Mehmet Shehu - Histori

dhe Drama e Familjes

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Tė nesėrmen ishte e diel dhe nė shtėpinė e ish-diktatorit mbėrrijnė pėr tė sqaruar ēėshtjen e fejesės Mehmeti bashkė me Fiqretin.


    Takimi i Mehmet Shehut me Enver Hoxhėn pėr ēėshtjen e fejesės sė djalit tė Mehmetit, Skėnderit, me vajzėn e Qazim Turdiut zgjati rreth 2 orė, sipas shėnimeve tė Enver Hoxhės, tė regjistruara nė diktafon dhe mandej tė zbardhura e tė daktilografuara

    Mehmet Shehu: Ky djalė ka pasur disa probleme qė mė kanė preokupuar, sepse po vonohej nė krijimin e familjes sė tij. Prandaj, kur erdhi njė ditė e mė tha se ka gjetur njė vajzė me tė cilėn do qė tė fejohet, unė u gėzova shumė. E pyeta kush ishte dhe e kujt ishte. Mė tha se ishte e Qazim Turdiut, qė ėshtė profesor matematike nė Universitetin e Tiranės. Djali mė tha se ka ndonjė nga njerėzit e familjes me tė kaluar a qėndrim jo tė mirė, por ai i ka prerė marrėdhėniet me ta.

    Enver Hoxha: Po ti, Mehmet, nuk pyete njeri pėr familjen me tė cilėn do tė lidhej djali?

    Mehmet Shehu: Po, pyeta Feēor Shehun. Ai mė solli “curriculum vitae”. Mė tha se vajza ėshtė e mirė, e ndershme, e zgjuar. Babai i saj, Qazim Turdiu, ėshtė njeri i nderuar, pedagog nė Universitetin e Tiranės. Ka njė vėlla tė arratisur, por i ka prerė marrėdhėniet me tė. Njė vėlla tjetėr, gjatė kohės sė Luftės ka qenė pėr studime nė Itali, pastaj, pas ēlirimit, meqenėse nuk e kishte mbaruar shkollėn, pushteti ynė e dėrgoi nė Jugosllavi pėr ta pėrfunduar dhe, kur ne u prishėm me Jugosllavinė, ai mbeti andej. Kėshtu, bashkė me Fiqretin gjykuam ta pranonim kėtė fejesė, meqė “i ati vajzės nuk kishte ndonjė gjė negative, lidhje me tė arratisurit nuk kishte, vetė vajza, gjithashtu, ishte e mirė, prandaj vendosėm dhe i thamė djalit qė “ne jemi dakord tė fejohesh me vajzėn qė ke zgjedhur”.

    Enver Hoxha: Po pėrbėrja e rrethit familjar tė njerėzve tė vajzės si ėshtė? Nuk tė tha gjė Feēori?

    Mehmet Shehu: Jo, nuk mė tha gjė

    Enver Hoxha: Atėherė po t’i tregoj unė, -Nėna e vajzės, me sa mė kanė thėnė, ka njė vėlla tė pushkatuar, qė quhet... – (dhe Enveri e lexoi nė njė copė letėr qė e mori nga tryeza e xhamtė ) – quhet Muzafer Pipa. Nėna e vajzės ka, gjithashtu, njė vėlla tjetėr tė arratisur bashkė me tė motrėn. Njė motėr tjetėr e nėnės sė vajzės ka qenė “metresa” e njė tregtari tė madh nga Durrėsi. Por, mbi tė gjitha, Arshi Pipa, njė nga krerėt e reaksionit, armik i betuar, qė ndodhet nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Nuk e ditke ti kush ėshtė Arshi Pipa?

    Mehmet Shehu: Cilin Arshi Pipa? – (pyet befasuar)

    Enver Hoxha: Pse mė pyet? ti ke qenė ministėr i Punėve tė Brendshme dhe duhet ta dish mirė. Veē kėsaj, neve na kanė ardhur vazhdimisht informata pėr tė, se Arshi Pipa ėshtė njė nga armiqtė mė tė egėr e nga mė agresivėt.

    Mehmet Shehu: Kėto unė nuk i dija… - tha Mehmeti me gjysmė zėri, i zėnė ngushtė – po, ėshtė e qartė tani, gabim tė madh kam bėrė, nuk u thellova mė tej me Feēor Shehun. Pėr sa mė tha, kur mė solli informacionin, unė i bėra pyetjen: “Feēor, ti je shoku ynė, pa vure veten nė kėmbėn time! Sikur tė tė ndodhte njė ngjarje e tillė me djalin tėnd, ēfarė do tė bėje?”. Dhe Feēori i kishte thėnė: “Po tė ishte pėr ēupėn, do ta merrja, pėr tė tjerėt do tė vija tė tė pyesja ty”.

    Enver Hoxha: Feēori do tė tė pyeste ty? po ti a nuk duhej tė pyesje ndonjė shok tjetėr? Natyrisht, nė kėtė situatė kė do tė pyesje? Duhej, pra tė vije tė mė pyesje mua, nė radhė tė parė. Pse nuk e bėre ti kėtė? Familja me tė cilėn ti u lidhe kishte diēka tė madhe politike nė biografinė e saj. Le tė supozojmė se rrethin familjar tė nėnės sė vajzės ti nuk e njihje, por, tė paktėn, pėr pėrbėrjen familjare tė Qazim Turdiut, pėr aq sa tė informoi Feēor Shehu, duhej tė informoheshe mirė. Pse nuk e bėre kėtė? Kėtė ti nuk e bėre, se tė pėlqeu mendja jote… Megjithėse re nė dilemė, - vazhdoi Enveri, - ti nuk mė pyete as mua, as ndonjė nga shokėt. Dhe ka njė shkak qė nuk pyete. Nuk na pyete, sepse e vendose qė fejesa tė bėhej, edhe duke qenė i vetėdijshėm se ky akt ishte nė kundėrshtim me vijėn e Partisė, pate frikė se nuk do tė tė pranohej kjo fejesė nga shokėt dhe mendove mė mirė ta bėsh “fait accompli”, kėshtu, duan s’duan, do ta pranojnė… Por kjo vjen edhe nga diēka tjetėr. E kupton, ti, Mehmet, ē’do tė thotė fjala frėngjisht “cachottier”? Do tė thotė fsheharak, pra, ai qė fsheh veprimet pėrpara tė tjerėve. Edhe ti, edhe Fiqreti, ēėshtjet familjare e personale tė kėsaj natyre i fshihni, nuk jeni tė hapėt ashtu siē duhet tė jeni me shokėt mė tė ngushtė. Njeriu nė asnjė mėnyrė nuk ka arsye tė njoftojė shokun pėr ēdo gjė qė bėhet nė shtėpinė e tij. Por kur ka ēėshtje tė kėsaj natyre, si kjo qė tė ndodhi ty, ėshtė e domosdoshme tė bisedojė e tė konsultohet me dikė, edhe me shokėt, kurse ju, nė fakt, nuk e bėtė kėtė. As ti, as Fiqreti, tė paktėn, nuk na morėt as nė telefon tė na njoftonit pėr kėtė fejesė tė djalit, qė tė gėzoheshim. Pse duhej tė na e bėnit tė njohur fejesėn nėpėrmjet Ilirit dhe gruas sė tij, duke i ftuar ata – dhe vetėm ata – nė takimin tuaj tė parė familjar me nusen e djalit? Ju edhe ata i vutė para njė fakti tė kryer.
     
    .
30 replies since 25/1/2010, 14:11   10995 views
  Share  
.