Mehmet Shehu - Histori

dhe Drama e Familjes

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    AUTOKRITIKA E MEHMET SHEHUT

    Shėnim:
    Autokritikėn e tij Mehmet Shehu e paraqiti nė Byronė Politike, me shkrim, mėngjesin e 17 dhjetorit tė vitit 1981, kur tė gjithė anėtarėt e Byrosė Politike e kritikuan pėr gabimin dhe fejesėn e kryer. Pas paraqitjes sė autokritikės dhe dėgjimit tė kritikave, Enver Hoxha nuk ia jep fjalėn Mehmet Shehut, duke i thėnė se duhet tė reflektojė akoma pėr tė kuptuar mė mirė gabimin dhe i thotė se tė nesėrmen nė seancėn e dytė tė mbledhjes sė Byrosė Politike do tė flasė i pari Enveri dhe mandej Mehmeti. Deri nė kėtė pikė, pavarėsisht vėrejtjeve dhe kritikave, tė gjitha anėtarėt e Byrosė Politike kishin propozuar vetėm vėrejtje me shkrim nė kartėn e regjistrimit nė parti pėr kryeministrin e tyre.

    Autoriktika e Mehmet Shehut nė mbledhjen e Byrosė Politike 17 dhjetorit 1981

    I dashur shoku Enver. Tė dashur shokė tė Byrosė Politike,

    Si anėtar partie dhe si anėtar i Byrosė Politike, e ndjej pėr detyrė qė, megjithėse shumė nga ju, tashmė, jeni nė dijeni, pėr njė gabim tė rėndė qė unė e kam bėrė kėto muajt e fundit, tė them diēka qysh nė fillim, rreth thelbit tė tij e mbi rrethanat se si rashė unė nė atė gabim, dhe pastaj tė analizoj shkaqet e tė bėj autokritikė para jush pėr gabimin qė bėra.

    Gjatė gjithė jetės sime si komunist, unė jam pėrpjekur qė ta zbatoj drejt vijėn e Partisė, nė tė gjitha fushat e saj, qė ta zhvilloj luftėn e klasave sipas mėsimeve tė Partisė sonė, tė marksizėm-leninizmit, dhe jam munduar pėr tė qenė kurdoherė konsekuent nė zhvillimin drejt tė luftės sė klasave kundėr tė gjithė armiqve, tė brendshėm e tė jashtėm. Por, kėto kohėt e fundit unė bėra njė gabim tė rėndė pikėrisht nė kuadrin e luftės sė klasave. Ėshtė fjala pėr dhėnien e aprovimit nga unė, djalit tim tė mesėm, Skėnderit, pėr fejesė me vajzėn e profesor Qazim Turdiut, i cili ka njė rreth familjar tė gjerė me pėrbėrje politiko-shoqėrore armiqėsore, krejtėsisht tė papėrshtatshme pėr t’u bėrė fejesa e djalit tim me vajzėn e tij.

    Dhe tashti, kur e shoh ēėshtjen thellė, mė bėhet e qartė se, pavarėsisht nga ato informata qė mora pėr familjen e Qazim Turdiut (pėr vetė Qazimin, tė shoqen, djalin dhe vajzėn) dhe pavarėsisht nga ajo qė m’u tha se familja e ngushtė e Qazim Turdiut nuk mban lidhje me fisin e arratisur e me qėndrim armiqėsor - pavarėsisht nga tė gjitha kėto, edhe me aq sa u informova nė fillim nga vetė djali (Skėnderi), ato tė dhėna ishin tė mjaftueshme pėr t’u refuzuar fejesa nga ana ime menjėherė dhe nė mėnyrė kategorike. Dhe e them me ndėrgjegje tė pastėr dhe me sinqeritetin komunist se patjetėr do ta kisha refuzuar njė fejesė tė tillė, me njė vajzė nga njė familje me njė rreth familjar tė tillė, po tė qe se do tė mė kėrkonte ndokush tjetėr mendim pėr lidhjen e njė fejese me atė vajzė, nga ai rreth familjar.

    Kėshtu do tė kisha vepruar, sikur propozimi tė mė qe bėrė qoftė nga njėri nga dy djemtė e tjerė (po tė ishin tė pamartuar), qoftė nga vėllezėrit pėr djemtė e tyre ose dhe nga kushdo tjetėr qoftė. Por nė rastin e djalit tim tė dytė, Skėnderit, e dhashė pėlqimin tim pėr fejesė, duke u nisur nga mendime e konsideracione tė gabuara; siē do tė mundohem ta shpjegoj mė poshtė, kur tė flas pėr arsyet dhe shkaqet, qė mė ēuan nė atė gabim tė rėndė, duke e parė tash ēėshtjen nė dritėn e kritikės sė drejtė dhe tė ndihmės shoqėrore, qė mė ka dhėnė disa herė me radhė, nė kėtė rast, shoku Enver.

    Pėrse e bėra unė kėtė gabim, ē’mė bėri mua tė jepja fjalėn pėr fejesė tė djalit tim me njė vajzė nga njė rreth i atillė, tė bija nė njė gabim tė tillė, qė ėshtė nė kundėrshtim me parimet e luftės sė klasave tė Partisė dhe nė kundėrshtim edhe me vetė traditat revolucionare tė familjes sime?
    Mendoj se shkaqet qė mė ēuan nė atė gabim tė rėndė pėrbėhen nga disa faktorė tė ndryshėm, qė lidhen edhe me disa elemente negative tė vetė karakterit tim, qė, nė raste tė veēanta, shfaqen edhe gjatė punės dhe jetės sime. Kėto elemente negative nė karakterin tim, tė marra nė pėrgjithėsi, nuk kanė lindur sot, nuk janė shfaqur nė vitet dhe kohėt e fundit; ato, si tė thuash, kanė qenė prezent vazhdimisht, gjatė gjithė jetės sime, si njeri dhe si komunist, gjatė sė cilės unė edhe i kam luftuar ato (elementet negative), por, siē duket, kjo luftė nuk ka qenė aq intensive dhe aq efektive e nė shkallėn e duhur saqė t’i shkulė dhe t’i shuante ato krejtėsisht. Si rezultat i luftės qė kam bėrė, natyrisht, pėrmirėsime kam pasur nė kėto drejtime, por jo gjer nė shkallėn saqė elemente negative tė karakterit tim tė jenė zhdukur plotėsisht.

    (....)
    Do tė desha tė theksoj se unė nuk duhet ta kisha bėrė kėtė gabim, qoftė edhe sikur tė bėhej realitet ai dyshim dhe ajo frikė, qė unė kisha pėr jetėn e djalit e qė mė ēuan nė gabimin e rėndė qė bėra. Por, unė e realizova qė, nė kėtė rast, kisha bėrė njė gabim tė rėndė vetėm atėherė kur mė kapi pėrdore shoku Enver dhe mė tha: “Ē’po bėn kėshtu, Mehmet!”. Atėherė, po, e mblodha menjėherė dhe i thashė shokut Enver se gabimi do tė ndreqej me ēdo kusht. Dhe me kėto fjalė “me ēdo kusht” kisha parasysh edhe mundėsinė qė djali tė mė thoshte: “Unė ta parashtrova ēėshtjen dhe aprovimin vetė ma dhe. Unė tė thashė qė, po tė mos aprovohej propozimi im, mund edhe tė mos i futesha kėsaj pune, se akoma s’kisha marrė kontakt pėr bisedime pėr fejesė me vajzėn, dhe, fundi i fundit, “martesa pėr mua mund edhe tė mos bėhet fare problem” e, pastaj, djali tė kalonte nė gabimin akoma mė tė rėndė, gjer nė dėshpėrim ekstrem, ndoshta, gjer nė vetėvrasje, siē dhe ka ndodhur nė ndonjė rast tė tillė. Kėshtu mendoja unė, gjithmonė i nisur nga ato konsideracione qė thashė. Por Skėnderi, megjithėse bėri faj qė nuk zgjodhi ndonjė vajzė sipas kritereve politiko-shoqėrore qė i kishim rekomanduar disa herė unė dhe Fiqreti, por vajti e ra nė vajzėn qė thashė, ai ruajti gjakftohtėsinė dhe reagoi drejt, pikėrisht siē e parashikoi shoku Enver dhe jo siē admetohej edhe njė mundėsi ekstreme e kėtillė me supozimin tim subjektivist, jorealist, sentimentalist dhe mikroborgjez.

    (...)

    Njė element tjetėr negativ qė mė ēoi mua nė kėtė gabim tė rėndė ėshtė edhe karakteri im shumė i rrėmbyeshėm, shumė herė impulsiv, nė jetė, nė punė dhe nė marrjen e vendimit. Ky element negativ nė karakterin tim (impulsiviteti) ka qenė gjithmonė pothuajse i pėrhershėm gjatė gjithė jetės sime, si para Luftės dhe pas Luftės. Impulsiviteti shfaqet tek unė edhe nė jetėn familjare. Unė kėtė element negativ nė karakterin tim e kam njohur edhe publikisht dhe e njoh: nė raste tė ndryshme kam bėrė edhe autokritika dhe jam pėrpjekur qė ta luftoj atė, sepse e di qė nuk ėshtė njė veti normale, veēanėrisht pėr njė komunist, dhe sidomos pėr njė udhėheqės. E, si rezultat i luftės sime kundėr kėtij elementi negativ nė karakterin tim, kam pasur edhe ndonjė pėrmirėsim, por jam i ndėrgjegjshėm se kjo e metė nuk mė ėshtė zhdukur akoma dhe, siē thashė, nga koha nė kohė shfaqet edhe gjatė punės, sikurse shfaqet edhe nė jetėn time familjare.

    (...)

    Mendoj se njė element tjetėr negativ, qė mė ēoi mua nė gabimin e rėndė qė bėra nė rastin e fejesės sė djalit tim tė dytė, ka qenė, ndoshta, ndjenja se “unė kam imunitet” ndaj influencės sė armikut tė klasės, ndaj oportunizmit, ndaj rrezikut tė djathtė. Nė vendimin qė mora pėr fejesėn e djalit me vajzėn e Qazim Turdiut mendova se, meqė “vajza ėshtė e mirė dhe mban qėndrim moral-politik tė mirė”, siē mė informuan, kurse “familja e saj e ngushtė s’mban lidhje me farefisin e saj armiqėsor”, nė kėto kushte, mendova unė atėherė, “s’ka se si tė influencojė ajo nė familjen tonė pėr tė keq, por, nė tė kundėrtėn, do tė influencojmė ne pėr tė mirė tek ajo”, pa u thelluar nė kėtė rast, veē tė tjerave, siē them mė lart, edhe nė atė se ē’efekt negativ do tė kishte tek tė tjerėt ky veprim i gabuar i imi nė zbatimin e parimeve tė Partisė pėr luftėn e klasave nė raste martesash ose edhe nė raste tė tjera.

    (...)

    Mbyllja nė vetvete, kur ėshtė rasti pėr ēėshtje familjare, mendoj se ėshtė njė element tjetėr negativ qė ndikoi tek unė nė bėrjen e gabimit tim. Gabimi qė bėra unė, me siguri, do tė ishte evituar, po tė isha kėshilluar me shokun Enver apo qoftė edhe me ndonjė shok tjetėr ose, po tė ishte kėshilluar, tė themi, Fiqreti me shoqen Nexhmije apo edhe me ndonjė shoqe tjetėr, para se tė vendosnim pėr fejesėn e djalit. Por atėherė unė mendova: “tė mos e shqetėsoj shokun Enver pėr njė ēėshtje tė kėtillė”. Dhe mendova kėshtu, duke u nisur nga gjykimi e ndjenja se i gjithė vlerėsimi im pėr ēėshtjen e fejesės u bė nga ai kėndvėshtrim i gabuar, qė thashė – metafizik, subjektivist, sentimentalist mikroborgjez. Edhe nė kėtė ēėshtje unė influencova te Fiqreti pėr ters.

    (...)

    Dhe duke u nisur po nga ky gabim, u arrit nė thellimin e mėtejshėm tė tij nga ana ime, aq sa shoku Enver dhe shoku Ramiz, pa ditur gjė mbi rrethin e keq tė Qazim Turdiut, duke mos u shkuar atyre kurrė ndėr mend se unė do tė kisha lidhur fejesėn e djalit me vajzėn e njė familjeje me pėrbėrje politiko-shoqėrore tė keqe, me rreth armiqėsor, erdhėn si shokė, si vėllezėr, e mė uruan pėr fejesėn (dhe pėr shtėpinė qė mė rindėrtoi Partia), ndaj tė cilėve unė jam fajtor dhe ju kėrkoj ndjesė me sinqeritet komunisti e me ndėrgjegje tė vrarė. Elementi tjetėr negativ, qė mė ēoi mua nė gabimin qė bėra, mendoj se ėshtė edhe shfaqja e mendjemadhėsisė nė kėtė rast. Mė sipėr unė fola pėr njė faktor qė ndikoi nė bėrjen e gabimit tim tė rėndė klasor - pėr “ndjenjėn e imunitetit” tek unė ndaj influencės sė ideologjisė armikut tė klasės, qė ndikoi nė marrjen e vendimit tė gabuar nė kėtė rast, mendoj se ėshtė, njėkohėsisht, edhe njė shfaqje mendjemadhėsie.

    Unė nuk mendoj dhe nuk ndjej se mendjemadhėsia ėshtė tipar karakteristik tek unė, domethėnė qė tė karakterizojė gjithė veprimtarinė dhe jetėn time, se, po tė kishte qenė kėshtu, atėherė Partia kurrė nuk do tė mė kishte lejuar qė tė vazhdoja nė atė rrugė tė gabuar. Por dua tė them se, sikurse edhe ndaj shfaqjeve tė tjera negative tė karakterit mikroborgjez, qė duken akoma tek unė dhe qė pėrmenda mė sipėr, edhe ndaj shfaqjes sė mendjemadhėsisė, nė raste tė veēanta, tė asaj qė Lenini e ka quajtur “mendjemadhėsia komuniste”, unė nuk jam i imunizuar.

    (...)

    Raste tė shfaqjes sė kėsaj lloj mendjemadhėsie mund tė konsiderohen dhe ndėrhyrjet e shpeshta qė unė bėj nė mbledhjen e Qeverisė, tė Kryesisė sė Kėshillit tė Ministrave, ose edhe nė ndonjė mbledhje tjetėr, duke i ndėrprerė fjalėn atij qė flet, pėr tė bėrė pyetje ose pėr t’i kėrkuar ndonjė sqarim, tė cilin folėsi, ndoshta, mund ta jepte edhe pa pyetjen e ndėrhyrjen time. Edhe kjo mėnyrė veprimi – tashmė qė mendoj e thellohem nė elementet negative tė karakterit tim, - konsideroj se nuk ėshtė e drejtė, bile ėshtė e gabuar, sepse e bėn folėsin qė tė mos e shprehė mendimin ashtu siē e ka, gjer nė fund, i pret atij iniciativėn etj. Ndėrhyrje mendoj se duhet tė bėhen nė mbledhje tė ndryshme, por vetėm atėherė kur ai qė flet del jashtė temės, pėr tė cilėn flitet ose kur i duhet kėrkuar njė sqarim a plotėsim i domosdoshėm, por jo nė ēdo rast.

    Unė i premtoj Partisė dhe shokut Enver se do tė luftoj me gjithė ndėrgjegjen dhe forcėn time nė kėtė drejtim, pėr tė qenė gjithmonė i thjeshtė, pėr tė mos ndjerė veten kurrė tė pagabueshėm dhe tė imunizuar ndaj shfaqjeve tė huaja e pėr tė qenė gjithmonė i vėmendshėm ndaj mendimit tė shokėve, pėr ta dėgjuar mendimin e shokėve me kujdesin e duhur, me kujdesin maksimal.

    Dhe ju siguroj, shokė, se tė gjitha kėto tė meta subjektive, tė karakterit mikroborgjez, tė gjitha kėto lemente negative, qė mė ēuan nė atė gabim qė bėra, do t’i luftoj me tė gjitha forcat qė t’i zhduk. Ju siguroj, gjithashtu, se kurrė nuk do t’i ndaj ēėshtjet familjare nga ēėshtjet shoqėrore dhe tė Partisė e do tė konsultohem me shokėt edhe pėr ēėshtjet familjare (kur ėshtė ēėshtja pėr t’u konsultuar), duke pasur parasysh se pėr ne komunistėt ēėshtjet familjare s’ndahen, por janė tė lidhura ngushtė me ēėshtjet e Partisė.

    (...)

    Nuk e ndjeva e nuk e diktova dot vetė se “mė kishte rrėshqitur kėmba”, nė rastin e kėtij gabimi tė rėndė qė bėra, pėr arsyet dhe shkaqet qė shpjegova mė lart, se ma penguan shikimin dhe gjykimin e drejtė elementet negative qė vihen re akoma nė karakterin tim e tė cilėt unė do t’i luftoj qė tė zhduken. Dhe tash, duke pėrfunduar, edhe njė herė ju siguroj, shoku Enver dhe shokė tė Byrosė Politike, se do tė punoj dhe do tė luftoj me besnikėri tė pafund gjer nė vdekje, siē jam munduar tė bėj kėtė gjatė gjithė jetės sime nė Parti, se do tė punoj me tė gjitha forcat pėr tė vėnė nė jetė me konsekuencė mėsimet marksiste-leniniste tė Partisė e tė shokut Enver dhe kam bindjen e plotė se nė kėtė drejtim do tė kem edhe ndihmėn e vazhdueshme e tė vlefshme tė tė gjithė juve, shokė, ndihmėn shoqėrore e revolucionare tė shokut Enver, ndihmėn e pandėrprerė tė Partisė, e cila, si Mėmė e dashur dhe e pagabueshme, i ndihmon me kujdes bijt e saj qė tė ndreqen kur gabojnė e tė ecin vetėm nė rrugėn e saj, nė rrugėn e marksizėm-leninizėm, tė cilėn Partia jonė heroike e ka ndjekur vendosmėrisht e me konsekuencė tė pashembullt pėr 40 vjet me radhė, qysh nga 8 Nėntori 1941, atėherė kur e themeloi atė shoku Enver, dhe gjer nė ditėt e sotme dhe nė tė cilėn ajo do tė vazhdojė gjithmonė. Kėtė premtim komunist e bėj, shokė, nė 40-vjetorin e themelimit tė Partisė sonė tė lavdishme, pėr interesat e sė cilės jam gati tė jap nė ēdo moment dhe jetėn.

    Me respekt tė thellė e revolucionar
    Mehmet Shehu
     
    .
30 replies since 25/1/2010, 14:11   10995 views
  Share  
.