Akili

Mitologji

« Older   Newer »
 
  Share  
.
  1. Mirroor
     
    .

    User deleted


    Akili

    Protagonisiti kryesor i luftes se Trojes

    imageimage


    Kryeheroi epik i poemes epike "Iliada" te aedit Homer. Kryetrimi i cili u shkaktoi aq tmerre vellezerve te vet trojan. Se nese i referohemi A.Koles del se lufta e Trojes qe lufta e pare qyetatare ose vellavrasese e pellazgeve.

    Akili ishte nga fisi mirimidomas qe banonte prane fisit te kaoneve pra ne Epir. Historianet e tjere te lashte thone se ne Epir Akili njihej si Aspet. Nga shqipja kjo shpjegohet persosshem: 'esht i shpejte' dhe kjo i atribuohet cakumpak pershkrimit ne 'Iliade'. Aty permendet vazhdimisht si Akil kembeshpejti.

    “Hipoteza pėr heroin e Trojės”

    Vladimir Karaj
    Ka pėrkthyer shumė libra dhe pjesė tė ndryshme qė flasin pėr origjinėn e ilirėve, gjuhėn e tyre, si dhe pėrqasjen e kėsaj kulture me atė tė Greqisė sė Vjetėr. Ėshtė pėrkthyesi i "Enigmės" sė Robert d'Angely, qė vė shqiptarėt dhe shqipen nė qendėr dhe nė bazė tė tė gjithė kulturave, por megjithatė, nuk i beson tezės se Akili ėshtė shqiptar. "Mund tė bėhen shumė hamendėsime, sepse vetė Akili, madje dhe Homeri ėshtė legjendė. Por kur bėhet fjalė pėr tė vėrteta shkencore duhen fakte", thotė prof.dr. Xhevat Lloshi, nė njė intervistė pėr "Tirana Observer".

    Ēfarė mendoni pėr hipotezėn e hedhur se Akili ėshtė ilir?

    Eshtė mitologji pa mbėshtetje historike. Ilirėt janė zhvilluar dhe formuar nė veēanti nga akejtė. Akili nuk mund tė ishte kryesues i njė fisi grek, nėse do tė ishte ilir. Akili ishte ake, por jo ilir. Vetė poema e Homerit ka ardhur shumė shekuj pas Luftės sė Trojės, kėshtu qė s'mund tė merret si fakt historik pėr ngjarje tė para gjashtė shekujve. Vetė emri i Homerit ėshtė legjendė, pėr tė cilin qytetet greke janė grindur se kujt i takon.

    Po mbi prejardhjen e Ilirisė dhe Greqisė sė vjetėr ē'mund tė na thoni? Mendoni se Iliria ėshtė mė e lashtė dhe grekėt kur erdhėn gjetėn fise pellazge me kulturė tė kultivuar?

    Njė ndėr arkeologėt mė tė rėndėsishėm tė botės, Pedro Bosch Gimpera, nė njė libėr tė botuar nga Instituti i Historisė sė Francės, tė titulluar "Ēfarė thotė Arkeologjia pėr popujt indoevropianė", tregon nė mėnyrė konkrete, me dėshmi arkeologjike prejardhjen e popujve indoevropianė. Ndėrmjet tyre flitet qartė sesi ilirėt dhe grekėt kishin prejardhje tė
    ndryshme historike, ndonėse ishin popuj indoevropianė.

    Po lidhur me Trojėn dhe luftėn e Trojės ēfarė mund tė thoni?

    Ajo qė ėshtė interesante pėr lexuesin shqiptar ėshtė, se Troja nuk ka qenė njė qytet qė u ndėrtua njėherė dhe u prish njėherė, por ėshtė njė vendbanim shumė i lashtė, i cili ėshtė pushtuar, shkatėrruar dhe ndėrtuar shumė herė. Beteja e Trojės, pėr tė cilėn flet Homeri ka tė bėjė me Trojėn e shtatė. Nė kėtė kohė, akejtė hyjnė nė histori. Qė nga kjo periudhė ka mbishkrime, por jo tė gjitha janė tė deshifruara. Akejtė kanė sulmuar Trojėn nė kuadėr tė pushtimeve tė gjera qė bėnė. Ngjarjet e vėrteta historike janė shumė mė tė ndėrlikuara dhe interesante se legjendat.


    Angely: “Iliada” ėshtė shkruar nė shqipen e vjetėr

    Nė prani tė tė dhėnave kaq kontradiktore pėr zgjidhjen e problemit tė gjuhės sė poemave homerike dhe tė epokės sė pėrpiktė, gjatė sė cilės ka jetuar Homeri, ne e quajmė se pranimi i shqipes ose i pellazgjishtes, si gjuha fillestare e poemave homerike, duket se i pėrgjigjet realitetit, qė vėrtet ka qenė pėr tė shpjeguar kėto tė dhėna. Kėshtu, poemat duhen trajtuar jo nė trevėn qė i pėrgjigjet asaj, ku greqishtja ndodhej nė zhvillim dhe duke u nisur nga Peleponezi e Greqia kontinentale vetėm, por nė tė gjitha territoret e banuara nga pellazgėt ose lelegėt. Pas dhjetė vjetėsh, kur lufta mori fund aeolėt dhe rapsodėt nuk mund tė kompozonin dhe pėrdornin poemat e tyre veēse
    nė pellazgjisht. Dhe vetėm katėr ose pesė shekuj pas Homerit dhe homeridėve kanė filluar tė pėrkthehen ato qė tashmė ishin hartuar e shkruar nė pellazgjisht. Sė fundi, prova mė e mirė, qė "Iliada" dhe "Odisea" janė pėrkthyer nga pellazgjishtja nė greqisht ėshtė fakti qė pjesa mė e madhe e teksteve tė tyre ėshtė mbushur me fjalė pellazge, tė cilave u janė shtuar parashtesa, prapashtesa ose mbaresa greke.

    ARSYETIME

    Mungesa e fakteve historike Poema e Homerit ka ardhur shumė shekuj pas Luftės sė Trojės, kėshtu qė s'mund tė merret si fakt historik pėr ngjarje tė para gjashtė shekujve.
    Vetė emri i Homerit ėshtė njė legjendė

    Kulturat e veēanta Ilirėt dhe grekėt kishin prejardhje tė ndryshme historike, ndonėse ishin popuj indoevropianė. Nė Epir kanė banuar fise qė i pėrkisnin vetėm Ilirisė Jugore tė skajshme.

    Vendndodhja e "Malit tė Shenjtė", miti Ėshtė vėrtetuar se vendndodhja e Dodonės ėshtė nė Janinė dhe jo nė
    Tomorr. Nuk ka asgjė tė vėrtetė historike qė tė lidhė Zeusin e Dodonėn me Tomorrin.

    Historiani Neritan Ceka shpjegon mendimin e tij, nė lidhje me princin e Luftės sė Trojės

    “Legjenda, djali i Akilit ndėrtoi Bylisin”

    A mendoni se teoria tė cilėn studiuesi ushtarak, Kujtim Halili, e ka pohuar nė njė intervistė pėr gazetėn "Tirana Observer", se Akili ėshtė ilir qėndron?

    Sė pari, Akili nuk ėshtė njė figurė historike, por i pėrket mitologjisė dhe letėrsisė. Ashtu si Odiseu dhe Agamemnoni, nuk ka asnjė fakt qė e lidh atė me historinė. Megjithėse janė bėrė shpesh pėrpjekje, pėr tė gjetur, pėr shembull varrin e Agamemnonit apo tė tė tjerėve, nuk ėshtė bėrė e mundur dhe nė kėtė rang, ato kanė mbetur si figura mitologjike.
    Sė dyti, ka disa teori, edhe kėto nė fushėn mitologjike, ku thuhet se edhe pse vdiq nė Trojė, Akili la pas njė pasardhės Pirro Neptolemin. Duhet thėnė se sipas mitologjisė, Akili ishte pjesėtar i dinastisė sė Ajakidėve dhe djali i Eaukut. Sipas legjendės, pasardhėsi i Akilit, Pirro Neptolemi, u kthye nga Lufta e Trojės dhe krijoi mbretėrinė e Epirit. Nga ky mendohet se vjen mė vonė Pirro i Epirit. Thuhet gjithashtu, se Pirro Neptolemi, ishte edhe krijuesi i qytetit tė
    Bylisit.

    <u<po a mund tė thuhet sot se Akili ėshtė ilir?

    Do ishte e tepėrt tė futeshim nė pėrkufizime tė tilla. Megjithatė, ka njė teori sipas tė cilės Akili, cilėsohej ndryshe edhe si Aspetus, qė mendohet tė shpjegohet me shqipen e sotme si "I Shpejti". Megjithatė, kjo e gjitha mbetet nė mitologji dhe jo nė histori.

    Po duke pasur parasysh mitologjinė dhe atė qė ju thatė pėr legjendėn e krijimit tė Epirit, a mund tė flasim pėr teorinė e Akilit, ilir?

    Qytetėrimet e ndryshme janė pėrpjekur qė ta pėrvetėsojnė kėtė. Ashtu si Pirro i Epirit pretendonte se kishte prejardhje nga Akili, mė vonė edhe Skėnderbeu e quante veten epirotas, madje edhe historianė tė ndryshėm e kanė cilėsuar atė si princ tė Epirit dhe epirotasve. Megjithatė, nuk
    duhet ta teprojmė, nė mitologjinė letrare, Akili u pėrket grekėve.

    A kanė ekzistuar mė parė teori tė shqiptarėve, nė lidhje me Akilin, pasi kemi mėsuar se rilindėsit janė pėrpjekur ta bėjnė atė shqiptarė?

    Po mesa mbaj mend unė ėshtė Sami Frashėri, qė bėnė edhe lidhjen mes pellazgėve, ilirėve dhe shqiptarėve. Ai ėshtė munduar qė ta paraqesė Akilin si ilir.

    Tezat

    Sipas legjendės, djali i Akilit, Pirro Neptolemi, krijoi Epirin, madje mendohet se ka ngritur qytetin e Bylisit
    Pirroja i Madh i Epirit, pretendonte se vinte nga Akili
    Heroi Kombėtar Skėnderbeu e quan vetėn prijės tė epirotasve

    Nė mitologjinė letrare Akili, u pėrket grekėve

    Rilindėsit e Skėnderbeu pohonin lidhjen me Akilin

    Sami Frashėri ėshtė ndėr tė parėt shqiptarė qė hodhi tezėn e Akilit si ilir. Madje, ai e ka pėrmendur kėtė nė disa prej librave tė tij.
    Frashėri e argumentonte, kėtė origjinė me vetė emrin Akil dhe ngjashmėrinė e tė shkruarit tė tij me fjalėt shqipe "Aq-i-leht", apo edhe me mbiemrin e Akilit "I Shpejtė". Ndėrkohė, Frashėri ėshtė i pari qė bėn edhe lidhjen pellazgė, ilirė dhe shqiptarė, ideja se Akili ishte ilir, ėshtė hedhur edhe nga tė tjerė rilindės. Mė parė, nipėrit e Heroit Kombėtar e quanin veten Akil, I, II, III. Gjithashtu, vetė Skėnderbeu nė disa letėrkėmbime me personalitete tė ndryshme tė kohės, e quante vetėn prijės i epirotasve dhe vendin qė sundonte Epir.
    Gjithashtu, dihet se mjaft prej tė huajve studiues apo udhėheqės e kanė quajtur Skėnderbeun, "Princ tė Epirotasve".
     
    .
  2. Mirroor
     
    .

    User deleted


    Kujtim Halili: Mendimi im, i bazuar nė studime shkencore... Akili ishte ilir

    Si ju lindi ideja pėr tė hartuar njė fjalor tė kėtij lloji?

    Botimet enciklopedike nė Shqipėri janė tė mangėta dhe shumė figura tė shkėlqyera, pikante tė historisė shqiptare janė mohuar. Duke lexuar dhe parė literaturėn botėrore ku u jepet goxha rėndėsi figurave historike dhe mes tyre historisė ushtarake, ndihesha keq, kur mendoja se njė gjė tė tillė bota e ka, por ne s'e kemi! Duke u nisur nga pasioni, nga dėshira thashė "tė vjel", tė sjell historinė e qėndresės shqiptare shkruar me figura, kurrikula dhe biografinė e personazheve kryesore, qė nga parailirėt, ilirėt, arbrit, shqiptarėt. Nė kriteret e kėtij libri janė pasqyruar komandantėt e pėrgjithshėm supremė nė historinė ushtarake shqiptare, duke filluar nga mbretėrit nė hapėsirėn ilire, deri sot. Kėtu janė figurat iliro-romake mes tė cilėve Deci, Diokleciani. Nuk mungojnė as figurat iliro-shqiptare e ato tė Perandorisė Bizantine qė pėrfaqėsohet nga figura tė tilla si Justiniani dhe gjenerali i tij i famshėm, Belisari, Kostandini i Madh etj. Dhe figurat shqiptare nuk kanė vepruar vetėm brenda Shqipėrisė.

    Ju vetė thoni se Akili ėshtė me origjinė ilire dhe jo greke siē
    ėshtė njohur dhe e njohim deri mė tani...Ku e mbėshtesni kėtė bindje
    tuajėn?

    Akili ėshtė njohur si grek, por nė fakt, del se ėshtė ilir nga Epiri. Kjo konstatohet edhe nga mbiemri i tij, Akil Epeshti (Akil Kėmbėshpejti), qė shpjegohet nga shqipja. Nuk ėshtė vetėm dėshirė, qė heronjtė shqiptarė i kėrkojmė brenda kohės sonė, por edhe nė kufijtė mė tė thellė, nė mitologji. Kjo ėshtė edhe njė ndjenjė kombėtare. Unė kam hulumtuar dhe kam bazuar mendimin tim nė disa botime studimore tė Eqerem Ēabejt, Aleks Budės dhe historianė tė tjerė joshqiptarė, qė shpjegojnė burimet pellazge. Kur erdhėn grekėt, ata i gjetėn fiset pellazge(ilirėt, maqedonasit, thrakėt) qė merreshin me vreshtari, bujqėsi e kishin gjuhėn e tyre. Nė fakt, ata morėn nga ndėrtimet, kultura ushtarake, veprat e kultit tė pellazgėve. Tė gjitha kėto shpjegohen nėpėrmjet gjuhės. Kėshtu, emri Akil e aq mė tepėr mbiemri Epeshti ( ashtu si edhe mbiemrat Kalmiri, Syziu etj) nuk shpjegohet nga greqishtja, por vetėm nėpėrmjet shqipes sė vjetėr. Kemi edhe heronj tė tjerė dhe perėndi tė mitologjisė qė mendoj se e kanė prejardhjen nga trualli iliro-shqiptar. Kėshtu, Homeri nė poemėn e vet thotė: "O Zeus, Zot i Dodonės Pellazgjike". Ndėrsa poeti tjetėr i lashtė Hesidi thotė: "Dodona ėshtė druri i lisit, i cili ka qenė edhe qendra e djepit pellazg". Sipas studimeve Dodona (tempull i perėndive) ėshtė mali i Tomorrit, qė deri vonė konsiderohej si vendi ku kishin lindur perėnditė e antikitetit.

    Ē' mund tė na thoni pėr kėto figura tė tjera?

    Njė prej kėtyre ėshtė Enea, i njohur si mbreti i Dardanėve, origjinėn ilire tė tė cilit e bazoj nė veprėn e Virgjilit. Enea ishte bashkė me njė udhėheqės tė fisit ilir Pajon, qė erdhi mė pas nė Butrint dhe ndėrtoi njė qytet. Mbret i dardanėve, aleat me Trojėn kundėr grekėve, pėr tė gjen tė dhėna interesante nė librin e Virgjilit, "Eneida".

    Cilat janė disa nga figurat e tjera tė njohura tė pėrfshira nė libėr?

    Pas figurave ilire vijnė figura tė tjera tė rėndėsishme, si Skėnderbeu; figura tė qėndresės ushtarake, gjithmonė me synimin qė tė njohim historinė edhe para, e sidomos, pas epokės sė Skėnderbeut, njė periudhė e errėt kjo pėr aq sa ėshtė folur deri mė tani. Pas ikjes sė Skėnderbeut, shqiptarėt kaluan nė Evropė. Synimi i shumicės sė tyre, megjithatė ishte tė ktheheshin e tė ēlironin Arbėrinė. Njė nga figurat mė tė spikatura ėshtė Gjet Basta, nga Bastja; njė fshat afėr Sarandės, gjyshi i tė cilit kishte ikur nė Itali. Mė pas Basta u bė njė nga figurat ushtarake mė tė spikatura tė kohės (gjeneralizėm). Kryegjeneral tjetėr ėshtė Mako Bua nga fisi i Buajve, i cili ka qenė nga gjeneralėt mė tė spikatur tė kalorėsisė dhe ka ndikim tė veēantė nė luftėn e zhvilluar gjatė kohės sė tij nė Evropė. Ai ėshtė shfaqur si kryegjeneral i ushtrisė franceze, i ushtrisė gjermane, venedikase etj. Nė fund tė jetės sė tij, ai u angazhua nė kryqėzatėn qė do tė organizonte Papa pėr ēlirimin e Shqipėrisė nga pushtimi otoman. Figurat e pashallėqeve, si Ali Pashė Tepelena, Karamahmut Pasha; dy strategė tė mėdhenj ushtarakė pėr tė pasuar me ngjarjet e Lidhjes sė Prizrenit, deri te shpallja e Pavarėsisė. Nė 4 dhjetor 1912 u krijua ushtria shqiptare, e cila nė historinė e vet ( deri mė 2004, qė pėrfshin libri) ka njė varg personalitetesh tė shquara tė fushės ushtarake. Nga periudha e krijimit tė ushtrisė, si ministri i Mbrojtjes, Derralla, dhe shumė gjeneralė tė tjerė, qė pėrfshijnė periudhat e sundimit tė Mbretit Zog, tė regjimit tė Enver Hoxhės deri mė 2004-ėn. Janė gjithsej rreth 2000 figura, njė pjesė e tė cilėve tė paevidentuar nė fjalorėt enciklopedikė. Ky libėr rrok figurat e ushtarakėve shqiptarė nė tėrė hapėsirėn botėrore nė etapat kur ata janė shfaqur. Por nė kėtė libėr ka edhe njė pėrzierje me mitologjinė. Unė kam punuar pesė vjet pėr kėtė libėr, tė cilin e kam ndarė nė dy pjesė.

    Po pjesa e dytė pėr ēfarė bėn fjalė?

    Pjesa e dytė e librit pėrbėhet nga kalendari i ngjarjeve kryesore ushtarake i gjithė luftėrave dhe betejave tė zhvilluara nė hapėsirėn shqiptare, duke filluar nga viti 423 p.e.s deri nė misionet paqeruajtėse, nė vende tė ndryshme tė botės: nė Afganistan, nė Bosnjė, nė Irak etj. Tė dy pjesėt e librit, si ajo e figurave edhe pjesa kronologjike janė shoqėruar me rreth 1 mijė fotografi tė personave dhe ngjarjeve kryesore ushtarake. Njė vend tė rėndėsishėm zėnė edhe figurat e luftės sė Kosovės dhe kronologjia e ngjarjeve tė kėsaj lufte. Literatura qė ėshtė shfrytėzuar pėrfshin enciklopeditė dhe fjalorėt, jo vetėm nga burime shqiptare, por kudo qė janė ato. Arkivi ushtarak dhe Arkivi i Shtetit, botimet e ndryshme historike dhe shtypi i kohės.

    Pjesė nga "Iliada"

    Kėnga I
    Kėndo, hyjneshė, mėrinė e Akil Pelidit,/ qė shumė hidhėrime e kobe akejve u solli,/ dhe para kohe nė skėterrė gremisi / me mijra shpirtra burrėrorė fatosash,/ kurmet e tyre gjallė ua bėri qenve/ dhe shpezve grabitqarė-kėshtu u plotėsua/ dėshira e Zeusit-qysh nga ēasti i parė/ qė u hyri grindja dhe pėrēarja Atridit,/ mbretit t'kreshnikėve, dhe Akil hyjnorit./ Gjatė bregut tė atij deti shungullues.

    Kėnga II
    Solli me enlenė e me perebė, qė rronin/ n'Dodonė ku dimri bėn me borė e akuj,/ me burra tjerė qė rrojnė ndėr fusha t'lagura/ nga i kėndshmi Titarez, qė t'kthjelltat ujra/ i derdh n'Pene, por nuk pėrzihet fare.../ buron nga Stiksi, ku betohen Zotat.../ Dardanėve u printe princ Ene Ankiziadi/ qė me Ankizin Afrodita e lindi./ Ndonėse hyjneshė, me vdekatar u pleks...

    Kėnga XXIV
    E pranė tij u ul nėnė e ndritur,/ Ėmbėl me dorė e pėrkėdheli dhe i foli:/ "o biri im, gjer kur duke dėnesur/ po e lodh atė shpirt e rri pa ngrėnė, pa fjetur?/ ...Pa vėshtromė mirė, tek ti mė dėrgoi Zeusi:/ hyjtė kundėr teje shumė janė acaruar,/ e ai mbi tė gjithė mėri e pezėm mori,/ se je tėrbuar dhe te anijet kėrrute/ po e mban kufomėn dhe s'ia kthen tė atit./ Asaj ia priti Akil kėmbėshpejti e i foli:/ "Mirė le tė vijė Priami me shpėrblesa/ ta marrė me vete prej kėndej kufomėn,/ meqė Kronidi me gjithė mend urdhėruaka."/

    Arsyetime qe akili ishte ilir

    Shpjegimi gjuhėsor i Akil Epeshti. Epeshti mund tė shpjegohet vetėm nėpėrmjet shqipes dhe do tė thotė “I Shpejti”. Njė ndėr epitetet qė pėrdoret pėr Akilin nė Iliadė, ėshtė "Akil Kėmbėshpejti".
    Sipas burimeve historike i biri i Akilit, Pirro Neptolemi nė vitin
    1281, para Krishtit bashkoi disa fise parailire dhe ilire dhe krijoi njė mbretėri, qė mendohet tė ketė pasur si qendėr Janinėn dhe qė quhej Epir. Emri qė u pėrdor mė vonė pėr Ilirėt. Dinastia e Pirro Neptolemit sundoi nė Epir pėr mjaft kohė. Nė kėtė dinasti njihen tre Pirro, Neptolemi, Pirro i Madh dhe Pirro i III. Legjenda thotė se Akili kishte prejardhje nga Zeusi, mbret i perėndive. Nė Iliadė pėr tė thuhet "Stėrnip i Zeusit". Ndėrkohė, vetė Zeusi mendohet tė ketė lindur nė tempullin e Dodonės i vendosur nga disa studiues nė malin e Tomorrit.

    Ēfarė dihet pėr qytetin e vjetėr dhe kulturėn e tij
    Troja dhe lufta e saj dhjetėvjeēare

    Lufta e Trojės, sipas legjendės, ishte lufta e grekėve kundėr qytetit tė Trojės nė Azinė e Vogėl. Lufta filloi, pasi Paridi, djali i mbretit tė Trojės, Priamit, rrėmbeu Helenėn, gruan e mbretit grek tė Spartės. Lufta e Trojės ėshtė edhe subjekti i veprės sė Homerit, Iliada, si dhe pjesė tė saj gjenden nė veprat e tjera tė lashtėsisė si "Odisea" dhe "Eneida". Sipas grekėve tė vjetėr Troja, apo siē njihet ndryshe Ilioni e Dardania, shtrihej nė Veriperėndim tė Turqisė sė sotme, nė afėrsi tė gjirit tė Dardaneleve. Nė 1870-ėn arkeologu gjerman, Heinrich Schliemann, zbuloi njė pjesė tė zonės, nė tė cilėn mendohet se ka qenė i ndėrtuar qyteti i Trojės.

    Mes vėrtetėsisė dhe legjendės

    Sot nuk ka asnjė fakt se Troja ka ekzistuar vėrtet, gjithashtu nuk ekziston asgjė qė tė vėrtetojė se lufta e pėrshkruar nė "Iliadė" ka ndodhur ndonjėherė. Tani ka shumė historianė qė i vendosin ndodhitė Homerike nė epokėn e bronzit apo periudhėn Migene dhe nuk flasin pėr konflikte tė kohės kur u shkrua. Ndėrkohė qė njė variant tjetėr historik pėr Luftėn e Trojės, thotė se ajo bazohet nė konflikte qė kanė ndodhur nė vitet 1200 p.e.s dhe 1300 p.e.s. Nė "Iliadė" thuhet se Lufta e Trojės zgjati 10 vjet dhe se pas shumė betejave grekėt mundėn tė futen nė qytet, vetėm me ndihmėn e njė kali tė drunjtė, ku u fshehėn disa nga ushtarėt, qė mė pas hapėn portat e qytetit. Pas kėsaj Troja u dogj e gjitha, ndėrsa trojanėt emigruan dhe u vendosėn nė vise tė ndryshme. Historianėt thonė se gjuha dhe etniciteti i trojanėve kanė mbetur tė pazbuluara. Kultura e tyre ka afėrsi me atė Traken apo dhe me grupe tė tjera, tė cilat kanė jetuar nė Azinė e Vogėl.

    Ushtritė greke

    Arkadia
    Athina dhe Salamis
    Argosi dhe Tirynsi
    Beotia
    Kreta
    Elis
    Itaka
    Migena dhe Korinti
    Mirmidonėt
    Pilos
    Rodi
    Sparta


    Ushtritė trojane
    Amazonat
    Dardania
    Etiopia
    Liqias
    Maeonia
    Miletus
    Misia
    Paionia
    Pelasgians
    Percote
    Frigia
    Thrake
    Troj


    Tė dhėna

    Teukri- krijuesi i Trojės qė ndryshe njihet si Dardani, emėr qė nė Iliadė pėrdoret edhe pėr Trojanėt ose pėr njė fis qė luftonte nė krah tė tyre. Zeusi- Sipas mitologjisė ishte perėndi mbi gjithė perėnditė. I biri i Rajės e Kronit ka lindur nė malet Libov nė Arkadi.
    Kroni: I ati i Zeusit. Kroni u martua me motrėn e vet, Rejėn, tė cilės i dedikohet Lisi. Babai i Kronit ėshtė Vrani, i cili personifikon kupėn e qiellit dhe nė pėrgjithėsi kozmosin; kozmosin e pakufizuar dhe natyrėn. Mali-Udhėheqės pellazg Ajaku-mbreti ilir, mbreti i molosėve.
     
    .
1 replies since 19/2/2010, 17:08   5304 views
  Share  
.