Mehmet Shehu - Histori

dhe Drama e Familjes

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Mehmet Shehu image

    Ish-kryeministri mė jetėgjatė nė pushtet, vdiq nė mėnyrė enigmatike nė natėn mes 17 dhe 18 dhjetorit tė vitit 1981. Ende nuk dihet nėse vdekja e tij ishte vetėvrasje, siē u pėrfol atė kohė zyrtarisht, njė eliminim nga kundėrshtarėt e tij politikė. Nė lidhje me kėtė ngjarje janė hedhur dhjetėra hipoteza vrasjeje, nisur nga fakti i plagėve qė janė gjetur pas ekzaminimit nė kufomėn e tij. Po kėshtu edhe mėnyra e gjetjes sė kufomės dhe armės me tė cilėn ėshtė kryer qitja. Vetė familjarėt e tij kanė pohuar disa herė se vdekja e Shehut nuk mund tė ishte vetėvrasje, por eliminim i pastėr. Kjo hipotezė ėshtė mbėshtetur edhe nga fakti se kufoma e tij ishte varrosur dhe zhvarrosur nė disa vende, derisa u gjet nga djemtė e tij nė njė fshat tė Tiranės.

    Fiqiret Shehu image (e fotografuar ne momentin e futjes ne gjyq kundrejt Kadri Azbiut)

    Bashkėshortja e ish-kryeministrit Mehmet Shehu ka vdekur pasditen e 11 shtatorit tė vitit 1988 nė qelitė e Burgut 313 nė kryeqytet, ndėrsa kufoma e saj u varros nė fshatin Zejmen tė Lezhės. Nėpėr dokumentet arkivore tė kohės 79-vjeēarja Shehu rezulton tė ketė pasur njė vdekje natyrale, por pas vitit 1990 me marrjen fund tė komunizmit janė hedhur hipoteza pėr eliminimin e saj nga ish-sigurimi i shtetit. Kjo hipotezė gjen mbėshtetje nė faktin se ajo nuk ka pasur asnjė sėmundje deri pak orė para se tė gjente vdekjen. Pas kėsaj kufoma e saj ėshtė dėrguar nė varrezat e burgut tė Zejmenit tė Lezhės dhe nuk ėshtė lejuar t’u jepej familjarėve apo tė varrosej nė varrezat e kryeqytetit. Pas vitit 1990 djemtė e saj gjetėn dhe zhvarrosėn eshtrat e saj.

    Vladimir Shehu image (me familjaret)

    Djali i madh i Mehmet dhe Fiqiret Shehut, Vladimiri, ka vdekur nė mėnyrė enigmatike nė qershor tė vitit 1982 nė Gramsh, teksa punonte nė elektrik. Kufoma e tij ėshtė gjetur e karbonizuar nė njė transformator elektrik, ndėrsa autoritetet komuniste tė kohės pohuan se nė kėtė rast ishte njė vetėvrasje. Gjithēka ka ndodhur rreth gjashtė muaj pas vdekjes sė tė atit dhe burgosjes sė nėnės dhe vėllezėrve tė tij.

    Skėnderi dhe Bashkimi image (Bashkimi)

    Arrestimit dhe burgosjes nė kohėn e komunizmit nuk i shpėtuan as dy djemtė mė tė vegjėl tė Shehut. Bashkimi u arrestua sė bashku me tė ėmėn dhe vuajti nė qelitė e burgjeve komuniste deri nė vitin 1990. Po kėshtu edhe djali tjetėr, Skėnderi, pati tė njėjtin fat. Ai nė momentin e vdekjes sė tė atit ndodhej nė Suedi. Ai u telefonua tė kthehej nė Tiranė dhe sapo mbėrriti u arrestua pėr tė mbetur burgjeve pėr 10 vjet.
     
    .
  2. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Vetevrasja e paralajmeruar e Mehmet Shehut

    Cilet jane pasazhet e fshehura te letres se fundit te Kryeministrit?

    Pse ia kushton ai ato Ramiz Alise dhe Kadri Hazbiut? Realiteti I fundit I rrezikshem brenda Bllokut ne luften per te trasheguar fronin e Enver Hoxhes. Ja si Mehmet Shehu pa rrugedalje, u shty drejt veteeleminimit fizik.

    Tani kur gjithcka eshte zgjidhur, kur vdekja e Mehmet Shehut nuk eshte me mister, eshte me e lehte te pershkruash oret e fundit te kryeministrit te kekurt kmunist shqiptar. Qe prej botimit te letres se tij te fundit, pak minuta para se t'I jepte fund vetes ne dhomen e viles se tij qeveritare, ne hyrje te ish Bllokut te dikurshem. Bllok qe ate hije misteri ende e mbulon, panvaresisht nga makiazhi I tij I ri modern sot, e kishte fituar pikerisht me shume se kurre, ate nate te ftohte dhe te lagesht te 17 dhjetorit 1981, kur vargu i makinave te zeza te anetareve te Byrose politike, u kthyen me shpejtesi nga rruga e Elbasanit, ngaku kishin perfunduar pjesen e pare te drames me dy akte, qe perfundoi vetem pak ore me vone, me nje krisem te thate pistolete, ne zyren e punes se Mehmet Shehut.

    Prej gati 21 vjetesh, kjo vdekje prishte gjumin dhe ndillte fantazite e shqiptareve, te mesuar te dinin shume pak per menyren sesi Udheheqja e tyre dyzet vjecare jetonte. Me perjashtim te rasteve, kur ndonje udheheqes befas shpallej armik dhe ai me shpejtesi, gjykohej, burgosej, persekutohej, internohej dhe jo rralle ekzekutohej. Rastet e rralla te vdekjeve aksidentale, natyrale apo per shkaqje semundjesh ishin teper pak per te formuar nje imazh normal te jetes dhe konflikteve te brendshme qe zhvilloheshin cdo dote ne luften per pushtet brenda Oborrit te Enver Hoxhes. Aq me pak ne kete normalitet fiktiv, do te ndikonte vdekja e Mehmet Shehut. Njeriu I forte, kryeminister qe prej vitit 1954, arkitekt I diktatures se proletariatit dhe perkrahes I vijes ekstreme te luftes se klasave, tmerr I viktimave dhe gjakatar ne kohen e luftes antifashiste, kish ngritur rreth vetes mure legjendash, frike dhe admirimi. Ngjitja e tij ne 27 vjet ishte ndjekur ne cdo etape me vemendje maksimale nga shqiptaret, qe ne kursin e panderprere te anetareve te larte te Nomenklatures, qe ngjiteshin dhe binin pa mbarim, admironin qendrueshmerine e Mehmet Shehut dhe mitin e tij te pavdekesise, qe rritej e rritej paralel me ate te Diktatorit. Por do te provoheshin gabim edhe kete here.

    Ishte viti 1981 dhe partia komuniste sapo kishte festuar me buje 40 vjetorin e krijimit te saj, me ndihmen e jugosllaveve, ne nje nga rrugicat e Tiranes. Vetem pak muaj me pare Mehmet Shehu kishte marre ndoshta dhuraten e fundit prej shokut te tij te idealeve, Enver Hoxhes. Ishte nje kopje e pare e librit ''Kur lindi Partia''. Me nje shenim qe do te provohej anetareve te larte te Nomenklatures, qe ngjiteshin dhe binin pa mbarim, admironin qendrueshmerine e Mehmet Shehut dhe mitin e tij te pavdekesise, qe rritej e rritej paralel me ate te Diktatorit. Por do te provoheshin gabim edhe kete here.

    Ishte viti 1981 dhe partia komuniste sapo kishte festuar me buje 40 vjetorin e krijimit te saj, me ndihmen e jugosllaveve, ne nje nga rrugicat e Tiranes. Vetem pak muaj me pare Mehmet Shehu kishte marre ndoshta dhuraten e fundit prej shokut te tij te idealeve, Enver Hoxhes. Ishte nje kopje e pare e librit ''Kur lindi Partia''. Me nje shenim qe do te provohej ogurzi per te: ''...ti je ushtar besnik I Partise. Ajo dhe populli do te te jene mirenjohes''.

    Me 28 tetor 1981, Enver Hoxha do t'I shkruante per here te fundit mehmetit si koleg. Kete radhe ne forme shenimi mbi projekt-autokritiken e kryeministrit, qe do te duhej ta lexonte ne mbledhjen e pare te Byrose Politike, pas Kongresit te Shtate te partise se punes. ''...ne karakterin tend ke disa elemente negative qe shfaqen ne punen tende per Partine, ate parti per te cilen ti le jeten''.

    Prej disa muajsh ne Vilen e Shehajve, zhvillohej nje tjeter drame. Skenderi, nje prej tre djameve te Mehmet Shehut, ai me ''harrakati'', me garipi, me moskokecaresi, personazh I jetes se nates se kryeqytetit, qefli femrash dhe motorrash - qytetaret e Tiranes jo rralle here admironin xhirot e tij ne motorrin Yamaha, te cilin kishte pasion t'i jepte zbathur rrugicave te Bllokut dhe te Tiranes se re - befas kishte rene ne dashuri me Cenerentolen. Ajo quhej Silva Turdiu, nje volejbolliste me bukuri te rralle, por me nje biografi te mallkuar. Mallkimi kishte bere nje rreth te mbyllur dhe ishte kthyer ne shtepine e Makbethit, si nje fantazem. Fisi I Turdinjve, nje prej viktimave me ekselente te luftes se klasave, aq te dashur per Mehmet Shehun, kishte trokitur dramatikisht ne deren e kryepersekutorit. Per t'I futur brenda si ambasadore dhe si nusen e re te djalit, vajzen e tyre Silven. Ishte kjo prova e madhe e karakterit te Mehmet Shehut. A do te rezistonte dhe te nxirrte jashte deres se tij, ate se bashku me djalin plangprishes? Apo do t'I dorezohej anes se tij njerezore, fshehur diku thelle nen karakterin e tij diktatorial? Kush do te triumfonte, Mehmeti njeri, apo partizani I luftes se klasave? Kush do te mbyste tjetrin? Cili do t'I mbijetonte ne kete duel vdekjeprures? Mehmeti u dorezua dhe pranoi fejesen.

    Letra e fundit e Mehmet Shehut eshte pikerisht deshmia finale e ketij konflikti. Por ajo nuk mund te kuptohet pa pershkruar situaten e atij viti, qe vertet qe u shenua si historik ne almanakun e kuq te partise se punes. Viti 1981 dhe Kongresi I Shtate, konfirmuan zyrtarisht rikthimin ne eliten e PPSh te nje prej emrave qe I kishin shpetuar koses se hekurt te ndeshkimit te vales liberale te viteve 70, Ramiz Alise. Alia u zgjodh sekretar I KQ te PPSH, nje post qe e ndante vetem nje hap nga maja e piramides, Enver Hoxha. Po te mos llogaritesh, qe per te arritur atje, I duhej te ecte mbi trupin e Mehmet Shehut, njriut qe investonte ne linjen e besnikerise ndaj Liderit, per te siguruar trashegimin e fronit, pas vdekjes se tij natyrale prej gati 40 vjetesh. Afer te shtatedhjetave, por mire fizikisht, me pushtet te kufizuar vetem nga Enveri, Mehmet Shehu kishte ndjekur me indiferece rritjen graduale dhe me koken ulur te Ramiz Alise. Fale nje raporti te shkelqyer me gruan e diktatorit dhe dinakerise se tij, ish sekretari I rinise dhe nje nga pinjollet e rralle veriore komuniste, Alia diti t'I shpetoje valeve te herepashershme te spastrimeve te brendshme te Partise. Befas nje moment kjo e solli ate shume prane kreut. I vetmi qe I bente hije, ishte Mehmet Shehu. Kryeministri dhe trashegimtari par consequence I fronit te Hoxhes, dhe ai ishte prane triumfit, ndersa shendeti I Hoxhes perkeqesohej me dite. Gjate Kongresit te Shtate Televizioni Shteteror u tregua shume I kujdesshem ne transmetimin e fjales se Diktatorit, e cila u transmetua ne pjesen me te madhe e regjistruar, pasi Hoxha ndonese prezent ne salle, I demtuar fizikisht dhe ne shikim prej diabetit, me te cilin jetonte prej vitit 1948, ndihej I pamundur ta lexonte ''live''. Pak muaj para kongresit, Mehmet Shehu ishte tashme me I vemendshem ndaj Alise, pasi e ndjente se pushteti ishte afer. Bile ai kishte mberritur. Prani kudo e Mehmet Shehut, I cili tashme kishte filluar te bente edhe vizitat vetem, emri I tij qe po shfaqej ne parrullat standarte dhe zyrtare, apo botimi I kujtimeve te tija luksoze dhe te shtypura jashte, me foton e tij me ngjyra, te madhe, pompoze te futur ne kornizen e brendshme te faqes se pare te cdo vellimi. Por ankthi I pritjes rritej. Kjo, pasi qofte Mehmeti, qofte Ramizi prisnin qe njeri tjetri te hidhte kemben ters, por me shume Alia I kujdesshem, me nje bilanc negativ gabimesh. Fejesa e Skender Shehut shenoi kthesen. Thelbesor ne rrenimin e Mehmet Shehut, ishte dhe ''harresa'' e Kadri Hazbiut. Ky eshte gabimi I dyte, qe Shehu pranon ne letren e tij, drejtuar Enver Hoxhes, pas para se te terhiqte kembezen e Makarovit. Ministri I Brendshem, krahu I djadhte I Shehut ne drejtimin me dore te forte te vendit, shihte me zili ngjitjen e pakthyeshme te kryeministrit drejt kreut te piramides. Per shume arsye, Hazbiu e kishte kete te pamundur. Pervec percmimit te Hoxhes, atij I duhej te perballej cdo dote me perbuzjen e krenarit Shehu, qe jo rralle e konsideronte ate nje plebe ne Oborrin e Kuq dhe nje kamzhik ordiner ne luften e klasave. Pikerisht kjo e bashkoi me Ramiz Aline, ky vete nje viktime e pakallur e luftes se klasave, shpetuar ne emer te frymes se Partise, qe here pas here falte, ne emer te tolerances se me te fortit. Ramiz Alia dhe Kadri Hazbiu filluan te ravijezojne lidhjen e tyre, me qellimin final, zenien e dy majave respektive ne piramiden e kuqe, Hoxhes dhe Shehut. I pari kishte nje fund te shpejte per shkak te shendetit te rrenuar. I rrezikshem dhe gati I paprekshem shfaqej Mehmet Shehu. Ndaj dhe aleanca Hazbiu - Alia do te shfaqej me shume se kurre, ne ditet me te erreta te Mehmet Shehut, njeriut qe paraqiste pengesen e teme te te dyve drejt pushtetit. Arkivat e procesverbalit te mbledhjes se Byrose ate dhjetor 1981, tregojne se ishin pikerisht ata te dy, qe me ashper sulmuan aktin e dobet politik te familjes Shehu dhe te kryetarit te saj, ne rastin e fejeses se djalit te tyre me vajzen e Turdinjve.

    Vete Ramis Alia ne librin e tij ku ''deshmon per historine'', pranon se marredheniet e tij, por dhe te te tjereve - lexo Kadri Hazbiu - me Mehmet Shehun nuk kane qene te mira. ''Mehmeti nuk gezonte nje reputacion te mire. Ai ishte shpesh ofendues, prepotent e arrogant''.

    Ate nate 17 dhjetori kjo arrogance iu derdh ne fytyre, me urrejtje, me percmim, me perbuzje pikerisht nga ''plebejte''. Ishte pikerisht ai, Ramiz Alia qe propozoi edhe masen ndeshkuese. ''...une propozova qe Mehmetit t'I jepej verejtje e rende me shkrim ne libreze'', kujton Ramiz Alia.

    Miti u kthye. Mehmet Shehu nuk ishte I paprekshem. Ai kishte bere gabime, bile I ishin kujtuar edhe gabimet e vjetra, I kishin permendur arrogancen, por edhe brutalitetin me te cilin ai kishte egzekutuar 20 fshatare ne luften nacionalclirimtare, por mbi gjithcka Ramiz Alia I kishte kujtuar atij, Mehmetit, Luften e Klasave. Interesant eshte fakti se vete Alia pranon ne kujtimet e tij se kishte qene lufta e klasave qe kishte shenuar ndarjen e hershme te tij me Shehun. ''Ne prag te Kongresit te Shtate une dhe Mehmeti'', kujton Alia, ''patem nje polemike te ashper ne prag te Kongresit te Shtate per Luften e Klasave (!). Mehmeti mbronte tezen se sa me shume te zhvillohet socializmi, aq me teper ashpersohet lufta e klasave. Une kisha pikepamje te kundert. Se kjo lufte dobesohet. Me ne fund u arrit nje kompromis, I cili doli edhe ne kongres (te shtatin) sipas te cilit del se lufta e klasave zhvillohet me hope, here forcohet e here dobesohet, sipas rrethanave te brendshme dhe te jashtme'', kujton Alia.

    Mbledhja e pare e Byrose pas Kongresit te Shtate, eshte mbledhja ku u kryqezua Shehu dhe ku pak hyri ne pune ky kompromis. Alia "harroi" tendencat e tij liberale dhe u kthye ne akuzatorin kryesor te Mehmetit. Aq sa meritoi tere vemendjen e tij edhe ne testamentin qe i le Hoxhes pak minuta para se te vriste veten. Sipas te dhenave te specialisteve arkivore, jane pikerisht keto pasazhet qe i mungojne letres se vetevrasjes se botuar javen e shkuar. Keto pasazhe ne fakt Ramiz Alia i ben publike ne kujtimet e tij, botuar qe ne gusht 1992. "Ne ate leter Mehmeti i drejtohet Enverit duke i thene se Kadriu (Hazbiu) ishte intrigant dhe Jago. Ndersa mua me cileson si Hrushovin e Shqiperise". Ne letren e bwrw publike, keto pasazhe mungojne.

    A thua Mehmet Shehu te kishte reaguar thjesht ndaj sulmeve te momentit te Alise dhe Hazbiut, aq sa ti kushtonte pasazhe te tera ne letren e tij te fundit ne kete bote? Nje fare pergjigjeje japin ata deshmitare te asaj nate historike. Sic edhe e pohon vete Alia, por sic e verteton edhe procesverbali i mbledhjes sw Byrosw Politike tw KQ tw PPSH, edhe anetare te tjere te Byrose Politike, kane reaguar ashper ndaj mungeses se pafalshme te vigjilences ne luften e klasave nga kryeministri i Shqipwrisw Mehmet Shehu. Ndaj diferencimi qe ai i ben ne letren e vetevrasjes Alise dhe Hazbiut nuk ka sesi te jete i rastit. Po aq sa nuk eshte e rastit lenia jashte botimit e ketij pasazhi prej botuesve te saj.

    Por ne fund Mehmet Shehu ka mbetur perballe vetem me vetveten. "Kjo do te jete nje nate e rende per ty, ndoshta me e renda ne jeten tende". Me keto fjale Enver Hoxha percolli Shehun, pak para mbylljes se mbledhjes se Byrose, rreth ores nente te darkes sw 17 dhjetorit 1981.

    Ne librin e tij me kujtime "Titistet", ku Hoxha shkruan edhe per dosjen Shehu, ai citon veten me fjalet e fundit qe i drejton kryeministrit: "Tani, shko dhe reflekto thelle". Mbledhja u nderpre, me qellim te vazhdonte te nesermen mw 18 dhjetor, po ne oren nente te mengjesit. Kishin mbetur pa folur vetwm Mehmet Shehu dhe Enver Hoxha. I pari me letrat e autokritikes se refuzuar- ajo duhet te ishte me e thelle i thane shoket- dhe Enveri, i mbajtur nga krahet prej rojeve te tij, qe duhet te thoshte fjalen e fundit: A duhej falur apo jo Mehmet Shehu? Shoket kishin propozuar shenim ne libreze, por a mund te parashikohej Hoxha?

    Askush me mire se njerezit qe kane ndenjur me Shehun deri ne minutat e tij te fundit, nuk mund te pershkruajne ne menyre me dramatike kete dileme te kryeministrit. Bashkim Shehu njekohesisht edhe shkrimtar, me nje doze dramatike te shkelqyer dhe krejtesisht i shkeputur nga lidhja e gjakut me Mehmet Shehun pershkruan ne menyre gati shekspiriane keto ore te fundit te kryeministrit te hekurt: "...ai terhoqi nga vetja deren e dhomes se ndenjes ku ishin dy djemte dhe e mbylli pa zhurme. Ate mbremje nuk mund te rrinte me ta... beri nje perpjekje dhe arriti te perqendrohej. Nxori nga dritarja tre- kater flete formati dhe renditi si zakonisht disa pika orientuese".

    Nw fakt, mw pas u zbulua se fletet e formatit kane qene tre. Fleta e dyte eshte ajo e mbushur me me shume korrigjime, a thua se mendimet e Shehut kane rrjedhur dy here me shpejt sesa dora e tij qe nxitonte e endej mes dilemes, te shkruante apo te terhiqte kembezen e pistoletws "Makarov".

    Fleta e trete eshte me e shkurtra, e mbushur me shume me thirrje eksklamative. "Rrofte... poshte...". Nje tis i lehte sarkazme shenon nje prej rreshtave te fundit: "Rrofshi Ju shoku Enver, te pakten sa te siguroni partine e socializmin". Ose edhe paralajmerimi i fundit ndaj ish shokut te tij te idealeve, per nje spastrim te fundit te partise nga "Jagot e Hrushovet". Dhe ne fund mesazhi i pashprese per te kursyer (Amanet shoku Enver) familjen dhe femijet.

    Diku mes faqes dy dhe tre, dera e studios eshte hapur dhe aty ka hyre Fiqret Shehu. E shqetesuar per shendetin e burrit te saj- mjeket i kishin konstatuar nje tension te larte 26- ajo ende i bente rezistence dozes se madhe te valiumit qe kishte pire. Ia kishte kerkuar vete Mehmeti ne dialogun e fundit qe shkembyen diku ne korridor, aty diku mes dy dhomave te gjumit, ku kishin sinjalizime se nuk ishin vene pergjues. Dera sakaq u terhoq.

    Por le t'i kthehemi pershkrimit rrenqethes te Bashkim Shehut. Nga ajo qe ai shkruan, duket se ka qene jo vetem ne dijeni te letres, porse dhe e ka pare nje kopje te saj, pasi pershkrimi i tij perputhet me pershkrimin fizik, te fletes se dyte te letres se vetevrasjes: "Ne caqet e deshperimit, i rrezbitur pothuaj, ai vazhdonte te shkruante. I'u desh te prishte disa here fraza dhe paragrafe te tere, por me se fundi ju duk se e gjeti hulline... neper te cilen po shkonte pa kthim tashmw".

    Ketu fantazia e Bashkim Shehut ne librin e tij "Vjeshta e ankthit", ecen paralel me thelbin e asaj c'ka realisht ndodhi ate nate, por qe ne te vertet kuptohet vetem pasi te lexosh letren e vetevrasjes se babait te tij. "...Nje here u ndal, tek degjoi hapa ne korridor te afroheshin. Apo iu be se kishte degjuar?" Bashkim Shehu eshte teper i sakte ne ato qe di. Dhe i sigurt. Ai ne kete pasazh dramatik permend frazen: "...Mehmeti e dinte se prej dy vjetesh se po i kercenohej pushteti". Ishte koha kur rikuperimi i "helmfshehurit" Alia kishte marre nje forme perfundimtare, nje prej armiqve te rinj'' qe po e mundonin padrejtesisht dhe po e renonin, qe t'i merrnin pushtetin". "Ai degjoi hapa ne korridor, pastaj ne studio priti pa levizur, gjersa u hap dera e dhomes se tij dhe hyri dikush, nje hije qe mezi mund te shquhej, por qe megjithate ai e njohu kush ishte dhe qe ishte ai vete Mehmet Shehu, duke mbajtur ne dore nje send vezullues qe ishte arme dhe qe shtiu mbi te. Kaq ishte tha me vete, ndersa degjoi krismen''.

    Djali I Mehmetit Bashkimi, njihet prej kohesh per qendrimin e tij te qarte ne kete pike, ai nuk ka asnje dyshim se I jati ka vrare veten. Te gjitha teorite e tjera konspirative, per pranine ate nate ne studio te Kadri Hazbiut dhe ndonje tjetri, te ardhur aty permes nje tuneli nga Komiteti Qendror, tashme zyrtarisht jane thjesht legjenda, me te vetmin element real, tunelin qe ende ekziston. Kjo per shume arsye. E para bodigardet e Shehut, qe e ruanin gjithe naten, kane mohuar ekzistencen e njerezve te tjere, apo zhurmave perkatese. Mosdegjimi I krismes se thate te Makarovit, nga ekspertet kriminaliste eshte shpjeguar me zgjedhjen e pozicionit perefkt nga ana e vete Shehut - vetevrasja e tij eshte cilesuar pikerisht me kete term ''vetevrasje perfekte''. Zhurma e plumbit eshte neutralizuar ne rrugen e gjate qe pershkroi, mes jorganit, mushkerive, zemres, dyshekut te krevatit te fundit te Mehmet Shehut.

    Por ajo qe eshte ndoshta dhe arsyeja kryesore e mosvrasjes se Shehut nga nje dore tjeter, lidhet pikerisht me pjesen e dyte te drames, qe pritej te zhvillohej me 18 dhjetor 1981 ne oren nente: vazhdimi I mbledhjes se Byrose. Ku pervec Shehut, nuk kishte folur edhe Enver Hoxha. Ai kishte privilegjin e fjales se fundit. Byroja e kishte perbaltur me kritika Shehun, bile kishte propozuar masa. Por a mund te parashikohej Hoxha? Po sikur ta falte. Ashtu sic I kishte falur edhe gabimet e tjera, vrasjen e civileve, egzekutimin e partizaneve, apo roberve italiane te luftes. Takimi me Titon ne Queen Elisabeth, rruges per ne Nju Jork, apo edhe dashurine e tij te tepruar me ruset. Piramida e studimit te Hoxhes nuk funksiononte permes hierarkise se ligjit, por asaj te frikes. Dhe ne kete piramide, me gjithe themelet e lekundura nga fejesa me vajzen e Turdinjve, Shehu ruante ende pozita te forta. Askush nuk do te guxonte te terhiqte kembezen. As Kadri Hazbiu, megjithe tundimin per t'I zene vendin si kryeminister. Njerezit e Shehut, I kishte kudo ne Ministrine e Brendshme perfshire zevendesin e tij, qe ruante te njejtin mbiemer me kryeministrin. As Alia, qe njihej se nuk radhitej nder trimat e thekur nuk do te guxonte te rrezikonte vite te tera investimi per t'u rikthyer ne maje, aq me teper se ne fund te fundit, objektivi I tij konkret ishte Hoxha dhe jo Shehu. Interesant eshte shenimi qe ka lene mbi zarfin ku mbylli Letren e Vetvrasjes Mehmet Shehu. ''T'I jepet ne dore vetem shokut Enver Hoxha dhe (ketu ka nje korrigjim mes fjaleve askush dhe kerrkush) tjeter''. Poshte, ne cepin majtas dy inicialet ''M.SH.''

    Ne mengjes ky amanet iu shkel I pari. Serish gjithcka funksionoi ne baze te hierarkise se frikes. Roja e Shehut, pasi e gjen ne shtrat te ftohur nga vdekja kryeministrin, konstaton zarfin e lene mbi komodine. Menjehere lajmeron Ramiz Aline. ''Me telefonoi oficeri I tij personal. Me tregoi se M. Shehu kishte vrare veten... duhet te kete qene para ores tete'', kujton vete Alia. Ne hierarkine e frikes pas Hoxhes dhe vendit te lene bosh nga Shehu I vdekur, vetem ai mund t'I shpinte lajmin diktatorit.

    Alia pohon nder te tjera se oficeri pervec tij, kishte lajmeruar edhe Kadri Hazbiun. ''Letren e mori Kadriu dhe ia ka dhene Enverit'', kujton Alia. Por ai gjithashtu dy faqe me pare ne librin e tij ''Une Ramiz Alia deshmoj per historine'', thote se ka qene ai qe ia ka cuar lajmin Enver Hoxhes. ''(Enveri) nuk e dinte. Ishte duke ngrene mengjes. Sic eshte zakon tek shqiptaret, kur eshte njeriu duke ngrene buke, nuk I komunikohen lajme te tilla. Por vete Enveri me nxiti, duke me thene se dhe ai ishte dakort qe Mehmetit t'I jepej verejtje dhe keshtu te mbyllej meseleja e tij... Atehere une I thashe se mehmeti e ka mbaruar vete punen! Me pyeti: ''Pse c'ka ndodhur?'' I tregova pastaj punen e vrasjes. Kjo eshte e tera...'', perfundoi Alia. Vertet? Kaq e lehte te pershkruhet dita me e mistershme ne historine e diktatures komuniste?

    Megjithese letra e botuar javen e shkruar eshte paraqitur e cunguar - shkaqet sipas historianit Milo lidhen me afatin e maturimit te ketij dokumenti - pjeset e hequra, perifrazon vete Ramiz Alia, ne librin ''Une deshmoj per historine''. Sipas edhe vleresimeve te specialisteve shqiptare te Arkivave, letra e botuar javen e shkuar, plus pasazhet kryesore te nxjerra gati dhjete vjet me pare nga Sekretari I fundit I Pare i Partise se Punes, japin permbajtjen e plote te letres se vetvrasjes se Mehmet Shehut. Por qe njekohesisht nxjerr te qarte harten e konflikteve te brendshme, ne luften per pushtet brenda Bllokut. Mehmet Shehu vrau veten, por u shty ne ate rruge, nen preteksin e nje incidenti roze te djalit te tij, prej pretendenteve rivale per fronin e tij dhe te Hoxhes, Hazbiu dhe Alia. Ministri I Brendshem nuk vonoi dhe ra vete ne dhembet e ingranazhit qe brejten nga brenda Mehmet Shehun. ''Jago'' ne fund u tradhetua edhe vete. I vetmi qe mbijetoi ishte Ramiz Alia. Ne 23 nentor 1984, ne fjalen e tij testament, Enver Hoxha ne diten e Rinise Komuniste, shenoi ne postin e pasardhesit te tij, ish-sekretarin e BRPSH, Ramiz Aline. Vetem Ai I kishte kaluar te gjitha provat.
     
    .
  3. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    E verteta e Mehmet Shehut ka filluar te flase vete

    Liljana Hoxha image(nusja e djalit tė dytė tė Enver Hoxhės, Sokolit)

    "Miqesi e tradhetuar", e quan Nexhmie Hoxha raportin midis Enver Hoxhes - Mehmet Shehut e familjarisht, kundershtuar kjo nga Bashkim Shehu si hipokrizi, se realisht ishte bashkefajesi e lidhje interesash. Personalisht une do t'i theksoja sidomos interesa klanore bashkefajesie e bashkepunimi ne bllok. Per kete vete B.Shehu, duhet te kete njohurite e tij me te hollesishme se une, sic ka demonstruar filigramen e lidhjeve te krushqise brenda bllokut. Por mund edhe te jemi tolerante, meqe hyri ne burg shume i ri dhe s'ka mundur te dije me thelle se cka ndodhur me pas tragjedise se familjes se tij, nderkaq tragjedi e Shqiperise per vetvrasjen e kryeministrit te saj. Kuptohet qe nuk qe miqesi ajo cka lidhte e detyronte ndaj njeri-tjetrit Enver Hoxhen e Mehmet Shehun, megjithese kjo, pranuar vone nga une vete, se s'mund te besoja ne arsye meskine qe midis dy grave te shtetit, Nexhmije Hoxha e Fiqirete Shehu, te nderej nje xhelozi e eger e, pajustifikueshme per poziten teper te larte te tyre per fatet e vendit, te ndervarur nga te dyja per te tashmen "per atehere) e per te ardhmen, pas Enver Hoxhes. Sikur cdo gje principale ne zhvillimin e politikes se partise e te shtetit te qe vertete e tille, xhelozite e natyres njerezore nuk mund te shkonin deri ne armiqesi midis tyre. Kjo ishte nje e vertete e hidhur sado qe une jam munduar deri vone te mjaftohem me konstatimin qe Fiqirete Shehu kishte superioritet intelektual.

    A ka ndikuar ajo ne eliminimin e Mehmet Shehut?

    Kete nuk mund ta them me bindje, por Enver Hoxha ka vuajtur per vdekjen e Mehmet Shehut. Ndonese ka ndjekur me gjakftohtesi procesin, e familjes se M.Shehut qe ka qene e detyruar te pranoje aktivitetin. Ajo mund te kete patur te gjitha te zezat, ajo mund te ishte agjente dhe te kete vrare vete te shoqin, sipas nje plani te Ramiz Alise e Kadri Hazbiut. Por ama asaj i eshte premtuar se do ta ruanin ate dhe familjen, por ate e lane te vdese ne burg. Domethene ketu ka qene nje intrige kriminale politike. Edhe nje gje tjeter dua te them: naten e fundit Enver Hoxha i thote Ramiz Alise, gje qe ky vete e ka pranuar se ndonjehere njeriut i shket goja e vetezbulohet, pra Enveri i thote: Ta leme me kaq me Mehmetin, te mjaftohemi vetem me verejtje. Kur u pa qe Enveri nuk do ta likujdonte Mehmetin, sic u likujduan gjithe te tjeret, urgjentisht e likujduan vete ata. Kjo eshte bere kryesisht per Kosoven.


    Edited by tiranaforum - 26/1/2010, 14:39
     
    .
  4. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Nexhmije Hoxha pėr fejesėn e Silva Turdiut dhe Skėnder Shehut

    fragment nga libri “Miqėsi e tradhėtuar” e Nexhmije Hoxha image

    Mehmet Shehu kishte hyrė nė shtėpinė e re dhe e kishte fejuar djalin e tij, Skėnderin, me vajzėn e Qazim Turdiut, i cili gjatė luftės kishte qenė me Ballin. Familjet e ish-diktatorit dhe ish-kryeministrit i kishin bėrė pushimet veē e veē atė verė. Enver Hoxha sapo ishte kthyer nga Pogradeci dhe qysh tė nesėrmen e kthimit i bėjnė vizitė Mehmetit dhe Fiqretit. Kjo ishte edhe njė vizitė urimi me rastin e fejesės sė djalit tė Mehmetit, Skėnderit. Njė mbrėmje, kur familja e diktatorit po darkonte, Iliri, djali i Enverit, u jep lajmin familjarėve tė tjerė se Neli (Skėnder Shehu) ishte fejuar. Atė e kishin njoftuar pėr kėtė dhe e kishin ftuar bashkė me Teutėn vetėm njė orė mė parė. Kjo ishte edhe vizita e parė qė bėnte e fejuara e Skėnder Shehut, Silva Turdiu, nė shtėpinė e Mehmetit. Iiri u thotė se vajza quhej Silva dhe ishte e bija e Qazim Turdiut, pedagog matematike nė Universitetin e Tiranės. Tė nesėrmen vendosėn tė shkonin pėr vizitė nė shtėpinė e Mehmetit pėr t’i uruar fejesėn e djalit. Kjo vizitė, qė ėshtė pėrshkruar me hollėsi, botuar e ribotuar, shkoi normalisht dhe u thanė fjalė tė mira pėr Qazim Turdiun; Enveri dhe Nexhmija uruan ēiftin e ri si dhe Mehmetin e Fiqretin, madje u bėnė edhe fotografi. Gjithēka rrodhi normalisht. Por tė nesėrmen Enver Hoxha do t’i kėrkonte Mehmet Shehut ta prishte fejesėn e djalit, sepse familja e sė fejuarės sė Skėnderit kishte 6-7 tė dėnuar politikė dhe nėna e vajzės ishte nga familja e Pipave, e Muzafer e Arshi Pipės.

    .....................

    image


    Fiqrete Shehu dhe Nexhmije Hoxha
     
    .
  5. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Leter nga ferri per Nexhmije Hoxhen
    Nga Bashkim Shehu
    Merr: Nexhmije Hoxha, Pularia e Laprakes Tirana, ALBANIA


    Zonje,

    Meqe nuk kam rruge tjeter per te sqaruar disa ceshtje me ju, po ju dergoj kete leter nepermjet gazetes "Korrieri". Si ndonja 2 vjet te shkuara, ju jam lutur, po nepermjet "Korrieri", qe te vertetoni se me cilat sherbime agjenturore ka qene i lidhur im ate, Mehmet Shehu, qe te mund te kerkoja pastaj prej shteteve perkatese pension si familje deshmori. Prandaj dhe e prita me interes botimin e kujtimeve tuaja ne faqet e gazetes me te madhe te Shqiperise, mirepo mbeta i zhgenjyer, duke pare se ishin nje perifrazim i zgjeruar apo konspektim talmudik i nje kapitulli te nje libri te burrit tuaj, botuar ketu e njezeteca vjet me pare.

    Sidoqofte, mesova disa gjera te reja. Mesova, fjala vjen, se bashke me qendrimin karshi ish- kryeministrit paska ndryshuar edhe qendrimi juaj ndaj ish-dados sime, asaj plakes se huaj qe me ka rritur, se ciles ju i dedikoni nje vend te vecante ne kujtimet tuaja, si personazh me nje te kaluar misterioze. Dadoja ime duhet te kete qene vertet njeri i rendesishem, perderisa ju erdhet per te ngushelluar me rastin e vdekjes se saj po ashtu sikurse erdhi krejt Byroja Politike, me perjashtim te Enver Hoxhes, i cili u mjaftua te ngushellonte permes telefonit. Mos ndoshta qysh atehere kishte dyshime Enver Hoxha, edhe pse nuk qe hapur kasaforta e Hysniut? Po per dadon time, nuk pati ndonje dokument ne kasaforten e Hysniut? Ju pyes thjesht per kurreshtje, sepse dokumentet qe ju thoni se i keni gjetur atje ne lidhje me babane tim, ose BAB 008-en, nga nje per cdo agjenture te huaj, e shumta mund te vlenin si shembull sesi nuk duhet shkruar nje roman policesk. Por, nese te tilla dokumente do te kishin qene te vlefshme qe une t'u vertetoja shteteve te huaja se im ate u paska sherbyer dhe kesisoj te merrja pensionin e lartpermendur, e tere kjo histori me kasaforten e Hysniut mund te vlente edhe per ndonje manual bixhozi, per t'u mesuar bixhozcinjve si te nxjerrin nga menga apo nga diku tjeter cdo leter te nevojshme ne momentin e duhur.

    Edhe me interesante se ajo qe mora vesh lidhur me qendrimin tuaj ndaj dados sime, eshte se nuk paskam qene fare, asnjecike, viktime e regjimit qe drejtonte burri juaj, por, sic deshmoni ju, kam qene viktime e Ismail Kadarese. E di qe Kadareja shkruan libra, por nuk di qe te kete hartuar kodin tuaj penal, sipas te cilit njeriu futej ne burg per nje fjale goje. Do te ishte mire qe, sic me sqaruat mua, te sqaronit edhe ata dhjetra mijera te tjere qe, midis 1944-s dhe 1991-shit, personalisht ose nepermjet familjareve te tyre, kane vuajtur burgime, internime, tortura, pushkatime, varje, si dhe vrasjet e atyre qe tentonin te arratiseshin dhe qe u jane masakruar kufomat, dhe ekspozimin e kufomave te masakruara. Ju lutem t'i sqaroni njerezit, ne menyre qe, nese nuk ka pasur gisht fare pushteti juaj, ta dine kujt duhet t'i rendojne keto krime, se paku ne ndergjegje.

    Po interesant eshte edhe titulli i ketyre kujtimeve, "Nje miqesi e tradhtuar". Ky titull me solli nder mend faktin se peseshja e pare e grave komuniste ne Shqiperi, me sa shkruan burri juaj, perbehej, pervec jush, nga Fiqret Sanxhaktari, ose Shehu (fundi i se ciles dihet dhe nuk dihet, se vdiq ne burg ne rrethana ende te erreta), Drita Kosturi (e fejuara e Qemal Stafes, e cila e kaloi tere jeten si e perndjekur nga diktatura), Meriban Najdeni (gruaja e bashkevuajtesit tim, disidentit Xhavit Qesja, i cili beri mbi 30 vjet burg, ndersa Meribani, ndonese nuk u burgos, nuk eshte aspak ne anen tuaj, po ne anen e shoqeve te tjera te ketij grupi) dhe Liri Gega (e pushkatuar me foshnje ne bark). Si shpjegohet qe ju tradhtuan te gjitha? Nuk po i numeroj tere ata shoke tuajt qe u shpallen tradhtare te nje regjimi per te cilin kishin dhene kontributin e tyre, sa e sa anetare te Byrose Politike e te Komitetit Qendror, perfshi edhe disa qe, ndonese ne burg, prisnin e shpresonin dita-dites te shpalleshin "te pafajshem" prej Enver Hoxhes, viktimes se nje numri ca si teper shqetesues miqesirash te tradhtuara.

    Po me e rendesishmja qe mesova nga botimi i kujtimeve tuaja ne rubriken Nekropol, te gazetes me te madhe te vendit, konsiston ne dicka tjeter. Nuk eshte aspak e cuditshme, perkundrazi, me duket krejt e natyrshme qe ta kaloni pleqerine duke shkruar kujtime mbi jeten tuaj dhe njeriun e jetes suaj (ndonese me duket e cuditshme qe te shkruani nje liber te tere kujtimesh, tani ne pleqeri, mbi te afermit e mi, qe nga BAB 008-a e deri tek dadoja ime). Dhe eshte krejt normale qe ta gjeni ndonje botues. Por, qe libri juaj te promovohet si asnje liber tjeter, me nje hapesire prej sa e sa faqesh dhe per 2 jave te tera, ne gazeten me te madhe, kjo perben dicka qe nuk ka ndodhur ne asnje vend post-diktatorial. Po me sa duket, ne njefare kuptimi Shqiperia nuk eshte vend post-diktatorial. Me sa duket, ne njefare kuptimi keni te drejte kur fjalen DEMOKRACI e vini ne thonjeza, sikurse ne paraqitjen ose hyrjen e botimit te kujtimeve tuaja ne rubriken Nekropol (zaten, me ate fjale ne thonjeza mbyllet kjo hyrje, paraprire nga shenime redaktoriale me se te favorshme ne aspektin e komercialitetit). Pra, ky botim eshte shume domethenes, jo dhe aq per faktin qe ben te njohura kujtimet tuaja, sesa per nje pozicionim se prapthi ndaj historise nga ana e disave qe kane fuqi ndikimi mbi opinionin publik (nuk eshte i vetmi rast, dhe nuk eshte e vetmja gazete, por kjo e tanishmja u'a kalon se largmi te gjithave). Njerezit qe do t'i kujtonin me nje ndjenje tmerri e neverie bemat e nje pushteti, nuk mund te rendnin si manare mbas protagonisteve te tij per t'u kerkuar qe ata te tregojne gjere e gjate sa te mire kane qene, dhe se kane qene viktima te viktimave te veta. Dhe, sigurisht, cfare tjeter mund te pritej nga ju qe t'u tregonit? Ndersa une ju falenderoj qe me dhate rastin te shoh dicka te papare ne nje vend qe ka vuajtur nga diktatura.

    Edhe nje gje tjeter. Ju thoni se i keni ndjekur me emocion ato qe i quani "vetefajesime te familjes Shehu". Desha t'ju pyes, kur keni qene me e emocionuar dhe kur ka pasur me shume emocione e shqetesime ne zemer burri juaj BAB 007-a, ose thjesht 00? Pra, a jeni ndjere me te emocionuar ne castet qe i shpiknit "vetefajesimet" tona, apo ne castet qe urdheronit hetuesine per te perdorur cdo mjet qe ne te pranonim shpikjet tuaja? Nderkaq, sikurse duhet ta dini, te tilla "vetefajesime" une i kam hedhur poshte qysh ne kohen e regjimit tuaj, per cka, nder te tjera, m'u shtua denimi edhe me 8 vjet burg. Dhe po ashtu mund ta dini se prokurori qe kerkoi kete mase denimi per mua ndoshta me urdhrin tuaj, ka qene po ai i gjyqit tuaj mbas disa vjetesh kur ju denuan per vjedhje kafeje. Por ndoshta nuk e dini se prokurorin e trajtova me te njejten perbuzje sic trajtohet nje qen rrugesh. Dhe besoj se eshte ndjere i poshteruar. Dhe mund t'ju kete mallkuar vetmevete qe e urdheruat te merrej me mua, gje qe, mbas disa vjetesh, mund te kete ndikuar ne ashpersine e denimit qe ju dhane per vjedhje kafeje. Nese eshte keshtu, me vjen keq pse qenkam bere shkaktar per t'jua renduar denimin dhe ju kerkoj falje per ato vite qe mund t'i keni pasur nga une. Vertet, mundet qe s'e keni urdheruar ju prokurorin te me denonte mua, prandaj dhe ne kete rast bie hamendja qe sjellja ime ndaj tij te kete ndikuar ne ashpersine e tij lidhur me denimin tuaj. Megjithate, per cdo eventualitet po ju kerkoj falje per ato vite burgu qe mund t'i keni pasur per shkakun tim, qe te mos ju kem asnje borxh nga asnje pikepamje.

    Bashkim Shehu image
    Ferri i kapitalizmit perendimor, 2 prill 2004


    Post scriptum: Per pak sa s'harrova. Meqenese ju thoni qe dokumentet e pagjetura ne kasaforten e Hysniut duhet te jene futur nga Mehmet Shehu ne ndonje valixhe gri qe nuk dihet ku ndodhet dhe meqenese une i kam nja dy valixhe gri, nxitova t'i kontrolloj keto te fundit. Valixhet gri i kam blere ndonja njezet vjet mbas ngjarjes, por kjo eshte nje arsye me teper pse mund te gjendeshin brenda tyre dokumente agjenturore (p.sh., te koduara si rroba te brendshme), sic u gjeten mbas 20 vjetesh ne kasaforten e Hysniut. Por kerkimet mia nuk dhane rezultat ne asnjeren nga valixhet gri. Sidoqofte, kur te blej ndonje valixhe gri ne te ardhmen, prape do te kontrolloj dhe gjithmone pasi te kem pritur 20 vjet te tjera.
     
    .
  6. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    E Hene, 05 Prill 2004

    NEXHMIJE HOXHA GENJEN

    Djali i Mehmet Shehut komenton librin e te vese se Enver Hoxhes "Miqesi e Tradhtuar"


    Ka disa dite qe ne gazete po botohen pjese nga libri i Nexhmije Hoxhes "Miqesi e tradhtuar". A i keni ndjekur keto?

    B. Shehu: Po i kam ndjekur. Duke u nisur nga titulli mendova se ajo ka hequr dore nga varianti i agjenturave. Por jo, ajo i permbahet variantit se Mehmet Shehu ka qene agjent qe para se te hyje ne parti dhe ne levizje "Nacional-Clirimtare). Po te jete keshtu, atehere Enver Hoxha ka qene subjekt ndaj te cilit ka marre urdher te punoje Mehmet Shehu. Kaq naive eshte Nexhmije Hoxha sa te mendoje se mund te ekzistoje miqesi midis agjentit dhe subjektit? Apo ky eshte nje truk publicistik i saj per te shitur librin? Ne baze te permbajtjes se librit, ai mund te kishte pak a shume titullin "Karriera e nje agjenti ne udheheqjen e larte te Partise". Por me kete titull apo dicka te ngjashme, asaj nuk ia blen njeri librin, vetem ndonje qe eshte kurreshtar te shohe se sa ka lajthitur ajo, apo ndonje qe ka rrjedhur krejt, ose ndonje per ndonje studim johistorik. Prandaj, Nexhmije Hoxha zgjedh titullin "Miqesi e tradhtuar" per t'ju drejtuar anes emocionale te lexuesit. Por, ose Mehmet Shehu ka qene agjent i sherbimit te zbulimit amerikan dhe anglez qe para hyrjes ne levizje "i jugosllaveve dhe i sovjetikeve behet me vone dhe atehere nuk behet fjale per miqesi dhe as qe kishte mundesi te tradhtonte nje miqesi qe nuk ekzistonte), ose ai nuk ka qene agjent dhe atehere mund te behet fjale per miqesi, te tradhtuar apo te patradhtuar dhe nga kush.

    Nexhmije Hoxha thote se Enver Hoxha, me Mehmet Shehun eshte takuar vetem tre here gjate luftes. Dini gje nese eshte keshtu?

    - Po, eshte e vertete se Nexhmija thote se gjate gjithe kohes se luftes Enver Hoxha eshte takuar me Mehmet Shehun vetem tre here, heren e pare ne Labinot, pastaj ne Vithkuq dhe pastaj ne Permet ne Kongresin Antifashist Nacionalclirimtar. Po c'thote Enveri

    "shkova ne Corrush tek shtepia e sh. Mehmet Shehu ku do rrija disa dite. me priten i ati, sheh Ismaili dhe nena e tij, Sulltana. .Iu pergjigja me kenaqesi nene Sulltanes dhe qe atehere une lidha miqesi te ngushte me te shtrenjten nenen e Mehmetit, te cilen e doja shume por edhe ajo me donte shume. Sapo kishim ngrene mengjesin kur erdhi Mehmeti. U perqafuam. Me Mehmetin biseduam gjate per ceshtjen e luftes dhe per gjendjen ne Mallakaster. Nga dreka erdhi edhe Hysniu ".

    Nuk i di Nexhmije Hoxha keto? Jane te shkruajtura tek "Kur lindi Partia", shkruar nga Enver Hoxha, botimi i pare, faqe 422-428, te hequra ne botimet e mevonshme. Apo mendon ajo se ka ndonje lidhje magjike midis veprave te Enver Hoxhes dhe ngjarjeve reale, qe kur i fshin ky nga veprat, si me ndonje makine, me te cilen mund te shkosh mbrapa ne kohe e te zhbehen edhe vete ngjarjet. Ajo edhe mund ta shtoje takimin ne Corrush e te pretendoje se eshte nje harrese. Po kur per ngjarje kaq lehte te kontrollueshme ka pasaktesi, cfare garancie ka per saktesine e ngjarjeve apo shpjegimeve te tjera te cilat eshte veshtire te kontrollohen? Dhe pasaktesira ne data dhe shpjegime ka edhe te tjera ne ato qe kam lexuar tek Shekulli.

    Ne materialet qe ka botuar ne librin e saj Nexhmije Hoxha permend edhe nje leter qe Mehmet Shehu ia ka derguar majorit Ivanov aty nga fundi i luftes, me shume akuza ne drejtim te udheheqjes se Partise, Shabit te Pergjithshem dhe te vete Enver Hoxhes. Cfare dini lidhur me kete leter?

    - Ne hetuesi jam njohur edhe me kete leter. Ishte e daktilografuar. Me kujtohen shprehjet: " ai nuk eshte as nje Tito ne miniature" "per Enver Hoxhen), "ata jane nje klike, Enveri, Liria shume vete e kane paguar me jeten e tyre kundershtimin qe iu kane bere ketyre " . Eshte fjala per Liri Gegen.

    Atehere me eshte thene se kjo leter i ka ardhur Partise aty nga fillimi i viteve 60, pas prishjes me sovjetiket, por udheheqja e Partise nuk e kishte besuar duke e konsideruar si provokacion te sovjetikeve. Tani u njoha me hollesi me rrethanat ne te cilat kjo dhe disa dokumente te tjera qe kane qene bashke me te kane rene ne dore te udheheqjes se Partise.

    Logjikisht del pyetja: Kur u vleresuan gabim keto materiale, ne mesin e viteve 60 kur udheheqja e Partise nuk ishte nen ndonje presion dhe mund te gjykonte me koke te ftohte "te pakten sipas standardit te tyre) apo ne dhjetor te vitit 1981 kur ishte nen presionin e motivimit te shpalljes armik te Mehmet Shehut?

    [Tani regjimi i Enver Hoxhes ka rene, ato qe shkruhen ne letren derguar majorit Ivanov " qofte kjo autentike qofte jo " jane te verteta dhe muame leverdis qe te them se letren e ka shkruar im ate. Por, ne baze te ketyre shpjegimeve qe jep Nexhmije Hoxha, te gjitha gjasat jane qe kete leter qe na paraqitet ketu te mos e kete shkruar ai.]

    Nuk pashe qe Nexhmije Hoxha te shpjegonte se si u provua autenticiteti i letres drejtuar Ivanovit dhe i materialeve te tjera te gjetura bashke me te dhe as gjate procesit hetimor nuk kam pare nje prove te tille, qofte edhe formale. Apo keto materiale u hapen, u lexuan ne zyren e Enver Hoxhes, sic thote Nexhmija, dhe autenticiteti i tyre u provua automatikisht?

    Hollesira te tjera, nese Mehmeti e ka shkruar kete leter me apo pa udhezimin e ndonjerit nga zbulimet " atij anglez, amerikan apo jugosllav " agjent i te cileve duhet te ishte ne kete kohe apo me udhezimin e te treve bashke, nese e ka shkruar me apo pa dijenine e ndonjerit nga keta zbulime apo te te treve bashke, nese e ka shkruar me dore si te gjitha letrat e kesaj periudhe apo me makine e per te tjera hollesi po i leme t'i diskutojme kur te vertetohet autenticiteti i letres.

    Nexhmije Hoxha permend edhe ngjarjet e vitit '48 dhe e nxjerr Mehmetin njeri te jugosllaveve

    - Po, ajo i referohet pleniumit te 8-te, te cilin partia e saj e ka quajtur Pleniumi i zi dhe ngjarjeve menjehere pas tij. Po c'thote Enveri edhe ate dite qe Mehmeti shpallet armik " ne mbledhjen e KQ te 18 dhjetorit 1981 ? - "Mehmeti ne kete rast mbajti qendrim te mire, por edhe une me sa munda, qendrova ne kushte shume te veshtira." "Gazeta "Korrieri", Suplement, 22 korrik 2001). Pra Enveri mbajti qendrim jo me te mire se Mehmeti, por me sa mundi... Dhe kete e thote ate dite qe Mehmeti shpallet armik.

    Nexhmije Hoxha ndalet gjate dhe e analizon me hollesi edhe nje ngjarje te vitit '53 kur Mehmeti eshte ne veshtiresi per shkak te disa gabimeve qe kishte bere. A mund te komentoni rreth kesaj?

    - Kjo eshte nje ngjarje qe ilustron me se miri se si funksiononte mekanizmi i pushtetit arbitrar dhe te pakufizuar te Enver Hoxhes qe mund te te coje ne pike te fundit te deshperimit dhe pastaj te te thote "Na Mehmet, drejtoje ti Shqiperine nja dy jave. Do te ta le edhe ca dite te tjera pas festave.".

    Por kjo eshte ceshtje tjeter. Nexhmije Hoxha e sjell kete ngjarje per te provuar se Mehmeti ishte agjent se ndryshe nuk kishte se si te shpjegohej gjithe ai reagim i tepruar i Mehmetit. Nexhmija analizon me hollesi autokritiken e Mehmetit dhe jep vleresime rreth kesaj autokritike. Se cfare rendesie ka, se ne cfare menyre e ben autokritiken nje agjent, vetem Nexhmije Hoxha mund ta dije. Por mesa duket Nexhmija ka dy shtresezime ne tru, nje te para vjeshtes se vitit '81 ku Mehmeti nuk eshte agjent dhe nje shtresezim te mevonshem, ku ai eshte agjent dhe ajo nuk mund te ndertoje nje version koherent nga keto.

    Por jo mesa duket, ka edhe nje seksion ne arkivin e shtepise ose ne tru per rastin nese Mehmeti vinte ne krye. Prej andej ajo ka nxjerre gabimisht skeden qe perdor kur pershkruan nje incident me delegatin grek ne kongresin e IV te Partise. Lidhur me kete ajo thote: "Delegati grek u be i padeshirueshem, 'persona non grata'. Si do t'i thuhej? U dergua M. Shehu. Vetem Mehmeti mund te gjente formen se si t'ia thoshte dhe e gjeti".

    Elozhe te tilla nuk i jane bere Mehmetit as kur ai ka qene ne kulmin e tij, por duket Nexhmija do t'ia bente dhe kishte bere edhe skeden. Por a ka logjike qe ta pranoje kete se vetem Mehmeti mund t'ia thoshte grekut kete? Por Nexhmija e thote kete dhe Nexhmija eshte burim i besueshem. Mire qe nuk e zbuluan qe ne '53 se do t'ju ngelte greku ne kongres.

    Nexhmije Hoxha boton disa materiale qe sipas saj vertetojne se ai ka qene agjent i Inteligjens Servisit. Aty ai figuron me pseudonimin BAB-008. A jeni njohur me pare me keto materiale?

    - Po jam njohur ne hetuesi dhe u habita qe e kishte ashtu, 008, se per nga vjetersia ne sherbim duhet ta kishte jo me shume se 006. Dhe kur pashe se si gelonin gjithe ata BAB-agjenta ketu mendova se ndoshta edhe ajo shprehja "Si je mer BAB?" mund te mos jete edhe aq e pafajshme por mundet qe me kete BAB-agjentat te merrnin ne lidhje.

    Por historia nuk mund te behet as me brockullat qe keput Nexhmije Hoxha e as me keto qe them une. Nexhmija gjate gjithe librit ve perballe Enverin dhe Mehmetin per te rivleresuar Enverin dhe per te lare hesapet njehere e mire me Mehmetin. Por kjo perpjekje eshte e kote. Ata kane qene persona publike, shume te njohur, veprimtaria e te cileve eshte ndjekur me vemendje nga njerezit per 40-45 vjet. Eshte shume veshtire te ndryshohet reputacioni i nje te vdekuri. Ata qe te dy kishin perqafuar nje ideologji te mbrapshte qe, me apo pa Enverin, do te shpinte ketu ku shpuri " me me shume apo me me pak eksese. Por, per shume nga ata qe e perkrahen Enver Hoxhen, qenia e tij ne krye te Partise nuk qe pa pasoja. Shume nga ata e paguan me jeten e tyre kete perkrahje.

    Dhe ketu nuk mund te mos te te veje mendja tek ajo cka shkruhet ne letren qe thuhet se Mehmeti i ka shkruar Ivanovit qe gjate luftes shume vete e paguan me jeten e tyre kundershtimin qe i kishin bere grupit udheheqes dhe Enver Hoxhes. Ne paqe, shume paguan me jete edhe perkrahjen.

    Nje i njohuri im qe kishte shkuar midis nje grupi kuadrosh ne Mallakaster n`veren e vitit 1981 per te shpjeguar veprimtarine armiqesore te Mehmet Shehut, me ka treguar se kur kish mbetur vetem, koke me koke, me nje plak te asaj krahine, ky i ka thene: "More, po ky vend edhe me fare tradhtie te kish qene mbjelle, kaq tradhtare nuk do kishte nxjerre".

    Po nuk ishte puna tek toka, qe nxirrte tradhetare, puna ishte tek i zoti i tokes. Atehere e kishte parcelen 28 mije kilometra katrore, nxirrte ne 28 mije kilometra katrore, tani e ka dy dynym, nxjerr ne dy dynym.

    A mund t'ju bejme edhe nje pyetje tjeter?

    - Jo, tani do te me falni se do shkoj tek ai klubi i nates ku shkonim me Ilirin kur ai ishte apo vinte ne Stokholm. Tani eshte bere librari.

    Dy fjale... Meqe ne debate vlen parimi i "dy kembanave" kush te doje le te klikoj ne Shekull e te sjelle ketu pjese nga libri i z nexhmije e te kemi te dija kembanat ne tavoline e ti degjojme..

    Megjithate z hoxha ka nje avantazh.. ajo hyn ne lufte me barazimin ne xhep meqense shumica e deshmitareve te historise se PEPE-SHEH HOXHJANEs PPSH jane cuar me kujdes "ateror" ne ate bote nga ku nuk vijne me deshmite e nga ku nuk degjohen me kembanat.. e kusuri i deshmitareve te tjere ..natyrisht ata long groshet.. jane veterane te llojit ..militant aktiv te PS-se se Nano-Thanas Pirro dodbib-Dokle-Edvin erion ruc caush Shyto arapve.. e qe natyrisht mbrojne Shefen e Madhe e jane gati te genjejne deri kur tu ket mbetur ne xhep te zhaqetes ajo tesera e ndyre e krimeve personale..50 vjecare..

    Pra Bashkimi duhet te luftoj i vetem sikurse i vetem eshte tash 20 vite..e shpres se mallakastriotet e kadri rosh Kac islamit do e mbrojne te mos mbaje..

    I ka psh-urrosur enver ramizi te tere deri ne palce..

    qashtu..
     
    .
  7. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Silva Turdiu: Nexhmija gėnjen

    Flet ish-e fejuara e djalit te Mehmet Shehut
    image

    Pak ditė pasi Nexhmije Hoxha, ka nisur publikimin e kujtimeve tė librit tė tretė tė saj nė njėrėn prej tė pėrditshmėve shqiptare, vjen pėrgjigja nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės edhe e Silva Turdiut. Ish-e fejuara e djalit tė Mehmet Shehut, dores sė fortė tė regjimit komunist, njėkohėsisht njėra prej personazheve mė tė pėrfolur tė ngjarjeve qė rrodhėn pas vetėvrasjes sė kryeministrit, reagon ashpėr.

    Vajza e vogėl e profesorit tė njohur tė matematikės, velejbollistja e talentuar e ekipit "Dinamo" dhe atij kombėtar, pinjolle e njėrės prej familjeve mė tė njohura dhe tė nderuara tė Tiranės, thyen heshtjen pas shumė kohėsh pėr rrėfyer tė vėrtetat e saja.


    Po boton kujtimet e Nexhmije Hoxhės dhe diskutime tė pabotuara tė Enver Hoxhės nė lidhje me ngjarjet e 81-shit, ku pėrmendet shpesh emri im dhe i familjes sime. Nė kokat e Enverit dhe Nexhmijes, fantazia dhe realiteti janė pėrzjerė e bėrė lėmsh, sa as ata vetė nuk dijnė t'i ndajnė. Kjo ėshtė e kuptueshme, jo vetėm sepse vepronin sipas parimit makiavelian se qėllimi justifikon mjetin, por edhe se kanė qenė tė rrethuar me "yes-men" dhe sikofantė.

    Do tė preferoja qė Nexhmije Hoxha dhe soji e sorollopi i tyre tė mos shkruanin mė pėr mua e familjen time. Nė pamundėsi pėr ta kontrolluar kėtė fakt, nuk mė mbetet gjė tjetėr veēse ta pėrgėnjeshtroj. Do tė kisha heshtur sikur tė flitej vetėm pėr mua, por mė vjen keq tė pėrlyhet reputacioni i tė tjerėve, shumica tė vdekur e qė nuk mund tė pėrgjigjen.
    Kujtimet e Nexhmijes pėrmbajnė, mes tė tjerash, edhe thashetheme tendencioze pėr jetėn private tė familjarėve tė mij, gjashtėdhjetė vjet me parė, qė janė aq ordinere sa nuk meritojnė pėrgjigje. Do tė pėrqėndrohem vetėm nė pohimet me rėndėsi "politike".

    1) Akoma sot, Nexhmija vazhdon tė pėrsėrisė pėrrallėn enveriane te 6-7 kriminelėve tė luftės nė rrethin tim familjar. Nuk ėshtė e vertetė qė familjet Turdiu dhe Pipa kane pasur kriminelė lufte, por intelektualė demokratė, antikomunistė, qė kanė pėrdorur vetėm fjalėn dhe penėn. Pra Nexhmije Hoxha, pėr hir tė sė vėrtetės, ta fshijė me gomė shprehjen "kriminelė lufte" nė fletoret ku pėrmendet familja ime dhe ta zėvendėsojė me "luftėtarė tė fjalės dhe tė penės".

    2) Nuk ėshtė e vertetė qė babai im, prof. Qazim Turdiu, ka qenė me Ballin. E vėrteta e thjeshtė ėshtė se nuk ėshtė marrė kurrė me politikė, sepse nuk i pėlqente politika.

    3) Arshi Pipėn nėna ime e kishte njėkohesisht djalė xhaxhai dhe djalė tezje. Nuk ėshtė e vėrtetė qė prof. Arshi Pipa ka qenė "kreu i reaksionit dhe armik i popullit", por, pėrkundrazi, simbol i rezistencės sė popullit kundėr diktaturės. Vėllezėrit Myzafer dhe Arshi Pipa kanė qenė viktima tė pafajshme tė regjimit komunist. Gjatė luftės ishin antifashistė dhe demokratė tė njohur (Nexhmija le tė pyesė Ramizin). Pas luftės, avokatin 29-vjeēar Myzafer Pipa e vranė nė tortura, sepse besonte nė pavarėsinė e sistemit gjyqėsor nga pushteti politik. Profesorin e filozofisė Arshi Pipa e kalbėn nė burg pėr ndjenja antijugosllave, nė kohėn kur Enver Hoxha ishte vegėl e Titos. Mė 1958, Arshi Pipa ēau kufirin (bashkė me njė nga motrat e tij trimėresha) dhe emigroi ne Shtetet e Bashkuara, ku u afirmua si dijetar i shquar e hero i luftės pėr tė drejtat e njeriut.

    4) Nuk ėshtė e vėrtetė qė babai im, prof. Qazim Turdiu, ka qenė "pėrpunuar" nga Sigurimi. Fjala dashakeqase "pėrpunuar", nė tekstin e diskutimit tė Enverit njė ditė pas vdekjes sė Mehmet Shehut, ėshtė qėllimisht e vakėt dhe implikon gjėra tė shėmtuara. Ndėrsa e vėrteta ėshtė se nė vitin 1972, Qazim Turdiun e thirrėn nė Ministrinė e Punėve te Brendshme ku njė zyrtar i lartė i saj i tha se duhej t'i shkruante tė vėllait nė Amerikė, dr. Ramazan Turdiut, tė ndėrpriste veprimtarinė kundėr regjimit komunist nė Shqipėri. Pėr ndryshe, do tė kishte pasoja familjare shkatrruese. Qazim Turdiu u konsultua me tė vėllezėrit dhe vendosėn t'ia shkruajnė Ramazanit letrėn, qė e firmosi gjyshja, me bindjen se Ramazani do ta kuptonte qė ishin tė shtrėnguar. Kėtė fakt Mehmet Shehu u mundua ta pėrdorė nė debatet me Enverin pėr tė provuar se Qazim Turdiu nuk ishte armik. Enveri iu pergjigj se ka qenė i "pėrpunuar" dhe nuk e ka bėrė me sinqeritet. Prandaj Nexhmije Hoxha, pėr hir tė sė vėrtetės, bėn mirė ta zhgarravisė fjalėn "pėrpunuar" nga fletoret e Enverit dhe ta zėvendėsojė me "kėrcėnuar". Sidoqoftė, ėshtė krejt e dukshme se fletoret e Enverit nuk janė autentike, por tė sanitarizuara, me qėllim qė Enveri tė bėjė njė figurė sa mė tė mirė dhe Mehmeti tė duket si mjeran. Ne realitet, pėrmbajtja dhe toni i pėrplasjes sė Enverit me Mehmetin ka qenė krejt ndryshe.

    5) Nuk ėshtė e vėrtetė qė fejesa ime me Skender Shehun qe e imponuar.

    6) Nuk ėshtė e vėrtetė qė kemi pasur presione nga familja Shehu, apo emisarė tė tyre pėr tė pranuar fejesėn.

    7) Sipas traditės se popullit tonė, ēdo fejesė ka anėn personale qė i takon ēiftit, dhe anėn familjare me tė cilėn merren prindėrit. Eshtė e vėrtetė se Qazim Turdiu hezitonte pėr ta lidhur fejesėn, jo se "nuk donte tė tradhtonte klasėn e tij", sic shkruan anakronikisht Nexhmija, sepse ishte humanist dhe nuk besonte nė ndarjen e popullit nė klasa, por sepse nuk aprovonte anėn brutale tė regjimit, ku Mehmet Shehu ishte njėri nga protagonistėt. Por, nga ana tjetėr edhe besonte se ēdo dash varet nga kėmbėt e veta dhe se i biri nuk ėshtė pėrgjegjės pėr mėkatet e babait.

    8) Nuk ėshtė e vėrtetė qė figura morale e Skėnder Shehut ka qenė ashtu siē e pėrshkruan Nexhmija. Ajo le tė pyesė shokun e ngushtė tė Skėnderit, Ilir Hoxhėn.

    9) Nuk ėshtė vėrtetė qė Enver Hoxha "nuk dinte asgjė" per Qazim Turdiun kur bėri vizitėn pėr urimin e fejesės. Unė isha prezent. Me tha vetė se e njihte mirė Qazim Turdiun dhe shprehu konsideratė te lartė. Pse e ndėrroi fletėn me vonė?

    10) Nė diskutimin ne Byro, Enveri shprehu merak tė madh pėr fotografitė e fejesės me Enverin ne krye, se mos kanė rėnė nė duart e reaksionit ndėrkombėtar, duke sajuar fantazinė se fotografitė do tė kenė shkuar te Turdinjtė, pastaj nė Greqi dhe mė pas nė duart e Arshi Pipės nė Amerikė. E vėrteta ėshtė se as qė u kujtua njeri pėr fotografitė me Enverin (Enverit i pėlqente kamera dhe nuk linte rast pa dalė nė fotografi) dhe do tė kenė ngelur nė aparatin e ndonjėrit prej fotografėve tė Bllokut. Fantazia e "komplotit" tė fotografive ėshtė njė maket nė miniaturė i konstruksioneve fantastike tė komploteve tė paqena nė trurin diabetik enverian. Ato qė Enveri dhe Nexhmija kanė shkruar pėr faktet qė unė i di dhe njerėzit qe unė i njoh, janė pothuajse tė gjitha gėnjeshtra. Po tė pėrdorim metodėn e arsyetimit me induksion, shumica e gjėrave qė kanė thėnė edhe pėr tė tjerėt duhet tė jenė genjeshtra. Megjithatė, nuk ėshtė e vėshtirė "to read between the lines" nė kujtimet e Nexhmijes: Situata nė udheheqjen e Partisė ishte mbytėse. "Shokėt" (tashmė tė plakur dhe tė rrjedhur) urrenin njėri tjetrin, ruanin nėpėr kasaforta dokumente "kompromentuese" pėr shoku-shokun dhe mezi prisnin qė dikush tė gabonte e t'i suleshin si qenė tė uritur. Enveri ndiqte taktikėn "perēaj dhe sundo", Kadriu donte t'i zinte vendin Mehmetit, ndėrsa Ramizi synonte largpamėsisht karrigen e Enverit. "Shoqet" pėrdornin taktikat e plakave ziliqare per t'u futur xixat pleqve: "E di ti Enver se ēfarė biografie ka e fejuara e Skėnderit? Po kolltukėt e rinj tė Fiqretit i vure re? I kanė mė tė mira se tonat. Me qė ra fjala, Turdiu i ka vėnė notė tė keqe Pranverės nė matematikė!"

    Dhe kulmi i absurditetit, aq sa futet nė kategorinė e qesharakes, ėshtė sajesa enveriane se poliagjenti Mehmet Shehu mori urdhėr tė prerė nga shėrbimet e huaja qe te vrasė Enver Hoxhėn pėr tė permbysur regjimin nė Shqipėri. Kėtė nuk e bėri dot, sepse ishte shumė "e vėshtirė" (ndonėse me dhjetė veta mund ta pushtoje tė tėrė Bllokun). Atėherė si variant i dytė pėr tė pėrmbysur regjimin, fejoi djalin! (Eshtė shumė mė e pranueshme qė njė individ inteligjent si Mehmet Shehu, nėn influencėn modernizuese tė djemve tė tij, ta kishte kuptuar mė nė fund kotėsinė vėllavrasėse tė luftės sė klasave dhe ta shikonte kėtė fejesė si njė mjet pėr ta pėrmirėsuar regjimin, dhe jo pėrmbysur atė.)

    Tė kthehemi nė kohėn e tashme:

    Mirė se Enveri ishte i ēmendur dhe ka vdekur, por ty Nexhmije Hoxha, po tė flas si grua dhe si nėnė, si nuk te vjen turp qė nuk shpėtove shoqėn tėnde tė ngushtė tė shkollės e tė luftės dhe femijėt e saj qe u rritėn bashkė me fėmijėt tuaj.

    Silva Turdiu
    04. 04. 2004
     
    .
  8. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    EFEKTET POLITIKE TĖ NJĖ FEJESE

    Enver Hoxha kishte kohė qė kishte filluar t‘i priste krahėt rivalit tė trashėgimtarit tė tij politik Mehmet Shehu. Pėr t‘i dhėnė goditjen pėrfundimtare Shehut, Enver Hoxhės i duhej vetėm njė preteks.
    Nė rast se ky nuk krijohej ai natyrisht qė nuk e kishte tė vėshtirė ta sajonte vetė atė. Nė kohėn e acarimit tė luftės pėr caktimin e trashėgimtarit dhe procesit tė nxjerrjes sė radhės sė kandidatėve tė padėshiruar, ndodhi fejesa e Skėnder Shehut me Silva Turdiun, volejbolliste me ekipin kampion tė “Dinamos”, ekip qė varej nga Ministria e Punėve tė Brendshme.

    Djali i dytė i kryeministrit Mehmet Shehu, Skėnderi nė momentin qė ishte nė prag tė fejesės ishte 32 vjeē. Pėr shkak tė beqarisė sė zgjatur tė birit tė tij, Mehmeti pranoi zgjedhjen qė kishte bėrė biri i tij pėr tė pasur si grua tė ardhshme tė tij vajzėn e profesorit tė Universitetit tė Tiranės Qazim Turdiu, Silvėn.

    Mė 1 shtator 1981 Qazimi kishte ardhur nė shtėpi tė Mehmetit pėr tė biseduar duke shpallur po atė ditė fejesėn , Skėnderit me Silva Turdiun. Ndoshta Mehmet Shehu nuk e ka kuptuar nė ēastet e para tė kėsaj fejese se i dha me duart e veta Enver Hoxhės njė mjet mjaft tė pėrshtatshėm pėr tė mbaruar punė me tė. Tė nesėrmen e datės sė fejesės nė familjen Shehu erdhi edhe Silva Turdiu dhe mė 3 shtator 1981 erdhi vetė udhėheqėsi komunist Enver Hoxha me bashkėshorten e tij Nexhmije. Sipas dėshmisė tė njė prej njerėzve tė shėrbimit tė Mehmet Shehu, dhėnė emisionit televiziv “Fokus” nė vitn 1996, Enver Hoxha gjatė vizitės nė shtėpinė e Mehmet Shehut, pasi ka uruar pėr fejesėn, ka uruar veēmas nusen duke e puthur nė ballė.

    Ndėrsa sipas Bashkim Shehut, Enver Hoxha nė kėtė urim ka thėnė:

    “E njoh babain tėnd, profesor Turdiun, kam shumė respekt pėr profesor Turdiun. M`i bėj tė fala. Jam shumė i gėzuar qė Mehmeti e bėri kėtė fejesė”.

    Nga ana e saj Nexhmije Hoxha i ėshtė drejtuar Silvės me kėto fjalė:

    “Edhe unė e njoh nėnėn tėnde, kemi qenė shoqe shkolle nė kohėn e luftės. I bėj shumė tė fala nga unė”.

    Enver Hoxha e ka paracaktuar qė nė fillim se ēdo tė bėnte mė kėtė fejesė dhe si do ta pėrdorte atė kundėr kundėrshtarit tė momentit tė tij qė quhej Mehmet Shehu dhe qė mbahej si numuri 2 i Shqipėrisė. Atij nuk i ka pėrqyer njė prishje e menjėhershme e fejesės pasi jehona e saj do tė shuhej menjėherė. Ai nuk e ka porositur kot Sulo Gradecin tė monopolizojė fotografitė e bėra gjatė kėsaj vizitė tė tij. Nė lidhje me kėtė ish truproja i Mehmet Shehut, Ali Ēeno ka deklaruar:

    “Pas njė ftohjeje tė gjatė tė marrėdhėnieve nė mes Enverit dhe Mehmetit....., nga fillimi i shtatorit, Enveri sė bashku me Nexhmijen, erdhėn tek familja Shehu pėr t`i uruar fejesėn e djalit tė dytė Skėnderit.... Pasi isha njoftuar mė parė pėr vizitėn qė do tė kryenin Enveri me Nexhmijen, i thashė fotografit tė familjes Shehu, Dashamir Rrapi qė tė bėnte gati aparatin pėr tė bėrė disa poza qė t`i kishte kujtim familja. Enveri me Nexhmijen kur erdhėn nė shtėoinė e Mehmetit...u treguan shumė tė pėrzemėrt me pjesėtarėt e familjes e sidomos me Skėnderin e Silva Turdiun, vajzėn qė ai sapo ishte fejuar. Enveri e pyeti gjerė e gjatė Silvėn dhe i tha se e njihte profesor Qazim Turdiun, qė ishte njeri mjaft i nderuar. Duke parė kėtė situatė tepėr tė pėrzemėrt qė po mbizotėronte aty, unė kėrkova t`i them fotografit tė familjes Dashamir Rrapi qė tė vinte brenda dhe tė bėnte disa fotografi. Po kur ktheva kokėn e pashė qė ai nuk ishte aty. Dola nga dhoma dhe i thashė Dashamirtit tė vinte menjėherė brenda pėr tė bėrė fotografitė. Ndėrkohė ai mė tha se i kishte Sulo Gradeci qė ai nė asnjė mėnyrė tė mos futej brenda pėr tė bėrė fotografi pasi ato do t`i bėnte Sulo. Unė i nevrikosur nga kjo gjė e mora atė brenda. Sulo erdhi menjėherė dhe mė tha ta nxirrja jashtė fotografin sepse ashtu kishte dhėnė urdhėr shoku Enver, se fotografitė do t`i bėnte vetė Sulo.....Fotografitė e asaj vizite qė Enveri me Nexhmijen bėnė me gjithė pjesėtarėt e familjes dhe me Skėnderin e Silvėn, u bėnė vetėm nga Sulo Gradeci. Disa muaj mė vonė pas vrasjes sė Mehmet Shehut e kam nxjerrė ndėrmend atė ngjarje dhe nxirrja konkluzionin se vendimi i Enverit pėr tė mos lejuar fotografin e familjes pėr tė bėrė fotografitė, ishte i paramenduar dhe me qėllim. Them se Enveri me Nexhmijen qė para se tė vinin pėr tė uruar fejesėn e Skėnderit me vajzėn e familjes Turdiu, e kishin planifikuar qė do t`ja pishnin atė fejesė, ashtu siē ia prishėn dhe nuk donin qė tė ngeleshin fotot si dokument qė ata kishin qenė dakort dhe e kishin uruar pėr atė fejesė. Mirėpo ata erdhėn aty pėr ta uruar me qėllim qė t`ja bėnin fakt tė kryer atė fejesė dhe mė pas ta sulmonin Mehmetin ashtu siē e sulmuan duke i pėrmendur biografinė e familjes Turdiu”.

    Mirėpo njė variant tė ndryshėm paraqet pėr tė njejtėn ngjarje, njeriu i afėrt i Enver Hoxhės, Sulo Gradeci nė librin e tij “30 vjet pranė shokut Enver” (Tiranė 1986). Ai mohon tė ketė qenė i pranishėm nė vizitėn qė ka kryer Enver Hoxha nė shtėpinė e Mehmet Shehut, pasi paska qenė nė njė mbledhje pune me Feēor Shehun. Gradeci nė kujtimet e tij ndėr tė tjera thotė:

    “Nė verėn e vitit 1981, kur Partia e shoku Enver ishin tė zėnė me pėrgatitjet pėr kongresin e 8-tė tė Partisė, Mehmet Shehu pati veē tė tjerash, dy ngjarje tė veēanta: u fut nė shtėpinė e re (tė restauruar e tė pajisur me paratė e popullit) dhe fejoi djalin e tij tė mesėm, njė aventurier e agjent edhe ky, qė shkonte jashtė shtetit me preteksin “pėr specializime”, por nė fakt bėnte punėt e babit agjent e tė agjenturave tė huaja. Shoku Enver ndodhej nė Pogradec....dhe u kthye nė Tiranė aty nga fillimi i shtatorit. Gjeti kohė tė shkonte te Mehmet Shehu pėr ta uruar pėr shtėpinė e re. Na lajmėruan edhe ne tė shkonim e tė merrnim masat pėr tė bėrė ndonjė fotografi dhe dėrguam njerin nga shokėt tanė, Dashnor Andonin.....Pasi u ktheva nga mbledhja, shkova nė ambientet e banimit tė shokut Enver e atje shokėt mė thanė se vizita ishte bėrė. Shoku Enver e shoqja Nexhmije e kishin uruar pėr shtėpinė e re, atje kishin sjellė tė fejuarėn e djalit, ia kishin prezantuar shokut Enver e kishin bėrė gjithė ato pėrpjekje qė ta fiksonin kėtė prezantim nė sa mė shumė fotografi e filma.

    Ndėrkohė u kėrkua nga familja e Mehmet Shehut qė filmat tė laheshin e tė stampoheshin sa mė shpejt. Njė nxitim e urgjencė e ēuditshme.

    Po atė ditė mė gjen shoqja Nexhmije e mė thotė:

    -More, pse s‘erdhe ti nė vizitėn qė bėmė te Mehmet Shehu?

    Ia tregova arsyen dhe ajo mė dėgjoi, mblodhi pakėz supet e s‘foli. Pastaj tha:

    -Po dėgjojmė lloj-lloj fjalėsh pėr tė fejuarėn e djalit tė Mehmetit. Thonė se ėshtė nga familje me pėrbėrje tė keqe, qė kanė ca njerėz nė Amerikė, reaksionarė e agjentė tė CIA-s etj. S‘dimė si ėshtė e vėrteta......

    -Tė them tė drejtėn i thashė, -s‘kam dijeni pėr vėrtetėsinė e atyre qė thuhen. Po llafe po dėgjojmė plot.

    Dola dhe me kujdes pyeta disa punonjės tė shėrbimeve tona. Tė gjithė zienin nga fejesa e ēuditshme midis bijės sė njė famijle me pėrbėrje reaksionare dhe djalit tė kryeministrit.

    Tė gjitha sa mėsuam ato ditė ja thashė shoqes Nexhmije, sė cilės nga burime tė tjera i kishin ardhur fjalė e fakte tė tjera. Dukej qartė se ishte bėrė njė lidhje krushqie e keqe, bile e dyshimtė, qė shumė shpejt shoku Enver do ta cilėsonte njė krushqi politiko-ideolgjike.

    ...Nga ana e familjes sė Mehmet Shehut, pati njė nxitim nė sjelljen e filmave nė laborator dhe njė ngut e urgjencė e madhe pėr tė marrė fotografitė qė kishte bėrė shoku Enver gjatė vizitės nė famijen Shehu. Se pse kjo urgjencė, kjo u kuptua. Mehmet Shehu me to synonte tė shuate pakėnaqėsinė e zemėrimin qė kishte ngjallur nė popull, nė komunistė e kuadro, fejesa e djalit tė tij me njė vajzė nga njė familje reaksionarėsh. “Ja-do tė thoshte,-vetė shoku Enver e ka miratuar e pėrshėndetur kėtė fejesė, ēdo gjė ėshtė nė rregull. Pėr ēdo gjė kam miratimin e shokut Enver”.


    Nga gjithė kėto fjalė tė Gradecit bėhet edhe mė e qartė se ai gėnjen kur thotė se nuk ka qenė nė shtėpinė e Mehmet Shehut atėherė. Nė kohėn kur ėshtė shkruar libri, dėshmitarėt “armiq” tė Sulo Gradecit ose kanė vdekur, ose kanė qenė nė burg dhe ai nuk e ka pasur tė vėshtirė formėsimin e gėnjeshtrės sė tij, apo tė bėjė parashikime se kur do tė binte regjimi komunist. Ajo qė del e qartė nė librin e tij ėshtė vendosmėria e tij dhe e Enverit pėr tė mos lejuar fotografime nga njerėzit e Mehmetit nė kėtė ceremoni. Kjo tregon se Enver Hoxha dhe Nexhmija kanė qenė plotėsisht tė vetėdijshėm se kjo fejesė do tė prishej pak kohė mė vonė. Nuk mund tė besohet nga ana tjetėr qė Enveri dhe Nexhmija tė jenė bazuar tek “qarkullimi i fjalėve” nė lidhje mė fejėsėn e “pėrfolur”. Si Enveri ashtu edhe Nexhmija, nė ēdo orė tė ditės kishin informacionin e duhur nga Sigurimi i Shtetit dhe nga policia e tyre sekrete.

    Pas vizitės sė Enver Hoxhės nė shtėpinė e Mehmet Shehut, nė shtėpinė e kėtij tė fundit pėr vizitė nga anėtarėt e Byrosė Politike ka qenė vetėm Ramiz Alia. Pak e ēutitshme kjo po tė kemi parasysh se nė raste tė tilla, “shokėt e Byrosė” rreshtoheshin pėr servilizmat e tyre. Dhe pikėrisht dy njerėzit qė vizituan shtėpinė e kryeministrit dhe e uruan atė pėr fejesėn e djalit tė tij, ishin ata qė do tė kryesonin fushtatėn qė pėrfundoi me eliminimin e tij.

    Mirėpo shikoni se si pėrgjigjet Enver Hoxha po pėr “ēėshtjen e fotografive” nė mbledhjen e Byrosė Politike tė 18 dhjetorit 1981, pas (vetė) vrasjes sė Mehmet Shehut:

    “..Ne nė familjen tonė pėr Qazim Turdiun nuk dinim gjė tjetėr pėrveē asaj qė ai ishte profesor matematike kurse rrethin familjar, qoftė tė tij , qoftė tė shoqes, nuk e njihnim fare. Shkuam tok me Nexhmijen te Mehmeti mė shumė ta uronim pėr shtėpinė e re. Aty gjetėm fėmijėt dhe tė fejuarėn e Skėnderit, i uruam dhe bėmė fotografi. Mehmeti me Fiqereten ishin shumė tė gėzuar dhe kjo ishte e drejta e tyre. Po si nuk u shqetėsuan pak nė ndėrgjegjen e tyre qė po pėrzienin e po futnin nė kėtė valle tė ndyrė edhe shokun Enver? Ata menduan se me kėtė prezantim u vulos kjo punė, u mor aprovimi i shokut Enver. Fotografitė qė u bėnė me mua, shkuan tek Qazim Turdiu, ata shkuan deri nė Athinė me skuadrėn e vajzės dhe qė andej pse tė mos i shkonin edhe Arshi Pipės nė SHBA..”.

    Mirėpo nga ballafaqimi i fjalėve tė Sulo Gradecit me ato tė Enverit del qė kemi tė bėjmė me dekrarime tė ndryshme pėr tė njejtėn gjėė. Sulo thotė qė nuk ia dhamė negativat e filmave familjes Shehu, ndėrsa Enveri thotė se kėto foto i ka marrė edhe “armiku i popullit” Arshi Pipa meqė ia paska dėrguar “mbesa” etij Silva Turdiu. Sipas kėsaj logjike i bie qė i vetmi person qė mund tė ketė punuar pėr “armikun e klasės” tė jetė Sulo Gradeci, pasi vetėm ai i kishte negativat e filmave, ose Enver Hoxha gėnjen.

    Pasi i kishte lėnė mundėsi opinionit tė merrte vesh fejesėn e djalit tė Mehmet Shehut me tė bijėn e njė profesori qė gjithsesi ishte mėsimdhėnės nė qendrėn mė tė madhe arsimore tė Shqipėrisė siē qe Univerisiteti i Tiranės, Enver Hoxha filloi goditjen ndaj rivalit tė Ramiz Alisė, Mehmet Shehu qė kishte qenė bashkėpunėtori i tij pėr mė shumė se 30 vjet. Nė fund tė shtatorit 1981, Mehmet Shehu thėrritet nga Enver Hoxha me urgjencė nė kohėn kur Shehu po merrte pjesė nė konferencėn e partisė tė atij rrethi. Sipas dėshimisė se sipėrpėrmendur tė Ali Ēenos, sapo ka mbėrritur nė Tiranė Hoxha i ėshtė drejtuar Shehut me kėto fjalė:

    “Duhet ta prishėsh fejesėn e djalit sepse a e di ti se ē`farė biografie ka Qazim Turdiu?”.

    Nga ana e tij Shehu ka thėnė:

    “Pse nuk ma the kėtė gjė qė atėhere kur erdhe pėr tė mė uruar fejesėn nė shtėpi. Pėr profesor Turdiun ne kemi thėnė gjithmonė se ėshtė njeri i nderuar dhe e kemi marrė tė gjithė nė shtėpi pėr tė na mėsuar fėmijėt tanė. Kur na doli se ai na qenka i keq. Unė nuk mund tė ndėrhyj tek ndjenjat e fėmijėve tė mij pėr tė prishur kėtė fejesė”.

    Pas kėsaj deklarate Hoxha ėshtė tėrbuar aq shumė sa ka kėrkuar me kėmbėngulje prishjen e kėsaj fejese. Nė bisedėn qė ka zhvilluar mė pas Mehmeti me Enverin, ky i fundit i ka thėnė se pas prishjes sė fejėsės, djali i Mehmetit, Skėnderi mund tė vijonte rregullisht dhe pa probleme studimet pasuniversitare nė Suedi. Qė kėtu duket edhe njė herė pabesia e radhės e Enver Hoxhės.

    Vetėm pak kohė pas prishjes sė fejesės, ēifti Shehu, ka shkuar pėr vizitė nė shtėpinė e ēiftit Hoxha. Sipas Bashkim Shehut, nė kėtė vizitė Fiqiret Shehu ka thėnė: “Nuk dimė si do t`ia shlyejmė partisė kėtė gabim kaq tė rėndė”.

    Nga ana e tij Enver Hoxha duke vazhduar lojėn e tij ka thėnė:

    “Njė fejesė e gabuar ėshtė e pallogaritshme nė krahasim me kontributin tuaj tė paēmueshėm pėr tė mirėn e partisė dhe tė popullit pėr dekada tė tėra”.

    Nė kėtė plan ka bėrė zbukurimin e saj edhe Nexhmija me kėto fjalė:“Njė jetė e tėrė heroike”.

    Nė fakt Enver Hoxha nuk kishte hequr dorė nga synimet e tij pėr tė qėruar hesapet e tij me rivalin e trashėgimtarit tė tij politik. Por nė tetor 1981 ai nuk kishte arsye pėr ta bėrė goditjen pėr dy arsye:

    -Sė pari ishte nė prag tė kongresit tė 8-tė tė PPSH-sė dhe nuk donte tė krijonte njė situatė tė pafavorshme para kėtij kongresi.

    -Sė dyti, duke u sjellė me Mehmetin nė kėtė mėnyrė sikur ēdo gjė kish mbaruar, Enveri i ruhej edhe ndonjė pėrgatitje tė mundshme tė Mehmetit ndaj tij.

    Nė kėtė mėnyrė Enveri kishte planifikuar goditjen e Mehmetit nė njė kohė tė pėrshtatshme dhe tė menjėhershme. Dhe kjo kohė ishte mesi i dhjetorit 1981.

    Ėshtė pėr t‘u kujtuar se nėse do tė pėrdorėshin kriteret e njohura tė luftės sė klasave, as Enver Hoxha nuk duhej tė ishte Sekretar i Parė i PPSH-sė pasi ai ishte kunat i “armikut tė popullit” Bahri Omari, i dėnuar me vdekje nga “gjyqet e popullit” nė prill 1945.

    image
    Fiqirete Shehu, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Nexhmije Hoxha

    Edited by tiranaforum - 29/1/2010, 09:30
     
    .
  9. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    “Nuk mė lanė ta shihja Mehmetin, ku ishte vrarė”

    “Kur prisja qė Kadri Hazbiu tė mė sqaronte sadopak rreth asaj qė kishte ndodhur mbrėmjen e 17 dhjetorit, ai mė tmerroi mė keq. Madje, mė urdhėroi mos tė merrja pjesė as nė varrimin e Mehmetit”. E pabesueshmja pėr Duro Shehun ka ndodhur kur ėshtė gjendur nė zyrėn e tij, vetėm pak ēaste pasi ka marrė vesh lajmin pėr vetėvrasjen e Mehmetit. Nė vijim tė intervistės pėr gazetėn “Panorama” vėllai i ish-kryeministrit, i cili u gjet i vrarė mėngjesin e ftohtė tė 18 dhjetorit ‘81, rrėfen momentet dramatike tė ceremonisė mortore dhe zhgėnjimin nga miqtė e hershėm tė tė vėllait tė cilėt jo vetėm i kthyen krahėt, por qysh tė nesėrmen nxituan ta quajnė tradhtarė e poliagjent...

    Duro Shehu vėllait tė Mehmet Shehut

    Duro Shehu ne nje liber ''Vellai im'' tregon fakte tė rralla, tė dokumentuara dhe histori tė panjohura mė parė. Ky libėr vjen me rastin e 95-vjetorit tė lindjes tė Mehmet Shehut, njėrit prej figurave mė emblematike tė historisė sė Shqipėrisė tė shekullit XX.
    Dhe kjo ėshtė hera e parė qė Duro Shehu flet pėr mediat. Me njė modesti tė habitshme qė e karakterizon, vetėm sa ka ndjekur nė distancė gjithė ēfarė shkruhej apo flitej pėr vėllanė e tij, pėr familjen e tij, pėr tė afėrmit e tij. Nė kėtė rrėfim tė bėrė nė moshėn 80-vjeēare vendosi tė botojė kėtė libėr, tė thotė disa kujtime dhe fakte pėr vėllain e tij tė famshėm, duke u pėrpjekur qė tė hedhė poshtė shpifjet, akuzat apo trillimet kundėr Mehmet Shehut

    ......Sa hymė nė shtėpi, pyeta Fiqretin se si ndodhi, ē’ngjau?
    Ajo nuk foli fare por vuri gishtat e duarve te veshėt si pėr tė thėnė se shtėpia pėrgjohej dhe nuk duhej tė flisnim. Pyes Vladimirin, djalin e madh tė Mehmetit dhe ai mė thotė: “Xhaxhi, nuk dimė gjė. Unė dhe Bardha (gruaja) nuk fjetėm tėrė natėn. Dhomėn e kishim ngjitur me atė tė babit, por nuk dėgjuam asgjė”.
    Pyes Farien, punėtoren qė kishte shėrbyer 30 vjet nė shtėpinė e Mehmetit. Ajo tha: “Shoku kryeministėr ishte shumė mirė, para njė jave i kėrkoi leje shokut Enver tė shkonte pėr gjah nė Elbasan. Vajti nė mėngjes dhe erdhi nė darkė. Mė parė shkonte tė shtunave dhe kthehej tė dielave nė darkė. S’di ē’tė them! Kryeministri u vra. Mė tepėr nuk di ē’tė them...”. E pyetaprapė Farien se kush ishte me shėrbim mbrėmė kėtu. Unė isha nė shtėpi, tha. Me shėrbim ishte njė vajzė e re, ajo qė pe ti para se tė
    shkoje nė Vjenė, por ajo vajza iku natėn, iku natėn, nuk e di ku e ēuan...

    Pyeta Ali Ēenon, truprojėnkryesore tė Mehmetit dhe ai mė tha po ato fjalė qė ka deklaruar edhe nė shtyp: Unė sipas grafikut tė shėrbimit isha nė shtėpinė time. Mė kėrkuan tė vija dhe erdha. Pashė qė nga dhoma e shokut Mehmet doli Kadri Hazbiu me njė ēantė tė zezė nė dorė... Sipas Gani Kodrės, pėrgjegjėsit pėr sigurimin e Mehmet Shehut, Kadri Hazbiu nė gjyq i kishte mohuar thėniet e Ali Ēenos, duke thėnė se atė natė ai kishte qenė nė ditėlindjen e Elit, sekretares sė tij, nė Laprakė. Elie mohoi. Kadriu tha se tek Eli vajti me vonesė... Ku ishte vonuar Kadriu?

    Nė dhomė ku kishin vendosur trupin e Mehmetit ishim ne tė shtėpisė qė bėheshim gjithėsej dhjetė veta qė po rrinim dhe 20 e ca oficerė tė sigurimit qė rrinin nė kėmbė e na pėrgjonin ne. Nuk njihja asnjėrin prej tyre.
    I them pas njė copė here pėrgjegjėsit tė tyre: “A mund ta shoh ku e ka marrė plumbi Mehmetin?
    ” Jo, mė thotė. Nė asnjė mėnyrė. Rri e pėrgjoje. Vetėm kaq.
    Po ta kisha parė plagėn e Mehmetit, si ushtarak qė isha, mund tė kuptoja diēka mė shumė, pavarėsisht se nuk isha ekspert kriminalist.

    Pak pasi kisha pyetur pėrgjegjėsin e oficerėve tė sigurimit pėr tė parė plagėn e Mehmetit, vjen njė oficer tjetėr i sigurimit, mė nxjerr nė dhomėn tjetėr e mė thotė: “Duro, kam urdhėr tė tė them se qė tani duhet tė shkosh nė shtėpinė tėnde”.

    I them se unė kam ardhur me urdhėr tė shokut Kadri Hazbiu.
    Po, mė thotė, por ti je oficer dhe e rati i kryeministrisė.
    Mbi varrin e Mehmetit foli Vladimiri, djali i Mehmetit, ndėrsa nga kryeministria nuk u tha asnjė fjalė, nuk u vendos asnjė lule, asgjė. Nuk u lejuan tė merrnin pjesė nė varrim tė afėrm tė tjerė tė familjes, as miq e shokė qė Mehmeti i kishte patur me shumicė. Ishin marrė masa shumė tė rrepta nė Tiranė, por sidomos nė zonat jugore tė vendit. Nė Tiranė nga shtėpia e Mehmetit e deri nė varreza ishin bėrė gardh njerėzit e sigurimit e tė policisė, tė cilėt nuk lejonin askėnd jo tė kalonte atė gardh tė tyre, por as tė shikonte nga relit.

    Cili ishte veprimi i parė qė bėtė pasi morėt vesh lajmin pėr vetėvrasjen e Mehmetit?

    Krejt padashur kėmbėt mė ēuan nga dritarja. Jashtė kishte filluar njė stuhi e lehtė. Pėrqark pallatit kishin filluar tė patrullonin civilė tė armatosur, gjė qė do tė thoshte se qė nga ky moment ishim nė objektivin e policisė sekrete. Ashtu siē isha nė kėmbė u drejtova pėr nga telefoni. I telefonova Veli Llakės pėr tė ma sqaruar mė mirė lajmin qė mė kishte dhėnė pak ēaste mė parė. “Tė lutem, i thashė, mė ndihmo tė takohem me Kadri Hazbiun”. Nė atė kohė ai bėnte detyrėn e ministrit tė Mbrojtjes. Veliu pasi mė tha se Kadriu ndodhej nė zyrė mė premtoi se do t’ia transmetonte kėrkesėn time. Prita nė ēaste tė tėra nė ankth. Shpresoja shumė se kontakti me tė do tė mė orientonte pėr shumė gjėra. Kishin kaluar gati 40 minuta, kur mė telefonoi Veliu e mė tha se mė priste nė zyrė ministri i Mbrojtjes. U nisa me njė frymė. Rrugės sillja ndėrmend lloj-lloj dilemash e qėndrimesh pėr atė qė kishte ndodhur. Kadri Hazbiu qė do tė takoja kishte qenė njė nga miqtė mė tė afėrt tė Mehmetit dhe familjes sonė. Fakti qė pranoi tė mė takonte, mė lehtėsoi disi pėr gjėmėn qė parandieja. Po ēuditėrisht kėtė radhė do tė takoja njė Kadri tjetėr...

    Si ua shpjegoi Kadri Hazbiu rrethanat nė tė cilat u vra Mehmeti?

    Pėr mua ishte njė takim befasues ai me Kadriun, pasditen e 18 dhjetorit nė zyrėn e tij. Sa hapa derėn dhe u afrova pėr te tavolina e ministrit, pashė tre oficerė qė mė ndiqnin nga afėr dhe mė rrinin fare pranė.
    “Pse erdhe?”, mė pyeti me njė ton tė ftoftė Kadriu.
    “Ēfarė ka ndodhur me Mehmetin?”, i thashė unė.
    “Vrau veten, u vetėvra dhe,... kaq”, shtoi Kadriu.
    “Tashti, ne interesohemi tė dimė...”
    “Pėr atė vajzėn e Turdive, ju e dini...”
    Aty pėr aty gati pavetėdije i thashė se nuk dinim gjė pėrse bėhej fjalė, po Kadriu qė mesa dukej nuk fliste vetėm nė emėr tė tij, kaloi nga momentet e sqarimit pėr atė qė kishte ndodhur, te porositė zyrtare pėr atė qė duhej tė bėnim ne familjarėt pas kėtyre ēasteve.
    “Tani, mė tha, lajmėro vėllezėrit dhe shkoni nė shtėpi, te xhenazja. U thuaj se partia nuk do ta varrosė. Ėshtė vetėvrarė, e kjo do tė thotė tradhti. Pastaj me ato qė ka bėrė pėr atė fejesėn, mund tė dalė se ka qenė armik”.
    Kėmbėngula pėr t’i kėrkuar edhe diēka tjetėr, me bindjen qė tek ai, pavarėsisht kėtyre rrethanave, nuk mund tė ishte fshirė ēdo gjė nga lidhjet shpirtėrore me Mehmetin, por ishte e kotė. Atė ēast Kadriu u ēua nė kėmbė, hoqi syzat dhe m’u drejtua pėrmbledhtazi: “Ėshtė urdhėr. Kėshtu duhet bėrė! Mirupafshim!”.
    Vetėm kaq zgjati takimi me tė. Mė kujtohet porosia qė mė dha qė unė si oficer e komunist mos tė merrja pjesė nė varrimin e Mehmetit, por tė shkoja vetėm pėr ta pėrgjuar trupin e pajetė tė tim vėllai. Dola jashtė dhe mora rrugėn pėr nė shtėpi. Tanimė, kisha zbardhur thelbin e ēėshtjes. Tre oficerėt qė mė rrinin ngjitur nė zyrėn e Kadriut mė ndoqėn nė distancė deri te porta e pallatit. Tė tjerė civilė tė armatosur ishin vendosur nga tė katėr drejtimet e banesės...

    Ēfarė kujtoni nga ēastet kur shkuat pėr tė parė vėllain e vetėvrarė nė shtėpinė e tij?

    Bėra atė qė mė tha Kadriu. Ishte njė urdhėr qė tė linte tė kuptoje se ishte pleqėruar me majėn e kupolės. Deshifrimi i tij mė shkoqur do tė thoshte se ceremoninė mortore do ta bėnim vetėm ne familjarėt. Lajmėrova vėllezėrit dhe aty nga mbrėmja u nisėm pėr te banesa e Mehmetit. E gjithė rruga pėr aty ishte blinduar me policė e roje tė armatosura. Nė afėrsi tė vilės dy autoblinda tė gardės ishin vėnė nė pozicion luftimi. Nė tė gjitha godinat pėrreth, pushkatarė e roje tė armatosura vigjilonin si nė momente luftimi. Kaluam mes tyre dhe u gjendėm nė banesė. Arkivoli me trupin e pajetė tė Mehmetit ishte vendosur nė mesin e dhomės sė madhe. Anash tij nė karrige rrinte e shoqja dhe djemtė. Nė shpinė tė tyre disa njerėz tė panjohur me revole nė brez. Njė pamje e rėndė, shumė e rėndė me njė heshtje torturuese kishte pushtuar tėrė mjedisin. Pėr njė moment tė gjithė mbetėm si tė shtangur...
    Pra, nisėt njė lloj homazhi nė heshtje...
    Teksa ndenjėm pak ēaste kėshtu, gojėkyēur, vendosa tė interesohem pėr rrethanat nė tė cilėn kishte ndodhur hataja.
    Ju drejtova tė parės Fiqretit: “Ēfarė ndodhi?”, e pyeta.
    Ajo e zėnė si nė faj m’u pėrgjigj me njė xhest qė tė linte tė kuptoje se nuk ishte momenti pėr sqarime tė tilla. Vetė vėshtrimi i saj dhe gishtėrinjtė e njėrės dorė te buzėt, tregonin se gjithēka rreth e qark ishte nė pėrgjim.
    U ktheva pastaj nga Ali Ēenua, bodigardi i Mehmetit dhe njė nga njerėzit mė tė besuar tė tij. “Mė thuaj Ali, e pyeta, si ndodhi?”. Ai mė shpjegoi se nė momentin e ngjarjes nuk kishte qenė aty. Tė njėjtėn gjė mė pohoi edhe Ladi, djali i madh i Mehmetit.
    E vetmja qė pranoi tė rrėfejė diēka mė shumė, po pėrsėri nė njė lloj konfuzioni, ishte Farija, punonjėsja e vilės. “Ēdo nga mua, filloi ajo pėrgjigjen e saj. Kryeministri u vra. Para katėr ditėsh ishte pėr gjah nė Elbasan. Ishte si molla.
    “Kush ishte me shėrbim kėtu?”, kėmbėngula unė.
    “Ishte njė vajzė e re, qė sa ka filluar punė”, sqaroi Farija.
    “Ku ėshtė ajo, ēfarė u tha?”, pyeta mė tej.
    “Nuk e di. Nuk ka ardhur. Thonė qė e kanė transferuar...”, rrėfeu si me njė lloj pendese gruaja qė kishte shėrbyer te Mehmeti rreth 20 vjet me radhė.
    Kur e pashė se ēdo interesim ishte i kotė, u kėrkova rojeve qė rrinin pėrqark nėse mund t’i shikoja plagėt nė trupin e Mehmetit. Nė ēast njėri ndėr ta, qė me sa dukej ishte pėrgjegjėsi i tyre, m’u drejtua me turfullimė “Nė asnjė mėnyrė!”. Ishte po ai, i cili insistimit tim pėr shpjegime tė mėtejshme, ju pėrgjigj me njė urdhėr tė prerė: “Ju duhet tė largoheni sa mė parė qė kėtej!” Mėnyra si ma komunikoi kėtė nuk linte vend e arsye pėr diskutime tė tjera. Pėr mua nuk mbeti gjė tjetėr vetėm tė ēohesha e tė ikja. Gjithēka mė tej ishte e kotė...
    Erdhi e nesėrmja, dita e ceremonisė mortore. Mehmet Shehu deri ato ēaste kishte statusin e kryeministrit tė vendit.

    A pati ceremonial zyrtar pėr pėrcjelljen e tij nė banesėn e fundit?

    Ka qenė diēka paradoksale pėrcjellja e Mehmet Shehut nė banesėn e fundit. Njė ngjarje e paprecedent me sa di unė nė historinė e shteteve e tė popujve. Nga tė gjithė familjarėt e Mehmetit, vetėm mua mė kishin njoftuar njė ditė mė parė se jo vetėm nuk do tė kishte njė ceremoni zyrtare, por aty nuk duhej tė shkoja as unė. Kėtė ma pati thėnė Kadri Hazbiu gjatė takimit nė zyrėn e tij nė Ministrinė e Mbrojtjes. T’i bie shkurt, varrimi i Mehmetit u bė si njė ceremoni ilegale...

    Megjithatė thuhet se nė atė ceremoni ka pasur zyrtarė tė Kėshillit tė Ministrave...

    Aparati i qeverisė atė ditė kishte caktuar 10 veta, zyrtarė tė thjeshtė tė administratės, tė cilėt u gjendėn nė atė ceremoni me njė mikrobus dhe gjatė gjithė kohės ndenjėn nė heshtje pa komunikuar me asnjė nga familjarėt. Njė natė mė parė radioja dhe televizioni lajmin e vrasjes sė Mehmetit e transmetuan telegrafisht me njė shprehje: “Kryeministri Mehmet Shehu, pas njė goditje nervore vrau veten”. Dhe asnjė fjalė tjetėr. Pėrveē kėsaj deklarate zyrtare, nė njoftimet mediatike nuk u tha gjė pėr ditė zie e ceremoni mortore, siē bėheshin nė atė periudhė pėr personalitetet zyrtare tė politikės komuniste...

    Si shkoi ceremonia mortore dhe kush foli nga zyrtarėt e pranishėm nė tė?

    Paraprakisht vendosėm pėr ta ēuar nė varrezat e Sharrės, aty ku kishim edhe prindėrit. Ishte njė ditė me tufan tė egėr dhe me bubullima tė shumta. Njė ditė e zymtė dimri qė nė Tiranė ndodh rrallė. Pėrveē 10 zyrtarėve qė ishin caktuar me urdhėr siē e thashė, nė varrim erdhėn edhe njė pjesė e familjarėve. Ishin dy djemtė e Mehmetit, Vladimiri dhe Bashkimi, djali tjetėr Skėnderi ishte nė Suedi pėr studime. Ishte vėllai ynė Nexhipi, ndėrkohė qė vėllai tjetėr Arshiu ishte i sėmurė dhe kishte ēuar aty djalin Kujtim Shehun. Nė ceremoni nuk u lejuan tė merrnin pjesė shumė tė afėrm, miq e shokė tė Mehmetit, tė cilėt i lajmėruan komitetet e partisė tė rajoneve ku ishin pėr tė qėndruar larg saj, gjithnjė me arsyen se nuk kishim tė bėnim me pėrcjelljen e kryeministrit, por tė njė armiku tė fshehur tė partisė...

    Diēka pėr kortezhin e veēantė tė asaj ceremonie...

    Njė kortezh, nėse mund ta quajmė kėshtu me 10-15 veta, me njė mikrobus tė aparatit tė Kryeministrisė, makinėn e funeralit dhe njė mjet tė komunales sė qytetit tė Tiranės. Asgjė tjetėr.
    Cili ishte rrugėkalimi i kėtij kortezhi dhe kush kujdesej pėr mbarėvajtjen e ceremonisė?
    Rrugėkalimi fillonte te shtėpia e Mehmetit, vila qeveritare nė krahė tė Komitetit Qendror, nė drejtim tė “21 Dhjetorit” pėr nė varrezat e Sharrės. Po qė tė pėrshkruaje kėtė atė ditė tė ftohtė dimri, duhej tė kaloje mes njė gardhi policėsh e ushtarakėsh qė ishin vendosur nė tė dy krahėt e rrugės. Madje, njerėz tė armatosur na ndiqnin nga tė gjitha ballkonet e pallateve buzė rrugės. Nė Sharrė, pastaj dendėsia e policisė dhe e njerėzve tė saj ishte edhe mė e madhe.

    Kush e mbajti fjalėn e lamtumirės nė ceremoninė e varrimit tė Mehmetit?

    Fjalėn e lamtumirės e mbajti Vladimiri, djali i madh i Mehmetit. Ai falėnderoi tė pranishmit dhe pėrmendi se familjarėt e tij do tė dinė tė nderojnė emrin dhe veprėn e Mehmet Shehut si ish-partizan, komandant, komunist dhe atdhetar. Vetėm tre katėr minuta zgjati ligjėrimi i tij. Pastaj...Ēuditėrisht nėpunėsit e aparatit tė Kryeministrisė, ata qė kishin ardhur kuptohet me urdhėr, nuk kishin sjellė asnjė tufė me lule.

    Edited by tiranaforum - 1/2/2010, 14:05
     
    .
  10. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    Drama e Familjes Shehu image

    Vladimirin e internuan nė Gramsh ku e vranė, pavarėsisht se ėshtė thėnė se vrau veten.

    Fiqreti vdiq nė burg, por sipas tė dhėnave tė sakta e droguan, e helmuan dhe e varrosėn nė Zejmen tė Lezhės.

    Gruan dhe fėmijėt e Bashkimit i internuan nė Belsh tė Elbasanit.

    Mua mė pėrjashtuan nga partia, mė shkarkuan nga detyra e sekretarit tė komitetit tė partisė tė aviacionit dhe mė burgosėn nė Burrel.

    Gruan time e pėrjashtuan nga partia. Vėllanė tjetėr, Arshi Shehun, i cili kishte bėrė aq sakrifica pėr Enver Hoxhėn dhe pėr partizanėt gjatė luftės e pėrjashtuan nga partia dhe e vranė, duke thėnė se edhe ai vrau veten ashtu si Mehmeti dhe Vladimiri dhe nuk lejuan njerėz tė tjerė pėrveē
    fėmijėve tė tij tė merrnin pjesė nė varrim.

    Vėllanė tjetėr, Nexhip Shehun, e pėrjashtuan nga partia dhe e internuan nė Kavajė.

    Vajzėn e Arshi Shehut, Shqiponjėn , tė cilėn e kishte rritur Mehmeti, e internuan nė fshatrat e Korēės.

    Po kėshtu masa me pushim nga puna dhe pėrjashtime nga partia pėsuan tė gjithė tė afėrmit tanė. Por masat nuk pėrfunduan kėtu. Me porosi tė
    Enver Hoxhės u zhduk varri i Mehmet Shehut. Duket se paranojaku
    dhe vampiri Enver Hoxha edhe tė vdekur ia kishte frikėn Mehmet Shehut.

    Eshtrat e Mehmetit u gjetėn me shumė mundim nga djemtė e tij 20 e ca vjet mė vonė matanė Ndroqit, buzė lumit. Po atė ditė qė zhvarrosėn dhe zhdukėn varrin e Mehmetit, zhvarrosėn dhe zhdukėn edhe varret e nėnės dhe tė babait tonė.

    Mė tej masakra vazhdoi me arrestimin e shumė ishkuadrove tė rėndėsishėm tė dyshuar si bashkėpunėtorė tė “armikut” Mehmet Shehu, si Feēor Shehu, ish-ministėr i Brendshėm, Llambi Ziēishti, ishministėr i Shėndetėsisė (sepse ai pati kurajon e tha kur pa Mehmetin tė vrarė: Kjo nuk ėshtė vetėvrasje, ėshtė vrasje), Lambi Premti e sa e sa oficerė e kuadro tė tjerė emrat e tė cilėve janė pėrsėritur shumė shpesh vitet e fundit. Njė pjesė e tyre u pushkatuan, tė tjerėt vuajtėn burgime tė rėnda...

    Terrori vazhdoi edhe nė Mallakastėr ku u arrestuan dhe u burgosėn ishpartizanė qė kishin luftuar me Mehmet Shehun, njerėz fisnikė e tė nderuar...
     
    .
  11. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Vėllai i Mehmet Shehut tregon prapaskenat e pėrplasjeve nė Byro

    “Enveri vrau Mehmetin dhe Nakon se ishin antijugosllavė”
    Para se tė shpreh mendimet e mija pėr vrasjen e Mehmet Shehut, ėshtė e nevojshme tė sqarohendisa momente kyēe: Kur u kthye Mehmet Shehu nga lufta e Spanjės mė 10 gusht 1942, partinė komuniste me nė krye Enver Hoxhėn dhe sejmenėt e Titos i gjeti nė Shqipėri. Mehmet Shehu kur u kthye nga Spanja nuk njihte as Titon, as Enver Hoxhėn. Mehmet Shehu serbėt dhe jugosllavėt i ka urryer qė kur ishte 15-16 vjeē nė bankat e shkollės, pasi ata sollėn nė Shqipėri, Ahmet Zogun.

    Urrejtjen e Mehmet Shehut pėr serbėt dhe jugosllavėt Enver Hoxha e dinte mirė qė nė fillim dhe e mėsoi edhe mė mirė gjatė gjithė punės dhe luftės me M.Shehun.
    M.Shehu e takoi pėr herė tė parė E.Hoxhėn nė Konferencėn e parė tė partisė nė prill tė vitit 1943. Pėr kthimin e M.Shehut nė Shqipėri nga lufta e Spanjės, E.Hoxhėn e njoftoi
    Nako Spirua me pseudonimin Deti, i cili nė atė kohė ishte anėtar i Byrosė Politike, mė i menēuri, mė i zgjuari, mė i shkolluari i Byrosė, i cili e kishte zemrėn tė pastėr e tė madhe si Deti.

    NakoSpirua ishte nga Durrėsi dhe ishte njohur me Sulo Shehun, kushėririn tonė tė parė, bashkėpunėtor i Halim Xhelos e Avni Rustemit, sekretar i Bajram Currit... Nako i tha Enver Hoxhės se nga lufta u kthye Mehmet Shehu. Pėr Mehmet Shehun, i tha Nako, Enver Hoxhės, kanė nevojė Shqipėria dhe lufta nacional-ēlirimtare. Enver Hoxha e dėgjoi, urdhėroi Hysni Kapon tė lidhej me Mehmet Shehun dhe tė dy bashkė vazhduan luftėn nė Vlorė e Mallakastėr.

    Enver Hoxha i vrau tė dy, Nako Spirun dhe Mehmet Shehun, por nė kohė tė ndryshme
    sipas situatės dhe nevojės qė kishte. Nakon e vrau mė 20 nėntor 1947, kurse Mehmetin mė 17-18 dhjetor 1981... Enver hoxha e lidhi Shqipėrinė me fije tė dukshme e tė
    padukshme me Jugosllavinė.
    Jafaktet: Enver Hoxha nuk bėri asgjė pa lejen e Miladin Popoviēit.
    Tė gjitha direktivat vinin nga Beogradi, nga Titua.
    Tė gjithė kuadrot e luftės tonė u vunė nė survejim tė plotė nga Dushan Mugosha dhe Popoviēi. Bile dhe Konferenca e Mukjes, e cila u firmos nga Ymer Dishnica me porosi tė Enver Hoxhės, sapo e mori vesh Dushani, u prish. Enveri i bindur anulon mbledhjen e Mukjes, sepse nė atė mbledhje flitej pėr Kosovėn...
     
    .
  12. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Maria, ēekja qė shėrbeu 20 vjet nė vilėn e Mehmetit

    Ajo shėrbeu 20 vjet nė shtėpinė e Mehmetit dhe asnjėherė nuk u mor vesh si u gjend aty. Nė gjallje tė kryeministrit komunist shumėkush e dinte thjesht njė tė afėrmen e tij.
    “Mehmeti, shprehet Duru, i vėllai i tij, e respektonte si motrėn e vet. Deri sa vdiq Maria ai nuk rreshti sė kėrkuari njerėzit e saj nė Ēeki. Disa herė kishte folur drejtpėrdrejt me homologun e vet nė Pragė, por kurrė nuk ra nė gjurmėt e njerėzve tė saj”. Duro Shehu kujton se Maria ishte njė grua e mrekullueshme dhe ndjehej si nė shtėpinė e vet me njerėzit e Mehmetit. Kur vdiq, shton ai, e varrosėm nė krahė tė prindėrve te varrezat e Sharrės, madje me mbishkrimin te koka “Marie Cirici Shehu”. Ai mban mend njė rast kur i vėllai Mehmeti ka qortuar rėndė familjarėt e vet pėr Marien. “Maria, shprehet Durua, para se tė ndėrronte jetė e la me testament qė pensionin e saj ta merrte Bashkimi, djali i vogėl i shtėpisė. Nė njė farė mėnyre ne, tė gjithė ishim pajtuar me kėtė gjest. Kur e mori vesh Mehmeti jo vetėm qė e ndaloi, por na qortoi rreptė. Boll na ka shėrbyer nė gjallje, tha ai, pse tė na shėrbejė edhe pas vdekjes...”
     
    .
  13. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Si e hetuam fejesėn e djalit tė Mehmet Shehut me Silva Turdiun

    Kristofor Martiro, ish-oficer madhor i Sigurimit tė Shtetit, rrėfeu pėr gazetėn “Panorama” hetimet e Beqir Ballukut dhe Kiēo Ngjelės e Vasil Katit. Mė pas, ai shpjegon se, pas pėrfundimit tė hetimit tė “grupit tė ushtarakėve dhe atij tė ekonomisė” ngrihet nė pėrgjegjėsi, duke u caktuar nė krye tė Degės sė Veēantė tė Drejtorisė sė Sigurimit tė Shtetit. Gati dy vjet pas emėrimit tė Martiros nė kėtė detyrė, ndodh njė ngjarje e pazakontė, vdes Kryeministri Mehmet Shehu.

    Martiro shpjegon nė intervistėn e tij se si erdhi vdekja e Mehmetit. Pėrse u shfrytėzua fejesa e djalit tė tij me vajzėn e Turdive, pėr ta “shtrėnguar” Kryeministrin nė njė mbledhje Byroje tė tejzgjatur. Ēfarė ndodhi me familjarėt e Shehut dhe si u bė transferimi i tyre nga blloku nė vilėn 3. Kush ishin porositė e udhėheqjes sė lartė pėr survejimin e familjes sė Mehmetit dhe ruajtjen e saj nga zbulimet e huaja. Si erdhi urdhri pėr transferimin e Fiqretit, djemve dhe nuses sė saj nė Belsh tė Elbasanit. Ēfarė thanė njerėzit pėr marrėdhėniet Enver-Mehmet dhe dyshimet pėr njė vrasje. Si mundohej sigurimi tė qėmtonte ndonjė fakt qė implikonte Mehmetin nė veprimtari agjenturore, nė mbėshtetje tė alibisė dhe shpifjeve tė Enverit. Kėto dhe tė tjera pyetje marrin pėrgjigje nė intervistėn interesante tė Kristofor Martiros
    .

    Cili ėshtė mendimi juaj rreth ngjarjeve tė vitit 1981 qė lidheshin me Mehmet Shehun?

    Dua tė them sė pari se kam disa kujtime “tė ēuditshme” nga kėto ngjarje. Mė datėn 17 dhjetor tė atij viti, pas pune, nė mbrėmje bėra njė shėtitje nė bulevardin “Dėshmorėt e Kombit” sė bashku me djalin tim, Melsin, qė kishte ardhur nga Vlora, ku punonte si punėtor operativ nė Shkollėn e Aviacionit atje. Ora ishte rreth 18.30 dhe pėrpara hyrjes sė ndėrtesės sė KQ tė PPSH kishte shumė makina, tė cilat i njihja qė ishin tė udhėheqėsve tė lartė tė partisė e shtetit dhe tė shoqėruesve tė tyre. Mė bėri pėrshtypje se dritė nė kėtė moment kishte vetėm nė zyrėn e Enver Hoxhės dhe nė sallėn pėrbri saj, ku bėheshin mbledhjet. Tjetėr situatė kishte nė ndėrtesėn pėrballė asaj tė Komitetit Qendror, Kryeministrisė. Atje nuk kishte asnjė dritė ndezur nė asnjė zyrė dhe gjithēka mė dukej e vdekur. M“u krijua njė ndjesi e frikshme. I thashė tim biri se ndjeja se po pėrgatitej njė kob i zi, ndaj vendosėm qė tė largoheshim qė atje. Prandaj dhe u nisėm drejt shtėpisė.

    Pse e kishit kėtė ndjesi?

    Parandjenja dhe ankthi lidheshin me tė gjitha ato qė kisha parė dhe dėgjuar rreth fejesės sė djalit tė Mehmetit, Skėnderit, me Silva Turdiun. Po ashtu nė kėtė kohė kisha vėnė re edhe njė ftohje tė marrėdhėnieve tė Enverit me Kryeministrin Shehu. Kishte mjaft thashetheme dhe komente ndaj kėsaj ngjarjeje qė u bė mė pas shumė e bujshme. Si kryetar i Degės sė Veēantė nė Drejtorinė e Sigurimit tė Shtetit kisha rėnė nė kontakt edhe me tė dhėnat agjenturore rreth kėsaj ēėshtjeje. Isha i bindur se marrėdhėniet Enver-Mehmet nuk ishin aspak tė mira. Mendoja gjithashtu se Enveri nuk do tė ishte nė gjendje “tė hante” edhe Mehmetin, ashtu siē bėri me tė tjerėt tė ashtuquajturit “armiq nė frontin ideologjik, ushtarak, ekonomik”, pasi Mehmeti kishte reputacion tė madh nė popull, kuadrot e luftės dhe tė punės. Megjithatė, koha vėrtetoi se isha gabuar. Pėrbindėshi Enver Hoxha i hėngri tė gjithė me tradhti.

    Si e gjykoni situatėn e krijuar nė kėtė periudhė?

    Pas prishjes sė fejesės sė Skėnderit, djalit tė Mehmetit me vajzėn e Turdive, filluan pėshpėritjet vesh mė vesh nė rrethe shumė tė ngushta dhe hamendjet nuk kishin tė sosur, aq sa u kthyen nė dyshime. Thuhej nė atė kohė se Enver Hoxha e kishte prishur kėtė fejesė, pasi vjaza, e fejuara e djalit tė Kryeministrit, kishte dajllarė tė arratisur. Madje, arrihej deri aty sa tė dėshmohej se Enveri e kishte thirrur djalin e Mehmetit dhe se i kishte thėnė se duhet ta linte tė fejuarėn. Disa thoshin se Enveri e kishte kritikuar ashpėr Mehmetin, duke e thirrur qė tė kthehej direkt nga Korēa dhe tė tjera si kėto. Filloi fushata pėr tė pėrgatitur opinionin nė popull dhe nė parti kundėr Mehmet Shehut. Nė Kongresin PPSH, u pa qartė se marrėdhėniet mes Enverit dhe Mehmetit nuk ishin tė mira. Qėndrimi i Hoxhės e vėrtetonte kėtė, ndėrsa edhe pse fare pranė njėri-tjetrit, ai nuk shkėmbeu asnjė bisedė me Mehmetin, siē kishte ndodhur shpesh nė kongreset e tjera tė partisė. Nė mitingun qė u organizua nė sheshin “Skėnderbej”, pėrpara pallatit tė kulturės, pas mbylljes sė kongresit, kur doli udhėheqja Mehmeti nuk ishte mė pas Enverit. Pas rreshtimit tė udhėheqjes sė lartė dukej se Mehmeti ishte mėnjanuar. Thoshin se madje pak pėrpara se tė niste mitingu, Mehmeti e kishte pyetur Enverin se ku e kishte vendin ai. Pra, ishte fjala pėr vendin qė zinte shpesh nė tribunė, tė cilin tashmė e kishte zėnė dikush tjetėr. Njė tjetėr fakt pėr spostimin e Shehut nga Hoxha ishte edhe ai se fjalėn pėrpara publikut me rastin e mbylljes sė kongresit e mbajti Kadri Hazbiu. Kjo natyrisht qė bėri pėrshtypje dhe la shteg pėr interpretime tė ndryshme. Mendoj se kėtė e bėri Enveri pėr tė krijuar pėrshtypjen nė opinionin publik se Hazbiu ishte njeri i tij dhe jo i Mehmetit. Taktika e njohur e Enverit linte pėrshtypjen se po e pėrgatiste kėtė njeri ta ngrinte lart, deri nė majat e shtetit tė asaj kohe, pra ta emėronte kryeministėr nė vend tė Mehmetit. Dolėn edhe fjalė rreth kėtij problemi nė atė kohė. Qėllimi ishte i qartė. Enveri me kėtė donte tė krijonte pėrshtypjen e rreme nė kuadrot e popullit, pėr tė realizuar mė pas planin strategjik tė eliminimit tė tyre. Kjo ishte e njėjtė me atė qė kishte ndodhur mė parė. Dihet se pas goditjes sė Beqir Ballukut, u ngritėn nė pėrgjegjėsi Petrit Dume dhe Hito Ēako, dhe pak mė vonė i arrestoi dhe pushkatoi ata sė bashku me ish-eprorin. Nė kongres, Mehmeti u zgjodh pėrsėri anėtar i Byrosė Politike. Madje, di qė nė atė kohė ai ka kėrkuar tė bėjė autokritikė nė kongres, lidhur me fejesėn e djalit tė tij, Skėnderit me Silva Turdiun, por Enveri nuk e kishte lejuar ta bėnte njė gjė tė tillė, pasi ky problem do tė diskutohej njė herė nė Byronė Politike tė KQ tė PPSH. Njė gjė tjetėr, qė bėri pėrshtypje nė atė kongres, ishte dhe moszgjedhja e Feēorr Shehut, anėtar i KQ tė PPSH, por mbeti kandidat edhe pse ai ishte ministėr i Brendshėm. Ndėrsa vartėsit e tij, zėvendėsministra u zgjodhėn anėtarė tė Komitetit Qendror. Kjo krijoi pėrshtypjen se Feēorri nuk do tė ishte mė ministėr i Brendshėm, se ai ishte njeri i afėrt i Mehmet Shehut.

    Po nė kuadrin e pozicionit tuaj nė krye tė Degės sė Veēantė tė Drejtorisė sė Sigurimit tė Shtetit a ka pasur udhėzime pėr survejimin dhe grumbullimin e tė dhėnave rreth kėtyre ngjarjeve?

    Po. Sigurisht qė edhe sigurimi do tė luante rolin e vet nė kėtė histori. Me sa mė kujtohet, pas Kongresit tė PPSH, nga KQ kėrkuan tė dhėna se ēfarė thuhej dhe komentohej pėr fejesėn e djalit tė kryeministrit dhe prishjen e saj. Madje, nga udhėheqja e lartė kritikohej Ministria e Brendshme pse nuk kishte tė dhėna pėr kėtė punė. Menjėherė pas kritikave, Feēorr Shehu therret kryetarėt e degėve nė ministri dhe kėrkoi qė tė drejtohej agjentura pėr tė parė reagimin dhe komentet pėr fejesėn, qėndrimeve nė kongres e tė tjera. Feēorri na tha se kėto i kėrkonte urgjent KQ i PPSH dhe personalisht Ramiz Alia qė nė atė kohė mbulonte organet e punėve tė brendshme. Pas disa ditėsh, dy bėshkėpunėtorėt e mi mė dhanė disa tė dhėna rreth fejesės, prishjes sė saj dhe komenteve pėr marrėdhėniet Enver-Mehmet, ku disa e kritikonin Mehmetin dhe tė tjerėt e mbronin atė. Shkova nė zyrėn e ministrit, tė cilit i raportova pėr kėto informacione. Feēorri, nė prezencėn time, mori nė telefon Ramizin dhe i tha se kishte disa informacione pėr komentet ndaj problemit tė fejesės sė djalit tė Mehmetit. Ramizi i tha se ato informacione duhet tė shkonin urgjentisht tek ai. Nė kėtė kohė dukej se Alia i kishte marrė nė dorė punėt dhe ishte shumė i zellshėm nė realizimin e tyre.

    Si mėsuat dhe pėrjetuat vdekjen e Mehmet Shehut?

    Nė datėn 18 dhjetor tė vitit 1981, nė mėngjes shkova nė zyrė nė ministri dhe sipas planit tė mėparshėm, miratuar nga ministri Feēorr Shehu, u nisa me shėrbim pėr nė rrethet Durrės e Fier, pėr disa probleme tė punės sė sektorit tim. Pasi mbarova punė, makinėn e nisa pėr Tiranė dhe vetė shkova te djali, qė punonte dhe jetonte nė Vlorė. U takova me tė nė Shkollėn e Aviacionit dhe rrugėn nga atje e deri nė afėrsi tė shtėpisė sė tij e bėmė me autobus. Aty dėgjuam njė grua tė thoshte se nė radio ishte dhėnė njoftimi pėr vetėvrasjen e Mehmet Shehut. Na bėri shumė pėrshtypje ajo qė dėgjuam dhe me njė frymė mbėrritėm nė shtėpinė e djalit, pėr tė parė lajmet e orės 20.00. U shqetėsuam shumė dhe gati gjithė natėn e kemi gdhirė duke diskutuar me njėri-tjetrin. Me kujtohet se po atė natė mė vjen nė shtėpi korrieri i Degės sė Punėve tė Brendshme tė Vlorės dhe mė njofton se mė kėrkonin urgjent nė ministri. Ishte vonė dhe nuk kisha se me ēfarė tė nisesha qė nė atė moment, pasi makinėn e kisha nisur pėr nė Tiranė. Tė nesėrmen nė mėngjes u nisa pėr nė Tiranė. Kur zbrita, m“u duk se nė kryeqytet kishte rėnė zija. Njerėzit lėviznin kokėulur. Shkova nė ministri dhe takova Kadri Gojashin, ish-drejtor i Drejtorisė sė Sigurimit tė Shtetit, i cili mė tha se mė kishin kėrkuar dhe duhet tė paraqitesha menjėherė te ministri. Hyra nė zyrėn e Feēorrit. Atje ishte dhe Kadri Hazbiu. Tė dy ishin tepėr tė lodhur, gjė qė e tregonin sapo t“i shihje. Pasi mė folėn pėr ngjarjen, mė thanė se me porosi tė Komitetit Qendror familja e Mehmet Shehut do tė largohej po atė ditė nga vila e tyre nė bllok dhe do tė vendosej nė vilėn 3, qė ndodhej nė rrugėn e Elbasanit. Mė porositėn qė tė merreshin masa, nė bashkėpunim me Degėn e Punėve tė Brendshme tė Tiranės, pėr sigurimin e tyre. Rreth vilės u vendosėn disa roje tė policisė dhe njė skuadėr e survejimit.

    Ēfarė ndodhi mė pas?

    Mbasdite erdhėn dhe u vendosėn aty Fiqret Shehu, djemtė e Mehmetit, Ladi dhe Bashkimi me gratė dhe fėmijėt e tyre. Pritej qė tė vinte edhe djali tjetėr, Skėnderi nga Suedia, ishte njoftuar se kishte prindėrit e sėmurė, dhe e shoqėronte Gani Kodra. Kur isha nė zyrėn e ministrit Feēorr Shehu, ky i fundit ishte i shqetėsuar pėr pėr mbėrritjen e Skėnderit dhe shpeshherė merrte nė telefon herė ambasadat tona nė Suedi e Greqi dhe herė pikat e kalimit kufitar nė Kapshticė, pėr tė ditur rreth mbėrritjes sė tij. Nė mbrėmje erdhi edhe Skėnderi. Tė nesėrmen, mė datė 19 dhjetor tė vitit 1981, mė thėrret pėrsėri nė zyrė Feēorri. Pėrsėri atje gjeta Kadriun dhe, me sa mėsova, ai ishte ngarkuar nga udhėheqja e partisė pėr tė ndihmuar organet e brendshme nė kėtė situatė. Nė zyrėn e ministrit ndodhej edhe kryetari i Degės sė Punėve tė Brendshme tė Elbasanit, G.H. Aty na u tha se sipas vendimit tė aparatit tė KQ tė PPSH, direkt tė Ramiz Alisė, familja e ish-kryeministrit duhej tė largohej nga Tirana brenda ditės. Na thanė gjithashtu se me pėrjashtim tė djalit tė madh Ladit, qė me porosi tė Enver Hoxhės do tė diferencohej e qėndronte nė Tiranė, pjesa tjetėr e familjes do tė vendoseshin nė Belsh tė Elbasanit. Pėr kėtė ishte njoftuar edhe Komitetit Ekzekutiv i kėtij rrethi dhe Komiteti i Partisė atje dhe shtėpia, ku do tė sistemoheshin familjarėt e Mehmetit, ishte siguruar prej tyre. Na udhėzuan pėr itinerarin e lėvizjes dhe pėr masat qė duheshin marrė pėr sigurimin e tyre. Duhej tė krijohej gjithashtu njė postė policie, duhej marrė skuadra e survejimit tė Degės sė Elbasanit dhe do tė emėrohej njė punėtor operativ vetėm pėr sigurimin e tyre. Kjo bėhej me qėllim se mos familjarėt e Mehmetit arratiseshin, apo rrėmbeheshin nga zbulimet e huaja.

    Ku u vendosėn familjarėt e ish-kryeministrit shqiptar?

    Familja e Mehmet Shehut u vendos nė njė godinė nė qendėr tė Belshit, nė katin e parė tė saj. Kishin liruar pėr ta njė apartament, njė dhomė e njė kuzhinė. Madje, duke qenė se u veprua shpejt pėr transferimin e tyre nuk nga Tiranė, sipas urdhrit tė KQ tė PPSH, nuk u arrit tė vendoseshin mjetet e pėrgjimit nė kėtė ndėrtesė, sikurse ishte parashikuar. Nė kėtė apartament do tė jetonin sė bashku Fiqreti, dy djemtė, Skėnderi dhe Bashkimi, gruaja e kėtij tė fundit dhe dy fėmijėt e tyre. Ndėrtesa ishte krejt bosh. Nė tė nuk kishte asnjė orendi dhe tė ardhurit nga Tirana nuk kishin asnjė shtresė e mbulesė, pėrveē veshjeve e sendeve personale. Kishin mundur tė marrin vetėm njė televizor tė vogėl dhe njė magnetofon. Nuk kishin asnjė enė pėr tė gatuar. Katėr krevatė, dyshekė dhe disa batanije i morėm nė spitalin e Belshit dhe ua dhamė atyre qė tė flinin. Edhe pėr tė ngrėnė, duke mos pasur asnjė mundėsi gatimi, shkonin nė restorantin nė qendėr tė Belshit, ky ndiqeshin nga sytė kureshtarė tė banorėve dhe vėzhgimin e rreptė tė survejuesve. Ata nuk kishin as tė holla tė mjaftueshme pėr tė pėrballuar gjendjen e krijuar. Mė kujtohet se Fiqreti kishte me vete vetėm 70 mijė lekė tė vjetra, qė i mbante nė njė ēantė, tė cilėn e merrte gjithnjė me vete ngado qė shkonte. Nuk e harroj se 30 mijė lekė, po tė vjetra, nga kėto i pagoi pėr disa mungesa nė shtėpinė e pritjes, faturė qė ajo e likuidoi menjėherė. Pėr tė pėrballuar jetesėn u interesuam qė Skėnderi dhe Bashkimi tė sistemoheshin nė punė nė SMT, qė ishte afėr qendrės sė Belshit. Fundin e dhjetorit tė vitit 1981 e kalova shumicėn e kohės nė Belsh tė Elbasanit. Nė kėtė kohė Enveri e etiketoi Mehmet Shehun si agjent nė shėrbim tė zbulimeve tė huaja, ndaj dhe filloi puna pėr tė grumbulluar materiale pėr ta vėrtetuar kėtė ēmenduri tė Hoxhės. KQ i PPSH, sektori qė kontrollonte organet e punėve tė brendshme, vetė Ramiz Alia si sekretar i Komitetit Qendror qė e kryente kėtė punė, ishin nė lėvizje dhe aktivitet tė madh nė kėtė drejtim. Madje, nuk mungoi edhe propaganda e shfrenuar pėr tė bindur kuadrot e partisė dhe masėn e popullit se Mehmeti ishte poliagjent. Ēfarė nuk u tha dhe ēfarė nuk u shpif nė kėtė drejtim. Karrieristėt, servilėt, tė paaftėt u aktivizuan tė qėmtonin ndonjė fakt nga jeta e Mehmetit dhe familjes sė tij, duke i interpretuar ato sipas oreksit tė ustait, Enver Hoxhės. Nga kėta u shpikėn edhe gjėra tė qena e tė paqena pėr tė treguar besnikėrinė ndaj “udhėheqėsit”.

    A ju kujtohet ndonjė mbledhje e zhvilluar nė dikasterin tuaj pas vdekjes sė Kryeministrit Shehu?

    Po. Pas vdekjes sė Mehmetit, dy a tri ditė mė pas, u mblodhėn kuadrot e Ministrisė sė Brendshme dhe asaj tė Mbrojtjes, nė sallėn e mbledhjeve tė kėsaj tė fundit dhe aty u dėgjua e inēizuar Mbledhja e Byrosė Politike tė datės 17 dhjetor tė vitit 1981, ku gjykohej Mehmet Shehu. Mbledhjen e kishte hapur Enver Hoxha, i cili kishte ftuar anėtarėt e Byrosė tė flisnin hapur dhe tė gjykonin Mehmet Shehun dhe gabimet e tij, duke i cilėsuar kėto si shkelje tė rėnda tė vijės sė partisė e me pasoja pėr tė po tė mos ishin marrė masat. Pas tij, fjalėn e mori Simon Stefani, ish-sekretar i KQ tė PPSH, i cili i dėnoi gabimet e Mehmetit, qė i cilėsoi tė rėnda, ai u shpresh gjithashtu se nuk ishte dakord me autokritikėn e Mehmetit, qė thoshte se gjoja ishte njė veprim i nxituar dhe nuk kishte tė bėnte me qėllime kundėr vijės sė partisė. Ai propozoi qė atij t“i jepej njė vėrejtje e rėndė. Lenka Ēuko kishte thėnė se Mehmeti nuk ishte i sinqertė me partinė dhe autokritika e tij nuk kishte qenė e sinqertė. Ajo e kritikoi Shehun pėr sjelljen dhe veprimet e tij, duke i cilėsuar ato nė kundėrshtim me vijėn e partisė, se bėnte pazarllėqe me armiqtė, imperializmin, zbut luftėn e klasave etj. Ajo ishte dakord me masėn qė propozonte Simon Stefani. Adil Ēarcani e kritikoi ashpėr veprimin e Mehmetit pėr fejesėn e djalit tė tij me vajzėn e Turdive. E quajti atė si njė veprim me rrezik. E kritikoi Mehmetin edhe pėr tendencė kulti etj. Manush Myftiu e kishte kritikuar Kryeministrin pėr gabimet e tij rreth fejesės sė djalit. Ai e cilėsoi autokritikėn e tij jo tė thellė. E mė pas kishte thėnė se pėr masėn do tė vendoste pasi ta dėgjonte edhe njėherė autokritikėn e Mehmetit. Ramiz Alia kishte diskutuar gjatė dhe kishte thėnė se nuk ishte i rastit gabimi i Mehmetit pėr fejesėn e djalit, madje ai kishte pėrmendur atje edhe disa gabime tė luftės, gjoja tė mosdrejtimit tė mirė, kultit tė individit, unit e tė tjera. Edhe ky kishte qenė dakord me masėn e propozuar. Rita Marko e kishte kritikuar, por dukej qė nuk ishte pėrgatitur, ndaj dhe nuk fliste rrjedhshėm. Kadri Hazbiu kuptohej qė kishte qenė i tensionuar, ai kishte folur jo i qetė, kishte kritikuar Mehmetin pėr fejesėn e djalit dhe mė pas i kishte thėnė se kishte ndryshuar dhe nuk kishte besim te partia. Ai i kishte pėrmendur pretendimet e Mehmetit pėr kontrollin e telefonave apo dhe se fėmijėt nuk ishin nė rregull se frekuentonin tavernat, ku janė tė huajt, se visheshin jo mirė. I kishte thėnė gjithashtu se Mehmeti nuk i kishte pritur mirė kėto vėrejtje. Hekuran Isai nuk kishte qenė nė mbledhje, pasi i kishte vdekur e ėma, por megjithatė ishte lexuar diskutimi i pėrgatitur nga ai. Nė fund e kishte marrė fjalėn Enver Hoxha dhe kishte thėnė se, ngaqė ishte vonė, mbledhjen e mbyllnin. Ai nuk kishte harruar tė thoshte se shokėt e Byrosė kishin pasur tė drejtė pėr autokritikėn e dobėt tė Mehmetit dhe se ky i fundit duhej tė thellohej mirė nė ato qė do tė thoshte. Kėtu mbledhja ishte mbyllur...
     
    .
  14. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    Si i morėt nė pyetje familjarėt e Mehmet Shehut?

    Sipas planit tė hartuar dhe me miratimin nga ministri i Brendshėm dhe udhėheqja e KQ tė PPSH, unė, nė prani tė punėtorit operativ, qė merrej me sigurimin e familjes Shehu, do tė thėrrisja njė e nga njė tė gjithė pjesėtarėt e kėsaj familjeje. Ky veprim u bė nga fundi i muajit dhjetor. Nė njė nga zyrat e kėshillit thirra Fiqretin, nė prezencė siē thashė tė punėtorit operativ, i cili nuk dinte gjė rreth qėllimit pse merreshin nė pyetje familjarėt. E pyeta gruan e ish-kryeministrit pėr fejesėn e djalit tė saj, Skėnderit. Ajo mė tha se pėr njohjen e djalit me Silva Turdiun, e kishin mėsuar nė korrik tė vitit 1981, kur ishin nė plazh, nė Durrės. Sipas saj, Skėnderi e kishte njoftuar tė atin se njihte njė vajzė e do tė fejohej me tė. Mehmeti, sipas saj, e kishte pyetur se kush ishte ajo vajzė, e bija e kujt. I biri ishte pėrgjigjur pyetjeve tė tė atit dhe i kishte thėnė madje se kishte dajė tė arratisur. Mehmeti i kishte thėnė se duhet tė pyesnin. Fiqreti tregoi se i biri ia kishte thėnė mė parė edhe asaj dhe e kishte porositur se pėr kėtė problem duhet tė bisedonte me tė atin. Ajo i kishte sqaruar tė birit se vajza kishte dajė Arshi Pipėn, tė arratisur, ndaj ai duhet tė bisedonte me Mehmetin. Mehmeti, po sipas deponimit tė Fiqretit, kishte thirrur Feēorr Shehun, ministrin e Brendshėm, pėr kėtė ēėshtje. Feēorri ishte pėrgjigjur se duhej pyetur. Mė vonė ministri i Brendshėm i kishte sjellė tė dhėna Mehmetit pėr familjen Turdiu. Ajo nė vijim tha se Silva, si vajzė ishte shumė e mirė, ishte studente nė Universitetin e Tiranės dhe njėkohėsisht sportiste, volejbolliste nė Klubin Sportiv “Dinamo”. Sipas saj, i ati i saj ishte njeri i nderuar, pedagog nė Universitet dhe se ishte nderuar me ēmimin e “Republikės”, pėr kontributin si mėsimdhėnės. Dy xhaxhallarėt e Silvės, ishin larguar me kohė nga vendi ynė, por nuk kishin aktivitet kundėr Shqipėrisė. Fiqreti nuk harron tė shpjegojė: “kur Mehmeti i tha Feēorrit se si tė bėnte, ta jepte pėlqimin apo jo pėr fejesėn, ky i fundit iu pėrgjigj se duhet tė pyeste partinė. Pas kėsaj, Mehmeti u nxitua dhe e dha pėlqimin e fejesės, qė u bė nė fillim tė shtatorit tė vitit 1981, nė shtėpinė e re. Erdhėn pėr vizitė dhe Enveri, Nexhmija dhe fėmijėt e tyre. Ishte prezent edhe Neli (Skėnderi) dhe Silva. Duallėm sė bashku edhe nė fotografi. Pas tre-katėr ditėsh e thirri Enveri Mehmetin dhe i tha se ishte bėrė gabim kjo fejesė, se ishte zbutur lufta e klasave, ishte shkelur vija e partisė dhe prandaj duhet tė prishej. Skėnderi dhe Silva ishin nė Greqi. Silva kishte shkuar me skuadrėn e volejbollit, pėr njė ndeshje, kurse Skėnderi do tė shkonte prej andej nė Suedi, ku studionte. U thirrėn tė dy tė ktheheshin nė Shqipėri. Mehmeti i shqetėsuar i tha Skėnderit se kishim bėrė gabim pėr fejesėn, prandaj duhej tė prishej dhe u prish. Mehmeti kishte shumė debulesė pėr Skėnderin. Ai ishte shumė i shqetėsuar pėr tė, pasi kishte frikė se mos pėsonte ndonjė gjė, se ishte dhe i sėmurė. Prishja e fejesės e tronditi djalin, aq sa ai nuk donte tė kthehej nė Suedi pėr studime. Atė e thirri madje dhe Enveri, i cili e kishte kėshilluar, i kishte thėnė fjalė tė ngrohta qė tė mos shqetėsohej. Kėshtu u veprua, u bė gabim dhe e nxituar nga ne ajo fejesė”.

    Ēfarė tjetėr iu tha Fiqreti kur e thirrėt pėr ta pyetur?

    Pasi sqaruam ato qė kėrkoja, Fiqreti mė tha se nė shtepinė qė kishin pasur nė bllok, nė Tiranė, kishin lėnė nga ikja e nxituar disa orendi dhe plaēka tė tyre. Edhe veshmbathje. M“u lut qė t“ia sillja kėto sende, pasi ishin personale. Nė tė vėrtetė, kėto sende ishin nė njė sėnduk, por Hekuran Isai, ish-ministėr i Brendshėm nė atė kohė, nuk pranoi qė t“u jepeshin. Mė pas, ajo m“u ankua pėr ngushtėsinė e hapsirės sė banimit dhe mė kėrkoi ndihmė qė tė sistemohej nė njė apartament dy dhoma e njė kuzhinė. Nė fakt ishte planifikuar qė me tė mbaruar ndėrtimi i njė apartamenti tė ri nė qendėr tė Belshit, familja Shehu do tė sistemohej aty dhe kjo banesė do tė pajisej me mjetet e pėrgjimit. I thashė Fiqretit se kjo gjė do tė ndodhte shumė shpejt pas pėrfundimit tė atij pallati. Ata nuk hynė nė katė hyrje, edhe pse ishte planifikuar nga pushteti lokal, pasi u arrestua Fiqreti dhe Skėnderi.

    Po Skėnderi, djali i Mehmetit, ēfarė ju deponoi rreth fejesės sė tij me vajzėn e Turdive?

    Pėr fejesėn, ai mė tha se, sė pari, atij i kishte pėlqyer Silva, ndėrsa shkonte tė shihte me shokė ndeshjet e volejbollit nė pallatin e sportit. Konkretisht u shpreh: “Dhe fėmijėt e Hysniut dhe vajza e Enverit ma lavdėruan Silvėn. Njė ditė e kapa vetė dhe bisedova me tė me qėllim pėr t“u fejuar. Ajo nuk deshi fillimisht dhe mė tha se kishte njerėz tė arratisur, ndėrsa unė isha djali i Kryeministrit. Unė iu vardisa, insistova. Problemin e njerėzve tė saj ma kishin thėnė edhe tė tjerė, por unė ngula kėmbė. E kam ndaluar Silvėn disa herė nė rrugė. Ajo nė fillim ka refuzuar, por mė pas duke parė dhe kėmbėnguljen time, pranoi. Nė muajin korrik apo gusht, kur ishim nė plazhin e Durrėsit, unė i thashė Fiqretit pėr kėtė vajzė, dhe ajo mė tregoi se e njihte nėnėn e saj, pasi kishin qenė sė bashku nė shkollė. Megjithatė, ajo mė drejtoi tė bisedoja pėr kėtė punė me tim at, Mehmetin. I thashė babait pėr kėtė vajzė dhe se kisha qėllime tė fejohesha me tė. I tregova gjithashtu se kishte njerėz tė arratisur nga tė afėrmit e familjes sė saj. Mehmeti u gėzua shumė qė unė vendosa tė fejohesha, por mė tha se do tė pyeste Feēorrin pėr familjen e saj dhe e pyeti. Feēorri i tha se si familje ishte e mirė, dhe vajza po kėshtu, por kishin njerėz tė arratisur. Babai i kėrkoi mendim se si tė bėnte, ndėrsa ky i tha tė pyeste partinė. Pas tre-katėr ditėve, Mehmeti mė thirri dhe mė dha aprovimin pėr t“u fejuar me Silvėn. U la qė shpalljen e fejesės do ta bėnim mė 1 shtator, kur do tė hynim nė shtėpinė e re, qė ishte zgjerim i sė vjetrės. U bė fejesa. Erdhėn pėr tė uruar Enveri dhe Nexhmija. Kėta e dinin se kush ishte familja e Silvės, pėrpara se tė vinin nė shtėpinė tonė e tė na uronin pėr fejesėn. Ata e dinin se daja i saj ishte arratisur. Nexhmija e njihte nėnėn e Silvės, sepse kishin qenė sė bashku nė shkollėn femėrore, po atėherė nuk thanė gjė. Mė vonė thanė se familja e Silvės ishte e deklasuar e tė tjera si kėto”.

    Po pėr prishjen e fejesės…

    Skėnderi nuk mund tė mos pyetej edhe pėr prishjen e fejesės. Ai ishte djalė i mirė dhe nuk gėnjente. Nuk mundohej tė fshihej. Mė pas ai vijoi: “Tri-katėr ditė pas fejesės, skuadra e Dinamos do tė nisej pėr njė ndeshje nė Greqi. Shkova edhe unė atje sė bashku me Gani Kodrėn, shoqėruesin, me tė cilin nga shteti fqinj do tė shkonim nė Suedi. Nė Greqi qėndruam njė apo dy ditė. Aty mė erdhi lajmi nga familja se duhet tė kthehesha menjėherė nė Tiranė me gjithė Silvėn. Ndjeva se diēka jo e mirė kishte ndodhur. Kur mbėrritėm, Silva shkoi nė shtėpinė e saj dhe unė nė timen. Mė priti mamaja. Ajo ishte shumė e mėrzitur. Kur e pyeta se ē“kishte ndodhur, ajo mė tha se duhet tė bisedoja me tim at. E takova Mehmetin. Ai i mėrzitur dhe me keqardhje mė tha se kishim bėrė gabim me fejesėn, se ajo duhet tė prishej. Mė tha, gjithashtu, se e kishte thirrur edhe Enver Hoxha, i cili i kishte thėnė se ishte bėrė njė fejesė me njerėz tė deklasuar, se ishte zbutur lufta e klasave dhe prekej vija e partisė e tė tjera. I thashė se e kisha pyetur dhe ai mė kishte dhėnė pėlqimin. Po, mė tha, por ishte nxituar. U mėrzita shumė i thashė se nuk kthehem nė Suedi. Babai mė mbante afėr. Ai kishte frikė se mos mė ndodhte gjė, pasi kishte debulesė pėr mua, duke ditur se isha dhe i sėmurė. Mė vonė mė thirri dhe Enver Hoxha. Mė priti mirė. Mė kėshilloi, duke mė thėnė se u bė njė gabim, qė ishte korrigjuar dhe se duhet tė kthehesha nė Suedi pėr studime. Me tha fjalė tė mira dhe tė ngrohta”.

    Si e shpjegoi Skėnderi prishjen e fejesės?

    Ai mė tha se kėtė e kishte biseduar me Mehmetin dhe kishin vendosur qė Silva tė shkonte nė shtėpinė e Ali Ēenos, ish-shoqėrues i Kryeministrit, dhe aty ky do t“ia thoshte prishjen e fejesės. Nė vazhdim Skėnderi shprehet: “Kėshtu u bė. Shkuam nė shtėpinė e Ali Ēenos dhe atje i thashė se do tė prishej fejesa. I thashė edhe shkaqet. Ajo qau dhe mė tha se ishte treguar e sinqertė me mua, pra m“i kishte thėnė tė gjitha rreth familjes sė saj e nuk mė kishte fshehur asgjė. I thashė gjithashtu se kjo nuk varej nga unė e nuk ishte dėshira ime qė tė ndaheshim, por se kėshtu thoshte dhe kėrkonte i madhi i partisė. Kėshtu u ndamė, por kisha njė brengė tė madhe nė zemėr. U nisa nė Suedi bashkė me Gani Kodrėn. Kur mbėrrita atje ēdo ditė mė merrte nė telefon Mehmeti dhe Fiqreti. Babai kishte merak pėr shėndetin tim dhe pėr kėtė porosiste shpesh edhe Ganiun. Babai mė ka dėrguar edhe letra, ku mė kėshillonte dhe mė thoshte vazhdimisht se bėmė gabim me atė fejesė. Mbas prishjes sė fejesės nuk ishte mė Mehmeti i parė. Ra shumė moralisht”.

    Ēfarė ndodhi mė pas?
    Pas Skėnderit, pyeta Marjetėn, gruan e Bashkim Shehut. Ajo ishte vajza e njė shoferi nė Durrės, qė quhej Lefter, me origjinė nga Bregu. Marjeta ishte mjaft e zgjuar, vazhdonte studimet pėr gjuhė tė huaj nė Universitetin e Tiranės. Njihej nė Tiranė si njė grua e modės e vishej nė njė mėnyrė qė i bėnte sfidė kohės. I kėrkova sqarime rreth fejesės sė Skėnderit me Silvėn dhe ajo m“u pėrgjigj: “Unė dhe im shoq, Bashkimi, mėsuam rreth saj vetėm pak ditė pėrpara se tė shpallej kjo fejesė. Ne nuk pėrfilleshim shumė nė shtėpi, pasi na quanin tė rinj dhe tė papjekur”. Mė pas, ajo foli dhe pėr ceremoninė kur kishin shkuar krushqit me tortė tė madhe, pėr gjendjen e zymtė qė u krijua nė shtėpi pas prishjes sė fejesės. “Mbas kėsaj Mehmeti ra shumė moralisht, pothuajse u tjetėrsua. Ai u sėmur parė kongresit nga zemra dhe nuk bėnte mė stėrvitje me biēikletė. Fliste pak dhe bėnte biseda vetėm me Fiqretin dhe djalin e madh, Vladimirin. Gjendja nė shtėpi dita- ditės bėhej mė e rėndė. E kisha tė qartė qė kjo gjendje do tė shpėrthente”, vijoi Marjeta. Tri ditė pėrpara se tė vinte Viti i Ri 1982, isha nė Belsh, sė bashku me Gėzim Hilėn dhe interesoheshim pėr pėrfundimin e ndėrtesės ku do tė vendoseshin familjarėt e Mehmetit. Nė kėtė kohė erdhi nga Dega e 8-tė e Ministrisė sė Brendshme, N.Z., qė merrej me internim-dėbimet nė kėtė sektor. Ai na tha se familja e Mehmetit, me vendim nga lartė, do tė internohej kėtu nė Belsh. Deri nė atė kohė nuk ishte marrė ndonjė masė e tillė. I ardhuri nga Tirana pėr kėtė problem thirri Fiqretin dhe fėmijėt e saj dhe nė prezencė tė kryetarit tė Kėshillit tė Belshit, u komunikoi atyre vendimin e internimit. Ai u caktoi edhe zonėn e kufizuar ku mund tė lėviznin. Internimi i tyre ishte parathėnia e arrestimit tė mėvonshėm tė Fiqretit dhe Skėnderit. Ata nuk vinte askush t“i vizitonte nė Belsh, me pėrjashtim tė babait tė Marjetės, i cili kishte ardhur dy a tri herė me motoēikletė dhe madje qėndronte shumė pak atje. Edhe i shoqi i Marjetės, Bashkimi, djali i Mehmetit, u pyet. Ai dukej njeri i parrahur me jetėn. Kishte bėrė njė jetė liberale, pa kokėēarje. Ishte njeri i padjallėzuar. Ai nė sqarimet e tij rreth fejesės sė tė vėllait dhe prishjes sė saj tha: “Pas prishjes sė fejesės, babai ishte krejt i rėnė. Nuk ishte as hija e Mehmetit tė mėparshėm. Ai nuk mė linte tė dilja mė jashtė natėn nga shtėpia, sidomos kur Kadriu i kishte thėnė se unė e ime shoqe frekuentonim klubet e natės. Babai kishte njė si frikė dhe nė darkė kontrollonte dyert e shtėpisė nėse ishin tė mbyllura. Babai nuk ishte dakord pėr shumė masa qė ishin marrė pas vitit 1966 dhe sidomos pėr goditjen e grupit tė ushtarakėve dhe atyre tė ekonomisė. Kėtė unė e kisha dėgjuar nė darkė, kur hanim bukė, e kur shkėmbente ndonjė bisedė me mamanė dhe vėllanė, Vladimirin. Ideali i babait ka qenė qė ta bėnte Shqipėrinė si vendet Nordike, sidomos si Suedia. Mehmeti nervozohej shumė kur bėhej ndonjė miting apo manifestim. Ai nuk i duronte dot brohoritjet dhe ishte kundėr adhurimit tė tė madhit”. Bashkimi sqaroi dhe marrėdhėniet e tij me Ismail Kadarenė, duke thėnė se kishte miqėsi me tė dhe se kjo miqėsi ishte forcuar pas vitit 1973. Ata venin edhe nė shtėpitė e njėri-tjetrit. Ismaili kishte ndikuar shumė te Bashkimi, sidomos pėr pikėpamjet e tij mbi artin. Tė dy preferonin shkrimtarėt si Kamy, Sartrin e tė tjerė”. Kėshtu u mbyll viti 1981, plot telashe dhe shqetėsime. E shikoja me shumė keqardhje kėtė familje, viktimė tjetėr tė Hoxhės...
     
    .
  15. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Ēfarė tha Marjeta, nusja e djalit tė ish-kryeministrit pėr natėn e vdekjes sė vjehrrit tė saj?

    Duke e pyetur pėr ngjarjen e Mehmetit, Marjeta tha se atė natė ishte nė studion e Bashkimit nė katin e tretė tė shtėpisė dhe se kishte qėndruar atje deri vonė. Mė tej vazhdoi: “Kur zbrita nė katin e dytė, rreth orės 24.00, gjeta nė korridor, para dhomės sė Mehmetit, djalin e madh Ladin me tė shoqen, Bardhėn. Ata ishin tė shqetėsuar. I pyeta se ē’kėrkonin aty dhe mė thanė se Bardha, qė ishte shtatzėnė, ishte pak pa qejf. M’u duk se dera e dhomės sė Mehmetit ishte pak e hapur dhe nė dhomėn e tij kishte dritė. Unė shkova nė dhomėn time qė ishte nė anėn tjetėr tė dhomave tė Fiqretit dhe Mehmetit. Nuk dėgjova asgjė natėn. Nė mėngjes shkova nė shkollė dhe rreth orės 08.30 erdhėn e mė morėn. Mė thanė se djali ishte pak pa qejf. Kur mbėrrita nė shtėpi gjeta kujėn, po qanin. Aty mėsova se Mehmeti kishte vrarė veten.

    Si u bė arrestimi i Fiqretit dhe Skėnderit?

    Nė fillim tė muajit janar tė vitit 1982 u arrestua nė Belsh Fiqret Shehu dhe djali i saj, Skėnder Shehu. Mė ka mbetur nė kujtesė ajo ditė, pasi isha atje sė bashku me G.H. dhe punėtorin operativ qė ishte ngarkuar me ruajtjen e familjarėve tė ish-kryeministrit. Asnjė nga ne nuk kishte dijeni pėr arrestimin e tyre, por kjo nuk do tė thoshte se ishte njė gjė qė s’pritej. Propaganda e madhe qė u bė nė atė kohė kundėr Mehmetit, si gjoja poliagjent, kėtu do tė gjeneronte, pra nė arrestimin e njerėzve tė tij. Kishin ardhur nga Tirana njė grup operativ dhe hetues tė Drejtorisė sė Hetuesisė. Ata arrestuan Fiqretin dhe Skėnderin nė qendėr tė Belshit. I hipėn nė makina veē e veē dhe u nisėn pėr nė Tiranė. Kėtė ngjarje e panė tė gjithė njerėzit qė ishin atje. Megjithatė, ata ndenjėn indiferentė. Askush nuk duartrokiti apo thirri “poshtė armiqtė”. Komentet rreth kėsaj ngjarjeje bėheshin vesh mė vesh. Nė shtėpinė ku banonte Fiqreti dhe fėmijėt qėndruan hetuesit me nė krye R.L. Kur hyra nė shtėpi, pashė se aty hetuesit po kontrollonin gjithandej. Bashkim Shehu dhe e shoqja, Marjeta, ishin shumė tė tronditur dhe tė hutuar. Vajza e tyre 2 vjeē ishte shtrirė nė dysheme dhe po qante me tė madhe. Edhe djali pak mė i madh ishte strukur nė njė cep tė shtėpisė dhe qante. U thashė prindėrve tė tyre tė merreshin me ta dhe t’i linin tė qetė hetuesit. Mė kujtohet se me kėtė rast u vendosėn edhe mjetet e pėrgjimit me porosi nga lart, nė kuzhinėn ku banonin Bashkimi dhe Marjeta, pasi dhoma tjetėr, me ato pak orendi tė Fiqretit, do tė mbyllej. Mė kujtohet se nga inēizimi nuk doli ndonjė gjė e madhe, pasi, ata, burrė e grua, qanin hallin me njėr-tjetrin se si do t’ia bėnin me fėmijėt, apo me tė ardhurat qė nuk u mjaftonin. Pas arrestimit tė Fiqretit dhe Skėnderit, na thėrret nė zyrė Feēorr Shehu, i cili ishte ministėr i Brendshėm dhe nė prezencė tė Kadri Hazbiut na tha se, unė, E.GJ., S.M., dhe P.D., do tė ishim nė grupin e hetimit tė dy tė pandehurve. Hetimet u zhvilluan nė aneksin e Burgut 313, atje ku u zhvilluan edhe hetimet ndaj ushtarakėve dhe kuadrove tė lartė tė ekonomisė.

    Ka qenė grupi hetimor nė shtėpinė e Mehmetit, pas vdekjes sė tij?

    Po. Gjatė kohės qė zhvilloheshin hetimet ndaj Fiqretit dhe Skėnderit, ne, grupi hetimor, shkuam disa herė nė shtėpinė ku kishte banuar Mehmeti, se mos gjenim ndonjė material pėr akuzė ndaj tė pandehurve, apo gjithė familjes sė tij. Qarkulluan atėherė shumė fjalė, sikur vila ku banonte Mehmeti ishte shumė luksoze, pėrrallore, por kėto ishin gėnjeshtra fund e krye. Nė shtėpinė e tij nuk kishte ndonjė gjė tė jashtėzakonshme. Pajisja e shtėpisė ishte bėrė e gjitha me mobilje tė prodhuara nė vend, natyrisht me cilėsi tė mirė, pronė e shtėpisė sė pritjes. Nė shtėpinė e vjetėr banonin fėmijėt, dy djemtė e Mehmetit, Vladimiri dhe Bashkimi, me familjet e tyre. Kishin nga dy dhoma me mobilje tė zakonshme dhe kėto tė shtėpisė sė pritjes. Nė katin e parė tė shtėpisė sė re qė, nė fakt, ishte njė zgjrim i shtėpisė sė mėparshme, ishte njė dhomė me kolltuqe tė kombinatit “Misto Mame”, ku ndodhej vetėm njė televizor me ngjyra pėr tė gjithė familjen. Karshi kėsaj ishte dhoma e ngrėnies dhe ngjitur me kėtė dhomė tė thjeshtė ishte njė kuzhinė e pajisur me sobė e frigorifer dhe orendi tė tjera tė zakonshme. Nė korridor ishin banjat dhe mė tej njė derė jo e madhe qė tė nxirrte prapa shtėpisė. Po aty fillonte edhe njė tunel i nėndheshėm qė dilte nė garazhin e makinave tė Mehmetit. Ky tunel nuk ishte mė i gjatė se 150 metra. Nė tė majtė tė hyrjes sė vilės sė re ishte studioja ose salla e pritjes ku Kryeministri zhvillonte edhe ndonjė mbledhje me vartėsit. Kjo ishte njė dhomė e madhe me oxhak, me njė tavolinė nė mes dhe disa kolltuqe tė kombinatit “Misto Mame” anash. Nė katin e dytė tė vilės flinte Mehmeti dhe ngjitur me tė Fiqreti. Lart nė katin e tretė, apo papafingo, ishte studio e Bashkimit, e pajisur me mjaft libra dhe orendi tė mira. Kur hymė nė dhomat e fėmijėve tė Mehmetit nė vilėn e vjetėr, pamė pėr tokė lapsa me ngjyra tė fėmijėve, kukulla dhe sende tė tjera. Dukej se ata kishin ikur shpejt e shpejt, madje me urgjencė nga shtėpia.

    Bėtė kontroll nė dhomėn e ish-kryeministrit?

    Patjetėr qė po. Nė dhomėn ku flinte Mehmeti ishte njė krevat dopio dhe nė kokėn e krevatit ishte vendosur njė radio e pėrmasave tė vogla. Ajo ishte njė radio marrėse dhe me sa mė kujtohet ishte e njė marke tė njohur. Nė fund tė dhomės ishte njė biēikletė e montuar, ku bėnte stėrvitje Mehmeti. Nė krahun e djathtė nė fund tė dhomės ishte tualeti, ndėrsa nė tė majtė garderoba e Mehmetit. Pastaj vinte dera qė tė ēonte nė studion e tij, e pajisur me shumė orendi dhe mjaft libra. Lart nė papafingo ishte vendosur antena e radios, qė ishte e lidhur me njė kabėll qė pėrfundonte tek ajo, pėr tė pėrforcuar valėt. Pėr kėtė antenė u bė zhurmė e madhe nga Hekuran Isai dhe Enver Hoxha sikur dhe u interpretua se kjo antenė ishte e montuar pėr njė radio marrėse e dhėnėse, me tė cilėn Mehmeti gjoja lidhej me agjenturat e huaja. Kėtė antenė e fotografuam edhe ne hetuesit. Mbaj mend se kėsaj radioje iu bė analiza edhe nė laborator dhe doli se ajo ishte vetėm marrėse dhe jo dhėnėse. Ekzistenca e kėsaj radioje i shėrbeu Enver Hoxhės pėr tė mashtruar opinionin publik.

    Cili ėshtė mendimi juaj pėr vdekjen e Mehmetit?

    Unė nuk kam qenė me grupin e ekspertėve pėr tė verifikuar ngjarjen nė ishte vrasje apo vetėvrasje, por kisha parė fotografitė e bėra nga ky grup ekspertėsh. Sipas fotografive, Mehmeti ishte nė krevat i shtrirė. I veshur me njė kėmishė tė bardhė dhe me syze, me dorėn e djathtė tė shtrirė mbi krevat. Pak larg dorės sė tij tė djathtė ishte njė pistoletė e tipit “Makarov”. Sipas ekspertėve ajo ishte dhe arma me tė cilėn ishte bėrė goditja vdekjeprurėse. Mehmeti kishte njė njollė tė zezė nė anėn e djathtė tė gjoksit, nė zemėr. Isha kurioz tė shihja krevatin ku ishte gjetur i vdekur Mehmeti. Kur vajta nė dhomėn e tij nė pėrbėrje tė grupit hetimor, me shumė kujdes, pasi mbikqyreshim nga punonjėsi i Komitetit Qendror qė na shoqėronte dhe mbante ēelėsat e shtėpisė sė Mehmetit, pashė nėse kishte shenjė plumbi nė dysheme, poshtė krevatit tė Mehmetit. Pashė gjithashtu edhe dyshekun, por as atje nuk konstatova gjurmė plumbi. Nuk pashė as gjak nė dyshek apo nė dysheme. Kjo mė bėri tė dyshoj rreth vetėvrasjes, duke iu referuar vendit ku ishte fiksuar i shtrirė nė fotografi. Mbi njė karrige nė fund tė krevatit tė Mehmetit ishte njė kėmishė dhe pizhamat e tij. Po ashtu, atje, nė fund tė krevatit, ishte dhe njė gotė, e cila dukej se kishte qenė me ēaj. A bėri vetėvrasje Mehmeti apo e vranė? A e vranė nė studio dhe e sollėn ashtu tė vdekur nė dhomėn e gjumit? A e helmuan mė parė dhe pastaj shtinė mbi tė nė zemėr pėr tė vėrtetuar vetėvrasjen? Duke u nisur nga disa fakte kam pasur gjithmonė dyshim pėr vetėvrasjen e tij. Pėrse nuk kishte gjak mbi kufomėn dhe nė vendin e vrasjes, krevat, dysheme. Kisha asistuar nė vendngjarje nė dy vetėvrasje dhe kam parė se aty vendi ka qenė i mbytur nė gjak. Edhe Ali Ēeno, kur u takova me tė nė burg mė tha se kur kishte hyrė nė dhomėn e Mehmetit, ditėn e vrasjes, nuk kishte parė gjak nė gjoks, por njė njollė tė zezė. Tė ēudit fakti se pse nuk u bė autopsia e kufomės. Pėrse ish-ministri i Shėndetėsisė, Llambi Ziēishti, qė bėnte pjesė nė grupin e ekspertėve, tha se nuk ėshtė vetėvrasje dhe, megjithėse e tėrhoqi mė vonė kėtė shprehje nga presioni nuk i shpėtoi vdekjes. Nuk mund ta linte tė gjallė Enveri njė dėshmitar tė tillė.

    A ėshtė pyetur personeli pėr vdekjen e Mehmet Shehut?

    Sigurisht qė po. Njė ditė sė bashku me E.Z. qė bėnte pjesė nė grupin operativ pėr tė grumbulluar materiale pėr Mehmetin dhe familjen e tij, u ngarkuam nga drejtuesit e Ministrisė sė Brendshme qė tė pyesim edhe personelin qė shėrbente nė shtėpinė e Mehmetit. Personeli qė kishte shėrbyer atje ishte mjaft i shqetėsuar dhe i frikėsuar, ndaj dhe u krijuam ambient qė tė shpreheshin lirshėm. I pari u pyet kuzhinieri. Ai na tha: “Atė natė qė erdhi Mehmeti nga mbledhja e Byrosė, kisha gatuar qofte me lėng dhe diēka tjetėr, por Mehmeti nuk deshi tė hajė dhe pjata e gjellės nuk ishte prekur”. Shumica e personelit nuk kishte se ēfarė tė thoshte. Sidomos gratė e personelit folėn pėr disa sjellje jo tė mira tė Fiqretit. Tė gjithė ata na thanė se pas prishjes sė fejesės, nė shtėpinė e Mehmetit kishte rėnė dėshpėrimi. Mehmeti ishte sėmurė. Nuk dilte mė pėr gjah. Qė nga shtatori ai kishte shkuar vetėm dy herė pėr gjueti, kur dihej se mė parė Mehmeti shkonte ēdo javė. Gjithashtu, punonjėsit e personelit deklaruan se Fiqreti dhe Mehmeti ishin shumė tė shqetėsuar sidomos pas mbledhjes qė ishte bėrė nė shkollėn e partisė, ku ishte dėnuar Fiqreti pėr fejesėn e djalit. Atje ishte kėrkuar edhe shkarkimi i saj nga posti i drejtorit tė kėsaj shkolle. Po punonjės tė personelit mė thanė se tė dy burrė e grua, Mehmeti e Fiqreti, shkonin lart nė katin e dytė tė shtėpisė dhe aty diē bisedonin. Atje nuk shkonte njeri t’i bezdiste, qofshin kėta edhe fėmijėt e tyre. Sipas punonjėsve, Mehmeti ēdo mbrėmje shkonte e kontrollonte nėse ishin dy dyert e jashtme, sidomos dera prapa shtėpisė, e pastaj hynte nė dhomėn e tij tė gjumit. Pjesėtarėt e personelit tė shėrbimit na thanė se nė shtėpinė e Mehmetit vinin njerėz tė ndryshėm sė bashku me Bashkimin dhe Marjetėn, qė rrinin deri natėn vonė, kjo ndodhte kur nuk ishte Mehmeti nė shtėpi.

    Po nė Ministrinė e Brendshme ē“bėhej?

    Nė janar tė vitit 1982, kishin ndodhur ndryshime nė Ministrinė e Punėve tė Brendshme. Feēorr Shehu u shkarkua si ministėr me pretekstin pse nuk kishte njoftuar partinė pėr fejesėn e djalit tė Mehmetit. Ai u caktua zėvendėsministėr dhe do tė mbulonte kufirin dhe prapavijėn e ministrisė. Ministėr u emėrua Hekuran Isai. Kėtu filloi goditja e kuadrove tė shėndosha. Kjo ishte katastrofa mė e madhe nė kėtė dikaster. Nė shkurt tė vitit 1982 u arrestua ish-ministri i Brendshėm, Feēorr Shehu. Kėtu nisi dhe lufta kundėr simpatizantėve tė tij. U shkarkua nga detyra Drejtori i Drejtorisė sė Hetuesisė, Elham Gjika, nėn akuzėn se kishte bėrė shkelje tė rėnda. Nuk ishte arrestuar Kadri Hazbiu ende, kjo dukej si politikė e hollė e Enver Hoxhės, pėr tė treguar se nuk kishte gjė me tė, pėr t“ia ngrėnė mė vonė kokėn edhe atij siē ia hėngri Mehmetit. U shkarkua nga detyra drejtori i Sigurimit, Kadri Gojashi, qė fillimisht u emėrua kryetar i Degės sė Punėve tė Brendshme nė Gramsh, pėr t“u ēmobilizuar mė pas. U nxorr nė lirim kryetari i Degės sė pestė Dhimitėr Bonata e tė tjerė. Nisėn intrigat edhe ndaj meje, dhe po atė vit u arrestova sė bashku me Elham Gjikėn dhe Lirim Pėllumbin.

    Kristofor Martiro, ish-oficer i lartė i Sigurimit tė Shtetit, U arrestova nė 13 prill tė vitit 1982, pasi ishte arrestuar Feēorr Shehu. U akuzova fillimisht pėr tradhti ndaj atdheut
     
    .
30 replies since 25/1/2010, 14:11   10995 views
  Share  
.