Mehmet Shehu - Histori

dhe Drama e Familjes

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Plani i Enver Hoxhės pėr likujdimin e Mehmet Shehut

    Pjese nga intervista e Duro Shehut (Vellai i Memetit)
    . image

    ...U desh njė orė qė tė takoja Kadri Hazbiun. Me sa dukej ai kishte biseduar me Komitetin Qendror pėr kėtė takim me mua.

    Fjala e para qė mė tha Kadri Hazbiu, pa mė dhėnė as dorėn ishte: “Ēfarė do Duro? Pse erdhe?”

    - Mė erdhi shumė keq nga ajo pritje e Kadriut, por s’kishja ē’tė bėja...
    Pas pak, Kadriu mė thotė tekstualisht: “Po ja, more Duro, Mehmeti (Jo shoku Mehmet) vrau veten pėr ēėshtjen e asaj vajzės, tė fejuarės sė Skėnderit, pėr atė vajzėn e Turdiut”.

    -“Mė fal qė tė ndėrpres, i thashė Kadri Hazbiut, por unė nuk di asgjė pėr atė vajzė...” Pasi mė tha nja dy fjalė pėr mbledhjen e Byrosė Politike, Kadriu mė porositi qė bashkė me dy vėllezėrit e tjerė, Arshiun dhe Nexhipin, bashkė me gratė tė shkoja dhe ta pėrgjonim Mehmetin tėrė natėn dhe tė nesėrmen tė shkonim ta varrosnim.
    Atje ėshtė dhe Fiqreti me djemtė, mė tha... Partia dhe qeveria nuk i varrosin armiqtė, se puna e Mehmetit mund tė jetė armiqėsore. Ky ėshtė urdhėr nga lart, mė tha Kadriu.
    Nga kryeministria nė varrim do tė vijė njė mikrobuz me disa veta nga administrata. Kam kaq me ty. Ik tani!

    - Duke dalė nga zyra, pavarėsisht nga gjendja qė isha, i thashė Kadri Hazbiut me zė tė ulėt: “Po ju si do bėni, shoku Kadri?” Kadriu u nxeh dhe m’u kthye me zė tė lartė: “Dil jashtė! Nuk kam mė punė me tyja!”
    Nė tė vėrtetė unė nuk ia thashė me ndonjė qėllim tė keq Kadriut ato fjalė.

    Nga ajo pritje e ftohtė dhe arrogante qė mė bėri Kadri Hazbiu nė moment krijova sa njė urrejtje, edhe njė pendim ndaj tij, duke menduar se Enver Hoxha do ta hante njė ditė Kadri Hazbiun, ashtu si hėngri Mehmet Shehun. Enver Hoxha nuk mund ta linte gjallė Kadri Hazbiun. Enver Hoxha kishte frikė. Dhe nuk vonoi ta eleminonte Kadriun dhe ta shpallte armik e bashkėpunėtor me Mehmet Shehun.

    ...Mė 18 dhjetor, ditėn e premte, fill mbas takimit me Kadri Hazbiun, bėra siē mė urdhėroi ai. Lajmėrova vėllezėrit tė vinin bashkė me gratė nė shtėpinė e Mehmetit, por pa u thėnė pse-nė.
    Mora gruan dhe shkuam. Vajzat i lashė tė lebetitura nė shtėpi.
    Me tė shkuar nė shtėpinė e Mehmetit, sapo hymė nė bllok, ē’tė shohim! Kudo ushtarė nė pozicione luftimi nė ēdo dhjetė hapa gati pėr tė hapur zjarr, mitraloza, tanke e makina tė blinduara kudo, sikur tė kishte sulmuar ndonjė fuqi e madhe armike. Pėr mua si ushtarak ajo qė pashė atė ditė ishte njė situatė lufte. I jam kthyer e rikthyer me qindra herė asaj nate dhe nuk ma heq dot asnjeri mendimin se vrasėsi i Mehmet Shehut, pra Enver Hoxha, ishte nė panik dhe dukej se tmerrohej edhe nga Mehmeti i vrarė.

    Neve nuk na ndaluan. Me sa duket ashtu ishte urdhri. Hymė nė shtėpi. Po ē’tė shikoje?! Mehmet Shehun pasi e kishin ujdisur, i kishin veshur kostum tė zi me kėmishė tė bardhė e kravatė tė zezė dhe e kishin vendosur nė dhomėn e pritjes. Dukej si i gjallė.

    ...

    Gramsh ku Vladimirin e vranė, pavarėsisht se ėshtė thėnė se vrau veten. Fiqreti vdiq nė burg, por sipas tė dhėnave tė sakta e droguan, e helmuan dhe e varrosėn nė Zejmen tė Lezhės. Gruan dhe fėmijtė e Bashkimit i internuan nė Belsh tė Elbasanit.

    Mua mė pėrjashtuan nga partia, mė shkarkuan nga detyra e sekretarit tė komitetit tė partisė tė aviacionit dhe mė burgosėn nė Burrel. Gruan time e pėrjashtuan nga partia.

    Vėllanė tjetėr, Arshi Shehun, i cili kishte bėrė aq sakrifica pėr Enver Hoxhėn dhe pėr partizanėt gjatė luftės e pėrjashtuan nga partia dhe e vranė, duke thėnė se edhe ai vrau veten ashtu si Mehmeti dhe Vladimiri dhe nuk lejuan njerėz tė tjerė pėrveē fėmijve tė tij tė merrnin pjesė nė varrim.

    Vėllanė tjetėr, Nexhip Shehun, e pėrjashtuan nga partia dhe e internuan nė Kavajė.

    Vajzėn e Arshi Shehut, Shqiponjėn, tė cilėn e kishte rritur Mehmeti, e internuan nė fshatrat e Korēės.

    Po kėshtu masa me pushim nga puna dhe pėrjashtime nga partia pėsuan tė gjithė tė afėrmit tanė.

    Por masat nuk pėrfunduan kėtu. Me porosi tė Enver Hoxhės u zhduk varri i Mehmet Shehut. Duket se paranojaku dhe vampiri Enver Hoxha edhe tė vdekur ia kishte frikėn Mehmet Shehut. Eshtrat e Mehmetit u gjetėn me shumė mundim nga djemtė e tij 20 e ca vjet mė vonė matanė Ndroqit, buzė lumit.

    Po atė ditė qė zhvarrosėn dhe zhdukėn varrin e Mehmetit, zhvarrosėn dhe zhdukėn edhe varret e nėnės dhe tė babait tonė.

    Mė tej masakra vazhdoi me arrestimin e shumė ish-kuadrove tė rėndėsishėm tė dyshuar si bashkėpunėtorė tė “armikut” Mehmet Shehu, si Feēor Shehu, ish-ministėr i Brendshėm, Llambi Ziēishti, ish-ministėr i Shėndetėsisė (sepse ai pati kurajon e tha kur pa Mehmetin tė vrarė: Kjo nuk ėshtė vetėvrasje, ėshtė vrasje), Lambi Premti e sa e sa oficerė e kuadro tė tjerė emrat e tė cilėve janė pėrsėritur shumė shpesh vitet e fundit. Njė pjesė e tyre u pushkatuan, tė tjerėt vuajtėn burgime tė rėnda...

    Terrori vazhdoi edhe nė Mallakastėr ku u arrestuan dhe u burgosėn ish-partizanė qė kishin luftuar me Mehmet Shehun, njerėz fisnikė e tė nderuar...

    Pėrse e akuzuan Mehmet Shehun mbasi e vranė?

    Si qėndron problemi i fejesės sė Skėnder Shehut me vajzėn e Turdiut?

    Kjo fejesė ishte vetėm njė pretekst pėr tė zhdukur Mehmet Shehun. Rrėnjėt janė shumė mė tė thella. Dhe ja pse:

    Aty nga viti 1956 kur u ktheva nga Akademia ushtarake nė Moskė, mbas pėrfundimit tė studimeve, motrat e Enver Hoxhės mė propozuan tė fejohesha me mbesėn e Enver Hoxhės, bile mė kishin siguruar dhe biletat nė Teatrin Popullor. Refuzova kategorikisht. Nuk doja tė miqėsohesha nė Bllokun e Byrosė me asnjė, qoftė edhe me familjen e E.Hoxhės. Kisha dėgjuar dhe nga motrat e E.Hoxhės qė babai i vajzės qė do tė fejohesha kishte qenė pronar i madh tokash ēifligar nė Berat, dhe ishte sjellė shumė keq me fshatarėt me bujqit, prandaj fshatarėt e Uznovės tė Beratit e kishin vrarė me shat nė kokė.

    Tani qė po shkruaj kėto kujtime pėr Mehmet Shehun them se bėra shumė mirė qė veprova kėshtu, pavarėsisht se ē’hoqa.

    Mendoj se refuzimi im pėr t’u fejuar me mbesėn e E. Hoxhės do t’i ketė ngelur gozhdė Enverit e Nexhmijes, tė cilėt duhet tė kenė ditur patjetėr pėr atė prishje. Refuzimi im do tė ketė qenė njė farė plage pėr familjen e Enver Hoxhės, megjithėse mua nuk ma zunė mė nė gojė.

    Kur u rritėn fėmijėt e udhėheqėsve tė Bllokut, dėgjova se djalit tė madh tė Mehmetit, Vladimirit, i kishin propozuar vajzėn e Enver Hoxhės pėr t’u fejuar. Ladi kishte refuzuar, mori grua atė qė deshi, vajzėn e Tanush Shytit, gjeneral, luftėtar dhe patriot, burrė i ndershėm e parimor nga Tragjasi i Vlorės.

    Nė rast se ka qėnė kėshtu siē mė thanė mua, kjo ka qėnė plaga ose gozhda e dytė e familjes sė Enver Hoxhės.

    Nexhmije Hoxha i propozoi Skėnder Shehut, djalit tė dytė tė Mehmetit, pėr t’u fejuar me mbesėn e saj, vajzėn e vėllait tė Nexhmijes. Skėnderi refuzoi.

    Kjo do tė ketė qenė gozhda e tretė.

    Unė nuk dua tė mburr djemtė e Mehmetit, nipėrit e mi, por ata tė tre ishin mė tė zgjuar se fėmijėt e Enverit. Bashkimi pėr moshėn dhe kohėn ishte mė i hedhuri, mė i avancuari, me shenjat e njė shkrimtari tė talentuar. Fėmijėt e E. Hoxhės merrnin dekorata e lėvdata jo se i meritonin, por se kishin baba Enver Hoxhėn dhe nėnė Nexhmijen. Ata tė tre, jetėn mė tė madhe nuk e kalonin nė punė por nė dėfrime e qejfe.

    E fejuara e Skėnder Shehut ishte e bija e profesor Turdiut nė Universitetin e Tiranės, njė njeri shumė i nderuar, tė cilin e kishte dekoruar vetė E. Hoxha mbasi e kishte gjirokastrit dhe e njihte familjarisht. Tė gjitha ato qė u thanė mė pas pėr tė janė pėrralla dhe sajesa tė ndyra, vetėm e vetėm pėr tė eleminuar Mehmet Shehun.

    Me normat dhe ligjet e sotme tė demokracisė nuk diskutohet qė ndarja e Skėnderit me atė vajzė qė deshi ishte krim i rėndė moral. Por edhe me normat e asaj kohe.

    Unė e dėgjova fejesėn e Skėnder Shehut dhe atė ditė qė u fejuan vajta nė shtėpi, takova Mehmetin dhe Fiqreten, por meqė erdhėn njerėz tė tjerė ika, e nuk mėsova dot cila qe ajo vajzė, vetėm mė thanė se babain e kishte profesor nė universitetin e Tiranės. Ajo ditė qe takimi im i fundit i gjatė me Mehmetin, mbasi unė u sėmura dhe shkova pėr kurim nė Vjenė.

    Atė ditė qė isha pėr urim tek Mehmeti, kishte qėnė pėr urim dhe sapo kishin ikur Enver Hoxha me Nexhmijen.

    Nexhmije Hoxha kur doli tek dera, mbasi uroi Mehmet Shehun i tha tė fejuarės sė Skėnderit: Jepi tė fala mamasė tėnde, se e njoh.

    Me ligjet e normat e asaj kohe, tė fotografoje Enver Hoxhėn dhe Mehmet Shehun kudo qė ishin, edhe nė shtėpi, por sidomos E. Hoxhėn, ishte kategorikisht e ndaluar.

    Prandaj gėnjen Enveri dhe Nexhmija kur thonė se Mehmeti urdhėroi oficerin e tij tė na fotografonte pėr tė na komprometuar mua e Nexhmijen me vajzėn e Turdiut. Shpifjet dhe gėnjeshtrat ishin nė karakterin e Enverit. Ai gėnjeu edhe para Plenumit tė Komitetit Qėndror kur u dėnua Hito Ēako, kur tha se shyqyr nuk hipa nė avionin qeveritar ku ishte pilot Ēobo Skėnderi nipi i Hito Ēakos se do mė kishte rrėzuar nga avioni.

    Ēobo Skėnderi qė ishte pilot i shkėlqyer nė avionin qeveritar dhe Edip Ohri ish-komandant i Aviacionit kanė deklaruar nė shtyp se E. Hoxha e gėnjeu Plenumin e Komitetit Qėndror, pasi Ēobo Skėnderi ishte piloti i parė qė e solli E. Hoxhėn me avion nga Shkodra nė Tiranė ku Enveri ishte nė njė kongres. Ēobo Skėnderi tha se unė po tė isha ai qė mė akuzoi E. Hoxha kur e ngrita avionin nga Fusha e Shtoit nė Shkodėr pėr pesė minuta e ktheja avionin drejt Veriut dhe e zbrisja E. Hoxhėn nė Podgoricė.
     
    .
30 replies since 25/1/2010, 14:11   10992 views
  Share  
.