Mehmet Shehu - Histori

dhe Drama e Familjes

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. tiranaforum
     
    .

    User deleted


    Pjese nga Intervista(itervista e plote) e ABC me ish-presidentit Ramiz Alia


    Ēėshtja e Mehmet Shehut vazhdon edhe sot tė zėrė faqet e shtypit. Keni ndonjė refleksion tė tanishėm tė nxitur nga ky shtyp? Ē’mund tė thoni rreth tij si figurė politike e intelektuale? Cili ka qenė raporti juaj me tė?

    R. Alia: Pėrsa i pėrket Mehmet Shehut, ēėshtja themelore pėr tė cilėn shkruajnė autorė tė ndryshėm sot, ėshtė: Vrau veten apo e vranė? Unė do tė them nė mėnyrė kategorike se Mehmet Shehu e vrau veten dhe prova pėr kėtė ėshtė, jo ku u gjet e jo ku nuk u gjet koburja, por letra e shkruar prej tij. Nė atė letėr, e shkruar nga dora e tij, thuhet qė ai po vret veten, jep rekomandimet, etj., etj.

    Nė ato rekomandime, ai ju pėrmend edhe juve….

    R. Alia: Nė atė letėr mė pėrmend edhe mua, nė kuptimin qė i thotė Enver Hoxhės “ruaju nga njerėzit qė ke pėrreth”, e pėrmend Kadri Hazbiun qė e quan “Jago”, pėrmend emrin tim dhe tė Foto Ēamit. Por kryesisht, emrin tim, qė mė cilėson si “Hrushov”, etj. Kėto ishin mendime qė kishte Mehmeti.

    Pse e kishte kėtė mendim Mehmeti pėr ju?

    R. Alia: Para se tė them se pėrse e kishte kėtė mendim, doja tė tregoja raportet e mia me Mehmet Shehun, ose mė mirė, mendimin tim pėr Mehmetin. Ai ka qenė njė kuadėr e udhėheqės i talentuar i vendit tonė. Ai ka qenė i ditur, njeri qė lexonte, i mprehtė nga pikėpamja politike, ishte shumė punėtor e aktiv. Nuk kishte lėnė zonė tė Shqipėrisė qė Mehmeti nuk e kishte shkelur me kėmbė, si i thonė fjalės. Nga kjo pikėpamje, ai ishte padiskutim njė prej kuadrove kryesorė tė partisė.

    Kishte divergjenca me ju, qė e bėnin atė tė arrinte nė konkluzione tė tilla?

    R. Alia: Jo divergjenca. Ai nuk pajtohej, ose e shihte me sy sektar qėndrimin tim, qė ishte relativisht i butė. Nuk kam qenė i egėr me njerėzit qė punoja, me sektorėt qė kontrolloja, etj. Pėr shembull, ndodhi ajo qė ndodhi me grupin ku ishte edhe Todi Lubonja, qė ishte sektori qė drejtoja unė. Mehmeti u ngrit nė Pleniumin e Komitetit Qėndror e tha qė pėrgjegjės ėshtė Ramizi, domethėnė donte, nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, qė tė mė implikonte edhe mua nė atė problem.

    Pra, atėherė, raportet tuaja ishin tė ftohta?

    R. Alia: Tė ftohta nuk kanė qenė asnjėherė, por unė do tė thoja korrekte. Marrėdhėniet e mia me Hysni Kapon, kanė qenė shumė mė tė afėrta se sa me Mehmetin.

    Qėndrimi i Mehmetit nė letrėn e fundit para vdekjes, ka pasur si pikėnisje qėndrimin tuaj kritik ndaj tij nė mbledhjen e Byrosė?

    R. Alia: Jo, nuk e besoj. Qėndrimi im ka qenė i matur. Unė nuk jam futur nė kritikė ndaj Mehmetit me fjalė kot. Por atė mendim pėr mua, Mehmeti duhet ta ketė krijuar pėrpara, duke parė tolerancėn time nė drejtimin e sektorėve pėr tė cilėt kisha pėrgjegjėsi. Unė isha mė i kuptueshėm me njerėzit. Nuk isha i egėr nė drejtimin e kėtyre sektorėve, ku ai mendonte se influencat e huaja po shfaqeshin, po dukeshin.

    Mos vallė ka qenė pjesė e luftės pėr pushtet? Mos ndoshta ju konsideronte si rival kryesor pėr tė qenė pasardhės i Enver Hoxhės?

    R. Alia: Nuk besoj tė jetė nisur nga ky koncept pasi, pėr drejtuesit e partisė, Mehmeti konsiderohej si njeriu qė do tė vinte pas Enver Hoxhės. Sa ishte gjallė Hysni Kapo, kishte njė lloj dyshimi se cili do tė ishte pasuesi i Enverit, por absolutisht pėr mua qė isha nė radhėn e tretė apo tė katėrt. Pasi vdiq Hysniu, ishte Mehmeti ai qė konsiderohej si pasardhės. Madje edhe ne, sekretarėt e Komitetit Qendror, kur nuk ishte Enveri, shkonim te Mehmeti pėr t’u kėshilluar. Prandaj, nuk ka qenė ky motiv.

    Nė momentin kur kanė nisur fėrkimet e Mehmetit me Enverin, pėr ēėshtjen e fejesės sė djalit, ai mund tė ketė menduar pėr ndonjė konspiracion ku ju ka pėrfshirė edhe juve….

    R. Alia: Ai mund tė ketė menduar shumė gjėra, por nuk jam nė gjendje tė flas pėr ato qė ka menduar ai.

    Edited by tiranaforum - 25/1/2010, 18:11
     
    .
30 replies since 25/1/2010, 14:11   10987 views
  Share  
.