Mehmet Shehu - Histori

dhe Drama e Familjes

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted



    Nė kėtė intervistė tė marrė nga emisioni “Opinion”, Alia pergjigjet:

    Kur e ndjetė realisht se do tė ishit zėvendėsi i Enver Hoxhės?

    Pasi vdiq Mehmeti, sepse para se tė vdiste ai mendohej se do tė ishte ai ose shokėt e tjerė. Hysniu konsiderohej njė nga kryesorėt, po kėshtu edhe Mehmeti dhe Beqiri. Kėshtu qė nuk mė shkonte mendja ndonjėherė. Vetėm pasi vrau veten Mehmet Shehu ishte e qartė.

    A u eliminua Mehmet Shehu pėr t’ju hapur ju rrugėn drejt pushtetit? A u detyrua tė vriste veten?

    Mehmet Shehu vrau veten, eliminoi veten. U detyrua tė vriste veten, sepse ishte njė njeri me katarker tė vėshtirė. Mehmeti nuk e duronte dot qė tė kritikohej, tė jetonte si tė thuash me njė barrė mbi kurriz. Por u habitėm qė vrau veten.

    Ju keni qenė, me sa duket, njeriu qė lajmėroi Enver Hoxhėn pėr kėtė?

    E lajmėrova Enverin, sepse mua mė lajmėroi shoqėruesi i Mehmet Shehut. Mė mori nė telefon dhe mė tha: “Ky ka vrarė veten”. Edhe unė vajta drejt nga shtėpia tek Enveri dhe e gjeta duke ngrėnė bukė. Atė ditė kishim mbledhjen e Byrosė dhe ai tha: ‘Do tė mbarojmė shpejt sot, do tė dėgjojmė fjalėn e Mehmetit, do tė flas edhe unė, jam dakord me atė qė propozuat ju”. Ne kishim propozuar vėrejtje me shkrim nė kartėn e regjistrimit. Kaq. Pasi tha kėtė, i thashė: “S’kemi ēfarė mbarojmė se ai e mbaroi punėn, vrau veten”.

    Ishte befasuese pėr Enver Hoxhėn?

    Shumė befasuese. Nuk e priste, sepse edhe Mehmeti nuk pati ndonjė arsye. Tė tėrė shokėt bėnė kritika, por konkluzioni ishte vetėm vėrejtje nė kartėn e regjistrimit dhe aq.

    Si shpjegohet fakti qė Mehmet Shehu vrau veten nė njė moment qė ai nuk i duronte dot kritikat e tjera, por pa pasur ndonjė paramendim, si shpjegohet qė dėnimi ndaj familjes sė tij qe ekstrem?

    Nuk mendoj se kishte ndonjė gjė tė veēantė ndaj familjes sė tij. Ai ishte njė problem qė ka ndodhur edhe herė tė tjera. Pas vetėvrasjes sė Mehmetit u bė ajo tabloja sinoptike nė tė cilėn gruaja e tij paraqitej si njė njeri qė ishte agjent i tė huajve dhe ai vetvetiu kishte hyrė nė kėtė rrugė ku implikohej edhe e shoqja. Masat qė u morėn ndaj sė shoqes ishin tė lidhura me kėtė agjenturė.

    Ju vetė besuat se ai kishte qenė agjent?

    Dokumentet qė unė kam parė me sytė e mi, thonė qė ėshtė. Mė 1987-ėn kam marrė personalisht njė letėr nga Argjentina, qė e dėrgonte njė amerikan ku thoshte se ato dokumente janė tė sakta. Pra, dokumentet thonė se ky ishte. Tani, mė tej, ndosnjė fakt a ndonjė dokument qė tė vėrtetojė saktėsinė e tyre nuk ka. Marrim anėn tjetėr. Enver Hoxha dhe Hysni Kapo kėto dokumente i panė nė vitin 1964 dhe i mbyllėn, sepse ata nuk konstatuan se Mehmeti kishte bėrė ndonjė gjė deri nė atė moment.

    Nė letrėn qė ka lėnė pas vdekjes, Mehmet Shehu ėshtė shumė i ashpėr. Pse kjo mėri ndaj jush?

    Unė nuk kam pasur ndonjė kontradiktė me tė. Kemi shkuar mirė nė pėrgjithėsi. Tani ndoshta dy karaktere tė ndryshme; ai ishte nervoz, i ashpėr, i rreptė, thoshte gjithmonė fjalėn e fundit tė parėn, ndėrsa unė e kundėrta. Nga kjo mė vunė mua titullin liberali. Ai ishte ekstremist, unė isha liberal.
     
    .
30 replies since 25/1/2010, 14:11   10986 views
  Share  
.