Mehmet Shehu - Histori

dhe Drama e Familjes

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    Enver Hoxha: Mund tė na sqarosh kush ia bėri djalit kėtė fejesė? Mos e kanė futur tė tjerėt, pėr ta komprometuar? Dhe tė vjen ty nusja e tij nė shtėpi e ti bie nė pozita tė atilla, sa e gjykon me shumė lehtėsi kėtė fejesė, nė njė kohė qė ti je aq i ashpėr me tė tjerėt. Ēfarė do tė thonė kuadrot e Shkollės sė Partisė pėr Fiqretin, qė bėri skandal dhe organizoi mbledhje pas mbledhjeje pėr njė nga pedagogėt, sepse djali i tij u fejua a u martua me njė vajzė qė kishte “diēka“ nė biografi dhe kjo “diēka”, sigurisht, ishte shumė larg nga biografia e tė fejuarės sė djalit tė saj. Si mund tė japė ajo mėsim tani pėr luftėn e klasave nė Parti? Po ti, Mehmet, si do tė guxosh tė flasėsh me shokėt, me kuadrot, me komunistėt, me masat pėr luftėn e klasave?
    Kjo qė bėre ti, - vazhdon Enveri,- na dėmton edhe neve. Po tė flasim tani ne pėr luftėn e klasave, tė tjerėt do tė thonė: “E po ē’na pėrrallisin edhe kėta pėr luftėn e klasave, nuk shikojnė ē’ka bėrė Mehmet Shehu?”.
    Kjo ngjarje ka marrė dhenė, fejesa e djalit tėnd ėshtė biseda e ditės nė gjithė Tiranėn, nė popull po i bėjnė biografinė vajzės dhe bėjnė pyetjen: “A i di kėto tė dhėna shoku Mehmet? Si ta ketė bėrė njė hap tė tillė?!”.

    (Mehmeti, qė dėgjonte nė heshtje, i menduar dhe si i ngrirė)
    Mehmet Shehu: E bėra, e bėra kėtė gjė! Unė e kam fajin, se djali mė pyeti.

    Enver Hoxha: Kėshtu si bėn ti, qė e merr tėrė fajin pėr vete, bėn mirė, se je kryesori, po faj ka, gjithashtu, edhe Fiqreti, pastaj, edhe djali juaj nuk ėshtė pa pėrgjegjėsi, qė ėshtė marrė shumė nėpėr gojė pėr lidhjet e tij me vajza imorale dhe ti, pėr ta shpėtuar nga kėto lidhje, re nga shiu nė breshėr. Mirėpo ēfarė do tė bėsh tani pėr ta ndrequr kėtė gjendje tė rėndė tė krijuar?

    Mehmet Shehu: Do tė mendohem, - tha Mehmeti, - dhe do ta rregulloj. Nuk ma ka fajin djali nė kėtė ēėshtje, fajin e kam unė… unė! – pėrsėriti ai pėr tė disatėn herė.

    Enver Hoxha: Kjo fejesė, Mehmet, duhet tė prishet menjėherė. Pėr interesin e Partisė ne nuk mund tė vemi t’i themi popullit se kėtė gabim e ka bėrė Mehmet Shehu, prandaj ne do tė tė mbrojmė ty, se kėshtu mbrojmė Partinė. Ne do tė pėrpiqemi qė ta kapėrcejmė kėtė vėshtirėsi, qė iu krijua Partisė nga kjo ngjarje jo e menduar thellė. Megjithatė, - vazhdoi Enveri, - ndėrgjegjja ty do tė tė rėndojė, jo vetėm para Partisė, por edhe pėrpara djalit tėnd, se i ke thėnė vetė qė mund tė fejohet me atė vajzė. Partia do tė tė ndihmojė qė ta kapėrcesh kėtė situatė, po mė parė duhet tė bėsh pėrpjekje vetė pėr ta kapėrcyer atė. Gabimi tani u bė dhe ti nuk duhet tė dėshpėrohesh. Unė e njoh karakterin tėnd, ti je njeri i ekstremeve, ki kujdes se mos hidhesh nė ekstremin tjetėr!

    Pas afro dy orė debati, nga ana e Mehmetit pėr tė bindur Enverin pėr rrethanat lehtėsuese qė e bėnė ta pranonte kėtė fejesė, kurse nga ana e Enverit qė ta bindte Mehmetin se kjo fejesė duhej prishur, Enveri e mbylli bisedėn, duke i thėnė Mehmetit: “Mendohu, por s’ka rrugė tjetėr”. Ata u ndanė nė hollin para studios. Fiqreti mbajti kėmbėt dhe filloi t’i fliste Enverit, duke u munduar tė justifikonte Skėnderin pėr zgjedhjen qė kishte bėrė dhe, kur i tha “Skėnderi ėshtė parimor, shoku Enver…”, Enveri, i acaruar, ia ktheu mė zė tė lartė: “Ē’parimor, moj shoqe!… Ai frekuenton lokale nate, shoqėrohet me njerėz jo tė mirė. Nuk i di ti kėto?!”. Mehmeti dukej shumė i rėnė, i mėrzitur, i menduar dhe, duke zbritur shkallėt ngadalė, ai tha: “Ja, edhe Ladi po mė lė…”. Nė njė kohė kur sapo kishte mbaruar sė ndėrtuari vila e re e Mehmetit, ku tė tre djemtė kishin apartamentet e tyre, Vladimiri, djali i madh i Mehmetit, po meremetonte njė apartament tė vjetėr, ku do tė kalonte me gruan e vet, vajzėn dhe me fėmijėn e dytė qė priste. Tė nesėrmen, Mehmeti me Fiqretin kėrkuan sėrish tė takohen me Enverin qė i priti nė shtėpi, pasdreke.

    Bisedoi Enveri me Mehmetin nė takimin e dytė pėr fejesėn e djalit.

    Kur erdhėn Mehmeti me Fiqretin nė takimin e dytė dukeshin shumė tė tronditur pėr gabimin e madh politik qė bėnė, por edhe tė alarmuar pėr ēfarė mund t’i ngjiste Skėnderit, kur t’i thoshin se duhej tė priteshin marrėdhėniet me tė fejuarėn. Ata kishin imagjinuar disa variante se ē’mund tė ngjiste, tė cilat Mehmeti filloi t’i parashtrojė:

    (Varianti i parė):
    Skėnderi tė kuptonte gabimin e tij dhe tė tyre (tė prindėrve) dhe tė pranonte likuidimin e kėsaj situate tė rrezikshme.

    (Varianti i dytė):
    Skėnderi mund tė mos e pranonte ndarjen dhe tė martohej me vajzėn, duke zėnė njė apartament jashtė shtėpisė sė Mehmetit.

    (Varianti i tretė):
    Djali mund tė vriste veten nga dėshpėrimi.


    Ky qėndrim i Mehmetit e acaroi Enverin, sepse shikonte qė ai ende s’po e kuptonte ose s’po e pranonte dot se kishte bėrė njė gabim tė madh politik. Prandaj nė pėrgjigjet e tij pėr kėto variante, Enveri pėrdori njė gjuhė tė drejtpėrdrejtė:

    Enveri: Varianti i parė do tė ngjasė, - tha Enveri, - ai duhet tė ngjasė. Kurse dy variantet e tjera, tė siguroj unė se nuk do tė ngjasin. Po tė ngjasė varianti i dytė, djali braktis rrugėn e Partisė dhe hyn nė rrugė armiqėsore. Por nuk do ta lėmė tė ngjasė njė gjė e tillė dhe s’ka pse e mendon kėtė variant, Mehmet. Ti e njeh mirė djalin tėnd, por mua, - theksoi Enveri, - mė ēudit fakti pse ti mendon kėshtu. Sa pėr variantin e tretė, mos ki merak fare! Skėnderi yt ka kaluar disa herė nė kėto rrugė dhe as qė ėshtė turbulluar fare, pa le mė “tė vrasė veten”.

    Mehmeti: Ishallah kėshtu u bėftė, por kėto variante mė shkuan ndėr mend. Pastaj nxori nga xhepi njė tok me letra, tė formatit tė vogėl, dhe filloi t’i tregojė Enverit mbi pėrbėrjen e plotė tė familjes sė Turdiut dhe tė gruas sė tij.

    Enveri: S’ėshtė nevoja, ato qė duhet tė di, t’i thashė dhe ato qėndrojnė.

    Mehmeti: Po, ato janė, por dua t’ju bėj vetėm disa pėrcaktime: Arshi Pipa, udhėheqėsi i reaksionit shqiptar nė Amerikė, nuk ėshtė i vėllai i nėnės sė vajzės, por djali i xhaxhait...

    Enveri: Njėlloj ėshtė.

    Mehmeti: Tė ta lexoj njė ēikė, ja tri faqe janė: Kriminelėt e luftės, tė burgosurit, tė arratisurit janė, por nga familja e Turdiut ka nja katėr a pesė nė punė dhe filloi tė tregonte: ky punon kėtu, njė tjetėr atje etj.

    (Si duket Enverit nuk i erdhi mirė qė Mehmeti po mundohej tė lehtėsonte veten, tė shfajėsohej disi, ndaj i tha:)
    Enveri: Ato qė kemi biseduar nuk i luan topi, kjo ėshtė njė familje plot me armiq.

    Mehmeti: Ashtu ėshtė, - tha Mehmeti para se tė largohej.
     
    .
30 replies since 25/1/2010, 14:11   10995 views
  Share  
.