarit Enver Hoxha pas tre muaj izolimi nė malet e Elbasanit. Miladini dhe tė tjerė atje ishin. Ē’urdhėr u dha ?Nuk ka dokument. Letra mund tė jetė zhdukur pasi ėshtė lexuar, mund tė jetė dhėnė urdhėr verbal etj. Unė mendoj se Hysniu nuk ka vepruar pa urdhėr tė Qendrės. Logjika kėtu tė ēon.
    Ka njė fakt tė rėndėsishėm. Nė librin, “Albanski Devnjik”, (Ditari Shqiptar”), N. Dizdareviē shkruan se Nako Spiro nuk e donte Dushan Mogushėn edhe sepse ai [Dushani] kishte firmosur vrasjen e tė shoqes sė tij, [Ramizesė]. Edhe mua, Nako nė Helmės ose mė vonė mė ka thėnė, se kur Ramizeja erdhi nė tetor ’43 nė Tiranė, i kishte thėnė se kishte pasur mosmarrėveshje me Dushanin pėr ēėshtjen e Kosovės. Me patriotizmin e saj tė zjarrtė, me dashurinė e madhe pėr Kosovėn (nėnėn e kishte nga Kaēaniku), Ramizeja nuk mund tė mos fitonte antipatinė dhe urrejtjen e Dushanit. Sh. Peēi ka deklaruar se pėr vrasjen e Ramizesė ka insistuar mė shumė Dushani. (A.Duka “Udhėkryqet e historisė”).
    Nė arkiv (F 14, D 72) kam lexuar letrėn e Xhangollit 19 shkurt ’44, ku i shkruan Nexhmijes pėr ēėshtjen e Ramizesė e Zahos, i thotė tė informojė Nakon dhe e pyet “ē’dėnim t’i japim Ramizesė”? Nexhmija i shkruan Nakos mė 4 prill ’44, (F14, D72) se letrėn e ka marrė kur ishte akoma nė Tiranė (pa u nisur pėr nė Panarit), por nuk i tha Nakos asgjė pėr mos ta shqetėsuar, kurse pyetjen e Xhakos (ē’dėnim t’i japim Ramizesė) nuk e pėrmend fare. Duhet t’i kishte thėnė Nakos, se ishte ēėshtje shumė e rėndėsishme dhe patjetėr duhet t’i jepej pėrgjigje urgjente Xhakos, sepse lidhjet nė atė kohė lufte me korrierė vazhdonin me ditė, koha nuk priste. Gjėma u bė. Nexhmija as nuk ka sqaruar se kur shkoi nė Panarit, ē’u bisedua pėr Ramizenė e ē’u vendos.
    Nga tė gjitha kėto qė thashė, del ajo qė dihet: njė konkluzion me bindje absolute mund ta thuash kur e vėrteton me dokument. Por edhe pyetjet logjike, pėrfundimet logjike, nuk mund tė shmangen, nuk mund tė hidhen poshtė. Ajo qė mbetet ėshtė dhembja e madhe pėr Ramizenė dhe revolta pėr kėtė krim mizor dhe tė padrejtė.
    Ky krim, si dhe krime tė tjera qė u bėnė gjatė Luftės NĒ, tregonin se cili do tė ishte pushteti qė do vendosej pas ēlirimit nga okupatorėt, diktatura komuniste.

    Nako Spiru, nė atė kohė ka qenė nė Tiranė, si e pėrjetoi kėtė ngjarje tragjike? Si e kujtoni ju?

    Ishte nga fundi i marsit. Unė dhe Fatbardha Toto (ndofta dhe tė tjerė, por nuk mė kujtohen) kishim njė takim me Nakon nė njė bazė. Kur hymė, shtangėm. Nako ishte dyllė i verdhė, me sy tė skuqur e tė buhavitur, shumė i tronditur, dhoma ishte gjithė tym duhani dhe bishta cigaresh. Ai tha me njė zė qė nuk ishte i tij: “Kanė vra Ramizenė”, dhe tundi njė letėr qė mbante nė dorė “Mė shkruajnė shokėt e Qendrės. E ka vra shtabi i Brigadės sė V-tė. Pėr shkelje tė moralit, qė e quajnė “tradhti tė Partisė”. Ne ia shkrepėm tė qarit.
    Dua tė theksoj kėtu se kėtė letėr tė Enver Hoxhės dhe Meladinit, ku Nakos i jepnin mandatėn pėr vrasjen e gruas sė tij, Ramizesė, e kam lexuar nė arkiv (F14, D76). Dhe jam ēuditur shumė. Letra ėshtė katėr faqe tė daktilografuara, duke pėrmbledhur edhe shėnime me dorė. Nė kėtė letėr ata shkruajnė pėr shumė probleme dhe nė fund, sikur tė ishte njė gjė fare e thjeshtė, thonė: “Vlora na lajmėron se shtabi i Brigadės sė V-tė dhe disa shokė tė terrenit, tė mbledhur nė njė gjyq tė posaēėm, kanė gjykuar dhe dėnuar me pushkatim shoqen, Ramize Gjebrenė. E akuzonin pėr tradhti karshi Partisė dhe shkelje tė moralit proletar. Brenda po ju ēojmė letrėn qė ju dėrgon Xhakoja. S’ėshtė nevoja tė zgjatemi mbi ēėshtjen si ngjau. Kemi dhe raportet dhe proceset e kėtij gjyqi, por s’i dėrgojmė se mos bien nė dorėn e armikut. Kur tė takohemi, i sheh. Megjithėqė djallja s’ishte sjellė mirė, por prapė dėnimi i dhėnė ėshtė shumė i rėndė”. Pastaj nja dy rreshta, qė nuk i ka as vetė raporti, me synimin pėr tė zbutur krimin. Disa rreshta pėr konferencat qė duhen bėrė nė Parti dhe rini pėr ta kuptuar drejtė dashurinė e lirė. Kaq pėr Ramizenė. I shkruante dhe Nexhmijes, ku e porosit qė t’i blejė njė orė Meladinit (“mos i kurseni paratė”) dhe t’i dėrgojė peshqesh Enverit ndonjė gjė tė mirė pėr tė ngrėnė. A mund t’i shkruhet njė letėr e tillė shokut pėr t’i dhėnė mandatėn, se gruan ia kanė vrarė, pa asnjė shfaqje hidhėrimi, pa njė ngushėllim? Shumė cinike! Nexhmija, Ramiz Alia e ndonjė tjetėr, kanė shkruar se Enveri e dėnoi rėndė vendimin e gjyqit. Nga letra nuk del kėshtu, e quan “djallja” qė s’ėshtė sjellė mirė dhe po tė ishte e vėrtetė se e dėnoi rėndė vrasjen, ē’masa mori pėr kėtė krim? Asnjė! Nuk ka dhe asnjė dokument ku tė dalė se janė kritikuar dhe se tė paktėn u janė dhėnė vėrejtje ose degradime. Pėrkundrazi, i ngriti nė pozitat mė tė larta tė partisė dhe tė shtetit. Mė vonė, mė 4 prill ’44, ka dy letra tė Enverit pėr Nakon, qė duket sikur i kanė shkruar dy njerėz tė ndryshėm. Njėra e gjatė, me shumė probleme dhe me porosinė ‘t’i vėmė kapak ēėshtjes sė Ramizesė’. Tjetra, fare e shkurtėr me solidaritet pėr dhimbjen e Nakos. Si ta shpjegosh?
    Po tė vijmė tek Nakua. Qėndrimi i tij, jo vetėm nė atė kohė por edhe sot tė mahnit. As qė bėhej fjalė pėr “urrejtje”, “hakmarrje” etj, “tė burrit tė tradhtuar”. Ishte qėndrimi fisnik i njeriut human me zemėr tė madhe, i njeriut pėrparimtar e luftėtar kundėr prapambetjes, e intelektualit me kulturė tė gjerė. Nakua ishte rritur nė Durrės nė familje tė shquar intelektuale e patriotike; shkollėn e mesme e kishte kryer nė njė kolegj italian dhe studimet e larta i vijoi nė fakultetin Ekonomik tė Torinos. Ai shquhej pėr inteligjencėn e jashtėzakonshme.
    Ē’ndjente dhe ē’ mendonte ai nė ato momente tragjike, nuk mund tė na i thoshte haptas as neve, as t’ia shkruante Enver Hoxhės. Kryesorja ishte hidhėrimi dhe dėshpėrimi i thellė, i jashtėzakonshėm, aq sa u dobėsua shumė, humbi disa kile. Ky hidhėrim vazhdoi gjatė gjithė jetės sė tij deri sa vdiq. Dhe kur e vranė, nė portofol i gjetėn fotografinė e Titikės, motrės qė i kishte vdekur 25 vjeē dhe fotografinė e Ramizesė, kurse nga ana tjetėr fotografinė time, tashmė gruaja e tij, dhe adresat e disa fakulteteve ekonomike nė Bashkimin Sovjetik. E kishte dashur shumė dhe ajo e meritonte plotėsisht kėtė dashuri. Vazhdimisht, edhe pasi u martuam, mė fliste pėr Ramizenė dhe mė bėri qė ta dua e ta ēmoj atė edhe mė shumė se pėrpara.
    Nė atė kohė ai kishte vetėm letrėn e Enver Hoxhės, nuk kishte asnjė mundėsi tė verifikonte si u zhvilluan ngjarjet nė tė vėrtetė. Por qė nė kohėn e luftės dhe pas ēlirimit kur takonte shokė nga Vlora, i pyeste dhe i ripyeste, pėrpiqej tė zbulonte tė vėrtetat. Mendoj ēfarė ka ndjerė ai nė shpirtin e tij duke e dashuruar shumė Ramizenė dhe duke besuar atė qė i thanė se ajo u dashurua me Zahon. Besoj se ėshtė diēka e hidhur pėr ēdo njeri kur i ndodh njė gjė e tillė. Por nuk e dėgjova njėherė tė fliste pėr kėtė gjė, as kam dėgjuar t’u ketė folur tė tjerėve. Ajo qė dominoi ishte dėshpėrimi i thellė dhe revolta pėr vrasjen e saj. Madje e dėshpėronte fakti qė nė marrjen e vendimit u pėrdor si argument edhe “ka tradhtuar shokun”, (gjatė luftės ka pasur ndonjė divorc, vetė Hysni Kapo nė atė kohė nė fakt ishte i divorcuar nga gruaja e parė).
    Kanė kaluar shumė vjet, por meqenėse ai vazhdimisht i pėrsėriste, mė duket sikur edhe sot e dėgjoj duke thėnė me dėshpėrim dhe revoltim: “Si mund ta vriste shtabi i Brigadės sė V-tė pa pyetur Qendrėn?! Si mund ta vrisnin pėr njė ēėshtje qė mė pėrkiste vetėm mua dhe asaj? Nuk ka fare rėndėsi e donte apo nuk e donte Zahon?! Nėse ajo s’donte tė ishte ma gruaja e jeme po donte tė martohesh me atė qė dashuronte, kjo ishte e drejta e saj. Mos jemi nė kohėn e Sulltanit, gruaja ėshtė skllave? Divorce ka pasur dhe do tė ketė. Si mund ta vrisnin Ramizenė pse dashuronte njė shok tjetėr? Ku asht kėtu “ēthurrja morale”, “shkelja e moralit proletar”? Kjo ėshtė me lujt mendsh”. Sa herė kur ecte nėpėr dhomė duke pirė cigare, befas ndalte dhe pyeste: “Pse e vranė, si mundet shtabi i Brigadės sė V-tė ta vriste pa pyetur Qendrėn”?
    Qė atė ditė Nakua tha “Ky ėshtė njė krim, njė krim politik”. Nė letrėn qė i shkroi Enver Hoxhės, menjėherė porsa mori mandatėn, (4 faqe tė tėra vetėm pėr Ramizenė), megjithėse nuk mund tė thoshte haptas ato qė mendonte, ai e dėnon vendimin qė u dha dhe ēdo lloj tjetėr dėnimi qė mund tė ishte mė i drejtė. Ai thotė se “dėnimi ėshtė shumė i rėndė, nuk ėshtė i drejtė, unė nuk e aprovoj, kjo ka qenė pėr mua njė grusht shumė i rėndė, hidhėrohem e ndjej njė dhimbje tė thellė”.
    Janė disa letra qė Nakua i shkruan Enver Hoxhės gjatė prillit tė ’44-ės, se pastaj ai u largua pėr nė Kongresin e Pėrmetit (F14, D 72 e 76), ku nė tė gjitha shkruan me shumė dhimbje pėr Ramizenė. Nė letrėn e 21.4.44 shkruan: “Kanė ardhur njerėzit e Interesantit [Ramizesė]. Shumė mė thojnė. Janė tė dėshpėruar, jo vetėm pėr vdekjen por dhe pėr mėnyrėn. Kėrkojnė shpjegime, thojnė se nuk duhet tė bėhesh njė gja e tillė; na e morėt tė vogėl; punoji sa u lodh, u kėput; nuk dijshim se ku ishte, nuk mendonte pėr ne fare, vetėm pėr juve (Partinė); tani ta vritni kėshtu; duhet ta falshit. Dhe kėtu fillojnė lotėt dhe vajtimet”. Nė fakt kėto janė fjalėt e vetė Nakos, qė shprehin dėshpėrimin e tij tė thellė.
    Nė atė kohė, megjithėse nuk fliste haptas me ne, Nako mendonte se vrasja e Ramizesė ishte e lidhur me njė vijė politike sektare, tė egėr, terroriste, qė pastaj u kritikua shumė ashpėr nė plenumin e II tė K.Q, nėntor 1944. Nė letrėn e 15.4.44 i shkruan Enverit kundėr sektarizmit dhe shton: “Disa vrasje aksidentale nuk mė kanė pėlqyer; nė Brigadėn e III-tė, Taqi Besho drejtues i rinisė, vritet aksidentalisht nga njė partizan; Zenel Baboēi, sekretar politik i rinisė sė Beratit, po ashtu; gjithashtu dhe nja dy tė tjerė”. Shpirti i tij fisnik shqetėsohet edhe pėr Zahon: “Asht hap fjala se Zaho Koka asht vra ose pushkatue kur shkonte nga njė vend nė njė tjetėr.

    Ėshtė e vėrtetė? Nėse po, pėr ēfarė arsyeje?”

    Nė Kongresin e I tė Rinisė Antifashiste afėr Helmėsit, Nakua mbajti njė leksion shumė tė rėndėsishėm mbi moralin, duke e trajtuar nė tėrė kompleksin si njė intelektual me horizont tė gjerė. Fatkeqėsisht, ai foli me disa shėnime qė nuk janė ruajtur, kurse shėnimet e disa delegatėve janė shumė tė mangėta. Mė kujtohen disa ēėshtje. Ai sqaroi konceptin mbi moralin si njė ēėshtje shumė e gjerė, dhe jo tė reduktohet nė marrėdhėniet dashurore, seksuale. I dha shumė rėndėsi luftės kundėr fanatizmit e zakoneve prapanike, qė pengojnė sidomos tė rejat tė gėzojnė jetėn, tė jenė tė lira dhe tė kenė tė drejta tė barabarta. Dashuria nuk ėshtė mėkat e ēnderim, por ndjenjė e bukur dhe e pastėr, baza e shėndoshė e martesės dhe familjes. Ē’ėshtė amoraliteti dhe imoraliteti? Ne s’jemi kundėr dashurisė sė pastėr por kundėr shthurjes dhe prostitucionit. U dėnua si e padrejtė vrasja e Ramizesė. Ata qė jetojnė e dinė se ky leksion bėri bujė tė madhe, kur delegatėt u shpėrndanė nė repartet partizane e nė tė katėr anėt e vendit. Kur u ēlirua Shqipėria dhe Nak***ua erdhi nė Tiranė, menjėherė mori disa shokė (Alqin, Fadilin, mua, ndofta dhe tė tjerė qė s’i mbaj mend) dhe vajtėm pėr vizitė nė familjen e Qemal Stafės dhe tė Ramizesė. Vazhdimisht dėrgonte makinėn dhe merrte nėnėn e Ramizesė, kurse Behari, nipi i vogėl i Ramizesė, ishte mysafir i pėrditshėm nė Sekretariatin e Rinisė. Edhe unė u lidha shumė me nėnė Safijen, ajo vinte vazhdimisht nė shtėpinė time, u miqėsua shumė me nėnėn dhe gjyshen time, shpesh rrinte pėr drekė dhe pėr darkė. Nė pranverė tė 1945-ės, Nakua organizoi marrjen e eshtrave tė Ramizesė dhe shkoi edhe vetė nė Ramicė. Rivarrosja e saj nė Tiranė u bė me ceremoni e nderime, duke u angazhuar gjithė organizata e Rinisė.
    Nako Spirua u pėrpoq me kėmbėngulje tė merrte aprovimin e udhėheqjes dhe pastaj tė zhvillohej Gjyqi i Lartė Ushtarak, i cili mori vendim nė janar 1947 pėr ta quajtur tė padrejtė vendimin pėr vrasjen e Ramizesė dhe e shpalli atė dėshmore. Nakua u pėrpoq qė pėr Ramizenė tė botoheshin artikuj nė gazetat e kohės, tė dekorohej etj.
     
    .
4 replies since 28/1/2010, 13:20   1318 views
  Share  
.