Mehmet Shehu - Histori

dhe Drama e Familjes

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Leter nga ferri per Nexhmije Hoxhen
    Nga Bashkim Shehu
    Merr: Nexhmije Hoxha, Pularia e Laprakes Tirana, ALBANIA


    Zonje,

    Meqe nuk kam rruge tjeter per te sqaruar disa ceshtje me ju, po ju dergoj kete leter nepermjet gazetes "Korrieri". Si ndonja 2 vjet te shkuara, ju jam lutur, po nepermjet "Korrieri", qe te vertetoni se me cilat sherbime agjenturore ka qene i lidhur im ate, Mehmet Shehu, qe te mund te kerkoja pastaj prej shteteve perkatese pension si familje deshmori. Prandaj dhe e prita me interes botimin e kujtimeve tuaja ne faqet e gazetes me te madhe te Shqiperise, mirepo mbeta i zhgenjyer, duke pare se ishin nje perifrazim i zgjeruar apo konspektim talmudik i nje kapitulli te nje libri te burrit tuaj, botuar ketu e njezeteca vjet me pare.

    Sidoqofte, mesova disa gjera te reja. Mesova, fjala vjen, se bashke me qendrimin karshi ish- kryeministrit paska ndryshuar edhe qendrimi juaj ndaj ish-dados sime, asaj plakes se huaj qe me ka rritur, se ciles ju i dedikoni nje vend te vecante ne kujtimet tuaja, si personazh me nje te kaluar misterioze. Dadoja ime duhet te kete qene vertet njeri i rendesishem, perderisa ju erdhet per te ngushelluar me rastin e vdekjes se saj po ashtu sikurse erdhi krejt Byroja Politike, me perjashtim te Enver Hoxhes, i cili u mjaftua te ngushellonte permes telefonit. Mos ndoshta qysh atehere kishte dyshime Enver Hoxha, edhe pse nuk qe hapur kasaforta e Hysniut? Po per dadon time, nuk pati ndonje dokument ne kasaforten e Hysniut? Ju pyes thjesht per kurreshtje, sepse dokumentet qe ju thoni se i keni gjetur atje ne lidhje me babane tim, ose BAB 008-en, nga nje per cdo agjenture te huaj, e shumta mund te vlenin si shembull sesi nuk duhet shkruar nje roman policesk. Por, nese te tilla dokumente do te kishin qene te vlefshme qe une t'u vertetoja shteteve te huaja se im ate u paska sherbyer dhe kesisoj te merrja pensionin e lartpermendur, e tere kjo histori me kasaforten e Hysniut mund te vlente edhe per ndonje manual bixhozi, per t'u mesuar bixhozcinjve si te nxjerrin nga menga apo nga diku tjeter cdo leter te nevojshme ne momentin e duhur.

    Edhe me interesante se ajo qe mora vesh lidhur me qendrimin tuaj ndaj dados sime, eshte se nuk paskam qene fare, asnjecike, viktime e regjimit qe drejtonte burri juaj, por, sic deshmoni ju, kam qene viktime e Ismail Kadarese. E di qe Kadareja shkruan libra, por nuk di qe te kete hartuar kodin tuaj penal, sipas te cilit njeriu futej ne burg per nje fjale goje. Do te ishte mire qe, sic me sqaruat mua, te sqaronit edhe ata dhjetra mijera te tjere qe, midis 1944-s dhe 1991-shit, personalisht ose nepermjet familjareve te tyre, kane vuajtur burgime, internime, tortura, pushkatime, varje, si dhe vrasjet e atyre qe tentonin te arratiseshin dhe qe u jane masakruar kufomat, dhe ekspozimin e kufomave te masakruara. Ju lutem t'i sqaroni njerezit, ne menyre qe, nese nuk ka pasur gisht fare pushteti juaj, ta dine kujt duhet t'i rendojne keto krime, se paku ne ndergjegje.

    Po interesant eshte edhe titulli i ketyre kujtimeve, "Nje miqesi e tradhtuar". Ky titull me solli nder mend faktin se peseshja e pare e grave komuniste ne Shqiperi, me sa shkruan burri juaj, perbehej, pervec jush, nga Fiqret Sanxhaktari, ose Shehu (fundi i se ciles dihet dhe nuk dihet, se vdiq ne burg ne rrethana ende te erreta), Drita Kosturi (e fejuara e Qemal Stafes, e cila e kaloi tere jeten si e perndjekur nga diktatura), Meriban Najdeni (gruaja e bashkevuajtesit tim, disidentit Xhavit Qesja, i cili beri mbi 30 vjet burg, ndersa Meribani, ndonese nuk u burgos, nuk eshte aspak ne anen tuaj, po ne anen e shoqeve te tjera te ketij grupi) dhe Liri Gega (e pushkatuar me foshnje ne bark). Si shpjegohet qe ju tradhtuan te gjitha? Nuk po i numeroj tere ata shoke tuajt qe u shpallen tradhtare te nje regjimi per te cilin kishin dhene kontributin e tyre, sa e sa anetare te Byrose Politike e te Komitetit Qendror, perfshi edhe disa qe, ndonese ne burg, prisnin e shpresonin dita-dites te shpalleshin "te pafajshem" prej Enver Hoxhes, viktimes se nje numri ca si teper shqetesues miqesirash te tradhtuara.

    Po me e rendesishmja qe mesova nga botimi i kujtimeve tuaja ne rubriken Nekropol, te gazetes me te madhe te vendit, konsiston ne dicka tjeter. Nuk eshte aspak e cuditshme, perkundrazi, me duket krejt e natyrshme qe ta kaloni pleqerine duke shkruar kujtime mbi jeten tuaj dhe njeriun e jetes suaj (ndonese me duket e cuditshme qe te shkruani nje liber te tere kujtimesh, tani ne pleqeri, mbi te afermit e mi, qe nga BAB 008-a e deri tek dadoja ime). Dhe eshte krejt normale qe ta gjeni ndonje botues. Por, qe libri juaj te promovohet si asnje liber tjeter, me nje hapesire prej sa e sa faqesh dhe per 2 jave te tera, ne gazeten me te madhe, kjo perben dicka qe nuk ka ndodhur ne asnje vend post-diktatorial. Po me sa duket, ne njefare kuptimi Shqiperia nuk eshte vend post-diktatorial. Me sa duket, ne njefare kuptimi keni te drejte kur fjalen DEMOKRACI e vini ne thonjeza, sikurse ne paraqitjen ose hyrjen e botimit te kujtimeve tuaja ne rubriken Nekropol (zaten, me ate fjale ne thonjeza mbyllet kjo hyrje, paraprire nga shenime redaktoriale me se te favorshme ne aspektin e komercialitetit). Pra, ky botim eshte shume domethenes, jo dhe aq per faktin qe ben te njohura kujtimet tuaja, sesa per nje pozicionim se prapthi ndaj historise nga ana e disave qe kane fuqi ndikimi mbi opinionin publik (nuk eshte i vetmi rast, dhe nuk eshte e vetmja gazete, por kjo e tanishmja u'a kalon se largmi te gjithave). Njerezit qe do t'i kujtonin me nje ndjenje tmerri e neverie bemat e nje pushteti, nuk mund te rendnin si manare mbas protagonisteve te tij per t'u kerkuar qe ata te tregojne gjere e gjate sa te mire kane qene, dhe se kane qene viktima te viktimave te veta. Dhe, sigurisht, cfare tjeter mund te pritej nga ju qe t'u tregonit? Ndersa une ju falenderoj qe me dhate rastin te shoh dicka te papare ne nje vend qe ka vuajtur nga diktatura.

    Edhe nje gje tjeter. Ju thoni se i keni ndjekur me emocion ato qe i quani "vetefajesime te familjes Shehu". Desha t'ju pyes, kur keni qene me e emocionuar dhe kur ka pasur me shume emocione e shqetesime ne zemer burri juaj BAB 007-a, ose thjesht 00? Pra, a jeni ndjere me te emocionuar ne castet qe i shpiknit "vetefajesimet" tona, apo ne castet qe urdheronit hetuesine per te perdorur cdo mjet qe ne te pranonim shpikjet tuaja? Nderkaq, sikurse duhet ta dini, te tilla "vetefajesime" une i kam hedhur poshte qysh ne kohen e regjimit tuaj, per cka, nder te tjera, m'u shtua denimi edhe me 8 vjet burg. Dhe po ashtu mund ta dini se prokurori qe kerkoi kete mase denimi per mua ndoshta me urdhrin tuaj, ka qene po ai i gjyqit tuaj mbas disa vjetesh kur ju denuan per vjedhje kafeje. Por ndoshta nuk e dini se prokurorin e trajtova me te njejten perbuzje sic trajtohet nje qen rrugesh. Dhe besoj se eshte ndjere i poshteruar. Dhe mund t'ju kete mallkuar vetmevete qe e urdheruat te merrej me mua, gje qe, mbas disa vjetesh, mund te kete ndikuar ne ashpersine e denimit qe ju dhane per vjedhje kafeje. Nese eshte keshtu, me vjen keq pse qenkam bere shkaktar per t'jua renduar denimin dhe ju kerkoj falje per ato vite qe mund t'i keni pasur nga une. Vertet, mundet qe s'e keni urdheruar ju prokurorin te me denonte mua, prandaj dhe ne kete rast bie hamendja qe sjellja ime ndaj tij te kete ndikuar ne ashpersine e tij lidhur me denimin tuaj. Megjithate, per cdo eventualitet po ju kerkoj falje per ato vite burgu qe mund t'i keni pasur per shkakun tim, qe te mos ju kem asnje borxh nga asnje pikepamje.

    Bashkim Shehu image
    Ferri i kapitalizmit perendimor, 2 prill 2004


    Post scriptum: Per pak sa s'harrova. Meqenese ju thoni qe dokumentet e pagjetura ne kasaforten e Hysniut duhet te jene futur nga Mehmet Shehu ne ndonje valixhe gri qe nuk dihet ku ndodhet dhe meqenese une i kam nja dy valixhe gri, nxitova t'i kontrolloj keto te fundit. Valixhet gri i kam blere ndonja njezet vjet mbas ngjarjes, por kjo eshte nje arsye me teper pse mund te gjendeshin brenda tyre dokumente agjenturore (p.sh., te koduara si rroba te brendshme), sic u gjeten mbas 20 vjetesh ne kasaforten e Hysniut. Por kerkimet mia nuk dhane rezultat ne asnjeren nga valixhet gri. Sidoqofte, kur te blej ndonje valixhe gri ne te ardhmen, prape do te kontrolloj dhe gjithmone pasi te kem pritur 20 vjet te tjera.
     
    .
30 replies since 25/1/2010, 14:11   11000 views
  Share  
.