Dashuritė dhe martesat e Bllokut

Misteret dhe tė (pa)vėrtetat e dashurive tė Bllokut

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Liljana Hoxha, gruaja e Sokolit, djalit tė vogėl tė Enver Hoxhėsimage

    Duket se gruaja e Ilirit ka ndėrmarrė ketė intervistė 6-ditore kryesisht nė kundėrshtim pėr ēdo akuzė politike qė i bėni ju R.Alisė. Nėpėrmjet biografisė sė saj nxitohet tė theksojė se ai ėshtė “denbabaden” shkodran dhe jo boshnjak.

    Shqetėsim i konsiderueshėm vihet re nė pasqyrimin e njohjes me Ilirin... Pikėrisht kjo ėshtė ēėshtja. Eshtė dashur gjithmonė prej tyre kundėrversioni i brendshėm. E kisha kuptuar me kohė qė nė funksion tė kėtij qėllimi mė janė ofruar variante botimesh ekstra komode, por urgjente tė kujtimeve tė mia apo joshje protagonizmi deri edhe nė personazh kinematografik mbi jetėn time. E gjithė kjo pėr tė mbledhur mundėsisht gjithēka qė kam pėr tė thėnė, pėr tė kundėrvepruar me njė antivepėr tė skenarizuar me kujdes nga shkrimtarė satelitė qė dihen apo studiues e publicistė, siē ka shkruar pėr ta kryesisht Shaban Sinani. Kundėrvepėr kjo me pėrfaqėsim tė protagonistėve tė brendshėm, madje mundėsisht nga N.Hoxha e R.Alia vetė.

    Por nė prag tė Strasburgut tė detyruar tė mbrohen me kaq sa kam dhėnė, kundrejt mungesės sė kurajės sė personave mė tė pėrgjegjshėm nga intelekti i familjeve Alia e Xhuglini, zgjidhet mjerimi i pėrfaqėsimit tė tyre. Pėrdorur kėshtu e ngrata vajzė, qė nė konceptim tė paktit politik nėpėrmjet lidhjes sė gjakut, pėrfituar prej vanitetit e tė mungesės sė skrupulozitetit tė saj, sot mbetet e vetmja mundėsi pėr tė folur publikisht nė cilėsinė e zėdhėnėsit tė brendshėm pėr R.Alinė, N.Hoxhėn e kryesisht nė cilėsinė e tė komanduarės pėr ēfarė do tė flasė gjoja nga ana e saj nė emėr tė E.Hoxhės. Ndaj pretendimi qė, gjyshi i saj, Tahipi, i ka pėrmirėsuar biografinė R.Alisė nuk ėshtė fals. Po tė injorojmė faktin qė ai ishte vetėm njerku i tij. Si yzmeqar i Oso Kukės marton me rekomandim tė tij refugjaten boshnjake tė sapoardhur shtatzėnė me embrionin e R.Alisė nė bark. Porse vetė origjina dhe edukata e gruas sė Ilirit nuk ėshtė krejt transparente. Nėna e saj, ish e vluara e njė eksponenti tė Ballit Kombėtar, nė mbyllje tė horizontit politik tė tij martohet urgjentisht me tė vėllanė jo shumė inteligjent tė yllit komunist nė ngritje R.Alia. Pa qenė nevoja pėr hollėsira tė mėtejshme, gruaja e vėllait tė tij do tė ishte nga servilėt mė besnikė klanorė pėr t’i besuar detyra nė thesarin e shtetit.

    Nė lidhje me fabulėn “in buona fede” tė njohjes me Ilirin, iu kam dalė borxhit atyre dhe Zanės, vajzės sė R.Alisė, tek mė kanė dėgjuar tė gjithė shqiptarėt nė emision televiziv kur spekulimet pėr degjenerimin nė Bllok i kam quajtur tė tepruara, por tė pashmangshme si nė ēdo komunitet njerėzor. Pikėrisht pėr tė mos i hapur mė tej kėto informacione tė pahijshme, si dhe tė pavlefshme pėr t’u ditur nga opinioni publik kam stigmatizuar me tė drejtė dhe posaēėrisht genin e R.Alisė si vatra e banalitetit dhe amoralitetit nė Bllok, pėrveē zgjedhjeve tė tilla si dhėndurė (p.sh. Mehdi Bushati) pikėrisht nga klani i kupolės. Ndaj nuk e kuptoj si guxojnė tė mashtrojnė publikisht nė grup (jo pėr t’u mbrojtur personalisht qė as i akuzon e as i intereson kujt), por pėr gjoja alibinė e martesės sė sinqertė tė paktit politik, Alia–Xhuglini, pėr interesa kryesisht serbe nė komunizėm apo kapitalizėm qoftė. Pse? Sepse pėrveēse e demaskuar tek “Vajza e Agamemnonit”, do tė shtoja nė rast nevoje me fakte konkrete, qė vajza e R.Alisė nuk e kishte problem t’i provokonte krejt lehtėsisht “dashuritė” e saj nėpėrmjet autoritetit tė tė atit. Po ashtu t’i sakrifikonte apo edhe t’ia dhuronte tjetėr kujt, nė funksion tė karrierės sė R.Alisė. Garancia e pushtetit pėr tė ardhmen, madje nėn petkun e virgjėreshės ishte mė e rėndėsishme se gjithēka. Kėshtu, Zana nuk ėshtė ndėrmjetėse e dashurisė sė Ilirit me Teutėn, por ajo ia “fali” Ilirin kushėrirės si e pamundur tė realizohej pakti politik me gradėn e parė tė gjakut tė R.Alisė. Sepse E.Hoxha absolutisht do ta pengonte. Nėse ky moment kaq demaskues duhej anashkaluar me alibinė qė pranė njė dashurie nė ikje mund tė gjesh atė qė vjen, ajo qė mė preokupon realisht ėshtė deformimi i tė sė vėrtetės nė lidhje me vetė E.Hoxhėn. Sepse N.Hoxha e R.Alia nėpėrmjet nuses e mbesės sė njėkohshme pretendojnė se ai “s’kishte asnjė paragjykim pėr zgjedhjet martesore tė tė bijve.

    Thjesht Enveri diku kishte thėnė qė nuk ėshtė mirė tė bėhen martesa tė fėmijėve brenda Bllokut”, dhe kaq. Paturpėsia e tyre nė grup bashkė me heshtjen e Pranvera Hoxhės bie poshtė nga vetė E.Hoxha, qė nė tė njėjtėn kohė i prish tė bijės dashurinė e madhe tė saj pėr djalin e suksesshėm tė Kadri Hazbiut, nė kulmin e besimit ndaj tij. Fjala ėshtė pėr vitet ‘70. Pse thoni “pavarėsisht nga shėnimet pėrkatėse pėr rastin”, kur gruaja e Ilirit pretendon se ēka thuhet sot pėr tė kaluarėn nuk duhen besuar pa u hapur arkivat.E kush mund tė vėrė nė dyshim emocionet pozitive tė E.Hoxhės, sidomos nė vitet ’70, kur s’kishte arsye tė mallkonte lidhjen e tė birit me mbesėn e R.Alisė. Por ndėrsa ata i disponojnė kėto emocione, unė e Sokoli nuk jam njohur kurrė me shėnimet private tė E.Hoxhės pėr ne, faktuar si superlative nga dėshmitarė tė sigurt (ish-punonjės tė arkivit tė KQ tė P.P.SH e nga pjesėtarė tė familjes shprehur me xhelozi), pėrveēse ē’mė ka dorėzuar personalisht mua vetė apo prindėrve tė mi pėr okazione tė veēanta. Kur sipas N.Hoxhės nuk kanė ekzistuar shėnime tė tilla pėr ne. Nuk i intereson kujt se ēfarė ka ndodhur me shėnimet private tė E.Hoxhės pėr ne.

    Fjala ėshtė se si menaxhohet dokumentacioni i tij pėr interesa specifike tė tyre, madje siē ka ndodhur pėr raste me rėndėsi kombėtare. Ndaj nuk ėshtė principialitet profesional, madje as budallallėk kur urdhėrohen nė emėr te R.Alisė e N.Hoxhės tribalėt e tyre qė tė mos besojnė gjė pa u hapur arkivat. Ndėrkaq dihet programi preciz i operacionit tė spastrimit e manipulimit arkival realizuar me sukses (ose jo, kėtė do ta shohim) prej Shaban Sinanit me urdhėr tė tyre. Por ėshtė fyerje pėr shqiptarėt t’ju ofrosh recitimet sentimentale tė saj nė ngatėrrim tė emancipimit tė vėrtetė me lloj-lloj klishesh degjenerimi demoralizues e tė ashtuquajtur modern, pėr kohėn e vajtueshme qė kemi kaluar nė diktaturė, pėr kėpucėt qė na fusnin ujė, pėr radhėt e qumėshtit, (pa harruar edhe seksin nėpėr bunkerė) etj., me paradoksin e njėkohshėm tė arrogancės sė mosbesimit nga ana e tyre pėr krimet e diktaturės ende pa u hapur arkivat. Sa ēuditem qė si R.Alia dhe N.Hoxha detyrohen tė pėrfaqėsohen nga ky nivel. Nė mos siē kam perceptuar me kohė jo vetėm nga interesat e pėrbashkėta, por nga falsiteti, intrigat e agresiviteti, tė kenė po atė emėrues mediokriteti filozofik e karakterial, pavarėsisht nga diferencat nė testet e inteligjencės.Nė fakt vihet re pėrgėnjeshtrim i tepruar i privilegjeve nė Bllok, madje pėr thjeshtėsi shumė tė madhe...Kundrejt monstruoziteteve qė u thanė nė ’90, privilegjet nė Bllok pothuaj ishin tė papėrfillshme. Kundrejt simulimeve tė ulėta nė kėtė intervistė, kur ka pėrfaqėsuar shėmbėlltyrėn e shpėrdorimit tė paskrupullt tė pushtetit prej biografisė, pa injoruar ushtrimin e prepotencės personale (me shembuj flagrant) krahasuar me vuajtjen e varfėrinė e popullit ėshtė revoltuese. Realisht ky shpėrdorim i faturohet vetėm R.Alisė dhe N.Hoxhės. Deri nė vitet ’70, kur E.Hoxha kontrollonte vetė edhe jetėn e fėmijėve ishte gjithēka nė rregull. Ishte koha pikėrisht kur ne nuset futemi nė familjen e tij.

    E para gjė qė vumė re ishte urdhri qė djemtė e tij tė mos shėtisnin me nė det me varkė ndryshe nga fėmijėt e tjerė tė Bllokut e jo mė tė popullit. Iliri nė kushtet e ēdo shqiptari bėri stazhin e partisė nė Durrės, e kėshtu me radhė, realisht tė gjithė bllokmenėt nė tėrėsi. Por pėrqalljet e gruas sė Ilirit pėr thjeshtėsi nuk zbehin dot shkeljet marramendėse qė u bėnė pėrgjithėsisht nė Bllok pas vdekjes se E.Hoxhės. Krahasuar me vajzat e R.Alisė, tejet skrupuloze si tė thjeshta (vetėm sė jashtmi, strategji e vjetėr kjo e R.Alisė, kur nė shtėpinė e tij shpėrdorohej valuta pėr ushqime luksi, ndėrsa pėr E.Hoxhėn e vetėm pėr tė, blihej vetėm ujė i gazuar), mbesa e R.Alisė programuar prej tij nė ekzagjerim tė privilegjeve tė familjes sė E.Hoxhės, do tė tejkalonte me tė gjitha fantazitė e mundshme shpėrdorimit tė pushtetit tashmė tė pas E.Hoxhės, deri nė pėrdorim personal tė helikopterit shtetėror siguruar pėr E.Hoxhėn, qė nuk i hipi kurrė. Kjo nė cilėsinė e emėrimit urgjent si drejtoreshė e pėrgjithshme e muzeve kombėtare.Pėr tė gjitha shkeljet e normave shtetėrore e partiake duhet tė shpjegohen pėr rolin e tyre tė drejtpėrdrejtė vetė R. Alia e N. Hoxha. Si mbesė e presidentit tė RPSSH dhe si nuse e djalit tė E.Hoxhės, pas vdekjes sė tij, synon tė zgjidhet sekretare e Organizatės sė Partisė, duke qenė ende nė stazhin e kandidatit. Kjo flagrancė unikale antistatutore nė Shqipėri, e detyron burrin e nderuar, ish-sekretar i organizatės tė zėvendėsuar prej saj, t’i drejtohet principalisht sekretar tė parė tė KQ tė PPSH, Ramiz Alia, pėr diktatin e mbesės sė tij ndaj organizatės sė partisė.

    R.Alia dhe N.Hoxha, duke bėrė gjithmonė tė befasuarin detyrohen ta shkarkojnė edhe pse organizata e donte shumė dhe e kishte zgjedhur si “shpėtim” (skena kėto histerike mė pas). Pikėrisht nė vitet ‘88-’90, kur i “humbėn” muzeut historik objekte me vlera kolosale si pasuri kombėtare, magazinuar pjesėrisht nė krushqitė klanore tė familjes, pėr t’u nxjerrė jashtė Shqipėrisė me ndihmėn e “miqve” pluRAMIZISTE, sot nga protagonistėt mė kryesorė tė politikės, qė i kam pėrmendur tjetėr herė. Nuk mund tė mos tėrheq vėmendjen e opinionit publik, qė nė tė kundėrt duhet tė dalė kushdo qoftė tė dėshmojė pėr shpėrdorim tė emrit tė E.Hoxhės me arrogancė personale nga unė e Sokoli. Ndėrsa jemi ngritur nėpėr kolektivat tona kundėr prepotencės dhe shtypjes sė njerėzve tė thjeshtė nga dallkaukėt e nomenklaturės apo bllokmenė, qė gjithsesi s’ishin tė tillė tė gjithė. Apo tė ndihmojmė njerėz tė ndershėm tė ngatėrruar pa faj nė ndonjė farė mėnyre me rregullat shpesh absurde si totalitariste, por edhe tė paprincipta sidomos pas vdekjes sė Enver Hoxhės.Kritikohen globalisht ish-servilėt e ish-nomenklaturės dhe vlerėsohen zbehtė ish-anėtarėt e byrosė politike?Pikėrisht. Si munden tė kritikojnė me gisht cilindo autoritet, kur tė gjithė servilėt e djeshėm, apo tė sotėm janė njėlloj tė implikuar me krimin civil tė R.Alisė nė ’89, qė komunizmin (pėrveē Alisė) do ta shajmė dhe rrėzojmė vetė ne komunistėt? Gjatė kėtyre 15 vjetėve ai atakon vetėm Berishėn sepse prej presionit nga poshtė, nuk ia kurseu dot burgun as atij, sipas udhėzimit tė tij nė ‘89: Do t’i dėnojmė vetė sa pėr sy e faqe ish-anėtarėt e Byrosė Politike, qė tė na besojė perėndimi si tė reformuar. Ndaj ai s’mund tė kritikojė kėnd sidomos sot, jo vetėm prej bashkėfajėsisė, por nga frika.

    Ju intereson mė shumė se kurrė, qė askush prej tyre jo vetėm tė mos guxojė, por edhe tė dalė padashur sado pak nga skema qė diktojnė ata. Ndaj ish-anėtarėt e Byrosė Politike nė tė kundėrt me vitet ’90 vlerėsohen prej tyre kėtė radhė publikisht me “kockėn e qenit”, nėn presionin e njėkohshėm: ju kemi nė dorė. Nė fakt ka shumė kritika vetėm pėr Kadarenė?Nuk besoj t’i interesojė kujt se ēfarė ju duhet tė thonė pikėrisht ata pėr Kadarenė, pėrveē se ka rėnie qesharake pėrfaqėsimi nga debati i vjetėr publik i Lubonjės stimuluar prej tyre kundėr tij. Pėr opinionin publik, sot ka rėndėsi vetėm vullneti i Kadaresė pėr tė materializuar me shqiptarizėm mė konkret e masiv potencialin intelektual tė tij. Kjo nė rritje tė vetvetes e emancipimin e domosdoshėm tė shoqėrisė, duke superuar kėshtu edhe handikapin personal, sidomos tė mospranimit tė fajėsisė nė tė kaluarėn as para ndėrgjegjes sė vet. Ēka e bėn irracional e sidomos paradoksalisht agresiv vetėm ndaj E.Hoxhės e gruas sė tij. Ndėrkaq me gjithė mėritė mes Kadaresė e R.Alisė, kėta e ruajnė mirė njėri-tjetrin, sidomos nė kulmimin flagrant qė i demaskon tė dy mė keq se e kaluara pėr sa i pėrket aktit tė pluRAMIZMIT. Universalisht pėr ēdo autoritet social, cilado fajėsi ėshtė e falshme, kur shlyet nė raport me popullin.

    Ndaj raportet personale tė tij me N.Hoxhėn, apo R.Alinė edhe nė tė drejtė tė tyre qofshin, nuk kanė rėndėsi publike kundrejt tė keqes shumė herė mė tė madhe tė tyre. Ndaj dhe reagimin e fundit unė e vlerėsoj si hakmarrje, madje primitive pėr parathėnien e tij nė librin e Fahri Balliut “Zonja e zezė N.Hoxha”. Sikur tė duam t’i pėrqasemi sado pak figuracionit tė vetė Kadaresė, nėse dje nė diktaturė i duhej tė udhėtonte njėherėsh pėr mbijetesė fizike dhe artistike nė dy kuaj, nė atė tė zi (tė shėrbimit ndaj pushtetit), si dhe nė atė tė bardhė (tė kundėrshtimit tė sistemit), sot edhe pse s’ėshtė i detyruar aspak sė paku pėr mbijetesė kalėron me kalin pa ngjyrė. Sa shumė do tė donim tė zbresė nga kalėrimi i kotė e tė ecė nė kėmbė midis nesh. Xhentilesė kjo nga ana e tij, qė populli ynė mė shumė se e meriton. Pak sinqeritet prej shpirtit nga ana e Kadaresė i duhet popullit shqiptar, qė peshon kryesisht meritat, qė pas kėsaj ai vetėm ta venerojė. Si shpjegohen kundėrthėniet pėr variantin tuaj tė izolimit tė E.Hoxhės me insistimin e tyre qė ka drejtuar, madje shkruar deri nė minutėn e fundit?Eshtė njė insistim interpretimi jo krejt fals pėr tė vėnė thekse tė gabuara nė evitim tė pistės sė dyshimit rreth tyre pėr ēka i akuzojmė: sė pari pėr instrumentalizim tė programuar tė informacionit pėr ta izoluar E.Hoxhėn nga realiteti me sebep tė shėndetit. Sė dyti: pėr dyshimet pėr keqbėrje tė programuar nė shėndetin e tij. Sė treti: qė tė fshihen pas tij pėr ēfarė po i dėnon historia. Pas “mostrės” qė, sipas tyre, qeverisi me dorė tė hekurt deri nė sekondėn e fundit. Madje pėr besnikėri ndaj tij ai ka qeverisur edhe pas vdekjes.

    Kini parasysh R.Alinė kur deklaron sė fundi: qė pas tufėzimit (sipas tij tė E.Hoxhės) as edhe njė lopė nuk mund t’i kthehej fshatarit pas vdekjes sė tij, sepse do ta akuzonin se e ka tradhtuar atė. Nė tė kundėrt me vitet ’90, kur ata vetė projektuan fabulėn masive se, E.Hoxha kishte kohė i invalidizuar nga ana mendore.Pėr kėtė qėllim transportohet e filmohet paturpėsisht nė plenum nė ditėt e fundit tė jetės edhe pse i pamundur si i paralizuar tė ecė, tė flasė e jo mė tė shkruajė shtyrė nga R.Alia dhe e shoqja. Imazhe kėto traumatike dyfunksionale sipas rastit. Dikur nė mburje qė ai s’ka qenė e nė vend tė tij ishim ne, sot pėr t’u mbrojtur prapa natyrės sė pėrbindshme tė diktatorit kriminel pėr krimet e tyre nė komunizėm. Pra, dy skenarė pėr situata tė ndryshme me tė njėjtin imazh.

    Ndėrkaq, tė dy plasur si bombė sė pari mosbesimi. Kėto qėndrime qėllimisht jo vetėm injoruese, por ēorientuese pėr opinionin publik, qė brenda nė familjen e E.Hoxhės dhe nė kupolėn e diktaturės, pėr tė njėjtin argument qė njėri i bie gozhdės dhe tjetri patkoit, nuk na shqetėsojnė absolutisht, pėrveēse na bėjnė edhe mė tė fortė tė rezistojmė me argumente edhe pse e dimė qė e “vėrteta” blihet, apo diktohet nga pushteti.
     
    .
  2. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    LIDHJET FAMILJARE TE ISH BYROISTAVE TE K.Q te PPSH

    Nga Enver Hoxha te Ramiz Alia, krushqitė e funksionarėve tė sistemit tė kaluar

    Enver Hoxha
    Gogo Nushit i jep mbesėn pėr vėllain
    Ramiz Alisė i merr mbesėn pėr djalin


    Hysni Kapo
    Alqi Kondit, i merr motrėn, Viton, pėr grua

    Pirro Kondi
    Baxhanak me Manush Myftiun, gratė motra


    Pilo Peristeri
    Kunat i Manush Myftiut, i merr motrėn pėr grua

    Reiz Malile
    Kunat i Ramiz Alisė, i merr motrėn pėr grua

    Xhaferr Spahiu
    Kunat i Reiz Maliles, i merr motrėn pėr grua

    Bilbil Klosi
    Baxhanak me Ramiz Alinė, gratė motra

    Vajza e Adil Ēarēanit
    Martohet me djalin e Manush Myftiut

    Kanė qenė tė pleksur aq keq me njėri-tjetrin pėr tė siguruar trashėgiminė e pushtetit brez pas brezi. Ish-bllokmenėt i nisėn miqėsitė e tyre nė fund tė viteve shtatėdhjetė. Rrjeta e lidhjeve miqėsore, nėpėrmjet martesave, tregonte se po tė prishej njėra prej tyre automatikisht pasojat binin mbi tė gjithė. Kjo ishte arsyeja qė funksionarėt e sistemit tė kaluar e ruanin njėri-tjetrin. Njerėzit e thjeshtė nuk i dinin “sekretet” e miqėsive tė tyre.

    Enver Hoxha i kishte ndaluar lidhjet miqėsore

    Kishte njė urdhėr tė Hoxhės, qė ndalonte lidhjet mes ministrave, apo dhe funksionarėve tė tjerė tė lartė tė PPSH-sė, por kjo nuk i pengoi kėta tė fundit tė realizonin planin e tyre pėr tė qenė tė forcuar miqėsitė e tyre. Edhe pse kishte dhėnė njė urdhėr tė tillė, Enveri nuk i rezistoi as vetė tundimit pėr tė bėrė miqėsi brenda “llojit”. Ai ishte ndėr tė parėt qė u lidh miqėsisht me Gogo Nushin, kur vėllait tė kėtij tė fundit i dha pėr grua mbesėn e tij. Pas kėsaj, njė tjetėr martesė do tė lidhte ngushtė familjen Hoxha me Ramiz Alinė. Dashuria mes Ilir Hoxhės dhe Teuta Alisė do tė pritej mirė nė Bllok, por nė veēanti do tė gėzonte dy familjet e njohura.

    Tė tjera lidhje miqėsore

    Njė nga lidhjet mė tė vjetra miqėsore tė Bllokut do tė ishte ajo e Hysni Kapos me familjen Kondi. Personazhi i njohur i luftės, qė mė pas do tė ngjitej nė majat e PPSH-sė u martua me Vito Kondin. Pėr Kapon, kjo do tė ishte martesa e dytė. Nga ana tjetėr, Pirro Kondi, anėtar i KQ tė PPSH-sė, ishte baxhanak me Manush Myftiun, qė mė pas do tė ngjitej nė detyrėn e zėvendėskryeministrit nė qeverinė e drejtuar nga Mehmet Shehu. Pilo Peristeri, i njohur si pjesėmarrės nė Mbledhjen Themeluese tė PKSH-sė, njė nga anėtarėt mė tė vjetėr tė grupit komunist tė Korēės ishte kunati i Manush Myftiut, kishte pėr grua motrėn e tij. Seria e miqėsive tė Bllokut, i ngjan njė rrjete merimange tė thurur mirė e me kujdes. Kėshtu, Reiz Malile, ishte martuar me motrėn e Ramiz Alisė. Ndėrsa Xhaferr Spahiu, ishte kunat i Maliles, kishte marrė pėr grua motrėn e kėtij tė fundit. Mallakastrioti Bilbil Klosi dhe Ramiz Alia ishin baxhanakė, kishin marrė gratė nga e njėjta familje. Nuk do tė ngelej prapa nė krushqitė e Bllokut edhe Adil Ēarēani. Njė nga vajzat e tij martohet me djalin e Manush Myftiut.

    Familja Hazbiu

    Kishte rėnė nė sy shoqėria e djalit tė Kadri Hazbiut me vajzėn e Enver Hoxhės. Kjo lidhje flitet tė jetė ndaluar nga Hoxha, qė e urdhėron tė bijėn tė mos shoqėrohej mė me djalin e familjes Hazbiu. Mė pas, vajza e E. Hoxhės do tė martohej me njė mik tė afėrt tė familjes Hazbiu. Ky ishte rasti i parė dhe i fundit i familjes sė ish-ministrit tė Brendshėm pėr tė pasur njė lidhje miqėsore nė Bllok. Mė pas, nė vitin 1982 familja vlonjate mori tė tatėpjetėn. Hazbiu u arrestua dhe tė gjithė pjesėtarėt e saj u internuan.

    Familja Shehu s’bėri miqėsi as me Ramizin e as me Nexhmijen

    Ndėrsa disa nga anėtarėt e KQ tė PPSH-sė apo dhe tė Byrosė Politike kishin bėrė miqėsi mes tyre, familja e Mehmet Shehut duket se nuk e kishte preferuar kėtė “modė”. Ajo kishte mbetur jashtė martesave nė Bllokun e udhėheqjes. Familja Shehu kishte vendosur, e natyrisht vendimet atje merreshin nga Mehmet Shehu, tė mbetej jashtė “ēorbės sė gatuar nga ustallarėt”. Ishte folur, por kjo mbeti nė kuadrin e tregimeve brenda pėr brenda rrethit vicioz, pėr njė fejesė tė djalit tė mesėm tė Mehmet Shehut me njė nga vajzat e Ramiz Alisė. Megjithatė, kjo lidhje miqėsore nuk u arrit, siē duket nuk u pėlqye nga familja Shehu. Kjo e fundit nuk do tė preferonte as miqėsinė e servirur nga Nexhmije Hoxha, qė njė nga djemtė e Shehėve tė martohej me mbesėn e saj. Pas kėtyre refuzimeve, familja Shehu mbeti e vetmja qė nuk i kishte tė sigurta pozitat e saj. Dhe kjo u vėrtetua edhe mė pas. Karakteri i Mehmet Shehut nuk mund tė pranonte qė nėpėrmjet krushqive tė mbahej fort nė pushtet. Idealizmi i tij arrinte deri aty, sa tė besohet se vetėm puna mund t’ia siguronte njė gjė tė tillė. Kėshtu, asnjė nga djemtė e familjes shehu nuk u martua me vajzat e funksionarėve tė lartė partiakė. Djali i madh i Mehmet Shehut, Vladimiri, u lidh me martesė me vajzėn e familjes Shyti, kryefamiljari i sė cilės nuk kishte ndonjė post tė lart shtetėror apo partiak. Njė krushqi e dytė, ishte ajo e Bashkim Shehut me vajzėn e njė shoferi nga Durrėsi. Ndėrsa e treta, qė nuk pėrfundoi asnjėherė, e qė i solli mbrapsht ė gjitha gjėrat pėr familjen Shehu ishte ajo e Skėnderit me vajzėn e Turdive. Fejesa zgjati vetėm pak kohė, pasi u prish pas ndėrhyrjes sė Enver Hoxhės. Shkaku ishte biografia e familjes Turdiu. Pėr kėtė fejesė, Mehmet Shehu u kritikua nė mbledhjen e Byrosė Politike tė 17 dhjetorit tė vitit 1981, nga ku erdhėn dhe pasojat pėr tė. Nė ditė mė pas, kryeministri Shehu u gjet i vdekur nė dhomėn e tij tė gjumit. Njė vdekje mister dhe e pazbardhur ende.
    Disa byroistė ishin pleksur aq shumė, sa zor se mund tė kritikoje nė mbledhje

    Klani Kapo - Myftiu dhe lidhjet mes tyre

    Funksionarėt e lartė shtetėrorė dhe partiakė tė sistemit tė kaluar, mendonin si e si t’ia zgjasnin jetėn sistemit tė tyre. Pėrveē tė tjerave, ata praktikuan maksimalisht lidhjet miqėsore dhe martesat brenda llojit. Enver Hoxha, edhe pse hiqej parimor e lejoi fejesėn e djalit tė tij me mbesėn e Ramiz Alisė, nė vitin 1973. Nė kėtė kohė, Hoxha sapo kishte pėsuar njė atak kardiak dhe familjarėt e tij menduan tė nxitonin, duke mos e ditur fatin e shėndetit tė tij, ta gėzonin me fejesat e shpejta tė dy djemve. Sokoli, djali i vogėl i Hoxhės, e kishte zgjedhur i pari vajzėn e zemrės, jo nga Blloku, por nga njė familje e thjeshtė, ndėrsa Iliri jetonte ēastet mė tė bukura tė jetės sė tij rinore nė dashurinė me Teuta Alinė, njė vajzė simpatike me sy tė kaltėr. Kjo ishte mbesa e Ramiz Alisė, vajza e vėllait tė kėtij tė fundit.

    Nė vitin 1973, Hoxha kritikon sektorin e artit dhe tė kulturės, pėrgjegjės pėr mangėsitė e tė cilit ishte edhe Ramiz Alia. Alia u bė objekt i kritikave tė ashpra. Megjithatė, nuk ndodhi kėshtu. Nė momentet mė kritike tė veprimtarisė politike tė Alisė, atij i erdhi nė ndihmė Nexhmija, qė pėrveē se e kishte tė klanit tė saj, nė kėtė kohė ishin lidhur edhe me krushqi. Nė vitin 1973, Enver Hoxha e humbi ekuilibrin dhe nuk ishte mė nė gjendje ta drejtonte vendin. Nė kėtė mėnyrė, Ramiz Alia, pasi erdhi nga Vlora, gradualisht mundi t’i kapėrcejė pengesat dhe tė marrė poste tė rėndėsishme.

    Njė klan i fuqishėm

    Nė vitin 1973 thuhet se ka pasur njė klan drejtues e nė pėrbėrje tė tij ishin Hysni Kapo, Nexhmie Hoxha, Manush Myftiu.
    Kapo kishte qenė njė nga njerėzit mė tė njohur nė Qarkun e Vlorės gjatė luftės. Manush Myftiu, zėvendėsministri mė jetėgjatė i vendit kishte miqėsi me Hysni Kapon, e njohur kjo nga tė gjithė. Vlonjati Myftiu ishte martuar Nefon, ēupėn kaniniote.
    Manush Myftiu i kishte dhėnė motrėn pėr grua Pilo Peristerit, duke forcuar kėshtu influencėn e klanit nė Korēė. Ndėrsa Hysni Kapo i dha motrėn pėr grua Xhelil Gjonit. Lidhja Kapo Myftiu ishte edhe nė njė pikė tjetėr, Manushi ishte baxhanak me Pirro Kondin, motrėn e tė cilit, Viton, e kishte pėr grua Hysni Kapo.

    Miqėsi tė vazhduara

    Ish-bllokmenėt i nisėn miqėsitė e tyre nė fund tė viteve shtatėdhjetė. Rrjeta e lidhjeve miqėsore, nėpėrmjet martesave, tregonte se po tė prishej njėra prej tyre automatikisht pasojat binin mbi tė gjithė. Kjo ishte arsyeja qė funksionarėt e sistemit tė kaluar e ruanin njėri-tjetrin. Njerėzit e thjeshtė nuk i dinin “sekretet” e miqėsive tė tyre. Kishte njė urdhėr tė Hoxhės, qė ndalonte lidhjet mes ministrave, apo dhe funksionarėve tė tjerė tė lartė tė PPSH-sė, por kjo nuk i pengoi kėta tė fundit tė realizonin planin e tyre pėr tė qenė tė forcuar miqėsitė e tyre. Edhe pse kishte dhėnė njė urdhėr tė tillė, Enveri nuk i rezistoi as vetė tundimit pėr tė bėrė miqėsi brenda “llojit”. Ai ishte ndėr tė parėt qė u lidh miqėsisht me Gogo Nushin, kur vėllait tė kėtij tė fundit i dha pėr grua mbesėn e tij. Seria e miqėsive tė Bllokut, i ngjan njė rrjete tė thurur mirė e me kujdes. Kėshtu, Reiz Malile, ishte martuar me motrėn e Ramiz Alisė. Ndėrsa Xhaferr Spahiu, ishte kunat i Maliles, ishte martuar me motrėn e kėtij tė fundit. Mallakastrioti Bilbil Klosi dhe Ramiz Alia ishin baxhanakė, kishin marrė gratė nga e njėjta familje. Nuk do tė ngelej prapa nė krushqitė e Bllokut edhe Adil Ēarēani. Njė nga vajzat e tij martohet me djalin e Manush Myftiut.

    Familja Shehu jashtė ēdo miqėsie

    Ndėrsa disa nga anėtarėt e KQ tė PPSH-sė apo dhe tė Byrosė Politike kishin bėrė miqėsi mes tyre, familja e Mehmet Shehut duket se nuk e kishte preferuar kėtė “modė”. Ajo kishte mbetur jashtė martesave nė Bllokun e udhėheqjes. Familja Shehu kishte vendosur, e natyrisht vendimet atje merreshin nga Mehmet Shehu, tė mbetej jashtė “ēorbės sė gatuar nga ustallarėt”. Ishte folur, por kjo mbeti nė kuadrin e tregimeve brenda pėr brenda rrethit vicioz, pėr njė fejesė tė djalit tė mesėm tė Mehmet Shehut me njė nga vajzat e Ramiz Alisė. Megjithatė, kjo lidhje miqėsore nuk u arrit, siē duket nuk u pėlqye nga familja Shehu. Kjo e fundit nuk do tė preferonte as miqėsinė e servirur nga Nexhmije Hoxha, qė njė nga djemtė e Shehėve tė martohej me mbesėn e saj. Pas kėtyre refuzimeve, familja Shehu mbeti e vetmja qė nuk i kishte tė sigurta pozitat e saj. Dhe kjo u vėrtetua edhe mė pas. Karakteri i Mehmet Shehut nuk mund ta pranonte qė nėpėrmjet krushqive tė mbahej fort nė pushtet. Idealizmi i tij arrinte deri aty sa tė besohet se vetėm puna mund t’ia siguronte njė gjė tė tillė. Kėshtu, asnjė nga djemtė e familjes Shehu nuk u martua me vajzat e funksionarėve tė lartė partiakė. Djali i madh i Mehmet Shehut, Vladimiri, u lidh me martesė me vajzėn e familjes Shyti, kryefamiljari i sė cilės nuk kishte ndonjė post tė lart shtetėror apo partiak. Njė krushqi e dytė, ishte ajo e Bashkim Shehut me vajzėn e njė shoferi nga Durrėsi. Ndėrsa e treta, qė nuk pėrfundoi asnjėherė, e qė i solli mbrapsht ė gjitha gjėrat pėr familjen Shehu ishte ajo e Skėnderit me vajzėn e Turdive. Fejesa zgjati vetėm pak kohė, pasi u prish pas ndėrhyrjes sė Enver Hoxhės. Shkaku ishte biografia e familjes Turdiu. Pėr kėtė fejesė, Mehmet Shehu u kritikua nė mbledhjen e Byrosė Politike tė 17 dhjetorit tė vitit 1981, nga ku erdhėn dhe pasojat pėr tė. Njė ditė mė pas, kryeministri Shehu u gjet i vdekur nė dhomėn e tij tė gjumit. Njė vdekje mister dhe e pazbardhur ende.

    Pse iu tha ndal njė miqėsie Kishte rėnė nė sy shoqėria e djalit tė Kadri Hazbiut me vajzėn e Enver Hoxhės. Kjo lidhje flitet tė jetė ndaluar nga Hoxha, qė e urdhėron tė bijėn tė mos shoqėrohej mė me djalin e familjes Hazbiu. Mė pas vajza e E. Hoxhės do tė martohej me njė mik tė afėrt tė familjes Hazbiu. Ky ishte rasti i parė dhe i fundit i familjes sė ish-ministrit tė Brendshėm pėr tė pasur njė lidhje miqėsore nė Bllok. Mė pas nė vitin 1982, familja vlonjate mori tė tatėpjetėn. Hazbiu u arrestua dhe tė gjithė pjesėtarėt e saj u internuan.

    Krushqitė e Spiro Kolekės dhe Haxhi Lleshit

    Ish-bllokmenėt i nisėn miqėsitė e tyre nė fund tė viteve shtatėdhjetė. Rrjeta e lidhjeve miqėsore nėpėrmjet martesave, tregonte se po tė prishej njėra prej tyre, automatikisht pasojat binin mbi tė gjithė. Kjo ishte arsyeja qė funksionarėt e sistemit tė kaluar e ruanin njėri-tjetrin. Njerėzit e thjeshtė nuk i dinin “sekretet” e miqėsive tė tyre. Megjithatė, kjo nuk kishte shumė rėndėsi, pasi ato ishin aq tė sofistikuara sa ishte e vėshtirė tė dilnin jashtė “oborrit”.

    Urdhri i Enverit

    Kishte njė urdhėr tė Hoxhės, qė ndalonte lidhjet mes ministrave, apo dhe funksionarėve tė tjerė tė lartė tė PPSH-sė, por kjo nuk i pengoi kėta tė fundit tė realizonin planin e tyre pėr tė qenė tė forcuar miqėsitė e tyre. Edhe pse kishte dhėnė njė urdhėr tė tillė, Enveri nuk i rezistoi as vetė tundimit pėr tė bėrė miqėsi brenda “llojit”. Ai ishte ndėr tė parėt qė u lidh miqėsisht me Gogo Nushin, kur vėllait tė kėtij tė fundit i dha pėr grua mbesėn e tij. Seria e miqėsive tė Bllokut, i ngjan njė rrjete tė thurur mirė e me kujdes. Kėshtu Reiz Malile, ishte martuar me motrėn e Ramiz Alisė. Ndėrsa Xhaferr Spahiu, ishte kunat i Maliles, ishte martuar me motrėn e kėtij tė fundit. Mallakastrioti Bilbil Klosi dhe Ramiz Alia ishin baxhanakė, kishin marrė gratė nga e njėjta familje. Nuk do tė ngelej prapa nė krushqitė e Bllokut edhe Adil Ēarēani. Njė nga vajzat e tij martohet me djalin e Manush Myftiut.

    Vajza e Haxhi Lleshit martohet me djalin e Baba Fajė Martaneshit

    Njė martesė interesante ishte dhe ajo e vajzės sė Haxhi Lleshit me djalin e Baba Fajė Martaneshit, klerikut tė njohur qė ishte lidhur me lėvizjen antifashiste. Haxhi Lleshi u bashkua me lėvizjen komuniste nė vitin 1942. Ai njihet si drejtuesi i Ēetės sė Dibrės, e mė pas tė batalionit tė kėtij rrethi. Mė pas, ai do tė ishte edhe anėtar i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė. Nė Kongresin e Pėrmetit, nga ku doli dhe qeveria e parė komuniste, Lleshi ishte ministėr i Punėve tė Brendshme. Nė vitin 1953, Haxhi Lleshi me porosi tė Enver Hoxhės mori detyrėn e kryetarit tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor, tė cilėn deri nė kėtė kohė e mbante, i urti Omer Nishani. Pėr tė forcuar miqėsinė e tij, me porosi nga lart bėri njė krushqi interesante. Vajza e tij u fejua me mjekun urolog, Mustafa Xhani, qė mė pas do tė gėzonte privilegje, pėrveēse ato nga i ati Baba Faja, tani edhe nga vjehrri. Xhani u specializua nė Francė pėr Urologji.

    Spiro Koleka dhe miqėsia me skulptorin Kristaq Rama

    Spiro Koleka, anėtari i Byrosė Politike, njė komunist i vjetėr kishte qenė anėtar i grupit tė “Zjarrit”, i kritikuar aq shumė nga Enver Hoxha. Koleka do tė largohej nga qeveria vetėm nė vitin 1976. Miqėsia e tij me skulptorin e talentuar, Kristaq Rama, nuk ishte ndonjė gjė e jashtėzakonshme. Komunistėt afronin talentet nė miqėsi. Vajza e tij u martua me skulptorin, i cili mė pas do tė ngjitej edhe nė shkallėt e karrierės deri nė deputet i Kuvendit Popullor i votuar nga populli i Durrėsit.

    Klani Hoxha - Alia

    Ramiz Alia ėshtė treguar ndoshta njeriu mė i zgjuar i nomenklaturės sė lartė tė sistemit tė kaluar. Ai diti tė mbijetonte nė kushtet e njė rivaliteti tė lartė mes klaneve tė Enver Hoxhės dhe Mehmet Shehut. Shpesh, ai cilėsohej dhe shefi i policisė sekrete tė Hoxhės, pas vdekjes sė Hysni Kapos. Alia njihet si njeri i dredhave. U ngjit nė krye tė organit mė tė lartė drejtues tė PPSH-sė, nė Byronė Politike nė vitin 1961. Alia, nė vitet ‘70 u bė njė prej njerėzve mė tė besuar tė familjes Hoxha. Lidhjet mes familjes Hoxha dhe asaj Alia do tė finalizoheshin me njė miqėsi, kur mbesa e Ramizit u martua me djalin e madh tė Enver Hoxhės, Ilirin.

    Adili e Manushi, krushqit qė drejtonin shtetin

    Byroistėt dhe funksionarė tė lartė shtetėrorė i forcuan lidhjet e tyre edhe mė, ndėrsa filluan tė bėnin edhe krushqi. Ishin tė pleksur me njėri-tjetrin pėr tė siguruar trashėgiminė e pushtetit brez pas brezi. Thuhet se ish-bllokmenėt i nisėn miqėsitė e tyre nė fund tė viteve shtatėdhjetė. Rrjeta e lidhjeve miqėsore, nėpėrmjet martesave, tregonte se po tė prishej njėra prej tyre automatikisht pasojat binin mbi tė gjithė. I vetmi qė nuk iu nėnshtrua kėtij “ligji” tė pashkruar ishte Mehmet Shehu. Mė parė ai ishte “djegur”, ndėrsa njė njeriu i tij kishte prishur njė krushqi. Enveri kishte dhėnė porosi qė tė eliminoheshin lidhjet brenda llojit, ndėrsa vetė kishte bėrė disa krushqi, ku mė e spikatura ishte ajo me pasardhėsin e tij, Ramiz Alinė. Po kėshtu, u lidh edhe mė klani Kapo - Myftiu. Personazhi i njohur i luftės, qė mė pas do tė ngjitej nė majat e PPSH-sė, Hysni Kapo u martua me Vito, motrėn e Pirro Kondit. Ky i fundit, nga ana tjetėr, ishte baxhanak me Manush Myftiun, qė mė pas do tė ngjitej nė detyrėn e zėvendėskryeministrit nė qeverinė e drejtuar nga Mehmet Shehu.

    Lidhja e Adil Ēarēanit me Manush Myftiun

    Pėrveē lidhjeve tė vjetra, Manush Myftiu krijoi edhe miqėsi tė reja. Kėshtu, djali i tij u martua me njė nga vajzat e Adil Ēarēanit. Miqėsia e re u mirėprit edhe nga drejtuesit mė tė lartė tė PPSH-sė, madje mori menjėherė bekimin e tyre. Adili ishte kryeministėr dhe Manushi kryente detyrėn e zėvendėsit tė tij. Pra, nė qeveri drejtonin dy krushqit, ndaj dhe patėn jetėgjatėsi nė krye tė atij dikasteri, Kėshillit tė Ministrave.
    Myftiu ishte lidhur me krushqi me Pilo Peristerin, pjesėmarrės nė Mbledhjen Themeluese tė PKSH-sė, njė nga anėtarėt mė tė vjetėr tė grupit komunist tė Korēės, tė cilit i kishte dhėnė motrėn. Seria e miqėsive tė Bllokut, i ngjan rrjete tė thurur mirė e me kujdes. Kėshtu, Reiz Malile, ishte martuar me motrėn e Ramiz Alisė. Ndėrsa Xhaferr Spahiu, ishte kunat i Maliles, ishte martuar me motrėn e kėtij tė fundit. Mallakastrioti Bilbil Klosi dhe Ramiz Alia ishin baxhanakė, kishin marrė gratė nga e njėjta familje.
     
    .
  3. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Si qėndron problemi i fejesės sė Skėnder Shehut me vajzėn e Turdiut?

    Duro Shehu (vėllai i ish-kryeministrit)

    Kjo fejesė ishte vetėm njė pretekst pėr tė zhdukur Mehmet Shehun. Rrėnjėt janė shumė mė tė thella. Dhe ja pse:
    Aty nga viti 1956 kur u ktheva nga Akademia ushtarake nė Moskė, mbas pėrfundimit tė studimeve, motrat e Enver Hoxhės mė propozuan tė fejohesha me mbesėn e Enver Hoxhės, bile mė kishin siguruar dhe biletat nė Teatrin Popullor. Refuzova kategorikisht. Nuk doja tė miqėsohesha nė Bllokun e Byrosė me asnjė, qoftė edhe me familjen e
    E.Hoxhės. Kisha dėgjuar dhe nga motrat e E.Hoxhės qė babai
    i vajzės qė do tė fejohesha kishte qenė pronar i madh tokash ēifligar nė Berat, dhe ishte sjellė shumė keq me fshatarėt me bujqit, prandaj fshatarėt e Uznovės tė Beratit e kishin vrarė me shat nė kokė.

    Mendoj se refuzimi im pėr t’u fejuar me mbesėn e E. Hoxhės do t’i ketė ngelur gozhdė Enverit e Nexhmijes, tė cilėt duhet tė kenė ditur patjetėr pėr atė prishje. Refuzimi im do tė ketė qenė njė farė plage pėr familjen e Enver Hoxhės, megjithėse mua nuk ma zunė mė nė gojė.

    Kur u rritėn fėmijėt e udhėheqėsve tė Bllokut, dėgjova se djalit tė madh tė Mehmetit, Vladimirit, i kishin propozuar vajzėn e Enver Hoxhėspėr t’u fejuar. Ladi kishte refuzuar, mori grua atė qė deshi, vajzėn e Tanush Shytit, gjeneral, luftėtar dhe patriot, burrė i ndershėm e parimor nga Tragjasi i Vlorės.

    Nė rast se ka qėnė kėshtu siē mė thanė mua, kjo ka qenė plaga ose gozhda e dytė e familjes sė Enver Hoxhės. Nexhmije Hoxha i propozoi
    Skėnder Shehut, djalit tė dytė tė Mehmetit, pėr t’u fejuar me mbesėn e saj, vajzėn e vėllait tė Nexhmijes. Skėnderi refuzoi.

    Kjo do tė ketė qenė gozhda e tretė. Unė nuk dua tė mburr djemtė e Mehmetit, nipėrit e mi, por ata tė tre ishin mė tė zgjuar
    se fėmijėt e Enverit.
    Bashkimipėr moshėn dhe kohėn ishte mė i hedhuri, mė i avancuari, me
    shenjat e njė shkrimtari tė talentuar.
    Fėmijėt e E. Hoxhės merrnin dekorata e lėvdata jo se i meritonin, por se kishin baba Enver Hoxhėn dhe nėnė Nexhmijen. Ata tė tre, jetėn mė
    tė madhe nuk e kalonin nė punė por nė dėfrime e qejfe.

    E fejuara e Skėnder Shehut ishte e bija e profesor Turdiut nė Universitetin e Tiranės, njė njeri shumė i nderuar, tė cilin e kishte
    dekoruar vetė E. Hoxha mbasi e kishte gjirokastrit dhe e njihte familjarisht. Tė gjitha ato qė u thanė mė pas pėr tė janė pėrralla dhe sajesa tė ndyra, vetėm e vetėm pėr tė eliminuar Mehmet Shehun.

    Me normat dhe ligjet e sotme tė demokracisė nuk diskutohet qė ndarja e Skėnderit me atė vajzė qė deshi ishte krim i rėndė moral. Por edhe me normat e asaj kohe.
    Unė e dėgjova fejesėn e Skėnder Shehut dhe atė ditė qė u fejuan
    vajta nė shtėpi, takova Mehmetin dhe Fiqreten, por meqė erdhėn njerėz tė tjerė ika, e nuk mėsova dot cila qe ajo vajzė, vetėm mė thanė se babain e kishte profesor nė universitetin e Tiranės.
    Ajo ditė qe takimi im i fundit i gjatė me Mehmetin, mbasi unė u sėmura dhe shkova pėr kurim nė Vjenė. Atė ditė qė isha pėr urim tek Mehmeti,
    kishte qenė pėr urim dhe sapokishin ikur Enver Hoxha me Nexhmijen. Nexhmije Hoxha kur doli tek dera, mbasi uroi Mehmet Shehun i tha tė fejuarės sė Skėnderit: Jepi tė fala mamasė tėnde, se e njoh. Me ligjet e
    normat e asaj kohe, tė fotografoje Enver Hoxhėn dhe Mehmet Shehun kudo qė ishin, edhe nė shtėpi, por sidomos E. Hoxhėn, ishte kategorikisht e ndaluar. Prandaj gėnjen Enveri dhe Nexhmija kur thonė se Mehmeti urdhėroi oficerin e tij tė na fotografonte pėr tė na komprometuar mua e Nexhmijen me vajzėn e Turdiut. Shpifjet dhe
    gėnjeshtrat ishin nė karakterin e Enverit.
     
    .
  4. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    Ladi, djali i madh i Mehmetit, kundėrshtoi lidhjen me vajzėn e tij, Pranverėn. Pastaj, Skėnderi, djali tjetėr nuk pranoi ofertėn pėr mbesėn e Nexhmijes”Zoti Duro! Ėshtė folur gjatė pėr fejesėn e djalit tė Mehmetit me Silva Turdiun.

    A mendoni se pikėrisht kjo ka qenė arsyeja e kryqėzimit tė vėllait tuaj?

    Duro Shehu (vėllai i ish-kryeministrit)

    Fejesa e Skėnderit me kėtė vajzė qė thuhej se ishte me biografi tė keqe, ndėrkohė qė tė atin e kishte pedagog nė Universitetin e Tiranės, ka qenė vetėm njė pretekst nė alibinė e ngritur pėr tė eliminuar Mehmetin. Motivet e vėrteta besoj tashmė pas kaq vitesh janė qartėsuar pėr tė gjithė. Ajo “Tabloja Sinoptike” e famshme qė bėri Enveri nė atė periudhė, ka mbetur sot si njė karikaturė e shpifur. Pėr ironi tė fatit, Enver Hoxha qė nuk la gjė pa thėnė pėr kėtė krushqi, vetėm pak ditė mė parė e kishte pagėzuar me vizitėn qė bėri me Nexhmijen te shtėpia e Mehmetit.
    Nė kujtimet qė keni hedhur nė librin “Mehmeti, im vėlla” pėr herė tė parė e vlerėsoni eliminimin e tij edhe si njė shpagim tė krushqive tė prishura nė bllokun e Enverit...
    Megjithėse i rezervuar pėr vetė ndjeshmėrinė e kėtij problemi, nė librin tim vetėm sa e kam cekur kėtė prapsi qė ju me tė drejtė e quani shpagim apo hakmarrje. Nuk kam dashur tė zgjatem shumė nė kėtė ēėshtje, pasi prapa kėtyre krushqive tė prishura, pėrkundėr dėshirės sė Enverit dhe njerėzve tė tij mė tė afėrt, janė njerėz konkretė, janė familjarė, kanė familje, fėmijė, madje edhe nipėr e mbesa. Rikthimi nė historitė e dikurshme doemos qė do tė lėndonte pa tė drejtė shumėkėnd prej tyre...

    Megjithatė, duke folur nė pėrgjithėsi, opinioni mund ta quaj shpifje...

    Jo miku im, jo. Po bėhem gati 80 vjeē dhe ndėrkohė qė kam provuar me dhjetėra akuza monstruoze, atė tė shpifjes nuk ma ka vėnė njeri nė dukje. Kur shprehem rreth hakmarrjes sė Enverit pėr krushqitė e prishura, kėtė e kam provuar nė kurrizin tim pėr herė tė parė. Refuzimi qė unė i bėra ofertės pėr t’u fejuar me njė nga vajzat e familjes sė Enverit, ishte qejfmbetja e parė nė adresėn e familjes tonė. Qė do tė thoshte qejfmbetje e Enverit ndaj Mehmetit...
    Jemi nė komunikim tė drejtpėrdrejt me lexuesin dhe aktualisht deri tani nuk ėshtė pėrfolur asnjėherė njė fejesė e prishur midis vėllait tė Mehmetit dhe njė vajze nga familja e Enverit. Ėshtė momenti pra pėr tė folur mė konkretisht...
    E di qė gazetarėt duan gjėra konkrete, sidomos kur bėhet fjalė pėr gjėra tė tilla. Ka qenė kjo njė nga arsyet e forta qė deri tani nuk kam pranuar tė flas publikisht. Nė libėr, pėr herė tė parė them diēka. Kuptohet aq sa mė lejon etika pėr vetė specifikėn e kėtyre marrėdhėnieve.

    Nė libėr thoni se keni refuzuar tė fejoheni me mbesėn e Enverit. Nė cilat rrethana ka ndodhur kjo?

    Ka ndodhur kjo diku aty nga viti 1956. Njerėzit fatmirėsisht janė gjallė dhe me siguri e mbajnė mend. Tė paktėn ata qė kanė qenė tė pranishėm nė kėtė histori. Ishte periudha kur sa isha kthyer nga studimet nė Bashkimin Sovjetik, ku pėrfundova akademinė ushtarake. Nuk mė kujtohet nė cilat rrethana, por njė ditė tė bukur dy motrat e Enverit mė ftojnė tė shkoj nė teatėr. E prita me kėnaqėsi ftesėn e tyre dhe shkuam bashkė e pamė shfaqjen qė jepej ato ditė me shumė publicitet nė Tiranė. Pasi dolėm nga teatri u ulėm pėr tė pirė njė kafe te bar “Vollga”. Kėshtu i thoshin nė atė kohė kafe “Drinit”. Pikėrisht aty ato ma shprehėn hapur duke thėnė se ishte nė dėshirėn e tyre po edhe tė familjarėve tė tjerė, qė nėnkuptonte edhe tė Enverit, qė tė fejohesha me mbesėn e tij. Pėr njė moment shtanga dhe ndenja pa folur. Sakaq ato vazhduan duke mė folur pėr tė mirat e kėsaj lidhjeje. Pasi ndenjėm njė ēast nė heshtje, unė u thashė se hezitoja pėr kėtė fejesė, pa u shpjeguar arsyet...

    Nė fakt, cila ishte arsyeja qė ju nuk pranuat fejesėn me mbesėn e Enverit?

    Kishte disa arsye qė mė bėnin tė hezitoja pėr kėtė lidhje. Njėra ndėr to ishte njė porosi e hershme e Mehmetit pėr t’ju shmangur me ēdo kusht krushqive me njerėzit e Byrosė Politike dhe tė Enver Hoxhės. Rrallė qėllonte qė Mehmeti tė jepte porosi tė tilla kategorike dhe e vėrteta ėshtė qė ne e dėgjonim. Ai deri nė ditėt e fundit tė tij e kishte kėtė bindje dhe u mundua t’i rri besnik asaj.

    Pra, shkaku ishte porosia e Mehmetit pėr t’u qėndruar larg krushqive tė Bllokut...

    E thashė qė ajo ishte vetėm njėra nga arsyet. Nė rastin konkret kishte dhe shumė arsye tė tjera. Pėrveē porosisė sė Mehmetit, unė kisha edhe njė shkak tjetėr qė kishte tė bėnte me vetė vajzėn qė mė ofruan pėr t’u fejuar me tė. Nuk dua t’ia them emrin, se do tė isha njė njeri i vogėl, ca mė tepėr qė ajo mė vonė krijoi njė familje tė shėndoshė, duke u bėrė bashkėshorte e njė mikut tim ish-pilot, po desha tė pėrmend rezervat qė unė kisha atėherė pėr tė.

    Cilat ishin rezervat qė kishit pėr mbesėn e Enverit dhe familjen e saj?
    Rezerva e parė kishte tė bėnte me imazhin e keq qė kishte krijuar nė opinion babai i saj, si ēifligar i njohur nė Berat pėr sjellje ēnjerėzore ndaj shtresave tė varfra dhe sidomos bujqve. Fundi i tij nė atė periudhė ku kishte mbetur viktimė e rebelimit tė fshatarėve tė Uznovės, tė cilėt i kishin shqyer kokėn me kazma e lopata, artikulohej si njė parodi popullore. Tė kthehesha unė te vajza e kėtij njeriu shpirtkazmė, ishte e pamundur. Le tė ishte kjo qoftė edhe vajza e Enverit. Dhe jam i bindur qė kam bėrė shumė mirė...

    Po oferta tė tjera pėr krushqi tė kėsaj natyre ka patur brenda bllokut...

    Kam dėgjuar pėr disa tė tilla, po asnjėherė nuk kam dashur tė bėhem interpretues i tyre. Unė di mirė vetėm ofertat pėr miqėsi brenda familjes sė Mehmetit, pėr tė cilat kam qenė dėshmitarė e vetėm pėr ato mund tė flas.
    Mė konkretisht, cilat kanė qenė ofertat pėr miqėsi me djemtė e Mehmetit?
    Oferta e parė ka qenė ajo pėr fejesėn e djalit tė madh tė Mehmetit, Vladimirit me vajzėn e Enverit, Pranverėn. Nuk e di si ngjizi kjo kėrkesė e papritur, por mbaj mend qė Ladi e refuzoi dhe mė vonė u fejua me vajzėn e gjeneralit tė lavdishėm Tanush Shyti. Oferta tjetėr ishte ajo qė Nexhmija i bėri drejtpėrdrejt Skėnderit, djalit tjetėr tė Mehmetit pėr t’u fejuar me vajzėn e vėllait tė saj. Por dhe ai nuk dėgjoi dhe e kundėrshtoi pėr tė vazhduar nė dashurinė me atė sportisten qė u bė legjendė e tronditi vendin...

    Po tė tjera miqėsi keni dėgjuar nė atė periudhė?

    Kam dėgjuar pėrpjekjet e bėra pėr njė miqėsi me mbesėn e Ramiz Alisė, qė mbeti thjesht njė tentativė. Ka patur e ka llafe pėr kėtė. Ka folur rreth kėsaj krushqie edhe nusja e djalit tė Enverit, por mendoj se porsa nuk ka fakte konkrete nuk ia vlen pėr t’u marrė me kėto gjėra. Pėrndryshe do tė kemi tė bėjmė me thashetheme...

    Zoti Duro! Mė nė fund diēka rreth njė akuze qė i ėshtė bėrė Mehmet Shehut vitet e fundit, se ka patur njė vajzė jashtė martese...

    E kam dėgjuar kėtė marrėzi dhe tė them tė drejtėn mė ka ardhur turp t’i kthehem asaj. Loja me Natasha Shehun, se na qenka vajza e Mehmetit, ėshtė njė shpikje monstruoze. E kam lexuar me shumė durim lojėn qė hapėt ju gazetarėt me kėtė sensacion tė radhės. Nga ballafaqimi nė shtyp doli se kishim tė bėnim vetėm me njė trillim. Njė trillim qė, sipas meje, e ka inskenuar “Pantera e Zezė”, Nexhmije Hoxha, e cila nuk ka reshtur asnjėherė tė punojė pas shpine pėr tė njollosur figurėn e Mehmetit...

    Pse mendoni se gjithēka nė prapaskenat ndaj vėllait tuaj, Mehmetit kanė autorėsinė e Nexhmijes, tė vesė sė Enver Hoxhės...

    Unė nuk aludoj, por faktoj e dėshmoj konkretisht pėr prapėsitė e kėsaj “Pantere sė Zezė”. Mė shumė se e keqja e zezė e familjes sė Mehmet Shehut, ajo ka qenė e keqja e fatit tė shqiptarėve. Kėtė nuk besoj se tashmė e vė nė diskutim njeri normal nė Shqipėri. Me ato qė zbulohen herė pas here vetėm sa plotėsohet dosja e zezė e saj. Kėshtu edhe nė rastin e kėsaj Natasha Shehut, e cila nė moshėn 50-vjeēare na mėsoka se qenka vajza e Mehmtit. E hedh nė treg kėtė amoralitet tė paskrupullt Nexhimje Hoxha pėr tė njollosur sadopak figurėn e Mehmet Shehut, pikėrisht tani kur shumėkush ėshtė bindur pėr akuzat e paqena qė atij iu bėnė pėr tradhti e veprimtari armiqėsore. Nexhmija kėrkon t’i atribuojė vėllait tim ato qė ka bėrė vetė, kėrkon t’i atribuojė orgjitė bastarde tė tė shoqit, Enverit, pėr tė cilat ende njerėzit rezervohen tė flasin...
    A keni fakte pėr orgjitė qė akuzoni Enver Hoxhėn, apo thjesht keni dėgjuar tė flitet pėr to...
    Enver Hoxha ka qenė shumė i kamufluar dhe e ka mbuluar me shumė mjeshtėri kėtė anė tė errėt tė moralit tė tij. Megjithatė, nuk ka mundur t’i fshehė tė gjitha aventurat lidhur me orgjitė qė bėnte. Ja pėr shembull, ky Enveri, “i pastėr si kristali” nga ana morale, njė ditė me diell na e bėri infermieren bukuroshe tė vilajetit tė tij “Heroinė tė Punės Socialiste”. Vėrtet qė pak njerėz e mbajnė mend kėtė histori. Ka ndėr ta qė kanė folur nėn zė qysh nė atė kohė pėr ndjeshmėrinė e lartė tė Komandantit ndaj infermieres personale. “Heroina...” e tij pas “shėrbimeve tė shquara” nė oborrin e perandorit, do tė shpėrblehej me njė titull nderi. Tė tilla “ndere” mund tė bėnte vetėm i “i ndershmi” Enver Hoxha(!). Ndėrkaq njerėzit qė kanė punuar pranė Enverit kujtojnė tė tjera raste orgjish tė fshehta tė tij. Kujtojnė rastin e shpėrblimit tė burrit alifmatrak tė njė bukurosheje me postin e ministrit tė Arsimit e tė Kulturės(!), tėrheqjen nė aparatin e KQ tė njė zonjėze qė i kishte tėrhequr vėmendjen gjatė vizitės nė njė rreth tė skajshėm etj. Pėr orgji ėshtė shquar edhe “Pantera e Zezė”. Mjaft nga tė njohurit e saj tė shkollės sė mesme nė Tiranė kujtojnė shoqėrinė e saj me gardianėt e Zogut, tė cilėt e ēonin pėr argėtim nė ballot qė bėheshin nė pallatin e Brigadave. Tė mistershme janė gjithashtu lidhjet e saj me Qemal Stafėn, i cili tėrė kohėn e thirri delegatja...
     
    .
  5. Loil
     
    .

    User deleted


    Video
     
    .
4 replies since 29/1/2010, 15:25   4531 views
  Share  
.